Tit Livi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tit Livi

Livi është historiani më i rëndësishëm romak i kohës së Augustit. Ai lindi në Patavium (Padova e sotme) në vitin 59 ose 69 para e. sonë dhe vdiq në vitin 17 të e. sonë. Studjoi për retorikë. Ndryshe nga shumë paraardhës të tij nuk mori pjesë në jetën politike. Gjithë jetën e tij mbeti retor dhe letrar. Shumë shpejt pas vendosjes së principatit, ai, filloi të shkruajë një histori të Romës, të cilën e titulloi "Ab urbe condita" (Nga themelimi i Qytetit). Gjithë vepra e tij përbëhej nga 142 libra. Ajo fillon, siç e tregon edhe vetë titulli, me themelimin e Romës dhe mbyllet me vdekjen e birit të adaptuar të Augustit, Druzit (viti 9 i e. sonë). Më vonë u bë zakon që këtë vepër të madhe, e cila përbënte në vetvete një bibliotekë, ta ndajnë në dekada - nga dhjetë libra për secilën. Deri tek ne kanë arritur, për fat të keq, vetëm 35 nga këta libra. Prej tyre janë ruajtur të plota: dekada e parë, që përfshin ngjaijet nga kohët më të vjetra deri në vitin 293, si dhe dekada e tretë, e katërt dhe gjysma e së pestës (librat 21-45), ku bëhet fjalë për ngjaijet e vitit 218-168 para e. sonë. Përmbajtja e librave të tjerë njihet vetëm nga përmbledhjet e shkurtëra (epitome) të autorëve të vonë. Të tilla përmbledhje ka për të gjithë librat e tjerë me përjashtim të atyre 136 e 137.

Duke qenë një retor dhe letrar, Livi nuk e studion historinë e Romës, por bën një shtjellim të sajë në bazë të të dhënave që gjen tek historianët paraardhës. Ai vetë nuk referohet asnjëherë tek burimet. Në paraqitjen e një ngjaijeje ose të një periudhe historike ai mbështetet zakonisht tek një autor i vetëm. Edhe në ato raste kur përdor ose krahason autorë të ndryshëm ai nuk jep mendimin e tij kritik. Megjithatë duke u mbështetur në historianë me autoritet si Fabi Piktor0, Polybi, etj., ai jep një pasqyrë në përgjithësi të saktë të ngjarjeve megjithëse këto i sheh nga pozita romake. Një meritë e tij është edhe se ai diti të paraqesë në një të tërë të plotë historinë e Romës deri në ditët e tij. Lavdërimi i së kaluarës dhe i veprave të mëdha të stërgjyshërve, parullë kjo zyrtare e Augustit, është një nga idetë themelore që përshkon veprën e tij.

Por e metë serioze e Livit është se për hir të paraqitjes së bukur dhe tërheqëse të ngjaijeve ai sakrifikon nganjëherë edhe të vërtetën historike. Anës edukative, instruktive ai i kushton, gjithashtu, më tepër kujdes se sa asaj, që është me rëndësi historike.

Megjithatë vepra e tij e shkruar me një gjuhë të përsosur e tërheqëse dhe e përshkuar nga pikëpamje politike të moderuara me një qëndrim ndaj Augustit bëri që Livi të fitojë një nam të madh që së gjalli. Edhe më vonë atë e nderonin si një historian të shquar dhe mundoheshin ta imitonin. Pas tij nuk guxonin të shkruanin në latinisht një histori të re të Romës, dhe për një kohë të gjatë u kufizuan vetëm me rrëfimin e veprës së tij të madhe.

Për ne vepra e Livit ka rëndësi të madhe se në të ruhen disa të dhëna mbi fushatat e Aleksandrit Molos dhe Pirros në Itali dhe për luftërat iliro-romake. Për këto të fundit ai plotëson në shumë drejtime ato që mungojnë ose që kanë humbur nga Polybi.

Nga themelimi i Romës

LIBRI VIII

Në atë vit Aleksandri, mbret i Epirit, zbriti me flotën e tij në Itali dhe sikur luftërat e tij të kishin pasur sukses do të ishte shtrirë pa dyshim deri tek romakët.

Lufta e Aleksandrit të Epirit tërhoqi samnitët në tokën e lukanëve. Këta dy popuj të bashkuar luftuan kundër këtij mbreti, i cili duke u nisur nga Pestumi kishte hyrë në këto toka; megjithëse në këtë ndeshje Aleksandri doli fitues, bëri paqe me romakët, sepse, sikurse e ka thënë ai vetë, nuk ishte i sigurtë në se punët e tjera do t’i shkonin kaq mbarë...

Thuhet se po në këtë vit u themelua Aleksandria në Egjipt dhe se Aleksandri, mbret i Epirit, i vrarë nga një lukan i mërguar, vërtetoi me vdekjen e tij se sa të vërteta janë thëniet e orakullit të Zeusit të Dodonës. I thirrur në Itali nga tarentasit atij iu tha që të ruhej nga ujët e Aheronit dhe nga qyteti Pandosia sepse këtu do të merrte fund jeta e tij. Për këtë ai u hodh menjëherë në Itali, që të ishte, sa të qe e mundur, më larg nga qyteti Pandosia e Epirit dhe nga lumi Aheron, i cili duke buruar nga Molosia dhe duke njedhur nëpër lugina më të ulëta derdhet në gjiun e Thesprotisë. Por, pothuajse gjithnjë, kur njeriu do t'i shpëtojë fatit të keq, e keqja e gjen. Pasi kishte mundur dhe vënë në ikje legjionet e brutëve dhe të lukanëve, kishte pushtuar Heraklenë, koloninë e tarentasve tek lukanët, Sipontin e apulëve dhe Konsentën e Terinën e brutëve si dhe disa qytete të tjera të mesapëve e lukanëve, dhe kishte dërguar treqind familje të shquara si peng në Epir, ai pushtoi, jo shumë larg nga Pandosia, qytet pranë kufirit të lukanëve e brutëve, tri kodra të vendosura në largësi të barabarta njëra prej tjetrës. Prej këndej ai bënte inkursione në gjithë territorin e armikut. Ai mbante rreth vetes dyqind lukanë të mërguar si besnikë, por 6 njerëz të tillë që kanë, siç ndodh zakonisht, të paqëndrueshme besën si edhe fatin.

Shirat e vazhdueshme e kishin përmbytur gjithë fushën dhe kishin ndarë ushtrinë e vendosur në tri pjesë, në një mënyrë të tillë që njëra-tjetrës nuk mund t'i vinin në ndihmë. Dy grupet ku nuk ishte mbreti u sulmuan papritur nga armiqtë dhe u thyen menjëherë, pastaj me forca të bashkuara këta të fundit u drejtuan kundrejt vetë mbretit. Atëherë lukanët e mërguar u dërguan lajm bashkatdhetarëve të tyre dhe u njoftuan se po t'u lejohej të ktheheshin në atdhe ata do t'u dorëzonin mbretin të gjallë apo të vdekur. Ndërkaq ai me trupa të zgjedhura u sul me guxim, çau radhët e armiqve dhe si u fut midis tyre u ndesh trup me trup me komandantin e lukanëve, të cilin e vrau; pastaj si mblodhi ushtrinë e tij, që ishte shpartalluar e shpëmdarë, arriu tek një lum, ku gërmadhat e reja të një ure të shkatëmiar nga forca e ujit, i tregonin atij rrugën. Ndërsa trupat e tij kalonin këtë lum, pa ditur mirë vaun, një ushtar i lodhur dhe i mërzitur nga rreziqet duke mallkuar emrin e keq të këtij lumi thirri: "Jo më kot të quajnë Aheron". Këto fjalë arritën në veshin e mbretit dhe ai u kujtua menjëherë për fatin e tij. Ai u ndal dhe po nguronte të kalonte. Atëherë Sotimi, njëri nga shoqëruesit e rinj të mbretit i tha që të ruhej nga ky rrezik i madh dhe i njoftoi se lukanët kërkonin rastin ta vrisnin. Mbreti u kthye dhe kur i pa që larg se po vinin në grup kundër tij, nxori shpatën dhe u fut me kalë në mes të lumit. Ai ishte gati duke dalë në va, kur një shigjetë e lëshuar prej një lukani të mërguar e goditi në trup. Ai ra dhe trupi i tij, me shigjetën brenda, u çua nga rryma e ujit në pozitat e armikut. Këtu trupin e shqyen në mënyrë të shëmtuar. Pasi e ndanë më dysh, një pjesë e dërguan në Konsentë, kurse tjetrën e mbajtën për të dëfryer, duke e goditur së largu me shigjeta e gurë derisa një grua u fut në mes të kësaj turme të shfrenuar që ishte pushtuar prej një zemërimi çnjerëzor të pabesueshëm dhe si u lut që të ndaleshin u tha, duke qarë, se kishte në duart e armikut burrin dhe fëmijët dhe shpresonte që me trupin e mbretit, ashtu siç ishte i copëtuar, të rikthente familjen e saj. Ky qe fundi i masakrës dhe ato që tepëruan nga gjymtyrët e tij u varrosën në Konsenta me kujdesin e një gruaje të vetme; kockat e mbretit pasi iu dërguan armikut në Metapont u përcollën prej këndej për në Epir tek e shoqja Kleopatra dhe e motra Olympia, prej të cilave njera ishte e ëma dhe tjetra e motra e Aleksandrit të Madh.

Ky qe fundi i trishtueshëm i Aleksandrit epirot, të cilin, megjithëse fati nuk e çoi në luftë kundër romakëve, m'u desh ta përmend, meqenëse ai luftoi në Itali.

LIBRI X

Ai /Kleomeni i Spartës/ kaloi kepin e Brundisit dhe i shtyrë nga erërat u gjend në mes të detit Adriatik; në të majtë kishte bregdetin pa limane të Italisë, në krahin e djathtë ilirët, libumët dhe istrët, popuj të egër, në shumicën e tyre me famë të keqe për pirateri...

LIBRI XXII

U dërguan delegatë tek mbreti Hlip i maqedonëve për t'i kërkuar që të dorëzonte Demetër Farin, i cili pasi u mund në luftë iku e u strehua tek ai... U dërguan delegatë edhe në Iliri tek mbreti Pini për t'i kërkuar tributin, që e kishte vonuar dhe nëqoftëse donte ta zgjaste afatin t'i mermin pengje për siguri...

Po atë verën filloi lufta me mbretin Filip, e cila pritej prej kohësh. Nga Oriku erdhën delegatë tek pretori M. Valeri, i cili komandonte flotën në brigjet e Brundisit e të Kalabrisë, për t'i njoftuar se Filipi, pasi u fut përpjetë lumit me njëqind e njëzet anije, u përpoq në fillim të merrte Apolloninë; por meqenëse puna këtu ishte më e gjatë se sa shpresonte, e solli ushtrinë për gjithë natën fshehurazi në Orik dhe me sulmin e parë e pushtoi, mbasi qyteti ishte në shesh dhe nuk kishte as mure, as roje, as armë të forta . Dhe duke i treguar këto iu lutën të dërgonte ndihmë që t'i kundërshtonin si nga toka ashtu edhe nga deti këtij armiku të hapët të popullit romak; sepse ai i kishte sulmuar vetëm e vetëm se ndodheshin në pragun e Italisë. Për këtë gjë M. Valeri, pasi la legatin e tij P. Valerin për të ruajtur këto vende me një flotë të përgatitur dhe të pajisur mirë dhe si ngarkoi në anije transporti ata ushtarë, që s'i mermin dot anijet e gjata, arriti të nesërmen në Orik dhe e pushtoi këtë qytet pa vështirësi të madhe, meqenëse mbrohej nga një gamizon i vogël, që kishte lënë Filipi pasi ishte larguar. Në këtë e sipër erdhën delegatë nga Apollonia, të cilët thanë se ishin rrethuar sepse nuk donin të largoheshin nga miqësia me romakët dhe se nuk do të mund t'i qëndronin dot më fuqisë maqedone nëqoftëse nuk do të ndihmoheshin.

Valeri, si u premtoi se do t'ua plotësonte dëshirën, dërgoi me anijet e gjata dymijë ushtarë të zgjedhur në grykën e lumit, me në krye prefektin G. Nev Kristën, njeri i gjallë dhe ushtarak me përvojë. Ky, si nxori ushtarët në tokë, i ktheu anijet mbrapsht për t'u bashkuar me flotën tjetër në Orik, prej nga kishte ardhur, dhe i udhëhoqi ushtarët nëpër një rrugë larg lumit, e cila nuk ishte zënë nga njerëzit e mbretit dhe natën hyri fshehurazi në qytet, pa u kuptuar fare nga armiqtë. Të nesërmen pushuan derisa prefekti vizitoi rininë apolloniate, armët dhe forcat e qytetit. Meqenëse nga kjo vizitë mbeti i kënaqur dhe në anën tjetër u njoftua nga gjurmuesit se në lëmin e armikut mbretëronte një pakujdesi e çrregullim i madh, doli natën nga qyteti, pa bërë as më të voglën zhurmë, hyri në lëmin e armikut, të cilin e kishin lënë të hapur dhe braktisur kaq shumë rojet, sa që mund të thuhet me siguri se mund të kalonin ledhet më shumë se njëmijë njerëz pa u dëgjuar fare, dhe ata mund të arrinin deri tek shatoija e mbretit po të mos kishin filluar vrasjen. Vrasja e atyre që ishin afër portës i zgjoi armiqtë; dhe kaq e madhe qe frika që i pushtoi sa që jo vetëm asnjë nuk u ndal të merrte armët ose të përpiqej të dëbonte armikun nga lëmi, po edhe vetë mbreti ashtu siç u zgjua nga gjumi, pothuajse gjysmë lakuriq dhe me një rrobë që mund t'i përshtatej një ushtari, por jo një mbreti, iku me vrap tek lumi dhe tek anijet. Këtu u derdh edhe turma tjetër. Në lëm mbetën diçka më pak se tremijë ushtarë të zënë e të vrarë; por diçka më shumë njerëz u zunë se sa u vranë. Si u grabit lëmi, apolloniatët morën katapultat, balistat dhe gjithë maqinat e tjera të këtij lloji, që ishin grumbulluar këtu për të sulmuar qytetin, dhe i shpunë në Apolloni për të mbrojtur muret po t'u qëllonte prapë një fat i tillë; gjithë plaçka tjetër që u gjet në lëm iu la romakëve. Si shkoi ky lajm në Orik, M. Valeri pruri me të shpejt flotën tek gryka e lumit, në mënyrë që mbreti të mos ikte dot me anijet. Kështu Filipi si humbi besimin se mund të matej qoftë me det, qoftë me tokë [me romakët/ nxori anijet në tokë dhe si i dogji iku për në Maqedoni më këmbë me një ushtri të zhveshur dhe pa armë. Flota romake me M. Valerin e kaloi atë dimër në Orik.

LIBRI XXVI

Po në këtë kohë M. Valeri Levini, i cili nëpërmjet bisedimeve të fshehta ishte përpjekur të blente mendjen e udhëheqësve kryesorë, u nis me anijet e lehta të flotës së tij për të ardhur në mbledhjen e kuvendit të etolëve, gjë të cilën e kishte shpallur që më parë.' Këtu ai i bëri një vlerësim pushtimit të Syrakuzës dhe Kapuas si prova të sukseseve të arritura nga romakët në Siqeli e Itali; pastaj ai shtoi se Roma e kishte traditë t'i trajtonte aleatët e saj duke i dalluar, një pale ajo u jepte të drejtat e qytetit, privilegj që i bënte të barabartë me romakët; ajo u kishte siguruar të tjerëve kushte të tilla që u pëlqente të ishin më mirë aleatë se sa qytetarë. Etolët, në të ardhmen do të ishin më të nderuar midis aleatëve të përtej detit, nëqoftëse do të ishin të parët që do të lidheshin me republikën: Filipi dhe maqedonët ishin për ta fqinjë të mërzitshëm; por ai tani e kishte thyer forcën dhe krenarinë e tyre, i kishte detyruar të zbraznin qytetet që u kishin marrë etolëve dhe ata tani po shqetësoheshin për vetë Maqedoninë; sa për akamanët, të cilët u kishin shkaktuar dhimbje etolëve, duke u shkëputur, do t'i kthente nën urdhërat dhe vartësinë e tyre si më parë: këto tha dhe premtoi komandanti romak. Skopa, që atëherë ishte pretor dhe Dorimahu, një prijës etol, lavdëruan fuqinë dhe madhështinë e popullit romak, për të cilën /fuqi/ kishin respekt më të vogël, por bindje më të madhe. Sidoqoftë shpresa që të bëheshin prapë zotër të Akamanisë u bë më e madhe. Kështu u formuluan kushtet, me të cilat ata pranoheshin si miq dhe aleatë të popullit romak; u shtua edhe se po t'u pëlqejë dhe po të dëshironin mund të lidhnin miqësi me të njëjtat të drejta edhe elejt, lakedemonët, Atali, Pleurati e Skerdilaidi, Atali i Azisë, këta mbretër të thrakëve dhe ilirëve. Etolët duhej të hynin gjithashtu në luftë me Filipin nga toka, kurse romakët do t'i ndihmonin të paktën me njëzet anije të pajisura me pesë sërë lopata. Të gjitha vendet që do të pushtoheshin midis Korkyrës dhe Etolisë, qytete, shtëpi, krahina do t'u mbeteshin etolëve; gjithë plaçkën e zënë do ta mermin romakët, të cilët mermin përsipër t'u siguronin aleatëve të tyre zotërimin mbi Akamaninë. Nëqoftëse etolët do të bënin paqe me Filipin, traktatin do ta nënshkmanin në atë mënyrë që paqja do të kishte vlerë vetëm nëqoftëse Filipi do të hiqte dorë nga lufta kundër romakëve dhe gjithë aleatëve që ishin nën mbrojtjen e tyre; po kështu edhe populli romak, po të lidhte traktat me mbretin, do të kujdesej që as ai të mos u bënte luftë etolëve dhe aleatëve të tyre. Kjo marrëveshje e arritur në këtë mënyrë u nënshkma dy vjet më vonë në Olympia nga etolët dhe në Kapitol nga romakët për të patur dëshminë e godinave të shenjta. Arsyeja e kësaj vonese ishte qendrimi i gjatë i përfaqësuesve etolë në Romë. Por kjo nuk pengoi fillimin e veprimeve: etolët filluan menjëherë luftën kundër Filipit, kurse Levini pushtoi, në afërsitë e Etolisë, ishullin e vogël të Zakynthit dhe kryeqytetin e tij, që mban të njëjtin emër, pa mundur të kapte kështjellën dhe t'ua nënshtronte etolëve Eniadën dhe Nason, qytete të Akamanisë.

Filipi i ngatërmar shumë në luftën me fqinjët nuk mund të mendonte as për Italinë, as për paktin që kishte me Hanibalin, prandaj ai /LeviniJ u kthye në Korkyrë.

Filipi u njoftua për largimin e etolëve në Pela ku ishte duke dimëmar. Prandaj, me qëllim që të gjendej në pranverë me ushtrinë në Greqi dhe që t'i siguronte qetësinë Maqedonisë, duke trembur ilirët dhe qytetet e tjera fqinje në shpinë, ndërmori një ekspeditë të papritur kundër tokave të orikasve dhe apolloniatëve dhe apolloniatët që i dolën përpara i detyroi të mbyllen brenda mureve, të pushtuar nga frika dhe tmerri. Pastaj, si shkretoi vendet fqinje me Ilirinë, ai u kthye me të njëjtën shpejtësi kundër Pelagonisë; duke u nisur prej këtu, pushtoi qytetin e dardanëve Sintia, nëpërmjet të cilit dardanët hynin në Maqedoni. Mbasi e kreu menjëherë këtë, duke pasur parasysh luftën me etolët dhe bashkë me të edhe luftën me romakët zbriti nëpërmjet Pelagonisë, Lynkosit dhe Boties në Thesali. Ai shpresonte se do të mund të ngrinte popullsinë e këtyre vendeve, që të fillonin me të luftën kundër etolëve.

Dhe kështu pasi la në grykat e Thesalisë birin e tij Perseun me katërmijë ushtarë që t'i pengonte etolët të hynin atje, vetë ai, para se të merrej me punë më të mëdha e shpuri ushtrinë e tij në Maqedoni dhe prej këtu në Thraki dhe pikërisht tek medët. Ky popull kishte zakon të hynte në Maqedoni porsa dëgjonte, se mbreti ishte i zënë me luftëra të jashtme dhe se mbretëria kishte mbetur pa mbrojtje. Dhe kështu Filipi që t'i dërrmonte forcat e tyre, shkretoi fushat e tyre dhe rrethoi qytetin Jamforina, kryeqendrën e fortifikuar të medëve. Kur Skopa mësoi se mbreti kishte shkuar në Thraki dhe se atje ishte i zënë me luftë, armatosi gjithë rininë etole dhe u përgatit t'i shpallë luftë Akamanisë. Kundër tyre populli akaman, megjithëse me forca të pabarabarta, megjithëse e kishte humbur Eniadën dhe Nason dhe megjithëse e dinte 10 se mbi të do të vrigëllonte edhe arma romake, u përgatit për luftë, i shtyrë më tepër nga ndjenja e zemërimit se sa nga arsyeja e shëndoshë. Ata dërguan gratë, fëmijëtë dhe pleqtë mbi gjashtëdhjetë vjeç në Epirin fqinj, kurse të gjithë banorët, që prej pesëmbëdhjetë deri në gjashtëdhjetë vjeç u betuan se do të ktheheshin në atdheun e tyre vetëm si fitues dhe se nuk do ta pranonin as në qytet, as në shtëpi, as në tryezë, as në vatër atë që do të tërhiqej i mundur në luftë. Ata formuluan një mallkim të tmerrshëm kundër atyre që do të shkelnin këtë betim, dhe u drejtuan me këtë rast lutjen më të shenjtë epirotëve, të cilët u treguan kundrejt tyre mikpritës...

LIBRI XXVII

30 ... Këtu /në Falara/ u mblodhën përfaqësuesit e mbretit Ptoleme të Egjiptit; ata të Rodit, të Athinës dhe të ishullit Hio, me qëllim që t'i jepnin fund luftës midis Hlipit dhe etolëve. Këta të fundit kishin si ndërmjetës, njërin prej fqinjëve të tyre, Amynandrin, mbretin e athamanëve. Por të gjithë këta nuk ishin aq të shqetësuar për etolët, që ishin njerëz shumë kryelartë në krahasim me karakterin e grekëve të tjerë, se sa për faktin se mos Filipi dhe mbretëria e tij përzihej në të ardhmen në punët e Greqisë, gjë që do të rëndonte mbi lirinë. Bisedimet për paqen u shtynë për në kuvendin e ahejve, ku do të caktohej me saktësi mbledhja për këtë qëllim si dhe vendi e dita;ndërkaq u arrit njëarmëpushimprej tridhjetë ditësh...

Ai /Filipi/ u nis për në Egion ku do të mbahej mbledhja e kuvendit të aleatëve, e cila ishte thirrur prej kohësh. Këtu u bisedua për mundësitë e përfundimit të luftës me etolët në mënyrë që të mos u jepej mundësia romakëve dhe Atalit të hynin në Greqi.

Por të gjitha këto plane u përmbysën nga etolët, para se të mbaronte armëpushimi, 11 sapo ata morën vesh që Atali kishte ardhur në Egine dhe që flota romake kishte qendruar para Naupaktit. Të thirrur pra, në kuvendin e ahejve, ku kishin ardhur edhe përfaqësitë që u morën në Falara me vendosjen e paqes, ata u ankuan së pari për disa shkelje që kishin ngjarë gjatë kohës së armëpushimit, pastaj ata thanë se lufta mund të pushonte vetëm në rast se ahejt do t'u dorëznin Pylosin mesenasve, romakëve do t'u rikthenin Atintaninë dhe Skerdilaidit e Pleuratit ardianët. Por Filipi, kur dëgjoi se të mundurit po i diktonin kushtet fituesit, thirri me zemërim dhe tha se: "Nëqoftëse ai u kishte vënë veshin propozimeve për një rregullim dhe nëqoftëse kishte pranuar, pastaj, një armëpushim, këtë nuk e kishte bërë aspak nga që kishte shpresë se etolët do të rrinin të qetë, por që të kishte dëshmitarë gjithë aleatët se ai donte paqen, ndërsa etolët kërkonin shkak për luftë". Kështu ai shpëmdau kuvendin pa përfunduar paqen...

Ditën e parë që hynë në tokat e armikut shkretuan vendin. Të nesërmen ata iu afruan qytetit, të renditur për betejë; kalorësia e dërguar përpara duhej të afrohej deri tek portat që të provonte t'i tërhiqte jashtë mureve etolët, të cilët ishin gjithnjë gati të bënin ekskursione. Nuk e dinin që Sulpici kishte kaluar nga Naupakti në Kilenë me pesëmbëdhjetë anije dhe që pasi kishte zbarkuar katër mijë njerëz, duke ecur në heshtjen e natës që të mos diktohej, kishte hyrë ne Elis. Edhe aleatët i kapi frika kur në mes të etolëve dhe elejve panë shenjat ushtarake dhe armët romake. Mbreti kishte dashur në fillim të tërhiqej, por meqenëse veprimet luftarake kishin filluar midis etolëve dhe tralëve, fis ilir, dhe ai i pa njerëzit e tij të zënë ngushtë erdhi vetë me kalorësit e tij dhe i ra një kohorte romake... Lufta tashti nuk ishte më e barabartë; shumë nga ushtarët binin përreth tij, të tjerë ishin plagosur... Po atë ditë ai ngriti lëmin pesë milje nga Elisi; të nesërmen u nis me gjithë trupat e tij kundër fortesës së Elisit, të quajtur Pyrgos, ku e dinte se një shumicë e madhe fshatarësh ishin strehuar me kopetë e tyre nga frika e grabitjeve. Kjo turmë pa disiplinë dhe pa armë u dorëzua menjëherë nga frika. Kapja e tyre qe një shërbim për dështimin e turpshëm që ai kishte pësuar para Elisit. Ndërsa ai ndante plaçkën e luftës dhe robërit, -katërmijë njerëz dhe njëzetmijë kokë bagëti, arriti një lajmëtar nga Maqedonia, i cili solli lajmin se Eropi, pasi kishte blerë komandantin e kështjellës, kishte pushtuar qytetin Lyhnid, se ai ishte bërë zot i shumë fshatrave të Dasaretisë dhe mundohej të ngrinte dardanët. Filipi hoqi dorë nga lufta e Ahesë, por ai la dymijë e pesëqind njerëz të armëve të ndryshme nën urdhërat e Menipit dhe të Polifantit për të mbrojtur aleatët e tij; ai u nis nga Dymi nëpër Ahe, Beoti dhe Eube dhe mbas dhjetë ditësh marshim arriti në Demetriadë të Thesalisë.

Atje ai takoi lajmëtarë të tjerë që sillnin të reja edhe më shqetësuese; mësoi se dardanët të përhapur në Maqedoni ishin bërë zotër të Orestidës, se ata kishin zbritur në fushat e Argestit dhe midis barbarëve qarkullonin zëra se Filipi qe vrarë.

Në betejën që u zhvillua pranë Sikyonit me romakët që ishin të shumtë, kali i tij e kishte tërhequr me kaq vrull pas një peme sa që një degë i kishte thyer një copë të përkrenares. Këtë copë e gjeti një etol dhe ia shpuri në Etoli Skerdilaidit, i cili e njohu që ishte një zbukurim i përkrenares (së mbretit) dhe kjo i dha shkas zhurmës mbi vdekjen e Filipit...

LIBRI XXVIII

Frika mbretëronte jo vetëm në Akamani, në Beoti, në Eube, por edhe midis ahejve dhe shqetësonte gjithashtu Mahaniden, tiranin e lakedemonëve që kishte ngritur lëmin në rrethet e Argos. Të gjithë këta popuj, duke i paraqitur rreziqet, që kërcënonin vendin e tyre nga deti dhe nga toka, e lutnin Filipin t*u jepte ndihmë, por të rejat që vinin nga mbretëria nuk ishin më pak shqetësuese; Skerdilaidi dhe Pleurati ishin vënë në lëvizjedhe, ndërmjet thrakëve, sidomos medët, ishin gati të sulmonin tokat e Maqedonisë sa herë që nibreti gjendej në një luftë të largët...

LIBRI XXIX

Gjatë atyre dy vjetëve punët në Greqi kishin qenë lënë pas dore. Prandaj Filipi shtrëngoi etolët, të braktisur nga ndihma romake, të cilën ata e kishin si të vetmen mbështetje, të kërkonin e të përfundonin një paqe me ato kushte që dëshironte ai vetë. Dhe sikur ai të mos ishte nxituar t'i jepte fund kësaj çështjeje me të gjitha fuqitë, prokonsulli P. Semproni, i dërguar për të zëvendësuar Sulpicin në komandë, me dhjetëmijë këmbësorë, e me njëmijë kalorës e me tridhjetepesë anije dhe për t'u sjellë aleatëve një ndihmë të rëndësishme do ta kishte shtypur atë që po luftonte kundër etolëve. Porsa ishte përfunduar paqja, mbretit i erdhi lajmi se romakët kishin ardhur në Dyrrah e se parthinët edhe fiset e tjera kufitare duke shpresuar në ndryshimin e gjendjes ishin ngritur e se Dimali ishte rrethuar.

 Prandaj romakët u kthyen shpinën etolëve, në ndihmë të të cilëve kishin ardhur, të zemëruar se këta, pa pëlqimin e tyre, dhe në kundërshtim me marrëveshjen kishin bërë paqe me mbretin. Filipi i njoftuar për të gjitha këto lëvizje, duke pasur frikë një lëvizje më të madhe nga ana e fiseve dhe popujve fqinjë, u nis me shpejtësi të madhe për në Apolloni, ku ishte tërhequr Semproni, i cili kishte dërguar si legat në Etoli Letorin me një pjesë të trupave dhe me pesëmbëdhjetë anije, për të hetuar gjendjen dhe po të kishte mundësi të prishte paqen. Filipi shkretoi tokat e apolloniatëve, iu afrua mureve dhe i ftoi romakët në luftë; por kur pa se ata nuk e prishën qetësinë dhe u mjaftuan me mbrojtjen e qytetit, shumë i dobët për të sulmuar Apolloninë, dhe nga ana tjetër duke dashur paqe edhe me romakët, sikundër me etolët, ose së paku një armëpushim, ai nuk kërkoi ta shtonte zemërimin me një përleshje të re dhe u kthye në mbretërinë e vet. Në të njëjtën kohë epirotët, të lodhur nga një luftë kaq e gjatë, si hetuan më parë vullnetin e romakëve, dërguan delegatë tek Filipi, për t'i propozuar një paqe të përgjithshme, duke i siguruar atij një sukses të plotë, nëqoftëse do të bënte një takim me P. Sempronin, komandantin romak. Duke qenë se mbreti nuk ishte kundër këtyre propozimeve u vendos pa vështirësi të kalonte në Epir. Foinike është një qytet i Epirit; atje më përpara bisedoi mbreti me Aeropin, Derdën dhe Filipin, strateg të epirotëve, pastaj u takua me P. Sempronin. Në bisedim mermin pjesë Amynandri, mbreti i athamanëve, dhe krerë të tjerë të epirotëve dhe të akamanëve. I pari e mori fjalën strategu Filip dhe kërkoi njëkohësisht prej mbretit dhe prej komandantit romak që t'i jepnin fund luftës dhe t'ua bënin atë nder epirotëve.

P. Semproni parashtroi për paqe këto kushte: që parthinët, Dimali, Barguli dhe 13 Eugeni të jenë të romakëve, ndërsa atintanët ua linte maqedonëve, në rast se delegatët që do të dërgoheshin në Romë, mermin pëlqimin e senatit. Si u bë paqja me këto kushte, mbreti kërkoi që të përfshiheshin në marrëveshje Prusia, mbreti i Bitynisë, ahejt, beotët, thesalët, akamanët, epirotët; me kërkesën e romakëve -ilienët, mbreti Atal, Pleurati, Nabisi tiran i lakcdemonëve, elejt, mesenasit, athinasit. Këto u shkruan dhe u vulosën dhe u bë armëpushimi për dy muaj, gjersa të dërgoheshin delegatët në Romë në mënyrë që populli të aprovonte paqen me këto kushte. Atë e aprovuan të gjitha shtresat e vegjëlisë sepse, si u drejtua lufta nga Afrika, donin të shpëtonin tani për tani nga të gjitha luftërat e tjera. Mbasi u bë paqja P. Semproni shkoi në Romë për konsulat.

LIBRI XXXI

18 Filipi si la një gamizon në Abydo u kthye në mbretërinë e tij. Sikurse shkatërimi i Saguntës i dha zemër Hanibalit, ashtu edhe prishja e abydasve i shtoi guximin Filipit të luftonte kundër romakëve; ndërkaq i erdhi lajmi se konsulli kishte arritur në Epir dhe forcat tokësore i kishte dërguar në Apolloni për të dimëruar, kurse ato detare në Korkyrë.

Në atë kohë') konsulli Sulpici kishte lëmin e tij midis Apollonisë dhe Dyrrahut pranë lumit Aps. Këtu thirri legatin e tij Luc Apustin, dhe e dërgoi me një pjesë të ushtrisë për të shkretuar tokat e armikut. Apusti, pasi shkretoi kufijtë e Maqedonisë, pushtoi me sulmin e parë kështjellat e Koragut, Gerunit dhe Orgesit dhe arriti në Antipatrea, qytet që ndodhet në një grykë të ngushtë. Në fillim thirri parinë për bisedime dhe u përpoq me dredhi ta bindte t'i jepej në besë romakëve, po pastaj, meqenëse ata hodhën poshtë fjalët e tij, sepse kishin besim tek madhësia e qytetit, tek muret dhe tek pozita e tij, e sulmoi qytetin me forcën e armëve dhe e shtiu në dorë. Dhe pasi vrau të gjithë, nga gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart, e lëshoi ushtrinë në plaçkë, i prishi muret dhe i vuri zjarr qytetit. Kjo frikë e shtrëngoi Kodrionin, një qytet i vendosur në një pozitë mjaft të mirë dhe i fortifikuar, të dorëzohej te romakët pa luftë. Pasi la këtu roje, pushtoi me forcë Knidin më shumë i njohur si emër se sa si qytet, për shkak të një qyteti tjetër që ka të njëjtin emër e që ndodhet në Azi. Kur legati po kthehej te konsulli me një plaçkë mjaft të madhe, Atenagora, një nga komandantët e mbretit, i ra praparojës kur po kalonte lumin, dhe i pështjelloi radhët e fiindit. Kur dëgjoi britmat e tmerruara të ushtarëve, legati ktheu shpejt kalin e tij e flamujt, vendosi në mes plaçkën e luftës dhe radhiti ushtarët për betejë; ata të mbretit nuk i qendruan dot sulmit të romakëve; shumë u vranë, më shumë akoma u zunë rob. Dhe legati si ia solli konsullit ushtrinë të pacënuar, u dërgua prej tij menjëherë te flota.

Si mori fund lufta me këtë ekspeditë mjaft të lumtur, shumë mbretër të vegjël dhe prijësa fqinjë të maqedonëve erdhën tek lëmi i romakëve: Pleurati, biri i Skerdilaidit, e Amynandri, mbreti i atamanëve, dhe prej dardanëve Batoja, i biri i Longarit. Longari kishte luftuar vetë kundër Demetrit, babait të Filipit. Premtimeve të tyre për ndihmë konsulli iu përgjegj se do ta shfrytëzonte ndihmën e dardanëve dhe të Pleuratit, kur do ta fuste ushtrinë në Maqedoni; Amynandrit i caktoi të nxiste etolët për luftë.

Filipi përgatitej në mënyrë të ethshme për luftë në tokë e në det. Forcat detare i grumbulloi në Demetriadë të Thesalisë; duke menduar se Atali dhe flota romake në fillim të pranverës do të largoheshin nga Egina, vuri në krye të anijeve dhe të bregdetit Heraklidin, të cilin e kishte komandant edhe më parë; ai vetë përgatiste forcat tokësore dhe mendonte se u kishte shkëputur dy ndihma të mëdha romakëve, nga një anë etolët, kurse nga ana tjetër dardanët me mbylljen e grykës së Pelagonisë nga i biri i tij Perseu. Konsulli nuk e përgatiste, por e bënte luftën. Ai u nis me ushtrinë e tij për në krahinën e dasaretëve dhe gjithë drithin që mori me vete nga kampi i tij i dimrit nuk e harxhoi, meqenëse tokat e (dasaretëve) kishin mjaft bereqet për ushtarët. Qytetet dhe fshatrat iu dorëzuan disa me dëshirë, disa prej frikës; disa i pushtoi me forcë, të tjerat i gjeti të braktisura meqenëse barbarët ishin larguar në malet e afërta. Lëmin e vendosi në Lynk, pranë lumit Bevo; prej këndej dërgonte për të marrë drithë në hambarët e dasaretëve. Filipi e shikonte gjithë vendin të shqetësuar dhe kudo njerëzit të frikësuar, por meqenëse nuk e dinte mirë se ku kishte shkuar konsulli dërgoi një njësi kalorësish për të hetuar se ç'migë kishte marrë armiku. Edhe konsulli ishte në një gjendje pasigurie; ai e dinte mirë se mbreti ishte shpëmgulur nga lëmi i tij i dimrit, por nuk dinte se ku po shkonte, prandaj edhe ky kishte dërguar kalorës për të ndjekur lëvizjet e tij. Këto dy njësi megjithëse kishin ndjekur rrugë të ndryshme, duke u endur për një kohë të gjatë nëpër tokat e dasaretëve, u takuan më në fund me njëra-tjetrën. Edhe njëra edhe tjetra palë, pasi dëgjuan zhurmën e njerëzve dhe të kuajve e kuptuan se po afrohej armiku. Dhe kështu para se të shiheshin kishin bërë gati armët dhe kuajt. Duke qenë njëlloj të fortë, si nga numri, ashtu edhe nga guximi, sepse si njëra, si tjetra palë ishin ushtarë të zgjedhur, ata luftuan për orë të tëra me të njëjtën ashpërsi. Lodhja e kalorësve dhe e kuajve bëri që të mbaronte përleshja pa u vendosur fitoija. Nga maqedonët mbetën dyzet kalorës të vrarë, kurse nga romakët tridhjetë e pesë. Dhe as të parët nuk mundën t'i njoftojnë mbretit, as të dytët konsullit ndonjë gjë më të saktë për vendin se ku gjendej kampi i armikut. Kjo u mor vesh nga dezertorët, mendjelhtësia e të cilëve ndihmon, siç ndodh në të gjitha luftat, për të njohur gjendjen e armikut.

Mbreti u frikësua meqenëse akoma nuk kishte rënë në një luftë të vërtetë me romakët; për këtë ai pasi thirri të birin dhe forcat, që ishin duke ruajtur ngushticat e Pelagonisë, për të rritur me to ushtrinë e tij, i hapi Pleuratit dhe dardanëve rrugën për në Maqedoni...

Mbreti, duke pasur frikë që të provonte fatin menjëherë në një ndeshje të përgjithshme, dërgoi për të ngacmuar kalorësinë e armikut katërqind tralë - këta sikurse e kemi thënë në një vend tjetër janë një fis ilir - dhe treqind kretas; u shtoi këtyre këmbësorëve dhe po kaq kalorës me në krye Atenagoren, njërin prej oborrtarëve të tij. Këto forca u rreshtuan pak më shumë se pesëqind këmbë larg nga romakët. Kundër këtyre u dërguan këmbësorë të armatosur lehtë dhe dy njësi kalorësish në mënyrë që këmbësorët dhe kalorësit të ishin po aq në numër sa edhe armiqtë. Ata të mbretit mendonin se mënyra e luftimit do të ishte ajo e zakonshmja, simbas së cilës kalorësit do të sulmonin dhe do të tërhiqeshin herë duke goditur armikun me shigjeta herë duke i kthyer atyre shpinën dhe kështu shpejtësia e ilirëve do të shfrytëzohej për të sulmuar dhe për të goditur armikun papritur...

Kështu romakët i kaluan ngushticat duke hasur në një qendresë më të dobët se sa e mendonin dhe arritën në Eordea, ku konsulli, pasi shkretoi gjithë vendin u tërhoq në Elimia. Prej këndej ai ndërmori një sulm kundër Orestidës dhe goditi  qytetin Celetri që gjendet në një gadishull. Muret e tij i rrethon një liqen dhe vetëm një rryp i ngushtë e lidh atë me tokën. Në fillim, duke pasur besim në pozitën e fortesës, banorët mbyllën portat dhe nuk pranuan të nënshtrohen, por më vonë pasi panë flamurtarët që po vinin përpara, dhe ushtarët të mbuluar nga mburoja që po u afroheshin portave dhe ngushticën të mbushur me një numër të madh armiqsh, u dorëzuan nga frika para se të fillonte përleshja. Nga Celetri u drejtua për në tokat e dasaretëve dhe mori me sulm qytetin Pelion. Prej këndej së bashku me plaçkën tjetër mori me vete edhe skllevërit, kurse qytetarët e lirë i lëshoi pa shpërblim dhe u ktheu qytetin mbasi la këtu një gamizon të fortë, sepse pozita e këtij qyteti ishte shumë e përshtatëshme për të sulmuar Maqedoninë. Kështu, konsulli mbasi përshkoi gjithë tokat armike e pruri ushtrinë në krahinën e qetësuar të Apollonisë, aty prej nga kishte filluar luftën.

Kurse Filipi qe detyruar të kthehej nga etolët, atamanët e dardanët dhe nga 8 shumë luftëra të tjera që i kishin plasur në vende të ndryshme. Kundër dardanëve, të cilët tani po tërhiqeshin nga Maqedonia ai dërgoi Atenagorën me këmbësorinë e lehtë dhe me pjesën më të madhe të kalorësisë me urdhër që t'i sulmonte gjatë tërheqjes, të dëmtonte prapavijën e tyre dhe t'u jepte një mësim të tillë që ata të mos lëviznin më nga vendi i tyre. Sa për etolët, pretori i tyre Damoksiti, i cili i kishte këshilluar në Naupakt të përmbaheshin dhe të mos shfaqeshin në lidhje me luftën, tani në mbledhjen e fundit të kuvendit, pasi kishte mësuar për fitoren e kalorësve në Otolob, për hyrjen e dardanëve dhe të Pleuratit me ilirët në Maqedoni, për arritjen e flotës romake në Ore, për ngritjen kundër maqedonasve të shumë popujve përreth dhe më në fund për bllokimin nga deti, i nxiste etolët të mermin armët.

Po në këto ditë Atenagora, komandant i mbretit, arriti dardanët që po tërhiqeshin nga Maqedonia dhe në fillim i shqetësoi prapavijat e tyre; por kur dardanët kthyen flamujt dhe u vendosën me radhë të rregullta përballë armikut, beteja u zhvillua njëlloj si në një luftë të vërtetë. Por sapo dardanët viheshin në rrugë, njerëzit e mbretit i bezdisnin me kalorësinë e këmbësorinë e tyre të lehtë, kurse dardanët nuk kishin ushtri të këtij lloji dhe ishin të ngarkuar me armë të rënda; por natyra e vendit i ndihmonte. U vranë pak, të plagosur pati më shumë, por asnjë nuk u zu, sepse në raste të ralla dalin nga radhët e tyre dhe të shtrënguar të gjithë së bashku luftojnë ose tërhiqen.

Kështu Filipi mbuloi dëmet që shkaktoi ufta me romakët në dy ekspedita1’ që ndërmori kundër popujve përreth.

LIBRI XXXII                      

Pastaj ai /Filipi/ u mor më seriozisht se kurrë me përgatitjet e luftës, ushtroi në përdorimin e armëve si maqedonët, ashtu edhe ushtarët mercenarë dhe në fillim të pranverës i nisi të gjitha trupat ndihmëse dhe të lehta, nën komandën e Atenagorës, për në Kaoni, nëpërmjet Epirit që të zinin ngushticat e Antigonesë, të cilat grekët i quajnë Stena . Mbas pak ditësh, me ushtrinë kryesore arriti atje edhe vetë dhe mbasi u njoh me krejt pozitën e vendit, mendoi se nuk mund të zinte vend më të mirë se buzë lumit Aou. Ky lum njedh nga një luginë e ngushtë ndërmjet dy maleve, nga të cilët njërin banorët e quajnë Merop dhe tjetrin Asnau, dhe brigjet e tij nuk lejojnë veçse kalimin e një mige të ngushtë. Filipi e urdhëroi Atenagoren të vendoset e të fortifikohet me trupat e lehta tek mali Asnau; ai vetë e ngriti lëmin tek mali Merop. Për ruajtjen e majave të shkëmbinjve ai la vetëm pak ushtarë. Vendet që nuk ishin aq të sigurta i forcoi me hendeqe me ledhe dhe kulla. Në vende të përshtatshme u vendosën një sasi e madhe makinash luftarake me qëllim që ta gjuanin armikun së largu. Shatorja e mbretit ngrihej para ledheve mbi një lartësi fare të dukshme për të frikësuar armikun dhe për t'u ngjallur shpresë e besim të vetëve.

Konsulli, i njoftuar prej epirotasit Harop mbi natyrën e ngushticave të zëna nga Filipi, në fillim të pranverës e la lëmin e tij dimëror të Korkyrës, u hodh në tokë dhe mori rrugën drejt armikut. Si arriti afërsisht pesë milje nga lëmi maqedonas ai la legjionet e veta në një vend të forcuar dhe vetëm me disa trupa të lehta shkoi edhe më tej, me qëllim që të njihej me terrenin; të nesërmen u mbajt një këshill për të vendosur nëse pa marrë parasysh lodhjet dhe rreziqet e panumërta, duhej të përpiqeshin të kalonin në mes të ngushticave që mbante mbreti, apo t'i binin përqark për të hyrë në Maqedoni nga e njëjta rrugë që kishte bërë konsulli Sulpici një vit më 4 parë. Ky këshill kishte ditë që po diskutonte, kur erdhi lajmi se T. Kuinkti, ishte bërë konsull, se atij i kishte rënë për short si provincë Maqedonia dhe me një marshim të forcuar kishte arritur në Korkyrë...

Dhe T. Kuinkti, konsulli tjetër, u nis prej Brundisit në Korkyrë shumë më shpejt se sa e kishin bërë këtë rrugë paraardhësit e tij, dhe arriti në këtë ishull me tetëmijë këmbësorë e pesëqind kalorës. Nga Korkyra kaloi, në bregun më të afërt të Epirit me një anije të pajisur me pesë sërë lopata dhe së këtejmi marshoi me shpejtësi drejt lëmit romak; Vili u largua; këtu ai ndenji disa ditë për të pritur arritjen e trupave që vinin nga Korkyra dhe mbajti një këshill për të sqaruar nëse do t'i binte drejt armikut për të hapur një rrugë, duke përçarë kampin e tij, apo t'i shmangej një përpjekjeje sa të vështirë aq edhe të rrezikshme dhe të merrte më mirë një rrugë të tërthortë nëpër tokat e dasaretëve dhe Lynkut, që do ta shpinte pa rrezik në Maqedoni.

Kaluan kështu dyzet ditë duke ndenjur përballë armikut dhe pa ndërmarrë asgjë. Nga kjo Filipit i lindi shpresa për të provuar arritjen e një paqe me ndërmjetësinë e fisit epirot. Për këtë qëllim ai mbajti një këshill dhe Pausania, strateg i tyre, bashkë me Aleksandrin, komandant i kalorësve, të ngarkuar prej tij për këtë çështje, përgatitën një takim ndërmjet konsullit dhe mbretit në një vend ku lumi Aou rrjedh në një shtrat shumë të ngushtë...

Kështu paraqitej gjendja, kur arriti bariu i dërguar nga Haropi, një prijës i epirotëve, të cilin e çuan tek konsulli. Ai tha se vazhdimisht kulloste bagëtinë në ato male të thepisura ku ishte ngritur tani lëmi i mbretit; se i njihte këto male me të gjitha rrugët dhe shtigjet e tyre. Nëqoftëse konsulli dëshironte të dërgonte me të disa ushtarë, ai e merrte përsipër t'i udhëhiqte këta në rrugë të sigurta dhe shumë të lehta që të shpien sipër, mbi kokën e armikut. Konsulli si dëgjoi këto fjalë e pyeti Haropin nëse mendonte, që në një punë me kaq rëndësi mund t'i jepej besimi pa pësuar ndonjë rrezik fjalëve të një bariu. Haropi i dërgoi fjalë se ai mund t'i besonte...

Ndërkaq, mbas tri ditësh, tymi që ngrihej prej maleve lajmëronte se romakët i kishin zënë dhe i mbanin ato. Atëherë konsulli e ndau ushtrinë e tij në tre grupe, u vu vetë në krye të grupit më të fuqishëm dhe marshoi përmes grykës, ndërsa të dy krahët anësorë iu afruan në të djathtë e në të majtë lëmit maqedon. Armiku paraqitej po aq i sigurtë edhe kur zjarri i luftës i tërhoqi jashtë fortifikimeve, romakët u treguan shumë më të epër në saje të trimërisë së tyre, të përvojës dhe të armëve të tyre të mira. Si pati shumë të plagosur dhe të vrarë, mbreti u dha urdhër ushtarëve që të futen në pozicionet e fortifikuara ose të mbrojtura nga natyra; i gjithë rreziku u kthye kështu kundër romakëve, që ishin future në vende jo të favorshme dhe në një grykë nga nuk ishte lehtë të dilje. Kjo marri e tyre nuk do të kishte mbetur pa u dënuar po të mos kishin shkaktuar në radhët e ushtarëve të mbretit rrëmujë e panik britmat, që u dëgjuan në shpinë të maqedonasve dhe sulmi që filloi njëkohësisht. Një palë ua dhanë këmbëve me nxitim; të tjerët qëndruan akoma jo aq për trimërinë, se sa pse nuk kishin se nga të iknin dhe, të sulmuar nga armiku, nga para dhe mbrapa, mbetën të rrethuar. E gjithë ushtria do të mund të shkatërrohej nëqoftëse fituesit do t'i kishin ndjekur ata që ikën; por kalorësit romakë i ndaloi ngushtica dhe vështirësia e terrenit, kurse këmbësorët pesha e armëve të tyre.

Mbreti iku i pari pa kthyer sytë mbrapa; pastaj ai arriti në një largësi prej afërsisht pesë miljesh, dhe këtu, duke gjykuar se armiku, për arsye të pengesave që paraqitnin rrugët, nuk mund ta ndiqte, u ndal në majë të një kodre dhe dërgoi disa komandantë nëpër malet e në luginat e afërme për të grumbulluar ushtarët e shpëmdarë. Ai nuk humbi më tepër se dymijë njerëz. Ushtria tjetër e ribashkuar si një trup i vetëm dhe nën një flamur të vetëm, arriti me një ecje të shpejtuar në Thesali....

Të nesërmen u vu në ndjekje të armikut gjatë të njëjtës luginë të ngushtë, nëpër të cilën kalonte lumi. Mbreti ditën e parë arriti në lëmin e Pyrrit, kështu quhet vendi që ndodhet në Trifylia, tokë e Molosisë; ditën tjetër i shtyrë nga frika, ai bëri një udhëtim të forcuar dhe arriti tek mali Lynk; këto janë male të Epirit dhe ndodhen 3 në kufi të tij me Thesalinë e Maqedoninë; ato janë veshur me pyje të dendura me pëijashtim të majës, ku shihen fusha të gjera dhe burime të ftohta të pashterueshme...

Edhe Amynandri me atamanët nuk ndenjën të qetë, pasi morën vesh për sukseset e romakëve. Por me që Amynandri nuk kishte shumë besim tek ushtarët e vet, i kërkoi konsullit një përforcim të vogël dhe u nis për në Gomfi; gjatë rrugës mori me sulm kështjellën e quajtur Feca që gjendet midis Gomfit dhe grykave të ngushta, që ndajnë Thesalinë nga Atamania. Prej këndej ai sulmoi Gomfin, i cili i bëri një  qëndresë të fortë për shumë ditë me radhë; por kur banorët panë shkallët që po vendoseshin në muret e tyre, i pushtoi frika dhe u dorëzuan. Dorëzimi i Gomfit i shtiu frikën gjithë thesalëve. Kjo bëri që të dorëzohen Argenti, Ferini, Timari, Ligina, Strymona, Lampsi dhe shumë fortesa të tjera të parëndësishme. Ndërsa athamanët e etolët, pa u frikësuar nga maqedonasit po kormin frytin e fitores së të 4 tjerëve dhe Thesalia po shkretohej prej tri ushtrish së bashku, pa mundur të dallonte armiqtë nga aleatët e saj, konsulli kaloi grykën që i kishin çelur armiqtë e vënë në ikje dhe hyri në Epir: ai e dinte shumë mirë që, me pëijashtim të Haropit, epirotët nuk i përkrahnin romakët; ndërkaq meqenëse shikonte se dëshira për të mbuluar gabimet e tyre i bënte të përulur ndaj urdhërave të tij, duke i marrë parasysh të tashmen, ai harroi të kaluarën dhe me këtë butësi i afroi për të ardhmen. Pastaj ai dërgoi në Korkyrë urdhërin që t'i sjellin anije ngarkese në gjirin e Ambrakisë dhe duke vazhduar rrugën e tij me ngadalë, ditën e katërt ngriti lëmin mbi malin Cerceti ku thirri të vijë edhe Amynandrin me trupat e tij, jo sepse ai kishte nevojë për këto forca të reja, por me qëllim që të mos i mungonin udhëheqësa për në Thesali; po për këtë arsye ai pranoi midis ndihmave të tjera edhe një numër të madh vullnetarësh epirotë.

 

I dërguari i mbretit erdhi për t'i kërkuar (konsullit) kohën dhe vendin e një takimi...

U zgjodh si i tillë bregu i detit pranë Nikesë në gjirin e Malesë. Këtu erdhi mbreti nga Demetriada me pesë lembe dhe një anije të pajisur me kiç me kryedash. Atë e shoqëronin prijës maqedonas dhe Kiliadi, një aheas i shquar që ndodhej në mërgim. Konsulli kishte me vete mbretin Amynandër, përfaqësuesin e Atalit Dionisodorin, komandantin e flotës së Rodit Agesimbrotin, pretorin e etolëve Fenean, dhe dy aheas, Aristenin e Ksenofontin. Kuinkti doli nga mesi i atyre, që e shoqëronin dhe iu afrua bregut të detit, ndërsa Filipi u duk në anijen e tij që kishte hedhur çengelat. "Po të zbrisni në tokë, i tha Kuinkti, do ta kemi më lehtë të bisedojmë dhe të kuptohemi". Mbreti nuk pranoi...

Pas këtyre fjalëve pati një heshtje të shkurtër, sepse romaku mendonte se ishte më e arsyeshme të fliste ai që kishte kërkuar bisedime; por mbreti i tha se fjala e parë i takonte atij që parashtronte kushtet e paqes dhe jo atij që do t'i dëgjonte. Atëherë romaku iu përgjegj se fjalët e tij ishin të thjeshta dhe pa marrë parasysh ato, nuk mund të flitej për paqe. Mbreti duhej të tërhiqte gamizonet e tij nga gjithë , qytetet e Greqisë, ai duhej t'u kthente aleatëve të romakëve robërit dhe dezertorët e tyre, romakëve vendet e Ilirisë, që kishte pushtuar pas paqes së Epirit dhe mbretit . Ptoleme të Egjiptit qytetet që Filipi i kishte marrë pas vdekjes së Ptolemeut Filopator. Këto ishin kushtet që paraqiste ai në emër të vet dhe të popullit romak; por shtoi se ishte e drejtë të dëgjoheshin edhe kërkesat e aleatëve...

Të nesërmen Kuinkti erdhi në Nikea në kohën e caktuar meqenëse i kishte pëlqyer vendi. Por kishin kaluar disa orë dhe nuk po dukej as Filipi, as ndonjë i dërguar i tij; dhe më në fund kur kishin humbur çdo shpresë u dukën anijet e tij.

Duke kërkuar të falur ai tha se meqenëse i ishin vënë kushte të rënda dhe të padenja kishte harxhuar gjithë ditën duke menduar pa mundur të vendoste. Të gjithë  mendonin se ai ishte vonuar me qëllim që të mos u jepte kohë ahejve dhe etolëve të përgjigjeshin; dhe ai e vërtetoi këtë mendim kur kërkoi që të largoheshin të tjerët dhe t'i lejohej të bisedonte vetëm me komandantin romak për të mos harxhuar kohën kot me diskutime dhe për të arritur në një farë përfundimi. Kjo gjë në fillim nuk u pranua për të mos u dukur se aleatët pëijashtoheshin nga bisedimet; pastaj pa kërkuar këshillën e secilit, komandanti romak për të mos harxhuar kohën kot me diskutime dhe për të arritur në një farë përfundimi. Kjo gjë në fillim nuk u pranua 8 për të mos u dukur se aleatët pëijashtoheshin nga bisedimet; pastaj pa kërkuar këshillën e secilit, komandnati me Aul Klaudin, prefekt, dhe tre tribunë, duke lënë  gjithë të tjerët erdhi në breg të detit. Mbreti me dy të tjerë, të cilët i kishte marrë me vete edhe ditën e parë, zbriti në tokë. Këtu biseduan së bashku në fshehtësi. Se ç'farë u tha Filipi të tijve nuk dihet, por Kuinkti u njoftoi aleatëve se romakëve ai u lëshonte gjithë bregdetin e Ilirisë dhe u kthente të arratisurit dhe robërit; Atalit, anijet bashkë me detarët e zënë rob, rodasve vendin e quajtur Perea kurse Jasin dhe

Bargylin nuk e lëshonte; etolëve u kthente Farsalën dhe Larisën, por jo Tebën; ahejve u lëshonte jo vetëm Argon, por edhe Korintin. Nuk i pëlqeu asnjërit që t'i lihej atij të vendoste për ato që duhej të lëshonte, sepse kështu do të humbisnin më shumë se sa do të fitonin. Kjo do të bënte që të mos zhdukeshin kurrë shkaqet e grindjeve sa kohë që ai do të mbante gamizonet e tij në Greqi.

Bregu pranë Tronit u caktua për takimin tjetër. Këtu u mblodhën që në mëngjes herët. Aty Filipi filloi për të parën herë t'i lutet Kuinktit dhe gjithë të pranishmëve që të mos prishin shpresat e paqes. Më në fund ai kërkoi kohë që të mund të dërgonte përfaqësues në Romë dhe këtu ose të siguronte paqen me këto kushte ose të pranonte të gjitha kushtet që do t'i vinte senati...

I dhanë një armëpushim prej dy muajsh; ndërkaq e gjetën me vend që çdo popull të dërgonte nga një përfaqësues të vetin për të sqaruar senatin në mënyrë që të mos ta mashtronin ata të mbretit si t'u pëlqente. I shtuan marrëveshjes së armëpushimit si kusht që gamizonet e mbretit të tërhiqen menjëherë nga Fokida dhe Lokrida. Nga ana e tij Kuinkti, për t'i dhënë rëndësi përfaqësisë, dërgoi bashkë me përfaqësuesit e aleatëve edhe Amynandrin, mbretin e atamanëve, si dhe M. Fabin, nipin e gruas së tij, F. Fulvin e Ap. Klaudin.

Kur erdhën në Romë u dërguan më parë përfaqësuesit e aleatëve se sa ata të mbretit. Fjalimet e tyre nuk ishin gjë tjetër veçse sharje të pafund kundër mbretit; por ajo që habiti më shumë senatin ishte plani figurativ i detit dhe i tokave të tyre, ku për cilindo ishte e qartë se po të mbetej mbreti zot i Demetriadës në Thesali, Halkidës në Eube dhe i Korintit në Ahe, Greqia nuk mund të ishte e lirë. Vetë Filipi, më tepër për të fyer se sa për të thënë të vërtetën, i kishte quajtur ato pranga të Greqisë. Pastaj u futën brenda përfaqësuesit e mbretit; fjalimet e tyre të gjata, u ndërprenë nga pyetja e shkurtër, nëse ishte mbreti i gatshëm t'i lëshonte këto tre qytete. Ata u përgjigjën se nuk kishin asnjë udhëzim. Kështu u përcollën përfaqësuesit e mbretit pa paqen. Kuinktit iu la e drejta të vendosë vetë mbi paqen apo luftën... Ai nuk e pranoi më Filipin për bisedime dhe i tha të mos dërgonte më përfaqësi tjetër veç asaj që do t'i njoftonte se Filipi lëshonte gjithë Greqinë.

LIBRI XXXIII

Ndërkaq Kuinkti u nis në ato ditë nga Elatia, kaloi Tronin e Skarfenë dhe arriti në Termopyla. Këtu kuvendi i fshehtë i etolëve në Herklea ishte mbledhur për të vendosur se sa forca ndihmëse do t'u jepnin romakëve për luftë. Si u njoh me vendimin e aleatëve u largua nga Heraklea; pas tri ditësh arriti në Ksinia dhe vendosi lëmin në kufi të enianëve dhe tesalëve për të pritur trupat ndihmëse të etolëve. Etolët pa humbur kohë, të komanduar nga Fenea erdhën me dymijë këmbësorë dhe katërqind kalorës. Kuinkti, si u bind se nuk kishte përse të priste më, ngriti lëmin dhe u nis menjëherë. Kur hyri në tokat e Ethiotisë u bashkuan me të pesëqind gortynas nga Kreta, të komanduar nga Kyolanti dhe treqind apolloniatë të armatosur lehtë si të parët; pas pak ditësh u bashkuan me të edhe Amynandri me njëmijë e dyqind këmbësorë atamanas...

4 Dështimeve që kishin pësuar tri herë me radhë falangat maqedonase në ngushticat e lumit Aou, ai /Filipi/ u vinte përballë mundjen e romakëve në Atraks; dhe shtonte se, nëqoftëse grykat e Epirit ishin dorëzuar, faji i parë kishte qenë i atyre që i kishin ruajtur pa farë kujdesi, dhe faji i dytë në vetë përleshjen e të armatosurve lehtë dhe të ushtarëve mercenarë; po falanga e maqedonasve kishte bërë qendresë të mirë dhe përherë do të qëndronte e pathyeshme kudo që të gjendej në pozitë të mirë dhe në një radhitje të përsosur. Ushtria e tij përbëhej nga njëmijë e gjashtëqind maqedonas, që ishin trupat më të zgjedhura të tij e të mbretërisë, nga dymijë ushtarë të armatosur me mburoja, të quajtur peltastë, nga dymijë thrakë dhe po aq ilirë të quajtur tralë, nga afto njëmijë e pesëqind mercenarë prej visesh të ndryshme dhe nga  dymijë kalorës. Kjo ishte fuqia me të cilën mbreti e priste armikun. Pothuajse të njëjtin numër kishin romakët; vetëm trupa kalorësish kishin më shumë, sepse kishin ardhur etolë.

Armikut iu dha një armëpushim prej pesëmbëdhjetë ditësh dhe u vendos që të bëhej një bisedim me mbretin . Por para se të vinte dita e takimit ai /Kuinkti/ mblodhi kuvendin e aleatëve dhe u propozoi të vendosnin se në ç'kushte u pëlqente të zhvilloheshin bisedimet për paqen. Amynandri, mbret i atamanëve, e shprehu pikëpamjen e tij me pak fjalë: "Paqja duhej të përfundonte në një mënyrë të tillë që Greqia të mund ta mbronte atë dhe lirinë e saj edhe kur të ishin larg romakët". Por më e ashpër ishte fjala e etolëve, të cilët pasi bënë një hyije të shkurtër, shtuan se ishte një gjë e drejtë dhe e rregullt, që komandanti romak shkëmbente mendime në lidhje me paqen me ata që kishte aleatë në luftë. Po do të gabohej shumë nëqoftëse nuk do të siguronte një paqe të qëndrueshme për romakët dhe lirinë për grekët, nëqoftëse nuk do të vritej Filipi ose nuk do t'i hiqej froni, gjë që ai do të mund ta rifitonte me shumë lehtësi po t'i ndihmonte fati. Këtyre fjalëve Kuinkti iu përgjegj se  për ta ishte e qartë që liria e Greqisë kërcënohej nga forca e mbretërve maqedonas, por po të shkatërrohej kjo mbretëri dhe ky popull, thrakët, ilirët, galët, popuj të egër dhe të shfrenuar, do të dyndeshin në Greqi dhe dëshira për të shpëtuar nga një armik fqinj do t'i çelte rrugën një arrniku më të madh në numër dhe të rrezikshëm...

Filipi pasi dëgjoi se dardanët kishin kaluar kufijtë dhe po shkatërronin krahinat e sipërme të Maqedonisë duke mos e përfillur këtë mbretëri të mundur, megjithëse e shikonte se kishte kundër gjithë botën dhe që një fat i keq po e shtrëngonte atë dhe njerëzit e tij nga të gjitha anët, për më tepër, duke e quajtur më të keqe se vdekjen humbjen e sundimit të tij mbi Maqedoninë, pasi zgjodhi me të shpejtë ushtarë nëpër qytete, sulmoi papritur armikun me gjashtëmijë këmbësorë dhe pesëqind kalorës pranë Stobit në Paioni, ku u vranë shumë njerëz gjatë përpjekjes, por edhe më shumë pas shpartallimit, kur ishin përhapur nëpër fusha. Ata që mundën të ikin më shpejt u kthyen në vendet e tyre, pa bërë përpjekje që të luftonin. Pas kësaj ekspedite, që ishte e vetmja me fat midis të tjerave dhe që u dha përsëri zemër ushtarëve të tij, u kthye në Thesali.

Pas lojërave istmike Kuinkti dhe dhjetë legatë dëgjuan të dërguarit e mbretit dhe të popujve të ndryshëm...

Pasi u larguan të dërguarit e mbretit, u mbajt një mbledhje e përfaqësuesve të gjithë popujve dhe qyteteve. Ajo nuk zgjati shumë, sepse këtu u kufizuan vetëm me leximin e vendimeve të dhjetë legatëve për gjithë qytetet. Orestëve - këta janë fis maqedonas -, të cilët ishin të parët që u ngritën kundër mbretit, iu lanë ligjet e tyre.

Magnetët, perrebejt e dolopët u shpallën të lirë. Populli thesal, përveç lirisë, i dhanë Ftiotinë me pëijashtim të Tebës ftiote dhe Farsalës. Kërkesën e etolëve për t'u kthyer në bazë të marrëveshjes Farsalën dhe Leukadën ia përcollën senatit, por një vendim u jepte atyre të drejtat që kishin pasur edhe më parë mbi Fokidën dhe Lokridën.

Korinti, Trifyli dhe Erea, e cila është gjithashtu në Peloponez, iu kthyen ahejve. Të 10 dhjetë legatët i jepnin Oreun dhe Eritrenë mbretit Eumen, birit të Atalit kundër mendimit të Kuinktit, prandaj çështja iu kthye për gjykim senatit, i cili u dha këtyre qyteteve dhe Karistit lirinë. Pleuratit iu dhanë Lyhnidi dhe parthinët; të dy këto fise ilire ishin nën sundimin e Filipit. Amynandrit i njohën të drejtën mbi kështjellat që i kishte marrë Filipi në kohën e luftës.

LIBRI XXXV

14 ... Klaudi, duke u mbështetur në librat greke të Akilianit, thotë se P. Afrikani bënte pjesë në atë përfaqësi dhe se ishte ai që shkoi në Efes për të biseduar me Hanibalinn. Ai tregon edhe një nga bisedat që bënë: pyetjes së Afrikanit se kush ishte sipas tij komandanti më i madh, Hanibali iu përgjegj: Aleksandri, mbret i Maqedonisë, i cili me një grusht ushtarësh shkatërroi ushtri të panumërta dhe kishte arritur krahinat më të largëta të botës, ku askush nga njerëzit nuk shpresonte të arrinte. Kur e pyeti pastaj, se cilin vinte ai në vendin e dytë, iu përgjigj, Pirron, sepse ky ishte i pari që i mësoi të tjerët si të vendosin lëmin; përveç kësaj asnjë s'ka ditur më mirë se ai të njohë dhe të zgjedhë vendin për vendosjen e rojeve dhe dinte t'i këshillonte njerëzit aq mirë, sa që popujt e Italisë deshën më mirë t'i sundonte një mbret i huaj se sa populli romak, që ishte prej kohësh në krye të kësaj toke. Dhe, duke vazhduar ta pyes për komandantin e tretë, Hanibali iu përgjigj se pa dyshim ky  ishte ai vetë /Hanibali/. Atëherë Scipioni filloi të qeshë dhe shtoi: "Ç'do të thoshe pra, po të më kishe mundur mua?" "Po të të kisha mundur, atëherë do ta vija veten para Aleksandrit e Pirros dhe para gjithë komandantëve të tjerë". Scipioni atëherë u prek nga përgjigja, sa e errët aq edhe dinake, kartagase dhe nga lëvdata e papritur, që e dallonte atë midis komandantëve të tjerë dhe e bënte gati të pakrahasueshëm.

LIBRI XXXVI

Ndërsa në Romë bëheshin këto gjëra, Antiohu duke qenë në Halkidë, për të mos humbur kohë gjatë stinës së dimrit, u jepte zemër qyteteve, herë duke dërguar tek ata përfaqësues e herë duke pritur të tillë si në rastin e epirotëve, që vinin me pëlqimin e përgjithshëm të popullit; edhe elejt erdhën nga Peloponezi. Ata i kërkuan ndihmë kundër ahejve, të cilët pasi i shpallën luftë Antiohut mendonin të sulmonin më parë qytetin e tyre. Mbreti u dërgoi këtyre njëmijë këmbësorë nën komandën e kretasit Eufan. Përfaqësuesit epirotë nuk u treguan as të sinqertë, as të ndershëm, se donin të fitonin simpatinë e mbretit pa fyer romakët. Ata i kërkuan që të mendohej mirë e të mos i gënjente meqenëse vendi i tyre ishte më afër Italisë dhe këta do të ishin të parët që do të goditeshin dhe do të prisnin për gjithë Greqinë sulmet romake.

Nëqoftëse mbreti do të mund të vinte vetë për të mbrojtur Epirin me forcat tokësore e detare, gjithë epirotët do ta prisnin atë me gjithë qejf dhe do t'i hapnin portat e qyteteve të tyre, por nëqoftëse ai nuk mund ta bënte këtë i luteshin të mos i vinte përballë romakëve kështu të zhveshur e të paarmatosur. Qëllimi i kësaj përfaqësie ishte i qartë: në rast se mbreti nuk do të vinte në Epir, gjë që u dukej më e mundshme, t'i linte të lirë të silleshin si të donin me ushtrinë romake, pasi të kishin fituar simpathinë e mbretit, duke i treguar se ishin gati ta prisnin po të vinte në Epir; dhe nëqoftëse ky do të vinte, kishin shpresë që të faleshin nga romakët, sepse duke 8 mos mundur ta prisnin ndihmën kaq të largët të tyre u detyruan t'i nënshtroheshin forcës së armikut. Pa u shpejtuar t'i përgjegjej një përfaqësie kaq të dyshimtë /Antiohu/ u tha se do të dërgonte njerëzit e vet për të biseduar për çështjet që u përkisnin të dy palëve.

Pasi bëri për vete edhe këta /beotët/, ai /Antiohu/ u kthye në Halkidë,

prej nga u shkroi prijësave etolë që të mblidheshin në Demetriadë me qëllim që të vendoste me ta për veprimet e përbashkëta. Ai erdhi në këtë mbledhje nëpër det, në ditën e caktuar. U thirr edhe Amynandri nga Atamania për të biseduar. Edhe Hanibali, kartagjenas, i cili prej kohësh nuk ishte thirrur mori pjesë në këtë kuvend. Do tëbisedohej çështja e thesalëve...

Meqenëse gjithë diskutimet vërtiteshin, si të thuash, rreth një çështjeje të vetme, Hanibali i thirrur të jepte mendimin e tij, tërhoqi vëmendjen e mbretit dhe të pjesëmarrësve të tjerë të kuvendit mbi luftën në përgjithësi, duke u drejtuar këto  fjalë: "Nëqoftëse do të më kishit pyetur që kur kaluam në Greqi për çështjen e Eubesë, ahejve dhe të Beotisë do të kisha dhënë të njëjtin mendim që jap sot kur bisedohet për thesalët. Mendoj se para së gjithash duhet të bëjmë me vete në këtë luftë, me çdo kusht, Filipin dhe maqedonasit... Me një aleat të tillë, më lejoni të them, si mund të dyshohet për rezultatin sidomos kur romakët do të kenë për armiq ata që i ndihmuan të triumfojnë mbi Filipin? Etolët që, siç e dinë gjithë bota e mundën Filipin do të luftojnë me këtë prijës kundër romakëve; Amynandri dhe atamanët, bashkëpunimi i të cilëve qe më i forti në këtë luftë do të jenë gjithashtu me ne. Filipi mbante atëherë gjithë peshën e luftës o Antioni! Tani dy mbretër të fuqishëm do të luftojnë me forcat e Evropës dhe të Azisë, kundër një populli që në kohën e etërve tanë, nuk po flas këtu për frikën që u kalla si gjatë sukseseve të mia, ashtu edhe gjatë tërheqjes, nuk ishte në gjendje t'i bënte ballë një mbreti të vetëm të Epirit. Çdo të bëjë ai, pra, kundër ju të dyve?

Ndërkaq M. Bebi dhe mbreti Filip, të cilët gjatë dimrit ishin takuar në Dasareti, pasi kishin dërguar në Thesali Ap. Klaudin për të shpëmdarë rrethimin e Larisës dhe pasi qenë kthyer në lëmet e tyre të dimrit, meqenëse stina nuk ishte e përshtatshme për veprime ushtarake, i bashkuan trupat e tyre në fillim të pranverës 3 dhe zbritën në Thesali. Antiohu ishte akoma në Akamani. Me të arritur, Filipi rrethoi Malenë në Perrebi; M. Bebi pushtoi Facin pa luftë dhe Festin me të njëjtën shpejtësi.

Pastaj ai u kthye në Atraks, mori Kiretinë dhe Eritinë, vendosi gamizone në qytetet e pushtuara dhe shkoi të takonte Filipin, që vazhdonte të mbante të rrethuar Malenë. Kur panë ushtrinë romake banorët qoftë nga frika se nuk do të mund t'u qëndronin, 5 qoftë nga shpresa se do të faleshin, u dorëzuan. Prej këndej të dy ushtritë marshuan së bashku për të ripushtuar vendet që kishin zënë atamanët; këto vende ishin: Egini, 6    Ericini, Gomfi, Silana, Trika, Melibea, Faloria...

Gjatë kësaj kohe konsulli M. Acili, i cili kishte kaluar detin me njëzetmijë këmbësorë, dymijë kalorës dhe pesëmbëdhjetë elefantë, zgjodhi disa nga tribunët ushtarakë të tij për të udhëhequr këmbësorinë në Larisë. Ai vetë me kalorësit erdhi të takonte Filipin para Limnesë. Me të ardhur konsulli, qyteti u dorëzua bashkë me garnizonin e mbretit dhe me atamanët. Nga Limnea konsulli marshoi për në Pelinea. Atamanët u dorëzuan të parët dhe Filipi Megalopolitan ndoqi shembullin e tyre...

Pjesa tjetër e atamanëve dhe e ushtarëve të Antiohut që bënin pjesë në garnizonet e qyteteve të nënshtruara kohët e fundit, iu dorëzuan Filipit...Filipi u soll me një kujdes të veçantë ndaj robërve atamanë me qëllim që me anë të tyre të pajtohej me popullin, të cilin shpresonte ta nënshtronte dhe nuk e shpuri ushtrinë e tij në Atamani para se të arrinin robërit. Ata bënë një përshtypje të madhe tek njerëzit duke treguar për zemërgjërësinë e mbretit ndaj tyre. Në anën tjetër Amynandri, prania e të cilit mund t'i kishte përmbajtur disa nga njerëzit e tij të mos dorëzoheshin, duke pasur frikë se mos të tjerët e zinin dhe ia dorëzonin Filipit, i cili ishte prej shumë kohësh armik i tij, ose romakëve, që në atë kohë ishin shumë të zemëruar me të, iku nga mbretëria e tij me gruan dhe me fëmijët dhe shkoi e u strehua në Ambraki. Kështu e gjithë Atamania kaloi nën pushtetin e Filipit.

Por kur u kthye tek konsulli ai /Kuinkti/ i tha: "M. Acili, a nuk e ndieni rëndësinë e gjithë kësaj pune ose, nëqoftëse i parashikoni pasojat, a besoni ju se interesi i popullit romak nuk kompromentohet rëndë në këtë mes?" Këto fjalë i tërhoqën vëmendjen e konsullit, i cili u përgjigj: "Shprehuni më qartë". Kuinkti vazhdoi: "A nuk e shihni se që nga dështimi i Antiohut ju po humbisni kohë me rrethimin e dy qyteteve dhe po i afroheni mbarimit të vitit të komandimit tuaj, ndërsa Filipi, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë luftim dhe nuk ka parë asnjë flamur armik, ka nënshtruar jo vetëm qytete, por edhe një numër të madh popujsh, Atamaninë, Perrebinë, Aperantinë, Doloponë? Ndërkaq interesi ynë nuk e kërkon të dobësojmë fuqinë e etolëve, por të pengojmë Filipin të zgjerohet jashtë masës dhe të mos e 10 lejojmë të marrë për vete kaq popuj të Greqisë, kur çmimi i fitores për ju dhe ushtarët tuaj përbëhet vetëm nga dy qytete".

 Tek konsulli erdhën delegatë epirotë, për të cilët dihej mirë se nuk kishin qëndruar besnikë në miqësinë e tyre fme Romënj; në të vërtetë ata nuk i kishin dhënë ushtri Antiohut, por akuzoheshin se e kishin ndihmuar me të holla; ata vetë nuk e mohonin se kishin dërguar tek mbreti delegatë. Lutjes së tyre, që t'i lejonte të jenë miq si edhe më parë, konsulli iu përgjigj se nuk dinte akoma nëse do t'i fuste në radhën e armiqve apo të miqve, mbi këtë çështje duhej të gjykonte senati. Kërkesën e tyre do t'ia përcillte Romës pa e marrë në shqyrtim dhe u jepte për këtë qëllim një afat prej nëntëdhjetë ditësh. Delegatët epirotë u nisën për në Romë dhe u paraqitën në senat. Ata e quajtën si meritë faktin që nuk kishin marrë pjesë në veprimet armiqësore, por nuk u përpoqën megjithatë të shfajsohen nga akuzat që u bëheshin. Edhe përgjigja ishte e tillë, që u linte të kuptonin se romakët dëshironin me gjithë qejf t'ua falnin, porse nuk shihnin ndonjë shkak për të aprovuar qendrimin e tyre.

LIBRI XXXVIII

Në kohën kur bëhej lufta në Azi gjendja në Etoli nuk ishte e qetë për shkak të një lëvizjeje të athamanëve. Që kur ishte ndjekur Amynandri, Atamania qeverisej nga mëkëmbësa të Filipit, sundimi kryelartë e tiranik i të cilit kishte bërë që të ndiehej mungesa e mbretit të parë. Amynandri i cili ishte strehuar atëherë në Etoli, 3 mori nga nënshtetasit e tij letra që i tregonin gjendjen e Atamanisë, dhe shpresonte ta shtinte përsëri në dorë mbretërinë e tij. Ai dërgoi disa njerëz të besuar pranë banorëve kryesorë, për t'i paralajmëruar se posa të merrte vesh që bashkëqytetarët e tij do ta prisnin mirë ai do të kthehej në Argitë, kryeqytet i Atamanisë, me ndihmën që do t'i jepnin etolët, dhe se ai do të kishte me vete magistratët që përbëjnë këshillin e popullit dhe pretorin Nikandër. Kur pa se ata ishin gati për gjithçka, ai u njoftoi ditën kur do të hynte me ushtri në Atamani...

Ditën e caktuar, Amynandri arriti në kufi me njëmijë etolë. Përkrahësit e tij, duke vepruar bashkërisht, nxorën njëkohësisht nga të katër kështjellat garnizonet maqedonase, pastaj ata dërguan në qytetet e tjera thirrje, me anën e të cilave i ftonin banorët të çliroheshin nga sundimi tiranik i Filipit dhe të vendosnin mbretin e tyre të ligjshëm në fronin e gjyshërve të tyre. Maqedonasit u përzunë nga të gjitha anët... Amynandri u bë atëherë zot i gjithë Atamanisë, me pëijashtim të fortesës së Atenesë, që ndodhej në kufi të Maqedonisë.

Pasi shtiu në dorë mbretërinë, Amynandri dërgoi përfaqësues në Romë pranë senatit dhe në Azi tek Scipionët, të cilët ishin ndalur në Efes pas betejës së madhe me Antiohun. Ai kërkonte paqe dhe lutej ta falnin që kishte marrë ndihmë nga etolët për të shtënë në dorë mbretërinë e të parëve të tij. Ai akuzonte Filipin.

Etolët duke dalë nga Atamania marshuan kundër amfilohëve dhe meqenëse pjesa më e madhe e popullit iu nënshtrua vullnetarisht ata vunë nën sundimin e tyre gjithë vendin. Mbasi morën Amfilohinë, e cila u përkiste edhe më parë, ata u drejtuan me të njëjtën shpresë për në Aperanti, e cila u nënshtrua gjithashtu pothuajse pa kundërshtuar. Dolopët, që nuk u kanë përkitur kurrë etolëve dhe që vareshin nga Filipi, në fillim morën armët. Por me të marrë vesh nënshtrimin e amfilohëve, largimin e Filipit nga Atamania dhe masakrimin e forcave të tij, e braktisën atë dhe u hodhën me etolët. Këta të fundit, duke nënshtruar popujt fqinjë kujtonin se u kishin shpëtuar sulmeve maqedonase, por ndërkaq mësuan se romakët kishin mundur Antiohun në Azi. Pak kohë më vonë përfaqësuesit e tyre u kthyen nga Roma pa shpresë për paqe dhe bile njoftuan se konsulli Fulvi kishte kaluar detin me ushtrinë e tij...

M. Fulvi sapo zbriti me ushtrinë e tij në Apolloni, hyri në bisedime me krerët epirotë se nga duheshin filluar veprimet ushtarake. Epirotët ishin të mendimit që të sulmohej Ambrakia, e cila s'kishte shumë kohë që u ishte dorëzuar etolëve. Sepse thonin ata, ose etolët do t'i vinin në ndihmë, dhe në këtë rast do të luftonin në fushë të hapët, ose nuk do të guxonin t'i hynin kësaj pune dhe rrethimi nuk do të paraqiste vështirësi. Në të vërtetë romakët do të kishin përdorur materiale të shumta për kullat dhe punimet e tjera sepse lumi Areth, që rridhte mu pranë mureve [të qytetitj do t'u lehtësonte transportimin e çdo gjëje të nevojshme. Përveç kësaj edhe stina ishte e përshtatshme për veprimin ushtarak. Këto qenë arsyet që e bënë Fulvin të niset nga Epiri.

Kur konsulli erdhi në Ambraki, pa se marrja e këtij qyteti kërkonte punime të mëdha. Ambrakia ndodhet mbi një kodër të thepisur, të cilën banorët e atyshëm e quajnë Perante. Qytete, muret e të cilit janë nga ana e fushës dhe lumit, është kthyer nga perëndimi, kurse akropoli i tij që kurorëzon kodrën shikon nga lindja. Lumi Areth, i cili buron nga Atamania, derdhet në detin e Ambrakisë, që e ka marrë emrin nga qyteti më i afërm. Përveç që ishte i mbrojtur nga një anë prej lumit, nga tjetra prej kodrës, qyteti ishte i rrethuar me mure të forta, që kishin një perimetër pak më shumë se katërmijë hapa. Fulvi ngriti nga ana e fushës dy lëme njërin pranë tjetrit dhe mbi një majë ngriti një kullë përballë akropolit; pastaj ai i lidhi të gjitha këto me ledhe dhe hendeqe në mënyrë që as të mbyllurit në qytet të mos dilnin dhe as ndonjë ndihmë nga jashtë të mos vinte. Me të marrë vesh për rrethimin e Ambrakisë pretori Nikandër me një shpallje të veçantë mblodhi etolët në Strat. Këtu në fillim vendosën të sulen me gjithë fuqitë e tyre dhe ta lirojnë qytetin nga rrethimi. Por pastaj kur panë se qyteti ishte rrethuar pothuajse nga të gjitha anët dhe se epirotët kishin ngritur lëmin e tyre në atë anë të lumit, vendosën t'i ndajnë forcat e tyre. Eupolemi me njëmijë vetë të armatosur lehtë u drejtua për në Ambraki dhe, duke kaluar përmes fortifikimeve që s'ishin mbaruar akoma, hyri në qytet. Nikandri me fuqinë tjetër mendoi në fillim t'i binte natën lëmit të epirotëve, të cilët s'mund të mermin ndihma nga romakët, mbasi i ndante në mes lumi, por pastaj ky plan iu duk i rrezikshëm, sepse po ta mermin vesh romakët, nuk do të kishte rrugë për t'u kthyer prapa, prandaj hoqi dorë nga kjo dhe u nis në drejtim të Akamanisë për ta shkretuar.

Pretori i etolëve... u dërgoi ndihmë amfilohëve, të cilët tani së fundi kishin hyrë përsëri nën pushtetin e etolëve, mbasi Perseu, i biri i Filipit, i dërguar që të ripushtonte Dolopinë dhe amfilohët po i sulmonte me forca të mëdha...

Perseu kur dëgjoi se etolët po afroheshin, hoqi dorë nga rrethimi i qytetit që po sulmonte, u mjaftua me shkatërrimin e fushave, u largua nga Amfilohia dhe u kthye në Maqedoni. Edhe etolët u detyman të ktheheshin prapa, sepse bregdeti i tyre po shkretohej. Pleurati, mbret i ilirëve, kishte hyrë në gjirin e Korintit me gjashtëdhjetë anije, ishte bashkuar me flotën e aheasve që ndodhej në Patra dhe kishte filluar të prishte bregdetin e Etolisë. Kundër tyre u dërgua një forcë prej njëmijë etolësh, të cilët duke ndjekur drejtimin e lundrimit të flotës armike gjatë bregdetit, mermin migët më të shkurtëra, u dilnin përpara dhe ua prisnin hovin kur bëheshin gati për të zbritur në tokë. Në anën tjetër romakët që rrethonin Ambrakinë, duke rrahur dendur muret e qytetit me kryedeshë shkaktuan shumë të çara dhe vrima por megjithëkëtë s'mundën të hynin në qytet brenda...

Në këtë kohë erdhën pranë konsullit të deleguar nga Athina dhe Rodi që të ndërmjetësonin për etolët; po në këtë kohë erdhi edhe Amynandri, mbreti i atamanëve, që të kërkonte favor jo aq për etolët se sa për qytetin e Ambrakisë ku kishte kaluar më të shumtën e kohës kur gjendej në mërgim... Amynandri përpiqej me të gjitha forcat e tij t'ua mbushte mendjen ambrakasve të dorëzoheshin, por meqenëse nuk ia arriti dot këtij qëllimi me anën e bisedimeve që bëri me parinë e qytetit nën muret, kërkoi dhe mori leje nga konsulli të hynte në qytet. Këtu, si hyri, ca me këshilla, ca me lutje, mundi t'i bindte ambrakasit t'u dorëzoheshin pa kushte romakëve.

Të detyruar ta lënë atdheun e tyre për mungesë tokash fgalëtj, u vendosën në bregdetin e thepisur të Ilirisë, përshkuan Paioninë e Thrakinë, duke luftuar kundër popujve trimadhe i shtinë në dorë këto vende...

LIBRI XXXIX

Pasi mundën Antiohun në Termopile u ndanë në dy pjesë dhe në ato ditë konsulli Acili bëri rrethimin e Heraklesë, kurse Filipi atë të Lamisë; por si mori Heraklenë, Acili e urdhëroi Filipin të largohej nga muret e Lamisë dhe ky qytet iu dorëzua romakëve, gjë që e dëshpëroi shumë Filipin. Konsulli e zbuti pak zemërimin e tij, kur i nxitur për të rrethuar Naupaktin, ku ishin strehuar etolët pas dështimit të tyre, ai i lejoi Filipit ta çonte luftën në Atamani kundër Amynanrit dhe t'i shtonte mbretërisë së tij qytetet që etolët u kishin rrëmbyer thesalëve. Atij /Filipit/ nuk iu deshën përpjekje të mëdha për të ndjekur Amynandrin nga Atamania dhe për të rimarrë mjaft qytete...

Përsa u takon atamanëve ata kërkuan /në senat/ lirinë e tyre dhe fortesat e Athenesë dhe Petnesë...

Gjatë luftës së Etolisë unë /Filipi/ mora urdhër nga konsulli M. Acili të rrethoja Laminë. Pas shumë mundimesh të një rrethimi që më kushtoi luftime të shumta dhe punime të mëdha, në kohën kur po përgatitesha të kaloja muret dhe të merrja qytetin, konsulli, më thirri dhe më shtrëngoi të tërhiqem bashkë me trupat.

Për të më ngushëlluar për këtë padrejtësi m'u dha leja të ripushtoj disa fortesa në Thesali, Perrebi e Atamani, që ishin më shumë kështjella të thjeshta se sa qytete. Dhe këtë dëmshpërblim të vogël ti Q. Cecil marrëmbeve para disa ditësh..."

LIBRI XI

Në të njëjtin vit L. Duroni, pretori i vitit të kaluar, mbasi ishte kthyer nga Iliria në Brundis me dhjetë anije i la ato këtu dhe u kthye në Romë. Duke raportuar për punët që kishte kryer atje, midis të tjerave vuri në dukje se shkaku i gjithë piraterive detare ishte pa dyshim mbreti i ilirëve Genti. Të gjitha anijet që grabitnin brigjet e detit të sipërm, ishin të mbretërisë së tij; për këtë çështje i kishte dërguar delegatë, por ata nuk kishin mundur të takohen me të. Erdhën pastaj në Romë delegatë të Gentit për të thënë se në kohën kur delegatët e Romës kishin ardhur për të biseduar me mbretin, ai ndodhej i sëmurë në një kënd të largët të mbretërisë së tij.

Genti i lutej senatit të mos i besonte akuzave shpifëse të armiqve të tij. Këtyre Duroni iu përgjigj se shumë nga shtetasit romakë dhe aleatë të emrit latin kishin pësuar padrejtësi në mbretërinë e tij; thuhet edhe se në ishullin e Korkyrës, mbaheshin shtetas romakë. Senati vendosi t'i sillte të gjithë në Romë; ngarkoi pretorin G. Klaudin të merrte njoftim për faktet dhe priti rezultatin e hetimeve për t'i kthyer përgjigje mbretit Gent dhe delegatëve të tij.

Vdekja e Filipit erdhi në kohën e duhur për romakët. Lufta u la dhe forcat e tyre u çliruan prej saj. Pak ditë mbas kësaj fisi i bastamëve, i cili për një kohë të gjatë qe nxitur nga Filipi, la vendbanimet e veta dhe kaloi lumin Istër me një këmbësori dhe kalori të madhe.

Ishin marrë vesh që Filipi t'i linte bastamët të kalonin lirisht nëpër Thraki, dhe t'u jepte atyre ushqime. Që t'ia arrinte qëllimit ai i bëri për vete me anë dhuratash krerët e krahinave, duke i sigumar ata se bastamët do të kalonin nëpër ato /toka/ në mënyrë paqësore. Qëllimi i tij ishte që të zhdukte fisin e dardanëve dhe të vendoste në tokat e tyre bastamët. Ai mendonte se prej kësaj do të kishte një përfitim të dyfishtë, nga njëra anë do të zhdukej fisi i dardanëve, i cili gjithmonë kishte qenë armik i rrezikshëm i Maqedonisë dhe shqetësonte mbretërit e saj në çaste të vështira, kurse nga ana tjetër do të mund të dërgonte bastamët në Itali që ta shkretonin atë posa të linin në Dardani gratë dhe fëmijët e tyre. Rmga për në Adriatik dhe Itali kalonte nga skordiskët. Nëpër rrugë tjetër ishte e pamundur të kalonte ushtria. Skordiskët do t'i lejonin me lehtësi bastamët, pasi ata nuk ndryshonin prej tyre as nga gjuha, as nga zakonet. Dhe ata vetë do të bashkoheshin me ta kur ta shihnin se shkonin për të plaçkitur popullin më të pasur. Për këtë arsye planet e tij në çdo rast ishin të përshtatshme; nëqoftëse bastamët do asgjësoheshin nga romakët prapseprapë dëbimi i dardanëve, plaçka nga mbeturinat e bastamëve dhe pushtimi me lehtësi i Dardanisë do t'i shërbenin atij si ngushëllim; nëqoftëse nga ana tjetër do të kishin sukses me sulmin e tyre atëherë vëmëndja e romakëve do të tërhiqej në luftën kundër tyre dhe ai do të mund të pushtonte përsëri në Greqi atë që pat humbur. Të tilla ishin planet e Filipit.

 

LIBRI XLI

Perseu kishte ngatërruar dardanët me bastamët dhe i kishte hedhur në luftë me njëri-tjetrin, dhe kur delegatët, që ishin dërguar në Maqedoni për të parë si qendronin punët, u kthyen në Romë, njoftuan se në Dardani kishte plasur lufta... Dardanët duke parë se bastamët jo vetëm nuk dilnin nga vendi i tyre siç shpresonin ata, por të ndihmuar nga fqinjët e tyre thrakë e skordiskë po bëheshin nga dita në ditë më të rrezikshëm, nga dëshpërimi u grumbulluan të armatosur nga të gjitha anët nën muret e një qyteti afër të cilit kishin ngritur lëmin bastamët. Po fillonte dimri dhe këta e kishin zgjedhur këtë stinë si të përshtatshme sepse thrakët e skordiskët do të ktheheshin në vendin e tyre. Porsa mësuan këtë tërheqje, e cila i la bastamët vetëm me forcat e tyre, ata i ndanë trupat në dy grupe, njëri prej të cilëve duhej të marshonte drejt armikut dhe ta sulmonte në ballë, ndërsa tjetri do ta sulmonte nga mbrapa, pasi të sillej nëpër rrugë të fshehta. Por beteja filloi para se ky grup t'i dilte prapa armikut dhe dardanët të mundur u tërhoqën në qytet, që nuk ishte veçse dymbëdhjetë milje larg lëmit të bastamëve. Fituesit e rrethuan menjëherë qytetin të bindur se armiqtë do të dorëzoheshin nga frika që të nesërmen ose se do ta mermin menjëherë me anën e forcës. Ndërkaq, grupi tjetër i dardanëve që kishte bërë rrugën e vet, duke mos ditur humbjen e grupit të parë e gjeti pa mbrojtje lëmin e bastamëve dhe e shtiu në dorë pa asnjë mundim.

LIBRI XLII

Po pritej lufta e Maqedonisë, kur delegatë nga Isa bënë të lindin dyshime për veprimet e Gentit, mbretit të ilirëve. Ata u ankuan, se ishte e dyta herë, që ai kishte shkretuar tokat e tyre dhe lajmëronin njëkohësisht, se mbreti i Maqedonisë dhe ai i Ilirisë ishin të një mendjeje, se ata po përgatisnin së bashku luftën kundër romakëve dhe se delegatët ilirë që ndodheshin në Romë ishin spiunë të dërguar me shtytjen e Perseut, për të marrë vesh se çdo të bëhej. Ilirët u thirrën në senat; këtu delegatët thanë se ishin dërguar nga mbreti për ta larë atë nga faje që mund t'i ngarkonin isasit.

Atëherë u pyetën përse nuk ishin paraqitur në magistrat që t'u jepnin vend për banim dhe për të ngrënë. A dinte ndokush se kishin ardhur dhe pse kishin ardhur? Kur ata ngurman të jepnin përgjigje, iu tha që të largoheshin nga senati. Nuk u gjet me vend t'u jepej përgjigje delgatëve, mbasi ata nuk kishin kërkuar të paraqiteshin në senat; por u gjet e arsyeshme të dërgoheshin delegatë për t'i thënë mbretit të Ilirisë se aleatët ankoheshin në senat për shkretimet që kishte pësuar vendi i tyre nga ai dhe se senati e shihte për detyrë të tij t'i mënjanonte padrejtësitë që u bëheshin aleatëve të tij. Si delegatë u dërguan A. Terenc Varroni, C. Pletori dhe C. Cicerei.

Genti, mbreti i ilirëve meqenëse nuk kishte vendosur ç'anë do të mbante, ishte vënë në pozitë të dyshimtë nga romakët: ai dukej sikur merrte herë njërën herë tjetrën anë, më shumë i shtyrë nga rrëmbimi, se sa nga arsyeja.

36 ... Ja se ç'ndodhi në Romë para se të niseshin konsujt. Gn. Sicini, i cili para se të hiqte dorë nga detyra, pat qenë dërguar në Brundis pranë flotës dhe ushtrisë, ishte hedhur në Epir me pesëmijë këmbësorë dhe treqind kalorës dhe kishte ngritur lëmin pranë Nymfeut, në tokat e Apollonisë. Prej këndej dërgoi disa komandantë me dymijë ushtarë për të pushtuar kështjellat e dasaretëve e të ilirëve, të cilët kishin kërkuar edhe vetë gamizone për të qenë më të sigurt nga sulmet e maqedonasve fqinjë.

Disa ditë më pas K. Marci, A. Atili, P. dhe Ser. Komel Lentuli dhe L. Decimi, që kishin mision të shkonin në Greqi, zbarkuan në Korkyrë me njëmijë këmbësorë; atje ata ndanë ndërmjet tyre edhe krahinat që duhej të përshkonin edhe ushtarët që duhej të mermin me vete. L. Decimi u ngarkua të gjente Gentin, mbretin e ilirëve dhe të përpiqej, nëqoftëse e shikonte se i kishte mbetur ndonjë skrupull për angazhimet e tij, t'i mbushte mendjen të bashkonte armët e tij me ato të romakëve...Marci dhe Atili ishin caktuar të përshkonin Epirin, Etolinë dhe Thesalinë...

Marci dhe Atili si erdhën në Epir, shkuan në Gitanë, qytet i vendosur dhjetë milje nga deti, dhe atje thirrën kuvendin e epirotëve. Ata u dëgjuan nga të gjithë anëtarët e këtij kuvendi me kënaqësi të madhe dhe katërqind ushtarë epirotë u dërguan në Oreste për t'u siguruar banorëve lirinë, që ata kishin fituar, duke shkundur zgjedhën maqedonase...

Decimi vetëm u kthye në Romë pa arritur ndonjë sukses dhe bile me dyshimin poshtërues se ai ishte korruptuar me të hollat e mbretërve të Ilirisë.

Pretori C. Lukreti, i cili komandonte flotën, u nis nga Roma me dyzet anije të pajisura me pesë sërë lopata. Një pjesë e anijeve u pa e arsyeshme të mbetej për nevoja të tjera. Pretori nisi vëllanë e tij M. Lukretin me një anijet të pajisur me pesë sërë lopata me porosi që të merrte nga aleatët anije, që duhej t'i jepnin dhe të bashkohej me flotën në Kefaleni. Regi i dha një anije me tri sërë lopata, Lokri dy të tilla dhe Uriti katër. Me këto anije ai përshkoi gjithë bregdetin e Italisë, Kepin e Kalabrisë në detin Jon dhe arriti në Dyrrah. Këtu ai gjeti dhjetë anije që u përkisnin dyrrahasve; gjeti dhe dymbëdhjetë të tjera tek banorët e Isës dhe pesëdhjetë e katër tek mbreti Gent. Bëri sikur këto ishin përgatitur për t'u shërbyer romakëve, i mori që të gjitha dhe brenda tri ditëve u gjend në Korkyrë dhe së andejmi kaloi menjëherë në Kefaleni...

LIBRI XLIII

Po atë verë që në Thesali ndodhën këto, mëkëmbësi i dërguar në Iliri nga konsulli, nënshtroi, duke përdorur forcën e armëve, dy qytete shumë të pasura dhe u la banorëve gjithë pasuritë e tyre, me shpresë se ky akt zemërgjerësie do t'i bënte banorët e Kamuntit, qytet i fortifikuar, ta prisnin mirë. Por kur e pa se nuk po 3 dorëzoheshin dhe as nuk po i merrte dot me anë të rrethimit, me qëllim që ushtarëve të mos u shkonte kot mundimi dhe lodhja, që kishin patur gjatë dy rrelhimeve të mëparshme, u dha të drejtën të plaçkitnin qytetet, që më parë i kishte lënë të 4  paprekura. Konsulli tjetër, G. Kasi nuk bëri asgjë me rëndësi në Gali, të cilën shorti

ia kishte dhënë si provincë dhe u orvat më kot të çonte legjionet e tij në Maqedoni përmes Ilirisë. Të dërguarit e akuileasve e njoftuan senatin mbi këtë drejtim që kishte marrë konsulli. Ata erdhën të ankoheshin për gjendjen e keqe të kolonisë së tyre të porsalindur e tepër të dobët që të mund të qëndronte në këmbë ndërmjet dy popujve armiq, istërve dhe ilirëve, dhe iu lutën senatit të merrte masa sigurimi për vendin e tyre. Kur u pyetën nëse donin t'ia besonin këtë G. Kasit, ata u përgjigjën se

Kasi, pasi kishte grumbulluar ushtrinë e tij në Akuile ishte nisur për Maqedoni përmes Ilirisë. Në fillim kjo u duke e pabesueshme dhe që të gjithë mendonin se ai kishte shkuar ndoshta të luftonte kundër kamëve dhe istërve. Pasi akuileasit njoftuan se nuk dinin dhe s'kishin ç'thoshin tjetër gjë veçse që u ishte ndarë ushtarëve bukë për tridhjetë ditë dhe që kishin kërkuar dhe marrë me vete udhëheqës, që dinin udhën që nga Italia gjer në Maqedoni, senati u zemërua shumë kundër konsullit, i cili kishte guximin të linte provincën e tij për të kaluar në një tjetër dhe që, duke udhëhequr ushtrinë në një rrugë të panjohur dhe të rrezikshme, përmes popujsh të huaj, u hapte atyre rrugën e Italisë. U vendos me shumicë të madhe votash që pretori C. Sulpici të zgjidhte menjëherë nga gjiri i senatorëve tre legatë, të cilët do të niseshin nga Roma brenda ditës dhe të shpejtonin sa më shumë për të gjetur konsullin Kasi kudo që të ndodhej dhe t'i bënin të ditur që të hiqte dorë nga lufta kundër çdo populli tjetër përveç atij që ishte ngarkuar të luftonte në bazë të vendimit të senatit...

Nuk kishte luftë gjëkundi veçse në Maqedoni. Megjithatë kishte dyshime mbi Gentin, mbretin e ilirëve. Senati e gjeti me vend t'i dërgonte nga Brundisi tetë anije të pajisura mirë në Isa mëkëmbësit G. Furi, i cili mbronte këtë ishull me dy anije, që u përkisnin banorëve të Isës. U ngarkuan në këto anije dymijë ushtarë që pretori M. Reci mobilizoi në bazë të vendimit të senatit në pjesën e Italisë, që është përballë Ilirisë. Nga ana e tij konsulli Hostili dërgoi në Iliri katërmijë këmbësorë nën komandën e Ap. Klaudit për të mbrojtur popujt fqinjë me këtë vend. Ky meqë nuk ishte i kënaqur nga trupat që kishte me vete, mblodhi tek aleatët ndihma të tjera, me anën e të cilave krijoi një forcë tetëmijë vetësh, kombësish të ndryshme, dhe pasi përshkoi gjithë këtë vend u vendos në Lyhnid, në Dasareti.

Aty afër /Lyhnidit/ gjendej qyteti Uskana, i cili përfshihej brenda kufijve të shtetit të Perseut. Ai kishte dhjetëmijë banorë dhe një gamizon të vogël kretas.

Këndej erdhën fshehurazi lajmëtarë, të cilët i njoftuan Klaudit se, nëqoftëse do t'i sillte më afër ushtritë e tij, do të kishte njerëz, të cilët do t'ishin gati t'ia dorëzonin qytetin. Puna e tij do t'i shpërblehej, pasi jo vetëm ai dhe miqtë, por edhe ushtarët e tij do të mbusheshin me plaçkë. Shpresa e tij për këtë, e diktuar nga lakmia, e verboi aq shumë sa që nuk mbajti asnjë nga ata që erdhën tek ai, bile nuk kërkoi as peng, të cilët ta garantonin se nuk e gënjenin nëqoftëse do të bëhej kjo punë; përveç kësaj ai nuk dërgoi njeri që të mësonte për gjendjen dhe nuk mori një sigurim me anë të betimit. Ditën që ishte caktuar, u nis nga Lyhnidi dhe vendosi lëmin dymbëdhjetë milje nga qyteti, ku ishte drejtuar.Nga ora katër mbas mesnate u drejtua për në qytet, duke lënë si roje të lëmit rreth njëmijë vetë. Me një rreshtim të parregullt dhe me një kolonë të gjatë, arritën afër qytetit një numër i vogël, mbasi marshimi i natës i kishte shpërndarë edhe më tepër. Pakujdesia e tyre u rrit, mbasi nuk panë asnjë roje të armatosur në muret e qytetit. Por pasi u avitën në largësinë e heshtës armiqtë u sulën për një herë nga dy portat e qytetit. Britma e ushtarëve, që u sulën kundër romakëve u përzie me ulërimën e tmerrshme që lëshonin gratë nga muret e qytetit, me zhurmën e madhe të enëve prej bakri, që vinte nga çdo anë dhe me klithmat e ndryshme të turmës së parregullt të qytetarëve të përzier me skllevërit. Të frikësuar nga kjo rrëmujë e madhe dhe e përgjithshme romakët nuk mundën t'i qëndrojnë as sulmit të parë. Vetëm dymijë njerëz me legatin në krye u kthyen në lëm. Sa më e madhe ishte largësia nga lëmi aq më shumë lodhja u jepte mundësi armiqve që t'i ndiqnin. Bile Api as nuk u ndal në lëm për të mbledhur ushtarët e tij të shpartalluar, dhe kjo do të shpëtonte edhe ushtarët e shpëmdarë nëpër fusha, por menjëherë shkoi në Lyhnid me ata, që i kishin mbetur pas këtij dështimi.

Perseu, në fillim të dimrit, nuk guxoi të dilte jashtë kufijve të Maqedonisë nga frika se mos romakët hynin në mbretërinë, që ai do ta linte të zbrazët, por në mes të kësaj stine, kur bora e madhe i bën të pakapërcyeshme malet nga ana e Thesalisë, mendoi se ishte rasti t'ua priste shpresat dhe t'i dekurajonte fqinjët, me qëllim të mos t'i dilte ndonjë rrezik për luftën e tij me romakët. Nga ana e Thrakisë kishte paqe me Kotysin, nga ana e Epirit me Kefalin, që papritmas ishte shkëputur nga romakët; dardanët slcishte shumë që i kishte nënshtruar; vetëm krahu i Maqedonisë, që shtrihej nga Iliria mund të ishte i kërcënuar prej luftës; dhe vetë ilirët nuk rrinin qetë dhe u linin shteg romakëve. Mendoi pra që sikur t'i kishte shtruar ilirët që kishte në kufi, atëherë edhe Gentin, i cili prej kohësh ngurronte, do të mund ta bënte për vete. Prandaj u nis dhe erdhi në Stuberë me dhjetëmijë këmbësorë, një pjesë e të cilëve ishin falangitë, dhe me dymijë ushtarë të armatosur lehtë e me pesëqind kalorës.

Pastaj, mbasi mori drithë për shumë ditë dhe mbasi dha urdhër që t'i vinin pas mjetet për të sulmuar qytetet, në të tretën ditë ngriti lëmin pranë Uskanës - ky është qyteti më i madh i tokës së penestëve - po megjithatë përpara se të përdorte forcën, dërgoi disa vetë, që të bënin hetime si midis komandantëve të gamizonit, ashtu edhe midis banorëve të qytetit. Atje, bashkë me rininë e ilirëve, ndodhej edhe gamizoni romak.

Si prunë lajmin se qëndrimi i të rrethuarve nuk ishte aspak paqësor, Perseu u përpoq ta shtinte në dorë qytetin duke e sulmuar nga të gjitha anët. Megjithëse ata që sulmonin këmbenin njëri-tjetrin natë e ditë pa pushim, një pjesë duke u përpjekur të hipnin me shkallë nga muret, pjesa tjetër duke u dhënë zjarrin portave, mbrojtësit e 8 qytetit i qëndronin kësaj furie sepse i mbante shpresa se maqedonasit as nuk do të kishin mundësi ta duronin më gjatë dimrin e fortë pëijashta, as edhe lufta me Romën s'do t'i linte kohë mbretit që të merrte frymë. Mirëpo, mbasi panë se po viheshin në veprim tenda dhe po ngriheshin kulla, këmbëngulja u thye. Me të vërtetë, përsa u përket forcave, këto nuk ishin të barabarta, gjithashtu aty brenda nuk kishte ushqime me shumicë ose gjëra të tjera, sikundër ndodh në një rrethim të papandehur. Prandaj, meqenëse si kishte mbetur asnjë shpresë për qëndresë, K. Karvil Spoletini dhe G. Afrani u dërguan nga garnizoni romak që të kërkonin prej Perseut së pari që t'i linte të lirë të dilnin të armatosur me gjithë sendet e tyre, së dyti sikur të mos ja arrinin këtij qëllimi, të nxirmin prej tij Qalën se do t'u falte jetën dhe do t'i linte të lirë. Këtë premtim fisnik mbreti më tepër e dha se sa e mbajti. Dhe me të vërtetë, mbasi u dha urdhër që të dilnin me gjithçka kishin, më së pari u hoqi armët pastaj edhe lirinë. Mbasi dolën këta përtej qytetit si kohorta e ilirëve që kishte pesëqind vetë — ashtu edhe uskanasit u dorëzuan me gjithë qytetin.

Perseu, pasi vuri roje në Uskanë, të gjithë turmën e të dorëzuarve, që në sasi barazohej me një ushtri të tërë, e shpuri në Stuberë. Këtu, përveç krerëve, ushtarët romakë, që ishin katërmijë vetë, i ndau nëpër qytete për t'i mbajtur nën roje, uskanasit dhe ilirët i shiti dhe menjëherë u nis me ushtrinë e tij për në Penesti kundër qytetit Oene, me qëllim që ta pushtonte. Ky qytet përveç që kishte pozitë të mirë ishte edhe rrugë kalimi për në krahinat e labeatëve, ku sundonte mbreti Gent. Kur po kalonte pranë një fortese të quajtur Draudak, që ishte mjaft e populluar, një nga ata që e njihte vendin i tha se pushtimi i Oenës ska asnjë dobi, po të mos pushtohej edhe Draudaku, i cili ka një pozitë më të përshtatshme nga çdo pikëpamje. Perseu atëherë u afrua me ushtrinë, dhe banorët u dorëzuan menjëherë. Duke marrë zemër nga ky dorëzim, i cili u krye më shpejt se sa shpresonte, dhe në anën tjetër, duke parë se ushtria e tij kallte tmerrin kudo, përfitoi nga ky tmerr dhe pushtoi edhe njëmbëdhjetë kështjella të tjera. Forca u përdor për ato pak kështjella që kundërshtuan, të tjerat u dorëzuan me dashjen e tyre. Këtu u zunë njëmijë e pesëqind ushtarë romakë, të vendosur aty për roje. Karvil Spoletini i dha dorë mbretit gjatë bisedimeve, duke i siguruar shokët e vet se mbreti nuk do të sillej mizorisht kundër tyre. Më në fund arriti në Oene, qytet që s'mund të merrej pa një rrethim të regullt, mbasi roja e tij ishte diçka më e fortë se e qyteteve të tjera, dhe muret e tij ishin shumë të forta; mbrohej nga njëra anë prej lumit Artati dhe në anën tjetër prej një mali shumë të lartë, i cili mezi kalohej, dhe kjo ua shtonte shpresat banorëve për një qëndresë kundër armikut. Perseu, pasi e rrethoi qytetin me hendek e ledhe, urdhëroi të ngrihej nga ana e sipërme një çukë dheu, me një lartësi më të madhe nga ajo e mureve. Gjatë këtij punimi, të rrethuarit dilnin me sulme të shpeshta nga qyteti, me qëllim që të mbronin muret e njëkohësisht të pengonin punimet e armikut; por në këto përpjekje, humbi një numër i madh prej tyre; edhe ata që mbetën gjallë, s'ishin më të vlefshëm se ishin dobësuar shumë duke u munduar ditë e natë, dhe nga plagët që kishin marrë. Kur u ngrit çuka afër murit, kohorta mbretërore me emrin "Nikatores" /Fitimtarët/ u hodh në atë anë dhe me shkallë e sulmoi qytetin nga shumë anë. Gjithë burrat u vranë; gratë e fëmijët e tyre u zunë rob, të tjerat iu lanë ushtrisë për plaçkë. Perseu pas kësaj fitorje u kthye në Stuberë, dhe prej këtej i dërgoi Gentit dy delegatë: ilirin Pleurat, i cili gjendej pranë tij si i mërguar dhe Adeun, maqedonas nga Beroja. Këta u porositën t'i tregonin veprat, që bëri ai kundër romakëve dhe dardanëve gjatë verës e dimrit që shkoi, t'i numëronin fitoret që kish korrur gjatë fushatës së fundit në Iliri dhe më në fund ta shtynin Gentin të lidhej me miqësi me atë dhe me maqedonasit.

Këta /delegatët/ kaluan qafën e malit Skord, shkuan përmes krahinave të shkretuara të Ilirisë, të cilat maqedonët i kishin shkretuar me qëllim që të mos mund të hynin dardanët përmes saj në Maqedoni dhe në Iliri, dhe, pas shumë mundimesh, arritën më në fund në Skodra. Mbreti Gent ndodhej në Lis. Këtu i ftoi delegatët dhe me shumë dashamirësi dëgjoi propozimet dhe u dha atyre një përgjigje të pacaktuar, duke u thënë se atij nuk i mungonte dëshira t'u shpallte luftë romakëve, po për të ndërmarrë atë që dëshironte, i mungonin sidomos të hollat. Këto fjalë delegatët ia shpunë në Stuberë Perseut pikërisht kur ky po merrej me shitjen e robërve ilirë. Me të dëgjuar këtë përgjigje, menjëherë dërgoi përsëri po këta delegatë në Iliri, duke u dhënë për shok edhe Glaukinë, një nga rojet e tij, po në përgjigjen nuk bënte fjalë për të hollat, të cilat ishin i vetmi mjet që mund ta shtynin për luftë një mbret barbar dhe të vobekët. Perseu pastaj, mbasi plaçkiti Ankyrën, hyri përsëri në Penesti bashkë me ushtrinë, forcoi rojet e Uskanës dhe të fortesave rreth saj, të pushtuara më parë, dhe u kthye prapë në Maqedoni.

Legati romak L. Celi, që ishte komandant në Iliri, duke mos pasur guxim të lëvizte, sa kohë që ndër ato vende ishte mbreti /Perseu/, më në fund, pas largimit të tij, u përpoq ta merrte përsëri Uskanën e penestëve, por u zmbraps me shumë humbje nga garnizoni i maqedonasve që ishte aty, dhe i shpuri prapë trupat ushtarakë në Lyhnid. Andej, pas pak ditësh, dërgoi M. Trebel Fregelanin me një njësi mjaft të fuqishme për të marrë në dorëzim pengjet prej atyre qyteteve që i kishin qëndruar në besë. I dha urdhër edhe që të shkonte ndër parthinët; edhe këta kishin premtuar se do të jepnin pengje. Nga të dy fiset i nxori pa vështirësi. Pengjet e penestëve u dërguan në Apolloni, ato të parthinëve në Dyrrah, të cilin aso kohe grekët e njihnin më tepër me emrin Epidamn. Ap Klaudi, duke dashur të mbulonte turpin që pësoi në Iliri, zuri të sulmonte Fanotën, kështjellë e Epirit. Mori me vete, përveç ushtrisë romake, edhe ndihmë nga kaonët dhe thesprotët, por s'i vleu gjë kjo punë, pse Kleva, i lënë aty nga Perseu, qëndronte me një gamizon të fuqishëm.

Perseu u nis për Elimi dhe, mbasi kaloi përmes saj, e udhëhoqi ushtrinë e vet për në Strat meqenëse e ftonin epirotët. Strati aso kohe ishte një qytet shumë i fuqishëm i Etolisë; është i vendosur në gjirin e Ambrakisë pranë lumit Inah.

Mbreti /'Perseu/ u kthye në Maqedoni me dëme në kafshë e në njerëz jo më të pakta, se sa kur kishte ardhur. Megjithatë, lajmi se Perseu po drejtohej për në Strat bëri që Api ta hiqte rrethimin e Fanotës. Kleva me një gamizon të rinjsh të shkathët, iu vu në shpinë dhe aty afër, në rrëzat e parrahura të maleve, vrau rreth njëmijë ushtarë të ngarkuar rëndë, nja dyqind i zuri. Api, mbasi kaloi ngushticat, zuri vend për pak ditë në fushën e quajtur Meleona. Ndërkaq Kleva mori me vete Filostratin, i cili kishte gjashtëqind vetë nga epirotët, dhe zbriti në fushën e Antigonesë. Maqedonasit u nisën për plaçkitje, kurse Filostrati me kohortën e vet qëndroi në pritë në një vend të errët. Burrat e armatosur të Antigonesë u sulën mbi plaçkitësit e shpëmdarë, por të rrëmbyer nga ndjekja që u bënin atyre që iknin, shkuan e ranë në grackën e përgatitur nga armiqtë. Pasi aty u vranë gjashtëqind vetë dhe u zunë rreth njëqind, dhe punët shkuan mbarë kudo, marshuan drejt lëmit të Apit me qëllim që nga ana e ushtrisë romake të mos mundte të shpërthente ndonjë sulm mbi aleatët e tyre. Api pa humbur më kohë në këto vende, i liroi kaonët, thesprotët dhe disa epirotë të tjerë, që i kishte si tmpa ndihmëse; ai u kthye me ushtarët italikë në Iliri, i shpërndau ata ndër kuartierët dimërore nëpër qytetet aleate të parthinëve dhe vetë shkoi në Romë për të bërë flijimet. Perseu dërgoi në Kasandrë njëmijë këmbësorë dhe dyqind kalorës të thirmr nga fisi i penestëve, me qëllim që të qëndronin aty si garnizon. Të dërguarit te Genti u kthyen duke sjellë po ato gjëra si më parë. Dhe nuk pushoi pastaj, duke dërguar herë njërin, herë tjetrin për ta nxitur, meqenëse e kuptonte se sa e dobishme ishte mbështetja tek ai; por s'ia donte zemra të bënte shpenzime në këtë çështje me kaq rëndësi nga çdo pikëpamje.

LIBRI XLIV

Ai /pretori/ vendosi të thyente muret e dobëta dhe të hynte prej këndej në qytet /Kasandre/. Garnizoni i Kasandresë, përveç rinisë guximtare të qytetit, kishte edhe tetëqind agrianë dhe dymijë penestë, ilirë të dërguar prej kohësh nga Pleurati, trupa këto që u përkisnin njëkohësisht dy popujve luftëtarë. Ndërsa ata mbronin muret, që sulmoheshin me ashpërsi të madhe nga romakët, paretet e dobëta të zgavrave të tyre, të meremetuara më vonë, u thyen papritur duke lejuar kështu hyrjen për në qytet; dhe nëqoftëse ata që punonin do të kishin pasur armë do t'i kishin pushtuar menjëherë. Ushtarët si morën vesh që punimet kishin mbaruar, lëshuan thirrje të forta gëzimi; ata shpresuan se do të hynin në qytet nga të gjitha anët.

Në fillim armiqtë u habitën dhe nuk kuptuan ç'donin të thonin këto britma të papritura. Në këtë zhurmë e sipër Pytoja dhe Filipi, komandantë të gamizonit, si e panë që këto punime duhet të ktheheshin në favor të atyre, që do t'i pushtonin të parët, dolën menjëherë në krye të një njësie të fortë agrianësh dhe ilirësh, sulmuan në befasi romakët që po grumbulloheshin me rrëmujë për të hyrë në qytet, i vunë përpara, duke përfituar nga kjo rrëmujë dhe i ndoqën gjer në buzë të hendekut, i hodhën brenda e i mbuluan me gurë e dhe. Në këtë mënyrë humbën gjashtëqind vetë 4 dhe të gjithë ata që ndodheshin midis hendekut dhe murit u mbuluan me plagë.

Kështu viktimë e mjetit që përdori vetë, pretori nuk po kërkonte më të gjente mjete të tjera. Nga ana e tij, Eumeni nuk ia arriti aspak me sulmin e kombinuar që bëri nga toka dhe nga deti. Pretori dhe ai /Eumeni/ mbetën dakord që të forconin rrethimin në mënyrë që të rrethuarve të mos mund t'u vinte ndihmë nga Maqedonia...

U lexuan pastaj lajmet e konsullit Q. Marci. Ai thoshte se pasi kishte kaluar një grykë kishte hyrë në Maqedoni, se në saje të parashikimit të pretorit ai ishte furnizuar për gjithë dimrin; se përveç ushqimeve që kishte marrë pretori në vende të ndryshme ai u kishte kërkuar epirotëve njëzetmijë modie grurë dhe dhjetë mijë elb dhe për këtë ai i lutej senatit t’ua paguante përfaqësuesve të tyre në Romë... Senati mori vendim... t'u paguajë përfaqësuesve të epirotëve çmimin e grurit, me të cilin ata kishin furnizuar bashkëqytetarët e tyre...

Këtyre dy udhëheqësve kryesorë iu shtua edhe i treti, pretori L. Anici, i cili ishte ngarkuar të sqaronte mosmarrëveshjet ndërmjet qytetarëve dhe të huajve. Ai duhej të shkonte në provincën e Ilirisë në afërsitë e Lyhnidit për të zëvendësuar komandantin Ap Klaudin...

Kur po ngjisnin këto në Itali, Perseu - të cilin kopracia nuk e linte t'u jepte fund marrëveshjeve që kishte me Gentin, mbretin e Ilirisë, për ta bërë për vete - si pa se romakët hynë ndër qafat e se po afrohej ora e fundit vendosi të mos e zgjaste më dhe me anë të Hipisë, delegatit të vet, i premtoi mbretit të Ilirisë treqind talente të argjendta. Pasi u morën vesh të shkëmbenin pengjet në mes tyre, dërgoi Pantauhun,  një nga miqtë më besnikë, për t'i dhënë fund marrëveshjes. Pantauhu u takua me mbretin e ilirëve në Meteon të labeatëve, dhe aty mbreti bëri betimin dhe i dorëzoi pengjet. Pastaj Genti dërgoi në Maqedoni delegat Olympin për të kërkuar prej Perseut betimin dhe pengjet. Bashkë me Olympin dërgoi edhe njerëz të ngarkuar për të marrë shumën e premtuar, dhe pas këshillës së Pantauhut, caktoi Parmenin dhe Morhun që të shkonin në Rod si delegatë bashkë me maqedonasit. Këta i porositi, që vetëm pasi të mermin betimin, pengjet dhe të hollat, të niseshin për Rod; në emër të dy mbretërve bashkë ata të nxitnin rodasit për luftë kundër romakëve; po të bashkohej ai qytet, i cili atëherë ishte i vetmi për lavdinë e artit detar, romakëve nuk do t'u mbetej asnjë shpresë as në tokë, as në det. Perseu, me të marrë vesh se ilirët po vinin, e la lëmin që kishte pranë lumit Eipe dhe me të gjithë kalorësinë vrapoi për Dium, për t'i pritur. Këtu u bë marrëveshja duke qëndruar kalorësia rreth e përqark; mbreti deshi të ndodhej në këtë ceremoni të aleancës me Gentin, se besonte që kjo do t'i jepte atij pak më tepër guxim, gjithashtu edhe pengjet u morën dhe u dhanë në prani të të gjithëve. Dërgoi në Pela tek thesari mbretëror personat e caktuar për të marrë të hollat, dhe ata që do të shkonin në Rod bashkë me delegatët e Ilirisë i urdhëroi t'i hipnin anijes në Thesalonik. Këtu gjetën Metrodorin, i cili posa ishte kthyer nga Rodi dhe u tha këtyre se, siç e siguruan Dinoni me Polyaratin, krerë të atij qyteti, rodasit ishin gati për luftë... Metrodorit iu ngarkua kryesia e delegatëve të dy palëve.

Prapë për shkak të kopracisë së tij, Perseu humbi aleancën e përgatitur më parë me mbretin Gent si dhe ndihmën që i ofronte në atë kohë një ushtri e madhe galësh, të shpëmdarë nëpër Ilirik... Perseu erdhi pranë qytetit Alman dhe vendosi lëmin e tij në breg të lumit Aks. Ushtria gale ishte vendosur në afërsitë e Desudabës në Medike, duke pritur të merrte shpërblimin e premtuar. Ai dërgoi tek ata një nga purpuratët e tij, Antigonin, që t'i urdhëronte galët që të shpërngulnin lëmin e tyre në Bylazora - një vend në Paioni - dhe krerët e tyre të vinin në një numër të madh tek ai...

E njëjta kopraci e largoi pre tij mbretin Gent, dhe ja se si: Në Pela u numëroi delegatëve të Gentit treqind talente dhe u dha leje që t'i vulosnin. Pastaj i dërgoi Pantauhut dhjetë talente dhe e urdhëroi që t’ia dorëzonte menjëherë mbretit; të hollat e tjera, të vulosura me vulën e ilirëve, urdhëroi të udhëtonin me ngadalë dhe, kur të arrinin në kufijtë e Maqedonisë, të qëndronin aty dhe të prisnin lajmëtarët e tij. Genti mori shumën e vogël të dërguar prej Perseut dhe, meqenëse Pantauhu e nxiste vazhdimisht t'i provokonte romakët me ndonjë akt armiqësor, i hodhi në burg delegatët romakë. M.Perpenen dhe L.Petilin, të cilët kishin ardhur rastësisht tek ai.

Perseu, porsa mori vesh këtë, u bind se Genti do të bënte doemos luftë me romakët dhe dha urdhër të kthehej prapa ai që kishte të hollat. Ky njeri /Perseu/ dukej sikur s'kishte tjetër kujdes veçse t'u rezervonte romakëve sa më shumë plaçkë lufte kur do të mundej nga ata...

Në këtë kohë erdhën njëri pas tjetrit në Rod delegatët maqedonas dhe ilirë; misioni i tyre mori rëndësi të madhe jo vetëm për shkak të udhëtimit, që kishin ndërmarrë anijet e lehta rreth Kykladeve dhe në detin Egje, por edhe për shkak të vetë aleancës së mbretërve Perse e Gent si edhe të lajmit mbi udhëtimin e një numri të madh këmbësorësh dhe kalorësish galë...

Po fillonte pranvera dhe prijësat e rinj erdhën në provincat e tyre: Konsulli Emil në Maqedoni, Oktavi në Ore, ku ndodhej flota, dhe Anici në Iliri për të luftuar kundër Gentit. Genti, biri i Pleuratit, mbretit të ilirëve, dhe i Eurydikës, kishte dy vëllezër, Platorin prej nëne e babe, dhe Karavantin, vetëm prej nëne. Duke mos dyshuar nga ky i fundit, sepse s'ishte fisnik nga i ati, ai vrau Platorin me dy miqtë e tij, burra trima, Etritin dhe Epikadin, me qëllim që të gëzonte fronin më me siguri.

Pëshpëritej se ia pat zili të vëllait sepse ky do të merrte për grua Etutën, të bijën e Monunit, prijësit të dardanëve, dhe do të bënte për vete fisin e dardanëve. Martesa e Gentit me këtë vajzë, pas vrasjes së Platorit, i vërtetoi pothuaj këto pëshpëritje. Si i doli, pra, frika e të vëllait, filloi të bëhej i rëndë ndaj popullit, dhe shpërdorimi i verës ia ndezi më shumë egërsinë që e kishte prej natyre. Ky, pra, sikundër u tha edhe më sipër, mbasi kishte qenë nxitur për luftë kundër romakëve, mblodhi në Lis të gjitha forcat. Ishin pesëmbëdhjetë mijë të armatosur. Prej andej dërgoi të vëllanë me një mijë këmbësorë dhe pesëdhjetë kalorës për të nënshtruar me anë të forcës ose të frikës fisin e kavëve; ai vetë u nis kundër qytetit Basania, pesë milje larg nga Lisi; Basanasit ishin aleatë të romakëve; prandaj, kur provoi Genti me anë delegatësh t'i tërhiqte për vete, më parë pranuan të rrethoheshin se sa të dorëzoheshin. Të vëllanë, Karavantin, kur arriti tek kavët, qyteti Dum e priti mirë, por qyteti tjetër Karavandi, ia mbylli dyert. Atëherë ai nisi të shkretojë anë e mbanë tokat e tyre; disa ushtarë të tij që ishin të shpërdarë, u vranë nga fshatarët që rendën mbi ta. Në këtë kohë edhe Ap Klaudi, si e forcoi ushtrinë me ndihmat e ardhura nga bulinët, apolloniatët dhe dyrrahasit, e la fushimin dimëror dhe erdhi e ngriti lëmin afër lumit Genus. Këtu, kur dëgjoi se Genti kishte bërë aleancë me Perseun, u zemëma nga dhuna që u ishte bërë delegatëve dhe nuk mbeti më dyshim se do të bënte luftë kundër tij. Në anën tjetër, pretori Anici, mbasi dëgjoi në Apolloni se ç'po ngjiste në Iliri dhe mbasi i shkroi Klaudit ta priste në Genus, pas tri ditësh edhe ai ia arriti me ushtri. Këtu ushtrinë që kishte e forcoi me ndihmat e dërguara nga parthinët, që arrinin në dy mijë këmbësorë dhe dyqind kalorës (Epikadi kryesonte këmbësorët dhe Algalsi kalorësit) dhe e përgatiti ta dërgonte në Iliri, për të çliruar sidomos basanasit nga rrethimi; mirëpo këtë fushatë e penguan lajmet, që mori se anije të lehta të armikut, po plaçkitnin bregdetin. Genti, i nxitur prej Pantauhut kishte dërguar rreth tetëdhjetë anije për të plaçkitur tokat e dyrrahasve dhe të apolloniatëve. Në këtë kohë flota romake qëndronte pranë bregdetit jo larg Apollonisë. Anici vrapoi këtu, i arriti shpejt plaçkitësit ilirë, u përlesh me ta, i theu fare lehtë dhe disa nga anijet i zuri, të tjerat i shtrëngoi të ktheheshin përsëri në Iliri. Prej këtej u kthye në lëmin e tij pranë Genusit e shkoi me vrap për të ndihmuar basanasit. Genti i tmerruar nga arritja e pretorit romak, hoqi rrethimin dhe iku në Skodra aq shpejt sa nuk mundi ta merrte të gjithë ushtrinë me vete. Atëherë një numër i madh ushtarësh, që do të mund të qëndronin, sikur kryetari i tyre t'u kishte qëndruar pranë, mbasi ai u largua, u dorëzuan.

Shembullin e këtyre e ndoqën edhe qytetet e kësaj krahine, dhe vrapuan të dorëzohen te pretori romak, të tërhequr sidomos nga butësia e drejtësia, që tregoi pretori kundrejt të gjithëve. Pastaj pretori arriti në Skodra, e cila ishte pika më me 2 rëndësi e luftës, sepse Genti e kish zgjedhur këtë si fortesë të gjithë mbretërisë, duke qenë vendi më i fortë i labeatëve dhe i vështirë për t}u afruar.

Ky qytet rrethohet prej dy lumenjsh; prej Klausalit që rrjedh nga ana lindore pranë qytetit dhe në perëndim prej Barbanës, lum që buron nga liqeni Labeat. Të dy këta lumenj derdhen në ujërat e lumit Oriund, i cili buron nga mali Skord dhe, pasi përmbledh edhe ujërat e disa lumenjve të tjerë, derdhet në detin Adriatik. Mali Skord, më i larti i këtij vendi, ka përposhtë nga lindja Dardaninë, nga jugu Maqedoninë dhe nga perëndimi Ilirinë. Megjithëse qyteti ishte i fortë prej natyre dhe e mbronte gjithë fisi i ilirëve me vetë mbretin në krye, pretori romak, meqenëse fillimi i kësaj fushate kish shkuar mbarë, besoi se edhe pas kësaj do ta ndihmonte fati si më parë, dhe se tmerri i shpejtë do të bënte efekt; rreshtoi, pra, ushtrinë dhe iu afrua mureve të qytetit. Të rrethuarit po të kishin mbyllur portat dhe të kishin qëndruar duke i ruajtur muret dhe kullat e portave, duke vendosur në ta ushtarë, do t’i kishin prapsur romakët nga muret dhe do t'i kishin bërë të dështonin. Po ata dolën nga porta dhe, në fushë të hapur, nisën luftën me romakët duke treguar më shumë guxim se sa qëndresë. Më në fund u thyen dhe, në ikje e sipër, u grumbulluan tek hyrja e ngushtë e portës, ku u vranë më shumë se dyqind vetë; atëherë kaq u hyri tmerri, sa që Genti menjëherë dërgoi si delegatë te pretori dy nga krerët e fisit, Teutikun dhe Belin për të kërkuar armëpushim në mënyrë që të kishte mundësi të vendoste për punët e veta. Pretori i dha për këtë tri ditë afat dhe ushtria qëndroi në lëmin ushtarak që ishte afërsisht pesëqind hapa larg qytetit. Në këtë kohë Genti i hipi anijes dhe, duke lundruar nëpër Barbana, hyri në liqenin Labeat, sikur të kërkonte një vend të fshehtë për t'u këshilluar, por pa dobi; atë e gënjente shpresa se i vëllai Karavanti do të vinte me shumë mijëra ushtarë, të mbledhur në ato vise ku kishte qenë dërguar. Po me që dështuan këto, pas tri ditësh u kthye në Skodra, gjithnjë nëpër njedhë të lumit; dhe mbasi i çoi më parë pretorit lajmëtarë për të kërkuar leje për t'u takuar dhe iu dha mundësia, erdhi në lëmin e pretorit... Pastaj, bashkë me pretorin hyri në qytet, ku hëngrën që të dy. Po më pas e mbajti nën vërejtje, duke ia dorëzuar tribunit G. Kasit...

Anici, mbasi shtiu në dorë Skodran, dha urdhër që të mos i sillnin asgjë më parë se legatët e kërkuar, Petilin dhe Perpenën. Si i ktheu të dy në shkëlqimin e parë, menjëherë dërgoi Perpenën për të kapur miqtë dhe farefisin e mbretit. Perpena u nis për Meteon, qytet i fisit të labeatëve, dhe solli në Skodra, tek lëmi, të shoqen e Gentit, Etlevën me dy bijtë, Skerdilaidin e Pleuratin, si dhe të vëllanë Karavantin. Anici, mbasi lufta ilire mori fund brenda tridhjetë ditëve, dërgoi në Romë, si lajmëtar të fitores, Perpenën dhe pas pak ditësh vetë mbretin Gent me të ëmën, me të shoqen dhe me fëmijët si dhe të vëllanë me krerë të tjerë të ilirëve...

 

LIBRI XLV

Në këtë kohë e sipër erdhën nga Iliria të dy legatët G. Licin Nerva dhe P. Deci, të cilët sollën lajmin se ushtria e ilirëve u shkatërrua, mbreti Gent u zu rob dhe Iliria u vu nën pushtetin romak. Për këto vepra që u bënë nën udhëheqjen e oguret e pretorit Anici, senati vendosi të bëhen lutje publike tri ditë me radhë dhe menjëherë konsulli me anë të një dekreti caktoi të katërtën, të tretën dhe të dytën ditë pas ideve të nëntorit.Disa thonë se delegatët e Rodit, që deri atëherë nuk i kishte pranuar senati, u thirrën në senat pas lajmit të fitores, si për t'u tallur me krenarinë e tyre të çmendur...

Senati pastaj u mor me caktimin e legatëve, sipas gjykimit të të cilëve komandantët L. Pauli dhe L. Anici duhej të rregullonin punët e vendeve të pushtuara. Ai caktoi dhjetë të tillë për Maqedoni dhe pesë për Ilirik. ... Në Ilirik u emëruan ish konsulli P. Elius Ligu, C. Cicerei dhe Gn. Beb Tamfili (që të dy kishin qenë pretorë, ky i dyti një vit më parë, Cicerei shumë vjet përpara), P. Terenc Tusivikani dhe P. Manili.

Më parë se çdo gjë tjetër, senati romak vendosi të shpallë të lirë maqedonasit dhe ilirët, me qëllim që ta shihnin qartë të gjithë popujt, se armët e popullit romak nuk u sillnin robërinë popujve të lirë, po përkundrazi lirinë të shtypurve; se popujt, që ishin të lirë do ta gëzonin lirinë me siguri dhe përgjithmonë nën mbrojtjen e popullit romak, dhe se ata që rronin nën mbretër, tani do të trajtoheshin prej tyre në mënyrë më të butë e më të drejtë, për respekt ndaj popullit romak; dhe nëqoftëse ndonjëherë do të shpallet luftë në mes të mbretërve të tyre dhe popullit romak, përfundimi i saj do të ishte fitore për romakët, dhe për ta liri. U vendos pastaj që të hiqej taksa mbi minierat e Maqedonisë, që ishte një tatim shumë i rëndë, të hiqej gjithashtu dhënia me qira e tokave të fshatit, sepse kjo punë mund të ushtrohej vetëm me anë të sipërmarrësve, dhe atje ku ka sipërmarrës, ose interesi i shtetit do të cënohej rëndë, ose liria e aleatëve do të zhdukej. Por as maqedonasit vetë nuk mund ta ushtronin këtë sepse kur ndërhyn interesi i administratorëve, atje kurrë nuk do të mungojnë shkaqet për kryengritje dhe grindje. Maqedonia nuk duhet të kishte kuvend të përbashkët me qëllim që populli i mbrapshtë të mos ta shndërronte një ditë 6 në një shthurje të rrezikshme lirinë, që i kishte dhënë senati për ta gëzuar në mënyrë të matur e për të mirën e tij. Vendosi prandaj të ndahet Maqedonia në katër krahina, 7 secila të kishte kuvendin e vet veçmas e t'i paguante popullit romak gjysmën e taksave që zakonisht u paguante mbretërve. Të tilla vendime u morën edhe për Ilirinë. Hollësirat e tjera senati i la në dorën e komandantëve dhe legatëve, të cilët, duke parë punët së afërmi do të mundnin të mermin vendime më të drejta.

Kur po ngjisnin këto në Maqedoni dhe në Romë, në Iliri L. Anici siç kemi thënë më sipër - nënshtroi mbretin Gent, dhe pasi vendosi një roje në Skodra, që ishte kryeqyteti, vuri në krye të saj Gabinin dhe në qytetet e rëndësishme Rizon dhe Ulcini, K Licinin. Si rregulloi kështu punët në Iliri, ai vetë me ushtrinë tjetër u nis për në Epir. Këtu Fanote qe i pari qytet që iu dorëzua, dhe banorët e tij dolën përpara me shumicë të madhe me lidhëse të bardha . Anici pasi la roje në këtë qytet prej këtej shkoi në Molosi, ku gjithë qytetet iu nënshtruan, përveç Pasaronit, Tekmonit, Fylakes dhe Horreas. Së pari u turr kundër Pasaronit. Aty gjendeshin Antinou dhe Thodoti, që ishin krerë të këtij qyteti dhe njiheshin si miq të Perseut dhe armiq të popullit romak; këta kishin qenë shkaktarë që populli mbarë ishte shkëputur

nga romakët. Këta të dy, duke qenë të ndërgjegjshëm për fajin e tyre, dhe pasi nuk shpresonin të mermin falje nga romakët, vendosën të mbuloheshin me gërmadhat e atdheut të tyre. Ata i mbyllën portat e qytetit dhe e nxitën popullin të pranonte më parë vdekjen, se sa robërinë. Asnjë nuk pati guxim të hapte gojën kundër këtyre burrave të fuqishëm. Më në fund, një djalosh bujar, një farë Theodoti, gjithashtu duke u trembur më tepër nga romakët se sa nga krerët e qytetit, tha: "Ç'është kjo marrëzi që ju shtyn të bashkoni dënimin e fajit të këtyre të dyve me fatin e qytetit?

Shpesh herë kam dëgjuar se qytetarët fisnikë kanë dhënë jetën e tyre për atdhenë, ndërsa këta të dy janë të parët që e gjykuan të drejtë të sakrifikojnë atdhenë për interesin e tyre. Pse të mos i hapim portat e të pranojmë një pushtet, të cilin një botë e tërë e ka pranuar?" Theodoti dhe Antinou, kur panë se populli po ndiqte anën e 10   këtij, u turrën në vijë të parë të armikut dhe, duke ua hapur gjoksin goditjeve, u vranë. Qyteti iu dorëzua romakëve. Gjithashtu nguli këmbë Kefali kryetari i Tekmonit të rrethuar, po u vra, dhe qyteti u dorëzua. Qytetet Fylaku dhe Horrea nuk pritën të rrethoheshin dhe u dorëzuan. Atëherë Anici, si e pushtoi Epirin dhe ushtrinë e ndau ndër qytetet më të rëndësishme për të kaluar dimrin, u kthye në Skodra të Ilirikut, ku kishin arritur nga Roma të pesë delegatët dhe mbajti me krerët e ftuar të gjithë krahinës një mbledhje. Këtu, nga tribuna, shpalli me aprovimin e këshillit se 13 vullneti i senatit dhe i popullit romak është t’i linte të lirë ilirët dhe t'i heqë trupat nga gjithë qytetet, nga kështjellat e fortesat, se jo vetëm do të ishin të lirë por edhe do të përjashtoheshin nga taksat isasit, taulantët, pirustët e dasaretët, banorët e Rizonit dhe të Ulcinit, mbasi këta u hodhën në anën e romakëve para se të humbiste fuqinë Genti. Gjithashtu të përjashtoheshin nga taksat edhe daorsët për arsye se kishin braktisur Karavantin dhe me gjithë armët ishin hedhur në anën e romakëve. Banorët e Skodras, dasaretët, selepitanët dhe ilirët e tjerë do të paguanin gjysmën e taksave që i jepnin mbretit. E ndau pastaj Ilirinë në tri pjesë: pjesa e parë ishte ajo, për të cilën kemi folur më lart; e dyta përmblidhte gjithë labeatët, e treta banorët e Agravonës, të Rizonit e Ulcinit si edhe të vendeve kufitare me ta. Si e bëri këtë ndaije të re administrative në Diri, Anici u kthye në Epir, për të kaluar dimrin në Pasaron.

Kur kasneci vendosi qetësinë, Pauli njoftoi në gjuhën latine atë që kishte vendosur senati dhe atë që mendonte ai vetë me këtë rast. Këto sende pretori Gnei Oktavi, i cili ishte atje, i njoftoi duke i përkthyer në greqisht. Para së gjithash ai 4 njoftoi se maqedonasit do të ishin të lirë, do të kishin po ato qytete dhe toka, do të shfiytëzonin si edhe më parë ligjet e veta dhe do të zgjidhnin për çdo vit zyrtarë. Taksën do t'ia paguanin popullit romak në gjysmën e asaj që i jepnin mbretit. Pas kësaj u tha atyre se Maqedonia ndahet në katër krahina. Njëra, e para, do të përfshinte tokat ndërmjet Strymonit dhe Nesit. Kësaj krahine do t'i shtohej nga lindja toka përtej Nesit ku Perseu zotëronte fshatra, kështjella e qytete, me përjashtim të Enit, Maronesë dhe Abderës, kurse nga perëndimi përtej Strymonit gjithë Bizaltikën me Heraklenë, e cila quhej Sintikë. Krahina e dytë do të ishte ajo që kufizohej me lumin Strymon pa Heraklenë, Sintikën dhe bizaltët, kurse nga perëndimi me lumin Aks, duke i shtuar asaj paionët, të cilët jetonin në bregun lindor të lumit Aks. Krahina që kufizohej nga lumenjt Aks në lindje dhe Peneit në perëndim ishte e treta; në perëndim të saj ngrihej mali Bora. Me këtë krahinë bashkohej Paionia e bregut perëndimor të Aksit. Qytetet Edesa dhe Beroja hynin në të. Krahina e katërt shtrihej përtej malit Bora, nga njëra anë kufi me Ilirikun, nga tjetra me Epirin. Ai caktoi vendet kryesore se ku do të bëheshin mbledhjet e krahinave të veçanta. Në krahinën e parë caktoi për këtë qëllim Amfipolin; në të dytën Thesalonikun, në të tretën Pelën dhe në të katërtën Pelagoninë. Atje ai urdhëroi që të caktohej koha e mbledhjeve për çdo krahinë, të vihen taksat dhe të zgjidhen zyrtarët. Pas kësaj shpalli se nuk i lejohej asnjë njeriu të martohej ose të tregtonte përtej krahinës në të cilën jetonte.

Shfrytëzimi i minierave të floririt dhe të argjendit u ndalua, kurse i atyre të hekurit dhe të bakrit u lejua. Shfrytëzuesit e minierave ngarkoheshin me gjysmën e taksave të cilat ia paguanin mbretit. Importimi i kripës, gjithashtu, u ndalua. Dardanëve, të cilët kërkonin Paioninë, mbasi ishte kufitare me tokat e tyre, iu përgjigj se u jepte liri të gjithë atyre që qenë nën sundimin e Perseut. Duke mos u dhënë Paioninë e kërkuar prej tyre u dha të drejtë të tregtonin kripë; krahinës së tretë i ngarkoi transportimin në qytetin paion Stobi dhe caktoi çmimin e saj. U ndaloi atyre të presin ose t'u lejojnë të tjerëve të presin lëndë druri për anije. Krahinave fqinje me barbarët, siç ishin të gjitha me përjashtim të së tretës, ai u lejoi të kishin roje të armatosura për kufijtë e tyre të jashtëm.

Krahina e tretë ka qytetet e shkëlqyera: Edesën e Berojen e Pelen edhe fisin luftarak të vetijve, dhe shumë e shumë banorë galë e ilirë, bujq të shkathët. Në krahinën e katërt banojnë eordejtë, lynkestët dhe pelagonët; pranë këtyre është Atintania, Tymfeia dhe Elimia. E gjithë kjo anë është e ftohtë, e ashpër dhe e vështirë për t'u punuar. Edhe banorët toka i ka bërë si veten. Ata bëhen edhe më të egër nga fqinjët barbarë, të cilët herë i ngacmojnë me luftë, herë i përziejnë zakonet me ta në kohë paqeje.

/Paul Emili/ dërgoi P. Nasikun dhe të birin, Kv. Maksimin, me një pjesë të ushtrisë për të plaçkitur ilirët që kishin përkrahur në luftë Perseun, dhe u dha urdhër të takoheshin me të në Orik. Ai vetë u drejtua për në Epir dhe në pesëmbëdhjetë ditë arriti në Pasaron.

Jo larg prej këtej gjendej lëmi i Anicit. Emili, që të mos shqetësohej aspak

përsa do të ndodhte, i dërgoi letër, në të cilën shkruante se senati lejonte ushtrinë të plaçkiste ato qytete të Epirit, të cilat kishin kaluar në anën e Perseut. Menjëherë pastaj dërgoi në çdo qytet centurionë që të shpallnin se kishte ardhur për të hequr rojet ashtu që edhe epirotët të ishin të lirë sikurse maqedonasit. Thirri pastaj nga çdo qytet nga dhjetë krerë dhe i porositi të derdhnin në arkën shtetërore tërë arin e argjendin dhe shpëmdau kohortet në të gjitha qytetet. Kohortet që ishin caktuar për qytetet e largëta, u nisën para atyre të caktuara për qytetet më të afërta, që të arrinin në të gjitha qytetet për një ditë. Tribunët e centurionët morën urdhër si do të vepronin. Në mëngjes ari dhe argjendi ishte grumbulluar, në orën e katërt iu dha shenjë ushtarëve për të plaçkitur qytetet. Plaçka e rrëmbyer qe aq e madhe sa çdo kalorësi i ranë nga katërqind denarë, e këmbësorëve nga dyqind dhe numri i robërve arriti në njëqind e pesëdhjetë mijë. Pastaj u rrënuan muret e qyteteve të plaçkitura, të cilat ishin afro shtatëdhjetë. U shit gjithë plaçka dhe vlefta e mbledhur u nda midis ushtarëve. Pauli zbriti në bregdet në Orik duke kujtuar se me plaçkitjen në Epir do të ishte ngopur lakmia e ushtarëve. Mirëpo këta ishin zemëruar se slcishin marrë pjesë në plaçkën mbretërore, sikur nuk kishin luftuar fare në Maqedoni. Në Orik gjeti ushtrinë që e kishte dërguar nën komandën e Scipion Nasikës dhe të djalit të tij, Maksimit dhe, pasi e ngarkoi ushtrinë në anije, e nxori në Itali. Disa ditë më vonë, Anici mblodhi epirotët dhe akamanët e tjerë, u urdhëroi krerëve të shkonin me të në Itali sepse çështja e tyre varej prej senatit. Priti gjersa u kthyen anijet që kishin transportuar ushtrinë e Maqedonisë dhe u nis edhe ai për në Itali...

Akoma nuk ishte zhdukur, jo vetëm nga shpirti, por edhe nga sytë e popullit romak kujtimi i triumfit për fitoret gjatë luftës së Maqedonisë, kur Anici gjatë festive kuirinale bëri triumfm mbi Gentin e ilirët. Ky triumf i ngjiste të parit në çdo gjë, por s'ishte baras. Vetë komandanti Anici ishte më i ulët në krahasim me Emilin qoftë nga fisnikëria qoftë nga autoriteti, mbasi një pretor s'mund të krahasohet me një konsull. Pastaj nuk mund të krahasoheshin as Genti me Perseun, as ilirët me maqedonasit, as plaçka me plaçkë, as të hollat me të holla, as dhuratat me dhurata.

Por megjithëqë triumfi i parë errësonte këtë të dytin, prapseprapë atyre që e shikonin u dukej se ky në vetvete nuk ishte aspak për t'u përbuzur. Në pak ditë ai shtroi fisin ilir, trim për tokë e det, që mbështetej në vendet e veta dhe në fortifikimet; kishte zënë rob jo vetëm mbretin, po edhe gjithë familjen mbretërore. Në triumf kishte me vete shumë flamuj ushtarakë, plaçkë tjetër dhe orenditë e mbretit; solli njëzet e shtatë ponde ari, nëntëmbëdhjetë ponde argjendi, trembëdhjetë mijë denarë dhe njëqind e njëzetmijë copë monedha ilire prej argjendi. Përpara karrocës së Anicit u soll mbreti Gent bashkë me të shoqen dhe fëmijët, me të vëllanë Karavantin e me disa nga paria ilire. Prej plaçkës së luftës iu dha secilit ushtar nga dyzet e pesë dinarë, dy herë aq çdo centurioni dhe tri herë aq çdo kalori. Aleatëve të emrit latin u 7 dha shumën që u kishte dhënë qytetarëve, kurse detarëve të flotës së aleatëve u dha aq sa ushtarëve. Më me gëzim e festoi këtë triumf ushtria, dhe vetë prijësi u lartësua me shumë këngë. Antias thotë se nga shitja e plaçkës u nxorën milionë sestercë, pa numëruar arin e argjendin që u derdhën në thesarin publik. Meqë m'u duk e pabesuar të mbledhurit e një shume aq të madhe, prandaj e përmenda autorin që e thotë. Me vendim të senatit mbreti Gent me të shoqen, me fëmijët e me të vëllanë u dërguan në Spolet për t'i mbajtur nën vërejtje; robërit e tjerë u burgosën në Romë; po meqenëse banorët e Spoletit nuk pranonin të kishin nën vërejtje familjen mbretërore, u transferua kjo në Iguv. Nga plaçka që u zu në Iliri, ishin dhe dyqind e njëzet anije.

Këto anije që iu morën mbretit Gent, me dekret të senatit, K. Kasi ua dha banorëve të Kerkyrës, të Apollonisë dhe të Dyrrahut.

info@balkancultureheritage.com