Totemizmi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Totemizmi

Besimi i bashkësive njerëzore primitive se midis tyre, nga një anë, dhe kafshëve e bimëve, nga ana tjetër, ekziston një raport i posaçëm mitologjik në të cilin kafshët (më rrallë bimët, edhe më rrallë disa objekte) paraqiten në rolin e mbrojtësit dhe të parit të fisit ose të gjinisë, nuk ishte i panjohur as për ilirët. Për këtë besim dhe për fenomenin shumë kompleks shoqëror dhe religjioz që në shkencë quhet totemizëm.

dimë, kur është fjala për ilirët, fare pak. Në të vërtetë për totemizmin te ilirët mund të flasim vetëm në bazë të emrave të disa fiseve, të qyteteve dhe të njerëzve, të cilët në pikëpamje etimoiogjike mund të nxirren nga emrat e kafshëve ose të bimëve, dhe në bazë të këtij fakti të përfundojmë se shumë fise kanë besuar se rrjedhin prej kafshëve dhe bimëve përkatëse, kryesisht sepse gëzojnë mbrojtjen e tyre të posaçme.

Vetë emri ilir, siç kemi theksuar edhe më parë, është i lidhur për një kafshë toteme - gjarpërin, ndërsa legjendat antike të cilat rrëfejnë për lindjen dhe prejardhjen e të parittë fisit të gjinisë ilire, Illyriosit mitologjik, tregojnë për lidhjen e ngushtë të këtij erosi me gjarpërin. Të përsërisim këtu se prindërit e Illyriosit, fenikasit, Kadmi dhe gruaja e tij Harmonia - edhe vetë janë shndërruar në gjarpërinj.

Totemin e vet në trajtë kafshe ose të bimës e kanë pasur edhe fiset e tjera ilire: enkelejt, emri i të cilëve lidhet me ngjalat, taulantët, për emrin e të cilëve filologu i Zagrebit, Mayer gjen shpjegimin nëfjalën shqipe tallandushe (=dallandyshe); emri i fisit dalmat shpjegohet me fjalën shqipe, delmë (dele), ndërsa emri i dardanëve lidhet me emrin dardhë në gjuhën shqipe.

Një varg vendbanimesh ilire kanë pasur emrat që dalin nga bota shtazore, gjë që tregon se banorët e tyre kanë besuar se kafsha, me emrin e së cilës e kanë quajtur qytetin e tyre, ishte e para e tyre dhe mbrojtësja mitologjike.Të tillëjanë qytetet Ulcinium (Olcinium), Ulqini i sotëm, emri i të cilit nxirret nga baza indoevropiane ulkas (ujk), mandej Delminium, emër i nxjerrë nga e njëjta bazë, si edhe emri i fisit dalmat, etj.

Totemizmi si traditë ka qenë i gjallë në mesin e ilirëve, edhe në periudhën romake na shërbejnë si dëshmi një varg emrash të përveçëm që kanë origjinë nga kafshët e që i gjejmë nëpër monumente të ndryshme në varret e asaj periudhe.

Emrat e karakterit totem, qëjanë ruajtur në teponomastikën ilire dhe në antroponimi, tregojnë për ditët e kaluara, por mund t’i konsiderojmë si dëshmitarë të vonuar të një gjendje të lashtë në marrëdhëniet shoqërore dhe në botëkuptimet religjioze të ilirëve dhe të paraardhësve të tyre në këto vise.

info@balkancultureheritage.com