Tipet e qyteteve dhe juridiksioni i tyre
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tipet e qyteteve dhe juridiksioni i tyre

Është një karakteristikë e dytë kryesore e ngulimeve qytetare një autonomi, së paku e pjesshme, me autoritete vetjake mbi bazën e një sistemi juridik, përsëri pjesërisht vetjak. Kështu zhvillimi i kushtetutës qytetare dhe i së drejtës qytetare janë në një ndërvarësi të ngushtë, që do të trajtohet tok në një nën ndarje.

Në themel të historisë së qytetarisë arbëre në mesjetë është ndarja në dy tipe qytetesh, në atë dalmat dhe në atë bizantin, të cilat pasqyrojnë rrugët e ndryshme të zhvillimit të botëve latine dhe greke pas perëndimit të Perandorisë romake. Kufiri midis këtyre botëve shkonte mespërmes hapësirës arbëre, pak a shumë në lartësinë gjeografike te Durrësit, që ka një histori kushtetore dëshmi të vërtetë të këtij ndikimi të dyfishtë. Në vazhdim do të përvijohen në tiparet e tyre kryesore të dyja format e juridiksioneve urbane për Arbërinë e mesjetës së vonë, në ç’mes është gati e pamundur të shmanget njëfarë skematizimi që lë pas dore dallimet rajonale.

Tipi qytetar bizantin mbisundoi në Arbëri të jugut dhe arriti në skajet e tij edhe Krujën dhe Durrësin në Arbëri të mesme, por pa depërtuar më tej në veri të hapësirës. Shtrirja e tij i përgjigjet pak a shumë zonës së ushtrimit faktik të pushtetit të Bizantit mbas vitit 1100. Ai ishte përcaktues për sistemin e qyteteve serbe. Karakteristikë e qytetit bizantin në hapësirën arbëre është mungesa e një kushtetute qytetare (e statuteve) dhe e autoriteteve komunale vetjake të ngulitura në të, mungesa e një statusi të veçantë brenda për brenda shtetit bizantin, përkatësisht epirot, e së fundi e një shtrese të lartë në pikëpamje jundike e të kufizuar së jashtmi, e cila në përputhje me kushtetutën e qytetit përbën Këshillin dhe është e përkufizuar qartë si klasë. Qyteti bizantin nuk organizohet si komunë. Banorët e tij, pavarësisht nga përkatësia shtresore e tyre, janë të barabartë përpara gjykatave, sipas kodit zakonor romak; privilegje klasore, sikurse i gëzonin patricët në bazë të statuteve në qytetet dalmate, nuk njihen në këtë formë të ngulitur me shkrim. Qyteti shërbente shpesh si rezidencë e një mëkëmbësi të emëruar nga zoti i vendit (sipas përdorimit bizantin “kefale” në Serbi “kefalija”, nganjëherë edhe “vojvodë”), i cili e kufizonte fort çdo lloj vet administrimi. Aty ku qytetaria arrinte t’i përfaqësonte interesat e veta, kjo gjë bëhej në mënyrë informale dhe shpesh në kundërshti të hapur me të drejtën shtetërore në fuqi, ndaj dhe duhej të priste ndëshkime të rënda. U lejohej një masë e vogël vetëadministrimi disa qyteteve si Janina, të cilat nëpërmjet një privilegji perandorak, krahas kefalit mbanin edhe gjykatës të vetët  nga radhët e “njerëzve të mirë” . Meqë nuk ekzistojnë thuajse fare ente autonome qytetare, ashtu si edhe në lashtësinë e vonë, përfaqësuesve të kishës, peshkopëve dhe metropolitëve u binte një pozicion i rëndësishem si ndërmjetes midis popullsisë dhe pushtetit laik. Në Dalmaci kushtetuta qytetare u zhvillua duke u mbështetur mbi realitetin administrativ të antikitetit të vonë.

Pushteti shekullar, i përfaqësuar nga prion (prej shekullit 10) dhe kisha në figurën e ipeshkvit të qytetit, bashkëvepronin në kuadrin e një komune qytetare (civitas). Kjo “ishte një territor që përbëhej nga një ngulim i rrethuar me mure dhe disa pak rrethina. Ajo ishte resjdencë e një ipeshkvi dhe përbënte një qark unik juridik”. Ashtu si në mjedisin bizantin shtresëzimit shoqëror që po kristalizohej në “maiores” dhe “minores” nuk i përgjigjej ndonjë pnvilegjim i grupit mbisundues. Anëtarët me të drejta të plota të një qyte- tarie gëzonin liri vetjake dhe mund të merrnin pjesë në asamble popullore. Ishte përcaktues për botën e zotërimeve dalmate sundimi i Venedikut (prej vitit 1000) dhe Hungarisë (sidomos pas kurorëzimit të mbretit hungarez në mbret edhe të Kroacisë në vitin 1102). Kundërshtia shekullare midis dy shteteve në Dalmaci filloi në mesjetën qendrore.

Në qytetet që i përkisnin Mbretënsë hungareze, në anë të pnorit u shfaq edhe një “kont” mbretëror (comes). Konti mori kontrollin mbi fortifikimet dhe tërhiqte një pjesë nga të ardhurat doganore. Për të tjerat kurora hungareze u linte qyteteve një autonomi të brendshme të gjerë si shpërblim për njohjen e sovranitetit hungarez. Zgjedhja e ipeshkvit vazhdonte të bëhej nga kleri i qytetit dhe populli e mbreti vetëm sa e konfirmonte. Ndaj dëshminë mbretërore në Trau nuk e kanë parë si privilegj, por më shumë si një traktat.

Në zonën e pushtetit venedik filluan të dalloheshin të tjera rryma, të cilat nxisnin ushtrimin e ndikimit të rretheve të gjera të qytetarisë mbi zyrat qendrore: në Zarë Republika i premtoi komunës se zgjedhja e ipeshkvit dhe e kontit do të bëhej nga qytetarët dhe se ofiqi dhe funksioni i Priorit do të shkrihej me ato të kontit. Konti këtu ishte për një kohë të caktuar kryetari i komunës i porositur prej këtyre. Ai përfaqësonte qytetin e vet kundrejt dozhës së Venedikut. 

Me heqjen e zyrës së priorit u dobësuan edhe dyert udhëheqëse. Venediku bënte kujdes për një trajtim të barabartë të qyteteve që i kishte në zotërim dhe mjaftohej me dërgimin e mëkëmbësve të vet të përkëmbyer në një ritëm të shpejtë.

Në Dalmacinë e jugut, e cila kishte rëndësi më të madhe për Arbërinë, qytetet më të rëndësishme, Raguza dhe Kotori, ndodheshin në fushë tensionin e Hungarisë, Venedikut, Bizantit, më vonë edhe të Serbisë. Prej shekullit 12 sundimi bizantin u kufizua vetëm në ushtrimin e një sovraniteti të thjeshtë mbi komuna qytetare, që në të vërtetë ishin të pavarura. Në Raguzë shfaqet për herë të parë në vitin 1142 një kont si i parë i qytetarisë, në Kotor më 1153; aty priori dhe konti përkëmbeheshin në pushtet. Fuqizimit të përkohshëm të Perandorisë Bizantine midis viteve 1160 dhe 1180, Raguza iu përgjegj me lëshimin e një kulle të murit të qytetit përfaqësuesit perandorak. Më 1168/69 konti u zëvendësua nga një kolegj konsujsh, krahas të cilëve dhe ekzistencës së mëtejshme të priont si përfaqësues i sundimtarit, ushtroi funksionin e tij një camerarius. Nën administratën venedike (1204-1358) komunës së Raguzës iu mbivendos si kont një aristokrat nga qyteti lagunor. Kotorit dhe më në jug edhe Tivarit iu desh t’i nënshtroheshin aty nga fundi i shekullit 12 pushtetit në ngjitje të zhupanit të madh serb Stefan Nemanja, i cili e kishte mënjanuar Bizantin prej Ballkanit perëndimor. Më 1186 në Kotor një satnik serb zëvendësoi kontin, porse në shekullin 13 ia lëshoi përsëri vendin funksionit të qëmoçëm të kontit; veçse pavarësia e qytetit për gjëra të tjera nuk u prek e kështu u vu guri i themelit për ngjitjen e mëvonshme të Kotorit si port i parë i mbretërisë serbe dhe si një nga fuqitë kryesore tregtare të Adnatikut lindor. Sundimtari përfaqësohej vetëm nga një kont të cilin ai e caktonte vetë.

Midis këtyre dy rrugëzhvillimeve lëvizte bota qytetare e Arbërisë. Veriu që i intereson më shumë këtij punimi, i cili aty rreth vitit 1200 kishte rënë nën Mbretërinë serbe, nuk u prek nga zhvillimi i shkallëzuar i rrugës drejt komunës me kushtetutë të kristalizuar, me këshill dhe autoritete, i zhvendosur në kohë, në varësi nga largësia prej qyteteve që i jepnin shembullin, sidomos Raguzës, më pak Kotorit, si dhe nga afersia e sistemit bizantin që ushtrohej në Arbëri të mesme dhe të jugut.

Mënjanimi i ngadaltë i zotit territorial dhe i pushtetit ipeshkvnor nga ana e qytetarisë, e cila konstituohej nëpërmjet një lidhjeje personale, të vulosur me betim, të njerëzve të lirë me të drejta vetjake dhe kushtetuta të vetat si “commune” {comuni- tas; universitas; universus populus) sipas shembëlltyrës italiano veriore vërehet edhe në Arbëri të veriut.

Në krye të administratës autonome u vendos, sipas shembullit dalmat, edhe në Ulqin (1242) dhe Tivar (1247) një kont. Ulqini, si zotërim i mbretëreshës serbe, zuri deri në vitin 1350 një pozitë të veçantë juridike.

Modeli i Dalmacisë hungareze, ku konti përfaqësonte sundimtarin, u mor në qytetet Kotor, Budva dhe Shkodër që i përkisnin Serbisë.

Komuna përbëhej nga banorët e një vendbammi me të drejta të plota qytetare, qytetarët (cives; cittadini), të cilët kishin të drejtë të merrnin pjesë në asambletë popu- llore. Përfshirja në të drejtën e qytetarisë në Shkodër p.sh. ishte shumë e lehtë; ftoheshin nënshtetas të mbretit serb, fisnikë si dhe njerëz të zakonshëm, të cilët bëheshin qytetarë “franco et libero”. Komuna premtonte liri vetjake dhe mbrojtje përkundrejt të tretëve, që kërkonin t’i vinin qytetarët e nnj në një lidhje varësie. Në Shkodër çdo i sapoardhur çlirohej nga punët angari për një vit.

Dispozita të tjera, sikurse 1 njihte për shembull Kotori, që qytetarëve të rinj u kërkonte premtimih se donin të bëheshin kotoras si dhe një regjistrim te noteri, në Shkodër nuk parashikoheshin. Në Arbëri të veriut e drejta e qytetarisë duhet të ketë qenë padyshim e trashëgueshme si dhe në qytetet dalmate. Krah qytetarëve me të drejta të plota, në komuna jetonin edhe banorët e rrethinave (habitatores, forenses) pa të drejta politike. Fjala është këtu më së shumti për mjeshtër e punëtorë nga vendbanimet fqinje, por edhe për tregtarë nga Venediku dhe Raguza. Në Durrës të huajt mund ta merrnin qytetarinë pas një qëndrimi pesëvjeçar (1393). Nuk është e qartë nëse e zotëronin të drejtën e qytetarisë persona që nuk banonin brenda ngulimeve të rrethuara me mure, por në krahinë; megjithatë më të ngjarë ka e kundërta.

Pozita juridike e komunave ngulitej më së shumti nëpërmjet privilegjeve të sundimtarëve të ndryshëm; juridiksioni në qytete zbatohej nga gjykatës të vetët sipas së drejtës zakonore lokale (consuetudines, uxancë).'04 Prej filhmit të shekullit 13 u përcaktuan me shkrim në statute sipas shembullit italian dhe në ndikimm e noterëve italianë103 parimet themelore juridike të trashëguara gojarisht si dhe të drejtat dhe detyrat e komunave qytetare kundrejt shtetit territorial. I pari filloi qyteti-ishull Kurzola (Corcula) në vitin 1214, vazhduan Spliti (1240, përpunim 1312), Raguza (1272) dhe Trau (1291-1308)106. Qytetet relativisht më të varfra të Arbërisë së veriut në shekullin 13 ishin më pak të hapura ndaj ndikimit itahan sesa komunat e Dalmacisë, ku nuk vepronin në mënyrë të tërthortë as Bizanti dhe as Serbia. Forcimi i tregtisë venedike e sidomos asaj raguzane dhe shfaqja e noterëve italianë në shekullin 14 e nxiti me siguri depërtimin e ideve të reja kushtetue- se prej venut edhe në Arbërinë veriore. Kështu për shembull e drejta romake në Kotor, edhe më 1322, pjesërisht nuk njihej, çka pa dyshim do të ketë qenë e vërtetë edhe për qytetet e Arbërisë së veriut që nuk i përkisnin Bizantit.

Nga statutet dalmate ishte kodi i mirëstrukturuar i Raguzës ai që ushtronte një ndikim të fortë mbi Arbërinë, jo pak për shkak të veprimtarisë tregtare të raguzanëve në Ballkan - çka dëshmohet mirë në Tivar. Por ushtroi ndikim edhe kodi ligjor (Zakomkk) i carit serb Dushan (1349).

Pa dashur të hetojmë këtu në të gjitha hollësitë proceset e sakta që ndodhën gjatë lindjes së stauteve të Arbërisë veriore në varësinë ose njëkohësinë e tyre me zhvillimet italiane dhe lidhjet që kishin ato me të drejtën bizantine, një barrë që do t’u bjerë historianëve të së drejtës, më poshtë do të përvijojmë një skicë të historisë së kushtetave qytetare në kuadër të marrëdhënieve të tyre me shtetin territorial që i rrethonte, Mbretërinë, pas vitit 1346, Perandorinë serbe.

info@balkancultureheritage.com