Teoria e origjinës së etruskëve nga Alpet e Europës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Teoria e origjinës së etruskëve nga Alpet e Europës

Themeluesit e teorisë së dytë, që mbështetin mendimin se etruskët e kanë origjinën nga Aplet, janë disa dijetarë gjermanë të shek. XVIII e.s. me në krye studiuesin Freretni, i pari që tregoi afërsinë, madje identitetin e emrave “rasen” dhe “ret”.

Më tej kjo pikëpamje u përkrah fuqimisht nga studiuesi i njohur gjerman Georg Nibur, i cili, në ligjëratat dhe veprat e veta, kur fliste për trojet më të hershme të etruskëve, i quante Alpet e Europës si atdheun e tyre. Më pas, etruskët u zhvendosën në Italinë e Mesme.

Hipotezën se etruskët shkuan aty nga Alpet e përpunuan më tej studiues të tjerë gjermanë.

Ndihmesë të madhe në këtë drejtim dha veçanërisht T. Momzeni, që bashkë me dijetarët më me reputacion të kohës së tij e mbështetën gjerësisht pikëpamjen e Niburit, madje kanë meritën se e konkretizuan atë.

Duke përdorur metodën e analizës logjike, ata arritën në përfundimin se, ka shumë të ngjarë që, etruskët të jenë shpëmgulur nga Alpet Retike për të ngritur ngulimet e veta në vendin e mbartësve të kulturës së Vilanovës.

Këtë pikëpamje e zhvilluan më shumë dhe u ngritën në teori nga shkencëtarë të tjerë; p.sh., De Sanktis shikonte te banorët e kulturës terra terra mara protoetruskët. Në përgjithësi kjo teori mbizotëroi në historiografinë gjermane të viteve '30 -'40 (shek. XX), kur, siç dihet, ligjin në Gjermani e bënte bënte fashizmi i tipit hitlerian.

info@balkancultureheritage.com