Tumat e bronzit të hershëm
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Tumat e bronzit të hershëm

Përjashtuar zonën Belotic- Belo Crkva, tumat e Bronzit të hershëm (2200-1600 p.e.s.) janë të kufizuara në numër. Si të tilla ato janë një shfaqje e re, ende jo dominuese. Këto tuma (Rogovë/ Gjakovë: Pazhok/Elbasan, Shtoi/Shkodër: Piskovë/Përmet, Vajzë/Vlorë:) kanë diametër relativisht të madh dhe vetëm një varr qendror. Perimetri i tyre përvijohet nga një unaze e ulët gurësh, e cila e përkufizon dhe konsolidon strukturën e kësulës sferike të tumës.

Në rajonet karstike, kjo kësulë përbëhet nga një masë gurësh, ndërsa në rajonet e tjera prej një shtrese dheu të mbuluar me kalldrëm guri.

Në Pazhok, varri qendror, 2.50 m i gjatë, 1.20 m i thellë dhe i mbuluar me dysheme druri, rrethohej prej një unazë gurësh me diametër 6 m. Në tumat e tjera varrimi kryhej drejt e në taban (Shkrel, Dukat), në platforma kalldrëmi (Barç) ose në ciste/varre-arkë (Shtoj). Varrimi i dy personave të sekseve të ndryshëm, gjasisht tregon varrimin sinkron dhe me dhunë të gruas me burrin. Numri i kufizuar i të varrosurve dhe përmasat e mëdha të tumave në një kohë kur instrumentet e punës ishin primitivë, i tregon ato varre prijësish.

Me përjashtim të Shkrelit dhe Shtoit, ku është përdorur riti i inceneracion-it/djegies, kufomat janë kallur në kurriz, me këmbë të mbledhura në pozicion fetusi, në pritje të rilindjes së amëshuar. Skeletet mbi varr të lopëve (Pazhok, Belotic-Bela Crkva/Serbi), deleve dhe shpendëve (Shkrel, Shtoj), dëshmojnë ritualin e flijimit të kafshëve, traditë kjo që në zonat e thella ushtrohet edhe sot nga kleri katolik. Ndërprerja për 1.30 m e perimetrit të unazës rrethuese të gurtë nga ana e perëndimit (Pazhok, Piskovë), sa një hyrje, sugjeron imazhin e kalimit të të vdekurit në botën e hijeve, për të pritur si dielli rilindjen në agun e mëngjesit.

info@balkancultureheritage.com