Gjatë kalimit të pushtetit, pas vdekjes së Çelebi Mehemme-dit dhe ardhjes në sundim të djalit të tij, Muradit, disa bejlerë që dëshironin të ishin të pavarur nga osmanët si: Beu i Ajdënit, Menteshesë, Saruhanit dhe Hamidit u rebeluan. Kalimi i pushtetit nga babai tek i biri, ishte një praktikë që zbatohej në çdo vend në atë kohë dhe Devleti Osman doli nga periudha 11-vjeçare e ndërprerjes së sundimit. Vdekja e Çelebi Mehemmedit nxiti disa bejlerë të ktheheshin në bejlerë të pavarur dhe për pasojë, rivendosja e Devletit, duke i bashkuar edhe të gjitha bejliket (emiratet, principatat) nuk ishte një detyrë e lehtë.
Nga ana tjetër, Perandoria Romake e diskutonte dhe e vlerësonte situatën e krijuar sipas interesave të saj. Grupi i drejtuar nga Joanisi, djali i perandorit dhe partneri i tij në sundim, ishte i mendimit se ata duhet të mbështesnin Mustafa Çelebiun dhe ta bënin atë Sulltan të Rumelisë. Perandori i vjetër Manuel dhe grupi që e përkrahte, preferonte të mbështeste Muradin. Joanisi dhe përkrahësit e tij ishin këmbëngulës në mbështetjen ndaj Mustafa Çelebiut, që kishte premtuar fiu jepte atyre Gelibollun dhe ky qëndrim u pranua.
Gjenerali Dimitrijos Laskarius u dërgua në ishullin Limni për fu takuar me Mustafa Çelebiun. Ata nënshkruan një marrëveshje sipas të cilës: Mustafa Çelebiu do f i bindej peran-dorit; do fi dërgonte peng të birin; do të hiqte dorë nga qytetet Thesalia, Gelibollu dhe brigjet perëndimore të Detit të Zi deri në Vllahi, në Perandorinë Romake. Pas nënshkrimit të marrë-veshjes, Mustafa Çelebiu erdhi së bashku me Xhynejd Beun dhe disa njësi ushtarake romake drejt Gelibollut dhe më pas, iu drejtuan Edrenesë për të shpallur atje Sulltanatin në Dhilka'de 824/tetor 1421. Xhynejd Beu i Izmirit (Bejliku i Ajdënogllut) u bë vezir i këtij sulltani të ri. Pra, pjesa evropiane u vendos nën sundimin e Mustafa Çelebiut, ndërsa pjesa e Anadollit qëndroi nën sundimin e Muradit. Perandoria Romake arriti të për-mbushte me sukses planin e saj, për të përçarë Devletin Osman në dy pjesë.
Edhe pse administrata osmane e quajti "Mustafai Dyzme (i rrejshëm)", këtij Shehzade iu bashkuan bejlerët e famshëm akënxhinj, djemtë e Evrenosit dhe të tjerë. Mustafa Çelebiu kaloi në rajonin e Anadollit dhe të dy ushtritë osmane u përballën me njëra tjetrën në Ullubad, ku do të ndodhte një katastrofë. Në këtë situatë kritike, një bej akënxhi (sulmues), Mihalogllu (Mihaloglu) Mehmed (v.1423), shkoi gjatë natës deri te lumi Ullubad dhe siguroi mbështetjen e disa bejlerëve akënxhinj ndaj Sulltan Muradit. Përveç kësaj, Haxhi Ivaz Pasha, veziri i Sulltan Muradit, i dërgoi një letër Mustafa Çelebiut, ku i shkruante, se beu dhe personalitete të tjera me influencë në pjesën osmane të Evropës, kishin vendosur të dezertonin dhe të bashkëpunonin me sulltanin. Në një letër tjetër drejtuar Xhynejd Beut, veziri i Mustafa Çelebiut, Ivaz Pasha, shkruante: "Ju jeni një njeri fisnik, një bej dhe personi për të dlin ju keni pranuar të jeni vezir, nuk është e sigurt nëse është Mustafa Çelebiu i vërtetë. Sulltan Muradi ju premton një pozicion të mirë në administratën osmane." Po atë natë, Haxhi Ivaz Pasha mori me vete disa ushtarë deri te vendi që e saktësonte në letrën e tij dhe thirri: "Urime për shpërblimin e Sulltan Muradit". Mustafa Çelebiu dyshoi se do ta arrestonin dhe për këtë arsye u arratis. Të njëjtën veprim bëri dhe Xhynejd Beu. Për pasojë, në vitin 825/1422, ushtarët e Mustafait iu bashkuan trupave të sulltanit dhe u vunë në ndjekje të Mustafa Çelebiut. Ky i fundit u kap dhe u ekzekutua në Edrene. Nëse nuk do të kishte qenë mendjemprehtësia e Haxhi Ivaz Pashait, me mijëra luftëtarë mund të ishin vrarë në këtë luftë civile. Në fakt, osmanët pranonin të sakrifikonin jetët ë shehzadeve, për të shmangur çdo' lloj përpjekje për luftë dvile, që mund të rrezikonte unitetin e Devletit Osman, sado e largët të ishte kjo përpjekje. Për ta, "gjithçka i përkushtohej Devletit dhe Devleti synonte mirëqenien e popullit.
Sulltan Muradi ishte i vendosur të ndëshkonte Perandorinë Romake për këtë kurth të tmerrshëm. Nga ana tjetër, Perandori Manuel dhe bashkëpimëtori i tij, Joanisi, u frikësuan. Ata i dërguan sulltanit, Lakanasin dhe Marko Ganisin së bashku me disa dhurata, me pretekstin për ta uruar atë, por në të vërtetë shkuan për të zbuluar qëllimet e sulltanit. Por, Sulltan Muradi e kimdërshtoi ardhjen dhe dhuratat ë tyre.
Sulltan Muradi rrethoi Kostandinopojën në shenjë hak-marrjeje ndaj veprimeve të ndërmarra nga Perandoria Rdmake, që në vitin 1422, e sollën Devletin Osman në pragim e katastrofës. Por gjatë këtij rrethimi, Përandori i vjetër Manuel nxiti Iljasin, Llallanë (profesorin) e Mustafa Çelebiut, vëllain më të vogël të Muradit dhe sanxhakbeun e Hamidelisë, për të ngritur krye dhe për të shpallur pavarësinë. Bejlerët e Karamanit dhe Germijanit u përfshinë gjithashtu në këtë veprim. Kjo ushtri mbërriti në Bursa, por pushtimi i këtij qyteti, u shmang për shkak të dhuratave që iu dhanë Llallasë. Më pas, ata shkuan në qytetin e Iznikut, ku dhe krijuan një qeveri. Duke qenë i përballur me këtë kërcënim serioz, Sulltan Muradi e tërhoqi rrethimin e Kostandinopojës, sulmoi Iznikim dhe ekzekutoi Mustafa Çelebiun. Mund të jetë e arsyeshme të besojmë se osmanët e mësuan dhe e zbatuan praktikën e vëllavrasjes nga administratorët e Perandorisë Romake, të cilët në këtë aspekt, ishin një model. Nga ana tjetër, "Duket se është një rregull që një princ turk nuk kënaqej kurrë me asgjë më pak se postin e sulltanit; dhe kthehet në një çështje nevoje të domosdoshme, jo në një çështje dyshimi xheloz, për t'ia bërë të pamundur atij arritjen e ambicies që kishte."
Perandoria Romake shpëtoi nga rrethimi duke përdorur dhe duke vikthnizuar Mustafain e ri. Studiuesit perëndimorë e përmendin vëllavrasjen në Devletin Osman, por nuk përmendin faktin që ata e mësuan dhe e zbatuan këtë praktikë nga romakët! Është e sigurt se Iqo vëllavrasje e administratorëve u praktikua mbi Mikaelin dhe Georgin, në vitin 1332, dhe se e para vëllavrasje mes pushtetarëve osmanë, ndodhi në vitin 1389.
Ndërkohë që Sulltan Muradi ishte i zënë me këto probleme në Anadoll, princi i Vllahisë (Rumania Jugore e ditëve të sotme), Vlad Drakul, kaloi Danubin dhe plaçkiti territoret osmane. Vlad Drakuli kishte rrëzuar nga froni Danin dhe e kishte zëvendësuar atë. Titulli i tij Drakul do të thotë Satana. Firuz Beu u dërgua në luftë kundër këtij Satanai dhe e mimdi atë. Drakuli u detyrua të paguante taksa dhe t'ia dërgonte peng dy djemtë e tij osmanëve. Gjithashtu, ishte e nëvojshme që Devleti Osman të rimerrte tokat e humbura në Shqipëri, gjatë periudhës së ndërprerjes së sundimit, në mënyrë që të mbronte dhe të vendoste stmdimin e tij në rajonin e Ballkanit. Isa Beu, djali i Evrenos Beut, u dërgua në krye të një ushtrie të fuqishme në Shqipëri dhe avancoi në këtë territor deri në brigjet e Detit Adriatik. Gjon Kastrioti u mund gjatë këtyre fushatave luftarake dhe djali i tij, Gjergji, u mor peng dhe u dërgua në Edrene. Në këtë vend, ai u konvertua dhe u quajt Iskender Bej (Skënder Beu), por më pas ai do ta mohonte fenë dhe do ti shkaktonte probleme Devletit Osman. Isa Beuz djali i Evrenos Beut, shkatërroi muret e qytetit të Korintit dhe hyri në More në . vitin 826/1423.
Ndërkohë që Sulltan Muradi ishte i zënë me vëllain e tij Mustafain, Isfendijar Beu i Bejlikut të Xhandarogllut pushtoi qytetet Çankërë, Tosja dhe Kalexhik, që ishin aneksuar nga osmanët, gjatë periudhës së Çelebi Mehemmedit. Ushtria osmane u përball me ushtrinë e Isfendijar Beut pranë Bollusë. Isfendijar Beu u mund dhe u largua drejt Sinopit. Megjithatë, ai u fal pasi u betua për besnikëri dhe përkrahje ndaj osmanëve në vitin 827/1423.
Mehmed Beu i Menteshesë ishte midis bejlerëve, bejliket e të cilëve u rigjallëruan nga Emir Timuri, pas Betejës së Ankarasë. Pas vdekjes së tij, i biri, Iljasi, mori postin e Beut të Menteshesë. Gjatë luftës për pushtet midis shehzadeve osmanëz Iljas Beu mbështeti Isa Çelebiun, por në fundz në 817/1414, njohu sundimin e Mehemmed Çelebiut dhe nxori në qarkullim monedhën me emrin e tij në shenjë sovraniteti. Pas vdekjes së Iljas Beut në vitin 824/1421, dy djemtë e tij, që ishin mbajtur peng në pallatin osman, u arratisën dhe shkuan në qytetin e Menteshesë, ku u bënë sundimtarë të këtij vendi. Por Sulltan Muradi, i dli ishte i vendosur të krijonte bashkimin e Anadollit nën flamurin osman, shkoi në Menteshe, i kapi dhe i burgosi ata në kështjellën e Tokatit Në këtë mënyrë, ai arriti të aneksonte Bejlikun e Menteshesë në vitin 829/1425.
Xhynejd Beut iu dha Bejliku i tij i mëparshëm i Ajdënogllut (Izmirit), dhe ai përdori çdo rast të mundshëm për ta zgjeruar territorin e atij bejliku në dëm të osmanëve. Sa herë që forcat osmane niseshin në luftë kundër atij, ai tërhiqej dhe kur ata largoheshin, ai fillonte sërish përpjekjet për ta zgjeruar këtë bejlik. Për këtë arsye, Bejlerbeu i Anadollit Hamza Beu dhe Jahshi Beu u dërguan kundër tij dhe e mundën atë. Bejliku i Ajdënogllut u aneksua në vitin 829/1426.
Ndërkohë që Sulltan Muradi ishte në pjesën evropiane të Devletit Osman, Mehemmed Beu i Karamanit, u përpoq të pushtonte kështjellën e Antaljas në vitin 830/1426, por ai vdiq gjatë këtij rrethimi. Djali i tij, Ibrahim Beu, shkoi në Konja, por xhaxhai i tij, Ali Beu, e kishte marrë ndërkohë në dorë sundimin e Karamanit. Kështu, Ibrahim Beu u arratis së bashku me të vëllain, Isain, dhe u strehua tek Sulltan Muradi. Ky i fundit ju siguroi atyre mbrojtje dhe i martoi me dy motrat e tij.
Jakub Beu II i Germijanit (sundoi 1387-1390, 1402-1429) kishte arritur një moshë të thyer pa pasur një djalë, që do ta trashëgonte bejlikun e të atit. Ai e donte shumë Sulltan Muradin, nipin e motrës së tij (bashkëshortja e Jëlldërëm Bajezidit, Devlet Hatun). Në 831/1428, Jakub Beu, që ishte më shumë se 80 vjëç, u nis për të vizituar Sulltan Muradin II. Ai u prit me respektin më të madh, pothuajse në të gjitha qytetet osmane gjatë rrugës së tij. Në qytetin Bursa, atë e takoi e gjithë popullsia e qytetit, ku ai vizitoi varret e sulltanëve osmanë dhe u shpëmdau para qytetarëve. Ai vizitoi edhe Shejhun Emir Sulltan, Sufiun e Madh, dhe i puthi dorën në shenjë respekti. Kur ai mbërriti në qytetin e Edrenesë, ai u prit me aq shumë nderime sa që dhe Sulltan Muradi i dhuroi një sasi të madhe parash. Duke qenë se ishte një njeri shumë zemërgjerë, Jakub Beu e shpëmdau gjatë gjithë rrugëtimit të tij të gjithë pasurinë. Kur mbërriti në Gelibollu, ai i dërgoi lajm Sulltan Muradit duke i thënë: "Nuk më kanë mbetur më para, as për të paguar taksën e kalimit. Lejoje vëllain tim të më dërgojë para xhepi." Sulltan Muradi i dërgoi atij një shumë të madhe parash duke i kthyer me shaka një përgjigje: "Hakk Te'ala më ka dhënë një vëlla të tillë që të ardhurat e mia nuk janë të mjaftueshme për të për-balluar shpenzimet e tij, si plotësim i të ardhurave të vendit të tij." Jakub Beu e caktoi Sulltan Muradin si trashëgimtarin dhe pasardhësin e tij me testament, më pas u largua dhe u kthye në Kytahja. Edhe pse Jakub Beu kishte dy vëllezër, Iljasin dhe Hëzërin, si dhe nipër, ai zgjodhi Sulltan Muradin II si trashëgimtarin e tij. "Është e sigurt se pamundësia për ti rezistuar Devletit Osman pati ndikim në preferencën e tij të përzgjedhjes, por, megjithatë, ky veprim i këtij njeriu të moshuar meriton vlerësim." Pasi ai vdiq një vit më vonë, në vitin 832/1429, qyteti i Kytahjas u aneksua nga Devleti Osman. Kështu, me përjashtim të Bejlikeve të Karamanit dhe Xhandarogllut, i gjithë rajoni i Anadollit, u bashkua nën sovranitetin osman. Drejtuesit e dy bejlikeve të lartpërmendura qëndronin në fuqi, në saj të mbështetjes së osmanëve, ndaj, për këtë arsye, edhe ata ishin nën ndikimin e tyre.
Kështjella e Selanikut, e cila ishte marrë nga Jëlldërëm Bajezidi, u rimor nga Perandoria Romake pas betejës së Ankarasë. Sulltan Muradi dërgoi djemtë e Evrenos Beut së bashku me Turahan Beun, për të rrethuar Selanikun. I biri i Manuelit, Andronikosi, ishte despot i Selanikut. Popullsia e këtij qyteti, për shkak të vuajtjes nga uria, vendosi fia shiste qytetin Republikës së Venedikut, me kusht që Venediku fiu jepte atyre ushqim dhe t'i trajtonte mirë, pavarësisht nëse Andronikosi do të pajtohej apo jo me këtë veprim. Venedikasit i pranuan këto kërkesa me kusht që populli të betohej për besnikëri ndaj tyre dhe e blenë qytetin e Selanikut për 50.000 monedha floriri. Andronikosi, që u sëmur rëndë, u dërgua në qytetin e Moresë në vitin 826/1423.
Sulltan Muradi nuk ishte dakord me marrjen e Selanikut nga venedikasit, megjithatë, në atë kohë, kishte probleme më shqetësuese që duhet fi zgjidhte. Për këtë arsye, ai nuk e rinovoi traktatin për paqe me Republikën e Venedikut, ndërkohë që rinovoi traktatet me drejtuesit e Midillit, Sakëzit dhe Rodosit. Republika e. Venedikut dërgoi në Edrene misionarë për ta rinovuar (këtë traktat, por Sulltan Muradi u tha atyre: "Selaniku është qyteti që e kam trashëguar nga babai im; gjyshi im, Bajezidi, e mori atë me forcë nga Perandoria Romake; nëse administrimi i këtij qyteti do të ishte në duart e romakëve, do të ishte.e arsyeshme, që ata të ankoheshin nëse do të kishin pësuar ndonjë padrejtësi. Nga ana tjetër, ju jeni latinë, popull i Italisë, ndaj, cila është arsyeja për ndërhyrjen tuaj në këtë rajon? Ose e lini këtë qytet të lirë dhe largohuni me pëlqimin tuaj, ose do të vij unë."
Dhe në të vërtetë, Sulltan Muradi e rrethoi qytetin e Selanikut në vitin 833/1430 dhe më pas e hapi atë ndaj Islamit. Kjo ngjaqe shkaktoi hidhërim të madh për Venedikun dhe pjesën perëndimore të Evropës. Sulltan Muradi vendosi në Selanik familje muslimane që i solli nga Jenixheja e Vardarit dhe nga qytete të tjera. Ai i caktoi popullsisë së krishterë Kishën e Ajadimitrit dhe kishat e tjera i ktheu në xhami.
Pas vdekjes së Despotit të Epirit Karlotoxhi, që e kishte njohur simdimin osman në këtë qytet, djemtë e tij filluan luftën mes tyre për pushtet. Njëri nga djemtë, Menoni, kërkoi mbështetjen e osmanëve. Karaxha Pasha u dërgua për të ndihmuar Menonin, por popullsia që ishte mërzitur nga kjo luftë për pushtet dhe që kishte filluar të pëlqente sundimin direkt nga osmanët, kërkoi ndihmën e sulltanit. Pasi e pranoi dëshirën e tyre, sulltani dërgoi Karaxha Pashanë, të cilit populli i dorëzoi qytetin e Janjës. Në 835/1431, atje u dërguan muslimanë për tu vendosur.
Despoti serb Vulakogllu (Vulakoglu) luajti një rol të rëndësishëm për lidhjen e aleancës midis Mbreti hungarez Zigismund dhe Ibrahim Beut të Bejlikut të Karamanit (sundoi 1426-1464). Ushtria hungareze rrethoi Gyverxhinlikun (Kolombok) në brigjet e Danubit dhe Ibrahim Bëu sulmoi dhe pushtoi Bejshehrin, të cilin osmanët e kishin blerë nga Bejliku i Hamidogllut (Hamidoglut). Me këtë sulm të dyfishtë nga dy krahë, Sulltan Muradi nuk u hodh në sulm kundër asnjërit prej tyre, por qëndroi në Edrene në pritje. Ai dërgoi Sinan Pashanë, Bejlerbeun e Rumelisë, në ndihmë të ushtrisë që luftonte në Gyverxhinlik.
Ndërkohë që Sinan Pasha priste të merrte informacione mbi rrethuesit, nga robërit e luftës, Akënxhë Sinani, Sanxhakbeu i Vidinit, sulmoi ushtrinë hungareze duke deklaruar: "Kuajt tanë do t'i shkatërrojnë stallat e tyre nga paniku që do të krijohet prej oshtimës së artilerisë"; dhe në të njëjtën mënyrë, edhe Sinan Pasha u hodh në sulm nën jehonën e daulleve duke thirrur tekbire. Ushtria, që kishte rrethuar qytetin, u mund dhe u largua e tmerruar duke mbishkelur njëri-tjetrin. Zigismundi (Mbret i Hungarisë 1388-1437 dhe Perandor i Gjermanisë 1411-1437) me vështirësi i shpëtoi vdekjes, duke lënë pas mjetet e rënda të transportit të ushtrisë së fij. Shumë nga ushtarët e tij u mbytën në lumin e Danubit. Në këtë mënyrë, në vitin 837/1434, kështjella e Gyverxhinlikut shpëtoi nga pushtimi.
Pas një viti, Sulltan Muradi kaloi në rajonin e Anadollit dhe marshoi kundër Ibrahim Beut të Karamanit, që u tërhoq në qytetin Tasheli dhe shkroi një letër ku i kërkonte ndjesë sulltanit. Sulltani e fali atë me kërkesë të bashkëshortes së Ibrahim Beut, që ishte dhe motra e tij.
Kur Sulltan Muradi u kthye nga fushata e tij në Karaman, ishte radha e Despotit serb të ndëshkohej; Is'hak Beu, Sanxhakbeu i Shkupit, e kishte informuar sulltanin se Despoti serb kishte luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen e aleancës midis Karamanogllut dhe Mbretit të Hungarisë.
Ndërkohë që Sulltan Muradi po përgatitej për të marshuar me ushtrinë e tij kundër Despotit serb, ky i fundit lajmëroi se e bija e tij, për të cilën ishte vendosur të martohej me sulltanin, ishte gati të nisej për atje. Sulltani e priti nusen, por nuk zhvilloi asnjë ceremoni martesore duke thënë: "Nuk është e nevojshme të zhvillojmë asnjë ceremoni martesore për vajzën e këtij kafiri", dhe nuk e mbajti nusen në kryeqytetin Edrene, por e dërgoi në Bursa, pasi ishte ende i inatosur me babanë e saj. Ai mori në Edrene bashkëshorten e tij të parë, Hatixhe Hatunen, mbesën e Isfendijar Beut të Bejlikut të Xhandarit. Kjo zonjë ishte dhe e ëma e Fatihut (hapësit) të Stambollit (ndaj Islamit).
Bejlerbejtë Sinan Pasha, Is'hak Beu dhe Turahan Beu sulmuan Shqipërinë. Ndërkohë që Sulltan Muradi ishte i angazhuar me Karamanoglhinë në Anadoll, Mbreti i Hungarisë, Zigismundi, kishte dërguar njësitë e tij ushtarake për të sulmuar dhe për të plaçkitur rrethinat e Allaxhahisarit. Pasi i kishte ndëshkuar dhe frikësuar aleatët e Mbretit Zigismund, duke arritur kështu ta izolonte atë, Sulltan Muradi, vendosi të marshonte kundër tij. Pasi u kthye nga fushata luftarake në Karaman, në vitin 840/1437, sulltani urdhëroi Ali Beun, djalin e Evrenos Beut, të fillonte sulmet për të hapur rrugën drejt Hungarisë. Për një periudhë kohe një mujore, Ali Beu sulmoi tokat e Hungarisë dhe në kthim tha: "Sulltani im! A nuk është për të ardhur keq që një vend kaq i bukur, të qëndrojë në duart e kafirit. Me këtë thënie të tij manifestohet arsyeja e ekzistimit të Devletit Osman. Ata e shikonin veten si përfaqesues dhe përcjellës të Mesazhit të Fundit, Islamit, dhe si mjet të zbatimit të Urdhëresave të Shenjta të Krijuesit në mbarë botën. Ndërsa në Kur'an thuhet: "... me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e mi më të mirë." [el Enbija,. Për këtë arsye, është më se e natyrshme, që në çdo vend, veçanërisht në vendet më të mira të botës, ata që i përulen dhe i nënshtrohen urdhëresave te Krijuesit (që do të thotë muslimanët), që përpiqen t'i përhapin këto urdhëresa dhe t'i kthejnë ato në epërsi, duhet të sundojnë. Kjo pikë është shumë e rëndësishme: ekspansioni i osmanëve ishte domosdoshmëri e "besimit", "të qenët" një Devlet që zbatonte Urdhëresat e Shenjta mbi Tokë. Ekspansioni i imperialistëve perëndimorë nuk ka asnjë kuptim tjetër veç faktit që "ata që kanë në dorë fuqinë, mund të bëjnë gjithçka që dëshirojnë, dhe se ata mund ta përdorin këtë fuqi për përfitimet e tyre", ashtu sikurse do të vepronte dhe një njeri primitiv. Kjo për arsye se qëndrimi i tyre nuk varej nga Haku. Në terminologjinë Islame, Hak është një nga atributet e Allahut. Muslimanët e quajnë atë 'Hakk Te'ala' (Haku Sublim).
Në këtë sulm të fuqishëm, aleatet e mëparshëm të Hungarisë, Despoti i Serbisë, Brankoviçi, dhe Vojvoda i Vllahisë, Vlad Drakul, morën urdhra nga sulltani dhe iu bindën së bashku me ushtarët e tyre komandave të Ali Beut.
Në vitin 841/1437, Sulltan Muradi kaloi Danubin dhe hyri rtë territorin e Transilvanisë. Brankoviçi, Despoti serb (sundoi 1427-1450), dhe Princi i Vllahisë, Vlad Drakul (sundoi 1432-1446), u bashkuan me ushtrinë osmane dhe morën gjashtë kështjella, ndërsa Mbreti i Hungarisë nuk doli në skenë,257 pasi në atë kohë, Zigismundi, Perandor i Gjermanisë dhe Mbret i Hungarisë, kishte vdekur, ndërsa dhëndri i tij, Alberti, kishte marrë fronin si Mbreti i Hungarisë, dhe një vit më pas u zgjodh edhe Perandor i Gjermanisë.
Me përfundimin e fushatës luftarake në Hungari, Gjorgje Brankoviçi, besnikëria e të cilit po zbehej, u ftua në Edrene për të sjellë çelësat e Semendires, por ai shkoi te Mbreti i Hungarisë dhe njëherësh Perandori i Gjermanisë, Albert. Forcat ushtarake osmane rrethuan Semendiren dhe Is'hak Beu, i cili ishte kthyer në zonën që ai e rtjihte mjaft mirë, pasi kishte përfunduar detyrimin e tij të haxhit, mori komandën e forcave muslimane dhe e hapi kështjellën ndaj Islamit. Ndërkohë, një ushtri e madhe hungareze mbërriti në këtë vend dhe Gazi Is'hak Beu, dhe Osman Beu, nipi i Timurtash Pashait, u përballën me këtë ushtri dhe e mundën atë. Nga kjo betejë, ata përfituan shumë robër lufte dhe një sasi të madhe ganimedi (plaçkë lufte). Histo-riani i mirënjohur Ashëk Pashazade mori pjesë në këtë betejë. Sho i shpjegon në mënyrë të admirueshme arsyet për këto fitore të mëdha, si më poshtë vijon:
"Në të gjitha këto përparime drejt Evropës, Muradi përfitoi nga të gjitha tensionet shoqërore, fetare dhe ekonomike që po copëtonin shoqërinë brenda territorit të armiqve të tij. Ai ishte i aftë t'iu ofronte fshatarëve të shtypur të Ballkanit një revolucion shoqëror, liri nga tirania e pronarëve të tyre feudalë. Brenda rajonit të Ballkanit, luftërat e shteteve për pushtet i kishin dhënë fund autoritetit qendror, duke lejuar, në këtë mënyrë, fuqizimin e mëtejshëm të manjatëve të mëdhenj feudalë dhe nënshtrimin e kultivuesve ndaj kushteve tiranike të pagesës së taksave dhe punës së sforcuar. Në kontrast me këtë situatë, kudo që osmanët themelonin administratën e tyre, e gjithë toka kthehej në pronësi të sulltanit. Shteti vendosi kontroll dhe vëzhgim të rreptë për çifligarët, ndërkohë që iu dha fund detyrimeve mbi pronën dhe punës së sforcuar - kjo e fundit u zëvendësua me një taksë lehtësisht të pagueshme, e njohur si taksa e plugimit (çift resmi). Në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e popullsisë së Ballkanit ishte më pasive kur bëhej fjalë për të mbështetur ushtritë e drejtuesve të tyre dhe ushtritë kryqtare në luftën kundër muslimanëve.
Në Bohemi kishte filluar një garë për pushtet që pothuajse ishte shndërruar në luftë pas vdekjes së Albertit - një situatë kjo që përgatiste kushtet e përshtatshme për Devletin Osman. Për këtë arsye, Sulltan Muradi ngarkoi Ali Beun, djalin e Evrenos Beut, të merrte Beogradin, që shtrihej në bregun jugor të Danubit, dhe që ishte me rëndësi të madhe strategjike. Ata e rrethuan Beogradin në vitin 843/1439, arritën të hynin dhe në qytet, por nuk u arrit fet'hi (hapja) i tij.
Lufta me hungarezët vazhdonte. Mezid Beu hyri në Transilvani me një forcë akënxhë në vitin 845/1442, shkatërroi një njësi ushtarake hungareze dhe rrethoi qytetin Hermanshtad. Në këtë kohë hyri në skenë Janosh Hunjadi, dhe Mezid Beu, që ishte midis këtyre dy forcave luftarake, ra martir dhe forcat osmane pësuan disfatë. Kjo betejë i dha një famë të vërtetë Janosh Hunjadit në mbarë Evropën. Në mënyrë që të shlyente këtë humbje, Kula Shahin Pasha, Bejlerbeu i Rumelisë, u dërgua në luftë kundër hungarezëve, por për shkak të krenarisë së tij dhe nënvlerësimit për të marrë masat paraprake, ai dhe ushtria e tij u shkatërruan në Vazag nga Janosh Hunjadi. Pas këtyre fitoreve të njëpasnjëshme kundër osmanëve, u krijua një ushtri kryqtare dhe mbreti i Hungarisë dhe Polonisë, Ladislavi, u vendos në drejtimin e kësaj ushtrie, ndërsa Janosh Hunjadi në pozicionin e komandantit suprem të saj. Kjo ushtri e madhe shkatërroi ushtrinë osmane në Moravë dhe Izaldi. Atëherë, midis Devletit Osman dhe Mbretit të Hungarisë, Ladislavit, u nënshkrua traktati i paqes i Edrene-Segedinit për 10 vjet, më 25 Rebi'ul Evvel 848/12 korrik 1444.
Duke arritur në këtë mënyrë sigurinë për pjesën evropiane, Sulltan Muradi marshoi me ushtrinë e tij kundër Ibrahim Beut të Bejlikut të Karamanit, që kishte sulmuar territoret osmane në Anadoll. Muradi kishte nevojë për fetva (mendim ligjor dhe leje) për të luftuar kundër një Devleti Musliman dhe ai e mori fetvanë për të luftuar kundër Beut të Karamanit nga këshilli i juristëve, të përbërë nga juristë të katër medhhebeue'. Shafi'iu Ibn Haxher el- Askalani (v.852/1448), Hanefiu Kadilkudat dhe Shejhulislam Sa'deddin ed Dejri (v.868/1462), Malikiu Kadilkudat dhe Shejhuli-slam Bedreddin et Tunisi (v.853/1449), Hanbeliu Kadilkudat dhe Shejhulislam Bedreddin Bagdadi (v.857/1453). Ibrahim Beu nuk mund të përballej me Sulltan Muradin dhe për këtë arsye u tërhoq sërish drejt Tashelisë. Ai ishte i martuar me motrën e Sulltan Muradit dhe pasi dërgoi bashkëshorten që fi kërkonte falje në emrin e tij, ai kërkoi paqe nga sulltani. Sulltan Muradi e fali atë dhe me Bejlikun e Karamanit u arrit marrëveshje për paqe.
Ndryshe nga bashkëkohësit e tij në Evropë dhe gjetiu, Sulltan Muradi, nuk ishte një sovran absolut që do të qëndronte në pushtet deri në ditët e fundit të jetës së tij. Përkundrazi, ai ishte një gazi (luftëtar në luftën e shenjtë kundër jobesimtarëve); një sundimtar i arsyeshëm, si dhe një sufi dhe një veli i devot-shëm. Sipas një historie, ai kishte parë në ëndërr tre engjëj që ndriçonin në qiell, mbi tre vende të ndryshme në oborrin e xhamisë, që ai kishte ndërtuar në Edrene. Ai ngriti nga një shtyllë prej mermeri të gjelbër, në secilin nga këto vende që të mos shkeleshin nga këmbë njeriu dhe këto tri shtylla qëndrojnë ende në vendet ku u ngritën, në oborrin e xhamisë së tij.
Ashtu sikurse veproi edhe Sufiu i Madh, Ibrahim Ibn Adham (kuddise sirruhu) (v.166/783), Muradi hoqi dorë nga froni vullnetarisht. Megjithatë, përpara se të abdikonte, ai u këshillua për këtë çështje me Vezirin Halil Pasha dhe mori masat e nevojshme për fia kaluar pushtetin në mënyrë paqë-sore, djalit të tij, Mehemmedit, Sanxhakbeut të Magnisës (Manisës). Kështu, Muradi u tërhoq në vitin 1444 në Magnisa, me shpresën për ta kaluar pjesën tjetër të jetës me lutje paqësore dhe në qetësi. Ai kishte bërë të pamundurën për të ruajtur unitetin e Devletit, për të siguruar unitetin e muslimanëve në vendin e tij dhe me dorëheqjen që dha nga posti i sulltanit, kur ai mendoi se ishte koha, Muradi tregoi madhështinë e bujarisë dhe guximit të tij. Duhet të kuptojmë se ai nuk mtmd ta kishte bërë një gjë të tillë më parë: le të supozojmë se ai ia linte pushtetin xhaxhait të tij, Mustafa Çelebiut, dhe tërhiqej në një fermë, por pa kaluar shumë kohë, disa njerëz do t'i mblidheshin rreth, dhe do ta nxisnin atë ta rikthente pushtetin me shpresën për të fituar për veten e tyre poste në administratën e re, nëse do të bazoheshim në sjelljen dhe qëndrimin e njëjtë të disa militantëve partiakë në ditët e sotme. Nga ana tjetër, disa nga zyrtarët e lartë mund të nxitnin dyshimet e Mustafa Çelebiut për qëllimet e Muradit. Pra, Muradi mund të mos kishte pasur një jetë të paqtë dhe të qetë. Në atë kohë, nuk kishte demokraci që të lejonte ish-sundimtarët të tërhiqeshin të qetë drejt rezidencave të tyre në një mjedis paqedashës.
Armiqtë e Devletit Osman, e nuhatën përparësinë që do të kishin me kalimin e pushtetit nga veterani Murad te djali i tij pa përvojë: Kardinali Cezarini, përfaqësuesi i Papës, iu drejtua menjëherë Mbretit Ladislav, duke i thënë se kjo ishte e vetmja mundësi për t'i larguar turqit nga rajoni i Evropës. Kardinali Kondolmieri, që drejtonte flotën e Papatit, që përbëhej prej 65-70 anijesh, dhe që, në atë kohë, ndodhej në Detin Egje, i dërgoi një letër Mbretit të Hungarisë, ku i bënte fhirrje të përfitonte nga kjo mundësi, duke shtuar se ai do të nisej për në Galipoli, që t'i ndalonte turqit të kapërcenin Ngushticën e Dardaneleve drejt Evropës. Perandori romak Joanis Paleologos i dërgoi gjithashtu, një letër Mbretit të Hungarisë për të njëjtën çështje. Nga ana tjetër, edhe Ibrahim Beu i Karamanit, dëshironte të përfitonte nga kjo situatë dhe për pasojë, iu dërgoi lajm armiqve evropianë, se nëse ata do të sulmonin nga ana e tyre, edhe ai ishte i gatshëm të sulmonte nga Anadolli. Ai deklaroi se Sulltan Muradi, për shkak të sëmundjes së tij mendore, ishte i detyruar të jepte dorëheqjen dhe t'ia kalonte Hilafetin djalit të tij 12-vjeçar. Kështu, me iniciativën e Komandantit të famshëm hungarez Janosh Hunjadi, sovranët e Hungarisë, Gjermanisë, Hercegovinës, Vllahisë, Bogdanit dhe Venedikut formuan një ushtri të bashkuar aleate kundër osmanëve. Papa i çliroi ata nga detyrimi për marrëveshjen e mëparshme të armëpushimit 10-vjeçar, me pretekstin se betimët që bëheshin me "të pafetë" nuk ishin të detyrueshme të zbatoheshin.
Armata e bashkuar e krishterë, kaloi kufirin osman, ndër-kohë që flota venedikase u pozicionua në Ngushticën e Dardaneleve, duke e bllokuar atë në mënyrë që të mos lejonte asnjë lëvizje të osmanëve nga Anadolli për në Evropë. I përballur me këtë situatë kritike dhe i nxitur nga vezirët e tij, Sulltan Mehemmedi II, thirri babain, Muradin, i cili kaloi Bosforin drejt Evropës, pasi Ngushtica e Dardaneleve ishte bllokuar nga anijet e flotës së krishterë. Ky kalim u bë i mundur vetëm pasi iu pagua Gjenovës nga një monedhë floriri për çdo ushtar. Ushtria osmane, edhe pse mjaft inferiore në numër, u përball me ushtrinë e të krishterëve në Vama më 28 Rexheb 848/10 nëntor 1444. Sulltan Muradi ngriti lart, të kapur në majën e një heshte, në krye të ushtrisë së muslimanëve Traktatin e Segedinit, për fiu kujtuar të krishterëve shkeljen e betimit. Janosh Himjadi sulmoi dhe shkatërroi krahun e majtë të ushtrisë osmane, ndërsa krahu i djathë i kësaj ushtrie zmbrapsi forcën sulmuese vllahe. Pjesa qendrore e ushtrisë osmane u detyrua të tërhiqej, edhe pse sulltan Muradi qëndroi duke luftuar në fushëbetejë së bashku me një numër të vogël jeniçerësh. Kur u zu në pozicion të vështirë, ai mori në konsideratë mendimin për t'u tërhequr, por Komandanti i ushtrisë së tij, Karaxha Beu, ishte i ndërgjegjshëm për ndikimin që do të kishte kjo lëvizje mbi moralin e ushtrisë së tyre, dhe e ndaloi atë duke e kapur nga kapistra e kalit. I dëshiruar për të marrë fronin e Hungarisë, Janosh Hunjadi i provokonte fisnikët hungarezë dhe i nxiste kundër turqve, por i braktiste ata gjithnjë në fushën e betejës në momentin e fundit, duke i lënë të mundeshin nga turqit. Në të njëjtën mënyrë, ai e shtyu mbretin e Hungarisë të sulmonte duke i thënë: "Ushtria turke ishte shkatërruar; tani është më mirë të sundosh sulltanin." I nxitur nga Janosh Hunjadi, Mbreti Ladislav avancoi deri pranë vendit ku luftonte sulltani. Njëri prej ushtarëve jeniçerë të sulltanit, Timurtashi, e goditi njërën këmbë të kalit të mbretit me një sëpatë, duke arritur ta rrëzonte kalin dhe mbretin, ndërsa një oficer tjetër jeniçer, Hëzëri, ia preu kokën mbretit. Koka e Ladislavit u ngul mbi majën e një shtize dhe ushtria muslimane thirri njëzëri tekbir. Kjo i frikësoi ushtarët e krishterë, të cilët u kthyen nga kishin ardhur, por shiimë prej tyre u vranë në fushën e betejës gjatë rrugës së kthimit. "Me vështirësi të madhe, Hunjadi arriti ti shpëtonte ushtrisë osmane, ndërkohë që me mijëra kalorës vriteshin. Shpresat e evropianëve për një fitore kryqtare u shkatërruan. Fati i Perandorisë Bizantine u vulos. Prestigji otoman u rrit më tepër në të gjithë botën muslimane dhe stmdimi otoman i pjesës juglindore të Evropës u sigurua edhe një herë.
1 tërbuar për shkak të tradhtisë së Ibrahim Beut, djali i Sulltan Muradit II, Mehemmedi, i dërgoi atij një letër në të cilën i shprehte zemërimin e tij. Kjo letër fillonte me një citim nga Kur'ani: "Në zemrat e tyre kanë sëmundje" [el Bekare, 10], dhe vijonte: "Me nxitjen dhe kandisjen e të pabesëve të këtij rajoni (Anadollit), moria e të pafeve e shkeli marrëveshjen dhe sulmoi ... por me ndihmën e Allahut, muslimanët i mundën ata në Vama." Ai e përfundoi këtë letër me një thënie të mirënjohur të Pejgamberit (s.a.v.s) të cituar pas hapjes së qytetit të Mekës ndaj Islamit në vitin 8/630, "I lavdëruar qoftë Allahu, që ndihmoi robine tij dhe mbështeti ushtrinë e tij."
Pas betejës së Vamës të vitit 1444 dhe me kërkesën e të birit, Mehemmedit, Sulltan Muradi mori sërish pozitën e sundimtarit dhe i biri u kthye në sanxhakun e Manisës. Kur u nis drejt Varnës, Sulltan Muradi u përpoq të kalonte Ngushticën e Dardaneleve, por ajo ishte e bllokuar nga flota venedikase, forca më e fuqishme detare e shekullit të 15-të. Osmanët iu kimdërpërgjigjën këtij bllokimi duke avancuar drejt Gadishullit të Moresë (Peloponezit), që në atë kohë ishte nën sundimin e Venedikut. Sulltan Muradi arriti të shkatërronte fortifikimet e armikut dhe të merrte nën kontrollin e tij këtë gadishull në vitin 850/1446. Despoti i gadishullit kërkoi faljen e tij.
Janosh Hunjadi luajti një rol kryesor për nënshkrimin e një traktati tjetër midis sovranëve të Polonisë, Çekisë, Vllahisë dhe Bogdanit, kundër osmanëve. Ata krijuan një armatë të madhe të krishterë që kaloi Lumin Danub dhe mbërriti në Kosovë. Sulltan Muradi, nga ana e tij, mblodhi një ushtri të madhe, e cila u përball me armikun në Betejën e Dytë të Kosovës, në vitin 852/1448. Përpara zhvillimit të betejës, Sulltan Muradi, fali dy rekate haxhe namaz dhe iu lut Krijuesit t'i falte fitoren kundër jobesimtarëve. Sulltan Muradi ia dërgoi lajmëtarët e tij Janoshit për të vendosur një traktat për paqe, por ai nuk pranoi. Të dyja ushtritë pritën një ditë dhe një natë, më pas, filluan gjuajtjet me artileri, armë zjarri dhe me shigjeta. Beteja zgjati dy ditë dhe dy net dhe ushtria e krishterë u mund; Janosh Hunjadi u arratis gjatë natës dhe dy banë, u vranë, ndërsa bani i Çekisë dhe bani i Polonisë u kapën rob. Prind i Polonisë arriti të maskohej, u shit si një rob ordiner lufte dhe pasi iu shit disa herë personave të ndryshëm, arriti të fitonte lirinë e tij. Sulltan Muradi e pyeti banin e Çekisë: "Pse sulmuat kundër nesh, kur ne nuk treguam ndaj jush armiqësi?" Ai iu përgjigj se kishte qenë e caktuar që ai të ishte një rob lufte në këtë situatë. Më pas, ai i ofroi Sulltan Muradit 10 kështjella dhe rrethinat e tyre, mbledhjen e taksave nga çdo cep i vendit të tij dhe shërbi-min me 5.000 ushtarë çdo vit. Por, sulltani iu përgjigj duke thënë: "Nuk kam nevojë për ato gjëra që ti m'i ofron". Dhe pastaj, kafiri iu përgjigj: "Ai që i kundërvihet një sulltani të fuqishëm dhe të pasur, nuk meriton tjetër veç fatkeqësisë". Dhe ai u ekzekutua. Qëndrimi që mbajti Sulltan Muradi, është në përputhje të plotë me ajetin që iu kushtohet robërve të kapur në betejën e Bedrit (të vitit 2/624). Ky qëndrim tregon, se vlerat e Islamit vazhdonin të ekzistonin edhe në një kontinent tjetër, pas shumë shekujsh, dhe se osmanët kishin vepruar në pajtim me parimet islame. Në të vërtetë, do të ishte më e lehtë dhe më e favorshme për Sulltan Muradin, të mblidhte taksat çdo vit dhe të përfitonte pasuri botërore, se sa të kërcënonte dhe të përpiqej te frikësonte armiqtë e tij fuqishëm.
la vlen të theksojmë këtu se ushtria osmane ishte tepër e kujdesshme për të mos i shkaktuar dëmtime të panevojshme popullit dhe pronës së tyre. "Çdo ushtar", sipas Neshriut, "që dëmton edhe një fije të vetme kashte, do të rrihet (si ndëshkim). Pra, ishte e zakonshme që kalorësia të ngrinte kokën e kuajve sa herë që kalonte në arat me grurë, që të mos i lejonin kuajt e tyre të hanin grurin." Kjo sjellje e civilizuar dhe njerëzore, në të vërtetë, është e kërkuar në parimet e Islamit dhe në fakt është ndjekur nga muslimanët. Ebu Bekri (r.a.) (ll-13/632-634), për shembull, i kishte dhënë urdhër të rreptë ushtrisë muslimane që të pajtohej me këtë sjellje të disiplinuar, që nuk iu shkonte ndërmend perëndimorëve gjatë periudhës së errët të Mesjetës, ndoshta edhe në ditët e sotme.
Pas betejës së Kosovës, Sulltan Muradi martoi djalin e tij Mehemmedin me Sitti Mykrime Hatunen, të bijën e Sylejman Beut të Dulkadirit.
Siguria dhe mirëqenia, gjatë periudhës së sundimit të Sulltan Muradit, ishin faktorë kaq mbizotërues dhe kaq të vendosur, sa që shumë njerëz të besimeve të ndryshme dhe të përkatësive të ndryshme racore, u shpërngulën në rajonin e Anadollit, për të jetuar atje në paqe dhe qetësi. Sulltan Murad Han Gaziu i trajtonte ushtarët e tij mjaft mirë. Ulemaja, sulehaja dhe ehlut tesavvuf, në përgjithësi, ishin në kushte mjaft të mira. Në vitin 829/1426, ai ndërtoi një imaret dhe një xhami në Bursa. "Ai caktoi 30 hafëzë dhe 40 muhallilë, që kishin detyrën të recitonin çdo ditë 70.000 tehlile dhe sevabet nga këto t'ia kushtonin shpirtit të "Zotërisë së dy botëve" (Sejjidul Kavnejn) Muhanuned Mustafasë, për shpirtrat e të gjithë profetëve, për shpirtrat e etërve të tyre, si dhe për shpirtrat e të gjithë besimtarëve. Ai ndërtoi një medrese në krah të asaj xhanue dhe një tyrbe për vete, midis xhamisë dhe medresesë. Në testament ai la amanet që pas vdekjes ajete nga Kur'ani të recitoheshin pa ndërprerje pranë tyrbes së tij.
Përveç kësaj, ai ndërtoi edhe një xhami, një medrese, një daru'l-hadith, dhe një mevlevihane në Edrene, ndërtimi i të cilave zgjati 10 vjet (1437-1447). Ai caktoi edhe 40 persona të tjerë, të cilët do të recitonin suren el-En'am dhe sevabin do tia kushtonin shpirtit të babait të tij Mehemmed Hanit; 5 persona të tjerë që do të recitonin salavat për shpirtin e Pejgamberit të Fundit Muhammed (Paqja qoftë me të). Ai caktoi shumë njerëz që do të recitonin çdo ditë La ilahe il-lallah dhe do ta kushtonin sevabin për shpirtin e besimtarëve. Ai ndërtoi, gjithashtu, një imaret në Ergene (Uzunkopry/Uzunkoprii) dhe i dërgonte çdo vit 3.500 monedha floriri Halilur Rahmanit (Hebron), Mekës dhe Medinës. Sulltan Muradi i ktheu fshatrat e Ballëk Hisarit pranë Ankarasë në vakëfe, të ardhurat e të cilave i dërgoheshin qytetit të Mekës. Ai iu shpërndante zakonisht 1.000 monedha floriri sejjidëve në çdo qytet ku mund t i takonte ata. Haxh Isa Dede, një nga ndjekësit (muridë) e Emir Sulltanit, i tha Sulltan Muradit, që ai duhej të përgatitej për vdekjen sepse ishte shumë pranë. Sulltan Muradi e mori shumë seriozisht këshillën, ftoi të birin e tij, Mehemmedin, të vinte nga Manisa dhe pas kësaj u sëmur në Edrene, ku edhe ndërroi jetë në vitin 855/1451. Megjithatë, vdekja e tij nuk u njoftua derisa i biri erdhi nga Manisa dhe më pas trupi i sulltanit u përcoll drejt Bursës për t u varrosur.
Mënyra më e mirë për të kuptuar dhe vlerësuar ngjarjet historike, si dhe situatën e shoqërive në histori, është krahasimi. Gjatë çerekut dhe gjysmës së parë të shekullit të 15-të, shoqëria muslimane ishte në kushte shumë të mira, si në aspektin material, ashtu edhe në atë moral. Ndërsa shoqëria evropiane ishte në periudhën e "errët" të Mesjetës. Njerëzit ë shoqërisë os-mane, nëse ishin të varfër, ushqeheshin në imarete dhe përveç kësaj, mirëqenia e tyre shoqërore ishte e garantuar nëpërmjet institudonit islam të zekatit. Nga pikëpamja morale, prijësit dhe ndjekësit e urdhrave fetare, elhut tesavvuf siguronin dhe ven-dosnin një nivel të mirë në shoqëri. Individët nuk ishin të veçuar apo të humbur në shoqëri; përkundrazi, besimtarët takoheshin në xhami, teqe dhe ata që ishin në nevojë, ndihmoheshin nga të tjerët. Një numër i madh vakëfesh ishin në veprim që nga periudha e Orhan Gaziut. Gjatë periudhës së Jëlldërëm Bajezidit në raste lindjeje, martese dhe morti, njerëzit recitonin poemën Vesilatun Nexhat, që quhej nga publiku mevlid/mevlud dhe bënte fjalë për jetën e Pejgamberit të Fundit, e shkruar nga Sylejman Çelebiu, që ishte imami i Ullu Xhamisë në Bursa, në kohën e Jëlldërëm Bajezidit. Muhamedijje, shkruar nga Shejhu Jazëxhëogllu (Yazicioglu) Mehemmed, po ashtu ishte gjerësisht e lexuar nga publiku. Pra, shoqëria osmane ishte në shekullin e 15-të, një shoqëri e ngritur. Ndërkohë që popujt e Evropës jetonin në papastërti, të munduar nga semundjet; ndërsa jetesa e tyre ishte në robëri.
Ky sfond solid i përgatitur nga Sulltan Muradi i hapi rrugën djalit të tij, Mehemmedit, për tu rritur në rrethana të përshtatshme dhe për të arritur suksese të mëdha.