Teatrot
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Teatrot

Burimet shkrimore dhe gjurmimet, na njohin me 21 teatro të periudhës klasike dhe helenistike (Dyrrah, Apolloni, Dimal, Nikaia/Klos, Bylis, Foinike, Antigonea, Buthrot, Gitana/Gumenicë, Dodona, Elea/Velian, Elina/ Elimokastron, Kasopea 1, Kasopea 2, Argos Amphilochikon/Lutro, Arpitsa, Klimatia, Ambrakia 1, Ambrakia 2) Këta teatro përbëjnë 12 % të bashkësisë së teatrove të shek V-III p.e.s. dhe, së bashku me 5 teatrot në Maqedoni, (Dion, Aegai (Vergina), Pella Filipi, Mieza), janë teatrot e vetëm jashtë territorit të commonwealth-it helen.

Qytetet e pajisura me teatër janë kryesisht kryeqytete formacionesh shtetërore (Ambrakia e Pirros, Foinike e Lidhjes Epirote), kryeqendra koinoni (Nikaia/Bylis, Kasopeia e Kasapëve, Buthroti i Prasaibëve, Elea e Eleatëve), apokia (Apollonia, Dyrrah) dhe kryeqendra religjioze (Dodona).

Pajisja me teatër edhe e qendrave të vogla qytetare si Buthroti (5 ha), le të kuptosh për një numër më të madh të tyrin: Jashtë çdo dyshimi, ai ka qenë i pranishëm në qytetet e mëdha, veçanërisht në kryeqendrat politike të bashkësive etnike (koinori) dhe qytetet koloni (apokici). Nga ana tjetër, prania e këtij teatri vetëm në Ilirinë e jugut, tregon se procesi i akulturimit dhe kulturimit në zonat e kontaktit të drejtpërdrejtë me botën helene ishte më i fuqishëm se në pjesët e tjera të arealit ilir.

Jo rrallëherë, forma, madhësia dhe kapaciteti i teatrove janë konsideruar të dhëna terciare, të vlefshme “për të impresionuar njeriun e rrugës.” Ndërkohë këto të dhëna thyejnë kornizën e teatrit si “send në vete për vetveten”, duke u kthyer atë në një aparaturë matëse demografike, ekonomike dhe politike. Nisur nga kapaciteti, teatrot ndahen në të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj. Në teatrin e vogël (1700-2500 spektatorë) renditen Buthroti, Kasopeia 2, Ambrakia 2, në të mesmin (3500- 7500 spektatorë) Nikaia, Gitana, Kasopea 1, Bylisi, Veliani, Velçista, në të madhin (13000-30000 spektatorë) Foinike, Dodona dhe Apollonia, 3 ndër 7 teatrot më të mëdhenj të botës antike.

Prej tyre teatri i Foinikes me diametër 135 m dhe kapacitet 20-22500 spektatorë, renditet bashkë me Hefesin i treti, pas Argosit (154 m) dhe Sirakuzës (139.5 m). Teatrot e Dodonës dhe Apollonisë me diametër 129 dhe 124 m dhe kapacitet 15-18000 dhe 14-17000 spektatorë, renditen të gjashtët dhe shtatët pas teatrove në Argos, Foinike, Sirakusa, Hefes dhe Megalopolis, duke ia kaluar dukshëm teatrove në Epidaur, Sikyona dhe Korinth.

Gjurmimet dhe gërmimet për tetarin janë të mangëta dhe studimet rrallëherë të plota. Por jo vetëm kaq: Hidhësia e debateve të fillimshekullit, solli një frikë dhe nause të studimeve për teatrin, të karakterizuar bukur mirë nga shprehja “problematika e teatrit antik mund të dalë nga këneta ku e kanë fundosur, vetëm nëpërmjet një pune tejet voluminoze, mbresëlënëse dhe kolegjiale”. Për fatin e keq kjo shprehje mbetet aktuale, ndonëse sivjet ajo feston 100 vjetorin e saj.

Kërkimi i pikave repere për analizën tipologjike, tregoi sesa reale është kjo thënie dhe cili është kualiteti i postulateve tabu. Që nga më i thjeshti, nga numri i spektatorëve që herë del 6 herë më i madh dhe herë 6 herë më i vogël, nga aktorët që i vënë të recitojnë në “hatlla”, majë tjegullave të çatisë, dhe deri tek rikonstruksionet e tilla të skenave, që lejojnë ndjekjen e shfaqjeve nga vetëm 13 % e spektatorëve. Kjo dhe sugjerimi i Einstein-it “dysho në gjithçka”, më detyroi që shembujt analogë t’ia nënshtroj analizës ndërdisiplinore dhe mos t’i pranoj symbyllas. Rezultatet janë befasuese.

Arkitekturën e teatrit nuk e kam kundruar si kategori hegeliane “send më vete, për vetveten”, të ngurtësuar në kohë dhe hapësirë, por si kategori dialektike, të zhvillueshme në kohë dhe hapësirë. Në kuptimin se aq sa pjesa teatrale evoluoi në funksion të frymës dhe kërkesave të kohës, aq edhe arkitektura e teatrit evoluoi në funksion të pjesëve teatrale. Postulati cinik i Bernard Shaw  “asnjë autor i kualifikuar dhe i padalë mendsh, nuk do të shkruante pjesë teatrale që nuk do mund të viheshin në jetë nga aktori ose inxhinieri i skenës”,  është mjaft domethënës.

Këtij cinizmi do t’i shtoja edhe se “askush i padalë mendsh, nuk do të ndërtonte një teatër nëse nuk do kishte spektatorë, qoftë dhe minimalisht të kulturuar. Një sërë elementësh të këtyre teatrove (të humbur a të paqartë kudo tjetër), lejojnë rikonstruksione mjaft bindëse, të datueshme prerë. Kjo na jep të drejtën morale të përgjithësimit për mbarë teatrin e shekujve V/III p.e.s.

Kuadri historik

Ndonëse në shikim të parë, ravijëzimi i kuadrit historik del nga korniza e temës, ai është më se i nevojshëm për krijimin e mbështetjes meta-etike, banalizuar në kuptimin se, ashtu siç banania nuk mbin dot në Antarktidë, edhe teatri nuk lind dot në një mjedis steril, të pakulturuar.

I pari që prek landshaftin Epirot dhe figurat e tij bizare, është komediani Aristofan, herë duke shpotitur Epirotët, si tek Akarnanët 425 p.e.s. dhe Kalorësit 424 p.e.s., dhe herë për ti rënë në qafë Euripidit, si tek Bretkosat 405 p.e.s.

Ndryshe prej tij, Euripidi, njëri nga tre tragjikët më të mëdhenj të antikitetit, e trajton me seriozitet Epirin dhe Maqedoninë: Nga 36 dramat e njohura prej tij, 5 përligjin origjinën hyjnore të oborrit Ajakid të Epirit (Alkestis, 438 p.e.s., Andromaha, 424 p.e.s., Erehtheus, 422 p.e.s., Melanippe, 420 p.e.s.) dhe 5 origjinën hyjnore të oborrit Argead të Maqedonisë (Alcmene, Archelaos, 410 p.e.s., Temenos, 408 p.e.s., Bakhai 407 p.e.s.). Këto drama përligjëse: Andromaha dhe Archelaos i Euripidit dhe Achies i Chairemonrt. ishin dhe më të parapëlqyerat në festivalin Naia të Dodonas (IG2 5 118, IG2 3.1319, rr.21-22. Tërthorazi tradita e hershme e shfaqjeve në Dodona dëshmohet nga gjetja e një statuete prej bronzi të një aktori kornik (IV p.e.s.), gjasisht e Dionisit të Bretkosave, 405 p.e.s. te Aristofanit.

Periudha e shkrimit të tetralogjive të Euripidit (438- 407 p.e.s.), përkon me parapërgatitjet e Athinës për Luftën e Peloponezit (431-404), veçanërisht me vitet kur pas shkatërrimit të flotës së saj nga Sirnkuza, Athina kishte nevojë jetike për lëndën drusore epirote dhe maqedonase. Si e tillë Athina kërkonte që këto dy shtete t’i kishte aleatë dhe jo kundërshtarë, çka dhe shpjegon heqjen dorë nga përçmimi sibarit i "barbarëve tribalë” dhe afrimin e elitës politike epirote dhe maqedonase. Për këtë Athina strehoi dhe arsimoi princin trashëgimtar Molos Tharrypa  (430 - 392 p.e.s.), të dëbuar nga partifl pro spartane, dhe më tej e priti ntë me nderime të veçanta dhe i akordoi qytetarinë athinase (Diod. 18.11.1, Thuc. 2.80-81, Plutarch, Pyrrhos '1, 3, lustinus 17, 3, 9-13). Paralel Athina prid dhe shkolloi princin trashëgimtar maqedonas Arhelau (413- 399 p.e.s.), të cilit më tej i’u dha po qytetaria Athiniote.

Si i tillë Euripidi nuk është rrobaqepës kostumesh me porosi, dramaturg i paguar, por emisar politik i Athinës, i cili në dramat e tij nuk heziton të ngrejë lart virtytet e Andromahi barbare dhe të fshikullojë ligësitë e Menelaut dhe Hermionas, të dy grekë nga Sparta. inimicus inimici mei, armicus meus est (Armiku i armiqve të mi, është miku im).

Por aspekti i Euripidit si ambasoador shëtitës, që shkon oborreve epirote dhe maqedone për të takuar mbretër me formim intelektual athinjot dhe renditur ata me Athinas dhe kundër Spartës, është krejt i anashkaluar.

Në v. 410 p.e.s., Euripidi bashkë me aktorët shkon në oborrin maqedon në Aigai (Sueton. Vit. Eur), ku shkruan dhe vë në skenë tragjeditë Archelaos  dhe Bakhai. Nisur nga paralelizmi Tharrypa/Archelaus, mundësia është që Andromahan, përligjësen e mitit gjenenlogjik të Ajakidëve, Euripidi ta ketë shkruar dhe vënë në skenë në oborrin molos.

Kjo dhe është atmosfera politike, morale dhe artistike e oborrit molos të çerekut të tretë dhe të katërt të shek, V p.e.s, Një atmosferë e tillë, e mbështet plotësisht lindjen e hershme të teatrit në epir dhe datimin e gjeneratës së parë të teatrove, të tipit skenë e thjeshtë me rampa, në gjysmën e dytë të shek. V p.e.s.

Tipi skenë e thjeshtë me rampa

Tipi skenë me rampa përfaqësohet me dy shembuj të nëntipit skenë e thjeshtë me rampa, me teatrin në Gitana (Gumenicë) dhe teatrin e hershëm në Kasopea (Kasopea).

Tipi skenë me paraskenia dhe thyromata

Teatri me skenë me paraskenë dhe thyromata, përfaqësohet me katër ekzemplarë të ruajtur relativisht mirë (Dodona, Bylis, Foinike, Apolloni) dhe supozohet në tri qytete të tjera (Dyrrah, Ambraki, Antigone).

Tipi skenë me paraskenia dhe thyromata, është një shartim i modelit skenë me paraskenia të Magna Graecias me modelin skenë me thyromata të Greqisë së mirëfilltë kontinentale dhe Aziatike. Si i tillë ai është një tip sui generis, që shquhet për racionalizmin, madhësinë dhe skenat e gjata, përkatësisht skenografinë e pasur.

Tetri i vogël

Teatri i vogël kapet qartë në 6 qytete (Nikaia, Dimal, Buthrot, Elea/Velian, Kassopea 2, Ambrakia 2) dhe supozohet në 5 të tjera (Klimatia, Argos Amphiloceum/ Lutro, Elimokastron, Orraion/ Amotopos). Në përgjithësi, ai daton më herët se teatri madh, por skema e tij nuk është unike. Karakteristikë e përbashkët për ta duket se është logeioni, palku skenik më i gjatë se ndërtesa skenike dhe skena dykatëshe, gjasisht me thyromata.

info@balkancultureheritage.com