M. Komel Taciti, shkrimtar dhe magistrat, kaloi gati gjithë jetën e tij në Romë (vitet 55-120 e. sonë). Ai shkroi një sërë veprash, më të përmendurat e të cilave janë: "Dialogus de oratoribus" (Dialogu mbi oratorët); një jeëshkrim i Agrikolës; "Germania", vepër me të dhëna të çmueshme për germanët, për forcën, natyrën dhe zakonet e tyre; "Historitë" dhe" Analet". Historitë e Tacitit në 14 libra tregonin ngjarjet e principatit nga Galba te Domitiani (viti 69-96). Tek ne kanë arritur vetëm 4 libra të plotë dhe fillimi i të pestit; kurse nga "Analet" kanë arritur 6 librat e parë mbi sundimin e Tiberit.
Veprat e fundit, më të mëdhatë, të Tacitit kanë arritur në një gjendje shumë të fragmentuar, megjithatë shihet se ai ka zgjedhur një lëndë të gjerë për historinë e Romës me ngjarje të shumta, lufta civile, fitore e humbje, skandale e intriga. Skema e këtyre veprave ndjek një rend kronologjik, kurse faktet grupohen sipas skenave të provokuara nga personalitetet.
Duke përshkruar ngjaije të ndryshme, Taciti tregon për pjesëmarrjen në to të legjioneve dhe të funksionarëve të Ilirikut.
Si do që të jetë, Tiberi po hynte me vështirësi në lliri, kur letra të ngutshme nga e ëma e ftonin në Nola. Ai nuk dinte a do ta gjente Augustin akoma gjallë apo vdekur...
E tillë ishte gjendja në Romë, kur legjionet e Panonisë ngritën krye, pa asnjë arsye tjetër përveç lehtësisë për të bërë trubullira nën një prijës të ri dhe shpresës për t'u pasuruar në një luftë civile.
Ndërkaq Roma, e cila nuk dinte akoma rezultatin e trubullirave të Ilirisë, duke mësuar për kryengritjen e legjioneve të Germanisë, u alarmua dhe përshpëriste se Tiberi me pavendosmërinë e rremtë nuk merrej me asgjë tjetër veçse tallej me një senat dhe një popull të pafuqishëm dhe pa armë...
Pak kohë më vonë u dërgua Druzi në Iliri, me qëllim që të mësonte artin luftarak dhe të fitonte dashurinë e ushtarëve...
Vitin në vazhdim qenë konsuj Tiberi e Germaniku. Tiberi ishte për të tretën herë, Germaniku për të dytën. Por, kur ky i fundit mori në dorëzim detyrën, gjendej në Nikopol, qytet i Ahesë ku kishte vajtur gjatë bregut të Ilirisë, pasi kishte parë vëllanë e tij Druzin, që gjendej atëherë në Dalmati. Shtrëngatat e mëdha, që zunë në detin Adriatik dhepastaj në Jon, e detyruan të qëndronte disa ditë në Nikopol...
Atëherë gjyqet u rihapën, çdo njeri rimori detyrat e tij, dhe Druzi u nis për në ushtrinë e Ilirikut...
Pisoni, pasi kaloi detin Dalmatik dhe la anijet në Ankonë, arriti nëpër Picen rrugën Flaminia, ku u bashkua me një legjion, i cili nga Panonia shkonte në Romë për të kaluar në Afrikë...
Në këtë ndërkohë, Druzi kishte ardhur nga Iliriku. Senati i kishte bërë nderime për veprimet e viteve të kaluara...
Remetalku e djemtë e Kotysit ishin ngarkuar për Thrakinë. Dy legjione në Panoni e dy në Myzi, mbronin bregun e Danubit. Dy të tjerë të vendosura në Dalmati ishin, nga pozita e kësaj province, të gatshëm për të ndihmuar të parat dhe për të mbrojtur bile Italinë, në rast të një sulmi të papritur...
Fill pasi ushtria kaloi lumin mbi një urë anijesh, erdhi menjëherë në lëm Omopsadi, me një grup të madh kalorësish. Ky parth, dikur i internuar, kishte shërbyer në trupat ndihmëse në kohën kur Tiberi po përfundonte shtypjen e kryengritjes dalmate dhe ishte dalluar sa që meritoi titullin e qytetarit romak.
Po këtë vit u morën ushtarë rekmtë në Galinë narboneze, në Afrikë, për ushtrinë e Ilirikut ushtarët e të cilës, pleq e të sëmurë, u liraan...