Sipas Hasiuck në rrethinat e Korçës ishin katër teqe: teqeja Bekir Efendi në Kiartorom. ndërtesë e cila daton rreth vitit 1880, teqeja Rasim Baba në Kuç, e cila daton në vitin 1324 H (1906/07) por që mund të jetë ndërtuar disa shekuj më parë, teqeja Melhan në perëndim të qytetit, ndërtesa e vjetër e të cilës daton në vitin 1221 H (1806/07), dhe teqeja Turan, ashtu si edhe e para ndodhet në rrugën e Voskopojës. Hasluk thekson se varri i babait të katërt të teqesë të Turanit daton në vitinl 307 H (1889/90), kështu që ndërtimi i kësaj teqeje nuk mund të jetë më i vjetër se fillimi i shekullit XIX.
Në vitin 1967 pata mundësinë të vizitqj Turan Teqenë, menjëherë pasi Revolucioni Kulturor u përpoq për të shkatërruar shenjat e dukshme të fesë. Teqeja ndodhet 4km e gjysmë në perëndim të Korçës. Ndërtesat e ruajtura nuk janë shembuj të artit të madh osman, por janë pasqyrues të ndërtesave bektashiane në Shqipërinë e shekullit të kaluar dhe si rrjedhojë do të përshkruhen shkurtimisht.
Ndërtesat e vendit shtrihen në njërën anë të rrugës së Voskopojës. Aty ndodhet një shtëpi e madhe dykatëshe. e ndërtuar prej druri, tulla prej qerpiçi dhe llaçi. Përballë me shtëpinë. në një kopsht me lloje të ndryshme pemësh. ndodhet pjesa më e rëndësishme arkitekturore e teqesë, dy tyrbet. Tyrbja më e vogël është një ndërtim shumëkëndësh. afersisht me formë rrethore me mure prej tulle të suvatuara me ngjyrë të kuqe dhe vjollcë, me shtylla të bardha dhe me një kube të mbuluar me plumb. Edhe pse jo më e vonë se fundi i shekullit XIX, kjo tyrbe ka akoma madhështi dhe sigurisht ndërtimi i saj duhet të jetë frymëzuar nga ndërtesat e vjetra osmane. Tyrbja paraprihet nga një portik me kube që qëndron mbi dy shtylla të holla. Tyrbja e vjetër është një ndërtese më e madhe një drejtkëndësh i ndërtuar me blloqe të prera mirë prej guri gëlqeror me ngjyrë të hirtë. Drejtkëndëshi është i ndarë në dy dhoma, të cilat kanë kupola të ndara. Pjesa kryesore e harkuar është e mbuluar nga një kube. Ngjitur me dhomën kryesore ndodhet një dhomë tjetër, që është ndërtuar në një periudhë më të vonë. Ajo është e mbuluar nga një kupolë e vendosur në mënyrë të tërthortë (barrel vault). Pjesa e brendshme e të dyja tyrbeve është bosh. Tyrbja e+ vjetër kishte patur varret e të paktën tre baballarëve, por ato ishin hequr vetëm disa javë përpara vizitës sime. Në varrczën që rrethon tyrbet, varret e vëllezërve të vdekur ishin hapur, trupat ishin hequr dhe këpucët dhe xhaketat e atyre që ishin varrosur kohët e fundit ishin hedhur në vende të ndryshme. një pamje e tmerrshme e ditës së ringjalljes. Kjo mund të japë idenë e egërsisë, me të cilën e goditi fenë Revolucioni Kulturor shqiptar dhe veçanërisht kultin e shenjtorëve dhe varreve të mrekullueshme. Ndërtesat e teqesë dhe dy tyrbet u kthyen në stallë pulash.
Mbi hyrjen e tyrbes së vjetër është ruajtur një mbishkrim i bukur i shekullit XIX me një shkrim të skalitur mbi të dhe dy “teslim taçlar” prej guri të çmuar shkëlqyes. Afer mbishkrimit ndodhet një tjetër në gjuhën shqipe bashkëkohore, në lidhje me një restaurim të vonshëm të tyrbes. Falë këtij riparimi, sot ndërtesat janë të ruajtura në një gjendje shumë të mirë. Mbishkrimi në shqip është si më poshtë:
Tyrbe e ribërë prej Baba Sabriut
Zotin e paçim ndihmë 18.6.1957.
Mbishkrimi më i vjetër i përket vitit 1293 H (1876/77).