Tumat e Bajkajt
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tumat e Bajkajt

(Fshati Bajkaj, rrethi Sarandë). Në perëndim të fshatit Bajkaj, rreth 3 km. larg tij, në vendin e quajtur Qafa e Breshit, ngrihen dy tuma me lartësi mesatare. Tumat kanë formën e një koni të ulët dhe ndodhen 3 m. larg njëra-tjetrës. Gjatë vitit 1970 u kryen gërmime arkeologjike në tumën më të madhe. Tuma e gërmuar ka këto përmasa: 3 m lartësi dhe diametër 17 m. Forma e saj është gjysmësferike. Studimi i profilit të tumës na lejon të kemi një paraqitje të qartë të ndërtimit të saj. Ajo është e ngritur nga shtresa dheu e guri.

Në tumë u zbuluan gjithësej 43 varre. Mënyra e zakonshme e varrit qe ajo e vendosjes së trupit në varre. Ndërtimi i tyre përbëhet nga katër rrasa prej guri gëlqeror të ngulura secila në dhe, duke marrë kështu formën e një sarkofagu. Mënyra tjetër e varrimit, e përdorur këtu, është varrimi me djegje të bërë në vend. Kjo u konstatua vetëm në katër raste. Në tumë u konstatua edhe një mënyrë tjetër varrimi, në një rast të vetëm, me vendosje kufome direkt në gropë, të mbuluar me tjegulla të tipit solene. Ky varr ndodhej pothuajse në sipërfaqe të tumës dhe nuk ka pasur lidhje me varret e tjera. Ky është një varr sekondar i futur më vonë, në periudhën e vonë antike.

Në planimetri varret qenë vendosur në formë rrethi, gjithësej në tre rrathë. Rrethi i bazës kishte diametrin më të madh se dy rrathët e tjerë.

Në varret me sarkofag kufoma qe vendosur në pozicion fjetjeje, me këmbët e mbledhura galiç. Pjesa më e madhe e këtyre varreve kishte nga një skelet, në disa raste në to qenë vendosur edhe nga dy.
Në përgjithësi inventari i varreve qe i vobektë. Në tre varre me arkëz guri u gjetën dy maja heshtash prej bronzi, të ngjashme me ato të zbuluara në Dropullin e sipërm dhe të Vajzës, dhe një amfore protogjeometrike.

Të gjitha varret me djegje dolën me inventar. Me inventar të pasur doli varri qendror që ishte gjithashtu me djegje. Ky qe hapur direkt në taban, jo shumë larg qendrës së tumës. Ajo kishte formën e një grope ovale 1 m. e thellë. Kufoma qe vendosur në gropë bashkë me inventarin dhe pastaj qe mbuluar me një shtresë gurësh të vegjël lumi. Djegja qe bërë me vend dhe ajo ishte aq e madhe, saqë enët qenë deformuar shumë. Në varrin qendror u gjetën 7 enë formash të ndryshme.

Përsa i përket datimit të kulturës së tumës, këtu na ndihmon qeramika, e cila si nga teknika e punimit, ashtu edhe nga forma kishte karakteristika të periudhës së fundit të bronzit dhe fillimit të hekurit. Për të përforcuar më tepër kohën, në të cilën ka qenë ngritur tuma, shërbejnë enët e varrit qendror, të cilat kanë shumë ngjashmëri me ato të zbuluara në tumat e Vajzës dhe të Dropullit.

info@balkancultureheritage.com