Topografia e fiseve Ilire
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Topografia e fiseve Ilire

Një pjesë e madhe e ilirëve siç duket as që ka ditur që i përket një grupi më të gjerë etnik, të cilin ne sot e quajmë ilir; e vetmja gjë që kanë ditur ka qenë ajo se i përkasin një fisi të caktuar, të cilin ne, në bazë të fakteve të autorëve antikë ose në bazë të rezultateve të shkencës bashkëkohore, sot i quajmë ilirë. Këto fise të cilat i njohim edhe me emra të veçantë në viset perëndimore të Ballkanit kanë qenë rreth shtatëdhjetë, ndër të cilat disa që kanë qenë fise shumë të vogla.Emrat e fiseve ilire dhe vendosja e tyre janë të njohura së pari nga shënimet që na kanë lënë autorët antikë dhe nga emrat e gjetur shpeshherë në mbishkrime. Territori i fiseve ilire nganjëherë është fare lehtë të caktohet, por natyrisht vetëm për ato periudha kur për ta kemi shënime të shkruara. Çka ka ndodhur më parë me këto fise, në çfarë drejtimesh kanë qarkulluar, nëse kanë lëvizur, janë çështje për të cilat vështirë se do të mund të përgjigjemi ndonjëherë. Në raste të këtilla vetëm mund të supozojmë se ç’ka ndodhur me ato fise, të cilat i përmendin disa nga autorët e lashtë dhe më vonë u humbin të gjitha gjurmët.

Duke u nisur nga jugu drejt veriut hasim këto fise më të mëdha ilire:

Në pikën më jugore kemi së pari fiset, të cilat kanë banuar Epirin antik (atintanët,5' kaonët, molosët etj.) të cilët në periudhën historike nuk i përkasin më familjes së fiseve ilire, sepse në ndërkohë kryesisht janë helenizuar, por mendohet se janë me origjinë ilire. Në veri të tyre jetonin taulantët ilirë, të cilët në kohët më të lashta kishin qendrën e tyre në veri të Drinit, në mënyrë që më vonë të shtrihen në jug, në rrethet e kolonive greke Dyrrhachion dhe Apollonia. Simbas disa burimeve ky fis ka qenë i përbërë prej disa fisesh më të vogla siç janë helidonët (Cheilidonioi), sesaretët, abrët (Abrei), partinët (Partini), por shpeshherë këto fise përmenden edhe si të pavarura. Edhe taulantët fqinjtë e tyre enhelejët (Encheleae) gjithashtu lëvizin nga veriu në jug. Duket se ata së pari kanë jetuar rreth Gjiut të Bokës së Kotorit, por më vonë i gjejmë në pikën më jugore të tokave ilire, në mes të taulantëve dhe kaonëve të Epirit. Tek liqeni i Ohrit jeton fisi dasaret (Dassaretae), në veri të atij liqeni, rreth Drinit të Zi, gjenden penesët (Penestae), kurse afër tyre pirustët Pirustae) — xehtarë të mirë, të cilët më vonë në kohën e romakëve, do të shkojnë në Daci për të nxjerrë ar. Besohet se gjurmë të emrave të tyre gjenden në emrin e qytetit Perast në Bokë të Kotorit. Në jug të liqenit të Shkodrës, në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, jetonin një varg fisesh më të vogla, ndër të cilat duhet përmendur fisin e albanëve (te Ptolomeu në formën Albanoi), i vogël për nga domethënia dhe madhësia, por i rëndësishëm për shkak se sipas tij shqiptarët e sotëm morën emrin e tyre kombëtar.

Rreth liqenit të Shkodrës (Lacus Labeatis) jetuan labeatët (Labeates), afër tyre në lindje scirtonët (Scirtones), e mandej nga veriu fisi i dokleatëve (Docleates) të cilët emrin e tyre e morën simbas emrit të qendrës kryesore fisnore Doklea (Doclea, Dukla e sotme afër Titogradit në Mal të Zi), ku simbas disa autorëve të lashtë ka lindur edhe perandori romak Diokleciani, mandej melkumanët (Melcumani), deremistët (Deraemistae), ndërsa midis Bokës së Kotorit dhe Peleshacit pleraei. Vazhdon fisi i ardiejve (Ardiaei, Vardaei) të cilët në luftrat kundër romakëve do të luajnë një nga rolet kryesore. Më parë, deri në shekullin IV para e. r. ata kishin qendrën e tyre në bregun e djathtë të Neretvës, por prej andej u detyruan të shpërngulen nën presionin e keltëve. Së pari kaluan në bregun e majtë të lumit, e mandej shkuan në brendësi, ku përleshen me autariatët. Pasi e humbën luftën u shpërngulën në drejtim të detit dhe zunë bregun prej Neretvës nga jugu, deri në Vjosë të Shqipërisë. Në shekullin II para e.r. ardiejt gjenden në kulm të fuqisë së tyre. Shpejt hynë në konflikt me grekët e me romakët dhe pasi pësuan disfatën definitive nga romakët në vitin 135 para e.r. u detyruan të shpërngulen përsëri në drejtim të brendësisë. Të pamësuar me jetën e re, larg nga deti, në trojet e vrazhda të reja, pothuajse ishin zhdukur në kohën kur për ta shkroi Plini Plak (shek. I).

Rreth Neretvës jetonin gjithashtu edhe daorsët (Daversët), qendra fisnore e të cilëve gjendej në vendbanimin e madh të fortifikuar, të zbuluar dhe të hulumtuar, afër Oshaniqit, jo larg Stollcit në Hercegovinë. Në veri të tyre jetonin dalmatët (Delmati), të njohur nga luftrat e tyre të gjata e të rrepta që zhvilluan me romakët; për shkak të atyre luftrave ata u bënë sinonim i rezistencës ilire kundër penetrimit të tyre në bregun lindor të Adriatikut, prandaj edhe e quajtën Dalmaci provincën e tyre në pjesën perëndimore të Ballkanit. Dalmatët së pari, sa mund t’i përcjellim lëvizjet e tyre në bazë të lajmeve të autorëve antikë, jetuan në brendësi, në Hercegonën e sotme, ku gjendej edhe qendra e tyre gisnore, Delminiumi. Në shekullin II para e.r. u lëshuan në det, duke pushtuar bregdetin midis Kërkës dhe Cetinës.

Në veri të Kërkës, përgjatë bregdetit jetonin liburnët, fis që në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të parë para e.r. ishte dominues në Adriatik por më vonë fuqia u bie. Në shekullin IV para e.r. liburnët duke shfrytëzuar rrethanat e vështira të cilat u krijuan tejapodët fqinj për shkaktë sulmeve kelte, zgjeruan territorin e tyre, në dëm tëjapodëve duke pushtuar kështu tërë brezin bregdetar deri në Rashë të Istrisë si dhe ujdhesat para saj, duke përfshirë edhe ato të Kvarnerit.

Japodët (Japodes, lapydes) zinin rajonin e gjerë midis Sanës në lindje, Zërmanjes dhe Velebitit në jug, detit Adriatik në perëndim (deri në shekullin IV para e.r.). Në Istri me lumin Rasha janë kufizuar me histritët, ndërsa gjurmët e kulturës së tyre materiale i gjejmë gjithashtu edhe në viset jugore të Sllovenisë. Në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të parë para e.r. ky fis së bashku me liburnët luajti rol shumë më të madh në ngjarjet që zhvillohen në basenin e Adriatikut. Japodët i hasim në mesin e atyre fiseve të cilat nuk mund të merrnin pjesë në ceremonitë fetare të përshkruara në tabelat iguvine, kështu që në shekullin V — IV para e. r. padyshim ishin të pranishëm në Italinë e Mesme. Supozohet se edhejapodët kanë marrë pjesë në dyndjet e popujve të Ballkanit ngafundi i epokës së bronzit dhe më tutje në drejtim të Siujdhesës Apenine.

Prej Rashës në perëndim deri te lumi Reka në veri dhe deri te kufiri i venetëve në veriperëndim jetonin histritët, simbas të cilëve mori emrin Istria e sotme. Për ta është vështirë të flitet si fis i pastër ilir sepse në siujdhesën e Istrisë përzihen elementet venete dhe ilire. Megjithatë, kultura materiale e histritëve është shumë më e afërt me kulturën ilire, prandaj edhe për këtë fis mund të flitet se ishte kryesisht ilir.

Në viset e brendshme jetonin një varg fisesh, disa prej të cilëve janë fare mirë të njohura nga burime historike dhe epigrafike. Duke shkuar përsëri prej jugut në drejtim të veriut hasim së pari maqedonët, për origjinën dhe karakterin etnik të të cilëve është diskutuar shumë në shkencë. Grekët deri në shek. V- IV para e.r. i radhisin në mesin e popujve barbarë, por me kohë, veçanërisht prej kohës së mbretit të tyre, Filipit II e më tutje, maqedonët helenizohen shpejt, kështu që Polibi në shek. II para e.r. i mban si grekë. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe me fqinjtë e tyre peonët (Paeones), të cilët padyshim kanë origjinë ilire, por prej shekullit IV para e.r. u helenizuan gati plotësisht. Peonët zinin rajonet e rrjedhës së mesme të Vardarit (Axios) dhe rreth degëve të tij Bregalnica (Astibos) dhe Cërna Reka (Erigon) deri te lumi Struma (Strymon). Në kohën e vjetër ky fis duket se ka qenë shumë më i përhapur, deri në detin Egje.

Në veri të tyre shtrihej fisi i madh i dardanëve (Dardani). Për hapësirën në të cilën janë shtrirë, mund të gjykojmë në bazë të asaj që kanë shkruar autorët antikë, kanë jetuar gati në tërë Serbinë e sotme jugore, në perëndim të Moravës si dhe në një pjesë në lindje të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumit Pek (Pingus) dhe Timok (Timachus), në Maqedoninë veriore dhe në Kosovë. Sipas përhapjes gjeografike, ky fis ishte më i madh se të gjitha fiset e tjera, mirëpo nuk ishte i bashkuar, pasi përbëhej prej shumë fisesh të tjera më të vogla.

Në perëndim të dardanëve jetonte fisi i autariatëve (Autariatae) dhe i desidiatëve (Daesitiates). Autariatët, sipas fjalëve të Strabonit “një kohë kanë qenë populli më i madh dhe më i fuqishëm ilir”. Prej shënimeve të pakta nuk është e mundur të caktohet saktësisht hapësira në të cilën kanë jetuar, përafërsisht mund të thuhet se qendrat e tyre kanë qenë në Bosnjen lindore rreth lumitTara (emri i të cilit lidhet me autariatët) dhe të Limit, e deri në Moravë, në lindje. Desidiatët jetuan në Bosnjen qendrore, e afër tyre dindarët, deurët, deretinët, mezejët (Maezaei) dhe fise tjera më të vogla.

info@balkancultureheritage.com