Musa Çelebiu ishte martuar me vajzën e Mirçeas, vojvodës së Vllahisë. Një pjesëtar i fisit të tij, Dan, kishte kontestuar Mirçean në postin e tij. Çelebi Mehemmedi e mbështeti Danin, ndërsa Mirçea iu drejtua Mbretit hungarez Zigismund për ndihmë. Çelebi Mehemmedi marshoi me ushtrinë e tij kundër ushtrisë së Mirçeas dhe e mposhti, duke i imponuar pagesën e një tagre, duke i marrë djalin si peng dhe duke e detyruar Mirçean t'i dërgonte atij ushtarë gjatë fushatave luftarake. Në vitin 819/1416, Devleti Osman ndërtoi kështjellën e Jergogyt (Yergogii) (Giurgu) në krahun tjetër të Danubit, në mënyrë që të siguronte nënshtrimin e vojvodës Mirçea.
Gjithashtu, Çelebi Mehemmedi marshoi me ushtrinë e tij drejt Hungarisë, për shkak të mbështetjes që Mbreti Zigismund i kishte dhënë Mirçeas, dhe si mori kështjellën e Shën Severinit, rrethoi qytetin e Bedkersburgut. Forcat osmane nuk arritën ta hapnin këtë qytet ndaj Islamit, për shkak të trupave ushtarake që vinin nga Austria në ndihmë të tyre.