Ky është një vendbanim malor i vogël me një funksion urban, i ndodhur në bashkërrjedhjen e lumenjve Drino dhe Bënçë me Vjosën. Ky vendbanim është i ndërtuar në hyijen perëndimore të grykës së Këlcyrës (Klissura), që kontrollon dy luginat kryesore dhe arteriet e qarkullimit të Shqipërisë së Jugut. Si e tillë, Tepelena ka patur gjithmonë një rëndësi të madhe strategjike. Qyteti thuhet se ëshë themeluar nga osmanët, të cilët, nën sundimin e Bajazidit II, qëndruan aty për gati një muaj në vitin 1482. Qyteti osman u themelua si një fortesë për kontrollimin e rrugëve të kalimit dhe si një bazë për operacionet kundër fiseve malësore shumë të pavarura. Ka shumë mundësi që kështjella e Bajazidit të ketë zënë vendndodhjen e një fortese mesjetare, që duket se daton me Antigonian romake. Nga periudha paraosmane nuk është ruajtur dhe nuk është gjetur asgjë nga gërmimet. Kështjella e vogël e Bajazidit ekziston akoma në pjesën më të madhe. Emri aktual i qytetit është një përshtatje e emrit osman Tepedelen, ose “Shpuesi i kodrës”. Historia e Tepelenës dhe e gamizonit të saj është plot me luftra të përgjakshme kundër grabitjeve të njerëzve të malit.
Evlia Çelebiu e vizitoi Tepelenën në verën e vitit 1670 H (1081) dhe la një përshkrim të detajuar të vendit, një përshkrim shumë të pasur në veçanti për hollësitë topografike, për të cilat jemi të sigurtë se ato janë të bazuara në eksperiencën personale. Ai shkroi se kështjella ishte marrë nga Gedik Ahmed Pasha në kohën e Bajazidit II, në vitin 897 H (1492). Kështjella osmane e Tepelenës ishte ndërtuar në vendin e një kështjelle të vjetër, që u shkatërrua gjatë pushtimit. Evlia Çelebiu e krahasoi këtë “Depedelen” me fortesën me të njëjtin emër të ndodhur në Danub, përballë me Esztergomin: ndonëse vendbanimi hungarez ishte vetëm një palanka, një kamp i rrethuar me gardh, ky Depedelen ishte solid, një kështjellë e ndërtuar me gurë. Gamizoni i saj ishte i përbërë nga 100 burra, burra nevojtarë të cilët i luftonin vazhdimisht kusarët. Qyteti i hapur nuk ishte shumë mbresëlënës. Evlia ka shkmar: “Ka gjithsej rreth 200 shtëpi të mëdha me oborre. Këto shtëpi janë me çati kashte dhe kanë kopshte me perime. Në anën veriore, përballë me portën (e kështjellës) është kabina e kuvendit të esnafeve. Së bashku janë gjashtë dyqane të dobishëm, por të thjeshta. Në këtë vend ndodhet një xhami, por nuk ka ndonjë han, hamam, medrese, mejtep apo ndonjë ndërtesë tjetër të rëndësishme”. Vendbanimi ishte vatër e një vojvodi dhe një kadiu prej 150 akçesh në ditë. Lista zyrtare osmane e kadillëqeve të Rumelisë në vitin 1078 H (1667/68) e jep gjithashtu “Tepedelen” 150 akçe në ditë. Ajo mbeti qendër e një njësie administrative dhe është përmendur si e tillë në listën zyrtare të vitit 1203 H (1788). Evlia Çelebiu ka shtuar një hollësi interesante se fshatrat e kadillëkut të “Tepedelen”-ës, 80 gjithsej, ishin në pjesën më të madhe në revoltë.
Tepelena ishtë vendlindja e Ali Pashës, vezirit të Janinës, i cili gjatë fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX vuri nën sundimin e tij të gjithë Shqipërinë e Jugut dhe një pjesë të Greqisë. Ishte ai që rikonstruktoi kështjellën e vendlindjes së tij në një mënyrë madhështore të admiruar nga Byron, Leake, Pouqueville, Lord Broughton dhe të tjerë. Kështjella e Ali Pashës është ruajtur në pjesën më të madhe të saj.
Në shekullin XIX Tepelena dhe rrethinat e saj duket se kanë patur një aktivitet fetar të konsiderueshëm. Leake përmend një teqe halvetije jashtë qytezës. Gjatë atij shekulli u ndërtuan një numër i madh teqesh bektashiane në fshatrat malore rreth Tepelenës. Hasluku mblodhi të dhëna për rreth 15 prej tyre. Ali Pashë Tepelena e përdorte urdhrin bektashian për të qetësuarpopullsinë malësore rreth vendlindjes së tij, duke propaganduar formën tërheqëse popullore të Islamit të mishëruar në bektashizëm. Tepelena, ashtu si edhe bektashizmi, vuajti shumë gjatë Luftës I Botërore, si pasojë e luftimeve terroriste të bandave të grekëve rebelë. Qyteza u shkatërrua dhe shumë fshatra u dogjën. Tërmeti i vitit 1920 rrëzoi ndërtesat e mbetura. Kur Babingeri(8) e vizitoi Tepelenën, një dekadë më vonë, vendbanimi kishte vetëm 200 banorë. Tepelena u shkatërrua përsëri gjatë Luftës së II Botërore, kohë kur ushtritë italiane dhe greke u ndeshën në këtë vend dhe më pas në luftën partizane kundër gjermanëve. Sot, vendbanimi është rindërtuar në në mënyrë të rregullt modeme dhe e ka rifituar fimksionin e tij si qendër tregtare dhe administrative e një krahine të madhe. Konturet e ashpra të kalasë së Ali Pashës shihen akoma mbi shtëpitë e qytetit të vogël.
Brenda mureve të kalasë së Ali Pashës, pjesa më e madhe e kështjellës se vogël të Bajazidit II qëndron akoma në këmbë. Ajo zë një hapësirë prej 56 me 40m dhe ndodhet rreth 50m nga shkëmbinjtë e bregut të lumit. Evlia Çelebiu e ka përshkruar atë me fjalët e mëposhtme:
“Kështjella ndodhet në bregun e lumit Egri, mbi një shkëmb të lartë dhe të rrëpirë në një sipërfaqe të rrafshët por të pjerrët. Pas rrethimit, banditët e tërbuar e shkatërruan kështjellën në atë shkallë, saqë riparimi apo rindërtimi ishte i pamundur. Në vitin e përmendur, Gedik Ahmed Pasha ndërtoi afer saj, mbi këtë shpat, një kështjellë të bukur dhe të re prej guri të një forme drejtkëndore, duke përdorur gurët e kështjellës së vjetër; një kështjellë si ajo e Shedadit, e cila është në të vërtetë si “Muri i Edenit.” Ajo është një kështjellë e vogël, perimetri i së cilës është 600 hapa. Ajo nuk ka ndonjë hendek, por muret e saj janë shumë të trasha dhe 40 ells (masë gjatësie 45 inç). Ajo ka gjithsej dy hyije, njërën me pamje nga lindja dhe tjetrën nga veriu. Në kështjellë ndodhen 40 shtëpi të vogla dhe të pakëndshme të mbuluara me tjegulla të kuqe dhe pa kopshte rreth tyre. Ndodhet vetëm një xhami e vogël e Bajazid Veliut, e cila ka një minare të vogël dhe të ulët. Gjithashtu, në këtë kështjellë ndodhen edhe cistema, një depo municioni dhe hambarët janë të mbushur me mel”.
“Viti i përmendur” i këtij teksti është viti 897 (A.D. 1491-92), i cili në të vërtetë është viti i ekspeditës ushtarake të Bajazidit II. Megjithatë, Gedik Ahmed Pasha vdiq në vitin 1482 dhe nuk ka të bëjë fare me ndërtimin e kështjellës së Tepelenës. Siç shihet sot, kështjella është përforcuar nga dy kulla shumëkëndore në anët jugore dhe perëndimore, me pamje nga stera. Të përfshirë në mure shohim bazën e minares, e cila është sigurisht ajo që është përmendur nga Evlia. Një ekzaminim më i afert i kështjellës së vjetër zbulon dy lloje të ndryshme teknike ndërtimi murature. E vjetra dhe ajo origjinalja është një punë kluasonazhi e një lloji të rëndomtë. Ndonjëherë ajo ka dy shtresa tulle midis vargjeve prej blloqesh të prera trashë dhe në raste të tjera ajo ka vetëm një shtresë. Lloji i dytë i punës ndërtuese është i një cilësie më të ulëi dhe i përkët një riparimi, që ka mundësi të lidhet me trazirat e fillimit të shekullit XVII. Si e tërë, kështjella e Bajazidit është vetëm një fortesë kufitare e parëndësishme, e cila shfaq pak interes për arkikitekturën ushtarake modeme, meqë ndërtesa është e bërë sipas traditës së Mesjetës së vonë. Kështjella e ndërtuar nga i njëjti sulltan në një zonë të afërt me Patrën (Kështjelllën e Moresë) apo me ato të Prevezës apo Durrësit paraqesin një stil më të zhvilluar të arkitekturës ushtarake, me përmasa të veçanta të marra nga artileria. Si bazë e një gamizoni dhe fortesë modeste në kohërat e revoltës, kështjella e Tepelenës do të kishte qenë e mjaftueshme, por jo për një rrethim të vazhdueshëm nga një ushtri e armatosur mirë. Riparimi i kësaj kështjelle u bë në vitin 1968 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Për këtë arsye, në kështjellë u bë një studim i plotë, rezultatet e të cilit u përdorën pjesërisht në këtë libër.
Kalaja madhështore e vezirit të Janinës përfshin një hapësirë trapezoidale prej 395m maksimumi gjatësi dhe midis 110 dhe 185m në gjerësi. Konturet e kësaj ndërtese të madhe ndjekin trajtën e terrenit në të cilin është ndërtuar. Skajet e murit të gjatë lindor janë të përcaktuara nga pjerrësia e luginës së lumit të Bënçes. Pikat më të cënueshme, anët lindore, jugperëndimore dhe veriperëndimore janë të përforcuara nga kulla të forta tetëkëndore dhe gjashtëkëndore. Në kështjellë bëhet e mundur hyija me anë të tri portave, dy të vogla në muret e gjata lindore dhe perëndimore dhe një tjetër të një forme më të bukur në murin e shkurtër jugor. Kjo e ftindit është quajtur “Porta e vezirit”. Fillimi i rrugës drejt kësaj porte të çon drejtpërdrejt në kryeqytetin e vezirit, në Janinë. Në kamaren që e rrethon këtë portë kanë mbetur të ruajtura dy mbishkrime osmane. Ata përmendin emrin e Ali Pashës dhe datën e ndërtimit të kështjellës. Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur që këto mbishkrime të vlefshme të studioheshin me hollësi. Në një kamare të ngjashme në portën perëndimore dhe atë lindore, janë ende të dukshme gropat ku ndodheshin dikur mbishkrime të tjera.
Fortesa e Tepelenës është e fundit nga vargu i gjatë i atyre të ndërtuara nga Ali Pasha. Ajo është ndërtuar në vitet e fundit të sundimit të tij, rreth vitit 1820, dhe mbeti e papërfunduar. Fortesa paraqet disa veçori, të cilat i gjejmë në shumicën e veprave të Aliut, por është plotësisht unike në planimetri. Kjo është ndoshta veçoria më e spikatur e të gjitha ndërtesave të tij. Asnjëra prej kështjellave nuk ka një planimetri të njëjtë apo të ngjashme me kështjellat e tjera. Veçoria më e pazakonshme e kështjellës së Tepelenës është mungesa e kullave në murin e gjatë lindor, i cili zgjatet përtej lumit për të maskuar qytezën mesjetare. Me qëllim për të bërë një rrethim të mjaftueshëm, muri është i çarë në disa vende dhe me vrima nga brenda. Në këtë mënyrë formohet një lloj daljeje, nga e cila mund të sulmohet zjarri rrethues. E njëjta gjë është bërë në muret veriore dhe perëndimore. Forma e tri kullave të kështjellës të përmendura më sipër, mezi paraqet ndonjë gjurmë të ndikimit perëndimor. Ato pasojnë konceptin e kullës shumëkëndore osmane të shekujve XVII dhe XVIII.
Ndërtesa paraqet një numër veçorish të tjera tipike. Muret janë ndërtuar për t’i rezistuar zjarrit të armëve, duke qenë relativisht deri në 5 metra të trashë. Muret janë shumë të pjerrët nga brenda meqë rriten në lartësi. Një gjë e tillë është për të marrë efektin rikoshet gjatë gjuajtjes me armë. Muret janë përballë një shtrese prej guri të prerë mirë me fortësi të madhe. Këta gurë janë të lidhur me shtresa llaçi shumë të holla dhe të forta. Në pjesën e brendshme të mureve është përdorur gur kave dhe i papërpunuar, i lidhur me një shtresë të trashë llaçi dhe i përforcuar nga zinxhirë. Ky është lloji i ndërtimit i përdorur në të gjitha kështjellat e Aliut. Ky stil njedh nga arkitektura vendore dhe fetare tradicionale e Shqipërisë së Jugut dhe të Epirit. Në disa vende parapeti është ruajtur dhe paraqet frëngjij për armë të ndërtuara mirë dhe vrima të veçanta për pushkët. Kështjella ka të njëjtat hyije karakteristike si ato të Janinës, Prevezës, etj. Gjë shumë e mrekullueshme është përdorimi i makikoulis-it, një element nga mesjeta, i cili ishte plotësisht i vjetëruar dhe i braktisur nga arkitektura europiane si dhe nga ajo ushtarake osmane disa shekuj përpara ndërtimit të kështjellës së Tepelenës: ky element ilustron nivelin teknik dhe kulturor të zonave të largëta malore shqiptare dhe epirote, të cilat ishin konservatore, por, sidoqoftë, të populluara. Tiparet teknike dhe arkitektonike të përshkruara e qartësojnë faktin se fortesa e Tepelenës ishte projektuar dhe ndërtuar nga mjeshtrat e zonës.
Brenda kështjellës nuk është ruajtur ndonjë ndërtesë me vlerë arkitekturore, përveç kështjellës së vjetër të Bajazidit. Ajo shërbeu si një lloj pike e fortifikuar për ndërtesën e re. Brenda mureve ndodhen disa banesa të thjeshta, por pjesa më e madhe e sipërfaqes është bosh. Strehimi për garnizonin dhe depot e municionit dhe të ushqimit ishin ndërtuar nëpër mure, duke formuar një njësi të vetme me to. Një gjë e tillë bëhej, me qëllim për të ulur mundësinë e ndonjë sulmi me zjarr. Korridoret e gjata në formë boti të mbuluara janë një objekt shumë i vështirë për t’u qëlluar nga zjarr i drejtpërdrejtë. Sot janë ruajtur vetëm disa gjurmë të këtyre korridoreve.
Në kështjellë janë bërë disa punime për grumbullimin dhe pastrimin e mbeturinave. Ndërtesa është një monument kulture i njohur dhe i ruajtur zyrtarisht.