Tumat e bronzit të vonë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Tumat e bronzit të vonë

Në bronzin e vonë-hekurin e hershëm (Patos, Burrel, Bruç, Krumë/Mat, Piskovë/Përmet, Rehovë/Kolonjë, Lofkënd/Mallakastër, Bardhoc, Kënetë/Kukës, Dukat/Vlorë, Kalenjë, Romajë, Toponicë, Bërnicë/ Kosovë) struktura e tumave pëson ndryshime fare të lehta: Në disa shfaqet dromosi, rrugina e shtruar drejt tumës (Bardhoc), ndërsa të tjerat qarkohen me kanale (Krumë/Kukës).

Risi është qarkimi i varrit qendror nga varre të tjerë (deri në 62 në Patos), çka shpjegohet me besëtytninë se prijësi duhet shoqëruar nga njerëzit e klanit të tij. Tumat e Hekurit.

Koha e lulëzimit të tumave është hekuri i zhvilluar (1000— 650 p.e.s). Përveç varrimit në tumat e reja (Lashticë/Gjilan). vazhdon varrimi në tumat e vjetra, me ose pa ndërprerje kohore (Kënetë, Piskovë, Bardhoc, Vajzë/Burrel, Prodan, Kuç i Zi/Korçë, Romajë, Dibiçak, Malishev, Klinë, Igllarevë, Drenicë, Vollujë, Gjinoc, Barç, Lla-pushnik, Verbovc, Tushile, Sankovac/Kosovë, Pogon/ Greqi). Prej tyre, përmasa më të mëdha kanë tumat e ripërdorura të cilat rriten në sipërfaqe, shpesh duke u pajisur me një unazë të dytë rrethuese guri. Në to, përreth varrit qendror grupohen varre të tjerë, të së njëjtës kohë ose të periudhave të ndryshme, me ose pa hiatus kohor, numri i të cilëve në Glasinac, arrin deri në 2000. Tumat e reja të periudhës së hekurit, normalisht kanë dimensione më të vogla por dendësi më të madhe: Ato grupohen në nekropole të vegjël prej 2- 5 tumash, ose të mëdhenj si në Pogon ku grupohen mbi 100 tuma dhe Glasinac, ku numri i tyre e kalon 1200.12

Unaza e gurtë vazhdon të jetë elementi tradicional, ndonëse mjaft rrallë shfaqen edhe tumat pa unazë. Inventari për burrat është armatimi (fig. 10) ndërsa për gratë stolitë, por më pak të çmuara se në periudhën e bronzit. Shfaqje e re janë tumat kenotafe (xevotatpiov/varr i zbrazët), “banesa” të luftëtarëve trupi të cilëve nuk ishte gjetur dot. Nisur nga poliandrioni i Ambrakias (600 p.e.s.,), kjo dukuri lidhet me luftërat larg truallit.

Në fillimet e periudhës së hekurit, pozicioni i kalljes ndërron sërish, nga brinjas në pozicion të shtrirë në kurriz. Vdekja në këtë rast, konceptohet si kalim i drejtpërdrejtë në jetën transcendentale, pa pritur rilindjen. Ky konceptim dualist i trupit dhe shpirtit ndriçohet nga rituali i ri i thyerjes së enëve prej qeramike mbi varr (Shkrel, Krumë etj.). Sipas tij, të vdekurit i takon ta jetojë jetën e tij të përtejme si në botën reale, por ashtu si inventari që ai merr me vete, është dhe njëkohësisht nuk është. Ashtu siç është dhe njëkohësisht nuk është kupë, kupa e thyer.

Vatrat e zjarrit në anën perëndimore të tumave (Vajzë, Krurnë) dëshmojnë ritin e diellit në perëndim: Siç edhe dielli ulet poshtë horizontit për të lëvizur më tej në botën e nëndheshme, edhe shpirtrat kalojnë në botën e hijeve pas vdekjes, për t’u rishfaqur si dielli në agim.

Tradita vendore e tumave pasqyrohet qartë edhe në nekropolet e qyteteve koloni. Në Apolloni, varrimet e shekujve VII-VI dhe IV- II p.e.s, kur influenca e elementit Ilir ishte mjaft e ndjeshme, janë në tuma, ndryshe nga varret arka të nekropoleve të dystë të shek. III- I p.e.s. dhe I-III e.s., të cilët i përmbahen traditës helene. Nga fundi i shek. e VI p.e.s. nuk ndërtohen më tuma të reja, ndonëse varrimi në tumat e trashëguara vijon deri në mesjetën e zhvilluar. Braktisja e traditës tumulare ishte më e shpejtë në Ilirinë e jugut, më e hapur ndaj influencave helenistike se veriu konservator.

info@balkancultureheritage.com