Me lejen e sulltanit, flota britanike hyri në Ngushticën e Dardaneleve dhe qëndroi në Stamboll. Ushtria ruse zbarkoi në Çatallxha, pranë Stambollit, por ato trupa ishin tepër të lodhura për të luftuar dhe për pasojë u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit më 3 Rebiul Evvel 1295/3 mars 1878, që ishte një përsëritje e Traktatit të Edrenesë të nënshkruar një muaj më parë. Mali i Zi dhe Serbia shpallën pavarësinë, ndërsa Devleti Osman njohu pavarësinë e Rumanisë dhe pranoi t'i paguante dëmshpërblim. Rusia aneksoi Besarabinë jugore dhe Bullgarisë iu dha e drejta autonome për të drejtuar çështjet e saj të brendshme.