Sundimi i aristokracisë ushtarake 1081 - 1204
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sundimi i aristokracisë ushtarake 1081 - 1204

~Georg Ostrogorski

Epoka e Komnenëve konsiderohet si një periudhë lulëzimi të veçantë për histonografinë bizantine, falë sidomos veprave të Ana Komnenës, të Johan Kinamit e të Niketë Koniatit.1 Ana Komnena, vajza e zgjuar dhe e ditur e perandorit Aleks I (1081-1118) në veprën Aleksiada shkroi historinë e të atit nga fillimet e deri në vdekjen e tij (1069-1118).2 Princesha, që ishte shkolluar sipas modeleve klasike dhe që e njihte mirë historiografinë, poezinë e filozofinë e lashtë greke, e shkroi këtë vepër me një stil të kërkuar dhe arkaik: ajo nuk përfaqëson vetëm një moment të rëndësishëm të humanizmit bizantin, por edhe një burim historiografik të dorës së parë. Rrëfimi i hollësishëm i Anës përbën bazën kryesore të njohurive tona mbi këtë periudhë të rëndësishme në të cilën realizohet restaurimi i Perandorisë Bizantine, takimi i Perëndimit me Bizantin gjatë Kryqëzatës së parë. Luftërat me normanët dhe me popujt e stepave të Veriut dhe të Lindjes. Prirja për panegjirizëm e Aleksiadës dhe kufizime të tjera tësaj, ndër të cilat duhet vënë në dukje konfuzioni kronologjik, kompensohen nga gjerësia dhe shumëllojshmëria e informacionit, që autoqa ishte në gjendje të siguronte falë pozitës dhe etjes së madhe për dije. Një përpjekje për të shkruar histori bëri edhe burri i Anës, cezari Niqifori Brien, nipi i atij Niqifor Brienit që ishte ngritur si antiperandor kundër Mihal Dukës e pastaj kundër Niqifor Botonianit. Vepra e papërfunduar e Niqifor Brienit, që nuk mund t'i qëndronte ballafaqimit me atë të së shoqes, trajton shkurtimisht historinë e dinastisë së Komnenëve duke filluar nga Isak Komneni. Trajtimi bëhet më i hollësishëm duke filluar nga Romani IV Diogjen, por ndërpritet në mesin e qeverimit të Niqifor Botinianit.4 Për periudhën e Aleksit I bën fjalë pjesa përmbyllëse e kronikës universale të Johan Zonarës, që kemi përmendur disa herë deri tani. Edhe pse mbështetet fort tek Aleksiada rrëfimi konciz i Zonarës ka njoftime shtesë të rëndësishme në krahasim me Ana Komnenën. Përkundrazi, nuk kanë asnjë vlerë historike të pavarur kronika universale në vargje e Konstandin Manases, që mbërrin deri në ngjitjen në fron të Aleksit I, as ajo e Mihal Glykës, mbërrin deri te vdekja e perandorit. E një niveli akoma më të ulët është kronika e thatë universale e Joelit, që shtrihet deri në pushtimin latin të vitit 1204.

Atë çka Aleksiada përfaqëson për periudhën e Aleksit I, vepra e Johan Kinamit e përfaqëson për periudhën e Manuelit I (1143-1180), ndërsa vepra e Niketë Koniatit si për këtë periudhë, ashtu edhe për atë të Komnenëve të fundit dhe të Engjëllorëve. Si Kinami ashtu edhe Niketë Koniati e fillojnë veprën e tyre me vdekjen e Aleksit I, por periudha e sundimit të Johanit II (1118-1143) trajtohet shumë shkurt, në vendin e hyrjes, nga të dy shkrimtarët. Për këtë arsye, për periudhën e këtij sovrani të rëndësishëm jemi të informuar shumë herë më pak sesa për atë të paraardhësit dhe të pasardhësit të tij. Johan Kinami, lindur në një familje të shquar pas vitit 1143, ishte sekretar i perandorit Manuel. Vepra e tij, shkruar pak kohë pas vdekjes së Manuelit, na ka mbërritur nëpërmjet një dorëshkrimi të vetëm të shek. XIII si dhe nga kopje të tij të shek. XIV e XVII. Asaj i mungon fundi. Niketa, me origjinë nga Kona në Frigji, e filloi edhe ai karrierën si sekretar perandorak dhe pastaj, nën Engjëllorët, mbuloi detyrat më të larta, së fundi edhe atë të logotetit. Vepra e tij shtrihet deri në vitin 1206 dhe u përfundua në Nike pas rënies së Kostandinopojës. Të dy veprat kanë një karakter shumë të ndryshëm, dhe çdonjëra prej tyre ka meritat e veta të veçanta: Kinami shquhet për thjeshtësinë dhe stilin e ngjeshur, Niketë Koniati për një horizont më të gjerë dhe për një paraqitje të gjallë që e bën atë së bashku me Psellin, historiografin më të shkëlqyer të mesjetës bizantine. Të dy këta historiografë të perandorit filo-perëndimor Manuel I janë patnotë të zjarrtë bizantinë dhe me urrejtjen ndaj latinëve përfaqësojnë burimin e nacionalizmitbizantin. Megjithatë, objektivitet dhe besueshmëna e dy veprave si dhe skrupoloziteti subjektiv i dy autorëve është shumë i lartë për kohën e tyre. Një shtojcë e shkurtër e historisë së Niketë Koniatit bën fjalë për statujat që më 1204 u shkatërruan nga latinët në Kostandinopojë. Pushtimi i Selanikut nga normanët më 1185 u përshkrua në gjerësi dhe me vërtetësi të madhe nga metropoliti i ditur Eustath i Selanikut dhe Niketë Koniati e shfrytëzoi veprën e këtij gjatë hartimit të historisë së tij.

Nuk mund të përmendim këtu veçmas burimet e shumta perëndimore që bëjnë fjalë për marrëdhëniet midis Bizantit dhe Perëndimit dhe që japin të dhëna mbi kryqëzatat," siç bëjnë Gesta Francoruin, Vilëhardueni, Robert Klari, etj. Por mjaftohemi të kujtojmë rëndësinë që ka për problemin e kryqëzatave, letra e Aleksit I drejtuar Kontit Robert i Flandrës, që na është përcjellë në variantin latin dhe që ka formën e një thirrjeje për kryqëzatë. Me siguri, në formën siç na paraqitet sot, letra duhet të jetë një falsifikim i mëvonshëm. Por ka fort të ngjarë që në themel të këtij klasifikimi të qëndrojë një letër autentike e perandorit, qëllim i së cilës ishte rekrutimi i reparteve ndihmëse nga perëndimi. Për marrëdhëniet midis Bizantit dhe viseve sllavo- jugore, përveç burimeve bizantine, kemi të dhëna edhe nga kronika e priftit të Dioklesë, që është hartuar nga mesi ose gjysma e dytë e shek. XII dhe që është shkruar në gjuhën latine, si dhe nga jeta e Stefan Nemanjës, shkruar në sllavisht nga djemtë e tij shën Sava dhe Stefani i Parë i Kurorëzuar, dhe nga jetët edhe ato në sllavisht - të shën Sabës, të Domicianit dhe Teodosit.

Shkrimet e rastit dhe letrat e autorëve bizantinë të kësaj periudhe përfaqësojnë një plotësim të rëndësishëm të veprave historike. Me shumë rëndësi është letërkëmbimi i kryepeshkopit Teofilakt i Ohrit, që përshkruan kushtet që ekzistonin në Maqedoni nën sundimin bizantin në kohën e Aleksit I. Të dhëna të shumta historike për periudhën e Johanit II dhe për gjysmën e parë të mbretërimit të Manuelit I na janë përcjellë nga poezi të rastit të poetit mjaft prodhimtar Teodor Prodromi, trashëgimia e gjerë letrare e të cilit e ka vënë historinë e letërsisë bizantine përballë problemeve të vështira dhe i ka shtyrë disa studiues të pranojnë ekzistencën e dy ose tre poetëve me të njëjtin emër. Për t'u marrë në konsideratë janë edhe fjalimet e Mihalit të Selanikut, dënuar si heretik më 1156, letra të cilat ai la kushtoi në vitet 1150- 1155 perandorit Manuel. Të dhëna të rëndësishme mbi luftërat e Manuelit me Hungarinë e Serbinë përmban një fjalim i hypatos (kreut) të filozofëve e më vonë patrik i Kostandinopojës, Mihal Ankialos. Kujtojmë gjithashtu fjalimin që Bazili nga Ohri, kryepeshkop i Selanikut, i kushton perandoreshës Irena, grua e parë e Manuelit si dhe Hodoiporikon-in e Konstandin Manases, një poemë e gjatë në vargje lambikë që bën fjalë për tratativat paraprake për martesën e dytë të Manuelit. Eustathi i Selanikut, që përmendëm më sipër, ka lënë shkrime të rastit, fjalime e letra shumë të rëndësishme nga pikëpamja historiografike, që përfshijnë periudhën nga dhjetëvjeçari i shtatë në të dhjetin e shek. XII. Të dhëna të rëndësishme na jep edhe fjalimi i drejtuar Isakut II nga Johan Siropulos në vitin 1192. Edhe nga Niketë Koniati ruhen fjalime shkrime të rastit për periudhën 1180-1210, që na japin informacione të rëndësishme mbi ngjarjet e kësaj periudhe, si p.sh., mbi formimin e perandorisë së dytë bullgare dhe mbi situatën pas pushtimit latin. Akoma më të rëndësishme janë letrat dhe shkrimet e mitropolitit të Athinës, Mihal Koniati, vëlla i madh i Niketës, që ofrojnë një kuadër të gjallë të gjendjes së dëshpëruar të Perandorisë Bizantine, përpara katastrofës si dhe situatës së ekzistonte pas pushtimit latin.

Materiali që ka të bëjë me situatën e brendshme të perandorisë dhe që gjendet nga njëra anë në letrat e Teofilaktit të Ohrit dhe nga ana tjetër në ato të Mihal Koniatit, plotësohet mjaft nga të dhënat e shpërndara në dokumentet bashkëkohëse.

Ndër dokumentet e kësaj periudhe përmendim raportet që i janë paraqitur perandorit Aleks I nga funksionarët e financave si dhe vendimet e perandorit, që na njohin me metodat e sistemit fiskal bizantin dhe me gjendjen e valutës dhe të shkëmbimeve në fillim të shek. XII. Po aq rëndësi për zhvillimin politik e ekonomik të Perandorisë Bizantine kanë traktatet me Venedikun.

Rilindja e Perandorisë Bizantine: Aleksi I Komnen

Në periudhën e zymtë që fillon me vdekjen e Bazilit dhe shkon deri në ardhjen në pushtet të "Aleks Komnenit, politika e jashtme e perandorisë u karaktenzua nga humbja e plotë e pozitave bizantine në Azi, humbja përfundimtare e zotërimeve italiane dhe një dobësim i madh i autoritetit bizantin në gadishullin Ballkanik. Gjendja e brendshme karakterizohej nga një paralizë e rëndë e pushtetit qendror, nga vështirës serioze ekonomike, nga zhvleftësimi i monedhës e nga shthurja e sistemit ekonomiko-shoqëror të Perandorisë Bizantine ashtu si u trashëgua nga periudha pararendëse. Aleksi I (1081-1118) u detyrua të vendosë mbi baza të reja veprimtarinë e tij restauruese dhe elemente të rinj u bënë shtylla të ndërtesës shtetërore të ngritur prej tij.

Por vepra e tij restauruese pati një sukses vetëm të përkohshëm e të sipërfaqshëm. Që në fillimet e mesjetës, në kohën e Heraklit e të Leonit III, u duk për një çast se Bizanti ishte në buzë të greminës. Por atëherë perandoria zotëronte forca të brendshme të pashfrytëzuara, që bënë të mundur një politikë afatgjatë rindërtimi dhe përmes furtunave të shumta ajo mundi të ruajë Azinë e Vogël, zemrën e vërtetë të perandorisë. Në këtë mënyrë jo vetëm arriti të ringjallej, por edhe të rifitojë dora-dorës hegjemoninë në det e në tokë në të gjithë pellgun lindor të Mesdheut. Porse tani perandoria ishte e mbaruar: qe shembur sistemi në të cilin në të kaluarën mbështetej forca e saj dhe baza kryesore e forcës së saj, Azia e Vogël, u braktis thuajse pa qëndresë pikërisht për këtë arsye. Vepra restauruese e Komnenëve këtu u kufizua vetëm në viset bregdetare, kurse sundimi në det u humb përfundimisht nga Bizanti pikërisht në këtë periudhë. Qoftë nga pikëpamja strategjike e qoftë nga ajo tregtare hegjemoninë e morën republikat detare italiane. Ky fakt përfaqëson kthesën historike rnë të rëndësishme të kësaj periudhe dhe nxjerr në pah epërsinë e forcave që zhvilloheshin në Perëndim dhe që do të shkaktonin katastrofën bizantine në vitet 1204. Roli prej fuqie të madhe që Bizanti u përpoq të fitonte në kohën e Komnenëve ishte pa një mbështetje të brendshme solide dhe për këtë arsye edhe rezultatet e politikës së zgjuar të Komnenëve, sado madhështore që ishin, nuk patën efekte të qëndrueshme.

Që në hapat e para të tij, Aleks Komneni e tregoi veten si një politikan me aftësi të pazakonta. Detyra e tij ishte tej mase e vështirë: duhej të rimëkëmbte një perandori me burime krejtësisht të shteruara, pa një forcë ushtarake, ndërkohë që armiqtë e sulmonin nga të gjitha krahët: normanët, peçenegët, selxhukët. Pikë së pari atij iu desh të pajtohej me idenë se gjithë Azia e Vogël kishte kaluar nën sundimin turk. Nuk i mbeti tjetër rrugëdalje, veç pas faktit të kryer, t'i njihte Sulajmanit territorin e humbur si tokë kolonizimi, për të ruajtur së paku të drejtat sovrane të Bizantit dhe për të gënjyer veten sikur zotërit e rinj të Azisë së Vogël nuk ishin një fuqi e huaj, por të federuar të perandorisë që, ashtu si peçenegët në gadishullin bizantin, ishin vendosur në ato vise me miratimin e perandorit. Alekti I i përqendroi të gjitha forcat në luftën kundër Normanëve. Pasi shtiu në dorë zotërimet bizantine në Italinë e jugut, Robert Guiskardi kishte sulmuar edhe bregun lindor të Adriatikut. Qëllimi i fundit i normanëve ishte vetë kurora perandorake e Bizantit, synim imediat ishte marrja e Durrësit, që do të hapte portat drejt Kostandinopojës. Pa forca ushtarake të mjaftueshme, pa të holla, Aleksit I iu desh të ndërmerrte menjëherë pas ardhjes në fron, një luftë ku ishte vënë në lojë vetë ekzistenca e perandorisë. U bë e domosdoshme shitja e pajisjeve kishtare për të siguruar mjetet me të cilat perandori arriti të mbledhë një ushtri që përbëhej në pjesën dërmuese të saj nga mercenarë të huaj, kryesisht anglo-normanë. As që bëhej fjalë për një përballim të luftës me forcat e veta. Aleksi nuk i kurseu përpjekjet për të gjetur aleatë kundër forcave më të shumta të armikut, e pikërisht për këtë filloi tratativat si me Grigorin VII ashtu edhe me Henrikun IV e po ashtu siguroi ndihmën e Venedikut.

Këtu u shfaq me gjithë peshën e tij faktori që tash e tutje do të përcaktonte politikën ushtarake e diplomatike të Venedikut. Republika detare duhej të siguronte me çdo kusht lirinë e lëvizjes në Adriatik dhe, për këtë të pengonte me doemos vendosjen e një fuqie të vetme në të dyja brigjet e detit. Për këtë arsye në momentin e dhënë Robert Guiskardi përfaqësonte armikun kurse Bizanti aleatin e natyrshëm të Venedikut. Por për Bizantin, mbështetja e fuqisë ushtarake të Venedikut merrte rëndësi të veçantë, pasi flota bizantine ishte dobësuar akoma më shumë se ushtria tokësore dhe në det perandona ishte bërë vërtet e pafuqishme.

Në fakt, Venediku i shkaktoi një humbje të rëndë flotës normane, duke i dhënë fund rrethimit nga deti të Durrësit. Por rrethimi vazhdoi nga toka dhe pas një fitoreje të Robert Guiskardit mbi ushtrinë e perandont (tetor 1081), qyteti ra në duart e tij. Në këtë mënyrë Guiskardi kishte hapur edhe rrugën për Kostandinopojë. Hordhitë normane depërtuan në thellësi të terntorit perandorak, përshkruan Epirin, Maqedoninë e Thesalinë dhe më në fund rrethuan Larisën. Por në pranverë 1082 Robert Guiskardi u detyrua të kthehej në Itali, ku kishte plasur një revoltë e nxitur nga përkrahësit e perandorit dhe ia kaloi komandën të birit, Boemundit. Qëndresa bizantine filloi dalëngadalë të forcohej dhe nën presionin e ushtrisë perandorake normanët filluan të tërhiqen. Ndërkohë venedikasit, aleatë të Bizantit, rimorën Durrësin. Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve qe punë fati. Robert Guiskardi arriti ta shuajë revoltën dhe rifilloi veprimet kundër Bizantit. Por në fillim të vitit 1085 ra viktimë e një epidemie. Trazirat që shpërthyen në Itali pas vdekjes së tij e çliruan Bizantin për një kohë të gjatë nga rreziku norman.

Venediku kërkoi çmim të lartë për ndihmën që dha. Me anë të një traktati të muajit maj 1082 dogji i Venedikut mori për vete për pasardhësit e tij titullin protosebastos, me një honorar vjetor të mirë, kurse patriku i Grados u nderua me titullin hypertimos ndërsa kisha e Venedikut me një kontribut vjetor prej njëzet libra ari. Por avantazhet më të mëdha republika i fitoi në lëmin tregtar. Venedikasit tash e tutje do të lejoheshin të tregtonin lirshëm në të gjitha viset e Perandorisë Bizantine, përfshirë vetë Kostandinopojën, pa paguar asnjë taksë doganore. Ata privilegjoheshin kështu hapur kundre tregtarëve vendas bizantinë. Veç kësaj ata fituan shumë magazina në Kostandinopojë dhe tre mole në portin tranzit për Gallatë. Në këtë mënyrë Venediku hidhte themelet e fuqisë së vet koloniale në Lindje dhe në të njëjtën kohë u hap një e çarë e thellë në sistemin tregtar të shtetit bizantin. Fakti që Venediku vazhdoi të njohë të drejtat e sovranitetit të perandorit bizantin nuk ndryshonte asgjë. Republika detare italiane do të jetë një faktor përcaktues në historinë bizantine.

Në luftën bizantino-normane luajtën një rol të rëndësishëm vendet sllave kufitare, që ishin përzier drejtpërsëdrejti në luftën midis fuqive të mëdha për hegjemoni në Ballkan. Raguza dhe qytetet e tjera dalmate, ndoshta edhe Kroacia, u hodhën në anën e normanëve. Mbreti Konstandin Bodin i Zetës pas. ngurrimesh të gjata mbështeti perandorin bizantin. Por gjatë betejës vendimtare në Durrës, qëndroi mënjanë bashkë me trupat e tij dhe në këtë mënyrë ndikoi në humbjen e bizantinëve. Më vonë ai përfitoi nga luftërat e Perandorisë Bizantine me normanët dhe peçenegët për të shtrirë sundimin e vet në Rashë e në Bosnjë. Nga Rasha filluan paskëtaj sulmet kundër territorit bizantin, të cilat paralajmëruan drejtimin e ekspansionit të ardhshëm serb si dhe zhvendosjen e qendrës serbe nga Zeta në Rashë.

Perandorit bizantin, me t'u zhdukur rreziku norman, iu desh të luftonte kundër peçenegëve, të cilët prej vitesh po i rrinin perandorisë si shpata e Damokleut. Gjendja ishte keqësuar akoma më shumë pasi hordhitë peçenege kishin gjetur dhe përkrahjen e bogomilëve në pjesën lindore të gadishullit ballkanik. Kriza arriti kulmin kur pas luftimesh të shumta e të ashpra, më 1090 peçenegët iu afruan mureve të Kostandinopojës. Sikur të mos mjaftonte kjo, kryeqyteti bizantin u sulmua njëherësh edhe nga deti. Emri i Smirnes, Çaha njëri ndër emirët trashëgimtarë të Sulajmanit, që kishte vdekur më 1085, lidhi aleancë me peçenegët dhe iu afrua me flotë Kostandinopojës. Çaha kishte jetuar në të kaluarën si rob në oborrin e Niqifor Botoniatit, ndaj i njihte mirë metodat e artit luftarak bizantin dhe e dinte mirë se sulmi vendimtar kundër kryeqytetit të perandorisë duhej dhënë nga ana e detit.

Dimri i vitit 1090-1091 ishte për Kostandinopojën e rrethuar nga toka dhe nga deti një dimër skamjeje dhe ankthi. Shpëtimi nuk mund të vinte veçse nga jashtë dhe Aleksi I qe i detyruar të zbatonte politikën tashmë të njohur por jo pa rreziqe që Bizanti zbatonte ndaj barbarëve: kundër peçenegëve thirri në ndihmë kumanët. Kumanët kishin mbërritur në stepat e Rusisë jugore pas peçenegëve dhe ucëve që, ashtu si këta të fundit, ishin një popull tipik nomad, turk nga gjuha por jo të tillë nga origjina etnike. Perandori Aleks ia besoi fatin e perandorisë krerëve të këtij populli luftarak. Kumanët e pritur me padurim erdhën në territorin bizantin në pranverë të vitit 1091 dhe më 29 prill 1091, rrëzë malit Levunion u zhvillua një betejë tepër e përgjakshme midis bizantinëve e kumanëve, nga njëra anë, dhe peçenegëve, nga ana tjetër, ku peçenegët u masakruan deri tek i fundit. Përshtypja e thellë që kjo kërdi e vërtetë bëri tek bashkëkohësit shprehet në fjalët e Ana Komnenës, e cila thotë: "Një popull i tërë, që llogaritej me dhjetëra mijëra njerëz, u shua në një ditë të vetme." Paskëtaj, unaza që ishte shtrënguar përreth Kostandinopojës u thye. Pas betejës së Levunionit u bënë hi e pluhur edhe planet e Çahës, i cili pësoi një disfatë të parë e pastaj u shpartallua përfundimisht falë një kryevepre të re diplomatike të perandorit. Ky, ashtu siç kishte ditur të nxiste kumanët kundër peçenegëve, po ashtu nxiti kundër Çahës dhëndrin e tij, emirin e Nikeas, Abul Qazim dhe nënshtroi një traktat me këtë të fundit e mandej edhe me pasardhësin e tij Kilig Arsllan, djalë i Sulajmanit.

Lirimi i Kostandinopojës bëri të mundur një fushatë kundër serbëve e në veçanti kundër Zhupanit të Rashës, Vukanit, i cili me inkursione të vazhdueshme e bënte krejt të pasigurt territorin fqinj. Por më 1094 perandon u detyrua të ndërpresë luftën dhe të kënaqej me një nënshtrim formal të Vukanit. Ish aleatët kumanë kishin hyrë në territorin bizantin dhe i ishin afruar Adrianopojës duke plaçkitur viset rreth e rrotull. Në krye të tyre ishte një pretendent i fronit bizantin që hiqej sikur ishte Konstandin Diogjeni, djalë i perandori Roman IV dhe kërkonte as më shumë e as më pak se fronin perandorak. Kjo rrethanë përbënte rrezikshmërinë e në të njëjtën kohë dobësinë e ndërmarrjes kumane. Në fakt, porsa që pretendenti, me anë të një stratagjeme ra në dorë të bizantinëve, ushtria perandorake i shpartalloi trupat kumane mbetur pa udhëheqje.

Në pjesën europiane të perandorisë, rreziqet më të mëdha ishin larguar. Edhe në Lindje po dukej sikur situata po përmirësohej, pasi shpërbërja e sulltanatit të ar-Rumit dhe luftërat e vazhdueshme midis emirëve po krijonin mundësi për ripushtimin e Azisë së Vogël nga ana e Bizantit. Por pikërisht në çastin kur Aleksi I po bëhej gati t'i përkushtohej kësaj ndërmarrjeje, ndodhi diçka që i prishi planet e perandorit dhe e ballafaqoi perandorinë me vështirësi të reja e të shumta: po afroheshin kryqtarët. Papati atë kohë qe forcuar dhe shihte tek ideja e kryqëzatës një mënyrë për të konkretizuar aspiratën e tij, që ishte shtrirja e fuqisë së vet drejt Lindjes. Thirrja e papës Urban II në koncilin e Klermonit pati një jehonë të thellë për shkak të entuziazmit fetar që kishte pushtuar Perëndimin qysh nga koha e lëvizjes reformiste kulniacense; ai i ndezi shpirtrat e besimtarëve me një pasion për të marrë rrugën për në vendet e shenjta, forca tërheqëse e të cilave por edhe gjendja e tyre e mjerë pas pushtimit të Jerusalemit nga Selxhukët më 1077, njiheshin mirë nga krishterimi perëndimor nëpërmjet pelegrinëve të shumtë që ktheheshin prej andej. Ndaj thirrja e papës gjeti jehonë të madhe tek zotërinjtë feudalë të etur për toka e për aventura si dhe tek masat e Perëndimit, të rrënuara nga vështirësitë ekonomike dhe të përfshira nga entuziazmi fetar. Krejt ndryshe nga ç'ndodhte në perëndim, ideja e kryqëzatës ashtu siç kuptohej aty, ishte fare e huaj për Perandorinë Bizantine. Lufta kundër të pafeve nuk përbënte këtu diçka të re. Prej shumë kohësh kjo luftë përbënte një detyrë të rëndë e të pashmangshme të shtetit bizantin dhe çlirimi i Tokës së Shenjtë, që kishte qenë një krahinë e hershme bizantine, u dukej bizantinëve si një detyrë e shtetit të tyre dhe jo si një detyrim i krishterimit në përgjithësi. Nga ana tjetër, skizma midis dy kishave e bënte fare të pamundur një bashkëpunim me Perëndimin. Bizanti nga Perëndimi priste vetëm mercenarë, jo kryqtarë.

Në të vërtetë, gjatë viteve të vështirë të luftës me selxhukët e me peçenegët si dhe në raste të tjera, perandori bizantin ishte përpjekur të rekrutonte forca ndihmëse në perëndim. Thuhet se atëherë ai i shkroi edhe kontit Robert të Flandrës, i cili e kishte takuar në fund të vitit 1089 apo në fillim të 1090-ës gjatë kthimit nga një pelegrinazh dhe i kishte paraqitur atij betimin e besnikërisë dhe premtimin për t'i dërguar pesëqind kalorës flamingë. Këtij qëllimi i shërbenin edhe kërkesa për ndihmë që ai i drejtoi Romës si dhe tratativat me Urbanin II për ribashkimin e kishave. As e dëshironte dhe as e priste kthesën që morën ngjarjet. Afrimi i kryqtarëve përkoi me një moment kur gjendja e perandorisë së tij ishte përmirësuar së tepërmi dhe kur edhe ai vetë ishte në gjendje të ndërmerrte një kryqëzatë. Pozita e tij prej mbrojtësi të krishterimit lindor po uzurpohej nga kryqtarët dhe perandoria e tij, që pas një lufte të gjatë e rraskapitëse mbrojtëse kishte mundur të largojë rreziqet më të afërta, po vihej përballë vështirësive të reja e të papritura. Por akoma askush nuk e parashikonte se me kalimin e kohës lufta e shenjtë e perëndimit kundër të pafeve do të kthehej në një luftë për jetë a vdekje kundër skizmatikut Bizant, por që në fillim vëllezërit perëndimorë u pritën plot dyshim. Në atë kohë flitej shpesh për mundësinë e një sulmi të ri të huaj, dhe shfaqja e kryqtarëve duket se e justifikoi këtë frikë.

Mbërritjaekryqtarëveuparalajmëruangaiashtuquajturi erenuti Amienit. Atë e ndiqte një turmë njerëzish të paorganizuar. Por qysh gjatë kalimit për në Hungari dhe në viset ballkanike, këto banda të padisiplinuara e të uritura u dhanë pas plaçkitjeve të tilla saqë u bë e nevojshme ndërhyrja e armatosur për t'i dëbuar. Më 1 gusht ato arritën në Kostandinopojë, ku vazhduan plaçkitjet e tyre, ndaj perandori urdhëroi të përcilleshin prej Bosforit. Por në Azinë e Vogël turmat e keqarmatosura të kryqtarëve u shpartalluan nga turqit dhe vetëm pak prej tyre mundën të ktheheshin në Kostandinopojë me anijet që perandori u kishte vënë në dispozicion.

Qysh nga viti 1096 filluan të mbërrijnë edhe zotërit e mëdhenj feudalë me trupat e tyre. Në Kostandinopojën mblodhajkae kalorësisë perëndimore. Mes të tjerësh qenë aty Gotfridi i Buljonit, dukë i Lorenës; konti Rajmond i Tuluzës; Hugo de Vermandua, vëlla i mbretit të Francës; Roberti i Normandisë, vëllai i mbretit të Anglisë dhe djalë i LJiljam Pushtuesi Roberti i Flandrës, djalë i të sipërpërmendurit kont i Flandrës me të njëjtin emër dhe, jo i fundit, princi norman Boemund, djalë i Robert Guiskardit. Projekti i kryqtarëve pcngonte planet e perandorit bizantin dhe mund të bëhej rrezik për perandormë.

Prandaj Aleksi I u përpoq t'i jepte atij një karakter të pranueshëm për shtetin e tij dhe u kërkoi kryqtarëve që t'i bënin atij betimin e besnikërisë sipas zakonit perëndimor dhe të merrnin përsipër t'i dorëzonin të gjitha qytetet e pushtuara që kishin qenë dikur në zotërim të Perandorisë Bizantine. Nga ana e tij perandori merrte përsipër të furnizonte kryqtarët me ushqime e pajisje ushtarake dhe la të kuptojë se edhe ai vetë do të rrëmbente kryqin dhe do të vihej në ballë të kryqtarëve me gjithë ushtrinë e tij. Më në fund të gjithë krerët e kryqtarëve, me përjashtim të Rajmondit të Tuluzës, i pranuan kërkesat e perandorit. Mbi këtë bazë, në fillim të vitit 1097 u nënshkruan marrëveshje me princat e veçantë,4’ ndër të cilët figuronte edhe Boemundi, i cili jo vetëm i pranoi pa rezerva të gjitha kushtet e vëna, por u përpoq edhe të ndikojë tek Rajmondi i Tuluzës në përkrahje të perandorit të Lindjes. Por ndërkohë trupat normane kishin kaluar në Azinë e Vogël nën komandën e nipit të tij, Tankredit, i cili mundi kështu t'i bëjë bisht betimit të besnikërisë. Në të vërtetë për Boemundin kryqëzata ishte një rast për të realizuar planet e ekspansionit të të atit.

Suksesi i parë i rëndësishëm i kryqëzatës qe pushtimi i Nikesë, në qershor 1097. Siç ishin marrë vesh, qyteti iu dorëzua perandorit bizantin dhe aty u vendos një gamizon perandorak. Aleksi I nxitoi ta shfrytëzojë këtë sukses: trupat e tij pushtuan Smirnën, Efesin e Sardin, si dhe një varg qytetesh të tjerë të tokës së lashtë të Lidisë; kështu sundimi bizantin u rivendos në pjesën perëndimore të Azisë së Vogël. Kryqtarët, që pas marrjes së Nikesë kishin pasur një takim të ri me perandorin në Pelakanum, ku kishin rikonfrontuar betimin e tyre të besnikërisë, të shoqëruar nga një trupë bizantine, vazhduan marshimin gjatë rrugës së vjetër ushtarake për Antiokë, duke kaluar nëpër Dorileo, Ikon, Cezare e Germanike. Marrëveshja midis kryqtarëve dhe perandorit bizantin u respektua deri në Antioke, edhe pse Balduini, vëlla i Gotfridit të Buljonit dhe tankredi, nip i Boemundit, kishin bërë një shmangie në Kiliki ku po mundoheshin të pushtonin për vete qytetet e atyshme, të cilat në bazë të marrëveshjes duhet t'i dorëzoheshin perandori bizantin. Nga ana e tij Balduini vazhdoi marshimin e tij në viset veriore të Mesopotamisë, ku formoi një pnncipatë autonome me qendër në Edesa. Pushtimi i Antiokesë, më 3 qershor 1098, tjetër sukses i madh i kryqtarëve, i dha fund marrëveshjes midis kryqtarëve dhe perandorit bizantin dhe i thelloi kontradiktat midis vetë krerëve të kryqëzatës. Për zotërimin e kryeqytetit sirian kishte plasur një grindje e ashpër midis Rajmondit të Tuluzës dhe Boemundit. Normani i shkathët e fitoi davanë dhe u vendos në Antioke si princ i pavarur. Protestat e perandon qenë pa dobi. Ndërsa Boemundi qëndroi në Antioke, krerët e tjerë kryqtarë nuk pritën të vinte perandori por morën rrugën e Jerusalemit, megjithëse Aleksi u kishte çuar fjalë se do të bashkohej me kryqëzatën, siç kjishte premtuar, në rast se do t'i dorëzohej Antiokea, gjë të cilën tani e kërkonte edhe Rajmondi i Tuluzës. Konti i Tuluzës pasi kishte dështuar në qëllimin e tij, ishte afruar me perandorin bizantin dhe ndërsa kalorësit kryqtarë që i kishin bërë betimin e besnikërisë Aleksit po themelonin principatat e veta, Rajmondi, që përkundrazi nuk kishte pranuar ta bënte betimin në fjalë, i dorëzoi perandorit disa qytete të bregdetit sirian që kishin rënë në dorë të tij. Bashkëpunimi ndërmjet Rajmondit dhe perandorit Aleks u bë akoma më i ngushtë pas pushtimit të Jerusalemit, më 5 korrik 1099. Në fakt Rajmondi që ishte bërë komandanti i vërtetë i kryqëzatës pas marrjes së Antiokesë, u la përsëri në hije dhe zgjedhja e kreut të mbretërisë së re, që mori titullin e "mbrojtësit të varrit të shenjtë", ra jo mbi të por mbi Gotfridin e Buljonit.

Bizanti mund të pajtohej me formimin e mbretërisë së Jerusalemit në Palestinën e largët, por jo me vendosjen e Boemundit në Antioke. Principata normane në Siri godiste drejtpërsëdrejti interesat jetësore të Perandorisë Bizantine, aq më shumë që tashmë Boemundi nuk e fshihte armiqësinë e tij ndaj Bizantit. Më 1099 ai nisi luftën. Por njëherësh atij i duhej të luftonte edhe kundër turqve pasi edhe për ta principata normane e Antiokesë ishte një halë në sy dhe një rrethanë e tillë e lehtësoi së tepërmi detyrën e perandori t bizantin. Më 1101 Boemundi u zu rob nga emiri Malik Gazi i dinastisë Danishmendia por u lirua me pagesë nga kryqtarët dhe u kthye në Antioke. Megjithatë më 1104 turqit i shkaktuan një humbje të rëndë latinëve pranë Harranit dhe ushtria perandorake mundi të shtjerë në dorë kështjellat e rëndësishme Tarso, Adana e Mamistra në Kiliki, ndërsa flota bizantine pushtonte Laodikean e qytete të tjera bregdetare deri në Tripoli.

Boemundi e kuptoi se nuk ishte aq i fortë sa të luftonte njëherësh kundër turqve e bizantinëve. Prandaj la Tankredin në Antioke dhe u kthye në Perëndim për të përgatitur një fushatë në stil të gjerë kundër Bizantit. Ndërkohë përshkroi Italinë e Francën në kërkim të ndihmave, Boemundi kontribuoi më tepër se kushdo në krijimin e legjendës mbi tradhtinë e perandorit bizantin në dëm të kryqtarëve. Ai iu rivu punës për realizimin e programit ushtarak të të atit dhe në tetor 1107 zbarkoi pranë Vlorës në krye të një ushtrie të madhe dhe prej andej marshoi drejt Durrësit. Ashtu si njëzetepesë vjet më parë, normanë e bizantinë u ndeshën përsëri nën muret e Durrësit. Por kësaj radhe perandori bizantin ndodhej në pozita të tjera: lufta përfundoi me një fitore të bizantinëve dhe me nënshtrimin e plotë të Boemundit. Në traktatin e vitit 1108, në rolin e të penduarit, ky premtoi t'i qëndrojë besnik perandorit si zotit të tij feudal  dhe si vasal të kryente detyrimet e veta duke i ofruar atij ndihmë kundër armiqve të perandorisë. Në këmbim i lihej principata e Antiokesë në cilësinë e feudit perandorak. Por siç pritej, Tankredi nuk pranoi ta njohë këtë traktat dhe pas vdekjes së Boemundit mbeti zot i Antiokesë. Përpjekja e perandorit për t'u lidhur me princat e tjerë kryqtarë kundër Tankredit, nuk pati sukses. Aleksi I nuk guxoi të rifillonte lutën kundër principatës rebele normane dhe ia kushtoi vitet e fundit të jetës së tij luftës kundër turqve në Azinë e Vogël.

Traktati i vitit 1108 nuk pati një rezultat të menjëhershëm, por e ruajti rëndësinë e tij si vijë drejtuese e politikës së qeverisë pasardhëse. Veç asaj, fitorja mbi Boemundin përgjatë bregut lindor të Adriatikut mundësoi forcimin e pozitave bizantine në gadishullin Ballkanik. Por tashmë një faktor i ri i fuqishëm kishte hyrë në jetën e Ballkanit, Hungaria, e cila në fillim të shek. XII kishte shtënë në dorë Kroacinë e Dalmacinë. Ndikimi në rritje i Hungarisë në politikën bizantine u pasqyrua, veç të tjerash, dhe në faktin që Aleksi I e martoi djalin dhe trashëgimtarin e tij Johan me një princeshë hungareze. Por të dyja fuqitë ishin të interesuara të vendosnin hegjemoninë në Ballkan e të siguronin pozita të forta në Adriatik. Prandaj përplasja ishte e pashmangshme dhe në dhjetëvjeçarët e ardhshëm Hungaria do të jetë njëri ndër kundërshtarët kryesorë të Perandorisë Bizantine.

Pas një serie të pandërprerë luftërash, që zgjati thuajse dyzet vjet, Aleks Komneni arriti të rimëkëmbë në një masë të madhe fuqinë e Perandorisë Bizantine. Në çdo fazë të saj kjo luftë qe dëshmi e madhështisë politike dhe e artit të pakrahasueshëm diplomatik të Komnenëve. Aleksi I kishte ditur të shfrytëzonte kundër normanëve Venedikun, kundër Çahës emirët rivalë; ai shpartalloi peçenegët me ndihmën e kumanëve, përdori kryqtarët kundër turqve dhe turqit kundër kryqtarëve. Por përveçse diti të përdorë me zgjuarsi forcat e huaja, ai shfrytëzoi mjaft mirë edhe forcat e veta. Nga beteja në betejë e nga viti në vit u pa qartë se forca ushtarake bizantine po njihte veten në rritje. Në kohën e luftës kundër Robert Guiskardit as që mund të bëhej fjalë për ekzistencën e një force detare bizantine. Kurse në luftën kundër Çahës e sidomos në atë kundër Boemundit mori një pjesë aktive një flotë bizantine, që korri suksese të rëndësishme. Humbjet e fazës së parë u kompensuan me fushatat fitimtare kundër kumanëve e selxhukëve. Forcimi i ushtrisë bizantine shihet qartë kur krahasohen dy ndeshjet me normanët në bregun lindor të Adriatikut. Aleksi I jo vetëm që i zgjeroi kufijtë, por mundi dhe ta konsolidojë perandorinë në planin e brendshëm dhe rimëkëmbi potencialin e saj ushtarak. Por nga ana tjetër, sistemi shtetëror që ndërtoi ishte krejt ndryshe nga regjimi i ngurtë shtetëror i periudhës së mesme bizantine. Fenomenet shqetësuese që ishin shfaqur në shek. XI, si dhënia në sipërmarrje e vjeljes së taksave, dhënia e imunitetit pronarëve të tokës, laikë e fetarë, zhvleftësimi i monedhës, vazhdojnë të mbeten, madje marrin përmasa më të mëdha. Shtohet një faktor i ri, depërtimi i republikave italiane në tregtinë bizantine. Duke filluar nga viti 1082 Venediku bëhet i plotfuqishëm në ujërat bizantine dhe nëpërmjet një traktati nënshkruar në tetor 1111, Aleksi I i njohu privilegje të rëndësishme tregtare edhe Pizës.

Një shenjë mjaft domethënëse e shpërbërjes së organizmit burokratik të shtetit bizantin është reforma e zbatuar nga Aleksi I në sistemin e titujve të oborrit, që lidhet me zhvillimin e periudhës pararendëse. Si rrjedhojë e shpërndarjes pa kriter të titujve gjatë sundimit të aristokracisë burokratike, titujt e vjetër qenë zhvleftësuar dhe qe e nevojshme të krijoheshin tituj të rinj për postet më të larta. Tituj të tillë si patric, protospathar e kandidat për spathar, që në shek. X ishin mbajtur nga funksionarë të lartë, në mesin e shek. XI nuk vlejnë ndonjë gjë të madhe dhe në kapërcim të shek. XI-XII nuk përdoren fare. Vetëm tre tituj më të lartë të periudhës së mesme bizantine, cezar, nobilissimos e kuropalates, arrijnë t'i rezistojnë këtij inflacioni të çuditshëm titujsh, por gjithmonë duke humbur nga vlera e dikurshme. Për vëllanë e tij, Isakun, Aleksi I krijoi titullin e ri sebastokrator (nga sebatos dhe autokrator), me një vlerë më të madhe se titulli cezar. Në këtë mënyrë ai mundi ta përmbushë pa u shqetësuar premtimin që i kishte bërë dikush ish pretendentit të fronit, Niqifor Melisenit, duke e nderuar me titullin e cezarit, që tashmë ishte vetëm një dekoratë e lartë, por jo më e larta. Ndërsa humbasin titujt e vjetër të funksionarëve, eksponentët e lartë të burokracisë nderohen me tituj që më parë kishin qenë atribute të perandorit ose rezervoheshin për anëtarët më të rinj të dinastisë perandorake dhe nga kombinimi i titujve dhe atributeve të veçantë u përftua një numër i pafund titujsh gjithnjë e më të lartë: sebastos, protosebastos, panhypersebastos; sebastohypertatos, pr otopansebastohypertatos, entiinohypertatos, panentimohypertatos, protopanentimohy- pertatos, nobilissimos, protonobilissimos, protonoabilissimo-hypertatos, e kështu me radhë. Kjo reformë në sistemin e titujve është një tregues i transformimit te thellë që ka pësuar sistemi shtetëror bizantin duke filluar nga shek. XI. Me centralizimin e ngurtë burokratik jep shpirt edhe hierarkia e ngurtë e titujve që kishte karakterizuar periudhën e mesme bizantine.

Një zhvleftësim i ngjashëm titujsh vihet re edhe për sa i përket koman- dantëve të themave. Aty nga fundi i shek. X ishin në përdonm tre tituj, të strategut, të katapanit e të dukës. Prej këtyre, vetëm më i larti vazhdon të përdoret. Në shek. XI titulli i nderuar i strategut është zhdukur plotësisht dhe në periudhën e Komnenëve të gjithë qeveritarët e themave mbajnë titul- lin e dukës, kurse ai i katapanit mbahet nga vartës të tij. Ky ndryshim është domethënës pasi kryhet njëherësh me zvogëlimin e rëndësisë dhe të vetë shtrirjes territoriale të themave të veçanta. Nga koha e Aleksit I e deri në rënien e perandorisë, admirali i madh që është në krye të të gjithë flotës mban titullin megasdnx (dukë i madh). Dy domestikët e Lindjes e të perëndimit, të cilët që prej gjysmës së dytë të shek. X ndajnë midis tyre komandën e lartë ushtarake, nga mesi i shek. XI e tutje filluan të nderohen me titullin megas domestikos. Nga koha e Aleksit I, kontrolli mbi të gjitha punët civile i takonte logotetit sekreton (kancelarit), i cili nga fundi i shek. XII fillon të mbajë titullin e logotetit të madh.50 Me këtë ofliq, ashtu si me ofliqin e logotetit të dromit të periudhës së mesme bizantine, fillon të lidhet gjithnjë e më shumë, edhe pse jo rregullisht, funksioni i kryeministrit.

Dobësimi i ushtrisëdhe mungesa e ndjeshme e mjeteve financiare janë dy momentet që karakterizojnë gjendjen e brendshme të Perandorisë Bizantine duke filluar nga mesi i shek. XI dhe që kushtëzojnë fort dhe politikën e brendshme të Aleksit I. Zhvleftësimi i monedhës, që kishte fiiluar nga mesi i shek. XI, bëri akoma më përpara gjatë qeverisjes së Aleks Komnenit. Kështu, krahas nomisma-ve të vjetra prej ari me vlerë të plotë, filluan të qarkullojnë monedha të reja me lidhje të ulët e me vlerë të ndryshme. Kjo shkaktoi konfuzion të madh në jetën ekonomike, por në të njëjtën kohë solli ndonjë doni fiskut, që emetonte para me përmbajtje të ulët metali me vlerë, ndërkohë që pretendonte që detyrimet të paguheshin me nomizma me vlerë të plotë. Por një gjendje e tillë nuk mund të shkonte gjatë dhe në fakt shteti u detyrua të pranojë edhe monedha jashtë standardit. Në fillim vlera e shkëmbimit të monedhave pësoi një luhatje të jashtëzakonshme dhe sipërmarrësit e vjeljes së taksave e llogaritnin atë sipas interesit të vet, duke u pasuruar në mënyrën më skandaloze. Por pastaj perandori vendosi që një nomizmë të shkëmbehej me katër milaresia, duke pranuar kështu zyrtarisht se monedha e artë bizantine nuk zotëronte më veçse një të tretën e vlerës së saj fillestare. Taksat kryesore u shoqëruan me një numër të madh taksash suplementare, dhe që të gjitha së bashku mateshin me rreth 23% të vlerës së taksave kryesore. Në përcaktimin e taksës kryesore, i jepej monedhës së artë një e treta e vlerës së saj fillestare, por për sa i takon taksave shtesë ajo llogaritej sipas raportit të vjetër të shkëmbimit. Nëse paguesit e taksave protestonin, perandori aplikonte një zgjidhje të ndërmjetme dhe urdhëronte përgjysmimin e taksave shtesë. Kjo metodë bëri të mundur të rritej me 50% vlera e taksave shtesë, por në realitet fitimet që nxirrte arka e shtetit ishin akoma më të mëdha, pasi këto taksa Iloganteshin mbi bazën e një vlere fikse-të taksave kryesore dhe për shkak të zhvleftësimit të monedhës së artë vlera nominale e taksave ishte rritur në mënyrë proporcionale duke sjellë me vete edhe pagimin e detyruar të taksave shtesë edhe nga ana e shtresave më të varfra, që më përpara ishin përjashtuar nga të tilla taksa. Në këtë mënyrë perandori mundi të nxjerrë me zgjuarsi përfitim të madh nga zhvleftësimi i monedhës.

Kush e pësonte ishte gjithmonë taksapaguesi, gjendja e të cilit bëhej gjith- një e më e rëndë. Akoma më e rëndë se barra e taksave ishte arbitrariteti i tak- sidarëve dhe i sipërmarrësve të taksave. Më tepër se nga rritja e detyrimeve, njerëzit ankoheshin nga dhuna e taksidarëve. Në fillim të shek. XII dhënia në sipërmarrje e detyrimeve është një dukuri krejt e zakonshme. Sipërmarrës të veçantë marrin në patronazh provinca të tëra. Nuk ka përse të çuditemi nga fakti që sipërmarrësit përpiqeshin t'i detyronin taksapaguesit të jepnin dyfishin e shumës së rregullt. Detyrimeve në të holla u shtoheshin vazhdimisht detyrime të shumta në natyrë e angari, që në këtë kohë bëhen veçanër- isht të rënda. Popullsia duhej të siguronte materialin dhe krahun e punës për ndërtimin e anijeve, kështjellave urave dhe rrugëve. Ajo është gjithashtu e detyruar të japë banesë e ushqim për funksionarët perandorakë dhe për ushtarakët, të kujdeset për transportin dhe të furnizojë falas apo lirë, me produkte ushqimore trupat që kalonin në territorin e saj. Pra për mbajtjen e ushtrisë shteti kujdesej vetëm pjesërisht, sepse vetë popullsia duhej të kon- tribuonte drejtpërsëdrejti në këtë drejtim, pavarësisht nga barra e rëndë e detyrimeve që rëndonin mbi të. Vetëm kështu e shihte qeveria mundësinë për të dalë nga një situatë ku forca e saj financiare qe shkatërruar dhe ajo qe e detyruar të krijojë një forcë të re ushtarake dhe të rekrutojë një numër të madh mercenarësh të huaj. Në fakt ushtria bizantine ishte në këtë kohë një përzierje shumëngjyrëshe popujsh të ndryshëm: variagë, rusë, peçenegë, kumanë, turq, francezë, gjermanë, anglezë, bullgarë, abazë dhe alanë.

Por krahas trupave mercenare fillon të fitojë peshë më të madhe edhe ushtria vendase. Natyrisht shtyllën e ushtrisë bizantine nuk mund ta for- monte më prona e vogël, përderisa pronat e dikurshme të ushtarëve kishin rënë viktimë e procesit të feudalizmit dhe ushtarët bujq, edhe pse nuk ishin zhdukur tërësisht, nuk luanin veçse një rol të dorës së dytë. Organizimi ush- tarak bizantin u vu tani mbi bazat e një sistemi thjesht feudal dhe shtylla e tij u bë prona tokësore e quajtur pronia. Shfrytëzimi i sistemit të pronjës (pro- nia) për qëllime ushtarake është edhe arsyeja kryesore e forcimit ushtarak të Perandorisë Bizantine në periudhën e sundimit të aristokracisë ushtarake të përfaqësuar nga dinastia e Komnenëve. Në fakt dhëniet në pronia, ashtu siç i njohim nga periudha e epigoneve të dinastisë maqedone dhe të dinastisë Dukas, nuk kishin të bënin fare me detyra ushtarake. Por nga koha e Aleksit I sistemi i pronjës fiton karakterin ushtarak, që tash e tutje do ta ruajë deri në rënien e perandorisë. Marrësi i pronjës (pronia) duhet të kryejë shërbim ushtarak dhe për këtë arsye quhet përgjithësisht "ushtar" (stratiotes). Ai është një luftëtar me kalë dhe shoqërohet nga një trupë e armatosur, madhësia e së cilës varet nga madhësia e feudit që ai ka marrë në pronjë. Por edhe format normale të latifondit dhe prona kishtare u detyruan të furnizojnë ushtarë, edhe pse në rastin e tyre bëhej fjalë vetëm për këmbësori të lehtë.

Dhënia në pronjë nuk i jepte të drejta pronësie marrësit. Pronja ishte e patjetërsueshme dhe në fillim nuk lejohej as të trashëgohej. Ai që kishte të drejtën e pronësisë dhe të disponimit të pakufizuar të pronjës, ishte pushteti shtetëror, që mund ta jepte apo ta hiqte sipas dëshirës. Por për sa kohë marrësi mbetej në zotënm të tokave, të dhëna në pronjë dhe të bujqve të vendosur në to (dhe si rregull i zotëronte derisa vdiste), ai ishte zot e padron absolut. Marrësit e pronjës dhe stratiotët e periudhës së mesme bizantine nga pikëpamja shoqërore i përkasin dy botëve të ndryshme. Ndërsa stratiotët e dikurshëm ishin një forcë ushtarake fshatare, pronjarët, pavarësisht se quhen edhe ata stratiotë, vijnë nga radhët e aristokracisë feudale, sidomos nga fisnikëria e vogël. Dhënia në pronjë nuk do të thotë dorëzim vetëm i zotënmeve të caktuara, por edhe i bujqve të ngulur aty, të cilët bëhen kështu paroikoi (bujkrobër) të titullarit të pronjës, të cilit duhet t'i paguajnë gjithë taksat e tyre. Për këtë të fundit, dobia e pronjës konsistonte pikërisht në vjeljen e këtyre taksave dhe të detyrimeve të tjera.

Rëndësia e madhe që sistemi i pronjës fitoi për shkak të funksionimit të ri të saj në kushtet e reja, pati për rrjedhojë dhënien gjithnjë e më të shpeshtë të tokave nc pronjë. Procesi i feudalizmit në Bizant në këtë mënyrë u përshpejtua. Në fakt, sistemi i pronjës është fenomeni më karakteristik i feudalizmit bizantin. Më vonë ky sistem do të shtrihej edhe përtej kufijve të Perandorië bizantine dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e feudalizimit të vendeve sllavojugore.

Nën Aleksin I ndryshoi dhe i ashtuquajturi sistem i charisticium, d.m.th. kalimi i manastireve dhe i pronave të manastireve në duar të administruesve laikë. Kjo praktikë, qëu përhap mjaft duke filluar ngashek.XI, kishtepër qëllim të nxiste zhvillimin ekonomik të pronave manastirore, por shpesh herë çoi në abuzime të rënda, duke shkaktuar zemërimin e një pjese të kishës dhe dënimin e vazhdueshëm të saj nga sinodet kishtare. Nëse megjithatë ajo vazhdoi të ekzistojë madje edhe gjeti përkrahjen e mjaft krerëve të shquar të kishës, kjo i detyrohet faktit që ajo shërbente si një valvul shkarkimi për ekonominë e manastireve, së cilës po ia merrte frymën parimi i patjetërsueshmërisë së pronave të kishës. Por ndërsa më përpara këto dhurime bëheshin kryesisht nga autoritetet kishtare, tani ishte vetë perandori që i ndante pronat kishtare si një lloj benefid. Ndryshe nga pronat e dhëna në pronjë, pronat e charisticium nuk e detyronin marrësin me asnjë funksion publiko-juridik, përveç se t'i dorëzonte shtetit një shpërblim të vogël. Ka të ngjarë që perandori të jetë nisur nga qëllimi për të frenuar zhvillimin e madh të pronave kishtare. Në çdo rast, këto shpërndaqe të pronave manastirore nga ana e perandorit shkaktonin pakënaqësi të madhe në mjediset kishtare.

Po ashtu Aleksi I ndeshi në kundërshtimin e vendosur të rretheve kishtare kur në kohën e luftërave me normanët e peçenegët, u shtrëngua të verë dorë mbi thesarët e kishës. Nën presionin e kësaj opozite u detyrua jo vetëm të premtojë kthimin e thesareve të konfiskuara, por edhe të botojë një urdhëresë më 1082, me anë të së dlës ndalonte në të ardhmen tjetërsimin e pronave të kishës, duke mohuar kështu qëndrimin e vet të deriatëhershëm. Por një gjë e tillë nuk e pengoi që disa vjet më vonë, i shtyrë nga vështirësi të reja, të urdhëronte konfiskimin e thesareve të kishës. Sidoqoftë, edhe pse mes momentesh të tilla tensioni, marrëdhëniet midis pushtetit laik dhe atij kishtar karakterizoheshin përgjithësisht nga një mirëkuptim i plotë, që mbështetej mbi një bashkësi të qëndrueshme interesash. Perandori dhe kisha luftuan krah për krah kundër lëvizjeve heretike, që kërcënonin si organizimin shtetëror ashtu edhe atë kishtar, madje qe vetë perandori që kishte iniciativën në këtë luftë. Doktrina e logomilëve, e lindur në viset sllave të Ballkanit nën ndikimin e herezive lindore, arriti me kohë një përhapje aq të madhe dhe tërhoqi aq shumë idhtarë në gjirin e popullsisë bizantine dhe në vetë kryeqytetin e perandorisë, saqë perandori e konsideroi detyrë të shtetit çrrënjosjen e kësaj herezie të rrezikshme. Kreu i bogomilëve, Bazili dhe dishepujt e tij, që i qëndruan besnikë bindjeve të tyre, përfunduan në turrën e druve.

Si mbrojtës i ortodoksisë, perandori mori pjesë aktive edhe në polemikën kundër "konsullit të filozofëve" Johan Italit i cili, ashtu si paraardhësi i tij i madh Pselli, ishte një admirues i flaktë i Platonit dhe i neoplatonikëve dhe njihte mjaft mirë edhe doktrinën e Aristotelit. Filozofia e lashtë, që pas Psellit njohu një zhvillim të madh në shkollat më të mëdha filozofike të perandorisë, për faj të Johan Italit hyri në konflikt me doktrinën e krishterë. Pselli ishte treguar mjaft i mprehtë për të mos kapërcyer kufijtë e lejuar nga dogma e krishterë, por Johan Itali nuk qe në gjendje të gjente masën e duhur dhe i pagoi me shkishërim simpatitë e tij për "dijet e çmendura dhe pa përmbajtje të paganëve". Aleksi I ndërhyri jo vetëm në mbrojtje të besimit ortodoks, por edhe të pastërtisë së jetës së krishterë, mbështeti manastiret asketike të malit Athos dhe përkrahu në veçanti veprimtannë e murgut Kristodul, që ishte vendosur në ishullin Patmos për fiu përkushtuar reformimit të jetës manastirore. Patmosi dhe ishujt e afërm iu dhanë atij në pronësi të përjetshme, me imunitet mjaft të gjerë, dhe formuan ashtu si mali Athos, një republikë murgjish.

Në kohën e sundimit të Aleksit I Komnen u forcua krahas perandorisë edhe vetë autoriteti i perandorit. Por nga pikëpamja e strukturës perandoria ndryshon mjaft nga shteti ngurtësisht i centralizuar i periudhës së mesme bizantine. Epoka e Komnenëve solli një thellim të mëtejshëm të procesit të feudalizmit dhe forcat feudale të provincës, kundër të cilave kishin luftuar me vendosmëri të madhe perandorët e shek. X, u bënë shtyllat e strukturës së re shtetërore. Aleksi i dha përparësi pikërisht atyre faktorëve të fuqishëm shoqërorë që ishin afirmuar dhe kishin vazhduar të mbijetojnë me gjithë kundërshtimin e pushtetit qendror të periudhës së mesme bizantine, dhe u mbështet mbi to për ndërtimin e sistemit shtetëror e ushtarak. Këtu qëndron sekreti i suksesit të tij, por po këtu qëndrojnë edhe kufizimet e tij. Bizanti humbte përfundimisht themelet e shëndosha të dikurshme, forca e tij ushtarake, ekonomike e financiare nuk ishte më ajo e shekujve të shkuar. Kjo duhet mbajtur gjithnjë parasysh për të kuptuar përse shkëlqimi i epokës së Komnenëve nuk vazhdoi gjatë dhe përse në mbarim të kësaj epoke ndodh shembja e shtetit bizantin.

Thellimi i procesit të feudalizmit u nxit edhe nga kontakti me perëndimin. Fati e solli që Bizanti të hynte në kontakt më të ngushtë me botën perëndimore në kohën kur bashkësia kishtare dhe në ato kohë bashkësi kishtare do të thoshte bashkësi shpirtërore në përgjithësi ishte ndarë më dysh. Bizantinët e Perëndimorët ushqenin për njëri-tjetrin ndjenjat e urrejtjes të përçmimit dhe njohja reciproke më e ngushtë i thelloi akoma më shumë të tilla ndjenja. Megjithatë duke filluar nga kjo kohë ndikimi i Perëndimit mbi Bizantin fillon të ndihet me mënyra të ndryshme, qoftë në lëmin kulturor e qoftë në atë shtetëror. Feudalizimi i shtetit bizantin ishte me siguri një rezultat i zhvillimit të brendshëm të perandorisë. Sidoqoftë, nuk mund të mos ndikonte në zhvillimin e brendshëm fakti që në Azinë e Vogël ishte formuar një numër principatash latine, të cilat ishin modeluar sipas një feudalizmi tipik perën- dimor. Lidhja që u vendos midis princave kryqtarë dhe perandorit Aleks I, që ndiqte shembujt perëndimorë, futi një parim të ri në botën politike bizantine. Shumë shpejt ky tip marrëdhëniesh vasaliteti filloi të zbatohej dhe në marrëdhëniet e Bizantit me princa të sferës bizantine dhe u bë një element i përhershëm i sistemit shtetëror të periudhës së vonë bizantine.

Pushtime të reja të Perandorisë Bizantine dhe dështimet e para: Johani II dhe Manueli I

Një ndër rezultatet e forcimit të autoritetit perandorak ishte edhe theme- limi i dinastisë së re të Komnenëve. Me gjithë mosmarrëveshjet që ekzistonin brenda familjes perandorake, me gjithë luftërat e ashpra për të siguruar trashëgiminë e fronit, që i hidhëruan ditët dhe orët e fundit të perandorit Aleks, djali i tij i madh Johani arriti të imponohet dhe të ngjitet në fronin që i takonte. Në fakt, Aleksi I, i cili dikur erdhi në fuqi falë aleancës me familjen Duka, fillimisht emëroi si pasardhës të tij djaloshin Konstandin Duka, djalë i Mihalit VII, të cilin e kishte fejuar me vajzën e madhe, Anën. Por me lindjen e djalit të parë, Johanit, perandori Aleks ia kaloi këtij të fundit të drejtën e trashëgimisë (1092). Me këtë akt kryhej hapi vendimtar për themelimin e dinastisë së Komnenëve, dhe kur pak më vonë djaloshi Konstandin Duka vdiq, çdo pengesë për të siguruar vazhdimësinë e fronit u duk se u zhduk.

Por një zgjidhje e tillë plagosi sedrën tepër të ndjeshme të princeshës Ana. Pas vdekjes së parakohshme të të fejuarit të saj, ajo qe martuar me Niqifor Brienin (1097) dhe shpresonte që froni perandorak f i kalonte burrit të saj. Perandori Aleks, ky burrë shteti dhe gjeneral i madh, kishte qenë gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj femrave. Dikur ai ra nën ndikimin e nënës-peran- doreshë Maria, grua e dy paraardhësve të tij dhe nënë e trashëgimtarit të fronit, Konstandin Dukës. Ai ushqente një pasion të madh ndaj kësaj gru- aje të bukur e të zgjuar dhe ishte gati të sakrifikonte gruan e tij, Irenën. Por nga ky gabim i rëndë politik e shpëtoi ndërhyrja e menjëhershme e patrikut Kozma, i cili nguli këmbë për kurorëzimin e Irenës. Paskëtaj ishte radha e së ëmës së perandorit, Ana Dalasenës, të ushtronte ndikim të madh mbi të dhe gjatë mungesës së tij në Kostandinopojë për shkak të luftës kundër Robert Guiskardit, ajo arriti sa të marrë regjencën. Por edhe perandoresha Irenë, që në fillim nuk përfillej prej tij, fitoi me kohë ndikim të madh mbi Aleksin. Në çështjet e trashëgimisë së fronit ajo u shpreh kundër djalit të vet, Johanit, dhe në favor të vajzës së preferuar Anës e të burrit të saj, cezarit Brien. Nënë e bijë u bashkuan në përpjekjet për ta bindur Aleksin t'ia kalonte të drejtat sovrane Brienit. Ai u torturua gjer dhe në shtratin e vdekjes nga lutjet dhe presionet e dy grave. Pa guxuar të shprehej qartë, Aleksi gjithsesi veproi në mënyrë të til- lë që kurora t'i kalonte të birit dhe ky qe mjaft i vëmendshëm e i vendosur për të vënë në vend të drejtat e veta. Por për shkak të intrigave të së ëmës dhe të së motrës, hipja në fron e trashëgimtarit të ligjshëm mori trajtat e një grushti shteti. Ana nuk u pajtua me fatin e saj. Ajo kurdisi një komplot kundër të vëllait, dhe kur edhe kjo përpjekje e fundit dështoi, u dorëzua dhe u përpoq të gjejë ngushëllim në studimet e saj. Gjatë kësaj tërheqjeje të detyruar (ajo u mbyll në një manastir), ajo shkroi historinë e të atit, të famshmen Aleksiadë, që e bëri të pavdekshëm emrin e saj.

Sipas mendimit të bashkëkohësve dhe të pasardhësve, Johani (1118- 1143) qe më i madhi i Komnenëve. Tek personi i këtij sovrani maturia dhe zgjuarsia bashkoheshin me një energji jetësore të pashtershme. Ishte njeri i drejtë, me karakter të fortë dhe me një fisnikëri shpirtërore që e bënin të kapërcente mjaft kufijtë e kohës së tij. I matur sa s'bëhet, por dhe i vendosur e i papërkulur në ndjekjen e qëllimeve të tij, ai e vazhdoi me këmbëngulje të hekurt politikën e të atit, gjithmonë duke llogaritur mundësitë reale.

Detyra kryesore për të ishte lufta kundër principatës normane të Antiokesë. Por edhe në perëndim ekzistonin probleme të rëndësishme që kërkonin të ndiqeshin me vigjilencën më të madhe. Problemi i Antiokesë ishte i lidhur me atë të Sicilisë, por problemi i normanëve në Sicili, ashtu si dhe problemi serb në gadishullin Ballkanik e vinin perandorinë në kontakt me një varg të tërë fuqish të tjera perëndimore. Johani II u përpoq më kot të këpuste lidhjet që bashkonin perandorinë me Venedikun dhe që i kishin zënë frymën tregtisë bizantine. Republika detare s'kishte ndër mend të hiqte dorë nga pozitat që kishte fituar me traktatin e vitit 1082. Flota venedikase sulmoi ishujt bizantinë të Detit Egje dhe perandori e pa veten të detyruar të ratifikojë me një traktat të ri privilegjet venedikase, në tërësinë e tyre (H26).

Në Ballkan Johani mundi të korrë suksese të rëndësishme. Pas fitores që Aleksi I arriti me ndihmën e kumanëve mbi peçenegët, perandoria shpëtoi për tridhjetë vjet nga inkursionet e tyre. Por më 1122 një mori e re peçenegësh kapërceu Danubin dhe përparoi deri në Maqedoni e Trakë duke plaçkitur kudo ku shkelte. Por ky duhej të ishte sulmi i fundit i peçenegëve kundër Bizantit. Disfata e rëndë që Johani II u shkaktoi atyre më 1122 e shpëtoi përgjithmonë perandorinë nga kjo plagë. Robër të shumtë u vendosën në territorin e perandorisë dhe kontingjenteve të reja peçenegësh u futën në ushtrinë bizantine. Por tash e tutje peçenegët nuk ekzistojnë më si faktor i politikës së jashtme bizantine. Për të përkujtuar këtë ngjarje perandori shpalli posaçërisht krijimin e "festës peçenege", që vazhdoi të festohej deri në fund të shek. XII.

Pas fitores mbi peçenegët, Johani u kthye kundër serbëve, që ishin një vatër e përhershme trazirash. Ndërkohë që i ati ishte kënaqur me suksese të pjesshme, Johani korri një fitore vendimtare mbi Zhupanin e Rashës, dhe u kthye në atdhe me plaçkë të madhe dhe me robër të shumtë, të cilët urdhëroi t'i vendosnin në Azinë e Vogël. Serbët u shtrënguan të pranojnë sovranitetin bizantin. Por aspiratat e tyre për pavarësi vazhduan të shprehen në kryengritje të shumta, që u hapën mjaft punë perandorisë, sidomos kur ato filluan të mbështeten edhe nga hungarezët. Forcimi i Hungarisë dhe afirmimi i saj si një fuqi e re ballkanike dhe adriatike dhe lidhjet e ngushta midis Serbisë e Hungarisë do të përcaktojnë për shumë vjet në të ardhmen zhvillimin e ngjarjeve në Ballkan. Marrëdhëniet familjare të perandorit me familjen mbretërore hungareze i dhanë sovranit bizantin pretekstin për të ndërhyrë në luftërat e vazhdueshme për fronin hungarez dhe për të mbështetur pretendentët hungarezë. Por një politikë e tillë, nëse nga një anë i ofronte Bizantit mundësinë të ushtronte ndikimin e vet mbi politikën hungareze, nga ana tjetër ndikoi edhe në ashpërsimin e tensionit hungaro-bizantin. Më 1128 Stefani II, vëllai i të cilit, Almos, ishte verbuar dhe kishte gjetur strehim në Kostandinopojë, i shpalli luftë Bizantit. Hungarezët shkatërruan Braniçevon e Beogradin. Por epërsia e perandorit bizantin i detyroi të tërhiqeshin dhe të nënshkruanin paqe.

Aty nga viti 1130 Johani ishte nëgjendje t'i kushtohej Lindjes, përtërifilluar luftën që kishte nisur porsa kishte hipur në fron, por që kishte qenë i detyruar të ndërpriste për shkak të ndikimeve të papritura në Gadishullin Ballkanik. Në Azinë e Vogël armiku kryesor nuk ishte atë kohë sulltanati i Ikonit, i cili qe dobësuar nga luftërat e brendshme, por emirati i Danishmendijasve të Melitenës. Por pas pushtimit të saj më 1135, mbetej ende për t'u zgjidhur një tjetër problem përpara se perandori të mund t'i kushtohej objektivit të tij kryesor, pushtimit të Antiokesë. Rruga për në Siri ishte zënë nga principata e Armenisë së Vogël në Kiliki, të themeluar nga princi armen Rupen, i cili rreth vitit 1071 kishte vendosur sundimin e vet në Taur. Aty nga viti 1129 princi i Armenisë së Vogël, Leoni, një pasardhës i Rupenit, në aleancë me principatat e kryqtarëve, kishte pushtuar kështjellat më të rëndësishme të Kilikisë, duke vendosur kështu një pykë midis territorit bizantin në Azinë e Vogël dhe principatës së Antiokesë. Fushata e ndërmarrë nga Johani II në pranverë 1137 në Kiliki kundër Armenisë së Vogël, qe një marshim triumfal: njëra pas tjetrës ranë Taso, Adana e Mamistra; Princi i Armenisë së Vogël kërkoi të shpëtojë duke ia mbathur, por një vit më vonë u zu rob nga bizantinët dhe u çua i lidhur në Kostandinopojë bashkë me dy bijtë e tij. Pas pushtimit të Kilikisë, rruga për Siri ishte e lirë dhe në gusht 1137 Johani II ishte tashmë nën muret e Antiokesë. Qyteti u dorëzua pas një rrethimi të shkurtër; princi i tij, Rajmond Puatjë, dhëndër i Boemundit II, i bëri betimin e besnikërisë perandorit dhe ngriti flamurin perandorak mbi muret e qytetit. Një vit më vonë, Johani u kthye në Sin dhe hyn triumfalisht në Antioke.

Ndërsa pushtonte me forcën e armëve principatën e Antiokesë, Johani përdorte armët e diplomacisë kundër mbretërisë së normanëve në Italinë e Jugut. Pas një periudhe rënieje, mbretëria normane po njihte një epokë të re shkëlqimi. Ruxheri II arriti të bashkojë nën sundimin e tij Sicilinë dhe Puljen dhe në krishtlindjet e vitit 1130 u kurorëzua mbret në Palermo. Kjo ngjitje e fuqisë normane në Italinë e jugut kërcënonte si Bizantin ashtu dhe Gjermaninë dhe për këtë arsye të dyja perandoritë u afruan me njëra-tjetrën. Në luftë kundër fuqisë së re normane, Johani II lidhi aleancë me Lotarin dhe, pas vdekjes së këtij të fundit, me Konradin III. Me frontin antinorman u bashkua dhe Piza. Më 1136 Johani i nkonfirmoi kësaj privilegjet që i ishin akorduar nga i ati. Në këtë mënyrë Johani II siguroi krahët për të vazhduar politikën e tij në Lindje. Në fakt problemi i Antiokesë nuk ishte zgjidhur ende në mënyrë përfundimtare. Marrëdhëniet me principatat kryqtare kishin shkuar duke u keqësuar vazhdimisht dhe më 1142 princi i Antiokesë, i mbështetur nga kleri latin, hodhi poshtë marrëveshjen që ai vetë kishte nënshkruar. Perandori vendosi të ndërmarrë një fushatë të re kundër Antiokesë, që do të ishte preludi i një operacioni të madh. Me sa duket ai kishte ndër mend të vendoste sundimin bizantin edhe në Palestinë. Por vdekja i dha fund këtyre planeve. Gjatë një ndjekjeje gjuetie Johani II u plagos nga një shigjetë e helmatisur dhe më 8 prill 1143 vdiq. Pohtika e tij energjike dhe e vendosur çoi në një rritje të prestigjit të shtetit bizantin, në forcimin e fuqisë së tij ushtarake dhe në nvendosjen e sundimit bizantin në hapësira të gjera të Lindjes dhe të Ballkanit.

Më 1112 kishin vdekur dy djemtë e mëdhenj të Johanit II, Aleksi dhe Androniku. Sipas dëshirës së fundit të perandorit, kurora i kaloi djalit të tij të katërt e të fundit, Manuelit. Manueli I (1143-1180) qe një sovran i shkëlqyer, i aftë e fleksibël. Ai ishte një gjeneral i lindur dhe një luftëtar i guximshëm, që nuk i trembej asnjë rreziku personal; por mbi të gjitha ai ishte një diplomat gjenia! dhe një burrë shteti me plane ambicioze e të guximshme. Ishte veç të tjerash një bizantin i vërtetë, i pushtuar nga ideja e universalitetit të perandorisë dhe nga pasioni për diskutimet teologjike. Por në të njëjtën kohë stili i tij i jetës qe ai i një kalorësi të tipit perëndimor dhe nga kjo pikëpamje ai përfaqëson një tip të ri sovrani në historinë bizantine. Tek ai mund të shihet sesa thellë kishte ndikuar në botën bizantine kontakti me kryqtarët. Ai kishte dëshirë të vishej si perëndimorët dhe t'i imitonte sjelljet e tyre. Edhe dy martesat e tij me princesha perëndimore ndikuan për t'i dhënë një pamje të re rezidencës perandorake bizantine. Në pallatin e Blahernave të Komnenëve mbretëronte një atmosferë gëzimi e dëshire për të jetuar. Aty nuk gjeje atë luks madhështor që rrethonte perandorët bizantinë në Pallatin e Madh në Bririn e Artë, por elegancën e lehtë kalorësiake të stilit perëndimor. Aty organizoheshin turne kalorësish, që për bizantinët ishin diçka e re dhe e pazakonshme, dhe në to merrte pjesë edhe vetë perandori. Të huaj të ardhur nga perëndimi po bëheshin gjithnjë e më të rëndësishëm duke mbuluar poste të larta në perandori e duke ngjallur kështu zemërimin e bizantinëve.

Pa dyshim prirjet personale të Manuelit ndikuan në politikën e tij. Temperamenti i zjarrtë e shtynte drejt rreziqesh që i atij i tij i përmbajtur do t'i kishte shmangur. Por do të ishte e gabuar të konsiderohej krejt e kundërt politika e tij e orientuar kryesisht drejt perëndimit, nga ajo e të atit që shihte para së gjithash nga Lindja. Atë kohë problemet e Lindjes e të Perëndimit ishin më pak se kurrë ndonjëherë të ndarë nga njëri-tjetrit dhe këtë e tregoi fare qartë zhvillimi i ngjarjeve në kohën e Johanit II. Manueli mbështetej në politikën e të atit, ashtu si ky i fundit mbështetej në atë të Aleksit I. Njëlloj si nën Johanin II, edhe nën Manuelin dueli normano-bizantin dilte në plan të parë. Ndryshimi i situatës politike dhe zhvendosjet e fundit të raportit të forcave, bënë që Johani II ta përballojë problemin norman nga krahu i Azisë së Vogël, kurse Manueli nga krahu italian. Orientimi perëndimor i Manuelit nuk ishte një tekë e tij, por një domosdoshmëri që i imponohej nga vetë zhvillimi i ngjarjeve në perëndim. Kishte filluar epoka kur ekzistonte një politikë e përgjithshme europiane, fijet e së cilës vinin e mblidheshin të gjitha në Mesdhe. Si fuqi mesdhetare, Bizanti s'mund të rrinte mënjanë. Pozita e tij si fuqi mesdhetare kërkonte që ai të angazhohej aktivisht në këtë politikë dhe gjithë historia e tij e shtynte të ndërhynte duke i mbështetur pretendimet e veta në idenë perandorake. Synimet universale të Manuelit ishin një aspiratë tepër e hershme e Perandorisë Bizantine dhe ato i kishte pasur para tij edhe Johani I gjithë programi i Manuelit kishte qenë përvijuar përpara nga politika e matur dhe e zgjuar e Johanit. Dëshirat politike të të dy sovranëve qenë të njëjta. Por Manueli bëri gabimin fatal që nxitoi të kalonte nga dëshira tek veprimi, pa marrë parasysh mangësitë e mjeteve që zotëronte.

Manueli u përpoq të forconte aleancën me Gjermaninë, bazat e së cilës i kishte hedhur i atij i tij. Mbi bazën e një vendimi të marrë në kohën e Johanit II, perandori i ri u martua me kunatën e Konradit III, Berta Sulcbah.86 Por bashkëpunimi i dy sovranëve kundër mbretit norman, që ishte dhe qëllimi kryesor i aleancës, dështoi për shkak të fillimit të kryqëzatës së dytë, në të cilën mori pjesë jo vetëm mbreti i Francës, por edhe mbreti i Gjermanisë, i shtyrë sidomos nga predikimet e zjarrta të Bernard Kiaravales. Për fiioperëndimorin Manuel kryqëzata ishte po aq e padobishme sa ç'kishte qenë në të kaluarën për gjyshin e tij. Një sukses i kryqtarëve do të fuqizonte shtetet latine në Lindje, e në radhë të parë principatën e Antiokesë, kundërshtar i vjetër i Perandorisë Bizantine. Por gjithsesi, fushata e Konradit në Tokën e Shenjtë e linte perandorin bizantin vetëm në Perëndim dhe konfliktet me kryqtarët i hiqnin mundësinë të vepronte kundër mbretit norman.

Kalimi i kryqtarëve në territorin e perandorisë u shoqërua si zakonisht me eksese që dëmtuan rëndë marrëdhëniet midis gjermanëve dhe bizantinëve. Duket se Manueli as edhe nuk u takua me kunatin e tij. Akoma më armiqësore u bënë marrëdhëniet me mbretin e Francës, Luigjin VII, mik i Ruxherit II. Në rrethin e tij diskutohej që atëherë mundësia e një pushtimi të Kostandi- nopojës nga ana e kryqtarëve. Siç kishte bërë edhe më përpara Aleks Komneni, Manueli bëri të gjitha përpjekjet për t'i transportuar kryqtarët në Azinë e Vogël sa më shpejt të qe e mundur, dhe ashtu si i ati edhe ai pretendoi nga krerët e kryqtarëve që t'i paraqisnin betimin feudal të besnikërisë dhe fi dorëzonin vendet që do të pushtonin. Konradi III vendosi të kalojë në Azinë e Vogël jo aq nga kërkesat e vazhdueshme të Manuelit, sesa nga afrimi i francezëve. Por në Azinë e Vogël ushtrinë e tij e priste një fat i zi. Që në ndeshjen e parë me trupat e sulltanit të Ikonit, ajo pësoi një disfatë të tmerrshme. Pas bisedimesh të gjata dhe të paefektshme edhe Luigji VII kaloi në Azinë e Vogël, ku ushtria e tij u bashkua me mbeturinat e ushtrisë gjermane. U la mënjanë plani i fushatës kundër Ikonit dhe kryqtarët iu drejtuan Atalisë. Kalimi nëpër këto vise të egra, aktet e dhunës ndaj popullsisë vendase, grindjet midis francezëve e gjermanëve, ndeshjet e latinëve me bizantinët i shterën plotësisht forcat e kryqtarëve. Në Efes, i sëmurur gjatë udhëtimit, Konradi III i braktisi kryqtarët. Në Atali edhe Luigji VII me baronët e tij i hipi anijes për të marrë rrugën e Sirisë, duke i cilit përpara Kostandinopojës u arrit deri në një përieshje të armatosur midis gjermanëve dhe bizantinëve (Kinami, 77).

Përveç turqve, i vetmi që nxori përfitim nga kjo kryqëzatë e palavdishme, qe mbreti i normanëve, Ruxheri II. Në kohën që Manueli ishte mbërthyer në Lindje për shkak të grindjeve me kryqtarët, në vjeshtën e vitit 1147, mbreti norman sulmoi Perandorinë Bizantine, pushtoi Korfuzin, pastaj shtiu në dorë Korintin e Tebën, qytetet më të pasura të Greqisë së asaj kohe, që ishin njëherësh qendra të industrisë së mëndafshit bizantin. Këto dy qytete u plaçkitën dhe endësit bizantinë të mëndafshit u çuan në Palermo, ku u vunë të punonin në industrinë normane të mëndafshit, të krijuar rishtas. Nga ana tjetër, dështimi i kryqëzatës bëri të mundur një afrim midis Bizantit e Gjermanisë. Gjatë kthimit nga Azia, Konradi u prit në Kostandinopojë me të gjitha nderimet dhe mori përsipër të ndërmarrë një fushatë kundër Ruxherit II. Edhe Venediku u bashkua me koalicionin antinorman dhe e ndihmoi perandorin në ripushtimin e Korfuzit (1149). Por pavarësisht nga kjo, pasojat afatgjata të kryqëzatës së pafat vazhduan të favorizojnë mbretin norman dhe të dëmtojnë perandorin bizantin dhe aleatin e tij gjerman.

Në saje të manovrave të suksesshme diplomatike të Ruxherit II, dështoi plani i organizimit të një ekspedite bizantino-gjermane në Itali. Ruxheri li- dhi aleancë me dukën Guelf dhe e mbështeti atë në luftën kundër sundimit Shtaufen. Për rrjedhojë Konradi u detyrua të kthehej në Gjermani, ku luftërat e brendshme e mbajtën të mbërthyer për gjithë vitet e mëvonshme. Nga ana tjetër, Ruxheri mbështeti hungarezët e serbët në luftën kundër perandorit bi- zantin dhe më 1149 Manuelit iu desh të merret me një kryengritje të zhupanit të Rashës, pas së cilës e priste një luftë me Hungarinë, që hapi sennë e gjatë të luftërave hungaro-bizantine. Një tjetër aleat i natyrshëm i Ruxhent II ishte edhe mbreti i Francës, Luigji VII, i cili, i mbushur me mllef ndaj perandorit bizantin, po përgatiste një kryqëzatë të re. Ky plan gjeti mbështetjen e Ber- nard Kiaravales dhe të papës Eugjen II, i cili përpiqej të shkëpuste mbretin gjerman nga aleanca me skizmatikun Bizant. Në këtë mënyrë, u krijua një koalicion i fuqishëm antibizantin nën drejtimin e Ruxherit II. Por plani i kryqëzatës, që kësaj radhe nuk mund të ishte veçse një agresion franko-norman kundër Bizantit, dështoi për shkak të kundërshtimit të kalorësve francezë, ndërsa Konradi i qëndroi besnik aleatit të tij. Shtetet europiane ishin ndarë në dy blloqe: në njërën anë ishin Bizanti, Gjermania e Venediku; nga ana tjetër normanët, guelfët, Franca, Hungaria dhe Serbia e në sfond të tyre papati. Kishte nisur formimi i një sistemi aleancash midis shteteve europiane, që gjithsesi gjatë zhvillimeve të mëvonshme do të pësonte grupime të reja dhe do të tërhiqte fuqi të tjera në gjirin e vet. Armiqësia midis Bizantit dhe Hungarisë u shtri deri në Rusinë e largët. Të dy fuqitë ndërhynë në luftën midis principatave ruse dhe ndërsa Hungaria u lidh me Izjasllavin e Kievit, Bizanti përkrahu princat Juri Dolgoruki të Suzdalit dhe Vladimirko të Galiçit. Në krahun e kundërt "dora e gjatë" e Manuelit mbërrinte deri në Angli dhe në vitetshtatëdhjetë ai pati një letërkëmbim të dendur me mbretin Henrik II.

Pasi nënshtroi guelfët, Konradi III filloi të përgatisë fushatën e tij italiane. Por ai vdiq pikërisht në çastin kur duhej të fillonin veprimet ushtarake bizan- tino-gjermane kundër normanëve (1152). Me pasardhësin e tij, Frederik Barbarosën, Manueli nuk arriti në një marrëveshje të vërtetë, sado që përpjekjet në këtë drejtim nuk munguan. Si për Manuelin ashtu edhe për Frederikun I, ideja perandorake përbënte bazën e të gjitha synimeve të tyre politike. Kon- taktet e para të Perëndimit me të drejtën romake të Justinianit forcuan edhe këtu vetëdijen e karaktent universal të perandorisë. Frederiku i kundërshtoi pretendimet bizantine mbi Italinë dhe i shihte me dyshim aspiratat univer- saliste të Manuelit, i cili për të nuk ishte veçse një mbret grek. Vendin e ale- ancës midis Gjermanisë e Bizantit e zuri rivaliteti midis dy perandorive. Që të dyja kërkonin për vete sovranitetin perandorak dhe trashëgiminë e Romës. Në vend të bashkëpunimit kundër normanëve mbizotëroi logjika e forcimit të pozitave të veta në Itali, në dëm të tjetrit.

Manueli kishte arntur të knjonte një gjendje të qëndrueshme në Ballkan, armiqësitë me Hungannë kishin pushuar dhe në fronin e Kievit ishte vendo- sur aleati i Bizantit, Juri Dolgoruki. Ndërkohë kishte vdekur edhe armiku i Bizantit, Ruxheri II (1154). Tani duhej rifilluar mësymja në Itali, me ose pa per- andorin gjerman dhe, nëse qe e nevojshme, edhe kundër tij. Më 1155 Manueli dërgoi një flotë në Ankonë dhe prej këtej zuri fill mësymja e madhe. Me ndih- mën e vasalëve normanë rebeië, të plotfuqishmit e perandorit bizantin ia dolën mbanë në një kohë të shkurtër dhe me forca të pakta të pushtojnë qytetet e rëndësishme të Puljes dhe të vënë këmbë në tokën italiane. I gjithë territori nga Ankona në Taranto njohu përsëri sovranitetin e perandorit bizantin.

Suksesi i kapërceu edhe parashikimet më optimiste dhe e vendosi politikën bizantine mbi binarë të rinj. Restaurimi i perandorisë romake, objektiv i fundit dhe madhor i Perandorisë Bizantine, po dukej pranë realizimit si asnjëherë më parë. Ekzistojnë dy shpata, i pat shkruar papës më 1141 Johani II: ai donte të rrokte atë laike, duke i lënë papës atë shpirtërore, për të rivendosur unitetin e kishës së krishterë dhe për të vendosur në tokë sundimin e perandorisë romake, një dhe të pandarë. Ishte koha të zbatohej ky program, të realizohej aspirata e vjetër e pashuar e Bizantit, të rimëkëmbej perandoria e Justinianit dhe e Konstan- dinit me ndihmën e papës, qoftë duke i premtuar këtij bashkimin e kishave.

Por edhe restaurimi i kohës së Justinianit nuk kishte zgjatur shumë. Aq më shumë në kushtet e reja, përpjekja restauruese e Manuelit dështoi pa hedhur as hapat e para. Shpërpjesëtimi midis synimeve që perandori mendonte të arrinte, dhe mjeteve që realisht zotëronte ishte akoma më i madh se në kohën e Justinianit dhe armiqtë rreth e rrotull ishin më të shumtë. Në sistemin e ndërlikuar të shteteve që ishte krijuar në Europë, nuk kishte vend për një perandori botërore. Të gjitha fuqitë që kishin interesa në Itali, u bashkuan kundër perandorit bizantin. Zbarkimi në Ankonë dhe suksesi i mësymjes bizantine në fillimet e saj nuk shkaktoi vetëm armiqësinë e hapur të Frederikut I: edhe Venediku, aleati i vjetër i Bizantit kundër normanëve, e ndjeu veten të rrezikuar nga pushtimi bizantin i Italisë dhe e braktisi aleancën me perandorinë e Kostandinopojës. Mbreti norman Guljelm I kaloi sakaq në kundërmësymje: më 1156 i shkaktoi një disfatë të rëndë bizantinëve pranë Brindizit dhe shumë shpejt e shtriu kontrollin në të gjitha viset e pushtuara. Kjo fliste për dobësinë e pozitave të Bizantit në Itali, që mbështeteshin më tepër në të hollat e në diplomacinë, sesa në forcën e armëve. Manueli, i cili në prizmin e aspiratave të tij universaliste ishte prirur të konsideronte si armik kryesor jo më normanët, por Frederik Barbarosën, me ndërmjetësinë e papës nënshkroi një traktat paqeje me Guljelm I (1158). Koncepti i perandorisë universale e tërhiqte si më parë dhe vazhdoi të udhëheqë politikën e tij, edhe pse paqja me normanët dhe braktisja e Italisë nga ana e trupave bizantine shënonte fundin e kësaj ëndrre.

Megjithatë, në hullinë e politikës së të atit, Manueli arriti të korrë suksese të rëndësishme kundër shteteve latine të Lindjes. Princi armen Thoroz, që kishte vendosur sundimin e vet në Kiliki, u thye më 1158 dhe perandori e futi atë "në radhët e vasalëve të Bizantit". Rajnaldi pësoi të njëjtin fat. Por një rëndësi akoma më të madhe pati nënshtrimi përfundimtar i principatës së Antiokesë. Sundimtari i saj u detyrua të pranojë sovranitetin e Perandorisë Bizantine dhe premtoi të japë trupa ndihmëse. Veç kësaj, perandori bizantin fitoi të drejtën të emërojë patrikun e Antiokesë. Në shenjë nënshtrimi Rajnaldi u paraqit në kampin e perandorit me kokë zbuluar, këmbëzbathur, me mëngët përveshur deri në bërryl, me një litar në grykë dhe duke mbajtur shpatën me dorën e majtë.97 Edhe mbreti Balduin III i Jerusalemit i bëri vizitë perandorit dhe u vu nën mbrojtjen e tij. Një bashkëkohës shprehej atëherë: "Ai nxitoi të vinte tek ne nga Jerusalemi, i magjepsur nga fama dhe nga bëmat e mëdha të perandorit dhe pranoi sovranitetin e tij." Pozita e fortë e perandorit bizantin kjo do të thotë të shtrembërosh tërësisht qëllimet e vërteta të politikës së Manuelit dhe të aspiratave universaliste tradicionale të Perandorisë Bizantine që ai personifikonte. Ndaj shprehja "si fillim" duket sikur e zbeh këtë të vërtetë. në Lindjen latine u shfaq në mënyrë mbresëlënëse me hyrjen solemne të Manuelit në Antioke, më 1159. Perandori ecte kaluar duke mbajtur të gjitha shenjat perandorake. Nga një distancë e largët e ndiqte mbreti i Jerusalemit, në kalë por pa asnjë zbukurim; princi i Antiokesë ecte në këmbë krahas kalit të perandorit, dhe "rrekej të rregullonte rripat e shalës së perandorit". Ishte një spektakël i jashtëzakonshëm, që shprehte rendin hierarkik të fuqive. Katastrofa që e priste Manuelin nga fundi i sundimit të tij në luftën me turqit, nuk i zbeh sukseset e mëdha të politikës së tij në Lindjen latine. Problemet e vështira me të cilat Bizanti u ballafaqua me krijimin e principatave kryqtare, probleme që angazhuan për dhjetëra vjet Aleksin I dhe Johanin II, u duk se u zgjidhën dhe hegjemonia bizantine u rivendos. Perandori bizantin sundonte në gjithë lindjen e krishterë dhe shtetet latine të kërcënuara nga turqit shihnin tek ai mbrojtësin e tyre.

Ndaj hungarezëve ai ndoqi gjithashtu rrugën e treguar nga i ati dhe përdori po ato metoda, duke ndërhyrë në luftërat për fronin hungarez. Por edhe këtu politika e tij prirej drejt sulmit dhe synimet e tij vrisnin tepër lart: në fund të fundit ai mendonte të nënshtronte vendin dhe ta bashkonte atë me Perandorinë Bizantine.101 Vdekja e Gezës II më 1161 dha rast për një ndërhyrje të re në çështjet hungareze. Kundër Stefanit III, djalë e trashëgimtar i Gezës, Manueli mbështeti me të holla e armë vëllezërit e Gezës, Stefanin IV e Ladishaun. Filloi një luftë e gjatë pa ndonjë rezultat të qartë e përfundimtar. Manueli siguroi një mbështetje të madhe në Hungari, veçanërisht në një pjesë të klerit hungarez. Grupimi kundërshtar kërkoi të afrohej me perandorin gjerman dhe siguroi përkrahjen e mbretit të Bohemisë, Ladislaut. Mbreti i Bohemisë ishte vasal i perandorit bizantin nga koha e kryqëzatës së dytë, ku ai kishte marrë pjesë në krah të Konradit. Ai u shtrëngua të pushojë armiqësitë dhe arriti deri aty sa të luajë rolin e ndërmjetësit midis Stefanit III dhe perandorit Manuel. Më 1164 u arrit një marrëveshje, që i premtonte perandorit bizantin fitime të mëdha: vëllai i Stefanit III, Bela, u njoh si trashëgimtar i fronit hungarez, atij iu dha si investiturë terntori i Kroacisë e i Dalmacisë dhe u dërgua në Kostandinopojë. Por për të realizuar përfitimet e traktatit u deshën luftëra të reja. Ndeshja luftarake u parapri nga përgatitje të mëdha në planin ushtarak e diplomatik. Një i dërguar i perandorit shkoi deri në Rusi dhe i siguroi Bizantit mbështetjen e princave të Kievit e të Galiçit. Suksesi i shpërbleu forcat e harxhuara dhe Dalmacia, Kroacia, Bosnja si dhe viset e Sirmit kaluan nën sundimin e perandorit bizantin (1167).

Dëshmi e rëndësisësë veçantë që Manueli i jepte problemit hungarez është vendimi i tij për të kombinuar martesën e princit trashëgimtar hungarez Bela, që në Kostandinopojë mori emrin Aleks, me vajzën e tij dhe për ta emëruar atë trashëgimtar të fronit, duke realizuar kështu bashkimin e Hungarisë me perandorinë. Në cilësinë e trashëgimtarit të pritur të fronit, Bela-Aleksi mori titullin e despotit, që deri atë kohë ishte përdorur për të shënuar vetë perandorin, por që tash e tutje do të bëhet një titull i veçantë që në hierarkinë e titujve do të vijë menjëherë pas basilens, duke lënë prapa titujt sebastokrator ecaesar. Megjithatë lindja e një djali e shtyu perandorin të braktisë planin e tij, që kishte ngjallur pakënaqësi të thellë në Kostandinopojë. Por pas vdekjes sëStefanit III ai mundi të vendosë në fronin hungarez beniaminin e vet Bela- Aleksin, duke siguruar kështu një ndikim të madh në çështjet hungareze.

Përveç luftërave me Hungarinë, në këtë periudhë shënohen edhe luftëra meSerbinë. Në luftën e tyre për pavarësi, serbëtgjetën mbështetje tek Hungaria. Në Rashë kryengritjet ndiqnin njëra-tjetrën. Manueli mundi t'i shtypë ato çdo herë, por jo t'i shuajë, sadoqë i ndërronte vazhdimisht zhuganët jo besnikë. Më 1166 Stefan Nemanja u emërua zhugan i madh i Rashës. Por edhe ai u ngrit kundër perandorit bizantin dhe i shkaktoi një humbje të rëndë bizantinëve. Por sukseset e Manuelit në Hungari sollën edhe këtu një ndryshim të situatës dhe Serbia mbeti pa ndihmën e Hungarisë. Aleanca me Venedikun nuk solli ndonjë dobi dhe kur më 1172 perandori bizantin hyri në Serbi në krye të një ushtrie të madhe, Nemanja hoqi dorë nga qëndresa, që tashmë s'kishte kuptim. Ai u detyrua ta manifestojë nënshtrimin e tij në po atë mënyrë teatrale si dikur Rajnaldi i Antiokesë dhe mori pjesë si rebel i mundur në hyrjen triumfale të perandorit në Kostandinopojë. Oratorët e oborrit e festuan me fjalime panegjinke nënshtrimin e vendit të pabindur sllav dhe në pallatin perandorak u pikturuan afreske që himnizonin fitoren e perandorit bizantin mbi zhupanin e madh serb, që kishte guxuar të ngrejë krye. Në këtë mënyrë, themeluesi i dinastisë së famshme të Nemanjave dhe themeluesi i ardhshëm i shtetit të pavarur serb u mbajt larg, pa mundur të organizojë ndonjë veprim tjetër armiqësor kundër Perandorisë Bizantine dhe qëndroi një vasal i bindur i perandorit Manuel deri në vdekjen e këtij të fundit.

Ashtu si sulmi bizantin në Ankonë i kishte dhënë fund bashkëpunimit me Venedikun kundër normanëve në Itali, po ashtu aneksimi i Dalmacisë i dha fund bashkësisë së interesave bizantino-venedikase kundrejt Hungarisë. Nga ana tjetër pozita e privilegjuar që tregtarët venedikas kishin fituar në perandori, përbënte një barrë të papërballueshme për tregtinë bizantine.

Manueli u përpoq të forconte lidhjet me qytetet e tjera detare italiane dhe më 1169 lidhi një aleancë me Gjenovën dhe më 1170 me Pizën. Marrëdhëniet me Venedikun u bënë gjithnjë e më të tendosura dhe më 1171 shpërtheu një konflikt i ashpër. Më 12 mars, të gjithë venedikasit në të gjithë perandorinë u arrestuan dhe pasuritë, anijet e mallrat e tyre u konfiskuan. E gjithë kjo ndodhi në një ditë të vetme, shenjë kjo e përgatitjes së kujdesshme të këtij aksioni dhe e forcës së aparatit qeveritar bizantin. Përgjigjja e Venedikut nuk vonoi: një flotë e fuqishme sulmoi brigjet bizantine dhe plaçkiti ishujt e Kios dhe Lezbos. Pas kësaj të dyja palët u ulën në tryezën e bisedimeve, që vazhduan gjatë pa ndonjë rezultat. Për dhjetë vjet rresht marrëdhëniet midis Bizantit e Venedikut qëndruan të ngrira.

Me gjithë sukseset e bujshme në Lindjen latine dhe në Hungari, izolimi i Perandorisë Bizantine po e rëndonte gjithnjë e më shumë gjendjen dhe nga fundi i shek. XII, pozitat e Manuelit ishin bërë mjaft të pasigurta. Shpresat për një bashkëpunim me Romën nuk u konkretizuan: për ribashkimin e kishave mungonin kushtet si nga njëra palë ashtu edhe nga tjetra dhe perandori ndeshte kudo, në Venedik, Dalmaci apo Hungari, në kundërshtimin e partisë papale. Në perëndim armiqësia ndaj grekëve skizmatikë ishte e pak- apërcyeshme, ashtu siç qe në Bizant armiqësia ndaj latinëve. Niketë Koniati përcjell opinionin e përgjithshëm në Bizant kur thotë: "Latinët e mallkuar ... lakmojnë pasuritë tona dhe duan të çrrënjosin racën tonë... Midis tyre edhe nesh ekziston një det me urrejtje, ndaj nuk mund të lidhemi me ta shpirtërisht, përkundrazi ecim në dy rrugë krejt të kundërta". Duke kërkuar pa u lodhur rrugë e mjete të tjera, Manueli mbështeti fuqimisht Ligën lombarde në luftën kundër Frederik Barbarosës. Por edhe këtë armë e humbi kur më 1177 u nënshkrua traktati i Venedikut, që i dha fund luftës kundër Ligës lombarde dhe vendosi paqe midis papës dhe Frederikut I. Pas fundit të skizmës perën- dimore, nga e cila Manueli diti të përfitojë me mjaft zgjuarsi, u shuan edhe shpresat e fundit për një marrëveshje të papës me Bizantin.

Manueli shihte një mik në çdo armik të Barbarosës. Po ashtu, Frederiku u vu në kërkim të aleancave me kundërshtarët e perandorit bizantin. Duke filluar nga vitit 1173 ai ishte në marrëdhënie me sulltanin Kiligj Arsllan të Ikonit. Pozita hegjemoniste që Manueli siguroi në Lindjen latine, i siguroi Bizantit për shumë kohë epërsinë ndaj sulltanit të Ikonit. Duke shfrytëzuar mezgjuarsi grindjet midis krerëve selxhukë dhe falë disa sukseseve ushtarake në Azinë e Vogëi, perandori mundi ta konsolidojë këtë epërsi të tij. Më 1162 sulltani Kiligj Arsllan kaloi tre muaj në Kostandinopojë dhe nënshkroi një marrëveshje në bazë të së cilës merrte përsipër të jepte ndihmë ushtarake dhe t'i dorëzonte disa qytete Bizantit."6 Por këto premtime nuk u mbajtën dhe në kohën që Manueli ishte i zënë në Hungari e në Perëndim, Kiligj Arsllani luftonte për të forcuar pozitat e veta në Azinë e Vogël. Mbështetja e perandorit gjerman i dha zemër qëndresës së tij dhe më 1175 marrëdhëniet midis Bizantit dhe Ikonit u prishën. Vitin tjetër perandori u vu në marshim kundër Ikonit me një ushtri të madhe, por në shtigjet e Frigjisë, afër Mirioqefalos, më 17 shtator 1176 ndodhi katastrofa: ushtria bizantine u rrethua dhe u asgjësua nga turqit. Vetë Manueli e krahasoi këtë disfatë me atë që Bizanti kishte pësuar njëqind e pesë vjet më parë në Manxhikert.

Kjo përmbysje u bë akoma më e rëndë për faktin se ajo përkoi me humbjet që pësoi politika perandorake në Perëndim.

Rënien e prestigjit të Perandorisë Bizantine e tregon më së miri një letër që Manueli mon atë kohë nga Frederiku I. Duke u vënë në rolin e peran- dorit romak, Frederiku kërkonte bindje e nënshtrim nga Manueli, "mbret i grekëve". Ishte e qartë se politika e Manuelit kishte dështuar në çdo pikëpamje. Më në fund ai u shemb nën peshën e problemeve të panumërta që hapi dhe që nuk kishte ditur t'i trajtonte ndryshe veçse me mendësinë e të fuqishmit. Është e vërtetë se ai triumfoi mbi shtetet latine të Lindjes, se korri suksese të shkëlqyera në Hungari dhe se për njëfarë kohe pushtoi edhe territore të gjera në Itali, por sa më shumë kalonte koha, aq më e pamundur bëhej mbajtja e pozicioneve të fituara në gjithë ato vende dhe zbatimi i një politike aktive e agresive në gjithë Europën dhe në Azinë e Vogël. Bizanti hëngri gjithandej grushte shkatërrimtare. Në Lindje fuqia e tij u varros, nga Italia u dëbua përfundimisht dhe, përballë koalicionit të fuqive perëndimore Bizanti dukej krejt i pafuqishëm dhe i izoluar.

Në politikën e brendshme përpjekjet kolosale të Manuelit patën pasoja akoma më të rënda se në politikën e jashtme. Sakrificat që kërkonin fushatat madhështore dhe luftërat e vazhdueshme shkonin përtej forcave e mjeteve të Perandorisë Bizantine të asaj kohe dhe i shterën plotësisht burimet ekonomike e ushtarake të Bizantit. Johani II kishte bërë përpjekje për të rimëkëmbur mbi baza të reja, parcelat e dikurshme të ushtarëve, që kishin qenë shtylla kryesore e fuqisë ushtarake të Perandorisë Bizantine. Pas shpartallimit të peçenegëve, ai urdhëroi që të sistemoheshin robërit në territorin e perandorisë dhe u imponoi atyre shër- bimin ushtarak. Gjithashtu pas fitores mbi Serbinë i vendosi robërit serbë në ter- ritorin e Nikomedisë, një pjesë si stratiotë kurse pjesën tjetër si taksapagues. Duke ndjekur shembullin e tij, edhe Maneuli vendosi robër serbë në territorin e perandorisë, pranë Serdikës e gjetkë. Në bazë të traktatit të paqes me perandorin Hungarez Geza II, Manueli do të mbante dhjetë mijë robër hungarezë, pa dyshim për t'i kthyer ata në stratiotë bizantinë. Krijimi i parcelave të reja për ushtarët dhe shtimi i numrit të ushtarë-fshatarëve të rinj, që ishin më së shumti të huaj, përfaqësonte një rikthim në organizimin e rreptë ushtarak të periudhës së mesme bizantine. Por edhe ky vërshim forcash të reja nuk ishte në gjendje të plotësonte nevojat ushtarake gjithmonë e në rritje të kohës. Në kohën e Manuelit u shpeshtuan edhe dhëniet e tokave si pronjë, me kushtin që marrësi të kryente shërbimin ushtarak. Ndodhte shpesh që pronja të merrnin edhe perëndimorët, të dlëve u caktoheshin edhe bujq vendas si parikë.

Qeveria e aristokracisë ushtarake përkrahu dhe nxiti latifondin e madh, veçanërisht latifondin laik. Me një krisobulë të muajit mars 1158, Manueli ndalonte rritjen e pronave tokësore të manastireve të Kostandinopojës dhe të viseve përreth. Në të njëjtën kohë ai vendoste që pronat e dhëna për shfrytëzim mund t'u tjetërsoheshin vetëm personave të rangut senatorial ose elementeve nga kategoria e stratiotëve, d.m.th. pronjarëve, dhe ky rregull u përsërit me një urdhëresë të mëvonshme. Perandori Manuel nuk ushqente aspak ndjenja armiqësore ndaj manastireve. Pronat ekzistuese të manastireve u garantuan në mënyrë solemne, madje atyre iu dhanë privilegje të mëdha dhe të drejta imuniteti. Por në luftën e madhe midis pronës së madhe kishtare dhe asaj laike, ai mbante anën e kësaj të fundit dhe përkrahte pa ngurrim pronat e manjatëve laikë dhe ato të pronjarëve veçanërisht.

Përveç pronjarëve, në ushtrinë bizantine vazhdonin të shërbenin mer- cenarë të shumtë dhe popullsia ngarkohej me detyrime të rënda për të mbajtur ushtrinë, duke ofruar për të ushqime dhe punë të ndryshme angari. Meqenëse mjetet e shtetit nuk mjaftonin, ushtria përpiqej të nxirrte nga popullsia gjithçka për të cilën kishte nevojë. "Banorët e provincave pësuan privacionet më të mëdha për shkak të lakmisë së pashuar të ushtarëve, që u zhvatnin atyre jo vetëm të hollat, por edhe këmishën e trupit."

Ushtarakët përfaqësonin klasën sunduese të shtetit, që jetonte në kurriz të pjesës tjetër të popullsisë. Në krahasim me periudhën e mëparshme, në kohën e Komnenëve situata ndryshoi rrënjësisht. Gjatë periudhës së sundimit të burokracisë nën dinastinë Duka i bëhej bishtshërbimit ushtarak: "Ushtarët braktisnin armët e bëheshin administratorë të drejtësisë e juristë." Tani ushtria ishte kthyer në modë: "Të gjithë kërkonin të bëheshin ushtarë; dikush linte mënjanë gjilpërën, pasi puna nuk siguronte veç mjetet minimale të jetesës, dikush tjetër braktiste stallën e kuajve, të tjerë shkundnin pluhurin e tullave ose të kovaçhanës dhe nxitonin të paraqiteshin tek oficeri i ngarkuar për rekrutimin, i dhuronin atij një kalë persian ose ndonjë monedhë floriri dhe kështu siguronin regjistrimin në ushtri." Shërbimi ushtarak qe bërë atë kohë puna më e leverdishme.

Ushtria thithte të gjitha burimet e perandorisë. Popullsia ishte katandisur si mos më keq nga detyrime të papërballueshme. Masa e detyrimeve shtetërore u rrit ndërsa arbitrariteti i taksidarëve, midis të cilëve tani kishte dhe të huaj, i acaronte së tepërmi taksapaguesit duke mbushur kupën e mjerimit të tyre.130 Deri dhe në qytete shumë njerëz e shisnin lirinë e tyre për t'u vënë në shërbim e nën tutelë të një zotërie të fuqishëm. Kjo qe një dukuri që po ndeshej jo rrallë edhe në situata të tjera në Bizant. Manueli e luftoi këtë praktikë me anë të një ligji që i kthente lirinë të gjithë atyre që kishin lindur të lirë dhe ishin shitur si skllevër. Duket se perandori i liroi të gjithë këta me të hollat e shtetit, të paktën në kryeqytet. Por dukuria e humbjes së lirisë për sektorë gjithnjë e më të gjerë që, nëse jo skllevër, bëheshin bujkrobër, i kishte rrënjët në tërësinë e zhvillimit, në rritjen e pronave të mëdha tokësore nga njëra anë dhe në varfërimin e në mbytjen në borxhe të klasave të ulëta, nga ana tjetër. Por procesi i feudalizmit, që marshonte triumfalisht, çoi, në fund të fundit, në dobësimin e organizimit shtetëror bizantin dhe theu aftësinë rezistuese të tokës. Sipas rastit, Bizanti ishte akoma në gjendje të arrinte fitore të mëdha, nëse angazhonte të gjitha forcat e tij. Por atij i mungonte forca për të mbajtur kundërgoditjet e humbjet. Kështu, pas shkëlqimit të jashtëm të kohës së Manuelit, erdhi menjëherë koha e shpërbërjes së brendshme të shtetit bizantin.

Përpjekja për kundërveprim e Andronik Komnenit

Dobësitë e shtetit bizantin u slifaqën hapur pas vdekjes së Manuelit dhe ardhjes në fron të djalit të tij dymbëdhjetëvjeçar Aleks II, kur nëna perandoreshë Maria e Antiokesë u ngarkua me regjencën. Perandoresha i dha besim të plotë një nipi të perandorit të vdekur, protosebastit Aleks Komnen, që mori në dorë kontrollin e punëve politike. Por kjo nuk qe një zgjidhje e goditur dhe parapëlqimi i Marisë për këtë njeri të kotë e pa vlerë shkaktoi mërinë e anëtarëve të tjerë të dinastisë Komnene. Maria, me origjinën e saj perëndimore, dhe favoriti i saj ishin njëlloj të urryer nga populli. Ishte gjë e natyrshme që nën qeverisjen e tyre të forcohej theksi filolatin i politikës dhe në këtë fakt qytetarët bizantinë shihnin shkakun e keqësimit të shpejtë të gjendjes së brendshme dhe të jashtme. Armiqësia ndaj latinëve po thellohej dhe ajo drejtohej qoftë kundër tregtarëve italianë që po pasuroheshin në Bizant, qoftë kundër mercenarëve perëndimorë, që përbënin mbështetjen kryesore të regjencës. Disa herë eksponentët e dinastisë Komnene u përpoqën të përmbysin qeverinë me grusht shteti. Por të gjitha përpjekjet në këtë drejtim dështuan. Në Kostandinopojë opozitës i mungonte një udhëheqës. Rolin vendimtar e luajti Andronik Komneni, një kushëri i Manuelit, i cili atë kohë ishte qeveritar i krahinës së Pontit.

Andronik Komneni është njëra ndër figurat më interesante të historisë bizantine. Tashmë në prag të të gjashtëdhjetave, ai mbante mbi shpatulla përvojën e një jete të trazuar. Trimëritë dhe aventurat dashurore të tij ishin në Bizant objekt thashethemesh. Kishte një karakter tërheqës, një formim të shkëlqyer, ishte plot ide dhe orator i madh, guximtar në fushën e betejës dhe i prerë në punët e qeverisjes. Ishte i vetmi që guxonte ta kundërshtonte hapur perandorin Manuel. Androniku e Manueli kishin qenë gjithmonë rivalë dhe jo pa arsye Manueli kishte dyshuar se kushëriri i tij ambicioz synonte të rrëmbente kurorën perandorake. Androniku ishte i zoti për gjithçka, etja e tij për pushtet e lavdi nuk njihte kufi. Në funksion të tyre ishte gati të përdorte çdo mjet, pa pasur as më të voglën brejtje ndërgjegjeje. Çdo përpjekje për pajtim midis tyre përfundonte me shpërthimin e konflikteve të reja. Për t'i shpëtuar dyshimeve të perandorit Manuel, Aleksi bëri për vite me radhë një jetë aventurash e bredharake. Ai ishte një mik i mirëpritur si në oborrin e princit rus Galiç, ashtu edhe në oborret e sovranëve myslimanë të Azisë së Vogël. Ajo çka i ndante dy komnenët e mëdhenj nuk ishte vetëm rivaliteti personal por edhe kundërshtia politike. Androniku ishte një armik i aristokracisë feudale dhe një kundërshtar i vendosur i politikës filoperëndimore. Ndaj, tani që qe shtruar problemi i përmbysjes së regjencës filo-latine, të gjithë sytë u kthyen drejt tij.

Gjatë marshimit nëpër Azinë e Vogël, Androniku nuk ndeshi në asnjë qëndresë. Forcat ushtarake të tij, që fillimisht qenë modeste, u shtuan në rrugë e sipër: të gjithë të pakënaqurit bashkoheshin me të. Në pranverë të vitit 1182 ai mbërriti në Kalcedoni, ku ngriti kampin. Protosebasti Aleks u përpoq të bllokonte Bosforin me anë të flotës, personeli i të cilës përbëhej në pjesën më të madhe nga perëndimorë. Por komandanti i marinës, duka i madh Andronik Kontostefani u bashkua me uzurpuesin: me këtë, kauza e regjencës humbi. Në kryeqytet shpërtheu një kryengritje, protosebasti Aleks u verbua dhe u mbyll në burg. Urrejtja e bizantinëve u shpraz mbi latinët nëpërmjet një kërdie të vërtetë (maj 1182). Turma e verbuar nga tërbimi, u lëshua kundër shtëpive të perëndimorëve që jetonin në Kostandinopojë, duke plaçkitur pasuritë e tyre e duke vrarë barbarisht gjithsa s'kishin mundur të largohen në kohë. Ky ishte preludi i sundimit të Andronik Komnenit. Hyrja e tij solemne në Kostandinopojë u prit me brohoritje entuziaste të popullit.

Në fillim ai u hoq si shpëtimtar dhe mbrojtës iu perandorit të ri Aleks II. Kundërshtarët e tij u akuzuan për tradhti ndaj shtetit dhe perandorit të ligjshëm dhe u dënuan me vdekje. Midis të tjerëve u ngjit në trekëmbësh edhe nëna-perandoreshë, Maria, dënimin me vdekje të së cilës u shtrëngua ta nënshkruajë vetë biri i saj, Aleksi. Vetëm pasi e përgatiti terrenin dhe pas lutjesh, sigurisht të sajuara, të oborrit dhe të klerit, Androniku vendosi ta pranojë purpurën dhe në shtator 1182 u kurorëzua bashkëperandor i djaloshit Aleks. Por dy muaj më vonë ky u mbyt nga adjutantët e Andronikut dhe ku- foma e tij u flak në det. Për të mos krijuar problem me parimin e legjitimitetit, Androniku, tashmë burrë i moshuar, u martua me Anjezë-Anën, vajzë e Luigjit VII, e veja trembëdhjetëvjeçare e nipit të vrarë.

Ashtu siç qe dhe vetë karakteri i tij, veprimtaria politike e Andronikut qe e mbushur me kontradikta të mëdha. Ai shpresonte në një ringjallje të perandorisë, ndaj u pozicionua prerë kundër të këqijave ndaj të cilave paraardhësit e tij kishin ndenjur pasivë. Donte të shkulte me rrënjë prepotencën e fisnikërisë. Por meqë nuk njihte metoda të tjera qeverisjeje përveçse përdorimit të paskrupullt të dhunës, qeverisja e tij u kthye në një vazhdë terrori, komplotesh e mizorish. Nuk vihet në dyshim, as edhe nga vetë armiqtë e tij, se masat e marra prej tij sollën në provincat e perandorisë një përmirësim të shpejtë e të ndjeshëm të gjendjes. Me një rreptësi të hekurt arriti të zhdukë disa të këqija që për bashkëkohësit dukeshin të pashërueshme. Shitblerja e ofliqeve zyrtare pushoi.

U zgjodhën njerëzit më të aftë dhe për funksionarët u caktuan paga të përshtatshme për t'i bërë sa më pak të prekshëm nga korrupsioni. Korrupsioni u luftua ashpër në të gjitha format e tij. perandori i vuri vartësit e tij përpara alternativës: "ose të pushonin së bëri padrejtësira ose të pushonin së jetuari." Mbi bazën e parimeve të tilla ai mundi të mbajë nën kontroll të keqen më të madhe, parregullsitë në vjeljen e taksave. Në mënyrë të veçantë ky fakt i fundit shpjegon përmirësimin e kushteve në provincat e perandorisë gjatë sundimit të Andronikut. Në fakt nuk ishin vetëm kërkesat e shtetit, por sidomos edhe presionet e funksionarëve që e bënin të padurueshme bar- rën e detyrimeve të popullsisë. Mjaftoi një luftë e vendosur kundër këtyre abuzimeve, që tashmë konsideroheshin të pashmangshme, për ta bërë më të mirë gjendjen e popullsisë: ajo i dha popullsisë së stërmunduar fshatare një ndjenjë sigurie, që më parë nuk njihte "Nëse dikush i kishte dhënë Cezarit atë që është e Cezarit, askush nuk kërkonte më prej tij tjetër gjë. Askush nuk i hiqte këmishën nga trupi, si dikur, askush nuk e torturonte për vdekje. Në fakt, si një fjalë magjike, emri i Andronikut i kishte zhdukur tagrambledhësit e pangopur." Përshtypje të madhe bëri tek bashkëkohësit edhe praktika mjaft e përhapur e plaçkitjes së anijeve të dëmtuara. Androniku i dha fund kësaj praktike imorale, kundër së cilës kishin luftuar pa sukses paraardhësit e tij, duke urdhëruar që fajtorët të vareshin në direkun kryesor të anijes së pla- çkitur. Ai ishte plotësisht i bindur se "nuk ka asgjë që perandori s'mund ta ndreqë dhe asnjë padrejtësi që ai nuk mund ta eliminojë me forcën e tij".

Megjithatë besimi i tepruar në forcat e veta fshihte një rrezik të madh. Mbretërimi i Andronikut u kthye në një regjim terrori. Lufta kundër fisnikërisë degjeneroi në një kërdi të tmerrshme. Mjetet mizore te luftës, gjithmonë të dhunshme e shpesh herë të ulëta që ai përdorte e diskreditonin aspiratën e tij për drejtësi. Dhuna ndeshi në dhunë. Revoltat dhe komplotet ndoqën pa fund njëra-tjetrën. 1 egërsuar nga këto kundërshti, me mosbesimin dhe shpërthimet e tij që me kalimin e kohës po merrnin forma patetike, perandori përdori ashpërsi gjithnjë e më të madhe. Por kështu krijoi armiq të rinj. Atëherë u bë e qartë se kishte gjëra ndaj të cilave perandori ishte i pafuqishëm. Androniku u përpoq më kot të kthente mbrapa rrotën e historisë. Fisnikëria e tokës prej kohësh ishte bërë mbështetja e vërtetë e shtetit dhe e fuqisë së tij ushtarake. Ajo nuk pranonte të hiqej mënjanë dhe shkatërrimi i saj nëpërmjet vrasjeve në masë trondiste vetë themelet e forcës ushtarake bizantine.

Egërsia e pamëshirshme me të cilën Androniku luftoi korrupsionin pati efekt, siç e pranojnë edhe kundërshtarët e tij Niketa Koniati dhe Eustathi i Selanikut. Por programi i tij për një reaksion radikal dështoi. Politika antilatine e thelloi armiqësive e fuqive perëndimore ndaj Bizantit, politika kundër aris- tokratike e dobësoi më tej shtetin bizantin: kur erdhi çasti i pashmangshëm i provës vendimtare, forca ushtarake e perandorisë tregoi se nuk qëndronte aspak në lartësinë e detyrave të saj dhe atëherë u pa se politika e Andronikut ishte e dënuar të dështonte.

Shkëlqimi verbues i fuqisë së krijuar nga Manueli u zbeh shumë shpejt dhe retë e para u shfaqën pikërisht aty ku qe dukur se politika e tij ishte më tepër fatlume d.m.th. në viset hungaro-serbe. Falë autoritetet personal të Manuelit, mbreti hungarez Bela III u detyrua të pranojë paqen dhe zhupani i madh Stefan Nemanja të plotësojë angazhimet e tij. Pas vdekjes së Manuelit këto lidhje personale u këputën dhe dobësia e perandorisë, që nën regjencën e pa vlerë të nënës perandoreshë Maria dhe sundimin brutal të Andronikut nuk po shpëtonte dot nga luftërat e brendshme dukej se i premtonte një fitore të lehtë armiqve të Bizantit. Më 1181 Bela u bë zot i Dalmacisë, Kroacisë dhe i territorit të Sirmit: u humbën kështu pushtimet e bëra nga Manueli gjatë luftës së madhe e të kushtueshme me Hungarinë. Po aq shpejt u humbën territoret që ishin fituar gjatë luftërave të gjata e të vështira me Serbinë. Stefan Nemanja fitoi me lehtësi pavarësinë nga Bizanti. Me vrasjen e perandoreshës Maria Androniku i kishte dhënë një armë mbretit të Hungarisë. Në fakt Bela III pretendoi të merrte hakun e së vesë së Manuelit. Më 1183 hungarezët e serbët u derdhën së bashku në territorin e perandorisë. Beogradfi, Braniçevo, Nishi dhe Sofja u shkatërruan: gjashtë vjet më vonë kryqtarët i gjetën këto qytete të braktisura dhe pjesërisht të rrënuara. Me luftën kundër Bizantit Nemanja arriti t'i sigurojë vendit të tij pavarësinë dhe t'i shtrijë kufijtë e tij mjaft thellë në drejtim të jugut e të lindjes në dëm të Perandorisë Bizantine. Në të njëjtën kohë e shtnu sundimin e vet edhe mbi Zetën që u bashkua me Rashën në një principatë të vetme nën hegjemoninë e tij.

Në Azi, tensionet e brendshme shpërthyen në një varg revoltash. Familjet e mëdha, me në krye vetë Komnenët, i bënë një qëndresë të dëshpëruar qeverisë së Andronikut. Isak Komneni, një stërnip i Manuelit, shkoi deri aty sa të vendosë një regjim tiranik në Qipro dhe ta shpallë ishullin të pavarur nga perandoria. Ai mori titullin e perandorit dhe preu monedha me emrin e vet. Gjithsesi, pushteti qendror nuk qe në gjendje ta ndëshkojë atë vetë por u kufizua vetëm me zhdukjen e miqve të tij që ndodheshin në Kostandonipojë. Por Bizanti e humbi ishullin me rëndësi strategjike të jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë filloi shpërbërja e Perandorisë Bizantine.

Por goditja më e rëndë erdhi nga Perëndimi, ku normanët e Sicilisë ndërmorën edhe njëherë një fushatë të madhe pushtuese kundër Bizantit.

Më kot Androniku lidhi një aleancë me të fuqishmin Salahdin, që sundonte në Egjipt prej vitit 1171, pas rënies së kalifatit Fatimid, dhe që kishte shtënë në dorë dhe Sirinë pas vdekjes së sovranit të saj të madh, sirianit Nuredin (H74).

Më kot u përpoq të forcojë pozitat bizantine në Perëndim duke filluar edhe marrëdhëniet me Venedikun, të ndërprera më (1171). Duke ndjekur të njëjtin itinerar si në kohën e Robert Guiskardit, normanët sulmuan fillimisht Durrësin (1185). Qyteti ra menjëherë dhe ushtria normane mori drejtimin për Selanik. Edhe flota lundroi drejt atij objektivi, duke pushtuar rrugës ishujt e Korfuzit, Qefalonisë e Zaçintit. U pa qartë se tani, pak vjet pas sundimit të lavdishëm të Manuelit, Bizanti ishte shumë herë më i dobët se në kohët e paharruara kur Aleksi I, pas një tërheqjeje të dëshpëruar të fillimit, ishte hedhur në mësymje kundër Robert Guiskardit. Në fakt atë kohë Aleks Komneni mundi t'i bëjë një qëndresë të ashpër agresorit në afërsi të Durrësit dhe pas rënies së qytetit, e vazhdoi atë në thellësi të vendit. Atëherë normanët nuk arritën t'i afrohen Selanikut. Përkundrazi, tani pushtuesit nuk ndeshën në asnjë qëndresë gjatë marshimit të tyre dhe më 6 gusht kishin mbërritur në objektiv. Më 15 gusht edhe flota normane hyri në portin e Selanikut duke bërë të mundur rrethimin nga toka e nga deti të qytetit. Mbrojtja e Selanikut ishte mjaft e dobët, furnizimet krejt të pamjaftueshme, komandanti David Komneni u tregua i paaftë dhe trupat ndihmëse të dërguar nga Kostandinopoja nuk mbërritën në kohë: kështu, më 24 gusht qyteti i dytë i perandorisë binte në duart e normanëve. Lakmia dhe urrejtja e fitimtarëve nuk njohu kufi. Në qytetin e pushtuar u panë skena të llahtarshme. Nëse tre vjet më parë në Kostandinopojë latinët u masakruan nga bizantinët, tani ishin banorët e Selanikut që u fyen, u torturuan dhe u vranë barbarisht nga normanët.

Nga Selaniku një pjesë e ushtrisë normane iu drejtua Serres, kurse pjesa më e madhe marshoi mbi Kostandinopojë. Në kryeqytetin bizantm atmosfera po bëhej gjithnjë e më mbytëse. Terrori u bë më i egër dhe po rritej frika e një pushtimi armik i cili pas rënies së Selanikut po dukej fare i afërt. Stuhia e pritur shpërtheu më 12 shtator 1185. Sovrani i fundit i dinastisë së Komnenëve pati një fund të tmerrshëm. Ai që pak vjet më parë qe përshëndetur si shpëtimtar i perandorisë, tani u bë shtazërisht copë e çikë nga turma e zemëruar në rrugët e Kostandinopojës.

Përmbysja

Fundi tragjik i Andronikut shënoi dështimin e përpjekjes restauruese të tij. Fisnikëria feudale doli fitimtare dhe nën dinastinë e re të Engjëllorëve arriti jo vetëm të ruajë fuqinë e vet por edhe ta rrisë atë. Pas vitesh lufte të dëshpëruar kundër absolutizmit intranzigjent të Komnenëve të fundit, forcat centrifugale gjetën fushë të lirë veprimi.

Engjëllorët nuk bënin pjesë në radhën e familjeve të vjetra aristokratike të perandorisë, por vinin nga një familje e padëgjuar nga Filadelfia, që ia detyronte ngjitjen e saj faktit që vajza e fundit e Aleksit I, Teodora u martua me dashun me bukuroshin Konstandin Engjëlli. Nga ajo kohë, duke qenë krushq të familjes perandorake, Engjëllorët mbuluan poste të larta, u afirmuan sidomos në kohën e Manuelit I dhe luftuan në vijë të parë kundër Andronikut I, në radhët e aristokracisë bizantine. Rasti e solli që fitorja e fisnikërisë të sillte në fronin perandorak një pinjoll të kësaj familjeje.

Isaku II (1185-1195) një nip i Konstandin Engjëllit dhe i porfyrogjenetës Teodora, ishte në çdo pikëpamje e kundërta e autokratit Andronik. Ai i la rrugë të lirë proceseve që Androniku ishte përpjekur t'i ndalte energjitikisht e përdhunisht plagët e vjetra, që në kohën e Komnenit të madh ishin mbuluar nga shkëlqimi i fuqisë së jashtme, dolën tani në dritë të diellit dhe kalbësira që kishte pushtuar gjithë organizimin shtetëror u shfaq me gjithë rrezikshmërinë e vet. Nuk u vë më asnjë përpjekje për t'i vënë prita abuzimeve të administratës qendrore dhe të asaj provinciale; shitblerja e posteve, korrupsioni i funksionarëve, arbitrariteti i tagrambledhësve morën format më të turp- shme. Për Isakun II thuhej se i shiste ofiqet si zarzavatet në treg. Me rastin e martesës së tij, që u festua me pompë të madhe, u vu një taksë e posaçme në provinca. Me sa dukej, Isaku e konsideronte perandorinë, që fati ia kishte bërë dhuratë, si një pronë të vetën, që ai e administronte ashtu si një latifondist patriarkal administron pronat e veta. Nën qeverisjen e vëllait të tij, Aleksi III (1195-1203), gjendja u rëndua më tej. Popullsia e provincave lëngonte nën peshën e rëndë të taksave, abuzimet e nëpunësve të fiskut u shtuan, ndërsa fryheshin detyrimet ndaj shtetit. Shuma gjigante u bënë rrush e kumbulla për të përballuar luksin e shfrenuar të oborrit dhe haraçet për popujt e huaj, me anë të të cilave qeveria e dobët bizantine përpiqej të mbrohej nga kundërshtarë më të fuqishëm. Megjithatë provincat sulmoheshin vazhdimisht nga armiqtë dhe zonat bregdetare nga inkursionet e piratëve. Kundrejt piraterisë, shteti në shpërbërje të plotë ishte krejt i pafuqishëm. Nuk solli ndonjë dobi as fakti që në provinca të veçanta taksat për ndërtimin dhe pajisjen e anijeve u mblodhën tre herë brenda të njëjtit vit. Ndërkohë që barra e taksave bëhej gjithnjë e më e padurueshme për popullsinë, latifondistët me pushtet i ruanin e i zgjeronin privilegjet e tyre. Të gjitha përpjekjet e organizmave shtetërore për t'i vënë fre rritjes së vazhdueshme të privilegjeve nuk dhanë rezultat, sepse qeveria e dobët perandorake nuk dëshironte të mbrohej nga kërkesat këmbëngulëse të të mëdhenjve dhe këta gjithmonë e fitonin davanë. Në të vërtetë nuk kishte mbetur asgjë nga sistemi i themave, që dikur kishte qenë baza e administratës dhe e sistemit ushtarak bizantin. Megjithëse territori i perandorisë qe rrudhur së tepërmi, në fund të shekullit Xll Bizanti kishte dyfishin e numrit të themave që kishte pasur në periudhën e dinastisë maqedone. Administrata provinciale bizantine ishte shpërbërë në copëza të vogla që veç emrit nuk kishin asgjë të përbashkët me themat e vjetra. Me rritjen e vazhdueshme të latifondeve private, organet administrative të provincave të vogla ranë gjithnjë e më shumë në varësi të latifondistëve vendas. Në kushtet e dobësisë së administratës qendrore, pushteti i qeveritarëve provincialë po rrezikonte të zëvendësohej nga pushteti i latifondistëve, duke i dhënë dorë krijimit të principatave të pavarura të latifondistëve.

Qe një fat i madh që frika nga rreziku norman që shkaktoi rënien e An- dronikut, doli se kishte qenë ekzagjeruar. Ushtria normane e dhënë pas pla- çkës e qejfeve, e kishte humbur dëshirën për luftë. Nga ana tjetër sëmundjet epidemike i rralluan radhët e saj. Kështu gjenerali trim Aleks Vrana arriti ta shpartallojë armikun në afërsi të Mozinopolit e pastaj, më 7 nëntor 1185, pranë Dimitrikës. Normanët u tërhoqën, zbrazën Selanikun e pastaj Durrësin e Korfuzin. Vetëm Qefalonia dhe Zaçinti mbetën në duart e perëndimorëve dhe u ndanë përfundimisht nga Bizanti. Me armikun tjetër që, në kohën e An- dronikut kishte kërcënuar perandorinë, d.m.th. me mbretin e Hungarisë Bela III, Isak Komneni lidhi aleancë duke marrë për grua vajzën e tij dhjetëvjeçare, Margaritën.

Rregullimi i problemit norman dhe i atij hungarez qe me rëndësi të madhe, aq më tepër që në fund të vitit 1185 në Bullgan shpërtheu një kryengritje. E drejtuar nga vëllezërit Pjetër (Teodor) dhe Asen, ajo tregoi se lid- hjet e territoreve bullgare me autoritetin perandorak qenë dobësuar. Si kudo në perandori, një prirje e tillë konkretizohej në etjen për tokë të manjatëve vendas. Fillimisht Pjetri dhe Aseni kërkuan që t'u jepeshin në pronjë disa ter- ritore të caktuara. Arroganca me të cilën qeveria bizantine e hodhi poshtë këtë kërkesë, që qe parashtruar gjithashtu në mënyrë jo shumë elegante, bëri që të precipitojë ngjarjet. Pjetri dhe Aseni organizuan kryengritjen që gjeti përkrahjen e popullsisë së dërmuar nga barra e taksave dhe që pati si rezultat të fundit shkëputjen e plotë të Bullgarisë nga Bizanti dhe krijimin e peran- dorisë së dytë bullgare.

Dy shekuj të sundimit bizantin e kishin dobësuar elementin sllav si në Bullgari ashtu dhe në Maqedoni. Në këto vende ndodhi jo vetëm një proces helenizimi, por edhe një fuqizim i elementeve të tjerë etnikë në dëm të sllavëve. Në zonën e Selanikut gjendeshin shumë hebrenj dhe armenë, në viset e Danubit qenë vendosur mjaft kumanë. Vllahët, paraardhësit e Rumunëve të sotëm, banonin në territorin danubian, ashtu si dhe në Maqedoni e Thesali, që asokohe quhej Vllahia e Madhe. Kumanët e sidomos vllahët luajtën një rol të rëndësishëm në kryengritjen e Pjetrit dhe të Asenit.

Vështirësi të brendshme e rënduan më shumë gjendjen e brendshme të perandorisë. Mundësi i normanëve, Aleks Vrana, që ishte dërguar kundër kryengritësve, veshi në Adrianopojë purpurën dhe u nis për të përmbysur qeverinë e Isakut . Por në afërsi të Kostandinopojës ai ra në betejë dhe në verën e vitit 1186 perandori drejtoi një ekspeditë në Bullgari. Me siguri nuk mund tëkritikohej Isaku Ilpërpaaftësipërluftënkundërkryengritjesbullgare. Isaku nuk dallohej si burrë shteti, megjithatë nuk ishte as edhe një sovran i dobët e i ngathët, siç pohohet ndonjëherë. Qeverisja e tij nuk shkëlqeu, por me gjithë situatën ekstreme, rrjedha e luftës normane dhe bullgare tregon se në kohën e tij perandoria nuk ishte aq e pafuqishme në pikëpamjen ushtarake sa ç'kishte qenë nën regjimin despotik të Andronikut.

Kryengritësit u shpartalluan dhe Pjetri e Aseni ikën përtej Danubit. Por pa kaluar shumë kohë ata u kthyen përsëri me trupa ndihmëse kumane dhe lufta u ndez përsëri. Në tetor 1186 Isaku nxitoi t'i dalë përpara armikut, por tani gjendja kishte ndryshuar për keq dhe ai mundi t'i zmbrapsi hordhitë bullgaro-kumane me humbje tepër të rënda. Në pranverë të vitit 1187 perandori ndërmori një fushatë të re dhe nëpërmjet një manovre, nëpërmjet territorit të Sërdikës, u përpoq t'i marrë krahët kryengritësve, që ishin fshehur nëpër male. Por as kësaj radhe nuk u arrit fitorja vendimtare dhe Bizanti nuk ishte në gjendje ta vazhdonte më tej luftën. Vështirësitë shumoheshin nga të gjitha anët, Zhupani i madh i Serbisë, Stefan Nemanja, mbështeti kry- engritësitbullgarë dhe e shfrytëzoi luftën bullgaro-bizantine për ta shtrirë më tej sundimin e vet në dëm të Perandorisë Bizantine. Në Azinë e Vogël kishte shpërthyer ndërkohë një tjetër kryengritje. Isaku II u detyrua të ndërpresë luftën bullgare dhe ra në ujdi me kryengritësit, të cilët i dorëzuan peng Kalojanin, vëlla i vogël i Pjetrit dhe Asenit.

Traktati i paqes përfaqësonte një njohje të heshtur të situatës së re që ishte krijuar. Bizanti i braktisi viset midis maleve Ballkan dhe Danubit, ku formohej një perandori e re bullgare e pavarur. Atë kohë u krijua dhe kry- epeshkopata e Tërnovës dhe Aseni e mori kurorën e carit nga duart e kry- epeshkopit të ri bullgar në kishën e Shën Dhimitrit. Thuhej se pas pushtimit të Selanikut nga normanët, Shën Dhimitri kishte braktisur qytetin grek dhe u vendos në Tërnovë, kryeqytetin e perandorisë së dytë bullgare. Kohës së hegjemonisë bizantine në Gadishullin Ballkanik po i vinte fundi. Pas serbëve, edhe bullgarët u shkëputën nga sfera e ndikimit të perandorisë, që po gërryhej nga luftërat e brendshme. Mjaftoi afrimi i një kryqëzate të re për të treguar rreziqet që përmbante një gjendje e tillë.

Varri i shenjtë kishte rënë përsëri në duart e të pafeve. Salahdini, i cili nga Egjipti e kishte shtrirë sundimin e tij edhe mbi Sirinë, sulmoi më 1187 Palestinën dhe më 4 korrik i shkaktoi një humbje të rëndë ushtrisë latine pranë Hattinit, zuri rob mbretin Gui dë Lyzinjan dhe më 2 tetor hyri në Jerusalem. Sovranët më të shquar të perëndimit, Frederiku I Barbarosa, Filipi II August dhe Rikard Zemërluani, u bënë kryqtarë. Në verën e vitit 1189 Frederiku I, që kishte zgjedhur rrugën nëpër Hungari, hyri në Ballkan. Ai kishte bërë një përpjekje për të arritur një marrëveshje me perandorin bizantin dhe në vjeshtën e vitit 1188 kishte qenë nënshkruar një traktat në Nuremberg mbi kalimin e ushtrisë së kryqtarëve gjermanë. Por kjo nuk i zhduku dyshimet e bizantinëve. Në fakt, Barbarosa filloi tratativa jo vetëm me Bizantin, por edhe me armiqtë e Perandorisë Bizantine që ndeshi gjatë rrugës për në Tokën e Shenjtë, d.m.th. me serbët dhe me sulltanin e Ikonit. Aq sa e parapëlqyer ishte për bizantinët ardhja e Frederikut, po aq e mirëpritur ishte ajo për sllavët e jugut. Tensioni i pashmangshëm midis Bizantit dhe perandorit gjerman nuk mund të mos favorizonte mbretëritë sllave. Aleanca me Hungarinë, që për dhjetëvjeçarë të tërë kishte qenë një ndër konstantet e politikës serbe, nuk ishte më e mundur pasi Hungaria kishte tashmë marrëdhënie miqësore me Bizantin, të cilit s'kishte pse t'i trembej më. Ndaj Stefan Nemanja kërkoi tani mbështetje tek perandori i fuqishëm gjerman dhe shembullin e tij e ndoqi dhe Bullgaria. Në Nish Barabarosa u prit me nderime nga Nemanja dhe filloi tratativa si me zhupanin e madh të Serbisë ashtu dhe me të dërguarin bullgar. Serbia dhe Bullgaria iu betuan për besnikëri dhe nënshkruan një aleancë kundër Bizantit.

Natyrisht këto tratativa shkaktuan në Kostandinopojë një pështjellim të madh. Qeveria bizantine u hodh në krahët e Salahdinit, armikut të betuar të kryqtarëve: ai rinovoi traktatin e aleancës së arritur në kohën e Andronikut I, që synonte të pengonte kalimin e ushtrisë së kryqtarëve gjermanë. Marrëdhëniet midis Bizantit dhe perandorit gjerman, arritën kulmin e tendosjes. Frederiku e pushtoi Filipopolin sikur të ishte një qytet armik. Kjo ngjarje u pasua nga një shkëmbim letrash të ashpra që nuk kursenin fyerjet dhe aku- zat. Puna arriti deri aty sa Barbarosa vendosi ta mposhte Bizantin me forcën e armëve dhe të pushtojë Kostandinopojën. Pas marrjes së Adrianopojës, ku perandori gjerman takoi sërishmi të ciërguarit serbë e bullgarë, ushtria e tij marshoi mbi Kostandinopojë, ndërsa i biri i tij, Henriku, u dërgua të bllokojë me flotë nga ana e detit kryeqytetin bizantin. Isaku II u dorëzua: në shkurt 1190 u nënshkrua në Adnanopojë një traktat me të cilin perandorit gjerman iu premtuan anije për të kaluar trupat në Azi të Vogël si dhe ushqime me çmim të ulët. Si garanci iu dhanë pengje të rangut të lartë. Në këtë mënyrë të gjitha kërkesat e Barbarosës u plotësuan dhe Bizanti u detyrua të përkulej para fuqisë së perandorit gjerman. Në pranverë Frederiku sëbashku me ushtrinë e vet kaloi në Azinë e Vogël dhe iu drejtua menjëherë Tokës së Shenjtë, të cilën nuk arriti ta shohë, pasi vdiq duke u larë në lumin Oront në Kiliki.

Ekspedita e mbretërve të Anglisë e të Francës, që ndoqi rrugën detare për në Palestinë, nuk i krijoi ndonjë shqetësim Perandorisë Bizantine, e cila nuk kishte interesa në vende kaq të largëta. Por edhe ndërmarrja e tyre dështoi. Me paqen e vitit 1192 Salahdini mbajti Jerusalemin, ndërsa zotërimet latine u kufizuan në një brez të ngushtë tokash midis Jafës dhe Tirit. Më shumë se vetë kryqëzata, ishte një aksion anësor i saj ai që e preku drejtpërsëdrejti Bizantin: Rikard Zemërluani pushtoi Qipron, zuri rob sovranin e saj Isak Komnenin dhe ia dorëzoi ishullin në fillim urdhrit të templarëve dhe pastaj (1192) ish mbretit të Jerusalemit, Guidit të Luzinjanit. Nga ajo kohë Qiproja mbeti në zotërim të perëndimorëve.

Pas nisjes dhe vdekjes tragjike të Barbarosës, Bizanti mundi t'i kushtohej përsëri çështjeve të Ballkanit. Pa humbur kohë, Isaku II u nis kundër bullgarëve që ishin derdhur në Trakë dhe kundër serbëve, të cilët kishin përfituar nga lufta midis dy perandorëve për të pushtuar toka të reja dhe për të shkatërruar qytetet e rëndësishme të Sofies, Shkupit e Prizrenit. Stefan Nemanja u mund buzë Moravës në vjeshtë të vitit 1190, dhe u detyrua të nënshkruajë një traktat paqeje, ku premtonte të kthente viset e pushtuara në vitet e fundit, ndërkohë që i mbeteshin pushtimet e mëparshme. Por nuk duhej që fitorja e perandorit të ketë qenë aq vendimtare sa ç'thonë burimet bizantine. Nga ana tjetër, përfundimi i një traktati formal paqeje do të thoshte njohje e hapur e pavarësisë shtetërore të Serbisë, dhe ky akt u vulos me lidhjen martesore që u vendos midis dy familjeve mbretërore: Stefani, djali i dytë i Nemanjës, u martua me mbesën e perandorit, Evdokinë dhe mori titullin e lartë të sebastokratit. Martesa me një princeshë perandorake dhe dhënia e titullit sebastokrator ishte një vlerësim i lartë, por në të njëjtën kohë hyqa e trashëgimtarit të fronit serb në hierarkinë fisnikërore bizantine shprehte epërsinë ideale të perandorit bizantin që ishte basileus dhe autokrator.

Më pak i suksesshëm qe Bizanti në luftën kundër bullgarëve. Fushata e madhe e vitit 1190 përfundoi me një humbje të rëndë. Bizantinët arritën t'i afrohen mureve të Tërnovos, por rrethimi i kryeqytetit bullgar nuk pati sukses dhe gjatë kthimit ushtria bizantine u shpartallua në ngushticat e maleve Ballkan. Vetë perandori arriti të shpëtojë me vështirësi. As përpjekjet e mëvonshme për t'u çliruar nga presioni i Bullgarisë nuk patën ndonjë rezultat dhe më 1194 bizantinët pësuan një disfatë të re pranë Arkadiopolit. Por perandori nuk hoqi dorë nga lufta. Ai përtëriu marrëdhëniet miqësore me oborrin hungarez, që qenë zbehur për shkak të një sulmi hungarez mbi Serbinë166 dhe ndërmori së bashku me hungarezët një ekspeditë të re kundër Bullgarisë. Por nuk pati kohë as të dalë në fushën e betejës, pasi më 8 prill

Aleksi III (1195-1203), një njeri i dobët i etur për pushtet ishte produkt tipik i periudhës së rënies. Si të donte të kthente në karikaturë sovranin e madh Komnen, ai u quajt Komnen, pasi emri Engjëll nuk i dukej mjaft fisnik. Sado e kalbur dhe e drobitur që ishte, nën Isakun II perandoria mundi të mbijetonte, ndërsa tani ajo humbi dhe aftësitë e fundit për të rezistuar. Çdo vit që kalonte nxirrte gjithmonë e më në pah dobësinë e brendshme ndërkohë që edhe në politikën e jashtme grushti i shtetit i vitit 1195 pati rrjedhoja të shumta e të thella.

Ato që pësuan më shumë nga grushti i shtetit në fjalë, qenë marrëdhëniet midis perandorisë e Serbisë. I ati i Eudokisë, princeshës bizantine që ishte martuar me një anëtar të familjes sunduese serbe, ishte bërë perandor dhe ky fakt pa dyshim nuk mund të kalonte pa lënë gjurmë në Serbi, ku pas pak kohësh dhëndri i perandorit, sebastokratori Stefan, erdhi në fuqi. Në fakt, më 25 mars 1196108 plaku Nemanja hoqi dorë nga froni në favor të Stefanit, u bë murg dhe u mbyll së pari në manastirin studit serb dhe pastaj në malin Athos, ku djali i tij i vogël Saba çonte prej vitesh një jetë prej murgu asketik. U duk se ngjitja në fron e Stefanit do të hapte një periudhë të re ndikimi të fuqishëm të Bizantit mbi Serbinë. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi qeveria e pafuqishme bizantine nuk mundi të nxjerrë fitim nga zgjidhja që ajo vetë kishte dëshiruar prej kohësh. Në vend të vjehrrit bizantin, qenë kisha e fuqishme romane dhe aleatja e saj Hungaria ato që fituan një ndikim përcaktues mbi sovranin serb si në Rashë ashtu edhe në Bosnjë. Djah i madh i Nemanjës, Vukani, të cilit i ishte lënë terntori i Zetës dhe për këtë ndihej i pakënaqur, i shpalli luftë vëllait të tij, duke shpresuar në mbështetjen e Hungarisë dhe të kurisë romane. Nga ana e tij edhe Stefani, i lënë pas dore nga Bizanti, u përpoq ta shpëtonte situatën duke u lidhur me Romën. Ai i kishte humbur aq shumë shpresat te Kostandinopoja, saqë përzuri edhe gruan e tij bizantine. Por Vukani u tregua më i shpejtë. Me ndihmën e hungarezëve ai e dëboi të vëllanë dhe pasi njohu supremacinë e papës dhe sovranitetin hungarez në vitin 1202 hipi në pushtet. Gjendja ishte e ngjashme edhe në Bosnjën fqinje, ku bani Kulin arriti ta ruajë pushtetin vetëm pasi hoqi dorë nga doktrina bogomile, pasi u kthye në fenë katoliko-romane dhe pranoi tutelën hungareze (1203). Por shumë shpejt Stefani mundi të vijë përsëri në pushtet, porse jo me ndihmë të bizantinëve por atë të bullgarëve. Qëndrimi i qeverisë bizantine ndaj çështjes serbe është treguesi më i mirë i rënies vertikale të fuqisë bizantine. Më 1196 ndërhyrja e Bizantit kishte qenë vendimtare për çështjen trashëgimtare të fronit serb, kurse pak vjet më vonë faktori bizantin u zhduk plotësisht nga skena duke i lënë vendin ndikimit romano-hungarez.

Aleksi III fillimisht u përpoq të shmangte luftën kundër Bullgarisë me anë tratativash paqeje. Por kërkesat bullgare qenë aq të rënda, saqë tratativat u ndërprenë. Lufta shpërtheu përsëri, duke marrë një rrjedhë negative për Bizantin. Më 1195 e 1196 territori i Seres u shkretua nga bullgarët, armata bizantine u thye dhe komandanti i saj, sebastokratori Isak Komnen u zu rob.169 Bizanti ishte tepër krenar për të pranuar kompromis dhe tepër i dobët për të vazhduar luftën. Mbetej akoma një rrugëdalje e tretë: mbështetja në forcat opozitare brenda përbrenda vendit armik. Më 1196 Aseni ra viktimë e një komploti të kurdisur nga bojarët e tij. Por vrasësi i tij, bojari Ivanko nuk arriti të qëndrojë gjatë në Tërnovo, pasi për shkak të një rebelimi të ushtrisë, ndihma e premtuar nga Bizanti nuk erdhi. Ai u detyrua t'ia lërë vendin Pjetrit dhe t'ia mbathë në Kostandinopojë. Por edhe Pjetri, që vuri kurorën e carit në vend të Asenit, më 1197 ra viktimë e një atentati.

Ivankua u prit në Kostandinopojë me të gjitha nderet dhe u emërua qeveritar i Filipopolit, madje më vonë edhe kryekomandant i ushtrisë perandorake të dërguar të luftojë kundër Bullgarisë. Por shumë shpejt bojari dinak bullgar, të cilit Aleksi III i kishte besuar fatet e luftës bizantino-bullgare, i braktisi forcat perandorake dhe krijoi një principatë të vetën në zonën e Rodopeve. Një principatë akoma më e rëndësishme ishte krijuar në Maqedoni, ku vojvoda Dobromir Kërs ishte bërë i pavarur në trevën e Strimonit dhe pastaj e kishte shtrirë sundimin e tij duke e vendosur selinë e vet në Prosek, mbi Vardar, ku vështirë të mund të afroheshin ushtritë armike. Ai u njoh nga qeveria bizantine dhe mori për grua një të afërme të perandorit. Pasi u lidh me perandorinë e Tërnovos, filloi veprimet luftarake kundër Perandorisë Bizantine, pushtoi një pjesë të madhe të Maqedonisë perëndimore me Perlepin dhe Bitolën (Manastirin) dhe depërtoi deri në Greqinë e mesme. Më në fund bizantinët arritën të zënë me dredhi ish-mikun e tij Ivanko dhe principata e tij u bashkua përsëri me perandorinë. Lufta e vështirë kundër Dobromir Kërsit, me të cilin ishin bashkuar disa komandantë të lartë bizantinë, u mbyll me pushtimin e territorit të tij nga car Kalojani dhe me aneksimin e një pjese të madhe të Maqedonisë nga Perandoria bullgare.

Kalojani (1197-1207) vëlla i Pjetrit dhe Asenit, i cili dikur ishte çuar në Kostandinopojë si peng, ishte një armik i rrezikshëm për perandorin bizan- tin. Nën qeverisjen e tij të vendosur, perandoria e dytë bullgare përjetoi peri- udhën e saj të parë të një zhvillimi të vrullshëm, ajo u bë njëra ndër fuqitë më të rëndësishme ballkanike dhe shpesh veproi si një faktor vendimtar në politikën e Europës jugore.

Perandoria e tij doli fituese nga lufta me Bizantin, Kalojani arriti të sigurojë edhe njohjen e Romës. Kurorëzimi i Asenit nga ana e kryepeshkopit të Tërnovës, që ishte vetëshpallur i tillë, nuk mjaftonte për të siguruar legjitim- itetin e perandorisë së re. Vetëm dy qendrat e botës, Roma e Kostandinopoja, kishin të drejtën e kurorëzimit dhe kurora ishte e ligjshme vetëm nëse jepej nga njëri ose tjetri monopol. Nuk është çudi përse Kalojani i drejtohej Romës dhe jo Perandorisë Bizantine, e cila ishte në shpërbërje e sipër e, veç të tjer- ash, ishte armike e bullgarëve. Kështu, në prag, të rënies së Kostandinopojës, Roma kishte shtruar nën hegjemoninë e vet shpirtërore jo vetëm Serbinë, por edhe Bullgarinë dhe e kishte shtrirë sferën e vet të ndikimit në një pjesë të mirë të Gadishullit Ballkanik. Pas tratativash të gjata Kalojani e pranoi su- premacinë e papës. Akti përfundimtar u bë kur Kostandinopoja kishte rënë: më 7 nëntor 1204 një kardinal i dërguar në Tërnovo nga Inocenti III shuguroi kryepeshkopin bullgar Bazil si primat i Bullgarisë, dhe një ditë më pas i vuri kurorën mbretërore Kalojanit.

Dobësia e politikës bizantine në Ballkan i detyrohej kryesisht faktit se rreziqet më të mëdha që e kërcënonin perandorinë vitin nga Perëndimi. Prej vitesh shqetësimi i saj kryesor ishin marrëdhëniet me perandorin Henrik VI. Meqenëse ishte martuar me trashëgimtaren e fronit roman, Kostancën, pas vdekjes së Barbarosës, Henrikut i takoi të ishte trashëgimtar jo vetëm i fronit atëror, por edhe i atij të Guljelmit II, që kishte vdekur më 1189. Opozita siciliane, që ishte shtrënguar përreth Tankredit, nipit të Guljelmit II dhe që mbështetej sa nga papati aq edhe nga Bizanti, e humbi betejën me vdekjen e Trankredit dhe nëkrishtlindjet e vitit 1194 Henriku u kurorëzua në Palermo mbret i Sicilisë. Për Bizantin bashkimi i dy fuqive armike përfaqësonte një kërcënim vdekjeprurës. Përfshirja e Sicilisë në perandorinë gjermane i jepte një bazë të fortë planeve sunduese universaie të Henrikut dhe pika e parë dhe më e rëndësishme e këtij plani ishte pushtimi i Perandorisë Bizantine. Si trashëgimtar i Guljelmit II, Henriku ngriti para së gjithash pretendime mbi viset e Durrësit e Selanikut, që kishin qenë pushtuar nga normanët më 1185 dhe që më vonë u humbën prej tyre. Veç kësaj ai kërkoi haraç të rëndë dhe pjesëmarrjen e Perandorisë Bizantine me një flotë luftarake në kryqëzatën e re që po përgatitej. Pas ndryshimeve që ndodhën në fronin bizantin më 1195, gjendja u bë akoma më e rëndë. Filipi, vëlla i Henrikut, u martua me Irenën, vajzë e Isakut II, dhe në këtë mënyrë perandori gjerman siguroi një shkas për të ngritur pretendime mbi fronin bizantin nën petkun e mbrojtësit të të drejtave të familjes së perandorit, i cili ishte rrëzuar dhe verbuar, kundër uzurpatorit Aleks, duke i dhënë planeve të tij pushtuese ngjyrën e një lufte për vënien në vend të drejtësisë. Qeveria e Aleksit III, e trembur nga kërcënimet e Henrikut, bëri të gjitha përpjekjet për ta qetësuar duke ia plotësuar kërkesat në lidhje me haraçin dhe duke premtuar fi jepte çdo vit një shumë të madhe prej 1600 librash ari. Në të gjitha provincat e perandorisë u vu një taksë e re e posaçme e mbiquajtur "gjermane" (alantanikori). Por popullsia e perandorisë ishte edhe ashtu tepër e rënduar nga taksat, burimet e saj ishin shterur dhe sado ajo u shtrydh deri në gradën e fundit, prapëseprapë ishte e pamundur të grumbullohej shuma e kërkuar. Bizanti kishte rënë aq poshtë saqë nga varret e perandorëve në kishën e apostujve të shenjtë u morën zbukurimet e kushtueshme për të mbledhur shumën e nevojshme dhe për të fituar kështu simpatinë e kundërshtarit të rrezikshëm. Henriku u bind të fillojë tratativa me Bizantin dhe të kënaqej si fillim vetëm me haraçin dhe me poshtërimin e kundërshtarit falë ndërhyrjes së papës, i cili këmbënguli që perandori gjerman të mos i drejtohej Kostandinopojës, por si kryqtar të merrte rrugën e Jerusalemit. Në fakt, nëse nga njëra anë realizimi i planit gjerman i sundimit universal kërcënonte me shkatërrim Perandorinë Bizantine, nga ana tjetër ai kërcënonte edhe papatin me humbjen e pashmangshme të pozitave dhe të autoritetit të tij. Ishte ky arsyetim që e shtyu papën të marrë në mbrojtje perandorinë skizmatike të Kostandinopojës. Në fund të fundit nuk ishte fjala vetëm për një braktisje por vetëm për një shtyrje të planit për pushtimin e Bizantit. Dara përreth këtij të fundit po shtrëngohej gjithnjë e më shumë. Mbreti Amalrik i Qipros dhe Leoni i Armenisë së Vogël ishin bërë vasalë të perandorit gjerman. Por ndërsa bëhej gati të jepte goditjen vendimtare, Henriku VI vdiq papritur (shtator 1197).

Heqja e taksës "gjermane" solli shpërthimin e një entuziazmi të madh në Bizant dhe perandori pa dinjitet Aleks Engjëll Komneni, që pak kohë më parë i kishte paguar haraçin perandorisë gjermane dhe që, mbërthyer nga frika, kishte hequr zbukurimet nga varret e paraardhësve të tij, mendoi se kishte ardhur çasti i duhur për të shpalosur pretendimet e tij për sundim universal dhe për t'i propozuar papës, siç kishinbërë Komnenët e mëdhenj, një aleancë midis Kishës unike dhe Perandorisë unike. Por vdekja e Henrikut VI nuk solli veçse një shtyrje të vogël të sulmit të Perëndimit kundër Bizantit, pafuqia e të cilit i joshte armiqtë e tij të tentonin pushtimin. Përplasja fatale ngjau vetëm pas pak vjetësh dhe kësaj radhe sulmi erdhi nga një drejtim tjetër.

Perandoria e Perëndimit ishte shpërbërë, Italia i kishte shpëtuar sundimit gjerman dhe në Gjermani kishte shpërthyer një konflikt i ashpër për fronin midis Filipit të Shvabisë, vëlla i Henrikut, dhe Otonit të Brunsvikut. Në këtë mënyrë, vendin e hegjemonisë së perandorit gjerman e zuri hegjemonia e papës së madh Inocent III. Falë këtij fakti në poiitikën lindore të Perëndimit doli përsëri në rend të ditës ideja e kryqëzatës. Sipas planit të papës, Bizanti nuk duhej përmbysur me forcën e armëve por duhej t'i nënshtrohej selisë së Shën Pjetrit nëpërmjet bashkimit të kishave dhe të merrte pjesë së bashku me krishterimin perëndimor në kryqëzatë.

Por krahas Inocentit III, që ishte shpirti kishtar i kryqëzatës, në qendër të lëvizjes së re kryqtare ishte edhe personaliteti i fuqishëm i dogjit plak të Venedikut, Henrik Dandalit, i cili kontrollonte të gjitha përgatitjet e kësaj ndërmarrjeje dhe i cili synonte të drejtonte forcat perëndimore kundër Bizantit. Si burrë i madh shteti, i aftë të merrte vendime të mëdha, krejt indiferent ndaj idesë së kryqëzatës, Dandali e konsideronte shkatërrimin e Perandorisë Bizantine premisë të domosdoshme për të siguruar në mënyrë të qëndrueshme hegjemoninë venedikase në Lindje. Qysh në kohët e Aleksit I, Venediku gëzonte privilegje të mëdha në tokën dhe në ujërat bizantine: as Johani II e as Manueli I nuk arritën të çlirohen nga këto detyrime të rënda dhe dy perandorët e fundit të dinastisë së Engjëllorëve i kishin konfirmuar ato në mënyrë të qartë. Por përpjekjet e vazhdueshme të perandorisë për t'u çliruar nga presioni venedikas, që ishte e detyruar ta duronte duke shtrënguar dhëmbët, si dhe manifestimet e vetvetishme të popullsisë bizantine më 1171 e 1182, kishin krijuar një atmosferë pasigurie të përhershme. Republika detare duhej të qëndronte vazhdimisht me sy hapur dhe sa herë që vinte një perandor i ri duhej t'i zhvaste njohjen e privilegjeve të vjetra dhe shpesh herë të përdorte edhe forcën për të shmangur mosnjohjen e tyre. Nga ana tjetër, Gjenova dhe Piza ishin bërë për Venedikun konkurrentë të rrezikshëm, ngaqë Bizanti, i mbytur nga vështirësitë i kishte akorduar privilegje të gjera edhe këtyre dy republikave detare për t'i krijuar një kundërpeshë hegjemonisë venedikase. Për sa kohë që në Kostandinopojë sundonte një perandor bizantin, Venediku nuk mund të ishte plotësisht i sigurt për të drejtat e monopolit që gëzonte në territoret e perandorisë. Ndaj zgjidhja e fundit dukej se ishte përmbysja e Perandorisë Bizantine. Rastin më të mirë për realizimin e këtij qëllimi po e ofronte pjesëmarrja në kryqëzatë, që duhej shndërruar në një fushatë pushtimi kundër Bizantit. Bizantinët e kishin lënë Venedikun t'u rrëmbente hegjemoninë në det, që dikur kishte qenë e tyre. Tani rrezikonin të humbitnin edhe vetë perandorinë.

Janë hedhur shumë teza për të shpjeguar devijimin për Kostandinopojë të kryqëzatës së katërt. Por në të vërtetë shpjegimi i tyre është i thjeshtë: devijimi qe rezultat i pashmangshëm i ngjarjeve të mëparshme. Duke filluar nga skizma kishtare sidomos pas fillimit të kryqëzatave, në Perëndim po rritej vazhdimisht mëria ndaj Bizantit. Politika agresive e Manuelit ndaj Perëndimit dhe qëndrimi provokues antilatin i Andronikut bënë që kjo mëri të kthehej në armiqësi të hapur. Në kushtet e një dobësie dhe të një pafuqie të pashembullt të Perandorisë Bizantine nën sundimin e Engjëllorëve, në Perëndim ashpërsia ndaj Bizantit mori trajtat e një plani pushtues. Ideja e pushtimit të Kostandinopojës ishte një trashëgim i vjetër norman, dhe qysh në kohën e kryqëzatës së dytë ajo diskutohej në rrethin e Luigjit VII. Gjatë kryqëzatës së Frederik Barbarosës realizimi i saj u duk punë ditësh; trashëgimtari i Barbarodës dhe i mbretit norman Henrik VI, e vuri atë në qendër të politikës së vet. Dhe tani që Venediku vinte në kandar interesat e veta tregtare e politike, ideja u bë realitet. Laicizimi progresiv i idesë së kryqëzatës mbërriti në përfundimin e vet logjik: kryqëzata u kthye në një mjet pushtimi dhe u drejtua kundër perandorisë së krishterë të Lindjes. Një plekse rrethanash e lehtësoi këtë proces dhe ndihmoi që kryqtarët të viheshin në shërbim të interesave venedikase.

Kryqtarët u grumbulluan në Venedik, nga ku do të barteshin në Egjipt me anije venedikase. Por meqenëse nuk ishin në gjendje të paguanin çmimin e transportit, pranuan propozimin e dogjit që në vend të parave që mungonin të ofronin ndihmë ushtarake d.m.th. të ndihmonin Venedikun të pushtonte Zarën që kishte fituar pavarësinë nga Hungaria. Që këtu filloi devijimi nga objektivi i kryqëzatës. Duke u vënë në shërbim të Venedikut, kryqtarët luftuan kundër Hungarisë së krishterë, megjithëse mbreti hungarez ishte vetë pjesëmarrës në kryqëzatë. Në nëntor 1202 Zara u pushtua, sado popullsia e qytetit kishte vendosur figurën e Krishtit të kryqëzuar mbi mure. Ky episod ishte preludi simbolik i kësaj kryqëzate.

Ky devijim i parë u pasua nga një i dytë, ku u imphkua personi princit Aleks Engjëlli, djalë i Isakut II. Aleksi i ri kishte mundur të arratisej nga burgu ku ishte përplasur së bashku me të atin e tij të verbuar. Pasi kaloi në perëndim për të kërkiiar ndihmë dhe pas një takimi pa rezultat me Inocentin III, ai kishte mbërritur në oborrin e Filipit të Shvabisë. Filipi, i cili aq sa mundej po përpiqej të çonte përpara politikën e Henrikut VI, i mbështeti menjëherë pretendimet e kunatit të tij për fronin bizantin. Por duke mos qenë në gjendje të merrte pjesë drejtpërsëdrejti për shkak të vështirësive të brendshme, hyri në tratativa me kryqtarët dhe venedikasit dhe u përpoq t'i bindte që të rivendosnin në fron Isakun II dhe të birin.

Ky propozim s'kishte si të mos i pëlqente dogjit, por edhe prijësi i kryqëzatës, Bonifaci i Monferratos, familja e të cilit kishte lidhje të ngushta me Lindjen, e kapi me kënaqësi rastin për të futur hundët në çështjet bizantine. Ndërsa kryqtarët po kalonin dimrin në Zarë, mbërritën përfaqësuesit e mbretit gjerman dhe të klientit të tij, dhe kështu u arrit aleanca e dëshiruar nga të dyja palët. Me zemërgjerësinë e një pretendenti të fronit, Aleksi i premtoi kryqtarëve dhe venedikasve shuma përrallore të hollash, la të kuptojë se do të mbështeste ribashkimin e Kishës për të fituar përkrahjen e papës dhe mori përsipër të mbështeste konkretisht kryqëzatën pasi të ishte vendosur në fron. Shumica dërmuese e kalorësve kryqtarë i pranoi argumentet bindëse të Dandalos e të Bonifacit: tundimi qe i fortë dhe ndërgjegjja mbetej përsëri e qetë pasi me të mbaruar ekspedita kundër Kostandinopojës, kryqëzata do të vazhdonte rrugën e fuqizuar me mjetet që do t'i siguronte pretendenti i fronit bizantin. Në Zarë me kryqtarët u bashkua edhe Aleksi, në maj 1203 në Korfuz u nënshkrua marrëveshja mbi devijimin e ekspeditës dhe më 24 qershor flota kryqtare u shfaq përpara kryeqytetit bizantin, "mbretëreshës së të gjithë qyteteve".

Me pushtimin e Galatës u thye zinxhiri që pengonte hyrjen në Bririn e artë, anijet kryqtare hynë në port dhe po në atë kohë filloi rrethimi i mureve të qytetit nga toka. Me gjithë qëndresën e ashpër të garnizonit bizantin e sidomos të gardës variage, më 17 korrik 1203 Kostandinopoja ra në duart e kryqtarëve. Perandori burracak Aleks III ia mbathi duke marrë me vete thesarin dhe gurët e çmuar të kurorës. I verbri Isak II u vu përsëri në fron ndërsa i biri i tij, Aleksi IV që ishte marrë në mbrojtje nga kryqtarët, u emërua bashkëperandor.

Në Kostandinopojë ekzistonte një qeveri bizantine, por vetëm në saje të kryqtarëve që kishin ngritur flamurin nën muret e qytetit. Por kjo gjendje nuk zgjati shumë sepse u pa qartë që Aleksi IV nuk ishte në gjendje të mbante premtimet e bëra në Zarë dhe në Korfuz. Aleksi u ndodh sakaq midis dy zjarresh: nga njëra anë kryqtarët dhe venedikasit kërkonin të paguheshin menjëherë dhe hodhën poshtë me kërcënim lutjet e tij për shtyrje të afatit, kurse nga ana tjetër popullsia bizantine protestonte kundër këtij perandori që kishte sjellë kryqtarët në tokat bizantine dhe që e kishte kthyer veten dhe popullin e tij në skJlav të latinëve. Në fund të janarit 1204 në Kostandinopojë shpërtheu një kryengritje dhe Aleksi IV humbi jo vetëm kurorën që e kishte fituar me aq përpjekje, por edhe jetën; pak më vonë vdiq në burg edhe babai i tij. Froni u zu nga Aleksi V Duka Murzufli, dhëndër i Aleksit III e burrë i Evdoklisë, gruas së dikurshme të sovranit serb Stefan.

Në Bizant fituan edhe një herë prirjet antilatine. Por kjo s'bëri gjë tjetër veçse e përshpejtoi aktin final të tragjedisë. Kryqtarët rrëmbyen përsëri armët kundër kryeqytetit bizantin. Kësaj radhe Kostandinopoja u rrethua jo për të vendosur aty një qeveri bizantine, por për të krijuar një perandori latine mbi rrënojat e asaj bizantine. Në muajin mars, nën muret e kryeqytetit bizantin, kryqtarët dhe venedikasit nënshkruan një traktat. Ky traktat përcaktohet në detajet më të vogla mënyrën sesi do të ndahej Perandoria Bizantine pas pushtimit dhe si do të krijohej një perandori e re latine në Kostandinopojë. Paskëtaj u dha sinjali sulmit dhe ndodhi ajo që pritej të ndodhte: më 13 prill 1204 kryeqyteti bizantin u dorëzua përballë epërsisë së kundërshtarit. Pushtuesit u derdhën në Kostandinopojë. Në këtë mënyrë qyteti që nuk kishte njohur pushtim të huaj që nga koha e Konstandinit të Madh, që i kishte bërë ballë sulmeve të rrepta të persianëve e të arabëve, të avarëve e të bullgarëve, ra në dorë të kryqtarëve e të venedikasve. Për tre ditë me radhë plaçkitjet dhe kërdia mbretëruan në Kostandinopojë. Thesaret më të çmuara të qendrës më të madhe kulturore të botës të asaj kohe u ndanë midis pushtuesve e pjesërisht u shkatërruan barbarisht. "Që nga koha e krijimit të botës nuk ka ndodhur të bëhet plaçkë aq e madhe në një qytet," shkruan historiani i kryqtarëve. Deri edhe myslimanët janë "njerëzorë e të mirësjellshëm" në krahasim me këta njerëz "që mbajnë kryqin e Krishtit në krahë", vërente një kronist bizantin. Pas ndarjes së plaçkës erdhi radha e ndarjes së Perandorisë Bizantine, që vulosi fundin e saj dhe që për më shumë se gjysmë shekulli i detyroi forcat restauruese të Bizantit të mërgojnë nga qendra drejt provincave periferike.

info@balkancultureheritage.com