Tematika e naosit dhe kungave
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tematika e naosit dhe kungave

Në interierin e naosit, mbi hyrjen ruhet skena "Guri" (1,00 x 0,65 m), ku figurat e mirëprurësve te varri janë fshirë nga mesi e sipër, kurse engjëllit mbi gur i ruhet vetëm dora që u tregon mirëprurësve varrin; figurat e kustodisë ruhen në miniaturë.

Në të djathtë të saj ruhet skena "Ngjallja" (1,00 x 1,00 m) ku Krishti duket i stolisur me veshje të kuqërremtë që imiton arin dhe me një kryq të gjatë në dorë që simbolizon fltoren mbi vdekjen, duke qëndruar mbi djallin, i përfytyruar si përbindësh, dhe duke mbajtur Adamin prej dore me Evën pranë. Këto figura janë shumë të zbehta, pjesërisht të zhdukura. Nga e majta është dhënë Davidi me Solomonin si edhe një tjetër figurë sipër tyre deri në brez pranë buzës së varrit, të stolisura me dolloma mbretërore, ngjyrë vishnje të çelët, kopsitur në grykë. Figura e tretë paraqitet me portret të dëmtuar.

Mbi faqen lindore të shkëmbit, sipër, ruhet skena "Shpërfytyrimi" (1,00 x 0,70 m), ku figura e Krishtit dhe ato të dy apostujve janë me veshje të bardha e të kuqërremta (siene), me portrete shumë të dëmtuara, kurse figura e Gjonit ruhet në gjendje mjaft të mirë.

Djathtas saj, mbi faqen e shkëmbit, ruhen skena ("i vjetri i ditëve"), në të cilën përfytyrohet një plak shumë i moçëm, si në një dritare të qiellit, në gjysmëfigurë dhe me duar të hapura, duke bekuar me dorën e djathtë Gjon Pagëzorin, që përfytyrohet nën të me fletë dhe me mjekër, kurse në të majtën mban një rrotull të mbështjellë.

Në këtë skenë figura e plakut, përveç nënshkrimit që dhamë më sipër, ka edhe inicialet IC - XC, me të cilat interpretohet Krishti, përfytyrimi i tij, si një plak shumë i moçëm, që tregon përjetësinë e tij para inkarnacionit, kurse veprimi duke bekuar Pagëzorin tregon dërgimin e tij në botë si pararendës. Meqenëse në të majtë të figurës së plakut është dhënë figura e Gabrielit duke lajmëruar Shën Mërinë, rotulla që mban në të majtën e tij tregon lajmin që Gabrieli duhet t'i njoftojë Shën Mërlsë. Aty Gabrieli është dhënë me dorë të zgjatur duke lajmëruar Shën Mërinë, e cila thuajse është zhdukur krejt. Ruhet vetëm një fragment prej gjunjëve, në të djathtë duken këmbët e një gruaje tjetër me P ndale të kuqe, stolisur me pika të mëdha të bardha të rrumbullakta. Figura e më të vjetrit se ditët, ajo e Pagëzorit si ajo e Gabrielit ruhen relativisht mirë.

Në faqen jugore të shkëmbit, sipër, ruhet skena "Shestia" 60 x 1/00 m), në të cilën, sipër, anash, ruhen të përfytyruar nividi e Solomoni në gjysmëfigurë, secili përfshirë prej një katërkëndëshi kënddrejtë, me nga një rotull të hapur në duar „ie tekstin e profetisë, që i përket ngjarjes së pikturuar në këtë Skene Nën këtë skenë përfytyrohet Pantokratori në gjysmëfigurë, i dëmtuar nga një plasje e suvasë gati në gjysmën portretit, i titulluar "Shpëtimtari" (1,10 x 0,82 m). Për këtë figurë do të flasim më vonë, sepse ndryshon në stil nga figurat e tjera të naosit.

Në faqen e murit perendimor ruhet skena e madhe "Fjetja Shën Mërisë" (1/62 x 1,30 m). Shën Mëria është përfytyruar e shtrirë si e vdekur mbi një shtrat të lartë, me duar të kryqëzuara në kraharor si në skenën analoge të narteksit. Vetëm se këtu ajo është me 12 apostuj pranë, të kërrusur pak mbi të dhe duke e treguar atë me dorë. Këto figura paraqiten me portrete të zbehta. Apostul Pjetri është me një thimiaton në dorë që mezi dallohet.

Në kungën e madhe jane pikturuar pesë figura jerarkësh në këmbë, me veshje jerarkike, me fellone e me amoforë të bardhë, nga të cilët, Shën Thanasi dhe Shën Silvesteri i Romës ruhen në gjendje më të mirë. Platitera na duket si e ritokuar pak, dy engjëjt anash saj janë shumë të zbehtë dhe në nikën e prothesit Shën Stefani është me portret të prishur dhe me veshje fare të thjeshta, pa pala, e njëllojtë me figurat e skenës së narteksit.

Në faqet e hyrjes, në kungën e vogël, ruhen figurat e dy stilistëve, ajo e Danielit dhe ajo e Simeonit me stilet e tyre (1,32 x 1,35 m), dhe pranë tryezës së altarit të pikturuar, dy liturgjistët, apostul Jakovi dhe Shën Vasili i Madh, mbi tryezë dhuratat. (0,34 x 0,3Im) diskosi, që ka vetëm sanosin, dhe potiri. Aty pranë ruhen figurat e Shën Kozmait dhe e Profet ilisë, ky i fundit është pikturuar dy herë në këtë kungë, me individualitete të ndryshëm njëri nga tjetri, dhe si prej së njëjtës dorë piktori.

Në brezin e dytë të faqes së shkëmbit lindor ruhen përsëri figurat e kryeengjëjve, Mihali e Gabrieli, me veshje strategësh (me lartësi 1,30 m) me shpatë të zhveshur në dorën e djathtë, si edhe një martir I paidentifikuar. Këto figura duken të një perludhe më të vonë, si të shekujve XIV-XV.

Skena "Fjetja e Shën Mërisë" nga mënyra e trajtimit të figurave në narteks paraqitet me interes për origjinalitetin e saj. Aty Shën Mëria është dhënë e shtrirë mbi një shtrat me mbulesë të kuqe fare të zbehtë dhe me jastëk ngjyrë kafe të çelët, me duar të kryqëzuara në kraharor dhe e veshur me një amfor të kuqërremtë (slene) të çelët dhe me imation të gjelbër krejt të shuar.

Si figurë qendrore dhe kryesore e skenës, Shën Mëria kompozohet në krye me gjashtë figura, gati fare të fshira, të cilave u ruhen vetëm siluetat e zbehta, dhe katër figura të tjera në këmbë, këto të ruajtura relativisht mirë, njëra nga të cilat është grua, dy burra janë me veshje të gjera të bardha, pa pala e pa rudha dhe me qylafë të bardhë mbi kokë në formë konike, si ato që mbajnë edhe sot krutanët. Të gjitha figurat në skenë evidencohen në një sfond gri, fare të çelët.

Në mes të skenës, pak mbi supin e shtrirë të Shën Mërisë, nën shtresën e fluoreshencave të kripërave gëlqerore, dallohet fare pak figura e Krishtit, me një foshnje të mbështjellë në duar, e cila simbolizon shpirtin e Shën Mërisë. Aty pranë është edhe një shandan me tri llambadha, si ato të sinagogave.

Në skenë figurat me veshje edhe qylafë të bardhë ka shumë të ngjarë të jenë Dionis Areopagjiti dhe Jerotheu, peshkopët e parë në Athinë, të cilët, sipas jetëshkrimit të Shën Mërisë, kanë marrë pjësë në varrimin e saj së bashku me apostujt, gjë që mund të konstatohet dhe nga veshjet e tyre të ndryshme nga ato të apostujve. Njëri nga apostujt mban një thimiaton në dorën e majtë, që mezi dallohet nga e zbehta. Duke i konsideruar këto dy figura si të jerarkëve së bashku me figurën e një gruaje aty pranë skenës i mbeten vetëm shtatë figura të apostujve. Në skenë përveç figurës së apostul Thomait, për të cilin në jetëshkrim thuhet se arriti në Jerusalem pas varrimit të Shën Mërisë, duhet të ishin, të paktën, 11 figura të apostujve.

Figurat në këtë skenë duken të kompozuara në mënyrë simetrike në dy grupe, njëri pranë kreut dhe tjetri pranë këmbëve të Shën Mërisë. Qëndrimi i tyre është dhënë në mënyrë të rreptë vertikale statike dhe frontale, pa brerore rreth kokës duke përfshirë edhe Shën Mërinë. Paraqitja e Shën Mërisë pa brerore është një rast i rrallë; ne njohim vetëm një rast tjetër të tillë, atë në miniaturën e një ungjilli, që ruhet në manastirin e Shën Ekaterinës në malin Sina (shek. X deri në fillim të shek. XI).

Skena "Shën Gjergji shpëton të bijën e mbretit" ka shumë ngjashmëri në mënyrën e kompozimit me të parën, si vepër e të njejtit piktor anonim. Në këtë skenë, ndonëse Shën Gjergji nuk është dhënë mbi kalë i veshur me uniformë strategu antik dhe duke vrarë kuçedrën për të shpëtuar të bijën e mbretit aty pranë ne e shohim atë mbi linjën e sipërme përkufizuese të skenës së parë, pak të kërrusur duke mbajtur përdore princeshën, e cila është dhënë më poshtë përbri skenës së parë. Kjo mënyrë kompozimi e skenës te ne ka të ngjarë të jetë origjinale, sepse një tjetër të tillë nuk e kemi hasur në literaturën speciale. Këtu Shën Gjergji përfytyrohet i stolisur me një dolloma në formë pelerine, ngjyrë vjollce të çelët, buzët e së cilës stolisen prej një shiriti me motivin e grupeve prej katër pikash të bardha, motiv ky që gjendet edhe në piktura të monumenteve tona pak më të vona.

Portreti i princeshës modelohet me konture të theksuara të kuqërremta, prej penelash të turbullt, të përdorur në mënyrë trashanike, të mbështjellë me një napë të bardhë si edhe të kurorëzuar me një diademë.            '

Qafa e princeshës është stolisur me një qafore të ngushtë si të qendisur, gati e njejte me qaforet që përdoren edhe nga gratë e Shpatit të Elbasanit.

Duke u mbështetur në këto tipare të trajtimit të thjeshtë të figurave dhe ne elementet folklorike popullore vendase të piktures, mendojme se kjo pikturë duhet t'i atribuohet periudhës më të hershme pas-ikonoklastike, atëherë kur rifillojnë-ndikimet nga kryeqendra, Kostandinopoja, ende nuk mbërrinin në periferitë e asaj Perandorie, siç ishte vëndi ynë. Mesa duket, pas vendimit të vendosjes së ikonave në kisha, popujt e periferive të Perandorisë Bizantine, pikturat kishtare i realizonin vetë në mënyrë pak a shumë orgjinale, sipas hamendjes së piktorit vendas, i cili, duke mos pasur modele, i zgjidhte vetë problemet, siç mund t'i shohim në narteksin e Shpellës së Dhivrit.

Figurat e tjera në këtë narteks janë shumë të zbehta e të dëmtuara nga kripërat gëlqerore dhe shumë të fragmentuara, prandaj nuk mund të përcaktojnë me shumë bindje kohën e ekzekutimit të tyre, ndonëse ato nuk duhet të jenë shumë më të vona nga ato që analizuam.

info@balkancultureheritage.com