Sulltan Muradi IV 1623-1640
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Muradi IV 1623-1640

Mustafai zuri vendin e Osmanit II, por shumë shpejt do të rrëzohej nga froni pasi kishte probleme të shëndetit mendor, dhe në vitin 1032/1623 u zëvendësua nga Muradi. Fjalia që vijon, në gjuhën turko-osmane, tregon datën e ardhjes në fron të sulltanit të ri:

Sulltan Muradi i Katërt u bë Padishah.

Kur vlerat numerike të germave në këtë varg mblidhen të gjitha së bashku, rezultati tregon vitin 1032 (1632).

Marrja e Bagdadit nga Shahu i Iranit

Bekir Subashë i Bagdadit vrau valiun (guvematorin) e Bagdadit, Jusuf Pashanë, dhe mori drejtimin e provincës në kundërshtim me Stambollin. Për këtë arsye, një forcë ushtarake nën drejtimin e Hafëz Pashait u dërgua në Bagdad për tu marrë aty me situatën që po përkeqësohej. Ndërkohë, Bekir Subashë kërkoi ndihmën e Shahut, por Hafëz Pasha me mendjemprehtësi ia konfirmoi atij pozitën që kishte, për të shmangur ndërhyrjen iraniane në çështjet e brendshme të osmanëve. Edhe pse Shahu i Iranit kishte mbërritur me ushtrinë e tij në Bagdad, Bekir Subashë nuk e pa të nevojshme të bashkëpunonte me të. Ai, megjithatë, i kërkoi falje Shahut dhe i dërgoi atij disa dhurata duke u përpjekur ta bindte që të tërhiqte forcat ushtarake nga Bagdadi. Por, Shahu vendosi ta shfrytëzonte këtë rast dhe rrethoi qytetin. Për më tepër, ai fitoi dhe mbështetjen e Mehmedit, djalit të Bekir Subashit, duke e mashtruar atë me premtimin se ai do të merrte vendin e babait të tij. Mehmedi e ndihmoi duke i hapur portën e kështjellës dhe forcat perse hynë në qytet. Ata i shkaktuan qytetit dhe popullit mizori të shumëllojshme duke përfshirë këtu edhe përndjekjen e popullsisë sunnite, dhe vrasjen e Mehmedit dhe babait të tij.

Ekspedita e Sulltan Muradit në Revan

I zemëruar nga plaçkitja n'Bagdad, në vitin 1045/1638, sulltan Muradi, në krye të Ordu-ju Hymajun, marshoi drejt Revanit dhe rimori kështjellën e këtij qyteti. Më pas, në vitin 1048/1638, ai iu drejtua Bagdadit dhe e gjeti Shahun e Iranit të fshehur nga frika në Kasr-ë Shirin. Ushtria osmane rrethoi qytetin dhe "Muradi e drejtoi përsonalisht ushtrinë e tij, ndihmoi me duart e tij në hapjen e hendeqeve dhe kur persët dërguan një kampion të vendosur për ti sfiduar rrethuesit në një luftim tek a tek, vetë Muradi e pranoi sfidën, dhe pas një dy-luftimi të ashpër i çau kafkën nga maja e kokës deri në mjekër, këtij gjiganti. Koraca me të cilën ai luftoi, një veshje e mrekullueshmë prej metali të përpunuar dhe zinxhirash floriri, mund të shihet edhe sot e ekspozuat në Thesarin e Kostandinopojës." Pas një rrethimi që zgjati një muaj,'Bagdadi u dorëzua dhe sulltani fitimtar vizitoi tyrberi e Imami Azam Ebu Hanifes dhe e riparoi atë bashkë me atë të Abdulkadir Gejlanit, Shejhut të madh sufi, dhe kështjellën e Bagdadit.274 Në përfundim, ai u kthye në Stamboll në prill të vitit 1048/1639, pasi lidhi dhe traktatin e paqes të Kasr-ë Shirinit me Iranin, sipas të cilit të dyja palët pranuan të shkatërronin kështjellat e tyre që ishin ridërtuar përgjatë kufirit. Si Sunnitë të devotshëm që ishin, osmanët këmbëngulën që paralajmërimi i mëposhtëm të shtohej në kushtet e traktatit: "Nëse duam të nderojmë marrëveshjen e paqes, duhet të ndërpriten dhe të parandalohen fyerjet për Ebu Bekrin, Omerin dhe nënën e besimtarëve, Aishe".

Sulltan Muradi ndërroi jetë një vit më pas. Ai kishte marrë drejtimin e Sulltanatit në një moshë shumë të re, dhe fillimisht kishte qenë nën ndikimin e nënës së tij Sulltaneshës Kosem (Kosem). Por shumë shpejt ai do të çlirohej nga ky ndikim, dhe do të vendoste autoritetin e tij për drejtimin e Devletit Osman. Në një farë mënyre, ai ngjasonte me Javuz Selimin, stërgjyshin e tij, edhe pse nuk ishte aq i mirënjohur dhe i kulturuar sa paraardhësit e tij. Muradi ndaloi zyrtarisht konsumimin e alkoolit dhe duhanit, edhe pse ky ligj nuk u zbatua në realitet.

info@balkancultureheritage.com