Tipologjia e varreve
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tipologjia e varreve

Tipar i përbashkët i varreve në Borsh, Brazda dhe Kassopea, është korridori me shkallë dhe qemeri. Prania e këtyre shkallëve nuk kushtëzohet nga terreni: Në Kassopea tuma voluminoze mbi varr lejonte kalimin horizontal, ndërsa në Borsh, hyrja e drejtpërdrejtë nga shpati është më komode se zbritja me shkallë. Si të tilla, shkallët përfaqësojnë simbolikën rituale të zbritjes në Hades, në mbretërinë e nëndheshme të vdekjes, ashtu siç dhe e paraqet stela apolloniate ku të vdekurin e pret Haronti për ta çuar përtej Aheronit. Kjo simbolikë merr një kuptim të veçantë për Epirin, përmes të cilit rrjedh Aheroni, lumi i harresës, dhimbjes dhe vdekjes që të shpinte drejt e në Hades (Homer Od. 10, 503).

Qemeri, ndonëse jo i mirëfilltë, haset në Pargë, 25 km në VeriPerëndimore të Kassopeas, në një varr me dromos (korridor) dhe thollos (dhomë nëntokësore). Varri i Helladikut të vonë (14/13 p.e.s.), është ndërtuar me gurë të vegjël të vendosur në rreshta me lartësi të barabartë dhe shtruar me mozaik me zaje deti. Ai përbëhet prej thollosit rrethor me diametër dhe lartësi 3.9 m, në trajtë qemeri kambanë, dhe korridorit 4 m të gjatë dhe 1 m të gjerë. Por, megjithë ngjashmërinë konceptuale dhe mbulimin me qemer, hiatusi njëmijë vjeçar, nuk na lejon që varret në Kassopea dhe Borsh t’i konsiderojmë derivate të Helladikut të vonë. Përveç kësaj, thollosit të Pargës i mungon elementi esencial i Kassopeas dhe Borshit, shkalla.

Shembuj pararendës të tipit me shkallë dhe korridor janë varret Etruske me dromos dhe më tej Olynthi (kapërcyelli shek. V/IV p.e.s.), Aegina (460 p.e.s.) dhe veçanërisht Canosa, varret e Mesapëve të shtegtuar nga Thesprotia në Apuli. Me këta të fundit, përveç zbritjes me shkallë, është identike edhe paleta kursimtare e ngjyrave kafe, blu dhe okër. Por, varret e mësipërm kanë mbulesë të sheshtë ose janë të gdhendur në shkëmb, ndërkohë që Kassopea dhe Borshi mbulohen me qemer të vërtetë.

Sipas Senekas “thonë që ishte Demokriti (460-370 p.e.s.) ai që zbuloj harkun, ku linja e kurbët e gurëve që i mbështeten njëri tjetrit, lidhet nga guti i kyçit”. Por, sapo e shkruan këtë, ai shpejton me fjalët “Ju them që kjo është një gënjeshtër” (Senec. Ep 90. 32) Qemeri i vërtetë supozohet se u huazua nga Aleksandri gjatë fushatave në lindje , nga ndërtimet e dinastisë Seite (VII-VI p.e.s.) ose Asiriane (shek. VIII p.e.s.) Por shumë më afer se shembujt e mësipërm janë varret e Salamisit, të periudhës së pushtimit Egjiptian të Qipros (560-525 p.e.s.), po nëntokësorë dhe po me dromos.

Në Salamis, ashtu si në Kassopea dhe Borsh, shtytjes së konsiderueshme anësore të blloqeve të mëdhenj të qemerit i kundërvihet qëndresa e terrenit. Si i tillë qemeri në Kassopea duket se është hallka e lidhjes së drejtpërdrejtë të arkitekturës egjiptiane me arkitekturën evropiane pa ndërmjetësinë helene.

Sistemi mbrojtës i Kassopeas, dëshmon se qetneri i Heroonit nuk është një dukuri sporadike: Hyrjet e mureve mbrojtës të qytetit mbuloheshin po me qernerë të vërtetë, shtytja anësore e të cilëve përballohej nga muret masivë. Si i tillë qerneri në Kassopea, duket se është qerneri më i vjetër në arkitekturën Europiane.

Në përfundim, mund të thuhet se varret monumentalë në Kassopea dhe Borsh përmbajnë elementë konstruktivë dhe arkitektonikë të një areali të gjerë: shkallët e Cerveterit, Aiginas dhe Olynthit, konstruksionin me blloqe të Olynthit dhe qemerin e Salaminës. Tërë këta elementë u amalgamuan me njëri tjetrin duke krijuar një tip të ri e të panjohur, i cili ndryshon nga Olynthi për nga qemeti, nga Aigina për nga blloqet e gurtë dhe nga Salamina për nga shkallët.

info@balkancultureheritage.com