Syriake
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Syriake

Thonë se në kohën e këtyre bisedimeve, në gymanz, Scipioni me Hanibalin hapën, ne pranmtf e shumtf ttf tjertfve, bisedën mbi artin e udhëheqësit. Scipioni e pycti Hanibalin se cilin quan ai si udhëheqës më të shkëlqyer. Hanibali iu përgjegj: "Aleksandrin Maqedon". Scipioni e priti me qetësi këtë thënie, që e vinte Aleksandrin mbi të dhe pyeti se cilin quan ai të dytë pas Aleksandrit. Hanibali atëherë tha: "Pirron, mbretin e Epirit”. Me sa duket trimërinë e udhëheqësit ai e maste me guximin dhe mbretër, që të kenë vepruar më me guxim se këta, nuk mund të gjenden. Scipioni megjithëse e ndjeu veten të fyer, prapë e pyeti se kujt i jepte ai vendin e tretë. Sigurisht ai ishte shumë i sigurtë se do të zinte vendin e tretë. Por Hanibali iu përgjegj: "Vetes; kur isha akoma i ri, unë pushtova Iberinë dhe qeshë i pari, pas Herakliut, që kalova Alpet me ushtri dhe u futa në Itali. Një guxim të tillë asnjë nga ju nuk e ka treguar asnjëherë. Unë pushtova katërqind qytete dhe më se një herë ju detyrova juve të frikësoheshit për qytetin tuaj, kurse nga Kartaga mua nuk më dërgonin as pare, as ushtri". Kur Scipioni e pa se ai kishte qejf të vazhdonte të lavdërohej, i tha duke qeshur: "Në ç'vend do ta vije veten ti, Hanibal, po të mos ishte mundur prej meje?". Thonë se Hanibali, duke vënë re zilinë /e Scipionit/, aty për aty i tha: "Atëherë unë do ta vija veten përmbi Aleksandrin". Kështu Hanibali, duke qëndruar gjithnjë kryelartë, pa e treguar, i bëri qejfin Scipionit, duke i lënë të kuptojë se ai mundi atë që qëndron më lart se Aleksandri.

info@balkancultureheritage.com