Tregime të ndryshme
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri II

Dhe Agronin mbretin e ilirëve e mori në qafë dëshira e pafreruar për verën dhe i shkaktoi atij pleuritin. Edhe një mbret tjetër i ilirëve, Genti, kishte zakon të pinte pa u përmbajtur.

Libri III

Kësaj të keqeje /për pije të tepruar/ nuk i kanë shpëtuar as ilirët, përkundrazi, për ta thuhet edhe kjo, se u lejohej të huajve, të pranishëm në tryezë, të pinë bashkë me gratë, secili me atë grua që dëshiron edhe pse gruaja nuk i përket atij.

Libri IV

Kam dëgjuar se dardanët e Ilirisë lahen vetëm tri herë gjatë gjithë jetës së tyre... kur lindin, kur martohen dhe kur vdesin.

Libri XIII

Apolloniatët banojnë në një qytet fqinj me Epidamnin, në gjirin e Jonit. Dhe afër saj /Apollonisë/ ka asfalt që nxirret duke gërmuar dhe pisë që del nga toka, po ashtu si shumë burime uji. Dhe flitet se jo larg është një zjarr i përjetshëm. Vendi që digjet është i vogël; ai nuk zë një hapësirë të madhe dhe ka një rreth të ngushtë; mban erë squfuri dhe çemçekëzi dhe rreth tij ka bimë që lulëzojnë plotësisht dhe gjelbërim dhe zjarri, që del me vrull aty pranë, nuk dëmton aspak mbirjen e bimëve as gjelbërimin. Zjarri digjet natë e ditë dhe s'kishte pushuar kurrë, siç thonë apolloniatët, para luftës që u ndodhi atyre me ilirët.

Apolloniatët i dëbonin të huajt sipas ligjit të lakedemonëve, kurse epidamnasit, atij që dëshironte, i jepnin të drejtë të vinte në qytet edhe të banonte.

info@balkancultureheritage.com