Tuma e Quarrit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tuma e Quarrit

Qe zbuluar për herë të parë në tetorin e vitit 1919 nga at Bernardin Palaj, që hapi në të një gropë të vogël në të cilën gjeti disa copa qeramike. Në shkurt të vitit 1920 shkoi aty at Shtjefni që hapi një hendek më të thellë, i cili dha rezultate mjaft më të rëndësishme. Në të vërtetë, në pjesën jugore të tumës, aty ku kjo është më pak e dëmtuar, ai hapi një gropë e cila, pasi mbaroi, shkonte rreth 2 m gjatësi, 0.50 m gjerësi dhe 0.80 m thellësi. Nuk ndesh në mbetje skeleti njerëzor por vetëm materialin e mëposhtëm:

  1. Fragmente të katër apo pesë formave enësh argjile në formë filxhanësh, me qeramikë të bukur, por kaq të dëmtuara dhe të thërmuara sa nuk qe e mundur të nxirrej ndonjë ekzemplar i plotë apo pothuaj i plotë.
  2. Shufër hekuri, me prerje katërkëndëshe, e mprehur dhe e shtypur nga njëra anë dhe e shpuar nga skaji tjetër. Masa ishte një metër gjatësi dhe 3 cm e gjerë në pjesën qendrore. Besoj se mund të vlerësohet si një armë luftarake për t’u hedhur.
  3. 3-4. Dy shufra të tjera, në gjithçka të ngjashme me të mëparshmet.
  4. Majë heshte prej hekuri e gjatë 25 cm., që përshkohet në mes dhe për së gjati nga një brinjë prej rreth gjysmë centimetri lartësi. Tubi për xhuntën e dorezës ka masën 10 cm gjatësi.
  5. Majë heshte tjetër, prej hekuri, shumë e gërryer ngaqë mungon pothuaj krejtësisht gypi i xhuntës së dorezës, e gjatë 20 cm.
  6. Majë heshte tjetër, prej hekuri, që shkon në 22.5 cm gjatësi dhe vetëm 3 cm gjerësi: prandaj është mjaft e përhedhur.
  7. Kmesë hekuri, me presë të ngushtë dhe të hollë, që i mungon maja për rreth 5 cm, e gjatë 10 cm; tubi është i gjatë 9 cm. Një kmesë e ngjashme mund të shihet në fig. 38 n. II. Por vetëm se në këtë ekzemplar të fotograftiar tubi nuk është plotësisht i mbyllur.
  8. Lamë thike e pajisur me bisht pak të përkulur. Masa 2.5 cm gjerësi e lamës dhe 13 cm gjatësi.
  9. Lloj arme goditëse në formë kame, pa majë. Masa 27.5 cm gjatësi përfshirë bishtin; është e gjerë në mes 2 centimetra.
  10. Sëpatë dytehëshe, prej hekuri, figura 26, jo e ruajtur mirë, pasi është gërryer nga ndryshku në sipërfaqet, e veçanërisht në tehet. Masa: 22.4 cm në gjatësinë më të madhe; 4.5 cm në gjerësinë më të vogël (ku është hapur vrima për dorezën); presa që shohim në figurë djathtas është 8 cm lartësi, ndërsa ajo majtas vetëm 7 cm, besoj unë, pasi është më e ngrënë; trashimi më i madh, në pjesën qendrore, është 2.5 cm, kështu që vrima që e përshkon përsëgjati është e ngushrë (rreth 15 mm).

info@balkancultureheritage.com