Kryeqyteti i bukur modern dhe qyteti më i madh i Shqipërisë është një nga qendrat urbane më të reja të vendit. Ai ndodhet në një territor ku ultësirat e qendrës së vendit bashkohen në kodrat e Dajtit, shpatet e gjelbra të të cilit e dominojnë qytetin duke ia kufizuar horizontin.
Si një vendbanim, Tirana daton në Mesjetë. Ajo përmendet në luftën e Skënderbeut me osmanët në shekullin XV por u bë qytet shumë kohë më vonë. Procesi i zhvillimit të këtij vendbanimi në qytet mund të ketë qenë i ngjashëm me atë të Korçës. Në vitin 1614, një feudal, Sulejman Pashë Bargjini, nga fshati Mullet afer Petrelës, ndërtoi një xhami, një hamarn dhe një imaret në apo afër fshatit të Tiranës dhe kështu ia ngriti atij rëndësinë, duke e kthyer në kasaba, qytezë. Tirana mund të ketë përfituar nga shkatërrimi i disa prej qyteteve të vjetra me fortesa në zonat përreth, të tilla si Petrela dhe në ftindin e shekullit XVIII, Kruja, të cilët e kishin humbur forcën dhe rëndësinë e tyre ushtarake. Një faktor tjetër i rëndësishëm ishte përparimi relativ i brendësisë agrare të vendit. Prania e një xhamie dhe një tregu ishin dy tiparet themelore që e dallonin ligjërisht fshatin osman nga një qytet i vogël. Roli i qendrës bujqësore ishte aq i madh saqë Tirana nuk arriti të bëhej një qendër tregtie dhe zejesh përpara.shekullit XX. Një gjë e tillë pasqyrohet në stilin e shtëpive të Tiranës, po ashtu edhe në planimetrinë e qytetit. Ky i fimdit mbeti tipik osman, një qytet i vogël me kopshte i ndërtuar sipas një planimetrie shumë të çrregullt. Vetëm që nga vitet 1920, një situatë e tillë ka ndryshuar.
Evlia Çelebiu e vizitoi Tiranën në vitin 1072 H (1661/62) gjatë rrugës së tij nga Elbasani për në Lezhë dhe në Shkodër. Pasi kaloi në Qafë Kërrabë, ai arriti në kasabanë e Tiranës, e cila ishte një vojvodelik në sanxhakun e Ohrit dhe vendqëndrimi i një kadiu me 150 akçe, një qytet (shehir) i ndodhur në një rrafshinë të gjerë me xhami të panumërta, hane, hamame, rrugë tregtare, kopshte dhe drunj frutorë. Të gjitha ndërtesat e bamirësisë dhe ato fetare (xhamitë, hamamet, imaretet etj.) janë krejtësisht të mbuluara me tjegulla. Edhe pse një përshkrim i tillë nuk përfshin detaje dhe është një klishe, ai padyshim e paraqet Tiranën si një vend me njëfarë rëndësie. Vrojtimi i tij që të gjitha ndërtesat ishin të mbuluara me tjegulla tregon se për Evlianë, ato ishin disi provinciale; ndërtesat e rëndësishme osmane të cilësisë së parë ishin gjithmonë të mbuluara me plumb. Fakti se gjatë shekujve XVII dhe XVIII, qyteti nuk u bë qendër e një kadiu (pavarësisht nga përshtypja e Evliasë) tregon si përmasat ashtu edhe rëndësinë e tij në atë kohë.
Një ngjaije me shumë rëndësi për zhvillimin e mëvonshëm të Tiranës ishte ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Molla Beut dhe djalit të tij, Haxhi Et’hemi, i cili filloi në dekadën e firndit të shekullit XVHL Kalimi i vendqëndrimit i familjes më të fuqishme feudale të Shqipërisë Qendrore, ajo e Toptanëve, nga Kruja për në Tiranë, kalimi që u bë përsëri në fundin e shekullit XVIII, ishte gjithashtu një ndikim nxitës në këtë zhvillim. Tyrbja e Kapllan Pashës, ekziston akoma edhe sot.
Tirana e shekullit XIX u la përshtypje miqësie, përparimi dhe pastërtie të gjithë udhëtarëve perëndimorë që e shihnin atë. Von Hahn m u magjeps nga xhamitë të vizatuara me gjallëri me gjelbërimin e plepave dhe selvive rreth tyre. Mjedisi i qytetit ishte pjellor dhe i begatë. Në kohën e tij (1854), Tirana kishte 2000 shtëpi, 100 prej të cilave ishin të banuara me muslimanë. Ippeni thekson afersisht të njëjtat tipare të përgjithshme dhe përmend se qyteti ishte duke u zgjeruar: në atë kohë Tirana kishte 15 000 banorë , nga të cilët 13 000 ishin muslimanë dhe rreth 1300 të tjerë ishin ortodoksë. Justin Godart(9) në vitin 1920 pati një përshtypje të mirë për Tiranën, edhe pse numri i banorëve duket se është ulur si rezultat i luftrave ballkanike dhe Luftës së I Botërore. Godart jep një numër popullsie prej 13-14 000 (10) banorësh. Në fe, Tirana ishte tipike e Shqipërisë Qendrore ku gegët e veriut dhe toskët e jugut formuan popullsinë. Një gjë e tillë pasqyrohet në faktin që rreth gjysma e popullsisë para Luftës I Botërore aderuan në urdhrin Rufai të dervishëve, shumë i përhapur midis gegëve dhe gjysma tjetër i përkiste urdhrit bektashian, i cili ka qenë shumë i favorizuar nga toskët. Kështu, mentaliteti paksa meditues, por shumë i kulturuar dhe tolerant i toskëve ishte po aq i fortë sa edhe temperamenti konservator strikt suni i gegëve. Tirana e periudhës së vonë osmane, në fillim të shekullit tonë, mendohet të ketë patur 40 xhami, teqe dhe mesxhide.
Në vitin 1920, Tirana u shpall kryeqyteti i shtetit të ri. Ky funksion u bë baza kryesore e zhvillimit aktual të qytetit. Vendi, që deri atëherë kishte ruajtur planimetrinë e tij tipike orientale, duke zënë një hapësirë prej 1 me 1.5km, filloi të ndryshojë shumë shpejt. Në trazirat e Luftës II Botërore, Tirana kishte 30 000 banorë. Gjatë luftës për çlirim, disa lagje të qytetit, duke përfshirë këtu edhe xhaminë historike të Sulejman Pasha Bargjinit, u shkatërruan. Pas luftës, qyteti u modemizua shumë. Në vitin 1971 ai kishte një popullsi mbi 200 000 banorë. gjatë revolucionit kulturor të vitit 1967, të gjtha xhamitë e mbetura u shembën, përveç asaj të Haxhi Et’hem Beut. Kjo ndërtesë me një rëndësi shumë të madhe historike e Tiranës është një nga shumë të paktat që ka lidhje me të kaluarën.
Poeti Shaban Hulusi Beu, djali i Mustafa Pasha Toptanit, lindur në vitin 1189 H (1775/76) në Krujë, jetoi në Tiranë ku edhe vdiq në vitin 1249 H (1833/34). Ka shumë mundësi që ai të jetë autori i një prej mbishkrimeve të xhamisë së Et’hem Beut.
Xhamia e vetme e mbetur e kryeqytetit shqiptar, njëra nga më të mëdhatë dhe më të rëndëishmet në qytet, është një vepër me një vlerë të çmuar. Xhamia ndodhet në sheshin Skënderbej në qendër të qytetit. Së bashku me kullën e sahatit dhe pallatin modem të kulturës, ajo përbën një pikë kryesore të arkitekturës së Tiranës.
Xhamia është e përbërë nga salla e zakonhme e faljes e cila është me kube (10.50m2), një portik të hapur dhe të gjerë përballë saj, i cili ka një tavan të sheshtë prej druri dhe një çati të mbuluar me tjegulla, ndërsa në anën e djathtë një minare shumë të gjatë dhe të hollë.
Xhamia nuk është punë e një periudhe të vetme ndërtimi. Historia e ndërtimit të saj përshkruhet në dy mbishkrime të gjata, të cilat botohen për.herë të parë më poshtë. Pjesa më e vjetër e ndërtesës është salla me kube e faljes. Kronogramet e të dyja mbishkrimeve japin si datë të ndërtimit të saj vitin 1208 H (1793/94). Forma e kësaj pjese të ndërtesës haset shpesh në Shqipëri, me kënde të pjerrëta dhe me një tambur tetëkëndor, i cili këtu është shumë i ulët. Proporcionet e përgjithshme të xhamisë janë shumë të trasha dhe tregojnë periudhën e vonë të ndërtimit.
Tre dekada pas ndërtimit të kubit me kube u ndërtua një portik i jashtëm rreth dy anëve të xhamisë. Ky është një tipar i pazakontë: rrethanat e përkohshme mund t’i kenë penguar ndërtuesit që ta bënin atë simetrike. Në gjysmën e dytë të shekullit të gjitha ndërtesat e aferta u shembën dhe xhamia tashmë shihet lirisht.
Portiku ka shtatë kolona anash dhe gjashtë të tilla në anën e përparme. Këto kolona janë rrethore dhe kanë imitacione të kapiteleve korinthike. Harqet mbi to nuk janë me majë por vetëm harqe në formë rrethore. Harqet dhe kapitelet janë me origjinë lokale dhe nuk lidhen me traditën osmane të ndërtimit. Portiku është i vizatuar nga brenda dhe nga jashtë me motive bimësh dhe lulesh në ngjyrë të kuqe të ëmbël dhe të gjelbër. Stili i këtyre vizatimeve është paksa i zakonshëm por e gjithë panorama e tyre është shumë e bukur. Nga brenda, mbi kollonadën lindore, është shkruar viti në të cilin u mbaruan vizatimet e bëra ne portik. dat. 1238 H (1822/23).
Nga brenda, salla e faljes është trajtuar në një mënyrë shumë fantastike. E gjithë sipërfaqja e mureve dhe kubeja është e mbuluar me vizatime zbukuruese të ruajtura mirë që nuk gjenden në asnjë vend tjetër. Sfondi ka një ngjyrë të ëmbël bojë hiri, përkundrejt së cilës është e vendosur në mënyrë shumë harmonioze ngjyra e kuqe në kafe dhe një ngjyrë e gjelbër dhe shumë e ëmbël. Vizatime të ndërlikuara lulesh përzihen me piktura të qyteteve fantastike dhe të xhamive të bukura, një pamje shumë e ngjashme me ato të para në brendësitë e pasura të ndërtesave të vjetra turke, të ruajtura në Verria, Kastoria dhe Siatista të Maqedonisë apo ato në qytetet bullgare të Plodvilit, Koprivstitsës apo Smoljanit dhe në shumë vende në Anadoll. Pjesa e brendshme e vizatuar e xhamisë së Tiranës i përket të njëjtit grup me ato të gjetura në Maqedoni dhe Greqinë e Veriut. Të gjitha janë punë e grupeve shëtitëse të mjeshtrave dhe piktorëve nga fshatrat shqiptaro-valachian (vllehe?) në malet Pind, të cilët, qysh nga fundi i shekullit XVII e monopolizuan artin e pikturimit për qëllime si fetare ashtu edhe civile. Ata i kaluan të gjithë kufijtë e fesë dhe pikturuan kishat dhe xhamitë njëlloj. Pothuajse në të njëjtën kohë me pikturat e Tiranës janë edhe ato të xhamisë Alaxha (Sarena Xhamija) në Tetovë, ajo fortesë e Islamit shqiptar në Maqedoni, ndërtuar në vitin 1254 H (1833/39). Të dyjajanë shembuj të shkëlqyer të versionit lokal të artit oriental të përzier me elementet baroke të pasur me energji krijuese, por akoma të lidhur me linjën kiyesore të artit të vonë osman.
Xhamia e Haxhi Et’hem Beut u kthye në muze në vitin 1967. Mbi hyrjen e sallës së faljes ndodhet njëri prej dy mbishkrimeve të përmendur i shkruar në gjuhën osmane turke dhe ka lidhje me një pjesë të historisë së ndërtimit të kësaj xhamie. Mbishkrimi është i përbërë në katër vargje dyshe të kaligrafuar bukur, të pabotuar më parë, përveç një përkthimi të shkurtuar në frëngjisht nga Leon Rey dhe Hasan Ceka, i cili u mor vetëm me mbishkrimin e dytë. Teksti i të dy mbishkrimeve është pak a shumë i thjeshtë, por ato mbeten një arritje e mrekullueshme për mjedisin provincial në të cilin u shkruan.
Data është dhënë vetëm në formën e një kronogrami. Teksti i plotë i mbishkrimit të parë është më poshtë:
Kronogrami është një “tarih-i tam” (një kronogram perfekt), në të cilin vlerat e të gjitha shkronjave së bashku japin datën. Llogaritja është kjo:
Kronogrami është një “tarih-i tam” (një kronogram perfekt), në të cilin vlerat e të gjitha shkronjave së bashku japin datën. Llogaritja është kjo:
1. Shkëlqesia e tij, prijësi i madh, zotëria i veprave të mira, Molla Beu ka bërë një vend faljeje që jep jetë, duke hedhur themelet e tij.
2. Madhështia e këtij kryetari fisnik, të famshëm dhe bujar e rigjallëroi këtë qytet me ndërtimin e kësaj ndërtese.
3. Me përfundimin e kësaj kubeje, ai është bërë i shquar edhe pse nuk ia arriti të ndërtonte minaren, por
4. Përpara se të mund ta mbaronte dhe ta zbukuronte atë, ai ndërroi jetë. Zoti e gëzoftë dhe e lumturoftë shpirtin e tij në kopshtet e xhenetit.
5. Ndërtesë tërheqëse dhe e zbukuruar, e cila tregon se në këtë vend të gjallë u bë një tempull për qetësimin e shpirtit.
6. Muznib (mëkatari) ka thënë pas ndërtimit të kësaj xhamie: “ Kjo xhami e mrekullueshme u bë burim drite për sytë e njerëzve të Zotit”.
Është diçka interesante që në këtë mbishkrim përmendet fakti se xhamia u ndërtua qëllimisht për t’i dhënë jetë qytetit, me fjalë të tjera, për të ndihmuar në zgjerimin e tij.
Themeluesi i xhamisë, Molla Beu, ishte një feudal me origjinë nga Petrela. Ai ishte nipi i Sulejman Pashës. Ka mundësi që xhamia, e filluar në vitin 1793 gjatë sundimit të Selimit III, u la e papërfunduar për shkak të luftës që filloi në vitin 1799 midis Bushatli Ibrahimit nga Shkodra dhe Kapllan Pashë Toptanit, feudalit të Tiranës të Shqipërisë Qendrore. Molla Beu vdiq në vitin 1808. Djali i tij, Haxhi Et’hem Beu, e mbaroi xhaminë në vitin 1238 H (1822/23), siç tregohet në mbishkrimin e hajatit. Ky është mbishkrimi dytë i gjatë i kësaj xhamie. Ai përmban gjithashtu edhe datën e vdekjes së Molla Beut. Et’hem Beu dhe gruaja e tij Ballkize janë varrosur në varret e gdhendura me mermer të vendosur jashtë portikut, pranë hyijes së saj në të dyja anët. Të dy varret ishin të ruajtura shumë mirë deri në vitin 1967. Në fillim të viteve ’70 gurët e varrit u çuan në një magazinë muzeu. Sipas mbishkrimeve të gurëve të Ballkizez, vajza e Sali Pashës vdiq në vitin 1260 H (1844/45) në moshën 33 vjeçare. Haxhi Et’hem Beu vdiq në vitin 1265 H (1848/49). Të dy mbishkrimet janë të shkruar në turqishten osmane me vargje. Fatkeqësisht, unë nuk isha në gjendje t’i studioja ato nga afer.
Në arterien kryesore të Tiranës modeme (miga 28 Nëntori), që të çon në sheshin Skënderbej, në pjesën lindore të kodrinave të Malit Dajti dhe 300m në lindje të xhamisë së Et’hem Beut, ndodhet akoma tyrbja e Kapllan Pashës së familjes së Toptanëve, i cili u vendos në Tiranë rreth vitit 1800. Fillimisht, kjo tyrbe ndodhej në oborrin e Xhamisë së Vjetër, rreth së cilës u themelua qyteti i Tiranës. Megjithatë, vendndodhja e saj u ndiyshua pas rikonstruksionit të qytetit, që u bë pas shkatërrimeve të luftës për çlirimin e Tiranës në vitin 1944.
Kjo tyrbe e vogël dhe e bukur u ndërtua në formën e një tetëkëndëshi me përmasa 2.1Om në secilën prej faqeve të tij dhe me diametër 5.05m. Ajo është një tyrbe e hapur pa kube dhe pa çati mbi pasazhe; kjo ëshë forma e hasur shpesh në arkitekturën osmane të varreve në periudhën e vonë. Tyrbet e vezirëve të mëdhenj të fillimit të shekullit XVIII në Travnik në Bosnje apo ajo e Giilnu0 Sultan afer xhamisë së saj në Yskydar, gjithashtu të fillimit të shekullit XVIII, mimd të shërbejnë si shembuj për të treguar se kjo lloj strukture ishte e përhapur në provinca po ashtu edhe në kryeqytet qysh në vitin 1700. Ka modele të tjera edhe më të vjetër. Sidoqoftë, mënyra se si është konceptuar tyrbja e Tiranës është tipike shqiptare: nuk ka harqe me katër qendra sipas stilit osman, por harqe të thjeshtë rrethorë, harqet nuk qëndrojnë mbi stalaktite apo mbi kapitele trekëndore turke, por kanë stilin e tyre të veçantë. Kapitelet janë të mbuluara me zbukurime lulesh dhe tulipanësh sipas stilit osman, por si e tërë, ato janë një variant i ndryshuar i një kapiteli korintas. Mbi kapitelet ëshë një jastëk që thuajse të kujton një kapitel jonian. Ndikimi i periferisë është i dukshëm këtu dhe rezultati është një vepër tipike shqiptare, duke e ilustruar gjallërisht vendin e pushtuar në shekujt e kaluar: format orientale janë të mbivendosura mbi forma të tjera italo-dahnaciane dhe të përziera me ndikimet baroke nga Venecia dhe Europa Qendrore.
Në harkun përballë rrugës 28 Nëntori, në pjesën lindore, ndodhej dikur një mbishkrim i gjatë në turqishten osmane. Ai ishte i përbërë nga tre vargje dyshe të gjatë apo gjashtë bejte të shkurtra. Guri i lëmuar gëlqeror, me të cilin është ndërtuar tyrbja është gërryer aq shumë, saqë kanë mbetur të lexueshme vetëm pjesë fjalësh dhe më e shumta mund të themi se ky mbishkrim është osman. Teksti mbaron me datën 1235 H (20.10.1819-8.10.1820), duke treguar shumën e kronogramit që lidhet me vdekjen e Kapllan Pashë Toptanit.
Monumenti i vogël ruhet nga shteti dhe do të mbetet për brezat e ardhshëm. Guri i varrit të Kapllan Pashës dhe sarkofagu i thjeshtë u çuan në magazinën e një muzeu disa vite më parë.
Deri në vjeshtën e vitit 1978, në një lagje të varfer në pjesën verilindore të sheshit Skënderbej, ndodhej një ndërtesë me dy kube. Është menduar të kenë qenë dhomat e zhveshjes të një hamami të madh. Më vonë u pa se nuk kishte qenë i lidhur asnjë banjë me dhomat me kube: në fakt, ato i përkisnin një ndërtese të një tipi tjetër, një punishte e vjetër; pra, kubetë nuk i mbulonin dhomat e ndara, por ishin konceptuar si një hapësirë drejtkëndore. Ndërtesa e humbi funksionin e saj fillestar kohë më parë dhe madje humbi edhe kujtimi i një funksioni të tillë. Megjithatë, ekspertët shqiptarë të Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë zbuluar së fiindmi se ajo lidhej me aktivitetin e esnafit të regjësve të lëkurës, ndërtesa e quajtur Tabakhane apo “Dyqani i lëkurave”. Meqë fabrikimi i lëkurës kërkon një sasi të madhe uji, dyqanet e lëkurës u ndërtuan afer lumenjve dhe përrenjve. Përroi i vogël që kalonte përmes Tiranës është rreth një kilometër në jug të ndërtesës në fjalë, kështu që ne e konsiderojmë atë si vendi ku regjësit e lëkurëve i magazinonin apo i shisnin lëkurët dhe jo ku i përpunonin ato. Ndërtesa ndodhej në çarshinë e mëparshme të Tiranës, e cila u shemb krejtësisht në 30 vitet e kaluara.
“Fabrika e lëkurëve” ishte një drejtkëndësh prej 9 me 16.10m me kube që mbështeten mbi rrënoja muresh, të suvatuara me një metër trashësi. Dhoma ndriçohej nga gjashtë dritare relativisht të mëdha në pjesën e sipërme të mureve, një dritare në secilin prej mureve të ulëta dhe dy të tjera në secilin prej mureve anësore. Kubetë mbështeteshin mbi shtylla të thjeshta. Në anën e jashtme ato kishin një formë të ulët dhe të shtypur si dhe kënde të larta, të niveluara, karakteristikë e ndërtesave me kube në këtë vend në periudhën e vonë osmane. Në fakt, ndërtesa kishte pamjen e dy sallave të faljes të Et’hem Beut, të bashkuara me njëra-tjetrën. Kjo relikë rrallë e së kaluarës së Tiranës si një qendër zejesh, u shemb në tetor të vitit 1978, sepse ky vend ishte përcaktuar që të rikonstruktohej sipas metodave moderne.
Edhe pse nuk mund të thuhet asgjë me saktësi, përshtypja e përgjithshme që të jep ndërtesa tregon se ajo është një vepër e fillimit të shekullit XIX, kur zhvillimi i Tiranës si një qendër urbane pati një fillim të ri.