Talasokracia Ilire
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Talasokracia Ilire

Për talasokracinë e liburnëve në Adriatik (mbi pjesëmarrjen e japodëve në këtë talasokraci faktet janë mjaft të pakta) na flasin burimet e shkruara në mënyrë indirekte të mëvonshme, të cilat, megjithatë, nuk lënë kurrfarë dyshimesh lidhur me faktin se ky fis një kohë mbizotëroi në tërë Adriatikun. Së pari kemi lajmin për praninë e liburnëve në Picenum, të cilin e përmendëm më parë, mandej lajmet e autorëve antikë për praninë e tyre në ujdhesat Hvar, Llastovë, bile edhe në Korfuz në detin Jon. Simbas Teopompit liburnët themeluan qytetin Adria në Itali, ndërsa simbas Florit, liburnët shtriheshin nëpër tërë detin Adriatik (“longissime per totum Adriani maris litus efftisi”). Më i rëndësishmi në mesin e lajmeve e autorëve antikë është ai që na ka lënë Straboni (VI, 269), sipas të cilit në vitin 734 para e.r. bakhiadi i Korinthit, Hersikrates, arriti t’i përzërë liburnët nga Korfuzi (Corcyra). Ky fakt na tregon për dy gjëra të rëndësishme: së pari është dëshmi se deri në atë kohë liburnët kishin qendrat e tyre strategjike bile edhe jashtë detit Adriatik dhe e dyta, ky është konflikti më i lashtë i dokumentuar historik midis grekëve dhe ilirëve. Ky konflikt është i pari në mesin e një vargu luftërash për dominim e rrugëve detare, të cilat qysh prej neolitit e këndej kalonin nëpër bregun lindor të Adriatikut. Grekët ishin shumë të interesuar për këtë rrugë, sepse i çonte në vise të pasura të Italisë së Veriut, të Panonisë dhe të Evropës Qendrore. Kjo është e njëjta rrugë e vjetër, tradicionale nëpër të cilën ndikimet kulturore nga baseni i Egjeut dhe në përgjithësi nga Mesdheu lindor depërtuan nga veriu qysh prej epokës së neolitit dhe nëpër të cilën në epokën e bronzit kalonte pjesa e rrugës së qelibarit që nga Evropa Veriore çonte së pari nëpër rrugën tokësore deri në Adriatikun verior, e mandej nëpër det deri në Greqi. Për shkak të përbërjes së bregdetit  italik anijet që lundronin nëpër Adriatik detyroheshin të kalonin nëpër bregdetin lindor, i cili me kanalet, grykat dhe limanet natyrore, të mbrojtura nga erërat (sidomos nga stuhitë dhe juga) ka mundur t’u sigurojë mbrojtje detarëve të atëhershëm. Konflikti midis grekëve dhe zotëruesve të atij bregdeti për këtë shkak ishte i paevitueshëm. Liburnët, e me ta sigurisht edhe fiset e tjera ilire, i bënë rezistencë një kohë të gjatë fuqisë gjithnjë e më të madhe detare të Greqisë; për një kohë të gjatë grekët nuk do të vendosin që në brigjet e Adriatikut të themelojnë qendrat tregtare dhe kolonitë e tyre. Me kohë, megjithatë, edhe kjo do të ndodhë, ndërsa prej fuqisë së madhe detare libume nuk do të mbesë gjë: të shtyrë nga njëra anë nga grekët dhe nga ana tjetër nga fiset e ndryshme italike liburnët që në shekullin V para e.r. bëhen fuqi e shkallës së dytë ushtarake. Fiset e tjera ilire vetëm më vonë do të paraqiten në skenën historike si faktorë politikë. Në të vërtetë, në kohën kur në bregun lindor adriatik nuk ekzistonte ndonjë fuqi e organizuar detare e ilirëve ndodhi edhe depërtmi i fuqishëm i grekëve në brendësi të Adriatikut si dhe kolonizimi i bregdetit ilir.

info@balkancultureheritage.com