Kjo kodër gjendet në afërsi të Laç Sebastit dhe mbi të gjendej një tumë e të njëjtit lloj me shumë të tjera që vërehen në këtë territor. Mungesa pothuaj e plotë e togut të dheut që e përbënte në fillim, bëri të mundur të arrihej shpejt zgavra e punuar me muret e vogla të tullave dhe me përmasat e së mëparshmes. Ndryshonte prej saj vetëm pasi në vend të strehës dyujëse të bërë me tulla të mëdha, në këtë rast të dytë mbrojtja e sipërme e kufomës përbëhej nga një qemer. Pajisjet mortore përbëheshin nga objektet e mëposhtme:
Dhe tashmë, pasi kam përshkruar materialin e disa prej këtyre formave të varreve, po kaloj në përcaktimin e epokës së kategorisë së tretë të tumave, domethënë e atyre më të lashta. Parathem se më duket që atypari ato mund të grupohen së bashku edhe për sa i përket epokës së tyre. Në të vërtetë disa lloje objektesh janë të përbashkëta për të gjitha tumat dhe këto gjenden brenda një hapësire me diametër prej pak kilometrash. Shtoj, gjithashtu, se për përcaktimin e epokës është e nevojshme që unë t’i përmbahem asaj kategorie objektesh që kanë karakteristika të tilla prej të cilave arrihet një datim i sigurt apo mjaft i përafërt. Nuk do të marr parasysh në të kundërt grupin e objekteve të cilat, edhe pse janë shfaqur mes prodhimeve të industrisë njerëzore të një kohe shumë të lashtë, parahistorike madje, megjithatë mbesin deri në periudha të vona, gjë për të cilën vetiu i shpëtojne njc përcaktimi të ngushtë kronologjik (për shembull sëpata dytehëshe që, megjithëse prej bronzi, e gjejmë në qytetërimin kreto-mikenas; kmesa prej hekuri e cila shfaqet mes objekteve të fillimit të qytetërimit të LaTëne (6); qelibari, trupthat boshtorë që mund të jenë të epokës parahistorike, etj.). Duke qenë puna kështu, nuk mbetet veçse t’i përmbahemi elementeve kronologjike të nxjerra nga shqyrtimi i formave të varreve me mbulojë qoftë me qemer, qoftë me tulla të mëdha (dykrahëshe?) dhe me mure të vogla, gjithashtu, prej tullash. Veç kësaj, mes pajisjeve mortore, i referohemi unazës prej ari, bollëkut të mjeteve luftarake dhe të punës të gjitha në hekur, ndoshta edhe llambës së bronzit, por mbi të gjitha monedhave romake të epokës së vonë perandorake. Prandaj nuk mund të nxirret një përftmdim i ndryshëm nga ky: tumat që kam njohur unë, për të cilat kam folur më lart dhe që kanë nxjerrë në dritë një material arkeologjik, ngjan se janë të shekujve të parë të Erës së Krishterë, edhe pse paraqesin hera-herës objekte që, të marrë veçan, do të mund të gjykoheshin edhe shumë më të hershme.