Sulltan Osmani II 1618-1622
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Osmani II 1618-1622

Ai u quajt Genç Osman (Osmani i Ri), që ishte një titull i përshtatshëm për atë, që ishte aktiv por pa përvojë, dhe ishte nën ndikimin e nënës së tij.

Fushata në Poloni

Lumi Turla (Dnjestër) vijëzonte kufirin midis Devletit Osman dhe Lehistanit. Edhe pse Hani i Krimesë ishte urdhëruar të mos organizonte asnjë akën (sulm) në Poloni, polakët shumë shpejt do të ndërhynin në çështjet politike të Bogdanit dhe në vitin 1617 pushtuan kështjellën Hotin. Për këtë arsye, Iskender Pasha, Bejlerbeu i Ozit (Ozi), u nis kundër tyre bashkë me kalorësit e Krimesë, dhe forca të tjera, dhe në betejën që u zhvillua pranë Jashit, forcat muslimane shkatërruan vojvodën e Bogdanit që kishte edhe ndihmën e 50.000 ushtarëve polakë. Kozakët e Polonisë, megjithatë, kishin kaluar poshtë kufirit të lumit Ozi (Dnjepër) drejt Detit të Zi, dhe kishin sulmuar dhe plaçkitur Jenikojin (Yenikoy) në Bosfor. Kjo ngjarje e zemëroi sulltanin Genç Osman, që nuk pranoi ti priste të deleguarit e mbretit polak dhe kundërshtoi ndërhyrjen e ambasadorit britanik. Ai vendosi të luftonte kundër Polonisë, dhe për këtë arsye u vu në krye të ushtrisë që u nis nga Stambolli në vitin 1030/1621 dhe mbërriti në Edrene dhe në Degirmenkojy (Degirmenkdyu), vend ku ushtrisë së tij iu bashkua edhe vojvoda i Bogdanit, Aleksandri, dhe disa bejlerë. Por ky i fundit u shkarkua nga detyra për shkak të dështimit të tij në riparimin e urave dhe rrugëve, si dhe për furnizimin e ushtrisë me grurë. Në vitin 1030/1621, vendin e tij e mori Ishtfan Tomsha, një armik i betuar i polakëve.

Në shtator të vitit 1621, Ordu-ju Hymajun mbërriti në Hotin, por nuk arriti ta rimerrte kështjellën. Një trupë, prej 50.000 kalorësish të Krimesë, sulmoi duke depërtuar thellë në rajonin e Polonisë dhe e tmerroi popullsinë atje. Gjatë sulmit të katërt, më 14 shtator 1621, Karakash Mehmed Pasha, valiu i Budinit, u fut në fortifikatat e armikut jashtë kështjellës, dhe nëse nuk do të ishte vrarë në fushën e luftës, ai do të kishte ngritur flamurin osman. Por, sadrazami Hysejin Pasha nuk dërgoi përforcimet që priteshin, me sa duket, për shkak të smirës, dhe për këtë arsye, ai u shkarkua dhe detyrën e tij e mori veziri Dilaver Pasha, Bejlerbeu i Dijarbakërit. Si përfundim, një traktat paqeje midis Devletit Osman dhe Polonisë u lidh më 1030/5 tetor 1621. Sipas këtij traktati, Bogdani do të merrte kështjellën e vogël Hotin dhe kufiri nuk do të ndryshonte. Për më tepër, banditët kozakë nuk do të ndërhynin në territorin osman dhe polakëve iu kërkua të vazhdonin t'i paguanin Hanit të Kërëmit 40.000 dukate, tagër që e paguanin që nga periudha e Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm.

Mbretvrasja e Genç Osmanit 1622

Fushata e muslimanëve kundër Polonisë u drejtua nga vetë sulltani dhe nga Hani i Krimesë, Xhanëbek Gëraji (1610-1623), ndërsa ushtria polake ishte nën komandën e djalit të mbretit. Megjithatë, kjo fushatë nuk pati sukses të plotë, për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpra midis sulltanit dhe ushtarëve jeni-çerë. Sulltan Osmani II mendonte se ishte e nevojshme të bëhej një rinovim në radhët e ushtrisë, madje edhe të zëvendësohej e tëra nga një trupë e re ushtarake. Por jeniçerët mendonin se sulltani i ri, që ishte nën ndikimin e një eunuku të zi nga Haremi, ishte përgjegjës për situatën në përkeqësim. Sylejman Agai, eunuku, dhe Omer Efendiu (1623-1625), mësuesi i sulltanit, e kishin nxitur atë të krijonte një ushtri krejtësisht të re të përbërë nga ushtarë të përgatitur në Egjipt, Siri dhe Anadoll, dhe të nisej nga Stambolli për pelegrinazh. Shejhulislam Esad Efendiu, vjehrri i sulltanit lëshoi një fetva (mendim ligjor dhe leje) që e lironte sulltanin nga kryerja e pelegrinazhit atë vit, me qëllim që të qëndronte në kryeqytet për të vendosur drejtësinë.

Mjeshtri shumë i nderuar shpirtëror në atë kohë, Shejhu Aziz Mahmud Hydai, kishte të njëjtin mendim për këtë çështje, por sulltani i shpërfill këto fetva dhe vendosi të vazhdonte planin e tij të pelegrinazhit.

Jeniçerët dhe spahinjtë e kundërshtuan vendimin e sulltanit, për të shkuar në pelegrinazh, në një kohë të vështirë kur armiku ishte tek porta. Ata u mblodhën në Sheshin Sulltan Ahmed, u njoftuan për fetvan nëpërmjet Shejhulislamit që mbështeste qëndrimin e tyre, dhe kërkuan një dënim të rëndë për ata që e drejtonin sulltanin në rrugë të gabuar. Ata kërkuan, në veçanti, që Sylejman Agai, përgjegjësi i Haremit, të shkarkohej nga detyra dhe të dërgohej në mërgim. Kur sulltani i kundërshtoi këto kërkesa të tyre, ata ngulmuan dhe më tepër, duke kërkuar dhe ekzekutimin e sadrazamit Dilaver Pasha, Defterdarit, Omer Efendiut dhe Sylejman Agait. Ata dërguan një grup studiuesish për të diskutuar çështjen e tyre me sulltanin, por ai i mbajti ata në pallatin e tij. Për këtë arsye, ushtarët filluan një rebelim të hapur kundër tij, hynë në pallatin e sulltanit dhe vendosën me forcë Mustafain si sulltan. Për pasojë, sulltan Osmani II u detyrua t'i dorëzonte Sylejman Again dhe Dilaver Pashanë, por ushtarakët nga ana e tyre e detyruan ulemanë  ti betoheshin për besnikëri Mustafait. Osmani II u strehua tek ata ushtarë jeniçerë që kishin marrë përsipër ta mbronin dhe ti shpëtonin jetën, por, që i kishin bërë të qartë në të njëjtën kohë se nuk do ta pranonin më atë si Halif. Por, të nxitur nga sadrazami i ri, Davut Pasha, i cili shikonte te sulltani i rrëzuar nga froni një rrezik të mundshëm për vetveten, disa nga jeniçerët e vranë Genç Osmanin në vitin 1031/1622.

info@balkancultureheritage.com