Sulltan Selimi III 1789-1807
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Selimi III 1789-1807

Pas vdekjes së Abdylhamidit, Selimi III, nipi i Abdyl-hamidit dhe djali i Mustafait III, mori vendin e tij. Ai pranoi bej'atin përpara Akagallar (Akagalar) Kapësë, në Pallatin Topkapu. Për shkak të një armiqësie personale, një nga zyrtarët e tij të lartë, Shemseddini, e këshilloi në mënyrë të gabuar sulltanin e ri që ta zëvendësonte në vitin 1789, Sadrazamin e aftë, Jusuf Pashanë, me Hasan Pashanë. Ky i fundit pësoi disfatë në Boze, në 1203/1789, nga një ushtri e bashkuar austriakësh dhe rusësh dhe Devleti Osman humbi kështjellën e Akkermanit dhe të Benderit, që i mori Rusia, dhe Beogradin, që e mori Austria. Një ushtri e madhe ruse sulmoi qytetin Ismail, por u mund nga Xhezajirli Gazi Hasan Pasha.56 Ky i fundit ekzekutoi Tajfur Pashanë për shkak të tërheqjes së tij nga kështjellat e Benderit, Akkermanit dhe Kilit, që ranë në duar të rusëve. Ndërkohë që përgatitej në mënyrë aktive për luftë, Sadrazami i moshuar (80 vjeçar), Hasan Pasha, vdiq nga malaria në Shumna, në vitin 1204/1790. Sadrazami i ri Sherif Hasan Pasha zmbrapsi forcat e drejtuara nga Princi Koburg, që kishin rrethuar kështjellën e Jerkojit (Yerkdy), por ai nuk arriti të përballonte një sulm tjetër të forcave ruse nga toka dhe lumi ndaj kështjellës Ismail, që u mor nga forcat armike në 1205/dhjetor 1790, dhe që përfundoi me humbje të rënda, rreth 20.000 ushtarë të vrarë nga të dyja palët. Në shkurt të vitit 1791, Sadrazami Sherif Hasan Pasha u ekzekutua në Shumna, për shkak të dështimit të tij. Ai kishte kaluar 50 ditë në fushën e Jerkojit, në vend që të sulmonte menjëherë forcat humbëse austriake. Ai nuk arriti të ishte i suksesshëm në sulmin e tij kundër tyre, për arsye se lufta midis austriakëve dhe Prusisë në atë kohë kishte përfunduar, dhe Austria kishte arritur të mblidhte të gjitha forcat. Ky fakt tregon se Devleti Osman merrte masa të ashpra ndaj dështimeve katastrofike, pa bërë dallime për personin apo për pozitën që ai kishte.

Koxha Jusuf Pasha u emërua në postin e Sadrazamit për herë të dytë. I vetëdijshëm për pikat e dobëta të ushtrisë osmane, ai bëri përpjekje për tiu lënë përshtypje rusëve me gatishmërinë e tij për një luftë të përgjakshme, nëse do të ishte e nevojshme, edhe pse, në të njëjtën kohë, ai bëri të ditur dëshirën për të vendosur paqen. Në 1206/gusht 1791, u përgatit një traktat paqeje me rusët, por Sulltan Selimi III vendosi të luftonte, pasi i kundërshtoi rreptësishtë kushtet e këtij traktati, veçanërisht atë të dorëzimit te Odesës nga osmanët. Por, pashallarët e këshilluan sulltanin të mos ndërmerrte një aventurë të tillë, pasi ushtria nuk ishte gati për luftë. Përveç kësaj, Revolucioni Francez i vitit 1789 kishte pasur ndikime të fuqishme në të gjithë Evropën, dhe Prusia nuk i mbante angazhimet që kishte marrë për të mbështetur aleatin e saj osman kundër rusëve. Në këto rrethana, Devleti Osman ishte i detyruar të nënshkruante me Rusinë Traktatin e lashit në Xhumade'l Ula 1206/shkurt 1792, sipas të cilit lumi Turla do të ishte kufiri ndarës midis dy vendeve. Rusia mori Odesën dhe Devleti Osman pranoi pa dëshirë aneksimin e Krimesë dhe Tamanit nga Rusia, ndërsa osmanët rimorën Benderin, Kilin dhe Akkermanin. Nëse nuk do të kishte qenë i detyruar të luftonte kundër dy forcave armike në të njëjtën kohë (Rusisë dhe Austrisë), një përmirësim i dukshëm në fuqizimin e ushtrisë osmane mund të kishte lejuar përballjen e tyre me Rusinë në këtë luftë. Ushtarët osmanë ishin trima dhe luftëtarë të aftë, dhe, kur ishin të disiplinuar, ktheheshin në një sfidë të vërtetë edhe për ushtrinë shumë të fuqishme ruse. Në 1206/gusht 1791, Devlëti Osman nënshkroi edhe Traktatin e Zishtovit me Austrinë, sipas të cilit osmanët rimorën Beogradin, në këmbim të disa ndryshimeve në favor të Austrisë për disa pika kufitare.

Jusuf Pasha u caktua në postin e valiut të Trabzonit dhe të Seraskerit (Kryekomandantit) të Anapas, në maj të vitit 1792, ndërsa Melek Mehmed Pasha mori vendin e tij si Sadrazam. Kur miqtë e kritikuan tolerancën e tij në administratë, ai i përgjigjej më sarkazëm: "Në takimin tim të parë me Sulltan Selimin, unë i thashë atij se vëzhgimi im më tregonte se zyrtarët e lartë të Devletit ishin shumë besnikë ndaj tij si dhe shumë dinamikë. Një ditë më pas, shumë persona me influencë më dërguan dhurata të çmuara, dhe më falënderuan. Pra, në këtë mënyrë, kuptova se ata do të ishin në dijeni dhe do të konsultoheshin për gjithçka që mund ti thosha sulltanit. Për këtë arsye, preferova të mbaja marrëdhënie të mira me ta."

Kjo tregon një atmosferë jo të shëndetshme të administratës osmane në atë kohë. Sadrazami, faktikisht, iu referohej atyre zyrave me influencë, për të gjitha çështjet e Devletit, duke përfshirë raportet zyrtare për përmirësimin e forcave tokësore dhe detare osmane. Melek Mehmed Pasha qëndroi në këtë detyrë për dy vite e gjysëm. Sulltani, që në atë kohë kishte për synim organizimin e një ushtrie të re, (Nizam-ë Xhedid ose Urdhri i Ri) dhe një arsenal të ri, e zëvendësoi atë në tetor të vitit 1794 me një person shumë të aftë dhe të nderuar, Izet Mehmed Pashanë, guvernatori i Egjiptit.

Pushtimi francez i Egjiptit

Në vitin 1209/1794, Devleti Osman njohu regjimin republikan që ishte vendosur në Francë, pas Revolucionit të suksesshëm të vitit 1789.  Ali Efendiu u emërua si ambasador, përfaqësues i Devletit, në Paris, ndërsa Franca dërgoi në Stamboll ambasadorin Vertinak.

Me kërkesë të ambasadorit francez, osmanët nënshkruan me Francën, në 1210/maj 1796, një traktat ine 15 nene, që përcaktonte koordinimin e përgjithshëm midis Devletit Osman dhe Republikës së Francës në luftërat evropiane, dhe që deklaroi asnjanësinë e Devletit Osman, në rast lufte, në të ardhmen, midis Francës dhe Britanisë. Ambasadori francez kishte deklaruar se me një traktat të tillë do të përfitonin të dyja palët, madje, ai përmendi edhe mundësinë e rimarrjes së Krimesë nga Devleti Osman. Disa nga shtetarët osmanë kishin mendimin që francezët e kishin për zakon ta ndërronin politikën e tyre vazhdimisht, dhe se nënshkrimi i një traktati të tillë midis Devletit Osman dhe Francës, do të bënte të mundur ngritjen e Rusisë dhe Austrisë kundër osmanëve dhe për këtë arsye do të ishte më me vend ta shtynin nënshkrimin e tij. Por sulltani ishte në favor të nënshkrimit të këtij traktati dhe për pasojë, Shejhul-islami dhe Kadiaskerët e Rumelisë dhe Anadollit, si dhe dinjitarë të tjerë u mblodhën për të diskutuar këtë çështje, duke arritur në një përfundim që iu paraqit më pas sulltanit. Por, sulltani këmbënguli për ta lidhur këtë traktat menjëherë, dhe ai u nënshkrua, dhe u shkëmbye nga të dy palët më 17 Dhil Ka'de 1210/24 maj 1796.

Shumë pak kohë më pas, Franca dhe Austria ndanë territorin e Venedikut mes tyre, ku Franca mori detin Adriatik me shtatë ishuj në këtë rajon dhe Prevezën, dhe në këtë mënyrë arriti të kishte kufij të përbashkët me Devletin Osman, që kishte kufij të përbashkët me Austrinë dhe Rusinë në Evropë. Napoleon Bonaparti (1769-1821) u autorizua nga qeveria republikane e Francës të nisej drejt Mesdheut në krye të një ushtrie prej 60.000 ushtarësh. Ai mbërriti fillimisht në Maltë, e bllokoi atë me 25 luftanije dhe me më shumë se 300 anije përforcuese, dhe e pushtoi atë. Ai asgjësoi piratët që u vetëquajtën "Kalorës të Shën Xhonit"; ata ishin larguar nga Rodosi, kur ishulli u hap ndaj Islamit në vitin 1522 nga Sylejmani i Madhërishëm. Kjo organizatë me emrin "Kalorësit e Shën Xhonit" ishte themeluar në vitin 1070, në Jeruzalem; ishte transferuar në vitin 1292 në Qipro; dhe ishte vendosur në ishullin e Rodosit, në vitin 1306. "Pas pushtimit të Tokave të Shenjta nga muslimanët, urdhri (kalorësit piratë) ishte vetëvendosur si një bastion i fortifikuar kundër Islamit dhe ishte kthyer në një bazë kryesore për piratët që sulmonin anijet otomane, që lundronin në Detin Egje dhe në detin ë Mesdheut Lindor, dhe në një mbështetës të përpjekjeve të Kryqëzatave të ndryshme detare në ato zona."

Më pas, Napoleon Bonaparti iu drejtua Aleksandrisë, portit të Egjiptit Osman dhe pa asnjë deklaratë lufte zyrtare, zbarkoi me ushtarët e tij në tokën e Egjiptit, në korrik të vitit 1798. Ai u përpoq ta justifikonte këtë akt të pazakontë dhe të pavend, duke pretenduar se kishte mbërritur në Egjipt për të parandaluar veprimtaritë imperialiste të Britanisë në mbështetje të Devletit Osman, dhe për t'i dhënë fund sjelljes së pacipë të memlukëve të Egjiptit, sikur Devleti Osman të kishte dashur me të vërtetë diçka të tillë prej tij. Valiu Bekir Pasha, Reisul Umera Ibrahim Beu dhe Murad Beu u përpoqën me gjithë forcat e tyre ta mbronin Egjiptin me 30.000 ushtarë, por ata pësuan disfatë nga ushtria franceze e stërvitur dhe e pajisur mirë me armatime moderne.

Xhezzar Ahmed Pasha

Pas pushtimit të Egjiptit, Napoleon Bonaparti synonte të pushtonte edhe Sirinë. Ai tha: "Vendosa të marshoja drejt Sirisë në kuadrin e kolonializmit. Siria dhe Egjipti duhet të jenë nën të njëjtën qeveri." Napoleoni u përpoq të mashtronte Xhezzar Ahmed Pashanë (v.1804) e Akkasë Osmane, por pashai nuk iu përgjigj letrave të tij.

Britania nuk ishte dakord me pushtimin francez të Egjiptit. Kishte mjaft konkurrencë midis këtyre dy fuqive imperialiste. Francës iu desh të hiqte dorë nga kolonitë e saj në Kanada dhe Indi, që u kthyen në koloni të Britanisë me nënshkrimin e Traktatit të Parisit (1763), pas luftës 7-vjeçare (1756-1763), mes fuqive evropiane. Manja e Egjiptit nga Franca, një vendi me rëndësi strategjike në Afrikë, që ndodhej në rrugën drejt Indisë, nuk ishte një situatë e pranueshme për Britaninë. Për këtë arsye, Admirali britanik Nelson shkatërroi dhe dogji anijet franceze.

Gjenerali Napoleon Bonaparti avancoi drejt Sirisë, mori kështjellën e Haifas në sajë të një marrëveshje dhe kështjellën Xhafa me luftë, ku ai masakroi 5.000 ushtarë shqiptarë dhe arabë. Pasi arriti në Akka, Napoleoni rrethoi qytetin për 50 ditë, gjatë të cilave ai humbi më shumë se 15.000 ushtarë dhe përfundimisht pësoi një disfatë të rëndë. Kjo ishte disfata e parë e Napoleonit. Ai groposi në këtë vend artilerinë e rëndë të ushtrisë franceze dhe me shpejtësi u tërhoq në Egjipt, pasi helmoi të gjithë ushtarët francezë të plagosur dhe të sëmurë. Nëse Napoleoni nuk do ta kishte sulmuar Akkanë, pushtimi francez i Egjiptit mund të kishte zgjatur më shumë. Rrethimi i Akkasë dhe disfata e turpshme e francezëve ishte me të vërtetë një pikë kthese për historinë e këtij rajoni.

Pushtimi francez i Egjiptit pati ndikime të rëndësishme për Historinë Botërore; për një periudhë tre vjeçare, qendra e politikës evropiane kaloi në Mesdhe. Ky ishte një dështim për Francën, pasi ajo nuk arriti të merrte Egjiptin për një kohë të gjatë dhe nuk mundi tia pengonte rrugën drejt Indisë, Britanisë dhe kështu, nuk arriti as të zotëronte Mesdheun Lindor. Por, ishin shkencëtarët dhe studiuesit që shoqëruan Bonapartin në Egjipt, ata që patën ndikim të madh mbi popullsinë e Egjiptit për të ardhmen e këtij vendi.

Aventura franceze në Egjipt i shërbeu mjaft mirë interesave të Britanisë; Britania u çlirua nga rreziku që i kanosej nga Bonaparti, i cili ishte një kërcënim për zotërimet e Britanisë në Lindje. Britania u vendos në Maltë gjatë kësaj fushate, duke marrë në këtë mënyrë një pikë tjetër strategjike që kontrollonte Mesdheun Perëndimor pas Xhebelittarikut (Gjibraltarit).

Rimarrja e Egjiptit nga osmanët

Me pushtimin francez të Egjiptit, Izet Mehmed Pasha u shkarkua nga posti i tij, dhe Valiu i Erzurumit, Jusuf Zija Pasha mori vendin e tij si Sadrazam. Në vitin 1798, Devleti Osman nënshkroi një traktat me Britaninë dhe Rusinë, kundër Francës, dhe në vitin 1799, anijet ruse iu bashkuan atyre osmane në Stamboll, nën drejtimin e Shermet Kapudanit. Së bashku ata rimorën nga Franca Xhezajir-i Seb'a (Shtatë Ishujt). Ali Pashë Tepelena (v.1822) rimori Prevezën, Pargën dhe dy kështjella të tjera në brigjet e detit Adriatik. Siç ishte rasti në Dubrovnik, në ata shtatë ishuj, u themelua një republikë nën vartësinë e Devletit Osman, të cilit i paguante një tagër prej 70.000 dukatesh çdo tre vjet.

Napoleon Bonaparti, që ishte bllokuar në Egjipt për shkak të dështimit të flotës së. tij, kontaktoi me  (Sidney) Smith, admiralin e flotës britanike, dhe mori leje nga ai për të dërguar disa nga njerëzit e tij në Francë, duke e mashtruar në këtë mënyrë atë, pasi ai u largua vetë nga Egjipti me dy anije të vogla në Rebiul Ahir 1214/nëntor 1799 dhe mbërriti në Marsejë. Ai la në Egjipt, Gjeneral Kleberin, që kishte autorizimin për të nënshkruar një traktat me Britaninë, nëse asnjë përforcim nuk do të arrinte nga Franca brenda 6 muajve, sepse Napoleoni e dinte mjaft mirë se Franca mund të mos kishte mundësi të ruante pozicionin që kishte arritur në Egjipt, pa ndihmën e një flote të fuqishme.

Jusuf Zija Pasha mbërriti në Damask në krye të ushtrisë osmane, që gjatë rrugës ishte përforcuar dhe nga rekrutë të rinj. Ai rihapi ndaj Islamit el-Arishin, dhe pas kësaj, francezët vendosën të tërhiqeshin nga Egjipti. Kleberi, përfaqësuesit britanikë dhe një përfaqësues i Zija Pashait nënshkruan një marrëveshje në vitin 1801, që përcaktoi kiishtet për këtë tër-heqje. Në shkurt të vitit 1801, francezët filluan të tërhiqeshin, por admirali britanik, në të njëjtën ditë që ata duhej të zbraznin kështjellën, mori një direktivë të papritur nga Londra sipas të cilës francezët duhet të dorëzonin edhe armët e tyre. Kjo e zemëroi gjeneralin francez dhe ushtarët e tij, dhe për këtë arsye ata u hodhën në një sulm të befasishëm kimdër britanikëve. Por, përfundimisht, ata u mundën dhe u detyruan ta dorëzonin Egjiptin në 1801; dhe armët e tyre u ndanë midis osmanëve dhe britanikëve. Veziri Hysrev Pasha u caktua Vali i Egjiptit dhe Sadrazami Jusuf Zija Pasha u rikthye në Stamboll, duke lënë pas 10.000 ushtarë për të mbajtur nën kontroll çdo problem të mundshëm që mund të krijohej nga fisnikët memlukë. Pushtimi francez i Egjiptit, që zgjati vetëm për tre vjet, i kushtoi shtrenjtë Francës: 40.000-50.000 ushtarë dhe një flotë detare. Por, nga ana tjetër, pati dhe një ndikim të tmerrshëm mbi vetë Egjiptin dhe botën muslimane. Me kalimin e kohës, Egjipti u bë më i fuqishëm se vetë Devleti Osman, pasi ëgjiptianët nën sundimin e Muhammed Aliut dhe dinastisë së tij përvetësuan idetë dhe armatimet perëndimore.

Shfronësimi i Selimit III

Ndërkohë në mbarë Devletin Osman mbizotëronte shqetësimi dhe paqëndrueshmëria. Vehabitët u rebeluan në gadishullin arabik dhe kryengritjet u përhapën dhe në Greqi, në Gadishullin e Moresë, në Mesdhe dhe në Serbi. Devleti Osman nuk arriti ta kontrollonte këtë situatë të rrezikshme, dhe Këshilli i Ulemave fajësoi Nizam-ë Xhedidin për këtë dështim katastrofik. Megjithatë, duke qenë se kishte themëluar Nizam-ë Xhedidin, në Stamboll dhe Anadoll, Sulltan Selimi m vendosi ta dërgonte atë dhe në Rumeli, por Sadrazami, Ismail Pasha, e kundërshtoi fuqimisht atë dhe faktikisht, ai iu drejtua në më-nyrë të fshehtë dhe dinjitarëve të Devletit që ta kimdërshtonin atë. Dështimi i Nizam-ë Xhedidit në Rumeli nxiti edhe provincat e tjera për ta kundërshtuar në mënyrë aktive dhe për të vepruar fshehurazi kiindër tij.

Duket se Nizam-ë Xhedid ishte një urdhër që ishte krijuar pa u menduar gjatë dhe nuk ishte shumë i përgatitur. Shumë persona me influencë nuk ishin të bindur për përshtatshmërinë e këtij urdhri, ndërsa të tjerë mendonin se për të zëvendësuar jeniçerët me një strukturë të re duhet të kishte një planifikim të mirë, në mënyrë të atillë që të mos u lihej hapësirë jeniçerëve për t'u revoltuar dhe për ta kërcënuar dhe vetë ekzistencën e Devletit.

Nën drejtimin e Kabakçë Mustafait, ushtarët në Bosfor u ngritën në revoltë, duke e detyruar Sulltan Selimin të abdikonte nga froni në vitin 1807. Pak para abdikimit, disa nga këshilltarët e tij e këshilluan atë që të mblidhte ushtrinë osmane, që ishte dërguar në luftë në brigjet e Danubit kundër kryengntësve të atjeshëm, por ai i kundërshtoi duke thënë: "Jo! Në këtë rast, forcat ruse mund të vijnë në Çatallxha (pranë Stambollit). Kjo tregon se, për të, integriteti i Devletit Osman qëndronte mbi interesin e tij personal.

Sulltan Selimi III ishte adhurues i arteve të bukura, poezisë dhe këngës. Ai ishte një poet dhe një kompozitor i mirë muzike. Ai ishte krijuesi i melodisë suz-i dilara për muzikën klasike osmane. Por, ai dhe dinjitarët e Devletit pëlqenin jetën e shthurur dhe luksoze. Ndoshta, kjo ishte dhe arsyeja kryesore që njerëzit nuk e pëlqyen Nizam-ë Xhedid, që ishte huazuar nga Evropa. Një gabim tjetër i Selimit ishte neglizhenca e tij ndaj pikëpamjeve të ulemasë dhe njerëzve të tjerë të ditur. Për shembull, ai e kundërshtoi pikëpamjen e tyre, sipas së cilës ishte e nevojshme të kishte diskutime me pjesëtarët e tjerë të elitës osmane, mbi çështjen e lidhjes së një traktati me Francën, por ai vendosi fi vazhdonte i vetëm diskutimet dhe ta nënshkruante këtë traktat menjëherë. Pas pak kohe, francezët i shkelën kushtet e këtij traktati dhe pushtuan Egjiptin.

info@balkancultureheritage.com