Tepuj të kolonive helene
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tepuj të kolonive helene

Tempujt e apoikiave, qyteteve koloni, ndoqën rrugën normale të zhvillimit të tempullit helen. Si e tillë, mungesa e tempujve të mirëfilltë në dhjetëra qytete të pretenduar si koloni, dëshmon se ata nuk kanë qenë kurrë të tillë.

Korkyra

Në Korkyrë (Korfuz) dëshmohen tre tempuj të drunjtë (shek. VII/VI p.e.s.), prej të cilëve ai i Artemisit (620-580 p.e.s.) është tempulli më i madh arkaik i botës helene. Arkitektura e tij influencoi dukshëm arkitekturën religjioze në Magnia Gracia, Dyrrah dhe Apolloni.

Stilobati i tempullit (22.4 x 47.6 m) qarkohej prej 8 kolonash në ballët dhe 17 në anët. Në mesin e tij gjendej kthina e shenjtë, naosi tepër i ngushtë dhe i gjatë (2.5 x 22 m), me parakthinë (pronaos) në ballë dhe vendin e blatimeve nga pas (opistodomos). Naosi i ndriçuar fare dobët nga hapësira e derës, të çonte drejt shtatores së perëndeshës.I tërë ballii tempullit ishte i gjerë dhe i ngjeshur, në të kundërt me frontonin e ngritur dhe të lartë mesin e të cilit e zë motra e tretë e Gorgonave, Medusa me ikonografi arkaike.

Dyrrahu

Pjesë të një tempulli të arkaikut të mesëm (shek. VI p.e.s.), janë zbuluar dhe në Dyrrah. Tempulli i ka pasur një strukturë druri të veshur me terakota. Prej saj janë zbuluar antefikse me kore, një gejzon me luan dhe një maskë Gorgone. Antefiksi me kreun e Kores, identik si ekspresion dhe krehje me Kurosin e Teneas ( 560 p.e.s.),ka përmasa paksa më të mëdha se natyralja. Flokët, vetullat dhe sytë e saj janë pikturuara me ngjyrë manushaqe- të zezë ndërsa buzët me të kuqe. Stefana në krye, rast ky i rrallë, është pikturuar po me manushaqe të errët si motivi i meandrës.

Për nga shikimi, nxjerrja e gjuhës dhe ngërdheshja, kreu i Gorgonas i Dyrrahut është i ngjashëm me gorgonën e Sirakuzës të viteve 570-550 p.e.s. Këto e datojnë edhe tempullin e Durrësit në çerekun e dytë të shek. VI p.e.s., duke e renditur ndër tempujt më të vjetër arkaikë.

Apollonia

Tempulli i Artamisit dhe Gaias, i gjysmës dytë. shek. VI p.e.s., është tempulli më i hershëm në Apolloni. Tempulli ndodhet në kodrën më të lartë të qytetit, prej ku vështrimit i hapej panorama e gjerë mbi fushën përreth, gjarpërimet e Aoos (Vjosës) dhe Adriatikun. Nga tempulli ruhet një pjesë e themeleve me blloqe kuadratike, një fragment frizi prej gëlqerori karaburuni, i punuar në altoreliev dhe i pikturuar me ngjyra të forta, dhe një mbishkrim. Mbishkrimi ARTAM(IS) dhe GAIA, është shkruar në dorishte arkaike, në dialektin e Korintit prej nga erdhën kolonët e parë. Përmendja e perëndeshës së grigjave Artamis, ekuivalente e Thanas Ilire, dhe perëndeshës para-indoeuropiane Gaia, dëshmon respektimin e besimit vendas të hyjnive ktonike, të tokës.

Një tempull i ndërtuar nga një koloni e Korintit s’mund të ishte tjetër veçse i ordenit dorik. Por, përmasat e relievit (1.54 m gjatësi dhe 1.20 m lartësi) tregojnë se ai nuk ishte pjesë e ndonjë frizi dorik me metope dhe triglife, por pjesë e një firizi që i sillej tempullit rreth e qark. Ky deviacion njihet nga një rast i vetëm, nga frizi i thesaurosit të Sifnosve në Delos, i datuar në vitin i viti 525 p.e.s. Ana veriore e këtij frizi, të konsideruar si frizi më i hershëm narrativ, paraqet Gjigantomahinë, luftën e gjeneratës së re të perëndive helene me gjigantët e gjeneratës së vjetër.

Edhe frizi i Apollonisë, krejt ndryshe nga ç’mendohet, nuk paraqitet luftën e helenëve me amazonat, aludim ky i luftës së kolonëve me banorët autoktonë, por Gjigantomahian, luftën e hyjnive me gjigantët, bijtë e Uranit/Qiellit dhe Nënës Tokë (Taia/ Gaias).

E tëra kjo nis e kthehet në një “giallo”, nëse marrim parasysh se tempulli i dedikohej Artemisit, kryeluftëtares së Gjigantomahisë, dhe Gaias, nënës së gjigantëve.

Frizi paraqet në vijë të zhdërvjellët tre nga gjigantët: (Hyperhas, Alektas, Eryktyfos) dhe mburojën e një të katërti, çka tregon se kjo skenë vijonte më tej e pashkëputur.

Gjigantët, muskulozë dhe të zhveshur deri në gjoks, me dorën e majtë mbajnë mburojën e madhe të rrumbullakët, me të djathtën ushtat dhe në krye kanë helmeta korintike të gjysmës së dytë të shek. VI p.e.s., identike me helmetat e frizit të Sifnos. Prej tyre gjiganti i ballit, Eryktyfosi është përkulur thellë dhe po bie i goditur fort me shpatë nga Artemisi.

Figurat e frizit janë punuar me konture të thatë. Prej tyre Hyperhas, Alektas dhe Artemisi paraqiten me bustin ballazi dhe kokën anash, karakteristikë për skulpturën e hershme arkaike, të pashkëputur plotësisht nga influenca egjiptiane. Ndryshe prej tyre Eryktyfosi paraqitet në pozicion natyral, me bustin dhe kreun në profil, si figurat e frizit të Sifnos.

Frizi i Sifnosve daton para v. 525 p.e.s., çka e daton edhe frizin dhe tempullin e Apollonisë rreth kësaj kohe. Trajtimi më i thatë i frizit të Apollonisë, pa asnjë formë të lakuar, dhe parapëlqimi i paraqitjes me bustin ballas dhe kokën në profil, i jep atij përparësi kohore ndaj frizit të Sifnosve. Si i tillë, ai është frizi më i hershëm narativ në Europë. Punimi me gur lokal nga guroret e Karaburunit, dëshmon se Apollonia e kishte nisur herët rrugën e prodhimtarisë artistike, pa importuar nga qyteti mëmë dekorin skulptural.

Korniza e frontonit të tempullit të Artemisit në Apolloni, ashtu si edhe ajo e tempullit po të Artemisit në Kerkyra (Korfuz), zbukurohej me një veshje terakote ku shiritat e purpurt këmbeheshin me vargje astragalësh dhe breza palmetash dhe lulesh lotosi, të pikturuar me ngjyrë manushaqe të zezë.

Temenosi

Përveç tempullit të mësipërm në sipërfaqen një-hektarëshe të kodrës janë gjetur altarë, kolona dhe mbishkrime votive kushtuar hyut Asklep. Kjo e dëshmon atë temenos, areal të shenjtë kushtuar perëndive.

Në shek IV p.e.s. ky areal u qarkua plotësisht: Në lindje prej murit rrethues të qytetit, nga perëndimi prej portikut (Apollonia 2), ndërsa në jug prej një muri 4 m të lartë, të rindërtuar në shek. III. p.e.s. Muri është ndërtuar me blloqe të rrafshët kuadratikë me kornizë të sheshtë, të cilët mbartin monogramin A (Damosia, e popullit), çka tregon se temenosi u ndërtua me fondet e bashkësisë qytetare.

Muri shërbente dhe për tarracimin e sheshit ku gjendej obelisku paraboloid, omfalioni që simbolizonte kërthizën e botës, kryeqendrën e saj.

Tempulli në Shtyllas

Përveç tempujve në brendi të qytetit, në Apolloni njihen edhe dy tempuj jashtë mureve rrethuese. I pari gjendet 700 m në jug të rrethimit të qytetit, në kodrën mbi fshatin Shtyllas. Këtu, deri para tërmetit të shekullit II, që e devijoi rrjedhën e lumit, gjendej skela lumore e Aoos/Vjosës ku ndalonin anijet që vinin nga deti nëpërmjet lumit. Prej majës së kodrës së tempullit, 50 m të lartë nga fusha, shikimit i hapej panorama e largët mbi qytetin dhe detin, ndërkohë tempullin e shihnin që nga larg marinarët dhe udhëtarët që vinin nga deti.

Në shek XIX tempulli u grabit në themel, duke i lënë in situ vetëm kolonën 139 që pagëzoi dhe fshatin Shtyllas.I rikonstruktuar sipas kanaleve të hapura, tempulli ishte dotik, peristil dhe heksastil, me 6 kolona në anët e ngushta dhe 11 në të gjatat.141 Përmasat e stilobatit, (40 x 23 m), e rendisin atë ndër tempujt e mëdhenj të kategorisë së mesme. Në qendër të stilobatit, gjendej naosi/anijata (10.5 x 22 m), e qarkuar nga peristazisi/holli i hapur (2 m). Naosi i ndriçuar dobët nga hyrja, pararendej prej pronaosit/paraanijatës me 4 kolona në ballë (prostil, tetrastil).

Rreth e qark tempullit vijonin kolonat e ngjeshura (1:4.6), 7 m të larta dhe 1.50 m në diametër. Në ballin e ngushtë, mbi kolonadën e jashtme vijonte establementi dhe mbi të tympanoni trekëndësh. Duke e supozuar lartësinë e tympanonit sa 2/3 e kolonës, tempulli rezulton rreth 11.50 m i lartë. Karakteristikat arkitektonike kolonat në ballë të pronaosit, raporti i ngjeshur i kolonadës dhe ekini elastik me buzë të rrumbullakosura, e datojnë tempullin nga mesi i shek. V p.e.s.

Nëse rikonstruksioni i tij është i rregullt, zgjidhja planimetrike do të ishte krejt e veçantë. Nisur nga afria me skelën, tempulli i kushtohej ose Poseidonit, perëndisë së detit dhe oqeaneve, ose Afërditës, mbrojtëses së lundërtarëve.

Tempuj të Ilirëve

Iliria nuk e njohu tempullin dhe nëse e njohu disi, vetëm mjaft vonë, pas mesit të shek. IV p.e.s. dhe kryesisht në formën e fhesaurosit. Këto ndërtime të mbyllura dhe fare të vogla, grekët nuk i kategorizonin tempuj/banesa të perëndive, por thesaurose, ndërtime për ruajtjen e thesareve a blatimeve.

Arkitektura e këtyre thesaurosve është më e thjeshta e mundshme: një kuti e ndarë përgjysmë në pronaos dhe naos, parakthinë dhe kthinë, me 2 kolona në ballë dhe frontonin mbi to.

Orakulli i Dodonës

Deri në gjysmën e parë. të shek. IV p.e.s., orakull ishte thjesht Lisi i Shenjtë i qarkuar nga vargu i trekëmbëshave të flijimit dhe kazanëve prej bakri mbi to (P.H.G.I. 381, fig. 81). Vetëm nga gjysma e dytë e shek. IV. p.e.s., lisi u qarkua nga një mur avllie me blloqe të latuara, i cili krijonte një oborr me një ndërtim të vogël (4 x 6,50 m) në skajin e tij (fig. 82, 83, 84). Ngrehina, nuk qëndronte e lirë si tempujt helenë, por ndërthurej me murin. Pirro, i cili në fillim të shek. III p.e.s. ndërhyri thellë në Dodonë, krahas teatrit dhe thesuarosve të perëndive të tjera, rindërtoi orakullin. Vendin e oborrit të vjetër e zuri një oborr i ri i qarkuar prej një portiku jonik, i cili bashkësolli frymën e kohës: krijimin e portikëve dhe oborreve peristile në stoat, teatrot dhe banesat. Në të ruheshin paktet politike, çka e dëshmon kompleksin thesauros, dhe vareshin mburojat e kapura në luftë si shenja të fitoreve ushtarake'4'. Sipas Pausamas “(Pirro) i blatoi Zeusit Dodonas mburojat e maqedonasve. Në to shkruhet “Këto që e shkatërruan lulëzimin e Azisë dhe e nënshtruan Greqinë në skllavëri, tashti janë një plaçkë lufte e kapur nga maqedonasit krenarë”.

Portiku gjysmë i ndriçuar e qarkonte oborrin nga trianë, duke lënë të lirë vetëm anën nga lisi i shenjtë ku fokusoheshin vështrimet nga portiku. Vetë tempulli i mirëfilltë, sërish me permasa naiskosi (13.50 x 6.50 m), u ndërtua vetëm në v. 218 p.e.s, pas fitores mbi etolët që e kishin shkatërruar dhe djegur orakullin një vit më parë.

Bashkë me tempullin u ringrit portiku dhe hyrja e obor-rit u trajtua si propile.

Tempulli jonik, prostil tetrastil, me 4 kolona në ballë dhe dy anash, përbëhej prej naosit të cekët, pronaosit dhe exonarteksit, hajatit të hapët identik me hyrjen e oborrit. Në këtë rast tempulli u barasvlerësua me orakullin, lisin e shenjtë, në mos po fitoi mbipeshë ndaj tij. Kjo dhe shënjon largimin nga besimi i parë kur nderohej vetëm pema, simboli dhe zëdhënësi i perëndive të lashta PIE. Parë nga ana estetike, ky trajtim disi i rënduar ia hoqi oborrit frymëmarrjen e lirë. Orakulli u shkatërrua për-fundimisht nga të krishterët në shek. IV e.s.

info@balkancultureheritage.com