Tifoni: kriza e pushtetit suprem
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tifoni: kriza e pushtetit suprem

Tifoni sulmon Zeusin. Beteja është e Hahtarshme. Si në kohën e luftës së Titanëve dhe olimpasve, Zeusi fiton me anë të një lloj tërmeti, përmbysjeje të elementeve. Dallgët i sulen tokës, malet shemben në çastin kur Zeusi bubullon duke dashur ta thyejë, ta bëjë zap përbindëshin me rrufenë e vet. Në vetë gjirin e Hadit, honi i të vdekurve dhe i natës, gjithçka përzihet, gjithçka është e stërhapur. Lufta e Tifonit kundër Zeusit është lufta e përbindëshit me qindra sy flakërues kundër vetëtimës së vështrimit hyjnor. Afermendsh, syri shkreptimtar i Zeusit, me dritën që lëshon, do t’i mposhtë flakët që lëshojnë njëqind kokat prej gjarpri të përbindëshit. Sy më sy. Fiton Zeusi.

Një anekdotë tregon sesi njëherë Zeusi bëri gabim duke e ulur vigjilencën duke dremitur në pallatin e vet, ndërkohë që gjithsesi, duhej ta mbante syrin të çelët pa reshtur, Tifoni i qaset vjedhurazi, pikas vendin ku Zeusi ka vendosur rrufenë, orvatet ta kapë, mirëpo, pikërisht në çastin kur ai shkon të vërë dorën te arma e fitores, Zeusi hap sytë dhe aty për aty e godet me rrufe armikun. Dy fuqi i kundërvihen njëra-tjetrës, Kaosi dhe Olimpi: cila ndër to do t’ia kalojë tjetrës, për nga syçelësia dhe mprehtësia? Më në fund, edhe këtë herë, Tifoni mundet. Dejtë e krahëve dhe të këmbëve, gjithçka që mishëron tek ai forcën jetësore të anës luftarake, munden nga rrufeja. Kështu, i paralizuar, i varrosur nën shkëmbinj, hidhet përsëri në Tartarin plot mjeguli ku e ka zanafillën.

Rrëfime të tjera disi të çuditshme e shprehin ndryshe karakterin e përbindshëm të Tifeut. Këto rrëfenja janë treguar në periudha të mëvonshme, në shekullin II të erës sonë. Midis Tifeut të Hesiodit, të shekullit VII para erës sonë, dhe atij për të cilin do të bëhet fjalë tani, dallimet kanë të bëjnë kryesisht me ndikime orientale.

Në një prej tyre, për shembull, Gjea, e lodhur nga perënditë olimpase, çiftohet me Tartarin dhe lind përbindëshin Tifeu. Ky i fundit përshkruhet si një kolos shumë i madh, me këmbët e mbështetura fuqimisht në tokë dhe i pajisur me një trup që s’ka të sosur, aq sa balli i prek qiellin. Kur i shtrin krahët në trajtë kryqi, njëra dorë i çik skajin lindor, dora tjetër i prek skajin perëndimor. Nga vetë natyra e tij, ai bashkon e ngatërron të poshtmen me të sipërmen, qieliin me tokën, të djathtën me të majtën, Lindjen me Perëndimin. Kjo masë kaotike hidhet në mësymje të Olimpit. Kur e shohin olimpasit, të mbërthyer nga një tmerr i papërballueshëm, shndërrohen në zogj e ia mbathin. Zeusi, i mbetur fillikat, i bën ballë kësaj shtaze të stërmadhe, të lartë sa bota dhe të gjerë sa gjithësia. Rrufeja e tij e godet Tifeun, duke e detyruar të tërhiqet. Atëherë Zeusi merr harpe- në, draprin, dhe rreket t’i japë fund, por ai e sulmon trup me trup e kësaj here fiton Tifeu, sepse falë madhësisë trupore ai ia del mbanë ta kapë rrokas Zeusin dhe ta mbërthejë. Tifeu ia pret më pas mbretit dejtë e krahëve e të këmbëve. Pastaj niset me trupin e Zeusit në shpinë dhe e vendos në një shpellë të Çilicisë, në Azinë e Vogël. Përbindëshi i fsheh ndërkohë dejtë dhe rrufenë e Zeusit.

Mund të pandehet se gjithçka ka marrë fund e se, kësaj here, fiton gjithësia e pështjellimi i plotë. Në fakt shtaza rri aty, plotësisht i bindur dhe i lumtur që e ka ngujuar Zeusin e gjorë në atë shpellë, të pazotin të lëvizë, pa pikë fuqie, me dejtë e krahëve e këmbëve të prerë, pa rrufenë e vët.

Mirëpo, ashtu si dhe më parë, në anën e Olimpasve e të Zeusit, ngadhënjejnë dredhia, marifeti, gënjeshtra, mashtrimi, zgjuarsia. Dy personazhe, Hermesi dhe Egjipani, ia dalin mbanë t’ia kthejnë dejtë Zeusit, pa e marrë vesh këtë gjë Tifoni. Zeusi i vë në vend ashtu siç mbërthehen askitë dhe e rrëmben përsëri rrufenë. Kur zgjohet Tifoni dhe sheh se Zeusi nuk është më në shpellë, dyluftimi rifillon edhe më ashpër, por përfundon tanimë me disfatën përfundimtare të përbindëshit.

Të tjera versione të ngjashme tregojnë se si Zeusi mundet për një çast, zihet rob, mbetet pa fuqi e pa rrufe. Po planet e përbindëshit i prish pikërisht miku tij, Kadmi dinak. Tifoni, që pandeh se ndërkaq gjithçka është ndrequr, e shpall veten mbret të gjithësisë dhe deklaron se do t’i kthejë përsëri në pushtet perënditë e kryehershme. Ai ka ndërmend të çlirojë Titanët dhe ta fshijë mbretërimin e Zeusit. Mbret i jashtëligjshëm, mbret çalash, Tifoni është mbreti i pështjellimit që shfronëson Zeusin, mbretin e drejtësisë. Pikërisht atëherë Kadmi fillon t’i bjerë fyellit. Tifoni e adhuron muzikën. E dëgjon e pastaj kotet qetë-qetë dhe e zë gjumi i thellë. I vijnë ndërmend rrëfenjat ku flitet se si Zeusi i rrëmben disa vdekatarë që ata ta magjepsnin me muzikë dhe poezi. Dëshiron të bëjë të njëjtën gjë dhe i propozon Kadmit të bëhet rapsodi i tij, pra të mos këndojë më për rendin olimpas, por për kaosin e Tifonit. Kadmi pranon me kusht që të ketë një vegël më të mirë muzikore, që ta lejojë gjithashtu të këndojë. “Çfarë të nevojitet?, pyet Tifoni. - Do të më duheshin ca tela për lirën. - Kam unë ç’të të dojë e bardha zemër, tela të hatashëm”, kumton Tifoni, që shkon menjëherë të marrë dejtë e Zeusit. Kadmi nis të luajë në mënyrë tejet të mrekullueshme. Tifonin e zë gjumi dhe, duke përfituar nga ky fat i madh, Zeusi i merr përsëri telat e lirës, a më mirë dejtë e vet, i vendos sërish në vend , rrok rrufenë dhe bëhet përsëri gati për përleshje. Kur zgjohet Tifoni, kundërperëndia, kopja kallpe e monarkut të gjithësisë, Zeusi mund ta sulmojë përsëri i pajisur me të tëra mjetet e veta. Dhe ta mposhtë.

Ka dhe një rrëfenjë tjetër, ku dredhia iuan në të njëjtën mënyrë, por ku Tifoni nuk shihet më si nj ë kafshë shumëtrajtëshe a kolos, por si kafshë ujore, si një balenë e tmerrshme që zë gjithë hapësirën detare. Tifoni jeton në një shpellë deti ku është e pamundur ta luftosh, meqë rrufeja e Zeusit nuk mbërrin deri në fund të detit. Përsëri, një dredhi e përmbys situatën. Meqë është kafshë rne shumë babëzi, Hermesi, mbrojtësi i peshkatarëve - qe ai vetë që i mësoi të birit, Panit, sesi zihet peshku - Hermesi, pra, përgatit një vakt me peshk për të joshur përbindëshin e detit. Dhe Tifoni del nga strofulla e vet dhe e mbush aq shumë plëndësin saqë, kur do të kthehet përsëri në strehë, nuk mundet dot, aq shumë është fryrë. I ngecur në breg, ai përbën një shënjestër të përkryer për Zeusin, që s’e ka të vështirë ta lërë shakull përdhe.

Këto rrëfenja, paksa tëçuditshme ndoshta, mbartin të gjitha të njëjtin mësim. Në atë çast, kur mbizotërimi duket përfundimisht i vendosur, ia beh një krizë e pushtetit suprem. Një fuqi që përfaqëson tamam atë kundër së cilës është vendosur rendi i ri - kaosin, konfuzionin, pështjellimin - ia beh dhe kërcënon të zotin e botës. Zeusi duket i çarmatosur. Për t’u kthyer në fron, i duhet t’u bëjë thirrje ca personazheve dytësore. Pa ta mbushur syrin, në dukje pak të rrezikshëm, këta nuk i trembin forcat e pështjellimit, të cilat nuk u druhen. Por ama, falë dinakërisë së tyre, këta hyj më të vegjël, apo thjesht vdekatarë, i lejojnë Zeusit të rivendosë epërsinë e të ruajë pushtetin suprem.

Fundja, a e ka fituar përfundimisht Zeusi hegjemoninë? Ende jo. Në të vërtetë, historia e vendosjes së epërsisë së plotë të Zeusit mbart ende një zgjatje në trajtën e një përleshjeje me personazhe që quhen Gigantes, Gjigantët.

info@balkancultureheritage.com