Në ndjekje të traditës së familjes së tij, sulltan Mehmedi, shkoi te tyrbja e Ejub SUlltanit> për ceremoninë e përurimit, të quajtur Këllëç Allajë (mbërthimi i shpatës së Islamit nga sulltani i ri) dhe më pas u kthye në pallatin e tij.281
Monedha qarkulluese e Devletit Osman filloi gradualisht të zhvlerësohej, edhe pse sadrazamë të njëpasnjëshëm u përpoqën të ndalonin përkeqësimin e kësaj gjendjeje, Midis tyre, Tarhunxhu Ahmedit, që ishte emëruar sadrazam në vitin 1062/1652, i takon një meritë e veçantë në përpjekjet e tij për të frenuar shpenzimet e panevojshme dhe në zbatimin e masave të rrepta ekonomike. Me ndihmën e anijeve nga Garb Oxhakllarë (Trab-lusgarb (Libi), Tunizi dhe Xhezairi), flota osmane i shkaktoi disfatë flotës së Venedikut në vitin 1064/1654, vrau admiralin e saj Françesko Morozinin dhe kapi rob djalin e tij. Për arsye të kësaj gjendje, flota venëdikase u detyrua të hiqte përkohësisht dorë nga Ngushtica e Dardaneleve, të cilën e kishte pasur nën kontrollin e saj për një kohë. Por, ajo iu kthye sërish kësaj pike strategjike në vitin 1066/1656, kur një stuhi e furishme iu shkaktoi humbje të dy palëve, si flotës osmane ashtu edhe asaj venedikase. Megjithatë, venedikasit arritën të mermin kontrollin e situatës pasi morën ishujt Bozxhaada, Limni dhe Semendirek në Detin Egje, duke penguar në këtë mënyrë vijën detare Stamboll-Girit.
Me këshillë të Mimar Kasëm Agait, më 14 Shtator 1656, u emërua në postin e Sadrazamit, 70-vjeçari Kopryly Mehmed Pasha. Por, ai ngulmoi për përmbushjen e disa kushteve që i jepnin atij pushtet të pakufizuar në drejtimin e makinerisë së Devletit. Sulltani i miratoi të gjitha rekomandimet e tij duke i dhënë atij pushtet absolut për të emëruar njerëz të aftë dhe të ndershëm në postet publike. Vezirët dhe disa fisnikë të oborrit të sulltanit nuk lejoheshin të kishin një ndikim dominues në çështjet e brendshme të Devletit dhe Sulltani vendosi të mos dëgjonte as këshillën e tyre apo të ndonjë kimdërshtari tjetër.
Fisnikët ishin tejet të vendosur për t'u futur në luftë me Venedikun, për shkak të qëndrimit armiqësor të këtij të fundit, por kjo ishte një detyrë e vështirë, veçanërisht për shkak të një reduktimi të fondeve të Devletit për blerjen e pajimeve të luftës. Kjo çështje u diskutua gjatë një asambleje zyrtare, në të cilën vetë sulltani ishte i pranishëm. Nëna Sulltaneshë (nëna e Mehmedit), Hadixhe Turhan, raportohet të ketë thënë në këtë asamble: "Bëni ç'është e mundur për të hapur Giritin ndaj Islamit, dhe imë do të jap të gjitha stolitë dhe gurët e mi të çmuar, të gjitha enët prej ari dhe argjendi të kuzhinës së shtëpisë sime dhe të gjithë pronën time për këtë fushatë."
Koprylyu Mehmed Pasha, në vitin 1067/1657, u nis në krye të një flote osmane drejt Dardaneleve, duke marrë me vete edhe Sanxhak-ë Sherifin (Flamurin e Profetit). Njëri prej valive i quajtur Muhammed Sadik u lut, dhe me këshillën e tij 92 njerëz të devotshëm, emri i të cilëve ishte Muhammed, u përzgjodhën midis zyrtarëve në oborrin osman, për të recituar Suren el-Fatiha, 92 herë në javë, duke përfunduar ditën e premte me faljen e së Xhumasë, kur ata duhet të luteshin të gjithë për ndihmë dhe fitore. (Vlera numerike e germave të fjalës "Muhammed" është 92).
Flota detare e fuqishme venedikase iu drejtua brigjeve të Anadollit për tu përballur me flotën osmane. Admirali venedikas, Moceniko, u përpoq të merrte anijen kryesore të osmanëve kur një predhë goditi depon e armatimeve në anijen e tij dhe e shkatërroi atë, dhe flota e Venedikut u detyrua të tërhiqej. Sadrazami osman bëri sexhdet'ush-shukr për fitoren e arritur dhe u largua me flotën e tij nga Ngushtica e Dardaneleve, pasi rimori ishujt Bozxhaada dhe Limni.
Ndërkohë mbreti i Erdelit (Transilvanisë), Rakoçi II, lidhi marrëveshje me Suedinë, që në atë kohë ishte shteti më i fuqishëm i krishterë i Evropës. Ai, gjithashtu planifikonte të merrte Poloninë pa kërkuar pëlqimin e drejtuesit të tij, sulltanit osman. Polakët iu drejtuan për ndihmë Devletit Osman, i cili kundërshtoi përfshirjen e Polonisë në Erdel dhe dëshironte të kishte në kufirin e saj një Poloni të dobët dhe të trazuar, që ishte vazhdimisht nën kërcënimin e kalorësve të Kërëmit. Megjithatë, Rakoçi, kishte pritshmëri të gabuara, duke menduar se sadrazami i aftë Kopryly, do të zëvendësohej shumë shpejt nga një sadrazam tjetër, me të cilin ai do të arrinte të zgjidhte problemet. Kopryly Mehmed Pasha u nis drejt Erdelit në vitin 1068/1658 dhe aneksoi kështjellën strategjike të këtij qyteti, kështjellën e Janovës. Por, shpejt, ai u detyrua të kthehej në Stamboll për shkak të problemeve dhe rrezikut që kishin krijuar kryengritjet e brendshme në Anadoll, dhe Sejdi Ahmed Pasha, valiu i Budinit, u caktua si kryekomandant i ushtrisë. Ai korri fitore ndaj Rakoçit dhe Divan-ë Hymajun (lit: Divani Qiellor, që do të thotë qeveria osmane) miratoi emërimin e Apafi Mihalit (sundoi në vitet 1661-1682) si mbret të Erdelit.
Kopryly Mehmed Pasha mori autoritetin e Devletit dhe ndëshkoi rëndë administratorët lokalë të korruptuar dhe tiranikë. Në vitin 1071/1661, ai ndërtoi fortesat Kumkale dhe Seddulbahr në Dardanelet, që vizitoheshin nga sulltani dhe nëna e tij.
Nga mesi i shekullit të 17-të, Rusia po ngrihej si një shtet i fuqishëm i Evropës Lindore, që kishte qëllime armiqësore kundrejt Ukrainës. Edhe pse Devleti Osman dëshironte ta mbante Rusinë larg Ukrainës, nuk arrinte tiu përgjigjej thirrjeve për ndihmë kundër Rusisë të Princit Viogorski të Kozakëve ukrainas, pasi osmanët, në atë kohë, ishin të angazhuar në një luftë të ashpër për çështjen e Giritit me Venedikun, që zgjaste prej më shumë se 10 vjetësh, dhe në të njëjtën kohë, ishin të zënë me rebelimet e brendshme në Anadoll. Pra, ushtarët e Islamit ishin shpërndarë me detyrë në shumë vende, dhe nuk arrinin të përqendroheshin tek rreziku rus. Mbreti i Moskës vendosi të shfrytëzonte këtë rast për të thyer fuqinë osmane. Ai u përgatit me kujdes për këtë detyrë, për më shumë se 2 vjet, dhe dërgoi lajmëtarët e tij te Kozakët, për ti nxitur ata në luftë kundër muslimanëve. Në veçanti, ai dëshironte të shkatërronte kalorësinë e fuqishme të Kërëmit që do t ia lehtësonte atij sulmin e suksesshëm kundër Devletit Osman. Por Kozakët, të cilët kishin arritur një pozicion të vendosur dhe kishin marrë disa nga tokat e tyre me ndihmën e krimeasve, njoftuan Mehmed Gërajin, Hanin e Kërëmit, për qëllimet e rusëve. Në këtë mënyrë, Mehmed Gëraji marshoi me kalorësit e tij të famshëm dhe trupat osmane në Kefe drejt ushtrisë ruse në Ukrainën Veriore, që ishte e përbërë prej 350.000 luftëtarësh kryesisht vagabondë dhe të pastërvitur. Rusët pësuan disfatë në betejën e Konotopit më 1069/12 korrik 1659, gjatë së cilës ata humbën 120.000 nga luftëtarët e tyre, në radhët e të cilëve ishte dhe Kryekomandanti, Princi Trubeçkoj, dhe 50.000 luftëtarë të tjerë u kapën dhe u burgosën. Kjo betejë vendimtare arriti të shtynte për rreth një gjysëm shekulli pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Sadrazami Kopryly Mehmed Pasha, tashmë në moshë tepër të thyer, vdiq në vitin 1071/1661 dhe në zbatim të testamentit që la, postin e tij e mori i biri, Kopryly Fazëll Ahmed Pasha.
Austriakët nuk pushuan asnjëherë së ndërhyri në çështjet e Erdelit, dhe për më tepër ata kishin ndërtuar kështjellën Zerinvar pranë kështjellës së Kanixhes. Kur ata nuk e pranuan kërkesën e osinanëve për ta shkatërruar atë kështjellë, Fazëll Ahmed Pasha, më 1073/prill 1663, u nis me ushtrinë e tij osmane drejt periferisë së kështjellës së Ujvarit, në pjesën qendrore të Hungarisë. Edhe pse kështjella ishte marrë dhe më pas ishte fortifikuar nga austriakët, Fazëll Ahmed Pasha kaloi lumin Danub dhe iu afrua kështjellës, ku ishte afruar edhe gjenerali austriak Montekukkuli së bashku me përforcime të tjera. Por shumë shpejt, ai do të tërhiqej për shkak të një sulmi të ashpër osman, dhe në vitin 1073/1663, austriakët do të dorëzoheshin. Osmanët morën në përgjegjësi sigurimin e jetës dhe pronës së popullit austriak, dhe faktikisht kishin siguruar 400 karroca për transportin e plaçkës së tyre. Për më tepër, ata i drejtuan një letër perandorit austriak, ku e njoftonin se ushtarët e tij kishin bërë të pamundurën për të mbrojtur kështjellën Ujvar. Osmanët i qëndronin thënies se "derisa ushtarët kuffarë (jobesimtarë) nuk do të dalin nga kështjella, ushtarët e Islamit nuk do të futen brenda". Përveç këtyre gjesteve shumë bujare dhe humane, ushtria fitimtare muslimane u dha austriakëve që po largoheshin ushqim dhe iu mjekoi plagët ushtarëve austriakë në kështjellë. Ushtria osmane, pasi pushtoi kështjellën Zerinvar në vitin 1077/1666, e shkatërroi atë. Në përfundim të këtyre betejave, u arrit traktati i Vasvarit.
Pasi thirri Sadrazamin, Shejhulislamin, Kazaskerët dhe dinjitarët e tjerë të Devletit të tij, Sulltan Mehmedi IV u tha atyre: "Me përjashtim të kështjellës Kandije, i gjithë ishulli i Giritit, duhet të hapet ndaj Islamit. Ata që janë në Kandije sulmojnë anijet tregtare dhe grabisin besimtarët rrugës për në pelegrinazh. Fet'hi i saj (hapja e kështjellës ndaj Islamit) është djomosdoshmëri." Në vitin 1076/1666, sulltani e dërgoi Fazëll Ahmed Pashanë në Girit, dhe e përcolli atë deri në Edrene. Fazëll Ahmed Pasha u nis për në Girit nëpërmjet Gadishullit të Moresë. Pas një rrethimi të kështjellës që zgjati 2 vjet e gjysëm, Kandija u hap ndaj Islamit më 1080/shtator 1669 dhe muslimanët, 14 manastiret që gjendeshin atje i kthyen në xhami.
Edhe pse kishte deklaruar paqen me Devletin Osman, Franca ishte një nga fuqitë evropiane që e ndihmoi më tepër Venedikun gjatë luftës së Giritit. Një trupë prej 15.000 luftëtarësh vullnetarë francezë, së bashku me Kalorësit e Urdhrit të Shën Xhonit dhe forçat e Papatit, luftuan kundër muslimanëve. Në përfundim të kësaj lufte, u lidh një traktat paqeje me Venedikun, sipas të cilit kështjella Kandije, me të gjithë topat dhe pajimet e saj të luftës, u kthye në një zotërim të osmanëve, ndërkohë që Venediku pranoi të përulej ndaj detyrimeve të Devletit, si dhe të kompensonte çdo anije osmane që ishte humbur në Mesdhe.
Me miratimin e osmanëve, Ukraina u nda midis Polonisë dhe Hanit të Kërëmit, dhe besnikëria e prijësit të Kozakëve, të quajtur "hatman", kalonte herë te Devleti Osman dhe herë te Polonia. Në këto vite, Franca, Britania, Holanda dhe Suedia ishin në procesin e kthimit në superfuqi. Për sa i përket Polonisë, ajo ishte ende më e fuqishme se Rusia, edhe pse jo aq e fuqishme sa kishte qenë më parë. Spanja dhe Venediku ishin gjithashtu drejt rënies, ndërsa ukrainasit ishin si rusët - ndjekës të Krishterimit Ortodoks, ndërsa polakët ishin Katolikë dhe synonin që t'i mbanin osmanët larg ndërhyrjeve në çështjet e Ukrainës. Divan-ë Hymajun i kishte dhënë Hatman Dorosen-kos pjesën veri-perëndimore të Ukrainës dhe titullin Sanxhak-bej. Ai ishte vartës i Osmanëve dhe kishte marrë pjesë në ekspeditën kundër Austrisë (Gjermanisë) me 15.000 kalorës, nën drejtimin dhe komandën e Hanit të Kërëmit.
Pas sulmit të polakëve ndaj Dorosenkos, sulltani u nis me ushtrinë e tij kundër tyre në vitin 1082/1672. Ordu-ju Hymajim hyri në Poloni dhe pushtoi Kamaniçen. Përfundimisht, në vitin 1083/tetor 1672, u lidh Traktati i Buxhashit me Poloninë sipas të cilit, mbreti i Polonisë do t'iu paguante osmanëve një tagër vjetor prej 22.000 dukatesh dhe se Podolja do t'iu dorëzonte osmanëve të gjitha kështjellat. Për më tepër, polakët duhet të largoheshin menjëherë nga Ukraina, që do të kalonte nën administrimin e Hatman Dorosenkos. Përfundimisht, Polonisë iu kërkua qët'iu paguante një tagër vjetore Hanëve të Kërëmit, që ishte caktuar që në kohën e Islam Gërajit në këmbim të premtimit se ata nuk do të ndërmermin asnjë sulm kundër Polonisë.
Kopryly Fazëll Ahmed Pasha vdiq në vitin 1087/1676, dhe vendin e tij si sadrazam e zuri Merzifonllu Kara Mustafa Pasha.
Hatman Dorosenko deklaroi vartësinë e tij ndaj Rusisë, dhe planifikoi ti jepte Çehrinin, që në atë kohë ishte kryeqyteti i Ukrainës. Për këtë arsye, ushtria osmane mbërriti në këtë vend, dhe u ndesh me një ushtri të përbërë nga 40.000 luftëtarë të fuqishëm rusë, nga të cilët 20.000 kishin hyrë në kështjellë. Megjithatë, kështjella u hap ndaj Islamit dhe ushtria ruse u tërhoq. Në vitin 1681, Devleti Osman lidhi një traktat paqeje më Rusinë sipas të cilit, Lumi Ozi (Dnjepër) u bë kufiri ndarës midis territoreve osmane dhe ruse.
Pjesa më e madhe e popullsisë hungareze ishte katolike, ndërsa pjesa tjetër që jetonte në zonën qendrore të Hungarisë ishte ortodokse. Synimi i austriakëve që zotëronin këtë zonë ishte që ta kthente këtë minoritet në besimin e tyre katolik, dhe me kundërshtimin e këtij minoriteti, autoritetet austriake vranë, në vitin 1670, mbretin e tyre bashkë me disa princër të tjerë. Në shenjë proteste ndaj këtij akti, djali i mbretit, Tokoli Imre, u rebelua në vitin 1673 dhe u strehua si refugjat në Devletin Osman. Sadrazami Merzifonllu Kara Mustafa Pasha caktoi Bejlerbeun e Budinit, Vezir Uzun Ibrahim Pashanë, si kryekomandant të një ekspedite luftëtarësh që e kthyen Tokoli Imrenë në pushtet, në këmbim të një tagre vjetore prej 40.000 dukatesh. Në atë kohë, Devleti Osman ishte në kulmin e fuqisë së tij, ndoshta mund të quhej edhe "Superfuqia" Botërore. Statusi i Sadrazamit dhe i Shejhulislanut, nga ana protokollare, ishte i barabartë me atë të krerëve të shteteve evropiane me përjashtim të statusit të Perandorit të Austro-Hungarisë. Kur mbretërit evropianë i dërgonin letra zyrtare sulltanit, ata i adresoheshin Sadrazamit dhe Shejhulislamit. Duke u ndjerë i lavdëruar dhe i vlerësuar nga Reisul Kuttab Mustafa, Sadrazami Kara Mustafa Pasha u nis drejt Vjenës në krye të një ushtrie shumë të madhe. Ky veprim ishte kundër këshillës së veteranit Ibrahim Pasha, që mendonte së përparimi drejt Vjenës duhet të ishte lënë për një kohë më të vonë, deri sa osmanët të merrnin gradualisht kështjellat që ishin përgjatë rrugës drejt saj, mendim ky, që ndante edhe Tokoli Imre. Rrethimi i Vjenës filloi më 1094/14 korrik 1683 dhe osmanët kapën rob 40.000 gjermanë gjatë rrugës së tyre, ndërsa akën-xhinjtë dhe kalorësit e Kërëmit u shpëmdanë në një territor të gjerë që ishte nën zotërimin e krishterë. Duke e lënë qytetin në duart e një gjenerali të aftë, Perandori i Austrisë u largua dhe u tërhoq në Pragë, ku u përpoq të mblidhte edhe ushtarë. "Faktikisht, Habsburgët kishin qëndruar mënjanë me shpresën se do ta shmangnin një luftë të hapur me otomanët, ndërkohë që luftonin kundër francezëve ne perëndim. Por, i ndikuar nga agjentët francezë, Kara Mustafai ishte i bindur se kishte ardhur koha e duhur për të marrë Vjenën, dhe të arrinte të merrte kësh-tu atë, që sulltanët e tjerë nuk kishin mtmdur në të kaluarën.
"Ndërkohë që një ushtri e madhe ishte mbledhur në Edrene, perandori krijoi një koalicion të ri evropian, që ti bënte ballë këtij kërcënimi. Aleati i tij më i rëndësishëm ishte Jan Sobijeski i Polonisë. Papa Inocenti XI bëri thirrje për krijimin e një Kryqëzate të re kundër jobesimtarëve, duke shkuar aq larg sa ti kërkonte ndihmë edhe Shahut të Iranit. Dhe, ndërkohë që opozita franceze anuloi pjesërisht efektet e thirrjes për ndihmë, ai ia doli të siguronte luftëtarë dhe para për Habsburgët nga Portugalia, Spanja, Polonia, si dhe nga disa princër të Gjermanisë.
Mustafa Pashai vendosi të mos ndërmerrte një sulm masiv kundër Vjenës, sepse mendonte se qyteti do të dorëzohej pas një rrethimi që do të zgjaste për pak javë, pasi ai tashmë e kishte nënshtruar një herë një pjesë të madhe të perandorisë austriake, dhe në të njëjtën kohë, kërkonte të shmangte plaçkitjen e paevitueshme të qytetit nga ushtarët osmanë. Por qyteti do të ishte marrë me sukses, nëse ushtria osmane do të ishte hedhur në sulm, ne vend që ta rrethonte qytetin për një kohë të gjatë. Siç thotë dhe Defterdar Sarë Mehmed Pasha: "Nëse koha e rrethimit të një kështjelle i kalon 40 ditë, atëherë mundësia është e madhe që ajo të marrë ndihma nga jashtë. Rrethimi kishte vazhduar për më shumë se 50 ditë dhe ushtarët osmanë duhet të përshkonin largësi prej 15-20 orësh, për të gjetur bar për kuajt e tyre. Sadrazami duhet të kishte menduar më parë për sigurimin e ushqimit dhe ujit.
Mbreti polak Jan Sobijeski erdhi në mbështetje të Vjenës, në krye të një ushtrie të madhe të përbërë nga forca aleate, dhe Mustafa Pasha u detyrua ta ngrinte në 12 shtator rrethimin e tij që zgjati 2 muaj. Për pasojë, osmanët pësuan një disfatë të madhe, ku u vranë një numër i madh ushtarësh, dhe lanë pas dhe sasi të mëdha municionesh dhe pajimesh lufte, ndërsa kështjella Estergon ra në duart e austriakëve në nëntor të vitit 1683. Mustafa Pasha u ndëshkua duke u ekzekutuar në Beograd, edhe pse ai kishte fajësuar Ibrahim Pashanë, komandantin e krahut të djathtë të ushtrisë, që kishte qenë i pari që kishte pësuar humbje dhe e kishte dënuar atë me ekzekutim. Megjithatë, para se të ndodhte kjo, Ibrahim Pasha u kishte thënë ushtarëve të tyre: "Ky njeri (Mustafai) po më bën padrejtësi. Ai do të më ekzekutojë padrejtësisht. Megjithatë, thojini sulltanit të mos e ekzekutojë atë, pasi ai është njeriu "i vetëm" që mund ta rimarrë në dorë këtë situatë.
Politika e Kara Mustafa Pashait, i cili ishte padyshim një udhëheqës shumë i aftë, por kokëfortë dhe ambicioz, mund të ketë qenë një nga faktorët kryesorë për këtë disfatë. Megjithatë, kundërshtarët e tij në oborrin e sulltanit, shpejtuan të përfitonin nga krijimi i kësaj situate kritike, duke ndikuar në vendimin që sulltani mori për ekzekutimin e tij. Edhe një herë thënia e Profetit (s.a.v.s): "Shmangni xhelozinë, sepse xhelozia i përpin veçoritë e mira, ashtu si zjarri përpin drurin" dëshmoi vërtetësinë. Por, ndoshta në këtë rast, është më i rëndësishëm fakti që zhvillimi islam duket se kishte filluar të rrënohej dhe ushtria e tij, arsyeja ekzistuese e së cilës ishte "të luftonte për Islamin", po humbte gjithnjë e më shumë vlerat e saj. Gjatë rrethimit të Vjenës, një sjellje e turpshme dhe joislame kishte mbizotëruar midis ushtarëve. Këta ushtarë, madje, kishin konsumuar verë dhe kishin kryer tradhti bashkëshortore gjatë muajve të shenjtë. Sjellja shkatërrimtare, përbuzja dhe mendjemadhësia e tyre, gjatë rrethimit të Vjenës, ishte mjaft e ngjashme me sjelljen e ushtrive të krishtera të shekullit të 14-të. Një ushtri, që nënçmon mesazhin dhe misionin e saj dhe që shqetësohet më tepër për anën materiale dhe për kënaqësinë e paarsyeshme, është e caktuar të humbë.
Politika dashakeqe dhe mashtruese e qeverisë franceze ishte një faktor tjetër ndikues në disfatën dhe paaftësinë e osmanëve për fu ringritur pas saj. Ishte Franca ajo që nxiti Kara Mustafa Pashanë të sulmonte Vjenën dhe që e tradhtoi aleatin e saj, Devletin Osman. Në këtë kontekst, Sho ka shkruar: "Luigji XVI e shfrytëzoi sulmin e otomanëve kundër Vjenës për të pushtuar Holandën spanjolle, në mënyrë që Habsburgët të mos kishin mundësi të ndiqnin rrugën otomane të vitit 1683. Nëse Franca do të kishte vazhduar sulmin e saj, otomanët mund të kishin pasur mundësi të ringriheshin pas disfatës që pësuan në Vjenë. Por, ashtu siç kishte ndodhur shumë herë në marrëveshjet e otomanëve me Evropën, menjëherë pasi aleatët e tyre arrinin atë që dëshironin në perëndim, ata lidhnin një marrëveshje tjetër paqeje duke i braktisur otomanët.
Gjatë rinisë së tij, Sulltan Mehmedi IV kishte pasur nën shërbimin e tij asistentë të aftë, midis të cilëve ishte dhe Sadrazami Kopryly Mehmed Paskai, si dhe disa vezirë të tjerë me autoritet të lartë nga kjo familje. Në këtë kohë, atij nuk iu mësua mjeshtëria e qeverisjes, por u rrit duke kaluar një jetë të lehtë dhe i pëlqente shumë gjuetia. Ulematë ia kujtuan atij disa herë se ishte e nevojshme të ishte serioz dhe të sillej mirë, por ai nuk i dëgjoi ata. Në këtë mënyrë, ushtria e pjesës evropiane të Devletit ngriti krye kundër tij. Ushtarët u afruan deri në Silivri, pranë Stambollit dhe kërkuan që ai të largohej (hal). Sadaret Kajmakamë (Zëvendës Sadrazami) Fazëll Mustafa Pasha thirri asamblenë e Ehlu'l Hal-l vel Akd (autoritetet religjioze), vezirë dhe pashallarë në Xhaminë Aja Sofja, në vitin 1098/1687, për të diskutuar këtë çështje. Ata vendosën ta shfronësonin sulltanin, dhe shkuan drejt pallatit të tij për ti dhënë bejatin (betimin e besnikërisë sipas parimeve islame) Sylejmanit. Mehmedi u burgos dhe vdiq pas 5 vitesh në Edrene. Ai u dërgua më pas në Stamboll dhe u varros në tyrben e Bahçekapësë.