Tipi i varreve
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tipi i varreve

Po filloj me shqyrtimin e vetë strukturës së paraqitur nga varret, pasi ajo mund të na japë ndonjë të dhënë kronologjike. Varrimet tip arke me rrasa të pagdhendura të llojit të atyre të Komanit (që mbajnë brenda një skelet të mbrojtur nga mure të ngritura me rrasa shkëmbore, të cilat ishin lënë në gjendjen natyrore apo vetëm pak të përshtatura) janë në përgjithësi të epokës së bronzit apo edhe të hekurit. Duhet të shënoj se këtë tip të ndërtimit të varrit e ndeshim ende në kohën e tanishme në disa vende të Shqipërisë dhe në vetë Komanin, apo në fshatra të tjerë të kësaj lugine të madhe. Do të kujtoj në lidhje me këtë se në Xarë (një fshat i vogël që gjendet në jug të Shqipërisë dhe që i ka kasollet të ndërtuara me degë të thurura siç ishte zakon të bëhej në epokën parahistorike) unë pashë në një ditë varrimi një të ndjerë brenda një grope, rreth mureve të së cilës, në mbrojtje të kufomës, ishin vendosur vertikalisht rrasa të palatuara shkëmbore. Pllaka të tjera ishin vendosur horizontalisht përmbi varr si mbulojë dhe kështu pashë të formohej atë lloj arkëze që kisha parë në Koman (5), siç shihet në fig. 46. Për këtë arsye nuk mund të mbështetemi te tipi i strukturës së varreve si bazë për të nxjerrë deduksione kronologjike, i cili edhe pse me origjinë parahistorike, ndeshet edhe në ditët e sotme në mënyrë të pandërprerë, siç mund të tregojnë qartë varret me arkëz të gjetur nën ndonjë tumë të epokës mesjetare të vonë. Tipi i varrit nuk na ofron të dhëna të sigurta kronologjike, për shkak të vijimit të pandërprerë ndër shekuj. Ne nuk mund të datojmë për varrimet një periudhë primitive, më tepër nga një tjetër, pasi për të bërë këtë përzgjedhje mungojnë dallimet morfologjike dhe teknike. Dhe atëherë, do të shkojë përshtat që t’i përmbahemi pothuaj vetëm shqyrtimit të objekteve dhe vlerësimeve e përfundimeve që mund të rrjedhin nga kjo.

info@balkancultureheritage.com