Teatri
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Teatri

Shkallarja e teatrit

Matjet dhe harta gjeosizmike tregojnë se qyteti zinte një sipërfaqe rreth 16 ha (rreth 400 x 400 m). Strukturat paralele të anomalive magnetike tregojnë për një sistem ortogonal urbanistik të tijin. Teatri zë në rrjetin urbanistik një pozicion periferik, në skajin jugperëndimor të qytetit, ndërsa qyteti shtrihej në veri të teatrit dhe në lindje të tij, deri në takim me lumin. Teatri (57,23 x 50,61 m) është i orientuar me skenën drejt verilindjes. Cavea me diametër 57,23 m kufizohet dhe mbahet prej murit të jashtëm 15 m të lartë dhe 1,6 m të gjerë.

Pesë mure koncentrikë me murin e jashtëm dhe 11 mure të tërthortë, të cilët vijojnë në formë tufe rezesh me qendrën në orkestër, krijojnë strukturën mbajtëse të cavea-s duke krijuar një sërë arkash (casson) të mbushura me dhe mbi të cilat mbështetej shkallarja. Muret rrezorë pasqyrohen në anën e jashtme në trajtë kontrafortesh (1,5 x 1,5 m).

Në mesin e cavea-s vijon korridori i kalimit (praecinctum 1,5 m), i cili e ndante cavea-n në dy meniana me nga 12 rreshta ndenjësesh secila. Rreshtat (0,37 x 0,6 m) përbëhen prej bllokut të ndenjes me blloqe gëlqerori (1-2 m) dhe pllakës së gurtë për mbështetjen e këmbëve.

Ndenjëset janë të profiluara me cima reversa për mbledhjen e gjurit. Për kalimin e spektatorëve shërbenin 5 palë shkallë (1 m) prej guri ranor në raportin dy këmbë shkallë për çdo rresht. Për kalimin në rreshtat e sipërm shërbenin edhe dy palë shkallë të jashtme, njëra në aksin e teatrit (14,4 X 2,5 m) dhe tjetra në gjysmën jugore (10,2 x 2,5 m). Përveç tyre dy korridore me shkallë, 3 m të gjerë, të çonin nga hyrjet anësore në tribunaliat, parisë të cilat ndodheshin në skajet e shkallares, mbi galeritë e hyrjes. Sipas formës planimetrike dhe përmasave të mësipërme cavea zinte rreth 3500-4000 spektatorë.

Orkestra në trajtë 3A rrethi me diametër 15 m kufizon me ballin e pulpitum-it. Anash saj, ndërmjet cavea-s dhe ballit të pulpitumit, gjenden dy galeritë me qemer të hyrjeve anësore të cilat të çonin në rrafshin e orkestrës prej nga kalohej për në vendet e ndenjes ose, nëpërmjet shkallëve, në tribunaliat.

Skena e thjeshtë e teatrit (26,12 x 12,34 m) përbëhet prej dy ambientesh: proscaenium-'t (6,21 m) dhe postscaenium-'\t (3,52 m) të ndarë ngafirons scenae me tre hyrje të mbuluara me hark mes të cilave gjendeshin bazamentet e shtatoreve prej mermeri. Në proscaenium kalohej nga jashtë nëpër-mjet dy hyrjeve anësore të pajisura me shkallë. Balli i pulpitum-t ka 0,8 m lartësi dhe ndahet nga orkestra me një kornizë të gdhendur guri.

Megjithëse me deviacione (vendosja e shkallëve, zgjatja e analemave etj.) , skema e teatrit ruan elementë nga skema ideale e Vitruvit: Nëse brenda rrethit të orkestrës brendashkruhet një trekëndësh barabrinjës brinja paralel me diametrin e orkestrës përkon me ballin e palkut skenik

info@balkancultureheritage.com