Sulltan Mahmudi II 1808-1839
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Mahmudi II 1808-1839

Mahmudi II, Sulltani i ardhshëm në moshë të re, i thirri ajanët (autoritete lokale me influencë) nga të gjithë provincat dhe zonat osmane, në një mbledhje në Stamboll, që u drejtua me guxim nga Alemdar Mustafa Pasha, i cili argumentoi se trupa e padisiplinuar e jeniçerëve ishte arsyeja kryesore për shpërbërjen e Devletit Osman, dhe se kjo mund të ndalohej vetëm nëpërmjet krijimit të një ushtrie të re të quajtur Sekban-ë Xhedid Ai shtoi, gjithashtu, se ky rinovim ishte një dëshirë e Padishah-ë gyzin ve Halife-i Ruj-i Zemin (Sulltanit të zgjedhur dhe Halifit të Botës). Kjo ishte një përpjekje për të institucio-nalizuar fuqinë dhe autoritetin e ajanëve, të cilët paraqitën një dokument të quajtur sened-i ittifak (dokumenti i marrëveshjes), ku radhiteshin disa parime për fuqizimin e autoritetit të Devletit Osman. Shejhulislami lëshoi një fetva, në të cilën deklarohej autehticiteti dhe përputhshmëria e këtij dokumenti me Sheriatin, ndërsa sulltani e miratoi atë me Hatt-ë Hymajunin (Dekretin Qiellor) e tij.

Por, kundërshtarët e këtyre risive, së bashku me disa jeniçerë, sulmuan në një mbrëmje nëntori të vitit 1808 shtëpinë e Alemdar Mustafa Pashait, gjatë të cilit ai mbeti i vrarë, dhe për pasojë organizata Sekban-ë Xhedid u shfuqizua. Kryengritësit kishin planifikuar të risillnin në fron Mustafain, por ai u ekzekutua.

Perandori francez dhe Cari i Rusisë përfituan nga kjo situ-atë dhe lidhën një marrëveshje kundër Devletit Osman. Në vitin 1810, ushtria ruse sulmoi (për herë të parë) territorin osman nga ana e Anadollit. Rusët morën kështjellën e Ismailit dhe Ibrailit në pjesën evropiane të territorit osman, edhe pse ata pësuan disfatë në betejat që u zhvilluan në Shumna dhe Silistre. Rusët, gjithashtu, pushtuan edhe Vllahinë, dhe Moldavinë në Rumeli, ndërkohë që serbët u rebeluan kundër osmanëve nën drejtimin e Karagjorgjit. Megjithatë, Napoleoni drejtoi një sulm të befasishëm kundër Rusisë dhe forcat ruse u detyruan të lidhnin me osmanët traktatin e Bukureshtit në vitin 1812. Sipas këtij traktati, lumi Prut do të përcakonte vijën kufitare të territoreve midis dy fuqive: osmanët i dorëzuan Besarabinë Rusisë, ndërkohë që Hurshid Pasha nënshtroi serbët dhe u kthye në Stamboll në vitin 1229/1814.

Pasi zgjidhën problemet me Rusinë dhe Serbinë, osmanët u përqendruan në rrezikun në rritje të vehabitëve në Gadishullin Arabik. Muhammed Ali Pashait së Egjiptit Osman iu kërkua të përballej me vendosmëri me këtë kërcënim. Ai dërgoi djemtë e tij Tosun Pashanë dhe Ibrahim Pashanë, në Arabi, në krye të një ushtrie të fortë. Ata i mundën vehabitët në disa beteja dhe arritën të afirmonin autoritetin e Devletit në këtë gadishull të rëndësishëm.

Ndikimi i nacionalizmit mbi Devletin Osman

Në atë kohë në Evropë kishte filluar të hidhte hapat e parë çështja kombëtare që kishte filluar të përdorej për të nxitur popullsinë osmane jomuslimane, kundër qeverisë së tyre.

Nacionalizmi është përshkruar si një "doktrinë e shpikur në Evropë, në fillim të shekullit të 19-të" që "konsideron se njerëzimi në mënyrë të natyrshme ndahet në kombe, dhe kombet dallohen nga disa karakteristika të përcaktuara, dhe se lloji i vetëm legjitim i qeverisë, është vetëqeverisje kombëtare." Kjo doktrinë u përdor nga evropianët për të bashkuar Gjermaninë dhe Italinë, dhe për të shpërbërë Devletin Osman, që përfshinte një numër të madh komunitetesh. Megjithatë, nacionalizmi mbetej një doktrinë politike dhe nuk kishte rëndësi nëse ishte një realitet objektiv apo jo. Benito Musolini ka thënë për këtë doktrinë: "Ne kemi krjuar mitin tonë. Miti është besim, është një pasion. Nuk është e nevojshme që të jetë një realitet. Është një realitet për faktin që është një e mirë, një shpresë, një besim që nxit. Miti ynë është Kombi, miti ynë është madhështia e Kombit! Dhe për këtë mit, për këtë madhështi, në të cilën ne dëshirojmë të ndryshojmë realitetin e plotë, ne do t'i nënshtrojmë të gjithë të tjerët.

Deri në fund të shekullit të 18-të, motivi dominues në Evropë si dhe në territorin osman ishte besimi: bota e krishterë për të parin, dhe Islami për këtë të fundit. Nacionalizmi u shfaq për të krijuar e një teori të veçantë të legjitimitetit politik. "Edhe pse ishte një rrjedhojë e ideve të mëparshme, kjo teori u zhvillua më tepër gjatë periudhës së zhunnshme të luftërave revoludonare franceze, mes viteve 1789 dhe 1815, si një alter-nativë e re ndaj mënyrave mbizotëruese të mendimit, që e bazonin autoritetin e qeverisë në traditën, të drejtën hyjnore apo në ligjin natyror." Fuqitë evropiane e shfrytëzuan në mënyrë perfekte këtë doktrinë të re, për të shpërbërë Devletin Osman, duke nxitur fillimisht rajën e tij jomuslimane, dhe më pas, sidomos gjatë Luftës së Parë Botërore, edhe rajën e tij muslimane.

Pushtimi francez i Algjerisë 1246/1830

Xhezairi (Algjeria) qeverisej në emër të Devletit Osman, nga disa ushtarë fisnikë muxhahidinë të quajtur Dajë. Sapo mbërrinte në këtë vend, përfaqësuesi i sulltanit kujtohej se: "ai ndodhej në Divanin e Muxhahidinëve". Xhezajjir Oxhagë (Jezayyir Ocagi) (Oxhaku i Algjerisë), siç quhej, kishte një flotë të fuqishme detare; aq të fuqishme, sa që anijet amerikane, kur hynin në rajonin e detit Mesdhe, në shekullin e 18-të, ishin të detyruara t'i paguanin tagër Oxhakut Algjerian. Edhe pse evropianët kishin drejtuar 17 sulme kundër Xhezairit, ata nuk kishin arritur ta kontrollonin atë. Për këtë arsye, vendosën të arrinin një annëpushim, periudhë gjatë të cilës u ofruan Dajëve dhurata, në mënyrë që të garantonin interesat e tyre tregtare në detin e Mesdheut.

Por Franca industrialiste, që ishte kthyer në një superfuqi botërore, ishte e vendosur ta pushtonte këtë vend me rëndësi strategjike, që ta sfidonte autoritetin e Britanisë në rajonin e Mesdheut, të cilët kishin marrë Xhebelut Tarikun (shqiptimi i "shtrembëruar" i të cilit është: Gjibraltar) dhe Maltën. Për të arritur këtë synim, francezët gjetën si justifikim kërkesën e disa tregtarëve jomuslimanë në Xhezair për të marrë paratë e tyre nga francezët. Ndërsa ishin duke diskutuar për këtë çështje me Konsullin e Përgjithshëm francez, Hysejin Dajë (1765-1838, sundoi 1818-1830), i zemëruar, e goditi atë me një erashkë. Franca përfitoi nga ky incident dhe përdori armët e zjarrit të saj më të fuqishme për të pushtuar Xhezairin në vitin 1246/1830, edhe pse muslimanët atje organizuan një qëndresë të guximshme kundër pushtuesve.

Nën sundimin osman arsimimi në Xhezair pati një zhvillim të madh, veçanërisht në nivelin e shkollave fillore dhe të mesme. Kur prezantoi në janarin e vitit 1834 përfundimet e Commission d'Afrique, Gjenerali Valze theksoi se: "arabët t (algjerianët) dinë të lexojnë dhe të shkruajnë. Në çdo fshat ka nga dy shkolla." Edhe pse Algjeria nuk ka pasur ndonjëherë shkolla fetare të përmendura, siç është Zejtuna në Tunizi, Keravijjin në Fez, apo el~Ez'her në Kajro, vendi pati shumë qendra edukimi, edhe pse të një rëndësie më të vogël. Për shembull, ishin 3.000 kuttabe (shkolla fillore) në pjesë të ndryshme të Algjerisë. Këto janë fakte që tregojnë se osmanët kujdeseshin për kulturën indigjene të algjerianëve dhe se ata nuk aplikonin pushtimin kulturor, që e çonte popullsinë lokale në një situatë të tillë që "të humbitnin vetveten", ashtu siç silleshin fuqitë perëndimore kudo që kishin kolonizuar. Është e ditur se një banor lokal në Xhezair nën pushtimin francez, nëse nuk fliste gjuhën frënge dhe nëse nuk kishte ndonjë burim tjetër të ardhurash, ishte i detyruar të vdiste nga uria.

info@balkancultureheritage.com