Udhëtarë në Balkan
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Nga Ruseja në Tarnovo; Moldavia; Besarabia Moldave 1857

Ky botim i parë, i caktuar për një publik kërkuesish dhe eruditësh, është, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, vetëm një kopje (një work in progress sipas zhargonit të sotëm). Botimi i tij është i përligjur nga një tekst i shkurtër paraqitës ku thuhet: "Zoti G. Lëzhan, anëtar i Komisionit Qendror, sapo kreu misionin për të cilin ishte ngarkuar nga zoti ministër i Arsimit Publik në provincat danubiane. Ai ka sjellë prej andej dokumente të shumta për gjeografinë historike dhe etnografinë e Danubit të poshtëm. Përveç kësaj, ka bashkuar përbërësit e një harte të madhe të Moldavisë në shkallë 1:200 000, të cilën propozon ta gdhendë së afërmi. Duke pritur botimin e dokumenteve të tij, ne mendojmë se duhet t'u japim lexuesve të Buletinit pjesët e mëposhtme të dy letrave që ai i ka drejtuar zotit Ernest Dezhardën dhe zotit Zhomar." Dy letrat kanë një natyrë të ndryshme. Letra e parë është një raport i vëzhgimeve të terrenit në Bullgarinë Veriore, ku Lëzhani, nxënës-eksplorues, provon afiësitë e tij në topografi, në arkeologji dhe në ekonominë politike; paraqitja është e përpiktë dhe e vërtetueshme. Letra e dytë mbështetet më shumë te punimet e shkencëtarëve rumunë; ajo nuk na lejon të mësojmë se ç'ka vizituar në Moldavi, por aty shohim të merret përsipër roli i stafetës midis kërkimit të ri shkencor ballkanik dhe rretheve shkencore të Parisit. Ai fillon të masë boshllëqet gjigante të veprave të perëndimorëve mbi të cilat mendonte të mbështetej fillimisht.

H. Catenacci në Elisee Reclus, Nouvelle Geographie universelle, L'Europe meridionale, Paris, Hachette, 1876

Po vazhdoj studimet e mia për topografinë e Turqisë europiane dhe në mënyrë më të veçantë atë të Bullgarisë. Ajo që vërejta qysh në fillim është se harta e Kipertit, që qëndron mbi gjithë ato që ekzistojnë deri më sot, më dukej, për gjithë Turqinë europiane në kuptimin e mirëfilltë të fjalës (më pak Bosnja), një ind i çuditshëm gabimesh topografike, ortografike dhe mbi të gjitha hidrografike. Relievet e saj të tokës janë të jashtëzakonshme në shkallën më të lartë; por, edhe një herë, harta e Kipertit qëndron mbi të gjitha hartat që kemi pasur, se gabimet e saj, për sytë e mi, nuk e zbehin aspak meritën e këtij gjeografi të shquar.

Unë depërtova thellë në Bullgari, prej nga mund t'ju raportoj, jo vetëm mendime pak turkofile, por dhe shënime, skica, udhë. Ja disa nga rezultatet që arrita.

U nisa nga Ruseja: fjeta në Tërsenik, fshat gjysmë turk dhe gjysmë bullgar, katër orë e gjysmë.

Nga Trasteniku në Bjela, 4 orë. Kalohet pranë Obretenikut (Obirteni i hartave), hyn në pyjet e mëdha dhe takon njëri pas tjetrit tre karaullë (truproja); i fundit, që sundon Bjelën, është pranë një tepe. Terreni, që ngjitet vazhdimisht në mënyrë të ndjeshme që nga Ruseja, zbret krejt përnjëherësh nga kjo tepe në Bjela, një qytezë e madhe turke dhe bullgare, siç janë pothuajse të gjitha fshatrat që ndodhen në këtë rrugë.

Nga Bjela në Koshilan, 5 orë. Ndiiqet bregu i djathtë i Jantrës deri në vaun e Kosovës (Osva e hartave). Në këtë pikë, lumi ka pak më shumë se 100 metra gjerësi dhe një thellësi të paktën 90 centimetra. Pastaj hyhet në një rrafshinë shumë të bukur, e kufizuar nga lartësi me pjerrësi të buta, ndërsa në bregun e djathtë, që nga Bjela dhe deri në Tëmovë, malet vijnë e përfundojnë përnjëherësh përballë lumit.

Nga Koshilani në Tërnovë, 4 orë e 30 minuta. Rosica (Rusita e hartave) kalohet nëpër va, duke lënë Nikjupin 40 minuta në të djathtë: rrafshina, në një largësi prej shumë orësh, paraqet vetëm valëzime. Rruga kalon nga Polikraishta, fshat i madh bullgar. Jantra, që është shkëputur drejt lindjes, vjen e bashkohet, nëpërmjet një lakoreje shumë të gjatë, me rrugën e Samovodenës (Zavoda e hartave). Hyhet në një thyerje shumë të thellë, të ngushtë, të formuar nga një varg malesh që bien pingul, duke prerë në kënd të drejtë luginën e Jantrës; nga Samovodena, ndiqet për një orë e një çerek një rrugë shumë e bukur romake, që i ngjitet bregut të majtë të lumit dhe që shmanget 200 metra nga Tërnova. Një kilometër nga Samovodena, dy manastire të bukura bullgare të mbështetura te shkëmbi, në gjysmë pjerrësi; manastiri i Trinisë në bregun e djathtë dhe manastiri i Shndërrimit, në bregun e majtë.

Tërnova (nga bullgarishtja tm, manaferra), e quajtur edhe Ternovo, Tirnova, është një qytet me rreth 20 000 frymë, kryeqyteti historik dhe fetar i Bullgarisë, megjithëse nga ana administrative është vetëm një kajmakamat. Lagjet e tij, shtatë gjithsej, janë: Hisari, Oteaka në jug, e banuar nga turq; Frenk- Hisari, po ashtu; Baiderliku, lagje e përzierë, e pasur, tregtare dhe qendrore, me një bazilikë të bukur bullgare të shndërruar në xhami; Kartali (turqisht - shqiponjat), ka me të vërtetë pamjen e shqiponjave si pothuaj mbarë qyteti, një nga më të bukurit e Orientit; Kato Mahale, lagjja e poshtme, përgjatë Jantrës; këto dy të fundit bullgare; Ciganka, në verilindje, është e banuar nga ciganë dhe bullgarë. Gjendja e Tërnovës mbi Jantrë të kujton jashtëzakonisht, madje me më shumë veçori karakteristike, atë të Mezierës mbi Mësë.

Unë vizitova Trapezicën, që mbahet si qytet i lashtë bullgar: do të shtoja edhe romak. Unë munda të rivendos në skicën time planin e sheshit të ndërtuar sa nuk bëhet më bukur. Kohët e fundit ishte gërmuar nga themeli në majë ajo që kishte mbetur nga gërmadhat e dukshme, ndoshta për të kërkuar aty thesare; ndoshta aty janë gjetur medalje romake dhe bizantine. Udha romake fillon nga këndi verior, i ruajtur shumë mirë, dhe kalon Jantrën pak më poshtë grykës që mbyll gadishullin.

Unë pashë në Tërnovë disa medalje në duart e zotit Stefanos, bullgar; kishte disa të Nikopolisit dhe një të Dveltus-it (Burgasi, devlt). Mua më duket e provuar se Debeltosi ose Develtusi, i përmendur nga Plini dhe vazhdimisht nga bizantinët deri më 853, ndodhej në Burgas. A janë të shumta medaljet e Develtusit? Do të përpiqem ta mësoj.

Unë u ktheva në Ruse nëpërmjet Nikjupit, Koshilianit, Tërsenikut. Nga Samovodena, në vend të shkosh në veri- verilindje për të mbërritur në Polikraishta, merr për në veri drejt Resenës (një orë e një çerek) dhe një orë më larg, në Rosica, që e kalon nëpër va, arrin në fshatin Eski-Nikjup (Nikjupi i vjetër), i përbërë nga dhjetë shtëpi turke, mes të cilave ngrihet një çiflig me një pamje shumë të bukur. Aty vizitova shpejt e shpejt rrënojat e Nikopolistro-sTabelës, NikonoXtç npoç lorpov e medaljeve. Po ju dërgoj një skicë të vendeve. Aty ka mbishkrime për nder të Adrianit dhe të Trajanit; unë nuk pata kohë t'i kopjoja dhe t'i vizatoja, por do të kthehem përsëri aty. Rrafshina është e mbuluar nga gërmadhat. Në veri shtrihet një linjë e tumulave interesante të quajtura tepe, që besohen se janë skithike, me të cilat është e mbushur Bullgaria; arkeologjia nuk ka mundur ende të mësojë nga ato që gjenden nën tokë. Rrugës vërejta se këto tepe janë të shumta në afërsi të qyteteve dhe të rrugëve antike. Pranë çifligut, në një oborr të vogël, vura re një kapitel shumë të bukur, të cilin fillova ta vizatoj; por britmat e shumë grave turke më detyruan të largohem.

Gjysmë ore në veriperëndim është Nikjupi, fshat bullgar në rrugën e Svishtovës.

Nga Nikjupi në Tërsenik nuk ka asgjë për t'u shënuar. Nga Tërseniku, në vend që të merrja drejt Lomit në portin e Besarabisë, eca majtas, kalova pranë Pirgosit, që Kiperti e quan Bergas dhe e vendos shumë më afër Danubit. Nuk pata kohë të verifikoja nëse kishte atje, ashtu si mendoja, një nga ato niono- pyrgos ose fortifikatat me dru, të ndrequra apo të ndërtuara nga Justiniani, ndoshta edhe castrum Maxentii.

Treçerek ore para Rusesë, zbulova një pjesë të bukur të udhës romake që e kisha kërkuar më kot: ishte udha anës Danubit, e dhënë nga Tabela teodosiane dhe nga Itinerari i Antoninit; ajo çante drejt Rusesë, mes lumit të madh dhe Lomit, dhe duke ndjekur kreshtën e rrafshnaltës. Ajo zhdukej në zbritje, por drejtimi i saj të shtyn të hamendësosh se kalonte në Lom në një urë që sot e ka zëvendësuar ura turke. Cili udhëtar ka sinjalizuar për këtë fragment udhe nga Ruseja në Pirgos? Unë e kam bërë në mend të kthehem aty dhe ta eksploroj sa më mirë që do të mundem këtë udhë të rëndësishme.

Ja disa hollësi thjesht topografike rreth ekskursionit tim. Unë u mora edhe me ndarjet administrative të vendit; por pashallarët që, veç të tjerash, më pritën me shumë mirësjellje, e njohin pak rajonin e qeverisjes së tyre. Defterdari i Rusesë përgjegjës i thesarit, që do të më vinte më mirë në dijeni ishte në burg për përvetësim dhe zëvendësuesi i tij nuk kishte ardhur ende. Veç të tjerash, ndarjet territoriale të perandorisë u janë nënshtruar degëzimeve të shpeshta.

Do të kthehem në Bukuresht, ku do të pushoj një muaj, për të kaluar më pas Danubin. Do të blej një kalë, sepse i kam hequr në kurriz telashet e një udhëtimi me kuaj (të postës) në rrugët e Turqisë. Kështu do të shkoj ku të më duket më mirë dhe do të jem i lirë për të marrë, përkohësisht, shërbëtorë që e njohin mirë vendin. Kështu do të shtyhem deri në Malin e Zi, ku shpresoj të depërtoj dhe të ndreq në vend edhe hartat e çmueshme dhe shpesh hipotetike të Karazait. Ajo që më intereson më shumë, janë në fillim luginat e sipërme të Etropolit, Zllaticës, Gavardinit, burimet e Osamës, pastaj gjithë pjesa e Bullgarisë që shkon drejt Serbisë, Znepoli, Çiprovci etj. Pastaj Arnautliku, domethënë vendi tërësisht i panjohur që shtrihet nga Moravia bullgare në kufirin serb, nga Gjilani në Leskovac, që banohen nga shqiptarë pothuaj të pavarur; në fund Rashia (nga Foça në Shqipëri) dhe nga veriu i Shqipërisë deri në Drin. Nga të gjitha këto, kë do të kem mundësi të shoh? Nuk e di ende, por do të bëj sa mundem.

Pjesë nga një letër dërguar zotit Zhomar

Zotëri,

Më në fund jam i gatshëm t'ju jap një përmbledhje të rezultateve të udhëtimit tim, megjithëse udhëtimi më i rëndësishëm mbetet për t'u bërë.

Në të vërtetë, për sa i përket topografisë, kam një tërësi zbulimesh të shkëlqyera (ruse dhe të tjera) të Serbisë Lindore (midis Moravës dhe Timokut), të Bullgarisë Lindore, duke filluar nga Razgradi, të mbarë Rumelisë, duke filluar nga Tunxha deri në Kostandinopojë dhe një ditë udhëtim më tej; në fund, të dy Principatave. Unë bëra disa vëzhgime të shkëputura, por tepër të vyera, në pashallëqet e Rusesë dhe të Vidinit, si dhe skicat e mia të luginës së Jantrës.

Mendohet se topografia e Principatave është e njohur mirë: duhet të ndodhesh në vend, për të parë se sa pak është e njohur. Harta e famshme e  Vjenës, është e vajtueshme për dy të tretat e Turqisë dhe shumë mediokre për Moldavi-Vllahinë; jam i detyruar të besoj se aty kanë grumbulluar dhe kanë kryqëzuar itinerare të kohëve të ndryshme, deri edhe emrat e qyteteve të Dakisë së lashtë: p.sh., Paloda e Ptolemeut, është shënuar si një fshat i rrugës së Bukureshtit në kufirin moldav, pranë lalomicës, fshat të cilin nuk munda ta gjeja. Harta e shtabit të përgjithshëm austriak, që është pothuajse e përfunduar, do të jetë një gjë shumë e bukur; ajo është realizuar me shpenzimet e përbashkëta të Austrisë dhe Vllahisë. Moldavia, së cilës Austria i kishte bërë të njëjtin propozim, nuk pranoi për arsye politike; ajo trembej se mos shtabi i përgjithshëm do të përfitonte nga rrethanat për t'u vënë vulën shkeljeve që austriakët bënin nga viti në vit përgjatë Karpateve, në territorin e dy Principatave. Nga kjo, Moldavia u zvogëlua si hartë, në fillim në hartën e Bauerit, që është shumë e çalë dhe e vjetruar, pastaj në hartën e zotit Filipesku Dubeu, inxhinier civil (1853), në shkallën 1:430 000; punë e dobishme, nga ana administrative, por e ngatërruar dhe me një saktësi topografike shumë të dobët. Zoti Mornand, po ashtu inxhinier, ka bërë, pothuaj në të njëjtën shkallë, hartë të thjeshtuar të bashkimit të Moldavisë së re (Besarabia e Jugut) dhe të deltës së Danubit, që qe pjesë e atlasit të kufizimit të Besarabisë; një kopje e këtij atlasi ekziston në Ministrinë e Luftës, në lash, një zvogëlim të të cilit e mora me vete. Ai përmban një fletë të tërësisë dhe tridhjetë fletë të hollësive të këtij atlasi në shkallën 1:21 000. Në Serbi punohet më shumë.

Unë zotëroj harta të bukura rajonale të Krainës dhe të rajonit të Pozharevacit (Pasarovic), vend shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e gjeografisë fizike. Kur të kem kryer ekskursionin tim në pashallëqet e  Vidinit dhe të Nishit, do të kem të gjithë përbërësit e një harte të madhe në shkallën 1:300 000 të të gjithë territorit.

Gjeografia fizike

Pa folur për relievin e terrenit, unë mblodha gjëra të ndryshme për klimën, meteorologjinë (sido- mos të asaj të Serbisë), gjeologjinë e Moldavisë, gjeografinë bujqësore; por duhet të pohoj se kjo degë është ana e dobët e punës sime.

Etnografia

Unë arrita të bëj bashkë përbërësit e një harte etnografike shumë të hollësishme të Perandorisë Osmane, në shkallën e hartës së madhe të Kipertit. Unë kam tashmë të plotë Serbinë, Bosnjën, dy Principatat me Moldavinë e re, Dobruxhën, një pjesë të Bullgarisë, gjithë Rumelinë Lindore. Për Shqipërinë, Thesalinë dhe Rumelinë Perëndimore, kam shumë boshllëqe, por do të përpiqem t'i mbush. Hartat e njohura etnografike (Shafriku, madje edhe Bueja) janë tepër të mangëta. Ato nxjerrin në vend të parë magjarët në Vllahi, ku nuk ka të tillë, dhe lënë jashtë kolonët e shumtë serbë të kësaj principate. Dy kolonitë magjare të Moldavisë, për të cilat kam statistika të mira, janë më të rëndësishme sesa i shënon Shafariku; për më tepër, ky shkencëtar gjeograf ka çmuar më shumë nga sa duhej hapësirën e zënë nga sllavët në Serbi dhe në Dobruxhë. Tartarët dobruxhas, kolonët arabë të Dobriçit, fshatrat kozake të Moldavisë dhe të Dobruxhës, kolonët gjermanë të kësaj të fundit, grekët e pashallëkut të Varnës, rumunët e bregut të djathtë të Danubit, nuk janë treguar askund. Aty paraqiten si bullgare rajonet e Dobriçit, të Deli-Ormanit, të Mangalisë, të Varnës, të Shumlës, ku turqit janë ndjeshëm në shumicë.

Gjeografia e krahasuar dhe historia

Unë kam materiale të bollshme për gjeografinë e Dakisë dhe të Moesisë së lashtë dhe për gjeografinë e Moldavisë në Mesjetë; kam shumë shkresa dhe krisobula të manastireve, megjithëse në dy Principatat kanë mbetur shumë pak prej tyre, rusët kanë çuar në Shën Petërburg aq sa kanë mundur të gjejnë. Zotërinjtë Zak dhe Shafariku i ri në Beograd, Lauriano dhe Kogalniçano në lash, më kanë dhënë gjëra të çmuara për historinë dhe kohët e lashta. LJnë kam shumë mbishkrime, disa të pabotuara, të tjerat janë botuar vetëm në përmbledhjet serbe apo moldave. Unë po bëj më shumë kërkime për komunat moldavo-vllahe në Mesjetë; ajo e Këmpu Lungut (Fusha e Gjatë) më pajisi me shumë gjëra, pikërisht me shkresat që kanë më shumë lidhje me ato të komunave tona të vjetra franceze.

Për të përfunduar me këtë, do t'ju thosha se po mbledh gjithçka mundem për statistikën, administrimin, arsimin publik, gjuhën, letërsinë, poezinë popullore etj. E gjitha kjo është shumë rrëmujë: por me t'u kthyer në Francë, do të kem kohë të bëj diçka. Duke pritur, ju them me plot gojë se gjithçka që dija për këtë vend e kisha mësuar nga Turqia europiane e zotit Ami Bue dhe nga ajo që lexova te libri i zotit Viksnel.

Që nga koha e letrës që i dërgova zotit Dezhardën, kam udhëtuar pak. Megjithatë, vizitova me shpejtësi nja tetë rrethe. Vllahia është një rrafshinë e ndërtuar në mënyrë të rregullt. Në qoftë se arrin t'i hedhësh një vështrim nga maja e malit Buçegi, kjo rrafshinë lymyshtore e rrafshët si Lombardia, nuk të lë të dyshosh për ngushtimin e luginave të saj, ku rrjedhin lumenj të gjerë mbi një shtrat lymor. Krejt tjetër është Moldavia, vend shumë i valëzuar, me pak rrafshnalta, me vargmale dhe kodra të pyllëzuara, lugaja mjaft të gjera me lumenj që vërshojnë në pranverë. Lumenjtë (Trotushi, Bistrica, Moldova, Sireti etj.) zbresin nga Karpatet, duke rrokullisur në rrafshinë masa të tëra gurësh dhe kur këta zënë shtratin e vjetër, ata hapin një tjetër shtrat aty pranë; kështu, nuk ka asgjë që ndryshon më shumë se rrjedhat e lumenjve të Moldavisë. Bistrica, mbi të gjitha, ka një rrjet tejet të ndërlikuar kanalesh, që i gërmon ajo vetë dhe, ç'është më e keqja, ky lumë është shumë i dobishëm për transportimin e drurëve të Karpateve. Përveç kësaj, lumenjtë e mëdhenj të Vllahisë kanë të njëjtat teka: kohët e fundit Oltu, mbi të cilin sapo ngritën me shpenzime të mëdha një urë pranë Slatinës, u flak në shtratin e një prej degëve të tij, për dëshpërimin e madh të inxhinierëve vlleh që rrallë u binte rasti të shpenzonin për punë të këtij lloji.

Moldavia është një vend me pjellori të madhe dhe bujqësia aty është zhvilluar në mënyrë të admirueshme, ndërkohë që në Vllahi ajo është në  gjendje të mjerueshme; kjo vjen sepse bojarët moldavë jetojnë në tokat e tyre dhe e kanë për nder ta drejtojnë vetë shfrytëzimin e tyre, ndërsa bojarët e Vllahisë duket që nuk e përfillin bujqësinë dhe i prishin të ardhurat e tyre në Bukuresht, duke ia lënë administrimin e pasurive të tyre fermerëve grekë dhe ekonomëve. Numri i popullsisë së principatave, tepër i zvogëluar nga disa punonjës të statistikave, si Balbi, që e çon popullsinë në 1150 000 për banorë, ka qenë shumë më i tepruar nga shkrimtarët vendës, që e çojnë në 5 000 000. Popullsia nuk i kalon 4 000 000, domethënë është: 2 500 000 për Vllahinë, sipas tablosë statistikore që ka botuar para pak kohësh qeveria vllahe; 1 462 105 për Moldavinë, sipas statistikës së zotit Suco (1849)3’. Rreth një e treta e këtij një milioni e gjysmë është përjashtuar nga taksat, duke filluar natyrisht nga bojarët. Më 1835 këta ishin rreth 853: disa vjet më vonë, u katërfishuan (3 750). Kjo vjen ngaqë bojaria ka fituar shumë, në Principatat, qoftë nëpërmjet shërbimeve burokratike, qoftë thjesht me anën e parasë, marrëdhënie që ka marrë përmasa skandaloze.

Moldavia ndahet në pesëmbëdhjetë rrethe (cinuturi), nga të cilat trembëdhjetë për principatën dhe dy për Besarabinë. Rrethet ndahen në gjashtëdhjetë e tre rajone (okol), dhe okol-et në fshatra (satë), që arrijnë një numër prej 1 962. Besarabia nuk është përfshirë në këtë regjistrim.

Kjo e fundit ka nja sipërfaqe prej 9 125 kilometrash katrorë: të dhënave që ju dhashë në shënimin tim për Bolgradin, prillin e kaluar, po u shtoj të dhënat e mëposhtme:

Kufijtë fillojnë në Prut, pothuaj përballë bashkimit të këtij lumi me Jiginë, në mes të një pylli, midis Nemshenit dhe Kutumorit (cepi i mullirit): ajo përfundon në Detin e Zi, pak në verilindje të një poste të vjetër dogane të quajtur Burnaski, në një hon që mbizotëron detin.

Ky territor ndahet në dy pjesë nga lugina e Trajanit, që shtrihet nga Pruti në Jalpuck; rrethi i veriut është ai i Kagulit, që përfshin rajonet e Kotumorit, Tegetçiut, Kajdagalias, nga veriu në jug, dhe dy qytetet, Leova dhe Kaguli, i quajtur në gjuhën moldave Frumoze (i bukuri). Ky është një territor kullotash dhe kulturash bujqësore, mjaft i valëzuar, që ka një radhë të gjatë pyjesh lisi në majë të tij, dua të them në vijën e pellgut ujëmbledhës të Prutit dhe të Jalpuckut. Një rrip tokash moçalishte dhe liqenesh, me gjerësi që ndryshon nga 5 në 10 kilometra dhe ku gjarpëron Pruti, e ndan këtë rreth nga Moldavia.

Në territorin e Ismalit, duhet të dallojmë:

Kolonitë bullgare (pjesa dhënë Moldavisë). Ato ndahen në dy okol-ë, në atë të Kagulit dhe Prutit dhe në atë të Ismaëlit: të dy i ndan liqeni Jalpuck.

I pari përfshin kolonitë e Vukoneshtit, Kurçit, Kolibashit, Kislicës, Brinzës, Slobozisë, Valenit, Xhurxhuleshtit, Çezmesë (çezme), Anadollit (Orient), Trikacesë, Karagaçit (Dru i zi), Kartalit (Shqiponjë), Haxhi Abdallahut, Imputicës, Bartës, Bulboksit, Satunovos (Fshati i ri), Etulit, Buzhakut Verior.

Në të dytin (atë të Ismailit) vërejmë Bolgradin, Tabakun, Karakurtin, Vaisalin, Banovën, Fontana Xhinilorin (Çezma e zanave), Jeni-Këin (Fshati i ri), Shiterlikun, Kitakun, Trajan Vekiun (Plaku), Pokrovenin, Tashbunarin (Çezma prej guri), Erdek-burnunë, Dole-Këin, Çezmen Varuita (Çezma e bardhe), Kairaklinë, Babilin, Dermanderen. Përveç këtyre, në liqenin

Sasik ndodhen tre koloni të tjera të ndara, Tropokla, Eskipolo, Karagaç Nou. Në fund, në Jalpuck, kufiri u përcaktua në mënyrë arbitrare përmes territorit të kolonive bullgare, në mënyrë që kolonitë ruse të Komratit, Kirsovës dhe Beshalmës ta kenë një pjesë të territorit të tyre në Moldavi, kurse fshati moldav i Kongazit gjysmën e tij e ka në Rusi.

Fshatrat bullgare spikatin përnjëherë nga rregullsia e  planit të tyre, nga pastërtia dhe nga mirëqenia e tyre, krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Emrat e tyre, përgjithësisht emra turq, vijnë nga tartarët buzhakë, që bullgarët i zëvendësuan në Besarabi: popullsia, e përkorë dhe punëtore, merret me vreshtari, me prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive. Drurët mungojnë tërësisht, me përjashtim të disa grumbujve drurësh nga ana e Valenit. Vendi është i ujitur mirë, por ujërat e rrjedhshme janë shumë të pakta, aq sa përroskat kanë ujë vetëm në dimër. Bolgradi është kryeqyteti i kolonive: ai është një qytet prej 8 000 frymësh, i ndërtuar në shpatin e një kodre që sheh nga liqeni Jalpuck, me një rregullsi ndërtimi e gjitha ruse, me shëtitore të bukura publike. Tabaku është një Bolgrad i vogël për nga rregullsia dhe një qytet i rehatshëm: ai ndodhet 2 kilometra në veri dhe në rrugën e Kishinaut, në gjysmë lartësinë që zbret në lumë dhe që prek luginën e Trajanit: dy të tretat e tokave i kanë mbetur Rusisë.

Pronat e shtetit, nga liqeni i Katlabugut në Burna Sola, përfshijnë njëzet e dy fshatra, të banuara në përgjithësi nga kozakët dhe rusët, territori i kriporeve, pronë e popullit të Tuzlit. Ato janë kripore të liqeneve të Çaganit dhe të Alibejit, të tjerat janë të braktisura. Të ndarë nga deti nga një shtresë rëre që lejon kullimin e ujërave, atyre u bie niveli në verë dhe në këtë stinë marrin ujë nga deti, atëherë fillon dhe depozitimi dhe kristalizimi i kripës. Prodhimi i vjetër i kripës në Buzhak kishte ndihmuar zhvillimin e racave të kafshëve të punës, që përbënin edhe pasurinë e banorëve, para se kolonët bullgarë të vinin dhe t'i jepnin një rrjedhë tjetër bujqësisë në Besarabi.

Pronat e vjetra të caktuara nga qeveria ruse për regjimentet e kozakëve të Rusisë së re, Troica, Nikolajevka etj., u shitën vitin e fundit, me gjithë kundërshtimet e komisarëve osmanë.

Pronat private

Territori i tre qyteteve, Renit, Kilisë, Ismailit, ky i fundit përfshin lagjet jashtë mureve të dy Nekrasovkave, Kagurluit, Saftianit, Broskës. Popullsia e Renit është 8 400 frymë, ajo e Kilisë 6 931 frymë, ajo e Ismailit 26 622.

Në fund, toka e papunuar, moçalore, mbuluar nga kallamat, shtrihet përgjatë gjithë bregut të majtë të Danubit, që nga Reni deri në det. Nën qeverinë ruse, të gjitha komunat e Besarabisë kishin të drejtë të prisnin kallamat në këto komuna: kjo e drejtë ka mbetur, natyrisht e kufizuar, tani në Besarabinë moldave.

Mbarë ky vend paraqet interes për bujqësinë, por aty gjen pak karakteristika të lashta: mund të përmend vetëm dy mure ose lugina e Trajanit. Muri i parë, ai i veriut, lë Prutin në Leova, drejtohet për në lindje-verilindje, kalon Saracikën jo larg manastirit të Gurës dhe drejtohet drejt Benderit; një mur i dytë që duket se ishte caktuar për të mbështetur murin tjetër, shihet pak më në jug, në pikën e ndarjes së ujërave të Jalpuckut dhe të Saracikës, përgjatë një pylli moçalor që prek kufirin e ri; edhe ai duket se shkon nga Leova në Bender.

Muri i poshtëm është më i njohur (Valul lui Trajanu de jos), ai më duket të jetë vazhdim i linjës së madhe që përshkon gjithë Vllahinë dhe Moldavinë e poshtme, nga Turnul Severini (mbi Danub) në Prut, dhe që Sulzeri e quan Avaresche veg, rruga e avarëve, sipas një tradite vendëse, nëse nuk gabohem. Në Besarabi, kjo rrugë fillon në Trajan, pak në jug të Vadu lui Isakut (Vau i Isakut), shkon drejt Jalpuckut në Tabak dhe ndjek kufirin e ri deri te përroi i Karakurtit. Pastaj, ajo kthehet në juglindje, kalon Kalçevën pak në veri të bashkimit të tij me përroin e Çerkecvisë dhe të çon në liqenin Katlaburg, përballë Citerlikut. Pastaj, një legë më në veri, në fund të liqenit, ajo fillon drejtohet në verilindje, kapërcen në Stari Trajan, Kid Kitain, pastaj Aliagën, takon kufirin e ri dhe rrugën e Akermanit pranë lumit Turmanka dhe vazhdon deri në një cekëtinë, që ndodhet 6 kilometra në perëndim të Çesmes; atje, ndërsa rruga dhe kufiri arrijnë Taçbunarin, udha vazhdon në lindje deri në skajin e komunës së Çesmes, ku e humba nga sytë. Përveç kësaj, në një pjesë të njohur të kësaj udhe, ajo është pothuaj e panjohur.

Po ashtu, do të doja t'ju flisja për deltën e Danubit, e përbërë nga ishujt Leti, Çetal, Shën George dhe gjashtëmbëdhjetë ishuj të përfshirë midis grykave dhe atyre të krahut të Kilisë. Diplomacia ua dha këtë territor turqve, me motivin se ai u përkiste atyre para Traktatit të Adrianopojës. Ky fakt është i kundërshtueshëm dhe Moldavia mund ta kërkojë me të drejtë; sepse Kilia e vjetër e Stefanit të Madh ishte ndërtuar në ishullin e Letit, atje ku shihen ende gërmadha interesante, dhe ende në këtë shekull, prefekti moldav ose ispravniku i Ismailit është i angazhuar me pastrimin e Sulinës. Këto dy fakte më duket vendosën zotërimin historik. Jo vetëm që Turqia ka pasur Deltën, për të cilën nuk mundi të bëjë asgjë, por ajo është vendosur kaluar në krahun e Kilisë, duke pushtuar një ishull të vogël në veri të atij krahu dhe gjithçka pranë detit, duke mos e përfillur protokollin e 6 janarit 1857 dhe planin topografik bashkëngjitur atij.

Delta ka pak vlerë si tokë: toka e punueshme, në Leti, është dhjetë për qind e sipërfaqes së përgjithshme; në Shën George, 25%; pjesa më e madhe e terrenit është e pushtuar nga kallamishtet, dhe bregalumasit kanë të drejtë t'i përdorin; në Çetal, është qyteti i Ismailit ai që ka pothuaj tërësinë e këtyre të drejtave. Pyje të shumta stolisin krahët e Danubit dhe degët dytësore, pa llogaritur pyjet e Taskës në Leti dhe Kara-Ormanin (Pylli i zi) në Shën George. Në Deltë kanë gjetur strehë shumë endacakë dhe keqbërës; dëgjova që numri i tyre arrin në dyzet mijë, por unë mendoj se ky numër është zmadhuar dyzet herë. Ajo që është zmadhuar më shumë është Salina; para gjashtë vjetësh, gjithë ishulli kishte vetëm 839 banorë: sot vetëm Salina ka jo më pak se 5 000; unë arrita të bëj një skicë të këtij porti interesant, që ka njëfarë të ardhmeje dhe që do të kishte edhe më shumë sikur të mos ishte në duart e turqve. Po ua dërgoj këtë skicë.

Ja, veç të tjerash për Sulinën, lista e vendbanimeve që munda të bëj për Deltën:

Çetali, një kabare; Leti, një fabrikë, katër kabare; Shën George, rreth njëzet ferma dhe fabrika; dhe kolonia e Karaormanit, për të cilën nuk kam të dhëna. Manastire të ndryshme greke zotërojnë disa prej këtyre ngulimeve...

 

Nga Danubi në Ballkan. Kujtime të një udhëtimi në Bullgari dhe Trakë 1858

Rrëfimi i parë i udhëtimit ballkanik, në tëcilin Lëzhani shfaqgjithë madhështinë e talentit të tij prej vëzhguesi, prej përjetuesi kujtimesh... Së bashku me të, ne përballemi me jetën e udhëtarit në Perandorinë Osmane, me formalitetet, me problemet e shoqërimit dhe të strehimit. Para nesh shpalosen peizazhe, skena të vogla vijnë e futen në dekorin e hedhur shpejt e shpejt në letër. Por Lëzhani ka vetëm njohuri fillestare të rumanishtes dhe të turqishtes dhe, kur nuk gjenden përkthyes, ai mjaftohet me mprehtësinë e vështrimit të tij dhe me shpjegimet e mbështetura në analogji herë-herë të guximshme. Rrëfimi ndërpritet befas në prag të Luginës së Trëndafilave për të kaluar në një përsiatje më të përgjithshme dhe më politike. Vëzhgimet e para të Lëzhanit për sistemin administrativ osman dhe për aftësinë e këtij të fundit për të bërë reforma janë të ashpra. Ato mbartin gjurmët e leximeve të tij të mëparshme, në mënyrë të veçantë të Blankit . Gjatë udhëtimeve të tij të mëvonshme, ai priret ta ngjyrosë gjykimin e tij të parë.

Është e pamundur të shkosh nga njëri qytet binjak te tjetri, që mbulojnë dy brigjet e Danubit të Poshtëm, pa u shtangur e madje pa u hutuar paksa nga kalimi i beftë nga njëri qytetërim te tjetri. Turistit ose tregtarit që, nga kuverta e vaporit me avull Szecheny, hedh një vështrim të mërzitur mbi linjën e gjatë dhe valëzuese të brigjeve bullgare apo mbi bregun e sheshtë që tretet në veri, as që mund t'i shkojë ndër mend, duke vështruar në të majtë të tij shtëpitë e bardha të Xhurxhevos dhe në të djathtë njëzet minaret e Rusesë, se në njëfarë mënyre ndodhet në kufirin e dy botëve. Kontrasti është mbërthyes vetëm për udhëtarin që merr një kaike turke në Xhurxhevo, rrëzë magazinave të doganës, dhe zbret një orë më pas në qytetin bullgar.

Shërbimi i komunikacionit midis dy qyteteve kryhet me anën e kaikxhinjve turq, ose më mirë nga një pronar plak i kaikes që është bërë pronar i gjithë varkave të kalimit dhe që ka monopolizuar kalimin e lumit, çka përbën shqetësim për njerëzit. Lundrimi në lumin e madh paraqet pak vështirësi, pavarësisht nga rrjedhat e shumta të formuara nga ishujt lymorë që fshehin portin e Xhurxhevos. Më kryesorët janë ai i Ramadanit dhe i Slobodzies, emra fare të panjohur, por që lufta e Orientit u dha atyre një ndriçim të përgjakur. Ata u pushtuan nga Rusia, plumbat e pushkatarëve të saj shkaktuan viktima deri në pijetoret e mëhallave* të Rusesë; por me lartësitë gëlqerore të bregut të djathtë, të pushtuara nga artileria turke, ata iu morën ushtrisë së bardhë pas përleshjesh të ashpra. Ushtarët shqiptarë, që i përkisnin ushtrisë së parregullt, treguan në këtë dyluftim sa guxim aq dhe mosbindje; do të duhej nxjerrja e një urdhër dite për t'i detyruar të hiqnin dorë nga zakoni i tyre i vjetër për të varur koka të prera në qemer të shalës së kalit dhe, kur i njoftuan, në fushimin e tyre, në ishullin e Ramadanit, për vendimin për çarmatim, ata dhanë një përgjigje të fuqishme dhe krenare. Omer Pasha nuk ndodhej aty. Ai ishte zëvendësuar nga një pasha i paditur dhe i ashpër, siç janë gati të gjithë gjeneralët turq: në vend që t'i bënte ata ushtarë të patrembur dhe të hutuar t'i thërrisnin mendjes, lëshoi mbi ta egjiptianët gjysmë të egër, të mbështetur nga artileria. Arnautët, të grirë nga breshëri plumbash, pa mundur as t'u përgjigjeshin, as t'u shmangeshin, patën njëqind e tridhjetë të vdekur dhe, çka ishte më e keqja për lindorët, dorëzuan pushkët e tyre të gjata dhe u kthyen, duke ngrënë veten me dhëmbë, në thellësi të maleve të tyre.

Në Ruse mbërrin mes këtyre kujtimeve tragjike dhe të freskëta, përballë një truproje, ku paraqit pasaportën, e cila i dërgohet menjëherë pashait. Turqit, duke u qytetëruar, kanë përshtatur gjithçka që mundin nga kërkesat dhe ngatërresat e burokracisë sonë, por kanë shtuar një amendament të bekuar për të huajt: shërbimin falas, ose pothuajse falas. Nuk flas për Kostandinopojën, qendër e një sistemi tatimor, të cilit do t'i kthehem shpesh, por për provincën. Kam udhëtuar shumë aty dhe duhet të them, për nder të turqve, se është i vetmi vend i Europës ku vizat nuk më kanë kushtuar asnjëherë: një tesqere (pasaportë) paguhet rreth një frangë, një lejë për të gjuajtur për gjashtë muaj, gati po aq; sa u takon bujurulldive, pasaporta të veçanta, që u japin udhëtarëve disa të drejta mbi rekuizimet dhe i vënë nën mbrojtjen vetjake të autoritetit që i lëshon, ato m'u dhanë gjithmonë falas. Një nga tiparet e karakterit turk, që bie më shumë në sy, është dinjiteti vetjak: një bakshish do të pranohej gjithmonë me kënaqësi, por ai nuk do të kërkohej pothuajse kurrë. Kur e krahason këtë me bezdinë dhe mërzinë e pamasë që shkakton burokracia e nivelit më të ulët e vendeve që lamë pas, me nëpunësit e mjerë të kufijve moldavo-vllahë, të detyruar të shtrijnë dorën për të kërkuar lëmoshë një bakshish që të plotësojnë pagat qesharake, ndien nevojën t'i kundërvihesh përshtypjes së parë që pate për krahinat e bukura rumune dhe të kuptosh se nuk është aq një ves kombëtar sesa një pasojë logjike e një sistemi administrativ që organizon vjedhjen lart, të lypurit poshtë dhe arbitraritet kudo.

Ruseja është një qytet tërësisht turk dhe, si i tillë, është tepër i papëlqyer për udhëtarin që sapo ka lënë rehatinë europiane të qyteteve vllahe dhe mikpritjen e hijshme të rumunëve. Po zgjedh nga shtypi, duke i përkthyer, disa rreshta të një udhëtimi të sotëm, që, përveç pak humori të keq, janë të sakta si një fotografi:

Dyer tëmbyllura, dritaremehekura, aty-këtu ndonjëqen çalaman që ngrohet në diell, një endacak i veshur me rrecka, një pëllumb që përplas krahët: ja ky është një qytet turk, ja, ky është Ruseja. Mallrat tregtare tregojnë më pak mirëqenie sesa nevoja të mjerueshme: ato janë llulla, zarzavate tëvyshkura,fruta të papjekura, erëza të mykura. Pastaj disa çifutë që lavdërojnë me sa zëqëkanësherbetet trengjyrëshe, që freskojnë kalimtarët për dhjetë para8.

Në kafenenë e parë që hymë, gjetërn disa turq të cilit dinin rumanisht, sepse njëri prej tyre kishte komanduar një qytet të Moldavisë në kohën e Kyçyk Ahmetit9 dhe sot ishte kafexhi; një tjetër kishte qenë oficer artilerie (topçibashi) në Galac dhe tani e kalonte ditën në kafene, duke qenë mysafir i përjetshëm dhe i patundur i të parit. Sic transit gloria mundi. Disa tuba llulle prej dermocz10 ose prej shelgu, disa rrogoza tërëvrima të zeza, gjurmë të hirit të ndezur, të rënë nga llullat nga tundja e kokës e pirësve të përgjumur, ja ky ishte mobilimi patriarkal i atyre tempujve të dembellëkut osman, ku kafeja dhe çibuku zëvendësonin shpesh ushqimin, dhe vinin në gjumë shqetësimet e myslimanit për çështjen e Orientit, duke e ngushëlluar me të kaluarën e tij të ndritur.

Ulur mbi një rrafshnaltë gëlqerore që zbret pingul drejt Danubit dhe Lomit, Ruseja është një qytet lufte, me fortifikim modern, me një mur katërkëndësh dhe një kështjellë, nëse mund ta quajmë kështu Diç Kanenë11, që komandon rrugën e Silistrisë. E gjithë kjo dominohet nga një rresht bregoresh, në pikat kulmore të të cilave, Levend dhe San-Tepe12, janë vendosur topa artilerie që do ta mposhtnin kullën në disa orë. Muri rrethues dhe bateritë m'u dukën në gjendje të rrënuar dhe, së fundi, katërmbëdhjetë topa të bukur krejt të rinj, me vulën e sulltanit, të sjellë rishtas nga Xhurxhevo që turqit sapo e kishin lënë, dergjeshin të braktisur përgjatë ranishtës së Danubit. Një nga miqtë e mi vllahë, të cilin e takova përsëri në Ruse, më ofroi duke qeshur të më shiste disa prej tyre: "Të jeni i sigurt, më tha ai, se mund t'i ngresh këtë natë dhe t'i mbartësh në Xhurxhu pa i shqetësuar aspak zotërinjtë tanë kryezotër." Megjithatë, duhet të them, se në një udhëtim të dytë në Ruse nuk i pashë më në ranishte.

 

Kur mbërrita në Ruse, e gjeta plotësisht të çorganizuar gjithë administratën turke. Ish-guvernatori Sait Pasha, ishte larguar nga detyra, me sa më duket, nën akuzën e shpërdorimit të saj, dhe defterdari ishte në burg për të njëjtën arsye. Qeveria bën nganjëherë shembuj duke marrë masa të tilla, por pa mundur të trembë një trupë nëpunësish nga të cilët një apo dy në dhjetë do të mund të paraqiteshin pa frikë para një komisioni hetues. "Ka vjedhur shumë?" pyeta nënkonsullin e Prusisë, zotin Kalish, funksionar pak turkofil, si pothuaj gjithë pjesa tjetër e funksionarëve europianë që takova në Orient. "Nuk është kjo, m'u përgjigj zoti Kalish, me sa duket nuk i ka ndarë si duhet me eprorët e tij." Pashai i ri, Izmeti, ish-guvemator ushtarak në Anatoli, ishte një burrë rreth të pesëdhjetave, administrator energjik, të cilit Ruseja i detyrohej për një polici të vetme në Turqi. Nuk kishte asgjë të tepruar, për sa i përket punës së tij me policinë, në artikujt lavdërues, të botuar në dy gjuhë tek Annonciateur roumain, gazetë zyrtare e Vllahisë (artikuj që, duhet thënë, nuk mund të dilnin veçse nga kabineti i veçantë i pashait).

Duke qenë se kisha për t'i kërkuar Shkëlqesisë së Tij të dhëna statistikore dhe një bujurulldi, shkova, në shoqërinë e nënkonsullit, ta vizitoja. U ngjitëm në katin e parë të një pallati ose konaku të rrënuar, i cili nga jashtë i ngjante ndërtesës së vjetër të një stacioni të qyteteve të vogla të Francës: brenda kishte më tepër pamje dhe sidomos diçka piktoreske, falë arnautëve të shumtë dhe zaptijeve që mbushnin oborrin. Aty gjeta tiparet e të gjithë konakëve të pashallarëve turq; nuk kam parë as edhe një konak të vetëm, ndoshta me përjashtim të atij në Filipopolis,  me të cilin te ne do të ishte kënaqur qoftë edhe një nëpunës përkohësisht në detyrë sepse ka dalë i tepërt në organikë. Ky është përkthimi më i fuqishëm i fjalës së Shatobrianit: "Turqit kanë ngritur çadrat në Europë". Nëpunësit e lartë osmanë gjithmonë ndihen sikur do të shpërngulen, nuk janë aspak të interesuar të ndreqin diçka, të stolisin a të zbukurojnë një banesë, qiraxhinj të së cilës janë për një kohë fare të shkurtër: shtojini kësaj moskokëçarjen kombëtare dhe zakonet e orientalëve, të cilët shqetësohen vetëm për veshjen, xhevahiret, armët e kuajt, dhe do të kuptoni përse konakët e guvernatorëve më të lartë të Portës e habitnin një të huaj me kontrastin mes pisllëkut e rrënimit të tyre dhe pamjes së bukur.

Në Turqi, nëse të gjithë konakët ngjajnë mes tyre, edhe pritjet ngjajnë jo më pak. Tërë mjeshtëria e madhe qëndron në mënyrën si të maskosh në një mori fjalësh dhe me mirësjellje mosbesimin e dyanshëm dhe qëllimin e vërtetë të vizitës. Pashai ishte kuvendar i madh, që vdiste për ndodhi mendjemprehta si ato të Një niijë e një netëve. Ja një, të cilën ia atribuonte një pashai fqinj, mjaft i njohur në Orient. Një tregtar i krishterë ishte dënuar për një gjë të keqe me një gjobë prej pesëqind piastrash (125 franga). Harpagonit bullgar i dhimbseshin të hollat dhe, meqenëse vetëm ankohej, pashai i dha mundësinë të zgjidhte: ose gjobën, ose pesëqind fshikullime me shkop në taban të këmbës ose të hante pesë okë qepë pa pirë ujë. I krishteri zgjodhi qepët. Në fund të një oke e gjysmë, fatkeqi po mbytej, nuk po mbushej dot me frymë; ai kërkoi falje. "Gjobën apo fshikullimet?" i tha pashai pa iu dridhur qerpiku. "E  lëmë për pesëqind fshikullimet me shkop!" tha i krishteri. Në fshikullimin e njëqind e pesëdhjetë, vendosi të paguajë dhe nuk përfitoi asnjë zbritje për dy paradhëniet e tmerrshme që i shleu në natvrë.

Izmet Pasha më kërkoi krejt lirshëm që të shkoja në pallatin e tij, ftesë të cilën nuk e pranova, duke e falënderuar. E dija shumë mirë se udhëtari që pranonte një ftesë të tillë ishte i dënuar të vdiste nga mërzia në burgun e tij që ditën e parë. Me të kaluar ora e akshamit (lutja e mbrëmjes), shtëpia turke është më e zymtë se manastiret, dhe i zoti i shtëpisë, i mbyllur në haremin e tij, nuk duket për dymbëdhjetë deri në pesëmbëdhjetë orë.

Rregull i përgjithshëm: duhet të shmangësh çdo afri me osmanlinjtë në shtëpinë e tyre, sepse në çdo çast rrezikon ta lëndosh padashur në një mori hollësish të jetës së tyre të zakonshme, dhe e pohoj ndershmërisht se shkujdesja jonë prej perëndimori nuk lë përshtypje të mirë në shumë nga debatet e vogla me këta barbarë. Këtë e bën më të qartë një shembull, mes një mijë të tillëve. Një francez i ri, i vendosur në Ruse si nëpunës i telegrafit elektrik, zbavitej duke hapur zjarr mbi turtujt deri edhe në kopshtet e fqinjëve myslimanë. Këta të fundit murmurisnin me vete, pastaj shkuan për t'u ankuar te pashai, i cili thirri në konakun e tij të riun e hutuar dhe i dha një këshillë atërore. "Por,- tha nëpunësi,- ç'të keqe ka të vrasësh turtujt më shumë se pëllumbat?" "Profeti,- u përgjigj pashai,- e ndalon vrasjen e zogjve që jetojnë çift, sepse, në qoftë se është qëlluar njëri, edhe tjetri e lëshon veten dhe ngordh." "Vetëm kjo është?- tha francezi.- Atëherë, do të vendos një rregull më të mirë; tash e tutje do të vras në të njëjtën kohë si femrën ashtu edhe mashkullin!" Bullgari që ju tregon këtë anekdotë nuk mungon të shtojë me shumë dashamirësi: "O Zot! Sa të mprehtë janë francezët!"

Në Ruse nuk më mbante asgjë dhe, për të depërtuar në thellësi të BuIIgarisë, kisha dy alternativa: ose të udhëtoja me kuajt e postës, që kushtonin rreth një frangë ora, aq sa duhej për të përshkruar pesë kilometrat, me telashin se udhëtari do të qëndronte i mbyllur në karrocë në një rrjet udhësh të përcaktuara, ose të kisha një kalë timin dhe të kërkoja udhërrëfyes dhe njerëz për shoqërim, kur të kisha nevojë për ta, të drejtë që ma jepte bujurulldia ime. I mësuar nga një përvojë e mëparshme, zgjodha menjëherë alternativën e dytë dhe bleva një kalë në

Vllahi. Duke qenë se nuk më pëlqente t'i merrja me vete zaptijet, sepse druhesha se nuk do të mund t'i përmbanin sjelljet e tyre poshtëruese në fshatrat e krishtere, mendova të kuturisja i vetëm në rrugën e Sistovit, që shtrihej anës Danubit dhe ku nuk mund të humbja kurrsesi.

Rruga nga Sistovi në Ruse është, si gjithë rrugët e tjera të Turqisë, vetëm një shteg përmes kullotave të mëdha, përgjatë pllajave të larta të valëzuara që përbëjnë Bullgarinë e poshtme. Nuk ka gjë më monotone dhe më të papëlqyeshme për syrin sesa rrafshinat e pafundme brigje-brigje, pa drurë dhe pa ujë, që do ta quaja me dëshirë Bosa e Orientit, sepse këtij vendi i mungon vetëm një popullsi tri herë më e madhe në numër që të mbulojë me të korra të shkëlqyera kullotat ku shtresa e pasur me elemente organike shkon deri në thellësi të tokës. Udhëtari, tek i cili kjo natyrë prozaike dhe e zymtë ngjall në fillim vetëm mërzi, arrin megjithatë ta lërë veten të pushtohet nga njëfarë bukurie melankolike dhe depërtuese, e veçantë për këtë peizazh pa veçori. Linjat e papërcaktuara të kodrave, të mbytura nga mjegulla e mbrëmjes, ku nuk sheh asnjë qenie të gjallë, me përjashtim të siluetës së çuditshme të lejlekut, pastrues i dobishëm dhe i palodhur, aq i dashur për fshatarin e Orientit; rrallë e më rrallë syri të kap ndonjë korrier arnaut që kalon me galop, ose figurën energjike, të freskët dhe të çiltër të një fshatari bullgar që ju përshëndet me një ugurula (udha e mbarë): ja fizionomia e përjetshme e rrafshinës që zbret nga mali Ballkan për të përfunduar në Danub në një shtrirje prej më shumë se pesëdhjetë legash.

Rrafshnalta që ndiqja ishte pak më tërheqëse, sepse vështrimi mund të prehej mbi ishujt e pyllëzuar të Danubit në të djathtë dhe, në të majtë, mbi luginën e Lomit, e mbuluar nga fshatra, pyje dhe të mbjella. Shkëmbi gëlqeror që formon nëntokën e gjithë këtij vendi, paraqet, përgjatë gjithë lumenjve, rrëpira që mund t'i krahasoj më mirë vetëm me ato të Çernajës, me të cilat lexuesit tanë janë familjarizuar, falë botimeve  të ilustruara të këtyre viteve të fundit. Nuk ka gjë më mbresëlënëse, si kontrast, sesa rrafshinat e mëdha krejt të zhveshura që hapen, më të rrallë, për t'i treguar udhëtarit, fshehur midis dy mureve të larta e të trasha me ngjyrë të përhimët, një lumë të bukur me ujëra të errëta dhe të qeta por që i gëzohet lëvizjes dhe jetës, mullinjtë e fshehur nën shelgje, tufat që hidhen drejt koritave për të pirë ujë, një pendë qesh që zbret ngadalë në va. Në këto lugina të humbura janë grupuar fshatrat e krishtera, larg ndikimit të drejtpërdrejtë të pushtetit turk, fyerjeve dhe poshtërimeve, rekuizimeve dhe banesave ushtarake, të frikshme, me të drejtë, për rajanë. Mua më kanë thënë që në disa vende, si në Besarabi, ka kisha interesante dhe të vjetra, të gërmuara në shkëmb, të cilat më vjen keq që nuk munda t'i vizitoj.

Mbërrita vonë në Pirgos, katër lega nga Ruseja, dhe kërkova menjëherë kiaia-në, njëfarë kryetari bashkie i krishterë që duhej, kur t'i paraqitja bujurulldinë time, të më tregonte shtëpinë ku duhej të kaloja natën. Duhet ditur se në të gjithë Turqinë, me përjashtim të qyteteve dhe të disa fshatrave të mëdha me hane, popullsia e krishterë është e detyruar të strehojë udhëtarët e pajisur me një bujurulldi, e cila u jep atyre të gjitha privilegjet e ushtarëve dhe nëpunësve të qeverisë osmane. Kur ishte fjala për udhëtarë europianë apo edhe nëpunës civilë të Portës, puna angari kufizohej në pak gjëra; por ka edhe të tjerë, përveç ushtarëve, që udhëtojnë të veçuar apo me detashmente, janë edhe zaptijet e pashallarëve dhe të mydyrëve, xhandarmëria e parregullt që mbulon rrugët dhe që këta funksionarë të lartë kanë interes të madh të jetojnë me shpenzimet e banorëve vendës. Duhet të them se udhëtarët e huaj dhe turqit që përpiqen të tregojnë se dinë të jetojnë, u japin të zotëve të shtëpive, kur largohen, një bakshish, që përfaqëson pothuaj vlerën e shpenzimit; por shumica largohet pa paguar, jo aq nga koprracia sesa nga bindja se ushtrojnë një të drejtë në kurriz të shtetasve të tyre dhe, sa u përket zaptijeve, këta njerëz të mirë paguhen aq pak, sa do të ishte e tepërt të prisje ndonjë dëmshpërblim prej tyre.

Nuk do ta mërzis lexuesin tim me hollësitë e një fjetjeje në një fshat të Turqisë, hollësi që janë më pak interesante sesa të domosdoshme për këdo që udhëton në këto vende. Duke hyrë në oborrin e rrethuar me dru dhe shkurre që shtrihet para çdo shtëpie fshatari, sa vini këmbën në tokë, ia jepni yzengjinë e kalit tuaj çorbaxhiut, mikpritësi juaj, i cili e shëtit për një çerek ore, përkujdesje së cilës orientalët i qëndrojnë me përpikëri; pastaj ju hyni në shtëpi, ku e zonja e shtëpisë nxiton të pastrojë një hapësirë prej disa këmbësh katrorë, të cilën e mbulon me një hasër; mbi hasër shtrin një qilim ku ju shtriheni, në qoftë se nuk doni të rrini galiç si turqit për të pirë duhan, përgatitni kafen tuaj ose mendoni për ato që keni bërë gjatë ditës. Me të kryer këtë, shkarkoni kalin tuaj, i hiqni shalën dhe vini mbi qilim, sa më pranë vetes, plaçkat dhe armët tuaja dhe ndërsa përgatitet  darka, ju i ofroni kafenë, sipas mënyrës turke, çorbaxhiut dhe fqinjëve që kanë ardhur për t'ju nderuar, për të pirë duhan pranë jush dhe për t'ju pyetur për të rejat. Nuk është dhe aq e largët koha kur, për turqit ishte diçka e ulët që një europian t'i ofronte kafe të zotit të krishterë të shtëpisë siç duket e ulët te ne që një dukë apo par t'i ofrojë akullore një rraqembledhësi në shkallët e Tortonit. Por kanë ndryshuar gjithë ato gjëra në Turqi gjatë këtyre dhjetë vjetëve, sidomos gjatë këtyre tre të fundit.

Menyja e një darke bullgare është nga më të thjeshtat: bukë e thekur në hi, një supë me erëza e shoqëruar me vezë në pjatë, ose disa nga gjellët kombëtare, pilav, yaourt ose brinza. Të gjitha shërbehen në një pjatë të madhe druri, që i ngjan një tryeze që mbahet në një këmbë, vetëm disa gisht e lartë. Në vjeshtë, kësaj menyje të zakonshme i shtrohet një gjellë me rrush, argëtim i çmueshëm për qiellzat pak të familjarizuara me specin dhe erëzat e tjera të vendit. Të ftuarit ulen këmbëkryq rreth sofrës; para, ashtu si edhe pas ngrënies, një nga gratë e shtëpisë vjen me një ibrik para tyre: larja e duarve është e domosdoshme tek orientalët, të paktën katër herë në ditë, pavarësisht se sa herë e parashikon feja. Pastaj secili mbështillet në mbulesën apo pallton e tij, shtrihet në qilimin e përbashkët, duke qenë vendi i nderit pranë zjarrit - njerëzit e shtëpisë bëjnë të njëjtën gjë në anën tjetër të vatrës - ndërsa gratë tërhiqen në dhomën e tyre.

Në mëngjes, udhëtarët zgjohen me të lindur dita, hanë pak më lehtë se në darkë, i hipin kalit, i japin një bakshish të zonjës së shtëpisë dhe rreth orës nëntë nisen për të kalëruar deri në orën pesë. Aq më keq për europianin, në qoftë se ngutet: ai nuk do të bëjë kurrë që një tru turku të kuptojë se ka momente që duhet të nisesh me urgjencë pa thithur për treçerek ore çibukun apo nargjilenë. Nuk po flas për lutjen. Ushtari, në Turqi, është po aq besimtar sa të tjerët gjetkë, dhe nga gjithë zaptijet që pata nën urdhrat e mia, nuk pashë as edhe një që të plotësonte, nga kjo pikëpamje, detyrimet e myslimanit besnik.

Unë u nisa nga Pirgosi pa gjetur aty asnjë nga monumentet e lashta që më kishte bërë të shpresoja ky emër grek në mes të vendit bullgar, emër që ndoshta të kujton një nga ato monopyrgos ose fortifikatat e ngritura nga Justiniani, për të mbrojtur linjën e Danubit kundër sllavëve dhe avarëve. Pasi kapërceva dy valëzime të rrafshnaltës, zbrita në lumë, përballë një kasolleje që shërbente për bekleme (truprojë); një zaptije që ishte në shërbim, më bërtiti dhe më kërkoi t'i paraqitja bujurulldinë time, të cilën, natyrisht, nuk mund ta lexonte, pasi kishte pasur gjithmonë para syve vetëm tesqeretë* e tregtarëve vendës. Buzë ujit më tërhoqi vëmendjen një shtyllë e veçuar me formë të habitshme dhe m'u duk sikur pashë një rrënojë të bukur antike; por nuk e pata të vështirë të njihja në atë obelisk, që ngrihej në mes të një masivi mbeturinash gërmadhash, një lojë të natyrës dhe një veprim të erozioneve të lumit të madh në shkëmbinjtë gëlqerorë që formonin bregun. Sestini kishte rënë në të njëjtin gabim para gati tetëdhjetë vjetësh, duke e përshkruar këtë dikilitasch (gur i ngritur) si një ndërtim të lashtë. Aty pata një model për mënyrën se si disa eksplorues bëjnë hartën e një vendi që përshkojnë. Udhëtari kalon mbi Danub, sheh në bregun e djathtë një objekt që i krijon një iluzion pamor, për të cilin fola, dhe pyet udhërrëfyesin për emrin, i cili i përgjigjet: Dikilitasch. Ai hedh në hartën e tij emrin turk dhe shënon në krah të tij fjalën latine rudera (rrënoja). Dhjetë gjeografë kopjojnë më vonë këta tregues pa i kuptuar dhe ja ku të ashtuquajturit fshatra të Dikilitasch-it dhe të Rudera-s zbukurojnë hartat më të hollësishme të Turqisë.

Nga kjo pikë deri na Jatra, rrafshnalta shkëputet dhe i afrohet pak nga pak Danubit, duke formuar kështu tre cirqe natyrore me një diametër më shumë se gjysmë lege, duke e dominuar lumin dy apo tre [qind] këmbë, me përjashtim të cirkut të fundit, që është pothuaj i barabartë me nivelin e ujërave të larta. Nga kjo rrjedh se rruga, që në fillim kalon përmes  rrafshinave me bar, pa banesa, pa puse dhe pa ujë, humbet në kallamishtet e mëdha dhe arrin në liqenet e vogla, të bukura, brigjet e të cilave janë të shtruara me mijëra guaska lumi të mbetura në të thatë pas përmbytjeve verore. Isha shumë i lumtur që iu ngjita malit të Krivnës dhe të mbërrija në atë fshat të madh që kurorëzon në mënyrë mjaft piktoreske lartësitë fqinje të Jantrës.

Ky lumë i madh, që do ta ndeshim përsëri gjetkë, humbet këtu në Danub: ai është një ujë i turbullt, lymor dhe i pabesë, në të cilin pata fatin të gjej, pranë Novogradit, një trap që e përdorte një plak osmanli me pamje të qetë. Me të arritur në Vardin, qytezë bullgare që shtrihej shkallë-shkallë në shpat të pllajës, përballë një ishulli të bukur të pyllëzuar që mban emrin e tij, nuk kisha pse të trembesha se do të humbisja, duke pasur vazhdimisht para syve hissar-in e Sistovit, kullë e vërtetë e Monlerisë për udhëtarin që ka nevojë për një pikë orientimi në këtë vend. Dy orë pas Vidinit, pashë të hapej para meje e çara natyrore ku fshihet një nga qytetet me tregtinë më të gjallë të Bullgarisë.

Sistovi është një qytet me pesëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë mijë frymë, i ndërtuar në majë dhe në rrëpirat e një shkëmbi të lartë që shtrihet përgjatë Danubit, në një gjatësi prej rreth tre legash. Një kodrinë e rrumbullakët gëlqerore, shpati i së cilës është i veshur me bar, zbret përnjëherësh deri në bregun e lumit, duke mbartur gërmadhën e bukur të quajtur nga turqit Xhinevis Hisar (kështjella gjenoveze) dhe dominon mjaft mirë një numër prej më shumë se tre mijë shtëpish që gjenden rreth tetë xhamive, me tërë parregullsitë e tyre orientale. Rrethinat që mbyllin qytetin e madh humbin mes një morie kopshtesh, pemishtesh dhe vreshtash, sidomos në lindje, në lagjen e quajtur Gërmadhat, ku, sipas gojëdhënave, ka ekzistuar Sistovi i lashtë. Në këtë pikë, gojëdhënat pajtohen me sasinë e madhe të mbetjeve romake, që kazma e vreshtarit i lëviz nga vendi në çdo hap në atë pjesë të rrethinës.

Në Sistov, ndalova për aq kohë sa ishte e nevojshme të gjeja një zaptije dhe të takoja mydyrin, pastaj u hodha menjëherë për te shkolla bullgare, ku duhej të gjeja mësuesin, për të cilin kisha një letër nga një mik i përbashkët. Në pjesën e sipërme të qytetit gjeta një ndërtesë të bukur e të  madhe, arkitektura dhe pjesa e brendshme e së cilës më kujtuan shumë mirë bashkitë e kryeqendrave tona të rajoneve, që shërbenin njëherazi si gjykatë dhe si shkollë. Ndërtesa e Sistovit kishte, mes të tjerash, një bibliotekë publike, dhe në galerinë e jashtme, që është salloni i pëlqyer i orientalëve, gjeta disa të rinj me sjellje të shkëlqyer, që më dhanë me një frëngjishte të mirë të gjitha të dhënat që dëshiroja të dija. Unë e njihja mjaft Turqinë dhe nuk kishte përse të habitesha për këtë prirje të jashtëzakonshme të të krishterëve të Orientit për të mësuar gjuhë. Vetëm një herë takova fshatarë që dinin vetëm një gjuhë; por takova shumë njerëz që flisnin rrjedhshëm shtatë apo tetë gjuhë. Nevoja e tregtisë, përzierja e pabesueshme e gjuhëve dhe e racave në atë perandori i detyronin popullsitë të vinin në shërbim të tyre lehtësinë e natyrshme që turqit, veç të tjerash, zotërojnë pothuaj në të njëjtën shkallë, por që krenaria kombëtare dhe plogështia tradicionale nuk i lejonte aspak të përfitonin.

Mësuesi, zoti Vasili Mansheviçi, është një djalë i ri, i shkolluar, i dhënë me mish e me shpirt pas çështjes kombëtare dhe letërsisë bullgare; atë kohë ai ishte i zënë me përshkrimin topografik dhe statistikor të kazasë së Sistovit dhe vuri tërë  dashamirësi në përdorimin tim pjesën gjeografike të punës së tij, shkruar në bullgarisht, të cilën kishte ndërmend ta botonte në Bukuresht. Është mirë të themi së autoriteti turk, tepër i alarmuar nga  përparimet e sllavizmit në provincat e veriut, nuk kishte lejuar deri atëherë ngritjen e shtypshkronjave në Bullgari, duke mos njohur kështu gjithë punën intelektuale që ishte kryer që prej pesëmbëdhjetë vjetësh nga ai popull punëdashës dhe i etur për dije. Meqë kjo nevojë duhet të plotësohet me çdo kusht  dhe meqë kur bëhet fjalë për ndalim është fort e rrezikshme të marrësh vendimin, kur nuk ka një polici të aftë për të penguar shkeljet, Porta i detyronte bullgarët të përdornin shtypin klandestin, ose edhe më shumë, shtypshkronjat e Kievit, Odesës dhe sidomos të Beogradit, qyteti i shenjtë i sllavëve, qendra e sllavizmit më të pastër e më të guximshëm. Megjithatë, duhet të shtoj se kur kalova në Svistov, një pronar shtypshkronje ishte gati të siguronte një patentë dhe se kishte shkuar ta kërkonte në Kostandinopojë: të gjithë shpresonin se përgjigjja do të ishte pozitive.

Emri i zotit Mansheviç ka mbetur në kujtesën time për një hollësi të parëndësishme, por që jep shumë bukur sistemin e poshtërimeve groteske që rëndon mbi të krishterët e Orientit. Një tregtar që takova në Ruse, dy muaj më vonë, dhe me të cilin hyra në bisedë për Sistovin dhe zotin Mansheviç, më pyeti nën ç'mbrojte konsullore ishte ai. "Me sa di unë, nën asnjë,- i thashë,- ai është shtetas osman si i ati." "Por a nuk më thatë se ai mbante syze?" "Po, e pastaj?" "Atëherë, zotëri, ai është i mbrojtur nga jashtë: një raja nuk inund të mbajë syze." "Po sikur të mos shohë mirë nga sytë?" "Ah, aq më keq për të, zotëri, ka rregulla për rajanë."

Nga Sistovi, u nisa në shoqërinë e një zaptije të ngarkuar të më çonte në Loveç, në këmbë të malit Ballkan, nëpërmjet një rruge karrocash, që ndiqte, deri në Oreacha, luginën e papunuar që, në muajin qershor, Danubi e shndërronte në një det të vërtetë. Ajo është rruga e Nikopolisit: rruga që do të duhej të merrja kthehej menjëherë në të majtë, një orë e gjysmë nga Sistovi, në një terren pa pemë e pa shtëpi; me një pamje monotone tejet trishtuese. Megjithatë, emri turko-bullgar i asaj lugine, Stejar-deresi (lugina e Lisave) më jepte pak shpresë; dhe, në të vërtetë, pas disa orësh ecjeje nën një diell verbues, pashë të skicoheshin disa drurë të vegjël që hijezonin një fshat të madh, që më thanë se quhej Stejarov dhe se në harta shkruhej gabim Strishenie. Dielli po perëndonte dhe mua m'u desh ta kaloja natën aty.

Pak më lart e përmenda se për ç'arsye kisha shmangur në fillim të merrja një zaptije si shoqërues. Një qëndrim i gjatë në Turqi, më kishte mësuar t'i jepja të drejtë trupës së zaptijeve, për të cilët do të ruaj gjithmonë kujtimin më dashamirës. Ajo që u bën dëmin më të madh këtyre ushtarëve të mirë e të ndershëm, është se shumë gjëra të jashtme, kostumi i tyre, detyrat e tyre, i bëjnë t'i ngatërrojnë me zeibek-ët, që janë zaptijet e Azisë së Vogël, me ndryshimin se të parët janë një milici e nderuar dhe të dytët janë bashibozukë, përherë të gatshëm të vjedhin dhe të kërkojnë shpërblim për njerëzit që rrëmbejnë apo për udhëtarët që duhet të mbrojnë. Para disa vjetësh, një anglez që po vizitonte Efesin u masakrua nga zeibek-ët e eskortës së tij, për hiçmosgjë; njç numër i Journal Officiel de Constantinopole, që e kam para syve, përmendte vrasjen e pesë fshatarëve kozakë të rrethit të Balatabatit nga katër zetbek-ë vendës, kreu i të cilëve ishte një hajdut i frikshëm. Gjëra të tilla mund t'i dëgjosh vetëm për Azinë.

Sigurisht, një zaptije nuk ta mbush syrin. Ju e shihni atë kudo në Turqi, duke ecur trokthi nëpër rrugë vetëm apo në eskortë, duke u ngrohur në diell, në këmbë të shkallës së ngrënë nga krimbat, që të çon te pashai, apo të ulur galiç në çardakun e një truproje ose të një kafeneje, duke hedhur mbi kalimtarët vështrimin e tij të ngeshëm dhe krenar, veshur me kostumin aq të dashur për miqtë e Turqisë së vjetër, piktoreske dhe barbare: shamia vija-vija e mbështjellë rreth feses, për t'i ngjasuar turbanit, xhaketa prej shajaku të zi me arabeskat tekanjoze, pushka e gjatë shqiptare kaluar horizontalisht prapa shpine, pistoletat dhe kandjari që zbukurojnë një rrip shumë të madh prej lëkure, çibuku i futur me kujdes në një këllëf që i ngjan shumë atij të pushkëve tona të gjahut, kur i zoti ka para me vete; i gjori vëlite duhet të kënaqet me një çibuk tridhjetë centimetra të gjatë të cilin, kur udhëton, e vendos në jakën e dolloinanit ose në palën e turbanit të tij, në vendin ku dandy mysliman vendos një trëndafil ose jasemin. E përgjithshmja është disi e rrënuar, e marrtë, me përjashtim të armëve që janë gjithmonë të fërkuara me kujdes dhe njeriu ka shpesh një pamje që ju bën të ëndërroni limeret në fund të përroskave të Demir- Kapisë ose lirishtat e Deli-Ormanit.

Por sapo ky burrë i ka hipur kalit bullgar, trupvogël dhe të dobët, dhe sapo urdhri i lëshuar nga bylykbashi (brigadieri) ose nga subashi5' (kreu i rrethit) ju vë nën mbrojtjen e tij, mos kini as shqetësimin më të vogël: ai  përgjigjet me kokën e tij për sigurinë tuaj dhe deri diku edhe për mirëqenien tuaj. Ai është i detyruar vetëm t'ju mbrojë, t'ju sigurojë ushqim e strehim; nëse do t'i përmbahej pikë për pikë detyrës që ka, nuk e di si do t'ia dilnit mbanë me gjithë ato telashe të jetës së përditshme në këtë vend të çuditshëm. Ai do të bëjë për juve gjithçka që do të duket se nuk mundeni, do të kujdeset për kalin tuaj, madje do ta kashaisë me dashamirësi dhe do t'i bëjë sytë katër, në han, që hanxhiu grek të mos ju mashtrojë në llogari apo për vlerën e monedhës. Mos u largoni shumë në mal, në kërkim të ndonjë bime apo të ndonjë mostre gjeologjike, sepse do t'i ngjallni frikëra të tmerrshme. Në qoftë se do të sulmoheni nga banditët, qoftë edhe myslimanë, ai do të luftojë trimërisht për ju: në radhë të parë sepse është trim, pastaj se përgjigjet për ju "kokë për kokë", në fund, sepse një turk nuk do të donte të tregohej frikacak para një francezi, duke qenë për të francezi njeriu më trim i botës. Mos mendoni se i bën të gjitha këto sepse shqetësohet shumë për bakshishin që do t'i jepni në fund të rrugës: paguaje bujarisht, ai do t'ju falënderojë; jepini pak, ai do t'ju falënderojë përsëri dhe nuk do të kërkojë kurrë. Cilësitë vetjake të osmanliut, të kombinuara me qëndrimin që ka ai ndaj trupit, të cilin është më lehtë ta studiosh në imtësi sesa ta përcaktosh, e kanë bërë zaptijen të marrë nga shtresat e ulëta, tipin më të mirë të ushtarit të rendit të brendshëm dhe të paqes publike. Për hir të cilësive të tij, atij burri të mirë duhet t'i falen disa shejtani dhe është mirë të shtiresh sikur nuk merr vesh asgjë, kur ai këndon me sa ka në kokë ndonjë këngë të kripur turke, si Dis-donc, që tregon historinë e një francezi që magjepsi një besimtare të vërtetë në Stamboll, deri në atë pikë sa ajo pranoi të martohet me të dhe ta ndjekë pas: "Thuaj, pra, është i papërballueshëm; fjala e tij e praruar është një turjelë që hap zemrat; ajo e dëgjoi, ajo nuk mund t'i bënte ballë..." Sa u takon vjedhjeve dhe fyerjeve për të cilat qortohen zaptijet në fshatrat e krishtera, ato janë të shumta dhe është e pamundur të shmangen në një vend ku nuk ekziston asnjë siguri reale për të krishterin përballë myslimanit; por duhet të deklaroj se asnjëherë nuk vura re te miqtë e mi bullgarë ndonjë mbikëqyrje dyshuese ndaj zaptijeve të mia. Përveç kësaj, do të rikthehem te kjo dëshmi e mirë, që nuk i përgënjeshtron faktet e përmendura nga zoti Bue, më i sakti dhe më i vërteti nga udhëtarët në Turqi; një largësi prej njëzet vjetësh ndan udhëtimin tim nga udhëtimi i tij, pa folur për rrethanat e ndryshme që do të na duhej të zgjateshim shumë po t'i shtjellonim këtu.

Unë pata, në Stejarov, provën e parë të gjithçkaje që sapo thashë për zaptijet. Të nesërmen në mëngjes, vazhdova udhëtimin nëpër një shteg edhe më të mërzitshëm se ai i një dite më parë, duke iu ngjitur Stejar-Deresit; pasi kaluam burimin e këtij përroi, një orë e gjysmë nga fshati, arrita në pikën më të lartë të rrafshnaltës dhe munda të pushtoj me një vështrim pamjen më pak të zymtë. Kodrat vinin duke u ulur menjëherë në jug, duke lënë të shihej në këmbë të tyre një rrafshinë e gjatë, mbuluar me fshatra, drurë dhe tufa bagëtish; drejt Nikopolisit, rrëpirat e rrafshnaltës bënin kontrast me linjat e turbullta të vendeve që do të përshkoja dhe një perde drurësh shënonin në fund të rrafshinës drejtimin e Osamës, lumë i gjerë por jo i thellë, të cilën e kaluam në va pranë fshatit të madh Bulgarine.

Deri në Loveç, do të kisha shumë pak gjëra për të shënuar; i njëjti peizazh i rëndomtë, disa fshatra të treguara saktë në hartat e Lapisë dhe të Kiperit, dy karaullë, që i shërbejnë shumë pak sigurisë publike, në atë rrugë të hapur dhe të populluar, sesa prehjes së udhëtarit. Nuk ka gjë më të thjeshtë dhe më paqësore sesa pamja e një karaulli: ja, le ta marrim me mend, në anën e prapme të një lartësie që sundon rrugën dhe pyllin ngjitur, nje shtëpi fshatari turk, me një çardak ose një galeri në katin e parë; pranë, katër hunj mbi të cilin ngrihet një lloj koteci, që u ngjan pak kasolleve-mbrojtëse të kozakëve të Kubanit, që Homer dë Heli i skicoi gjatë udhëtimit të tij të parë, që shërbente edhe si pikë vrojtimi. Kalit i zbritet në këmbë të shtëpizës, pastaj ngjitesh në çardak, ose kalon në dhomën e brendshme, në qoftë se ajo shërben si sallon; aty gjenden dy apo tre zaptije, me apo pa bylykbashin, dhe një apo dy djem të rinj që përbëjnë një lloj shtese ushtarake; detyra e tyre më e zakonshme m'u duk se ishte t'u jepnin vizitorëve çibukun dhe kafen në filxhanin prej argjendi të punuar hollë. Bisedohet, pihet duhan, pushohet shumë këndshëm në hije për një çerek ore të mirë; dhe udhëtari, në qoftë se do që të mbahet për një çelebi (një xhentëlmen), lë para se të largohet një gjysmë zvanzingu (42 qindarka) mbi tabakanë ndërsa kafexhiu i ri, për të mos mbetur borxhli, i mbush xhepat me arra dhe fruta.

Pas karaullit të dytë, zbrita në një rrafshinë pjellore, nga më të habitshmet për nga kontrasti që kishte me linjën e lartësive të zhveshura që lag Osma e rrëmbyeshme, duke rrokullisur aq gurë zalli sa rrokullis një nga rrëketë tona të Dofinesë. Kudo të mbjella, livadhe, mullinj, uzina, por pak fshatra; pothuajse të gjitha fshatrat fshihen në grykën e  luginës nga dhe dalin në rrafshinë. Fshatrat janë të krishtera dhe Loveç, që komandon këtë rrafshinë, është qytet mysliman. Fshatrat bullgare kanë nga kjo anë diçka të përvuajtur dhe të trembur; është e vërtetë që ato kanë shumë gjëra për t'iu trembur: pak turkut, më shumë taksave, qeverisë, nëpunësit të qytetëruar dhe grabitës, dhe në fund, në kohë lufte, mësymjeve myslimane apo të krishtera, që nuk bëjnë asnjë ndryshim midis gjaurit dhe osmanliut.

Loveçi nuk është vetëm një qytet i populluar, tregtar dhe historik; vendndodhja e tij, e pakrahasueshme për nga bukuria, do të mjaftonte për t'i tërhequr vëmendjen udhëtarit, që nuk ka pasur aspak rastin, që nga Danubi, të entuziazmohet.

Vargmali më i lartë i maleve Ballkan, pothuaj paralel me Danubin, ka një ndërtim që të kujton mjaft atë të Pirenejve Qendrorë: domethënë, shpati i tij jugor zbret përnjëherësh drejt rrafshinave lyshtërore, ndërsa shpati veror zbret brezare- brezare deri te lumi i madh, ku derdhen ujërat e tij. Por brezaret e Gaskonjës janë të vendosura me më shumë kate se ato të Bullgarisë: këto të fundit kanë vetëm dy kate, kati i parë që formon rrafshinën e lartë ose pllajën e valëzuar të Mesisë së lashtë, që mbizotërohet nga ana e saj nga kati i dytë, i cili ka një gjatësi që mund të përshkohet pas tetë deri në dhjetë orë ecjeje dhe që derdh në rrafshinë shumë lumenj të bukur, ujërat e kulluara e të freskëta të të cilëve nuk vonojnë ta humbasin shkëlqimin, duke kaluar në shtresat e thella të lymishtës. Në pikën ku pjesa më e madhe e këtyre lumenjve del nga grykat mbytëse dhe ku çan rrugën dredha-dredha, në kufirin e dy brezareve, ngrihen shumë qytete të rëndësishme të Bullgarisë: Loveçi është njëri prej tyre, pastaj Tirnova, shembulli më piktoresk.

Loveçi është një qytet me 15 000 frymë, i gjithi i ndërtuar mbi dy brigjet e Osamës, që i lidh një urë e vjetër e mbuluar dhe që në të njëjtën kohë shërben si pazar. Qyteti shtrihet si një gjarpër midis dy mureve kolosale, që bien pingul në rrafshnaltën me lartësi 90 këmbë, korridor i vërtetë i maleve Ballkan, që digjesha nga dëshira për ta arrirë sa më parë: kështu, në Loveç kalova kohën e nevojshme për të takuar mydyrin. Atë administrator e gjeta në një konak të rrënuar, si zakonisht, por nga ana tjetër i ngritur në mënyrë shumë të këndshme pranë Osamës: zaptija im bëri një raportim me gojë për misionin e tij, mori një vërtetim për pakot e çuara në vendin e caktuar dhe u nis menjëherë. Kur zbrita në oborr, udhërrëfyesi im i ri tashmë kishte shaluar kalin, dhe ne u nisëm pa humbur kohë.

Në të dalë të qytetit, u gjendëm përballë një muri të përhimët për të cilin fola dhe zaptija ime u fut i vendosur në një shteg të ngushtë tërë zigzage në shkëmbin gëlqeror dhe pothuaj pingul mbi Osamë. Pas disa hapash, u detyruam t'u zbresim kuajve dhe t'i mbajmë nga kapistra, të frikësuar mos pësonim ndonjë aksident; por frika u zhduk shpejt, aq shpejt sa duhet për t'u mësuar me pamjen e zakonshme të atyre kuajve bullgarë, ponë të shkëlqyer, trupvegjël dhe me këmbë të forta. Pra, në atë zbritje nuk ka shumë rrezik, por, nga ana tjetër, arrin duke marrë frymë me vështirësi në kreshtën e shkëmbit, për të zbritur një të tatëpjetë pak më të thiktë deri te një rrugë e bukur romake që vjen nga Loveç, duke i rënë rrotull shkëmbit jashtëzakonisht të madh, që do e ndjekësh deri në Rumeli.

Unë u drejtova për në qytetin e vogël Trojan, në këmbë të vetë malit Ballkan, pika më e skajshme e njohjeve ruse më 1829. Shtabi i përgjithshëm perandorak kishte zbuluar gjithë Bullgarinë Lindore deri në Razgrad dhe Ruse; por në perëndim të këtyre dy qyteteve, kishte kryer vetëm zbulime të veçuara, përgjatë Jantrës, drejt Sevlievos, Trojanit, Vracës: në jug të këtyre dy qyteteve të fundit, do të gjendesha përballë visesh tërësisht të panjohura nga gjeografët dhe nga udhëtarët dhe lexuesi do ta kuptojë me lehtësi me sa padurim prisja çastin të shihja këtë vend të panjohur. Dy udhë të çojnë nga Loveç në Trojan: ajo e maleve nëpërmjet Hlevenit, Lomecit, Kalejcës, zbuluar nga rusët, dhe ajo e Osamës, ose rruga romake, në të cilën nuk gjendet asnjë fshat, por vetëm dy karaullë dhe shumë mullinj. Fshatra, të shumta në numër, fshihen një të shtënë pushke në zgavrën e disa lugajave që dalin në Osma: bullgarët dhe turqit jetojnë pranë e pranë dhe në numër pothuaj të barabartë, në ato fshatra të rrethuara nga toka të punuara, që formojnë lirishtat e pyllit të pandërprerë që mbulon brezaren e sipërme të Bullgarisë.

Në qoftë se ka diçka që mund ta habisë udhëtarin aq sa edhe ta hutojë me peizazhet madhështore që pasojnë njëra- tjetrën përgjatë kësaj lugaje, janë mbetjet e rrugës romake që gjarpëron në shpatin e kodrës dhe zbret, dy lega pas Loveçit, në fushat dhe livadhet e Osamës për t'i braktisur ato vetëm gjashtë orë më larg. Këtu nuk dua të përsëris gjithë banalitetet e zakonshme për veprat e "popullit-mbret", por në Orient, ku në çdo hap gjen rrënojat më të bukura të gjenisë greke dhe romake, krahasimi midis këtyre dy qytetërimeve shumë të fuqishme dhe shumë të pangjashme lind natyrshëm në mendimet e udhëtarit. Veprat e qytetërimit romak nuk flasin kurrë për zgjuarsi, ashtu si flasin ato të paraardhësit të tij të lavdishëm, por natyra e tyre e dobishmërisë praktike nuk është askund më e habitshme sesa te një vend ku banorët përtacë i përdorin kudo, por nuk krijojnë pothuaj asgjë për t'i zëvendësuar kur ato zhduken.

Në gjendjen e sotme, udha e Trojanit përdoret nga kalorësit vetëm në pjesët e sheshta, sepse disa nga të tatëpjetat e saj janë aq të thikta, sa edhe patkonjtë e kuajve më të mirë rrëshqasin mbi kalldrëmin po aq të rregullt sa edhe ai i qyteteve tona. Kalorësit e lënë mënjanë, për të ndjekur shtegun që shtrihet në të majtë të udhës që u përkiste këmbësorëve, arabave turke dhe karrocave të vogla bullgare të tërhequra nga buaj të fuqishëm e të gjallë, si karrocierët e tyre. Në luginë, rrugës i janë hequr gurët nga bregalumasit, që kanë gjetur aty një gurore të shkëlqyer me gurë të vegjël për muret e tyre: ne nuk kemi të drejtë t'i trajtojmë ata njerëz të mirë si vandalë, po të sjellim ndër mend monopatet tona të shtruara me kolonat ushtarake të Septim Severi Patrikut.

Trojani, që hartat tona e japin vetëm si një fshat mjaft të madh, m'u duk një qytet i vogël me gjashtëqind shtëpi, ndërtuar në bregun shumë të ngritur të Beli-Osemit (Osma e bardhë), në fund të një hinke, ku vijnë e bashkohen pesë apo gjashtë përrenj të malit. Përroi i vetëm që kalon në Trojan quhet Daskotina; Knezha (princesha), Razhdaveci dhe disa të tjerë rrjedhin rnë shumë se një orë larg qy tetit, në juglindje; gjy smë ore poshtë Trojanit, në të djathtë, në këmbë të një mali të thepisur të quajtur Biliçilder-Tepesi, nga emri i një fshati63, që e kurorëzon, prej andej del në një luginë të gjerë dhe pjellore të formuar nga Osma e zezë (Çerni-Osem i bullgarëve, Kara-Osma e turqve). Për fatin tim të keq, m'u desh të heq dorë nga ngjitja e atij lumi të bukur deri në manastirin e Uspenisë (Ngjitja e Shën Mërisë në qiell), manastir i bukur, i ndërtuar në mes të një pylli, si pjesa më e madhe e manastireve bullgare. Nuk munda të mësoj asgjë për zanafillën e Uspenisë: e krijuar, pa dyshim, nga besimtaria liberale e mbretërve të Bullgarisë të periudhës së dytë, ai duhej të përmbante në sallën e hartave thesare historike, nga ku do të kisha përfituar dhe ku do të merrja pjesën time, por eruditët sllavistë, kryesisht serbët, duhet t'i botojnë dhe t'i vënë në punë. Identiteti i fesë do t'u hapë për herë të parë arkivat, të mbyllura deri tani për heretikët e Perëndimit; unë munda të vërej nga disa raste të veçuara se historia e vërtetë e Servisë dhe e Bullgarisë është te krisobulat e manastireve, ashtu si historia jonë është në pjesën më të madhe në sallën e hartave të shekujve IX dhe XIII.

Në Trojan zura vend në një han të rrugës kryesore dhe që ishte, me sa m'u duk, restoranti i pëlqyer i shoqërisë së vendit: bukuroshët e rinj me fese dhe me redengotë vinin aty për të shmangur supën e pandryshueshme me perime dhe me mish të vatrës atërore. Shërbimi ishte i këndshëm, si në të gjitha hanet e mbajtura nga grekët; por ajo që kishte më shumë vlerë për mua sesa për banorët vendës, ishte çardaku i oborrit të brendshëm, në këmbë të të cilit Osma rrokulliste ujërat e saj të bukura dhe të kulluara në ujëvara të gjera mbi një shtrat me rreshpe rrasash të pastra kate-kate. Mali Kapinxho, me lëndinat e tij të gjelbra dhe pyjet e errëta mbështetur në shpatet e atyre vargmaleve të ulëta, formonte sfondin e atij dekori madhështor, të paçmueshëm nga ata që dinin si t'i gëzoheshin, dhe që do fia kishin zili asaj qyteze të humbur edhe shtëpitë më luksoze të kryeqyteteve të Europës.

Kur mbërrita unë, disa nga paria e vendit dhe mësuesi erdhën e më rrethuan me kureshtjen e njerëzishme të orientalëve dhe munda të marr prej tyre të gjitha të dhënat për të cilat kisha nevojë. Harta e Kiperit, që ua shpalosa para syve, e jepte në mënyrë shumë të gabuar pozicionin e Trojanit: mësuesi mori lapsin tim dhe më vizatoi me shpejtësi një skicë tepër fillestare, por që kishte përparësinë e çmueshme që t'i mësonte sytë e mi me konfiguracionin e vendit që do synoja ta zbuloja. Veç të tjerash, mësova se fshati (se/o) i Trojanit ishte qendra politike e një komune të madhe bullgare sa gjysma ose të paktën sa një rajon francez, dhe që kishte për kufi vetëm linjën e majave që ndanin pellgun e dy Osmave nga pellgjet fqinje. Për pasojë, ajo është diçka si luginat tona të Pirenejve para Revolucionit; Bastani, Katër Luginat ose Andora, republikat e vogla të përfshira në shtetet feudale, kanë pasur, pa dyshuar për këtë, të ngjashmet e tyre në Bullgari. Selot e Trojanit, Gabrovos, Drjanovos, Trjavnës, Elenës dhe shumë të tjerë qeverisen sipas dëshirës së tyre, kanë administrimin e të ardhurave të tyre, përfaqësimin në komunë dhe kanë turke vetëm dy pika: kazermën e zaptijeve dhe taksën. Gjysmë tolerancë, gjysmë moskokëçarje, turqit i lejojnë raja-të e maleve t'i rregullojnë punët e tyre si t'iu duket më mirë, mjafton që të paguajnë. Selo është kryeqendra e pesëmbëdhjetë, njëzet dhe deri në dyzet kolibas (katunde), që mbulojnë shpatin e maleve dhe që dallohen nga prapashtesa -vci. Derisa të bëhet harta zyrtare e Bullgarisë së sipërme, nuk do të kemi asnjëherë një mendim të saktë për popullsinë shumë të madhe të krishtere që është fshehur në thellësi të atyre koshereve malore, për t'u shpëtuar pushtetit arbitrar dhe shpërdorimeve të pashallarëve, dhe të mos kenë ndonjë llogari për të shlyer me qeverinë qendrore.

Unë nuk gjeta në Trojan, ndryshe nga sa shpresoja, asnjë monument dhe informatorët e mi të rinj nuk dinin më shumë. Ata më treguan, me një "thuhet", se qyteti ia detyronte theme- limin e tij Trajanit, traditë kjo e mbështetur kryesisht tek emri i vendit. Nga të dyja anët e Danubit, emri i Trajanit u përgjigjet të gjithave, ashtu si ai i Cezarit në Francë.

Duke parë gjithë të dhënat e mbledhura, isha disi i pavendosur për drejtimin që më mbetej të merrja për të vazhduar udhëtimin tim. Në fillim kisha vendosur të eksploroja rrethin e Zlaticës, për të cilën gjeografët nuk dinin asgjë, përveçse ndodhej midis Etropolit dhe Trojanit dhe përfshinte rreth tridhjetë fshatra; prej andej, shpresoja të arrija pellgun e Moravës bullgare, të banuar nga popullsi serbe, bullgare dhe shqiptare pothuaj të panjohura dhe nga më interesantet për t'i vizituar. Por Rumelia e sipërme, nuk është se nuk më tërhiqte më pak, dhe shpesh gjendesha i hutuar duke arritur në fshatrat e malit, ku nuk kisha përkthyes që dinte vllahishten që e flisja sa mirë aq edhe keq. Për këto arsye dhe shumë të tjera, vendosa të shkoja drejt e në Filipopolis dhe të lidhja kështu udhëtimin tim me atë të zotit Viksnel, që i caktonte për kufi Hebrenë ose Maricën, që ai udhëtar i palodhur e kishte marrë për kufirin verior të Trakës.

Pra, lashë Trojanin një mëngjes, në shoqërinë e një zaptijeje turk dhe të një udhërrëfyesi bullgar, dhe mora, duke dalë nga qyteti, rrugën romake që i  ngjitet Osamës së bardhë përmes rrëpirave që përbëjnë një "rrugë të vërtetë të Kornishës" për rreth dy kilometra. Më lart, ajo zbret drejt luadheve ku lumi, më pak i shpejtë, pret Knezhën, një përrua i bukur me ujëra të gjelbëreme. Një urë e ruajtur shumë mirë, e quajtur Kemer- Kypry, mbetet pak në të djathtë vendit, ku lumi takon përroin, i cili kalohet në va në këmbë të një hani të vogël, të ngritur atje ku duhej, sepse mali që mbizotëron këtë cep të vogël e të hijshëm toke, nuk është gjë tjetër veçse vetë mali Ballkan.

Ne u ngjitëm, për një gjysmë ore, përgjatë një brinje dredha- dredha, të thiktë, përmes dendësirave që ndryshuan shumë shpejt në lëndishte të bukura dhe në shtigje të mbushura me mbeturina rreshpore, që vithiseshin nën hapat tanë dhe nën ata të kuajve që i tërhiqnim nga yzengjia: një pllajë e vogël që formonte çeltinën na ndihmoi të mësonim ku ndodheshim. Në këmbët tona shtrihej qilimi i gjatë i livadheve të Beli-Osemit, prapa të cilave nguteshin, si valë të ngurtësuara, majat e panumërta e të rrjepura dhe kodrat e pyllëzuara të Gradacit; ky mur hapej më të rrallë dhe linte të shiheshin sa të hante syri, përmes hapësirave të luginave të Rakovdolit e të Razhdevicit, male të tjera.

Linja ku bashkoheshin dy shpatet që ne po ndiqnim po ngushtohej sa më shumë që i afroheshim majës; ajo erdhi dhe u kthye në një lloj shtylle kurrizore disa metra e gjerë; ndërsa rrëpira ishte kaq e thiktë, saqë një hap i gabuar të rrokulliste deri në fund të përroskave shumë të mëdha që, në të majtën tonë, derdhnin ujërat në Knezha. Një vend i vetmuar, por aspak i shkretë, sepse tek-tuk shihje të shfaqej kësula prej gëzofi i një bariu bullgar, sëpata e një druvari ose çatitë e disa kasolleve prej nga dilte tym, të fshehura buzë përrenjve. Ai shteg i vogël ishte pothuaj horizontal dhe ne u mbushëm me frymë duke e ndjekur me hap, kur një karaull na dha mundësinë të ndalonim dhe të pinim një kafe. Ishte karaulli i Loveçit, i quajtur kështu sepse ishte pika e fundit e kazasë me këtë emër në rrugën e Sistovit për në detin Egje. Ai ishte zënë nga një postë me njerëz fort të mirë, ku më i riu u ngarkua të më çonte përtej malit Ballkan, deri në rrafshinën e Gopcës, në këmbë të malit.

U kërkova leje njerëzve të mi të Trojanit për t'u ndarë, dhe pasi i hipa kalit, ndoqa pas zaptijen e ri, që ishte në këmbë dhe ecte me hap të lehtë, me duart e mbështetura te një hanxhar që i shërbente njëkohësisht si armë dhe si baraspeshë. Një pjerrësi e thiktë dhe një shteg tërë zigzage që fillonte sa një e shtënë me pistoletë nga karaulli, na çoi shpejt në majë të vargmalit të ulët. Lëndishtat rralloheshin prapa nesh, shkëmbi çante kudo tokën e mbuluar nga një bar i tharë dhe i rrallë. Unë iu afrova plot emocion majës së malit Ballkan. Këtyre Alpeve të Turqisë europiane, prej nga do shihja të shpalosej para syve të mi një nga pamjet më madhështore që mund të pushtojë shikimi: rrafshina e pamat e Filipopolisit, e mbushur me qytete dhe fshatra të populluara dhe në një turbullirë të largët, muri hijerëndë i maleve Rodope.

Siç e shihni, nuk isha familjarizuar ende me të gjitha kushtet e veçanta të së nesërmes. Unë nuk e dija se maja e vargmaleve të larta është pika më e papërshtatshme për ata që pëlqejnë pamjet të shtrihen deri në pafundësi: sytë që kërkojnë tërë lakmi një horizont të gjerë e të lirë, ndalen menjëherë nga linjat e thata, të njëtrajtshme dhe pa madhështi të lartësive që formojnë katin e dytë të malit. Vëzhguesi ndien një zhgënjim të përzierë me padurim dhe me kureshtje, sepse e di mirë se ajo që ndiqte nuk ishte një ëndërr, ai mund ta vërente skutave përgjatë ditëve dhe grykave që gërryenin kreshtat e rrjepura; edhe një orë ecje dhe nga maja e kreshtës së fundit, mund të rrokte me një vështrim entuziast një skenë që vetë kontrasti i papritur do ta detyronte ta vlerësonte më mirë.

Duke pritur këtë çast, ndiqja, sipas hapave të udhërrëfyesit tim, një shteg që vinte rrotull disa majave të rrumbullakëta që sundonin luginat pa drurë, pa ndonjë veti karakteristike, madje pa emër: turqit i quajnë bashkërisht Balkan dereler, "lugajat e malit". Dy maja të thikta, mes të cilave çante me vështirësi shtegu, më lanë mbresë që në fillim. Zaptija m'i quajti kapuxhikler, "portinat". Gjuha turke përdor shpesh këto figura, saktësia e të cilave do të vlerësohet shumë prej atyre që dinë, nga përvoja, se çfarë janë këto porta të Hoemusit. Përtej, filluam të zbresim shumë shpejt; shkëmbi pothuaj i zhveshur ia la vendin pyllit; disa drurë frutorë lartoheshin mbi rrëmujën e lisave dhe të drurëve të rrëgjuar, që dukeshin sikur lajmëronin fqinjësinë e njeriut, të kulturës dhe të punës.

Është e vërtetë që në Orient, në qoftë se druri frutor nënkupton gjithmonë kultivuesin e tij, do të ishte shumë e guximshme të arrinim gjithmonë nga i pari tek i dyti. Te ne, këmbësori që do të ishte ndalur buzë një përroi, në një rrugë të shkretë dhe të zhveshur, për të nxjerrë nga trasta një copë bukë dhe disa fruta, do të hante dhe do të vazhdonte rrugën pa u shqetësuar për mbeturinat e drekës së tij të varfër. Njeriu i Orientit, që nuk ngutet asnjëherë, do të zbavitej me dëshirë duke gërmuar tokën me thikën e tij dhe do të hidhte aty disa fara që do të jepnin frutat e tyre kur të vinte koha. Kjo nuk do të thotë se ai shqetësohet shumë për ata që, pas tridhjetë vjetësh, do të ndalen me kënaqësi nën drurin e bekuar që ai do të mbjellë. Vargu i ëmbël i fabulistit: Stërnipërit e mi e kanë nga unë këtë hije, do të kishte fare pak kuptim në brigjet e Danubit; por udhëtari mysliman kujton se e theu njëzet herë urinë nën  drurin ushqyes buzë rrugës; atij i duket sikur shlyen një borxh dhe në shpirtin e atyre popujve, ka, veç të tjerash, njëfarë butësie të plogët më e lehtë të ndihet sesa të analizohet. Në Vllahi, pashë një gjë të ngjashme, të çuditshme në pamje të parë, por të hijshme dhe prekëse. Cara rumaneska zotëron pyje të pafundme pothuaj të virgjëra, të përshkuara nga shtigje të rralla, buzë të cilave udhëtari gjen nganjëherë grumbuj pemësh frutore me prejardhje nga më të bukurat. Në qoftë se habiteni nga kjo, fshatarët do t'ju tregojnë se prifti i fshatit fqinj, në vend të lutjeve të thëna në mënyrë mekanike apo të dhuratave për kishën u vë si pendesë besimtarëve të vet, disa orë pune për mbjelljen e pemëve në pyllin aty pranë. "Ke punuar të dielën? Do të mbjellësh dhjetë kajsi. Ke pirë qumësht për kreshmë? Ky është një mëkat shumë i madh, do të shartosh tridhjetë mollë.

Ke goditur babanë? Duhet të mbjellësh pesëmbëdhjetë mana të bardhë." Të penduarit kjo detyrë i duket mjaft e lehtë dhe, në fund, të gjithë fitojnë nga ajo.

Ndërsa zaptija im po shkundte me shkop një arrë të re, unë përpija gjithë lakmi peizazhin, hollësitë e të cilit më shpëtonin ende pa i vërejtur ashtu si duhej. Në këmbë të së tatëpjetës së pyllëzuar që po zbrisja, nëpër një shteg sa të drejtë aq edhe dredha-dredha, shpalosej një rrafshinë tepër e gjerë, mbuluar me të mbjella, me drurë të bukur, me fshatra turke dhe bullgare, të mbështjella plot hijeshi nga tufat e drurëve; një lumë i ngushtë dhe i kulluar rridhte në lindje dhe njomte këmbët e një vargmali më pak hijerëndë, por ndoshta më piktoresk, në format e tij të larmishme, sesa masa shtypëse e malit Ballkan. Ajo është rrafshina e Karlovos (Karlova ovali), e bollshme dhe pjellore sa një rrafshinë e Flandrës, me një bukuri të harmonishme dhe të qetë që e takon në çdo hap në Trakë.

Unë arrita të shquaj, pothuaj nën këmbët e mia, disa ndërtime që mund të mbaheshin për një manastir grek: një mur katërkëndësh me disa pjesë ndërtesash të mbështetura në murin rrethues dhe një çardak para hyrjes. Ky detaj i fundit tregonte qartë një karaull dhe ai që unë e mora për një manastir ishte thjesht një han i fortifikuar, gjë që nuk më befasoi, sepse ai vend ishte një dervent, që në Pirene, quhet një port dhe një postë xhandarmërie mjaftonte me vështirësi të mbikëqyrte grykat e hijezuara nga pyjet pa fund.

Dita ishte thyer kur mbërrita në çardak. Zaptijet po freskoheshin nën drurët e mëdhenj, buzë një përroi, ku një karvan i vogël bullgar ishte ndalur për t'u dhënë ujë kuajve. Bylykbashi, një burrë i hijshëm me pamje krenare, i shëndoshë si një pasha i ri, rrinte ulur mbi një rrogoz dhe më pyeti me njëfarë mosbesimi, të zbutur nga mirësjellja dhe nga toni i ëmbël, që turqit e moshuar i kanë gjithmonë. Unë thashë titullin tim mehendiss (inxhinier) dhe shpalosa, si arsye të fundit, hartën e Kiperit ku i tregova, duke i thënë me emër, qytetet dhe viset fqinje. Osmanliu i shëndoshë, me gjakftohtësi prej komandanti, vështroi hartën, paksa si maçoku i Florianit shihte pasqyrimin e vet; por njerëzit e tij, që pozita e tyre nuk i detyronte aspak të hiqeshin me dinjitet, u shkrinë tërë zhurmë mbi zotësinë e magjistarëve frankë, që vizatonin të gjitha qytetet dhe të gjithë lumenjtë e vendit të besimtarëve mbi një fletë letre thuajse po aq e madhe sa një dolloma ushtari.

Në çastin kur ndala këtu këto kujtime të shpejta udhëtimi, në hyrje të një vendi të ri, pyeta veten: a ka gjë më të mirë sesa të tregosh mbresat e tua vetjake prej turisti, kur gjithë ato çështje të stuhishme qëndrojnë pezull mbi botën e çuditshme e misterioze të Orientit dhe kur pasionet fetare nxitin shqetësime shoqërore e politike nga më të frikshmet. Pa hyrë në parashtrime dhe polemika që ushtrojnë gjerësisht durimin e publikut, mendoj se duhet t'u shtoj një numër vrojtimesh të përgjithshme atyre që udhëtarët e tjerë kanë mbledhur, në një drejtim apo një tjetër, për vendet që vizitova. Mbi të gjitha, ishte populli bullgar, më i madhi në numër, më i heshturi dhe më i harruari nga ata të Europës orientale, që kërkova pareshtur ta studioja.

Secili komb (memleket)M i Perandorisë Osmane duket se ka karakteristika të dallueshme mirë në atë përzierje anarkike, të paqëndrueshme dhe të turbullt. Kështu, turku është mbi të gjitha një funksionar, shqiptari një ushtar, serbi një bari, greku një marinar, çifuti një pramatar, armeni një bankier, cigani një kovaç. Fshatari është bullgari.

Një aksiomë e një të vërtete fillestare është se elementi bujqësor, i fuqishëm, i duruar, konservator deri në tepri, është themeli më i palëkundur dhe më i sigurt i çdo shoqërie dhe çdo kombi. Kjo tregon rolin e jashtëzakonshme për të cilin janë thirrur katër apo pesë milionë bullgarët për përtëritjen, me Turqinë apo pa të, e Orientit të krishterë.

Kjo nuk do të thotë se popujt e tjerë të së njëjtës fe me ta i duan e i vlerësojnë shumë. Butësia e tyre pasive, rëndësia pak e trashë, ngadalësia e tyre në punë ngacmon talljet pa fund të fqinjëve të tyre, grekëve dhe vllehve, të gjallë, të hollë dhe tallës si parisianët e Danubit. Bullgari dhe bualli i tij, zëvendësojnë, atje, banorin e Shampanjës dhe dashin e tij:

Kur Zoti krijoi gjithë njerëzit, i dha secilit një copë zgjuarsi të mbyllur në një letër të palosur: secili prijës i ardhshëm i racës vinte sipas radhës, për të marrë pjesën nga shpërndarja hyjnore. Greku pati një pjesë të madhe, edhe rumuni; njemci (gjermani) pati një pjesë të vogël. Bullgari, që merrte pjesë në atë skenë me një pamje të trallisur, bëri para kur e thirrën; por në çastin kur po zgjate dorën për të marrë letrën e tij, bualli i tij besnik zgjati para kokën e tij të madhe me një bulurimë, përlau me gjuhë dozën e çmueshme dhe e gëlltiti. Mirë apo keq dituria nuk u përfitua, bualli nuk u bë i zgjuar por edhe të zotit nuk iu kthye më asgjë.

Si të gjitha epigramat, kjo histori e shkurtër qëllon shumë larg. Bullgari nuk është budalla dhe rëndësia e tij solemne nuk është aspak e përjashtuar nga një përfytyrim poetik, ashtu si do ta provojnë një ditë legjendat e tij popullore, kur të marrë mundimin t'i botojë. Ja një prej tyre, që po e vendos krejt rastësisht në malin Çadir, prej nga dalin dy nga lumenjtë e mëdhenj bullgarë, Iskeri dhe Marica:

Iskeri dhe Marica ishin, në zanafillë, vëlla dhe motër, ata ngjiteshin shpesh në shëtitjet e tyre të gëzuara në majën e Çadirit. Një ditë, Marica, duke i hedhur një vështrim lakmitar rrafshinës së bukur të Gopcës që shpalosej në këmbët e saj, i tha shoqëruesit të vet: "Vëlla, nuk mund të qëndroj këtu, më duhet të shkoj të shoh detin e madh të  Bardhë, për të cilin thuhen gjithë ato gjëra të mrekullueshme." Iskeri, i trembur, iu lut, qau, pa mundur ta thyente vajzën e re kureshtare; pastaj, meqëajo do tënisej: "Ah!~ i tha ai,- ti do të shohësh atë det të mallkuar dhe po më braktis për hir të tij? Epo, mirë, unë do të arrij në det para teje, sepse do shkoj drejt Dunës!" Dhe thoshte të vërtetën, sepse ndërsa Marica humbiste në rrathë tëgjatë mes maleve, vëllai i saj ecte drejt e në veri dhe iu besua ujërave të shpejta të mbretit të lumenjve të mëdhenj.

Nëse bashkësia e gjuhës dhe e kultit vendos një lloj afrie midis serbit dhe bullgarit, nuk ka gjë më reale se ky krahasim. Banor i një vendi të rrafshinave pjellore, i dyti u bë një bujk paqësor, ndërsa vëllai i tij më i madh, i rrasur në thellësi të pyjeve të tij, të vjetër sa bota, vazhdon, në qytetërim të plotë, jetën heroike dhe baritore, që duket e zhdukur që në kohën e Homerit. Princat e Iliadës, që i kryejnë vetë përgatitjet e darkës së tyre, nuk do të duken të huaj në brigjet e Moravës. Një nga ankesat e popullit serb kundër Milloshit, çlirimtarit, ishte se ai nuk mund të duronte që një shtetas i tij të kishte një tufë me derra më të madhe se tufa e tij.

Kara Gjorgje kishte marrë nga Shën Petërburgu shiritin e madh të një urdhri rus: ai e kaloi atë sipër kaftanit të tij, shkoi t'i vinte rrathë një kadeje dhe e prishi tërësisht shenjën e vyer të car Aleksandrit. Ai jetoi gjithmonë në shtëpizën e tij të Topolës dhe vajza e tij shkonte e mbushte vetë ujë te çezma, së bashku me vajzat e tjera serbe të fshatit.

Serbët malazezë kanë një senat, seancat e të cilit zgjatin vetëm disa javë. Çdo senator arrin në Cetinjë duke sjellë me vete batanijen dhe një sasi miell misri: shteti u jep një galeri të madhe që i përket manastirit të Cetinjës, ku senati, mbasi ka rrahur çështjet, vjen aty për të ngrënë dhe për të kaluar natën. Në kohë paqeje, pushteti nuk ekziston, fisi, klani është gjithçka; në kohë lufte, është një diktaturë absolute.

Nëse do të përmblidhja karakteristikat e popullit serb në një tip historik, nuk do të kërkoja, siç veprojmë gjithmonë, ta gjeja te Kara Gjorgjeja, një nga ata heronj që i përkasin mbarë njerëzimit, ose te Milloshi, një fshatar i guximshëm, egoist dhe dinak, që e admirojmë dhe që nuk e vlerësojmë; unë do ta gjeja këtë tip te një prijës i errët i luftës për pavarësi, te Velikoja, dhe do të lija të fliste kronika krejt lakuriq: 

Velikoja ishte atëherë hero kombëtar. Ai ishte një bylybash i thjeshtë i Cema-Rjekës. Kur rusët e qortuan që e quante veten hai'duk (hajdut), ai u përgjigj: "Do tëzemërohesha nëse do tëkishte njëhaiduk më të madh se unë." Ai ishte shumë i etur për të bërë plaçkë lufte. Do rrezikonte edhejetën, për një çiftpistoletash; por, me t'i shtënë në dorë, ifalte. "Nëse unë kam,- thoshte ai,- duhet që të kenë edhe të tjerët; por, nëse unë nuk kam, do të marr." Ishte njeri gazmor, plot guxim dhe i ndershëm, por nuk dinte të mbante një të fshehtë. Ai e donte luftën për luftë. E dëshiroi për Serbinë gjatë gjithë jetës: pas vdekjes së tij, u arrit të kishte paqe. Nuk donte të kishte të bënte me ushtarët që vinin nga parmenda; donte vetëm luftëtarë të vendosur, punëtorëferme apo beqarë. Ai u grind me të shoqen, sepse ajo nuk kishte pranuar t'u shërbente njerëzve të tij, të cilët i quante vëllezër. Për të papriturat dhe mbrojtjen e grykave, ishte njeriu më i përshtatshëm, por më pas do të angazhohej me mbrojtjen efortifikatave...

Pashai i Vidinit, Rexhep aga, me 18 000 njerëz e rrethoi në Negotin; princi vllah Karaxha dhe veziri i madh dërguan përforcime. Ata punuan ditë e net nën tokë dhe po afroheshin gjithnjë e më shumë. Shkatërruan një kullë, pastaj një tjetër dhe, në fund, kullën inë të lartë, ku rrinte Velikoja. Atëherë ky i fundit u vendos në bodrum. Ai urdhëroi të shkrihej gjithçka prej plumbi e kallaji, i mbushi topat me monedha dhe vazhdoi të mbrohej trimërisht. Mladeni u thirr për ta ndihmuar, por ai u përgjigj: "Le të mbrohet vetë: dhjetë këngëtarë kënduan në tryezë lavde për të, kurse unë nuk kam njeri. Ai ështëhero: le tëmbrohet vetë!" Senati, që Velikoja i kishte shkruar se do tëshkonte për Krishtlindje, për të parë si ishte qeverisur vendi, dërgoi shumë vonë një anije me municion. Velikoja, duke inspektuar një mëngjes si zakonisht dhe duke dhënë urdhër për të ndrequr një fortifikatë, u njoh nga një topçi turk që e mori në shenjë. Velikoja ra duke bërtitur: "Qëndroni të patundur!" Njerëzit e tij e varrosën në kishe.

Kështu, ky ushtar-prift shëtit gazmor dhe provokues, mustaqepërdredhur, me fesin e përkulur mbi vesh dhe armët e hatashme të rripit të tij; serbi nuk e fsheh mospërfilljen e tij për bujkun paqësor bullgar, të cilin e trajton me dëshirë si lalash dhe nuk ia fal që nuk lëvizi nga vendi kur ai rrëmbeu armët për Serbinë. Në këtë gjykim ka teprim dhe padrejtësi. Durimi nuk është burracakëri dhe ai fshatar i shëndoshë, i përkorë dhe i fuqishëm, do të bëhet nën uniformën e redifit, një ushtar po aq i përkryer sa ushtari i rregullt turk, të cilit fushata e Danubit e 1854 i dha përmasën e vërtetë. Neve na vjen keq kur shohim shkrimtarë të vetëdijshëm, por të  mashtruar, t'i marrin për të vërteta thëniet që i interesojnë kancelarisë osmane, që pohon se, nëse e shtyn thirrjen e të krishterëve në barazinë e shërbimit ushtarak, kjo ndodh ngaqë rajaja i ka tmerr armët dhe se pëlqen më mirë të paguajë haraçin poshtërues sesa taksën e gjakut. Një pronar bullgar, me të cilin po bisedoja për këtë një ditë, më tha: "Ne kemi kërkuar të shërbejmë në ushtri, por ata i bëjnë bisht kërkesës sonë duke na thënë se ishte arritur paqja dhe se Porta nuk kishte më nevojë për njerëz: ajo ka nevojë për para. Politika e zotërinjve tanë, është të na mbajnë gjithmonë të çarmatosur; ata e dinë mirë se një njeri që ka mbajtur xhaketën e kaltër dhe pushkën me municion nuk i pranon me dëshirë, kur kthehet në shtëpi, fyerjet dhe goditjet e kërbaçit: kjo është arsyeja e vërtetë e mospranimit të tyre dhe puk kam pse t'ua fsheh, është gjithashtu arsyeja e kërkesës sonë. Fshatarët tanë e kuptojnë mirë dhe do të jepnin me kënaqësi disa vite nga koha e tyre në këmbim të pak dinjiteti vetjak; por turqit nuk do të na japin shpejt në dorë një pushkë, sepse tremben mos na shohin të ndjekim shembullin e Serbisë".

Duke e shtyrë herë pas here, Porta arriti të shpallë këto kohët e fundit se do të pranojë të krishterë në shërbimin ushtarak: por a do të jetë ky angazhim më serioz se pjesa më e madhe e premtimeve të tjera të shkruara në hatti-humabun? Çdo gjë që pashë, më lejon të dyshoj për këtë: dhe çiltërsisht, ka pak siguri për t'u dhënë armë dhe sidomos të kemi një organizim ushtarak të një populli të mposhtur, para se të ketë zhdukur pabarazitë dhe shpërdorimet që kanë lindur nga pushtimi.

Pasiviteti i bullgarëve, në mes të acarimeve përherë në rritje që kanë ndjekur luftën e Orientit, është edhe më i dukshëm, ngaqë ata kanë pothuaj të njëjtat ankesa si kryengritësit e krishterë të Hercegovinës. Disa muaj para se unë të mbërrija në Ballkan, në luginën e Jantrës ndodhi një përpjekje. Njëfarë Haxhi Nikolo, grek, me sa më kujtohet, që jetonte te mitropoliti Neofit, në Tirnova, i hipi një ditë të bukur kalit të stallës së prelatit dhe shkoi në Gabrovo, ku valëviti flamurin helen, i bëri thirrje popullit të rrëmbente armët dhe lajmëroi se disa qindra vullnetarë grekë do të vinin të bashkoheshin me ta. Askush nuk lëvizi nga vendi, me përjashtim të nja dhjetë burrave; pasha- kajmakami, i paralajmëruar nga vetë metropolitani që u tremb nga pasojat që mund të kishte duke u akuzuar si bashkëfajtor, lëshoi zaptijet në ndjekje të asaj bërthame çete dhe Nikolo u kap pa shumë mundim. Pati një përleshje të vogël: kryengritësit humbën dy veta dhe vranë po dy; Nikolo, i plagosur, vazhdoi të luftonte tërë forcë, donte të hynte në bisedime, por u arrestua. I prenë kokën dhe ia çuan pashait.

Shpesh bullgari e krahason gjendjen e tij me atë të popujve të tjerë që, edhe pse të lirë nuk janë më të lumtur se ata, dhe kjo e ndihmon t'i kalojë me durim të këqijat e veta. Vllahu, për shembull, është i mbrojtur nga traktate kundër trilleve të Portës; ai ka sovranët e tij kombëtarë, ligjet e tij, lirinë e ndërgjegjes së plotë se myslimanët nuk kanë të drejtë të kenë një xhami në territorin rumun. Por fshatarin, fatkeqin klakash", ç'kapitullim do ta mbrojë kundër tiranisë së bojarëve të tij, vjedhjeve të nëpunësve të tij, shitjes së gjykatësve të tij? Unë nuk jam i pari që pranoj se gjendja materiale e fshatarit bullgar në Turqi është më e tolerueshme se ajo e shtresave rurale të pjesës më të madhe të shteteve fqinje. Në radhë të parë, në qoftë se sipas ligjit turk ai është vetëm frutgëzuesi i tokës që punon, ky frytëzim i papërcaktuar është i barabartë në praktikë me një pronë të vërtetë. Shteti përzihet pak dhe nuk ndërhyn aspak në jetën e përditshme, mjafton që ai të paguajë taksën, taksë, veç të tjerash, fort e tolerueshme, sado poshtëruese që është në parim: e kam fjalën për haraçin, të shndërruar nga ligji i ri në një ndihmesë vetjake për të cilën rajatë nuk kanë pse të mos mbeten të kënaqur. Regjimi vendor, aq shumë i përshtatshëm për zhvillimin e popujve bujqësorë, lulëzoi lirshëm në gjithë Bullgarinë dhe selo-t e Ballkanit janë më veçanërisht, siç e thashë, republika të vërteta baritore, si disa ksurus-ë të Kabilias. Kësaj lirie qytetare vjen dhe i bashkohet një liri fetare, që do të shërbente si shembull për tre të katrat e shteteve të botës së krishterë; por këtu prek një çështje shumë të ndërlikuar, me ide të pranuara dhe që kanë arsyen e tyre të jenë të tilla pa qenë më të vërteta dhe shpresoj t'i kthehem kësaj një ditë tjetër. Në fund, sa i përket sigurisë së përgjithshme, vendi është i sigurt, policia është e ndërtuar mirë dhe ndëshkimi është i menjëhershëm: hollësi e rëndësishme për popullsinë që tregtia nuk të vjen në shtëpi dhe, për pasojë, tregtarët një të katrën e kohës së tyre e kalojnë nëpër rrugët që të çojnë në vendet e importimit dhe sidomos të eksportimit.

Të gjitha këtyre gjërave të shkëlqyera u mungon më thelbë- sorja: siguria ndaj pasioneve dhe lakmive vetjake. Kjo siguri do të ekzistonte sikur hatti-humahuni të praktikohej seriozisht. A do të praktikohet ndonjëherë? Kjo varet, jo nga vullneti i sullta- nit, që nuk vihet në dyshim, por nga forca e qeverisjes së tij, që është e pafundme.

Magji, Mjeksi, Parathënia e fatit

Ne Shqiperi besojne shume ne artin e shtrigave. Ai ze nje vend te rendesishem ne jeten e popullit qe eshte vazhdimisht ne gjendjen e atij qe i duhet te mbrohet nga ndikimet e demshme dhe te ndjelle ato te mirat. Kete magji e ushtrojne si burrat, ashtu edhe grate. Ata quhen ’’shtriga”, ’’shtrigane”. Semundjet dhe dhimbjet qe nuk vijne nga plaget, besojne se jane rezultat i magjive te keqija.

Shtrigat nuk shkaktojne vetem semundje me ane te magjive; ato u pine gjakun njerezve dhe ua thithin forcat jetesore ngadale- ngadale. Anemia, tuberkulozi dhe te gjitha semundjet lenguese u atribuohen ketyre. Per ta bere nje gje te tille, shtriga merr formen e tejes ose te flutures dhe futet ne shtepi naten, duke u zvarritur neper vrimen e Qelesit ose neper ndonje plase.

Ne kete menyre, duket qarte se keta njerez te thj eshte, qysh shume kohe me pare, e kishin kuptuar se insektet qe fluturonin naten shkaktojne semundje fatale, megjithese keto gjera, vetem kohet e fundit jane zbuluar nga shkencetaret. Malesori ballkanas nuk e besonte qe nje insekt do te mund te shkaktonte kaq dem pa u ndihmuar nga ndokush tjeter dhe, prandaj, kete e lidhte me ndikimin e demshem te nje force njerezore.

Shtriga mund te zvogelohet vete ose te zvogeloje dike tjetfer, duke u bere sa nje insekt me anen e lyeijes se trupit me nje melhem, pergatitja e te cilit perben nje te fshehte te thelle. Ne kete rast, duhet Iyer ?do pjese e trupit, pemdryshe, pjesa e paprekur do te mbetet ne madhesine e saj te natyrshme. Nje gruaje te martuar ne Shkoder, duke qeneme bane, i shkoi mendja per vere, por ishin shume te varfer e sTdshin me se ta biinin Vjehrra e saj shtrige e leu ate deri sa te zvogelohej dhe te kalonte permes vrimes se gelesit te qilarit te njeriut qe ishte i permendur per veren e tij te mire. ”Por mos e permend emrin e Zotit deri sa te jesh kthyer ne shtepi,” i tha shtriga. Fluturoi gruaja naten, hyri ne qilar ku pin lirisht dhe e ndjeu veten aq te gezuar dhe mirenjohese, sa thirri: ’’Faleminderes Zotit!” Dhe menjehere e pan veten lakuriq, ne fonnen e saj te zakonshme. ”Gje e madhe per nje grua te nderuar,” ia beri ai qe po me tregonte, qe i njihte keta njerez dhe i besonte keto ”fakte”, pa asnje lekundje. Asaj iu desh te qendronte aty deri te nesermen kur erdhi i zoti i qilarit te merrte vere. Ai ishte burre i mire dhe u cudit nga nje gje e tille, por, me ta marre vesh se si kishte ndodhur, i dha me bujari ca rroba qe te kthehej ne shtepi. ’’Qilari dhe vrima e (jelesit akoma jane aty,” me tha, ”dhe provojne se gjithe kjo eshte e vertete, pa pike dyshimi”.

Nje shtrige, kur ngopet me gjak, del jashte dhe e nxjerr ate me te vjella. Po ta diktoni ate pa u zbuluar, ju duhet te lyeni nje monedhe argjendi me kete gjak, pastaj ta mbeshtillni dhe ta vini si nuske. Ajo do t’ju mbroje nga rreziku i thithjes se gjakut nga shtrigat.

Shtrigave u pelqen ne menyre te ve^ante gjaku i femijeve. Vdekshmeria e femijeve ne vendet e Ballkanit eshte jashtezakonisht e larte. Jo rraile round te gjesh gra qe kane lindur tete deri ne dymbedhjete femije, prej te cileve, ose i kane vdekur te gjithe, ose ka te gjalle vetem nje ose dy. Une s’mund t'i beja qe te me besonin se shkaku i vertete i kesaj gjeje ishte menyra se si i mbanin ata. Kaq te trembura jane grate se mos bjere Syri i Keq mbi femijet e tyre, sa, per t'i ruajtur, ata i mbajne ne djepa te rende e te mbeshtjelle me mbulese te trashe leshi. Jo vetem 'Syri i Keq', por as rrezja e diellit dhe as ndonje fllad ajri i paster s'mund te pershkoje aty. Kur do t'i jape te pije femijes, nena e ve djepin ne gjunjet e saj ose perkulet mbi te duke ngritur mbulesen aq sa ta lejoje t'i fate sisen ne.goje; si djepi ashtu edhe femija jane tere nuska. E njejta gje eshte e perhapur edhe ne Mai te Zi dhe ne Bosnje. Kam pare femije te pafat te bardhe si Qar^afe qe fishkeshin ngadale; por nena e shkrete besonte se per kete fajin e kishte shtriga qe i kishte mallkuar gjirin e saj dhe ia kishte helmatisur qumeshtin, ose e kishte shikuar femijen me Sy te Keq. Vetem ata me te fortet arrijne te mbijetojne. Markoja u thoshte ta lanin femijen me lengun e gjetheve te arrave. As ai dhe askush tjeter s'ma vinin veshin kur u lutesha t'i nxirmin ne ajer te paster dhe ne driten e diellit.

Vetem ajo qe e ka shkaktuar te keqen, mund ta prapesoje ate. Miku im i vjeter, Ton Preka qe dinte shume nga praktikat e besimet e vjetra, me tregoi se si ia arriten te detyronin nje shtrige te hiqte dore nga e keqja qe kishte bere: ’’Femija e nje fqinji tone po tretej dalngadale. Kete pune e bente nje shtrige. Nje dite, femija vdiq. E pashe te bere akull i ftohte, te vdekur. I ati i tij, i zemeruar ne kulm, bertiste se ai e dinte se kush e kishte vrare ate. Ai doli jashte me vrull, kapi nje gruaper krahu dhe e solli brenda, duke e terhequr zvarre. Ajo therriste e mohonte me ze te larte qe ta kishte bere kete pune. Ai e 90 i deri te femija i vdekur duke i bertitur: 'Peshtyj ne gojen e tij!' Ajo nuk pranonte dhe bertiste e perpiqej te Qlirohej. Ne qofte se ajo nuk peshtynte para se te perendonte dielli, do te ishte teper vone. Ajo e dinte nje gje te tille, dhe kjo ishte arsyeja qe nuk peshtynte; tashme, ishte vone. Atehere, babai, ne kulmin e deshperimit, ia vuri revolen te koka dhe i bertiti: ’Peshtyj ose te vraval’ Ajo peshtyu dhe ai e nxorri peijashta. Pastaj, ne veshtruam femijen. Dalngadale, ai filloi te vinte ne vete dhe, pas tri oreve,ishte krejt mire. Keshtu e shpetoi i ati qe veproi menjehere.” Dhe Toni e kishte pare kete gje me syte e vet.

Sa te prirur jane shume nga ne per te besuar se post hoc eshtepropter hoc (pas saj eshte per shkak te saj Perkth.)

Ne Shqiperi, shpirtrat e keqij veprimtarine me te madhe te tyre e ushtrojne ne pranvere. Rreth qafes se femijeve lidhin hudhra, si mjet mbrojtes, diku nga e Marta e te Lidhurave. Ne Shale, besoj se edhe ne fiset e tjera, te shtylla e deres grate lidhin nje gjalm te zi me tri nyje ne te bashke me nje pale gershere, nje krehese leshi dhe ca kokrra (bime te panjohura, si mana toke, manaferra, bomica etj). Kjo behet jo vetem per te mbrojtur shtepine, por edhe per te penguar shtrigat dhe shpirtrat e keqij qe te demtojne te tjeret ne pergjithesi. Eshte interesante magjia e bere per te mbrojtur stallat ne vepren Hesperidet te Herrikut:

Vari sengelat dhe gersheret qe te tmerrohet Shtriga e hipur ne pelen e saj.

Gersheret perdoren si nuska qe vihen ne nje zinxhir te argjendte nga grate edhe ne rrethet e Nishit, ne Serbi.

Toni ishte i paprekshem nga Syri i Keq sepse mbante nje nuske te fiiqishme. Nje e tille perdoret edhe ne vendet e tjera te Ballkanit dhe ne Hungari. Kapet nje gjarper duke ia gozhduar koken me nje shkop ne trajte sfurku. Koka i pritet me di çka te argjendte per shembull, me anet e mprehta te nje monedhe te madhe. Pastaj thahet dhe vihet midis dy shen Gjergjave te argjendte dhe me ne fund, bekohet nga prifti. Kjo te mbron kunder çdo magjie. Eshte e ditur se Igo ben pjese ne magjite e mira. E keqja do te vdese, ashtu sikurse dragoi, i perfaqesuar nga koka e gjarprit, te cilin e vret shen Gjergji.

Nje here, gruan e Tonit e zuri magjia dhe ndjente dhimbje te forta ne tere trupin, por nuk ishte e sigurt se kush ia kishte bere. Po ky njeri i keq ishte perpjekur te demtonte edhe Tonin, por ky, duke qene i mbrojtur nga koka e gjarprit, ndjeu vetem ca dhimbje te lehta. Gruaja e tij qe vuajti shume, u mjekua nga nje dervish qe i mori ca floke nga maja e kokes dhe nga sqetullat, i lidhi te gjitha se bashku dhe i hodhi ne zjarr, ndersa mermeriste ca ijale te pakuptueshme. Ndersa digjeshin floket, dhembjet e saj pushuan dhe nuk iu kthyen kune me. Kjo gje si dhe rasti me femijen, te dyja kane ndodhur ne Gjakove, ne kohen kur ajo ishte nje qytet krejt shqiptar.

Edhe Marku, gjithashtu ishte mjekuar per dhimbje te rille. Nje mysliman mblodhi ca barera, por e mbante te fshehte se Qfare lloji ishin. Ai i tymosi ato mbi nje mangall, duke shqiptuar ca Ijale magjike. Pastaj, ai i lidhi ato dhe Markut iu desh te qendroje drejt, me krahet e shtrire krejtesisht, ne te dyja anet. Myslimani e vuri tufen e barerave ne koken e Markut, e uli poshte ne ane te fytyres, gjate krahut, prapa ne shpine, poshte trupit, anash, deri te shputa e kembes. Pastaj, kete veprim e perseriti nga ana tjeter e thirri: ’’Dhembje, dhembje, fluturo tutje nga ky njeri dhe shko ne majen e malit me te larte, aty ku s’ka as bune, as grua, as femije, as zog ose kafshe dhe qendro aty!” Ai i dogj i barerat. Dhembj et i pushuan dhe, me siguri, ato mbeten atj e ne maje te malit, sepse nuk iu kthyen kune.

Kur isha ne spitalin e Shkodres, e semure rende nga shiatiku i forte, i shkreti plak, Markoja kerkonte me kot per barerat e duhura dhe hidherohej shume qe s'benin dobi.

Thuhej se ne tere Shqiperine Veriore kishte shtriga me shumice. Ne Zum, afer Gjakoves, me thane se, ndoshta, nje e treta e grave pinin gjak, kurse ne Nikaj, frati me siguronte se shumica e grave ishin shtriga dhe ai luftonte vazhdimisht kunder veprimeve te tyre te poshtra, te ndihmuara nga djalli.

Zor te mund te dyshohet qe tere kulti eshte mbeturine e besimeve te yjetra parakristiane. Sic? eshte e ditur, perendite e . paganeve u bene djajte e te krishtereve.

Marku frikesohej shume nga Belzebubi dhe e permendte ate me nje mallkim dhe nje peshperitje. Beliali dhe Belzebubi mendohej se ishin me aktivet Malesori e ndiqte keshillen e priftit te tij dhe i vinte nje kryq shtepise se tij, njekohesisht beri edhe nje kryq me tatuazh ne trupin e vet. Megjithate, per t’u mbrojtur, ai perdorte edhe shenja te tjera, te marra nga kohet e lashta; rreth shtepise dhe arave te tija, ai ngulte ne hunj ndonje kafke kali, dhije ose kau. Te disa shtepi mund te shihje nje radhe kafkash te tilla. Njeriupyet vetennese, dikur, kapasur edhe kafka njerezish, gjithashtu.

Kafka e kalit vleresohej me teper jo vetem ne Shqiperi, por, gjithashtu, ne Bosnje dhe ne Mai te Zi. Aty ku eshte futur qyteterimi, kafka e kalit, shpesh, eshte zevendesuar nga nje ene teneqeje yajguri e shtremberuar, e Iyer me te bardhe. Djalli me shikim te shkurter, kur ta dalloje nga larg, do ta marre per send te vertete dhe do te largohet.

Edhe prifterinjte e kane kete dobesi, si te gjithe njerezit. Te nje prift katolik pashe nje radhe te tere me kafka kuajsh dhe kafshesh te tjera qe i kish vene perrreth zgjoj ve te bleteve te tij. Ai qeshi kur une bera shenje nga ato dhe shtoi se bletet prekeshin shpejt nga sermmdja. Sido te te ishte puna, ai donte te ishte i sigurt.

Ne malesi kam pare shpesh se ata kishin nje hike te vecante qe fi vizatonte ndokush ose, sic? i thoshin ata, t’i ’’shkruante”. Ne Vrake kerkovanese mund te vizatoja brendesine e nje shtepie. Gruaja me shikoi tere dyshim. Me ne fund, ajo pranoi, por une nuk duhet te ’’shkruaja” ate ose femijet e saj, dhe, per t'u siguruar, i largoi femijet nga shtepia. Ne Lure me thane se nuk duhet ”te shkruaja” as njerezit, as shtepite. Ne Lohe ishte nje plak i mrekullueshem per te cilin thoshin se ishte 110 vjec dhe krenohej senejetene tij kishte here mekat vetem dy here dhene keto dy raste, jo per fajin e tij. Njerez kishte vrare mjaft por kurre per gjera te pandershme ose per te holla.

qe shikonin filloi te therrase se skica ishte tamam si ai, plaku u shqetesua shume dhe m’u lut me tere mend qe te mos e prishja kurre ate qe kisha ’’shkruar” per te, sepse, po ta grisja, ai do te binte i vdekur, ne past. Une e ruajta skicen dhe, pese vjet me vone, e gj eta ate akoma te forte.

Ne Selce, ne fisin e Kelmendit, me thane se menyra me e mire per te zbuluar nje shtrige eshte te ruani kockat e derrit qe keni ngrene diten e fundit te Kamivalit. Kudo ne Ballkan, derri qe eshte i neveritshem per turqit dhe’qifutet, sherben si shenje e krishterimit. Diten e Pashkeve ju beni nje kryq me kockat e derrit dhe lidheni ate te dera e kishes 1-cur ajo eshte plot me njerez. Po te kete ndonje shtrige ne kishe, ajo s'mund te dale, vetem kur ta ngarkoje ne shpine njeriu qe ka here kryqin. Ato fillojne te vrapojne rreth e rrotull, keshtu qe ju mund t’i kapni.

Ne Shqiperi, me aq sa kam mundur te mesoj, nuk kishte nje denim tradicional per nje shtrige; dhe sadoqe s’mund te kete dyshim se, here pas here, e zhdulmin ndonje prej tyre, sipas mendimit te pergjithshem, menyra me e mire eshte qe te mos behet ndonje nderhyrje ne kete pune qe te mos ngjase ndonje e keqe me e madhe.

Marku ishte shume i bindur per kete. Nje grua qe e kishte shtepine disa dyer me tej nga e jona, ishte shtrige dhe per te tregonin mjaft gjera te.keqija. Ai i shmangej asaj sa te ishte e mundur me shume dhe nuk i fliste kurre. Ne yjeshte, kur filloi te ftohej koha, minjte qe kishin kaluar veren ne ara, u kthyen perseri ne shtepi. Dhoma ime ishte e mbushur dhe naten, me kalonin permbi trap. Une i thashe Marlcut te blinte nje cark. Rralle harronte ai per gjera qe e porosiije, prandaj, ne mbremje, loir i kerkova carlo m, u cudita qe nuk kishte blere gje. Te nesermen e porosita qe te mos harronte per qarkun e minjve, por perseri ?arku s’po dukej. Atehere, Terezja, gruaja e tij, erdhi tek une dhe me tha:nJu lutem, mos i thoni Markut te bleje qark per minjte; ai nuk e deshiron kete.” ”Po pse?” Ajo ngurronte. ’’Marku mendon se minjte i kane derguar.” ”1 kane derguar?- pyeta. Po kush mund t’i dergoje ata?” ’’Marku mendon se ajo gruaja shtriga i lea derguar ata.” Kjo gje po me zbaviste, prandaj e pyeta: E si ia bejne njerezit per nje pune te tille?” ’’Marku thote se per Belzebubin gjithqka eshte e mundur.” ”Po pse te mos i vrasim minjte?” ’’Sepse ajo mund te zemerohet dhe mund te na dergoje diqka tjeter, edhe me keq. Ja, ndoshta, na dergon prej atyre minjve te medhenj. Kush e di?”

Ishte e qarte se s’mund te behej gje per t'i zene minjte me $ark. Si e mendova punen mire, te nesermen e pyeta nese mund te gjenim nje mace. Kjo gje e futi Markun ne mendime te thella. Pastaj, tha se per macen ishte e natyrshme te zinte minj dhe ne s'kishim fiiqi per ta ndaluar, keshtu qe s'do te mbanim pergjegjesi. Ne gjetem macen nje gjahtare te mire dhe keshtu qe planet e shtriges i shpartalluam. S’ka dyshim, eshte me mire qe te mos i zemerosh ato.

Edhe burrat, gjithashtu, mund te jene magjistare, por jo aq shpesh. Nje magjistar i tille erdhi ne Nikaj, kur une isha alje. Prifti, tek i cili isha my safir dhe Markoj a ishin kaq te bindur se ai ishte i lidhur me djallin sa prifti e urdheroi te largohej menjehere ngafamulliadhe asnjeriprej tyrenukme lejoninte diljaparoje te forta, keshtu qe nuk munda ta takoja kurre ate. Ai ishte aq i zoti sa te grumbullonte djajte e t'i bente te hidhnin valle dhe duke hequr zvarre njeren kembe pas tij; njerezit besonin se ai kishte ardhur neNikaj meqenese shumica e grave ishin shtriga.

Nje njeri i tille ne Shqiperi quhet ’’magjistar” ose ’’mengjistar”. Ky veprim quhet ”magji” ose ’’mengji”, por eshte, gjithashtu, edhe mjekim. Ne kohet e vjetra, mjekesi e magji ishin e njejta gje. Keto gale, dulcet se rridhnin ose kishin lidhje me ’’magus”. Burrat e zgjuar, ne kohet e vjetra, ushtronin magji te tilla, pikerisht sikurse benin edhe ’’grate e zgjuara” te fshatrave angleze.

Ne krahinen e Gjakoves, tregonin nje histori te suditshmeqe e besonin te gj ithe per nje njeri te tille qe kishte bere deme te medha me magjite e tij. Per kete arsye, nje nga bejleret yendas e arrestoi dhe e ky$i brenda. Disa kohe pas burgosjes se tij, nje dite, beu po zbavitej me mysafiret e tij ne nje gosti. Te gjithe kishin ardhur ne qejf dhe njeri prej tyre pyeti per magjistarin qe bente mrekullira. Beut i pelqeu kjo gje dhe keshtu magjistarin e sollen nga qelia e tij. Ai u tregua i gatshem te tregonte aftesite e tij dhe kerkoi vetem nje ene me uje. Ata ia sollen dhe ai beri disa veprime te Quditshme siper saj. Pastaj, u propozoi te pranishmeve se ata mund te permendnin nje vend qe deshironin dhe ate ta shihnin ne ujin e enes. Dikush kerkoi Malten dhe ja, ashtu turbull, ajo u pasqyrua ne uje; limani, moli dhe nje vapor qe posa ishte duke u nisur. Pasi u kenaqen duke pare, magjistari pyeti: ”0 bej fisnik, a me jepni leje qe te nisem me kete anije?” ’’Patjeter- i thabeu.

Magjistari ngriti njeren kembe dhe e vuri ne anijen qe lundronte ne ujin e enes dhe, menjehere, u zhduk bashke me te dhe s’ia degjuan me zerin, kurre. Askush, perve? meje, nuk shihte ndonje gje te pabesueshme ne kete tregim te suditshem, perderisa Belzebubi mund te beje ?do gje.

Ballkani Qëndror

Ky rrëfim është vazhdim i udhëtimit të përshkruar te Nga Danubi në Ballkan që u ndërpre në shpatin jugor të nialit Ballkan, në drejtim të Karlovës. Lëzhani e zgjati rrugën e tij drejt jugut nga Karlova në Plovdiv via Çemozemen (Karatoprak). Më pas shkoi në Çirpan dhe Stara Zagora, ku dimë që takoi Todor Shishkovin, që atëherë ishte drejtor shkolle dhe me të cilin u takua përsëri në Francë më 1862. Në këtë tekst të shkurtër, Lëzhani përshkruan rrugën midis luginës së Tunxhës dhe Tamovës. Çështja e qafave të maleve që bëjnë të mundur kapërcimin e Stara Planinës ka shqetësuar shumë gjeografet, që nga lufta ruso-turke e 1828-29. Lëzhani është i pari perëndimor që njohu qafen e Tvardicës.

Unë botova, para katër muajve, ditarin e një ekskursioni të parë nga Danubi në Tirnovë, kryeqyteti i lashtë i bullgarëve: harta ngjitur, hollësitë topografike të një pjese të këtij relacioni dhe shënimet pasuese formojnë një itinerar që lidh Tirnovën me Tunxhën, që është degë e Hebreut dhe, për pasojë, ndodhet në Trakë.

Unë e kalova Tunxhën në vaun pranë fshatit Dabovo, duke kërkuar më kot fshatin Cërkva që gjendet pothuaj në të gjitha hartat, pak a shumë në atë vend. Cirkva (Cërkva) është një fjalë . bullgare që ka kuptimin kishë dhe udhëtari që e mblodhi i pari këtë emër nuk duhet të ketë kuptuar mirë treguesin e turbullt që i dha ndonjë udhërrëfyes bullgar dhe e ka marrë për një emër të përcaktuar qartë. Unë ndoqa për katër apo pesë orë rrëzën e maleve Ballkan, shpati jugor i të cilëve formon një mur madhështor paralel me Tunxhën dhe Karaxha-Dagun, një tjetër vargmal që mbyll lugajën e mrekullueshme, që vjen e përfundon pranë Jeni-Zagrës. Fshatrat dhe vreshtat janë të shumta në këtë zonë të shëndetshme e pjellore dhe popullsia turke është aty zotëruese; ajo që bie shumë në sy në një pjesë të madhe të Bullgarisë është se fitimtarët kanë pasur kujdes për t'u vendosur në tokat më të mira.

Dy kalime ose bogaz shtrihen para nesh: Haini dhe Ferdishi, që të dy të njohur nga banorët vendës, të cilët, nga urrejtja për punën angari për ndërtimet ushtarake dhe për punë të tjera, kanë neverinë më të madhe për t'ua treguar udhëtarëve dhe agjentëve të qeverisë. Por në Eski-Zahra, ku donin që të kaloja nga Shipka, kalimi më i njohur i malit Ballkan, kërkova që të më tregonin rrugët më pak të shkelura dhe, meqë po më mermin për një atech araba mehendiss (inxhinier topash), kanë hamendësuar se po studioja një linjë hekurudhore nga Marica në Danub, kjo bëri që t'i kisha të gjithë për vete. Zaptijet e mi vendosën që të kalonim nga Ferdishi dhe vetë nuk pashë asgjë të papërshtatshme, aq më shumë që, siç mësova më vonë, oficerët e shtabit të përgjithshëm rus kishin zbuluar rreth vitit 1829 kalimin dhe masivin e Hainit.

Unë u ndala në fshatin Ferdish, pasi kisha zbuluar bllokun e veçuar të masivit Imurça, i hijezuar nga një pyll i dendur dhe i shkëputur nga mali Ballkan nga një lumë i bukur i quajtur Sheluer, që kalohet tridhjetë hapa poshtë një ure druri, sepse në Turqi rrugët kalojnë mjaft shpesh pranë urave sesa sipër tyre. Në orën nëntë të mëngjesit, hyra në bogaz dhe, pasi ngjita për njëzet minuta një kreshtë të zhveshur, ku një hap i gabuar mund të më rrokulliste në përroin e Ferdish deresit (Tvardicka), arrita në rajonin e lëndishtës, për të dalë prej andej mu në këmbë të malit, pak më sipër Tanurkës. Kjo pjesë e Ballkanit është relativisht pak e ngritur dhe nuk gjeta aty atë platformë të zhveshur që kisha vënë re në Turianda Ballkan, në drejtim të burimeve të Osamës, që ekziston pak më në lindje, në Shipkë. Nuk isha më shumë se 1 900 metra lartësi absolute. Sa i takon anës fizike të kësaj shkretëtire, asnjë përshkrim nuk mund të japë shkëlqimin solemn dhe plot madhështi të saj.

Në dymbëdhjetë e gjysmë të drekës, kalova linjën e majave, dhe tre orë më vonë arrita Elenën pasi kisha kaluar tre apo katër katunde të shpërndara në shpatet e malit. Diku gjetkë kam thënë se linja e maleve Ballkan është e zënë nga një varg komunash bullgare, republika të vërteta të vogla që, përveç taksës dhe mbikëqyrjes së një shefi të vogël të rrethit i ndihmuar nga disa zaptije, qeverisen vetë në mënyrë patriarkale. Kryeqendra quhet plot thjeshtësi fshat dhe vendet e largëta, katunde. Fshatrat e thjeshta të rrafshinës janë të grumbulluara; ato rrallë arrijnë në 800 frymë, ndërsa fshatrat e malit, duke përfshirë këtu edhe fshatrat e vogla, kanë nganjëherë deri në 25 000 frymë. Rusët zbuluan fshatrat e Gabrovos dhe të Drjanovos; ndërsa unë Elenën dhe një pjesë të Trojanit.

Elena (Iliana e hartave) është një qytet i vogël dhe i bukur tregtar, që pretendohet se daton nga koha e perandoreshës Elena, gjë që duket mjaft e dyshimtë. Gërmadhat e vetme që pashë aty janë ato të një kështjelle ndoshta bizantine, në lartësinë e quajtur Kale-Bait (kodra e kështjellës). Regjistrimi zyrtar llogarit për Elenën 1 070 shtëpi dhe rreth 9 000 frymë; subashi dhe njerëzit e tij ishin turqit e vetëm të gjithë luginës.

Forma e përgjithshme e rrethinave është dhënë mirë në hartën e Kiperit dhe në skicën e gjeneralit Jokmus; por që të dy kanë bërë një gabim trashanik, duke treguar dy fshatra me emrin Plakova; fshati rrëzë maleve është fshirë, dhe ekzistenca e tij nëpër harta shpjegohet vetëm nga itineraret e kuptuara keq. Gjenerali Jokmus vinte nga lindja, nëpërmjet Stararjekës dhe Bebrovës: duke u nisur nga Elena, itinerari i tij dhe imi ngatërrohen pothuaj deri në Kyçyk-Çiflik (fertna e vogël). Unë bëj detyrën, duke treguar udhëtimin e tij, të botuar në Bulletin de la Sociëtë de gëographie të Londrës (1854) si më i miri që kam lexuar për Bullgarinë Lindore.

Nga Elena në Tirnova, ka dy rrugë: njëra, më e gjatë, nëpërmjet Zlataricës, tjetra nëpërmjet manastirit të Shën Nikollës. LJnë mora këtë të fundit, dhe zbrita nëpërmjet një pjerrësie të butë drejt rrafshinës së vogël të Szhenkos, që i ka dhënë nganjëherë emrin e vet Drenskës (Sienokor, gabimisht, te Kiperti). Duke filluar nga Krestula, vërejta gjurmën e një rruge romake që më humbi nga sytë dy orë më larg dhe, pasi ngjita e zbrita skajin e një pllaje të vogël rreth së cilës vërtitet lumi, u futa në grykën e Kapinovës, një e çarë e thellë midis dy degëve të malit Ballkan që mbyllin luginën e Elenës. Nu.k do të përshkruaj këtë grykë shumë të bukur që nxiti entuziazmin e vetë zotit Jokmus: do të them vetëm se, në dalje, u gjenda përballë manastirit të Shën Nikolla Kapinovskit, ndërtesë e madhe gjysmë e  fortifikuar kundër ndonjë goditjeje të mundshme nga banditët e viseve fqinje dhe e zbukuruar me afreske të bukura bizantine, që bien në kontrast në mënyrë të çuditshme me ilustrimet me të cilat ndonjë piktor i keq kishte pasuruar muret e gjata dhe të bardha të manastirit.

Po të dëshiroja mund të kërkoja aty strehim sipas zakonit dhe do të më ishte dhënë menjëherë: por kur ke zaptije për shpurë, strehimi mund të hapë ndonjë telash, që vjen nga armiqësia fetare, kështu që parapëlqeva të fitoja një apo dy orë, duke u shtyrë deri në Kyçyk-Çiflik. Eca rreth gjysmë ore, përgjatë Drenskës, duke ndjekur një nga ata shtretërit e veçantë që lumenjtë e Bullgarisë gërmojnë në masat e thella të argjilës lyshtërore të cilat formojnë tokën pjellore të luginave të tyre.

Ajo ishte një hulli dyzet deri në pesëdhjetë hapa e gjerë, me brigje që binin pingul të paktën 4 metra nga lart; në atë hulli, gjarpëronte, si t'i tekej, shtrati i vërtetë i lumit, i gjerë 6 metra ose pak më shumë.

Pas Çifligut të Vogël, kalova njëri pas tjetrit dy qytete të vogla me njëfarë rëndësie tregtare dhe sidomos bujqësore: Rakovica e sipërme dhe e poshtme; me të mbërritur në majë të kodrës që ngrihet mbi të dyja qytetet, gjeta një mostër interesante të zotësisë kolonizuese të shqiptarëve të Epirit. Me sa duket, të sjellë mbi këtë shkëmb nga ndonjë pasha i Timovës, këta arnautë kishin formuar një koloni bujqësore po aq të lulëzuar sa kolonitë bullgare të Besarabisë. Shtëpitë e hijshme dhe të pastra u ngjasonin më shumë banesave të rrethinës së Kostandinopojës sesa të një fshati të malit Ballkan, ku spikatnin në mënyrë të veçantë kasollet e fshatarëve bullgarë të rrethinave. Në Arnaut-Këi, flitet vetëm greqisht; popullsia është rreth 800 frymë, megjithëse e pakësuar nga emigracionet e shumta në Moldavi-Vllahi, ku grekët dallohen përgjithësisht si bujq dhe fermerë të bojarëve.

Në zbritje të përroit të Arnaut-Këit, u gjenda përballë Tirnovës, me të cilën nuk do të merrem këtu, pasi e kam përshkruar tashmë në fillim të këtij artikulli.

Shqipëria dhe Mali i Zi: Dubrovnik, Tivari, Shkodra, Ekskursion në Bogë, Zhabljak, Cetinjë, Kotor 1858

Udhëtimi i dytë në Ballkan është relativisht i shkurtër, nga gushti në shtator 1858. Lëzhani arriti të siguronte gjithashtu nga ministri ndërmarrjen e një udhëtimi të dytë (gjithmonë pa mbështetje) nga Ministria e Arsimit Publik, por Ministria e Punëve të Jashtme nuk i dha asnjë mbrojtje ndërkombëtare, në një rajon që sapo ishte bërë teatri i një konflikti. Lëzhani lëvizi nënjëperimetër mjaft të ngushtë, nëkufijtëe Kroacisë, të Shqipërisë, të Malit të Zi dhe të Bosnjë-Hercegovinës sësotme. Botuar në Le Tour du monde, revistë që i drejtohet një publiku mjaft të gjerë dhe e zbukuruar me gravura të shumta, ky është një prej shkrimeve të Lezhanit që pati më shumë lexues.

Udhëtari që hipën në Trieste në bordin e vaporit Albania për të vizituar provincat perëndimore të Turqisë duhet të parashikojë befasinë apo mërzinë (kuptojeni si të doni) e kontrasteve të menjëhershme dhe të papritura. Maunat e lashta të lumenjve tanë, me të cilat kemi qeshur aq shumë, nuk qenë më të ngadalta sesa ky lloj lundrimi me avull që e quajnë shërbimi i Llojdit austriak nga Triestja në Korfuz. Turisti i paduruar shan e mallkon nëpër dhëmbë nga ndalesa dymbëdhjetorëshe përballë një fshati të madh të ndërtuar në mënyrën më të çrregullt midis  detit dhe një pirgu gurësh të përhimë, i gjithi për rehatinë e madhe të disa tregtarëve të plogët që presin anijen e tyre, që darkojnë pa u ngutur dhe bëjnë gati karrocën para nisjes së vaporit. Por në udhëtim, e mbi të gjitha në një udhëtim në Orient, gjëja më e zgjuar është ta pranosh humbjen e kohës si një rastësi të domosdoshme, të cilën duhet ta kthesh në dobinë tënde; ndalesat pak si shumë të zgjatura mund të përdoren për të pasur një vjelje të bollshme përshtypjesh dhe kujtimesh. Nëse vargu i gjatë i maleve të Dalmacisë, që një shkrimtar vendës i krahason me mjaft humor me male hiri të ngurtësuar nga shiu dhe dielli, arrin ta lodhë dhe ta bëjë vështrimin të humbë durimin, kreshtat e ashpra të ishujve të gjatë ilirianë me bimësinë e tyre të errët e të shkurtër dhe qytetet me bedenat e vjetra veneciane, Losini me limanin e tij të bukur në miniaturë, Zara me kujtimet e saj historike, Spliti me katedralen e tij shumë të bukur dhe sidomos pallati i famshëm i Dioklecianit që do të vizitojë në Salonë, një orë larg prej këtej, Shibeniku me pamjen e tij krejtësisht orientale, do t'ia shpërblejnë plot bujari mërzinë e katër ditëve të gjata të një lundrimi, veç të tjerash, shumë të qetë.

Megjithatë, dua të pohoj se ndjeva një lehtësim të madh kur, mbrëmjen e ditës së katërt, dëgjova të bërtitej: Gravozal Hipa në kuvertë për t'i hedhur një vështrim të shpejtë pamjes së atij limani të vogël e të bukur, aq sa më lejonte nata që po binte me shpejtësi. Pashë një lloj liqeni që dukej i mbyllur nga ana e detit nga një majë e mprehtë e ishullit Daksa dhe që ndahej në dy ngushtica, njëra që merrte drejt Omblës, tjetra drejt Raguzës. Vapori Albania hyri në këtë të fundit, që rrethonte në tërë shtrirjen e saj vargun e gjatë të dyqaneve e të vilave, që mbante emrin Gravoza dhe që kulmonte në të djathtë në një kodër të mbuluar me drurë e kopshte, ndërsa në të majtë shtrihej një varg i ashpër e i rrjepur kodrash, mbjellë me ullinj të drobitur. Në fund, në shpatin e një kodre tërë hije, shihej rruga e bukur që të çonte në Raguzë, as tre kilometra larg. Tërësia e pamjes që shtrihej para meje ishte e një bukurie të patregueshme dhe tepër e papritur për udhëtarin që, nga deti, shihte vetëm një masë të hirtë më shumë të trishtë sesa të gjallëruar nga disa njolla të një të gjelbre të errët dhe të mbuluar nga pluhuri.

Ne kaluam vendin e ankorimit të anijeve franceze që, nën komandën e kundëradmiralit Zhurien dë la Gravierë, vrojtonin në Gravoza për shkak të ngjarjeve të fundit në Malin e Zi, dhe zbritëm pothuaj në fund të limanit.

Një orë më pas, isha në Raguzë dhe u sistemova në hotelin e sheshit Pille, që udhërrëfyesit e udhëtarët e konsiderojnë si më të rehatshmin e qytetit. Dhe për këtë kanë një arsye të fortë, sepse është i vetmi hotel. Kjo hollësi e vogël mund të krijojë një ide se si përfundoi, pas humbjes së pavarësisë së flijuar aq padrejtësisht nga marrëveshjet e vitit 1815, republika krenare që, në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, në një ditë të vetme humbi 80 anije lufte pa u përkulur nën atë mynxyrë të padëgjuar ndonjëherë.

Raguza është një nga ato qytete për të cilat nuk mund të flasësh në mënyrë gjysmake. Për ta njohur atë si duhet, nuk mjaftojnë dymbëdhjetë orë, por duhet të kalosh aty gjashtë muaj të tërë, duke i shfrytëzuar gjerësisht për kërkime historike ose për të shijuar peizazhet e bukura. Dikur e quanin Venecia sllave, dhe fshatarët ilirianë luajnë ende me emrin e saj sllav Dubrovnik duke e quajtur Dobra Venedig, Venecia e mirë. Fillimisht ajo kishte kanalet për rrugë, si rivalja e saj poetike dhe shumë e bukur: por tërmeti i 1667-s i mbushi kanalet me rrënojat e pallateve dhe në vend të tyre sot shtrihen rrugë me kënde të drejta shtruar me gurë të mëdhenj kalldrëmi. Rruga  kryesore është një udhë e bukur që e ndan qytetin në dy pjesë të barabarta dhe që të çon nga porta e sheshit Pillë në pallatin e dogjëve të lashtë raguzanë, sot i pushtuar nga capitano-circolare ose nënprefekti i rrethit të Raguzës. Ai është një monument fort i bukur i shekullit të pesëmbëdhjetë, i cili më ngacmoi fantazinë për të bërë një vizatim, gjë që alarmoi rojën, që aty për aty më ktheu në një të burgosur. U desh të lajmërohej capitano-circolare që zbriti nga zyra dhe u vu në dijeni të incidentit. Ushtari, shumë i prekur, i shpjegoi se një anglez kishte ardhur më parë për të copiare la casa dhe se ishte dhënë urdhër që të shmangej çdo veprim i dyshimtë. Kapiteni i shpjegoi se urdhri kishte të bënte vetëm me fortifikimet dhe, duke ardhur drejt meje, m'u lut gjithë mirësi të mos i kushtoja asnjë rëndësi zellit të tepruar të agjentëve që i zbatonin urdhrat më shumë me entuziazëm sesa me dijeni.

Përveç kësaj, të themi atë që është, administrata austriake është po aq dashamirëse dhe e sjellshme në rangjet e larta, sa edhe e mërzitshme në rangjet e ulëta, gjë që do të thotë shumë. Nëse gjithmonë kam lavdëruar oficerët austriakë, për xhandarët perandorakë kam ruajtur kujtime të një tjetër lloji dhe që kanë anët e tyre komike. Kapiteni i rrethit më shtyu të ngjitem në malin Malastica, një orë e gjysmë nga Raguza, në territorin osman, duke më siguruar se nga maja syri do të më kënaqej prej pamjes së jashtëzakonshme të një pjese të Hercegovinës. Shkova aty një mëngjes të bukur dhe kisha arritur rrëzë malit, kur një xhandar trupvogël mustaqepadirsur dhe buçkan më arriti pas një vrapimi të shfrenuar dhe më pyeti ku shkoja.- Te ky mal.- Çfarë do të bësh aty?- Per vedere lo paese (për të parë vendin turk).- Mos u lodh kot: non e paese qud (nuk ka asgjë nga ajo anë). Për atë ushtar  shembullor nuk ekzistonte asgjë përtej kufirit të shteteve të perandorit dhe të mbretit.

Nisja për në Shqipëri. Spica. Limani i Antivarit: njëhan shqiptar; tipa arnautësh. Antivari dhe rrethinat e tij. Shkodra: pamja e liqenit dhe e luginës. Një kujtim nga Tit-Livi.

Me të mbaruar punët e mia në Raguzë, i hipa vaporit të Lloidit që shkonte në Shqipëri, me synimin për të zbritur në Antivar (Tivar) dhe për t'u drejtuar në lindje drejt maleve të fiseve autonome. Për dy ditë lundruam përgjatë brigjeve raguzane dhe kotorase, dekori i admirueshëm i të cilave nuk e humbi shkëlqimin për asnjë çast. Pas Lastuasë dhe prapa malit të Ostrovicës fillon territori osman. Katër apo pesë katunde të vogla të quajtura Zagrad, Gelibul, German, Berca formojnë portin e vogël të Spicës, i cili ka qenë shpesh shkak i debateve të vitit të fundit, lidhur me Malin e Zi. Ky i fundit i referohej me mjaft të drejtë faktit se, së pari, Spica kishte qenë e princave të Zetës, trashëgimtari i fundit i të cilëve është Mali i Zi; së dyti, principata, e rrethuar nga dy shtete pak a shumë armiqësore, kishte nevojë për një port që t'i shërbente për dalje në det, duke rrezikuar të zhytej nga skamja e mjerimi në një luftë të përjetshme, për të cilën qortohej vazhdimisht. Po t'u jepej malazezëve, Spica do të bëhej në miniaturë për këta të fundit ajo çka ishte Fiume për Hungarinë, domethënë një port tregtar i Adriatikut. Kësaj kërkese Turqia iu përgjigj prerë se Spica ishte e saj që prej dyqind apo treqind vjetësh dhe se nuk kishte asnjë interes, përkundrazi, të pengonte Malin e Zi të vdiste nga uria. Sipas parimit të tërësisë së Perandorisë Osmane, Spica iu la turqve, me bindjen e shëndoshë se nuk do të bënin asnjëherë diçka me të. Është si historia e përjetshme e qenit të Robinsonit, që nuk ha, për mungesë oreksi, por që nuk do që të tjerët të hanë.

"Turqit kanë ngritur çadrat në Europë", ka shkruar Shatobriani. Unë nuk kam gjetur kurrë shprehje më të saktë për të përshkruar moskokëçarjen me të cilën ky popull i çuditshëm lë të grumbullohen rrënojat dhe shqetësimet e çdo lloji në perandorinë e pafundme ku është qiraxhi. Në fillim, kjo dukej piktoreske dhe njerëzit zbaviteshin; pastaj ata gjetën diçka naive, të nënshtruar, dhe u prekën; dhe në fund ata humbën  durimin dhe u acaruan. Një udhëtar gjerman, me të mbërritur në Sofje, pa djem të rinj, trupmëdhenj, tridhjetëvjeçarë, të ulur në mes të rrugës, duke u marrë denjësisht me ngritjen e mullinjve të vegjël mbi rrëkenë e ujit. Populli turk është pikërisht ky fëmijë i madh që ka marrë nga qytetërimi perëndimor atë që fëmijët duan mbi të gjitha: të ushtrohen dhe f i bien daulles.

Për këtë po vrisja disi mendjen, teksa zbrisja nga Albania në shkallën turke të Antivarit. Ishte mbrëmje. Tivari është një stacion shumë i rëndësishëm: është porti i Scutarit dhe i gjithë Shqipërisë së Epërme, kreu i linjës telegrafike që do të lidhë pas disa muajsh mbarë perëndimin e Perandorisë me Kostandinopojën. Ajo që më ngacmoi më shumë kureshtjen, pasi kisha kontrolluar imtësisht me sy gjirin e vogël e shumë të këndshëm që shtrihej rrëzë malit Rumia, ishte se nuk po shihja asnjë gjurmë fshati apo qyteti. Vapori kishte ndaluar katërqind metra nga bregu, duke pasur parasysh thellësinë e vogël të ujërave, të qeta dhe të shtruara si një pellg. Një kaike erdhi të merrte anash anijes katër a pesë udhëtarët që kishin si vendqëndrim Shkodrën; zbritëm në një mol të ndërtuar keq me shtylla, në fund të të cilit ngrihej një ndërtesë e madhe, që fare mirë mund ta merrje për një doganë apo një han (karavansaraj) dhe që kryente të dyja funksionet. Një shtëpi me një pamje më të kënaqshme, që ngrihej në të djathtë dhe ishte pesë minuta nga dogana, plotësonte portin e Antivarit: ajo ishte konsullata e Austrisë.

Ne nxituam të ngjiteshim në katin e parë të hanit, që e gjetëm po aq të rrënuar sa një pallat pashai, dhe të gjithë ata që kanë kaluar tetë ditë në Orient do ta kuptojnë rëndësinë e krahasimit. Aty kishte, përveç një paradhome shumë të madhe, dy dhoma për udhëtarët, një selamllëk, një lloj salloni për të nderuar miqtë, ku hanxhiu kalonte ditët e tij i ulur këmbëkryq gjithë madhështi si një perëndi hindu, duke u ofruar llullën dhe kafe udhëtarëve besimtarë që i kishin zbukuruar shtëpinë. Njëra nga të dyja dhomat ishte zënë nga një shqiptar mysliman, që kishte vendosur aty atë që e quante haremi i tij, domethënë gruan e vet. Unë u vendosa në dhomën tjetër me dy shqiptarë katolikë nga Shkodra, tregtarë të shquar që kishin bërë blerjet e tyre në Trieste dhe që, duke folur italisht, më ofruan gjithë mirësjellje shërbimet e tyre si ciceronë deri në Shkodër, që ishte dhe vendmbërritja jonë e përbashkët. Shoqëria e tyre më ishte shumë e vyer, sepse ajo pak turqishte që dija ishte krejt e padobishme në  një vend ku të gjithë, të krishterë e myslimanë, dukej sikur e kishin për nder të mos e dinin gjuhën e popullit që i kishte pushtuar e qeverisur.

Pak para darkës, u paraqitën dy burra. I pari mbante veshur kostumin e bukur të palikarëve, me të cilin ishim mësuar nga udhëtimet e Pukëvilit: në kokardën trengjyrëshe që zbukuronte fesin e tij, njoha një kafaz shqiptar të konsullatës së Francës që po vihej në dispozicionin tim për udhëtimin e nesërm. Burri i dytë nuk ishte më pak i armatosur, më pak i shkëlqyer, më pak i ngjeshur me rrip sesa bashkatdhetari i tij; unë e mora për ndonjë bej, ose të paktën për ndonjë aga. Një nga bashkudhëtarët e mi hyri në bisedë me të, dhe më shpjegoi më pas se ishte marrë vesh con questo vetturino për kuajt që duhej të merrnim deri në Shkodër. Oficeri im shqiptar ishte një qiraxhi i thjeshtë, një sipërmarrës transporti.

Të nesërmen në mëngjes, duke i hipur kalit, pata kohë t'i hidhja një vështrim të shpejtë stacionit që do të lija pas. Ai ishte një liman i vogël dhe i hijshëm, i mbyllur nga të gjitha anët nga male disi më pak të hirta se pjesa më e madhe e masivëve malazeze. Detaji i një kënaqësie intime dhe depërtuese vazhdonte t'u shpëtonte vështrimeve të mia, të joshura nga kreshtat e fuqishme të maleve Rumia e Suturman, dhe linjat krenare e të ashpra të masivëve gëlqerorë që formonin kepin Volvica. Një shkëmb pranë kësaj pike, të bie menjëherë në sy për rrëpirat e tij: është Guri i vajzave, "shkëmbi i Virgjëreshës" të cilit i ka thurur lavde poezia shqiptare. Para tre shekujsh, kur sulltan Selimi erdhi për të sulmuar Antivarin, që zotërohej nga venecianët, një serbe e re nga një familje fisnikësh, Franka Mediminoviçi, pa e para ushtrinë turke dhe donte të shkonte me vrap në qytet për të lajmëruar bashkatdhetarët. Por myslimanët i prenë rrugën dhe, kur ajo pa se do të binte në duart e tyre, nuk nguroi midis turpit dhe vdekjes: ajo u ngjit në majë të shkëmbit, u hodh në det, dhe heroizmi i saj i dha emrin shkëmbit.

Në orën gjashtë, ishim të gjithë mbi kalë dhe ecnim njëri pas tjetrit, përmes një rrafshine të papunuar, të cilën shirat e pak ditëve më parë e kishin mbushur me pellgje të mëdha uji. Një lumë i vogël i quajtur, besoj, Rikavec (Lumi buçitës), tregonte përmes hapësirave të shkurreve ujërat e tij të hirta dhe përtace. Një vend midis dy maleve na lejoi të shihnim një qytet të bukur me çati të kuqërremta, të vogla dhe të mbledhura në vetvete si të gjitha sheshet e vjetra të luftës: ishte Antivari.

Qyteti i vjetër venecian është prej gati treqind vjetësh një qytet turk, domethënë një rrënim. Nga ura e tij prej mermeri, kanë mbetur vetëm disa kolona. Qyteti i mbyllur nuk ka më shumë se 50 shtëpi; disa qindra banesa që formojnë rrethinat janë, thotë zoti Hekar, "pothuaj të gjitha  të ulëta dhe me një pamje të mjerë: në disa prej tyre sheh ende të gdhendura armët e patricëve venecianë... Nga kështjella e lashtë, kanë mbetur vetëm disa kulla me bedena që po shkatërrohen dhe disa fortifikata ku rreth njëzet topa madhështorë prej bronzi që kishin qenë të Republikës së Shën Markut, dhe që, të mbetur pa shtrat, janë flakur për tokë si objekte të padobishme. Në mes të sheshit ngrihet katedralja e vjetër, e shndërruar në xhami: ajo ishte ngritur në nderim të Shën Gjergjit; ekziston ende mbi portën e madhe një basoreliev prej mermeri, i sakatuar nga turqit, që paraqet figurën e shenjtorit". Mbi mbrothësinë e lashtë të Antivarit, një fakt i vetëm flet shumë: në kohën e perandorëve bizantinë, ai kishte tridhjetë manastire.

Sa më shumë bënim përpara, pemishtet dhe arat me misër zëvendësonin pak nga pak shkurrajën shterpe; disa çifligje po aq të bukura sa fermat tona të Normandisë, shpaloseshin midis drurëve, nga të dyja anët e një xhadeje tmerrësisht të shkatërruar, të cilën e shmangnim sa të mundnim, aq sa, duke u rënë përmes arave, rrezikonim të rrëshqisnim nëpër pellgaçe. Me të mbërritur në fund të rrafshinës, filluam t'i ngjitemi një shtegu shumë të thiktë, me mijëra gurë gëlqerorë me majë të mprehtë, ku kuajt tanë fatkëqij shkelnin çdo minutë; na u desh t'u zbrisnim kuajve dhe ta ngjitnim më këmbë, duke kapërcyer shtegun, i cili ia la vendin një shkalle më pak të lodhshme për këmbësorët, por shumë më shqetësuese për kalërim. Cosi sono le strade di Parigi? më pyeti duke qeshur një nga shoqëruesit e mi. Një kapiten trim i nizamit psherëtinte pranë meje, dhe më thoshte Çok taç (shumë gurë)!- Evet,- iu përgjigja,- iol fenan (po, rrugë e mërzitshme). Burri hijerëndë dukej po aq i huaj sa unë mes shqiptarëve, dhe më vinte sinqerisht keq që nuk isha më i fortë në gjuhën osmane për t'i ardhur sadopak në ndihmë.

Me të dalë në majë të rrafshnaltës pushuam gjatë dhe u shpërblyem për lodhjet tona. Nga pjesa e mbuluar e oborrit të një xhamie të vogël të quajtur, më duket, Barcla, ku u ndalëm që kuajt tanë të mbusheshin me frymë, kishim përpara një pamje të shkëlqyer të Adriatikut, bluja e thellë e të cilit, si ajo e liqeneve të Zvicrës, e përligj tërësisht emrin "Deti i kaltër", Sine more, që i kanë dhënë sllavët. Vetëm përgjatë bregut, në një gjerësi shumë-shumë prej gjysmë kilometri apo më shumë, ujërat marrin ngjyrën e murrëtyer të oqeanit. Një fllad i lehtë neutralizonte efektet e një të nxehti  tashmë të madh dhe të mungesës së plotë të hijes. Gjendeshim në pikën më të lartë të një qafe që lidhte masivin e maleve Lesinjia, fqinj me detin, me vargun që fillon nga Mali i Zi për t'u fashitur përballë Shkodrës, një vijë malesh në gri në të kuqërremtë, të zhveshura, me kulme të thyera, rrëzë të cilave shtrihet një rrafshinë pjellore me ullinj dhe me fshatra të lulëzuara. Rruga që do të ndiqnim përshkon këto dy zona paralele, dhe herë pas here takon te zona e dytë: në fillim të duket se nuk të mbetet veçse të zbresësh në luginën e Bunës duke u rrotulluar rreth disa kodrave të ulëta, kur do të të duhen edhe pesë orë të tjera për të shkelur në gëlqerorë. Duke parë këto stepa guroresh, të duket sikur ecën përgjatë një guroreje gjigante. Në një të tretën e rrugës, syri i mërzitur ndalet me njëfarë kënaqësie mbi një përrua që rrokullis tërë potere ujërat e tij të shkumëzuara përgjatë një bregu të thiktë, të kurorëzuar me lisa të shkurtër, që shpaloset plot madhështi nën kaltërsinë e pamëshirshme të një qielli përvëlues. Shkëmbinjtë e çarë kanë format më të çuditshme: një arkeolog kuturisës, siç ka ende në thellësi të provincave tona, do të binte këtu në ekstazë përpara menhirëve por edhe dohnenëve të cilët, për fat të keq, nuk janë më druidikë se ky kalldrëm, i hasur rrallë, që, megjithëse duket si romak, nuk është i tillë.

Tortura jonë mori fund në hanin e Koderkolit, ku u ndalëm për të darkuar. Këtë herë jemi me të vërtetë në rrafshinë, në një rrafshinë argjilore dhe të lagësht ku shikimi prehet me kënaqësi në një gjelbërim të pastër dhe në lisa viganë, në vend të lëndinave të djegura dhe të ullinjve të përjetshëm të mbuluar nga pluhuri i mëngjesit. Nga të dyja anët e rrugës, gëmusha të mëdha shegësh të egra, mes të cilave shfaqet tek-tuk fytyra dinake dhe e trembur e një bariu të vogël me kokën e rruar. Mbi disa tufa drurësh, larg, hijezohet një masiv i thepisur: janë malet ku mirditorët strehojnë lirinë e tyre të stuhishme dhe egërsinë e tyre homerike.

Në një bërryl të xhadesë antike, dalim në bregun e një liqeni të bukur me ujëra lymore, të cilin e përshkojmë me kujdes, sepse pjesë të rrugës janë të zhytura në ujë. Duke admiruar hijen e dendur të bregut  përballë këtij që po ndiqnim, vura re një rrjedhë të lehtë, dhe disa fjalë të udhërrëfyesve tanë i dhanë fund gabimit tim: ai që unë e pandeha për një liqen të shtrirë është një valëzim i Bunës, që shërben si derdhje në liqen apo në ujërat e Malit të Zi. Ky lumë, sepse i tillë është, në të vërtetë është i lundrueshëm deri dy lega poshtë Shkodrës: për fat të keq, përballë fshatit të Hobotit, një sfrat ku nuk ka asnjëherë më shumë se tre metra ujë, pengon pothuaj gjithë lundrimin dhe as që duhet të na shkojë nëpër mend për ndonjë ndërmarrje të turqve apo banorëve vendës për të thyer këtë pengesë dhe për t'i krijuar një dalje në det një qyteti prej 40 000 frymësh. Deri më sot, Buna ka mbartur, përveç londras shqiptare, kanoniera të destinuara për të vepruar kundër Malit të Zi.

Padurimi fillon të na pushtojë të gjithëve kur, papritur, shohim të ngrihet para nesh një kodrinë e rrumbullakët dhe e vetmuar, me një fortesë e madhe veneciane, të cilën do ta njihja menjëherë edhe pa e parë kurrë. Është poetikja Rozafë, kështjella historike e Shkodrës. Mbas një gjysmë ore të mirë, duke u shalakatur në një shteg që vërtitej rreth malit Tarobosh, hyjmë në një rrethinë me një papastërti tepër piktoreske, të quajtur (ndoshta me tallje) Gallata: kaluam njëri pas tjetrit urën e gjatë prej druri të Uzun Kyprysë dhe hyjmë në pjesën tregtare të qytetit të quajtur në mënyrë më të veçantë Pazar, i mbledhur në këmbët e kështjellës. U ndava nga shoqëruesit dhe shkova në konsullatën franceze, që ishte e vendosur në qytetin e ri dhe ku gjeta mikpritjen dashamirëse të përkthyesit, zotit Robert, që kryente detyrat konsullore në mungesë të zotit Hekar.

Të nesërmen në mëngjes, së bashku me zotin Robert, shkojmë te kodra, një observator fort i bukur që më lejon të rrok tërësinë e vendit me një të hedhur të syve. Rreth nesh shtrihet një rrafshinë prej 27 legash gjatësi dhe gjerësi të ndryshme, që ndjek në përgjithësi rrjedhën e lumit Moraça, liqenin dhe Bunën deri në det. Sukat e kodrës dhe Rozafa formojnë në këtë rrafshinë një gjerdan të vogël lartësish skistoide krejtësisht të veçuara. Duke vështruar verilindjen, ke përpara pamjen e bukur të liqenit që përfundon në formë koni drejt Malit të Zi, malet e largëta të të cilit pluskojnë në mjegullën e mëngjesit. Në të djathtë, një varg malesh më afër njëri-tjetrit dhe më të dukshëm, tregon shpatet e veta të mbuluara me pyje, ku banojnë fiset baritore dhe gjysmë të pavarura, që i quajnë Shtatë Bajraqet. Mali Cukal, më jugori nga këto maja, lë të vëresh të çarën e  thellë ku rrjedh Drini, që ndahet nga masivi i copëzuar dhe i murrmë i Mirditës. "Liria,- ka thënë Shatobriani,- ka banuar gjithmonë në male." Pyes veten se çfarë do të mendonte pashai i Shkodrës nëse do t'i ndodhte t'i hidhte sytë nga maja e kështjellës së tij, mbi kështjellat shumë më madhështore që natyra u ka dhuruar shqiptarëve, të lirë falë rregullave e privilegjeve, dhe malazezëve, të lirë prej pushkëve të tyre. "I merrni dot me mend banditët e Malit të Zi?- më thoshte plot mirëbesim një konsull osman.- Ata vdesin nga uria në shpellat e tyre të neveritshme; megjithatë, ata nuk kërkojnë veçse të punojnë; si bujq, si kopshtarë, madje si marinarë janë të pakrahasueshëm: epo, ne u propozojmë të zbresin në rrafshinë; ne u ofrojmë Zetën, po, zotëri, rrafshinën më të bukur që gjendet këtu e pesëdhjetë lega rreth e rrotull, me kushtin e vetëm që ta njohin veten për shtetas turq; e dini, zotëri, si përgjigjen këta zorrëtharë? Ata mendojnë se kjo do t'i çnderonte!"

Liqeni, që sllavët e quajnë blato dhe shqiptarët liqen, është një sipërfaqe e bukur uji të kulluar e rrethuar në perëndim nga një linjë e hirtë malesh, të cilët pasqyrojnë aty shkëmbinjtë e tyre të ashpër, ku shtrihen shkallë-shkallë disa fshatra peshkatarësh. Në lindje, rrafshina e banuar nga banorët e Buzujit' dhe të Hotit përfundon aty në një pjerrësi aq të pandjeshme, sa midis tokës dhe ujit mbretëron një çeltirë e papërcaktuar, livadh në verë, moçal në dimër. Këtu takojmë traditën e përjetshme të brigjeve të liqeneve të Greqisë së lashtë dhe të vendeve moderne kelte. Banorët pohojnë se liqeni nuk kishte qenë gjithmonë kaq i gjerë sa është sot dhe se në bregun lindor ekzistonte një rrafshinë e mbuluar nga fshatra dhe e quajtur Rrafshina e Përrenjve, Fusha e Proneve. Si pasojë e një tërmeti që tronditi vendin, rrafshina humbi nën ujëra, dhe banorët e moshuar të fshatrave nuk ngurojnë të shtojnë se, kur ujërat janë shumë të qeta, mund të shohësh gërmadhat e shtëpive dhe majat e drurëve të varrosur në thellësitë e tyre.

Ndërsa skicoja me ngut një plan të përgjithshëm të vendit që përfshihej në horizontin tim, një rrethanë krejt rastësore, ose të paktën e përkohshme, tërhoqi vëmendjen time në atë që më dha çelësin e një pasazhi të Tit-Livit që i kishte ngatërruar shumë komentuesit. Gabohem: komentuesit nuk ngatërrohen asnjëherë, dhe ata të Tit-Livit, në vend që të pranonin se nuk e kuptonin, thanë se ai kishte bërë një gabim të rëndë gjeografik.

Historiani i madh, duke skicuar tiparet e përgjithshme të Ilirisë, ka thënë se Drini derdhte në det ujërat e liqenit të Shkodrës. Drini, siç dihet, drejtohet në të vërtetë drejt liqenit, por me të mbërritur rreth dy lega nga Shkodra, kthehet pëmjëherësh në jug dhe shkon e përfundon pranë Lezhës. Duke studiuar rrafshinën e bukur, të quajtur Rrafshina e Spahinjve, që shtrihet nga lumi deri në rrëzë të bregores që më shërbente si observator, pashë një lumë me ujërat lymore, që fillonte nga bërryli i Drinit dhe derdhej në Kir, i cili vetë derdhej në liqen, fare pranë vendeve të peshkimit. Ky lumë nuk është shënuar në asnjë hartë, dhe mësova se është i thatë në verë, por që gjatë tërë dimrave shërben si shkarkues në lumin e madh, pjesa e poshtme e rrafshinës formon deltën dhe nganjëherë është e përmbytur. Në këtë rast, një udhëtar që ecën përgjatë bregut të djathtë duke ardhur nga Maqedonia priret të marrë më shumë për degë kryesore atë që vazhdon pa asnjë shmangie drejt liqenit, sesa atë që derdhet drejt jugut, dhe Tit-Livi nuk ka gabuar. Në qoftë se do të ishte gabuar me të vërtetë, nuk duhet harruhr se Iliria barbare në kohën e tij nuk ishte më e njohur sesa është sot Maroku: sepse kur do ta mësojmë saktë nëse Drajaa, që është lumi më i madh i Marokut, humb në det apo në një kënetë 200 lega nga deti?

Ekskursion në Shtatë Malet. Krahu i Shkodrës. Toka e premtuar për cubni. Poeziashqiptare. Përroi i thatë. Një fjalë për gegët. Një kler luftarak. Fiset e Shkrelit dhe të Kelmendit. Ura e Berzelës dhe liqenet rrjedhëse; Boga; kthim në Shkodër nëpërmjet Zagorës; Legjendat baritore dhe homerike: Kastrati. Gruaja në Orient: çështje nderi malazez.

Qëndrova në Shkodër aq sa ishte e nevojshme që të përfundoja përgatitjet për ekskursionin në brendësi të vendit. Një ngatërresë e papritur më pengoi të përfitoja nga letrat që pashai më kishte dhënë për në Prizren; por meqë kisha paguar kuajt e postës dhe një suvar për shoqërues, u përpoqa ta ngushëlloja veten nga ky zhgënjim duke bërë një ekskursion midis fiseve të lira të Shtatë Maleve. Miqtë e mi shkodranë më shoqëruan deri te një pemë e madhe që shënonte në veri kufirin e qy tetit dhe, pasi u ndamë, tre kuajt tanë, nën një britmë të çuditshme të lëshuar nga suroudji, u lëshuan me galop përmes një shqopishteje, mjaft e ngjashme me shkurrajat e perëndimit të Francës, dhe ku u shfaqën disa grumbuj shtëpish, duke ofruar pamjen e mirëqenies, që më ishte dukur diçka e përgjithshme në Shqipëri.

Rrugës, tek- tuk, takojmë kope të mëdha të shoqëruara nga barinj me pamje madhështore, me mustaqe me majë, duke tundur si kërrabë pushkën e pashmangshme shqiptare, që shihet edhe në supet e bariut më të vogël trembëdhjetëvjeçar. Qen me qime të ashpër të vështrojnë me një pamje aspak miqësore: vetë delet duken gati kërcënuese nën maskën e tyre aspak të zgjuar. Duket, që në hapat e parë, se ke hyrë te shqiptarët e vërtetë, racë muskulore dhe zemërhekur.

Pas pak, vetë toka harmonizohet me racën. Ne kaluam përroin e Vrakës, një përrua i kthjellët dhe i bukur, ku kuajt tanë u zhytën tërë ëndje. Fatkëqijtë duken sikur dyshojnë se pas dy ditësh uji do të ekzistojë vetëm si kujtim. Kjo luginë, aq e gjelbër dhe aq e rrafshët nga larg, është krahu shqiptar, ku kuajt tanë luftojnë në çdo hap: shtretërit e përrenjve që hasim rrugës, na ofrojnë vetëm valëzimet e tyre prej rëre të një bardhësie verbuese, të cilën banorët e përdorin për të lëmuar armët. Në krye të tri orëve, hymë në një shteg plot hije dhe ndaluam në fshatin Kopilik, kryeqendra e një fisi prej 4 500 frymësh, dikur i gjithi katolik, por rreth gjysma e tij përqafoi islamizmin. Janë myslimanë paksa ortodoksë, është e vërtetë, sepse kanë ruajtur një përkushtim të madh për Shën Nikollën e Shën Gjergjin dhe ndezin shumë qirinj për nder të tyre.

Kopiliku ka ende një veçanti të vogël: është vendtakimi i cubave të vendit, që xhandarmëria shkodrane do të nguronte t'i turbullonte në veprimtarinë e tyre të pandershme. Shumë nga pashallarët më duken të bindur se një muaj cubni të ushtruar ashtu si duhet, e formon më mirë një këmbësor sesa tre vjet ushtrim sipas mënyrës europiane, dhe jam i detyruar t'i justifikoj cubat serbë apo shqiptarë, që luftojnë besnikërisht, në kohë lufte, nën flamurin e fisit të tyre, gjë që sigurisht nuk do ta bënin nëse drejtësia do të zgjidhte këtë çast për t'u kërkuar llogari. Një milje para Kopilikut, rruga pritet në kënd të drejtë nga një shteg që të çon nga liqeni në Rrjoll. Kur po i afroheshim udhëkryqit, pesë burra që po vinin nga lindja, zunë pozicion. Kostumet e tyre, armët e tyre, sidomos qëndrimi i tyre, krijonin një ansambël skulpturor, të cilin nuk lodhesha së admiruari. Edhe suvari im vështronte, por ai admironte më pak: sakaq na bëri shenjë, mua dhe suruxhit, dhe u lëshua me galop në drejtim të fshatit; unë mendova se ai ngutej të arrinte në shtëpi; por pas dy apo tre minutash, u rrëzua në rrugë, pasi mori një kthesë të fortë djathtas; kishte dashur vetëm të qëndronte jashtë rrezes së qitjes së pesë pushkëve. Ngriva i tëri nga roli prej frikacaku që kisha luajtur pa e ditur, aq më tepër se, sipas të gjitha gjasave, pesë burrat ishin pak a shumë njerëz që kërkonin të merrnin hak, por që nuk do të keqtrajtonin një udhëtar. Ata u dukën sikur nuk u fyen nga dyshimet që shfaqi arratia e xhandarit dhe vazhduan rrugën e tyre si njerëz të mirë që mund të ishin.

Suvari im, i pushtuar nga mendime jo më pak të kobshme, filloi ta thyente mërzinë duke kënduar me zërin e tij buçitës, jehonën e të cilit e kthenin kodrat e Kastratit, një këngë të bukur shqiptare nga fisi i Dibrës, ku pa dyshim kishte lindur. Përkthimi i disa strofave mund të krijojë një ide për poezinë e dashurisë së gegëve: në qoftë se ai nuk do të arrijë të japë ritmin e gëzuar, të gjallë dhe të rrëmbyer nga pasioni të këtyre strofave të shkurtra, lexuesi do të mendojë se nuk kam thënë ndonjë gjë të madhe:

Shebojë në livadh, Besën më ke dhënë, O e vogla mollë e bukur!

Shebojë nëflokë, Dil dhe eja të mëflasësh O e vogla inollë e bukur!

Shebojë në gur, Zemrën seç ma theve O e vogla mollë e bukur!

Shebojë mahnitëse, Gjirin më të bardhë s'e bora O e vogla mollë e bukur!

Shebojë në man,

I dashuri yt unë jam O e vogla mollë e bukur!

Unë po shkoj të korr, Dhe xhaxhanë dot s'e shmang O e vogla mollë e bukur!

Pas Kopilikut, Krahu vazhdoi për rreth një ore të mirë. Teksa u drejtuam për nga grumbujt e shkëmbinjve ndër më të bukurit, mbërritëm buzë një humnere të madhërishme katër këmbë të gjerë dhe me një gjatësi gjashtë deri në tetë lega: ishte një nga ato tmerre të bukura që e bëjnë turistin të harrojë shpejt të gjitha lodhjet që ka hequr. Pandehëm se ndodheshim në një pllajë shkumësi të mbuluar katër gisht nga një tokë bimore dhe nga një shi i vërtetë gurësh, por ajo ishte një hulli që e vë re vetëm kur arrin aty dhe që zgjatej në mal, në lindje, deri në rrënjë të malit Bieskat të namune. Shtrati i tharë i përroit që kishte gërryer atë përroskë, shpalos, në fund, një thellësi prej tridhjetë këmbësh (që, në zemër të malit, nuk duket më e vogël se njëqind e pesëdhjetë), një shirit prej rëre të bardhë i cili gjarpëron përmes gjethnajës së dendur të  drurëve që veshin muret e përroskës dhe lartojnë majat e tyre me një jeshile shndritëse në nivelin e rrafshinës së tharë. Zhgënjimi që pëson udhëtari, të cilin trajtat e përgjithshme të peizazhit e kanë bërë të shpresojë se do gjejë një lumë të bukur me ujë të kulluar nën ata drurë të bukur, por që, duke u përkulur mbi humnerë, sheh në fund vetëm valë të vogla rëre dhe blloqe shkëmbinjsh të rrokullisur nga ujërat, e bën të ndiejë më fuqishëm thatësinë e atij peizazhi të ngurtësuar. Ai është përroi i famshëm, Përroi i Thatë, me të cilin do të njihesha më nga afër gjatë gjithë kohës, sepse do të më duhej të mos i ndahesha deri në Bogë.

Ne u shkëputëm për një çast prej tij për të hyrë në luginën e Dedajt, ku shpresoja, sipas një treguesi të zotit Viksnel, të gjeja një gurore të vërtetë fosilesh; por mosnjohja e gjuhës shqipe më bëri të humb këtë të mirë të rënë nga qielli, që ndoshta banorët e fshatrave do të ma kishin treguar. E kompensova këtë duke bërë një plan të detajuar të luginës dhe të rrugës pa krye të anës veriore të rrafshinës, i rrethuar nga banorët e Dedajt, që shihnin të mrekulluar mjetet e mia. Edhe vetë isha i befasuar kur shihja që dylbitë e mia ishin për ata fshatarë një gjë e njohur dhe që ata i përdornin për të parë po aq lehtësisht sa edhe unë vetë. Më vonë gjeta dhe shpjegimin e kësaj hollësie. Kur një shqiptar është i detyruar, për shkak të një të shtëne pushke fatzezë, të marrë arratinë në mal, ai merr me vete armët, një bukë dhe një dylbi që ndihmon sytë e tij prej fajkoi të shquajnë nga larg, qoftë xhandarët, që, në të vërtetë, rrallëherë e çajnë kokën për kaq pak gjë, qoftë të afërmit e viktimës të vënë në ndjekje të tij. Për të shkuar në Mirditë, zonja F. nga Shkodra kishte marrë për udhërrëfyes, pa dyshuar për ndonjë gjë, një njeri si rasti që tregova më lart: ajp pati shumë telashe për shkak të udhërrëfyesit të saj, që e vërtiti nëpër shtigje të frikshme, të shkelura shumë pak nga xhandarët. Sa herë që një pikë e zezë lëvizte në horizont, ai shtrihej barkas, ngjishte te sytë dylbitë dhe mbushte pushkën e tij derisa njihte objektin e dyshimtë. Përvoja i kishte mësuar atij xhentëlmeni me fustanellë taktikën e komitëve në Krime.

Po të më pyesni nëse hakmarijet janë të shpeshta në Shqipëri, unë do të përgjigjesha vetëm me një të dhënë. Kam para syve një listë, fshat më fshat, të vrasjeve të kryera në Pult nga 1854 deri më 1856. Raporti i përgjithshëm është një i vdekur në çdo dhjetë shtëpi; në komunën e Nikës, raporti është një burrë për familje, në krye të trembëdhjetë vjetëve. Shtoni këtu listën mjaft të gjatë të tentativave pa pasoja vdekjeje, dhe do të kuptoni se një shqiptar gegë që në moshën tridhjetëvjeçare nuk ka vrarë njeriun që i takonte të vriste, është pak a shumë në gjendjen e një të mësuari me disa sallone të Parisit i cili në të njëjtën moshë nuk ka shkruar artikullin e tij në një Revistë me shumë emër.

Në Dedaj, pata tërë atë kohë për të studiuar tipin e gegëve malësorë, që kushtet e jetesës dhe të klimës e kanë bërë disi të ndryshëm nga ai i qytetit. Ata janë më shumë blegtorë sesa bujq, me shtat të lartë e të derdhur, me profil të hequr e krenar, shumë i njohur nga ata që kanë udhëtuar në Greqi, ku gjaku shqiptar është përzierë me atë helen. Kostumi tradicional, xhaketë e kuqe dhe fustanellë, është një veshje plot madhështi e zëvendësuar zakonisht nga një veshje e gjatë sidomos prej leshi, me pushkën të hedhur krahaqafë. Pushka është, në njëfarë mënyre, siç e kam thënë, pjesë përbërëse e shqiptarit të pavarur. Mbajtja e kësaj arme, sipas disa koncilëve, teksti i të cilëve mund të lexohet në librin e zotit Hahn, ka qenë formalisht e ndaluar për priftërinjtë katolikë vendës, që nuk e kanë marrë asnjëherë parasysh ndalimin. Shohim këtu një prift të mirë që shkon t'i shprehë ngushëllimet e fundit një njeriu në prag të vdekjes dhe, në kthim, i dërgoi një plumb të pagabueshëm një turku me pamje të dyshimtë i cili nuk i përgjigjet thirrjes "kush po kalon"! Sa u takon grave, nëse puna dhe amësia e hershme i thyen që në moshë të re, krejt bota shpirtërore dhe mirëqenia relative u ruan vajzave të reja një bukuri që shpërthen me gjithë shkëlqimin e një gjaku të ri, të pastër dhe të fuqishëm.

Sapo kisha hyrë në fisin e Skraellit, një nga fiset më të rëndësishme të malit, që numëron rreth 2 500 frymë dhe ofron lehtësisht 600 pushkë. Kaluam një shqopishte të thepisur dhe zbritëm te Përroi i Thatë, i kalueshëm vetëm në këtë pikë. Një burrë rreth të dyzetave, gati gjashtë këmbë i lartë dhe me një pamje shumë të bukur, që po ruante tufën e tij në shqopishte, më foli me një italishte shumë të mirë dhe unë përfitova nga kjo rrethanë fatlume për të marrë disa të dhëna të dobishme. Bashkëbiseduesi im ishte një fshatar i pasur fshati i Zagorës dhe nga fisi Shkreli: ai quhej Çuk dhe çdo vit, në pranverë shkonte buzë detit në Shëngjin, ku fisi i tij kishte marrë me qira kullota të dhëna nga  Osmani, pashai i Shkodrës. Ai kishte mësuar italishten për të shërbyer si përkthyes te tregtarët italianë ose austriakë që zbrisnin në brigjet e Shëngjinit dhe që bënin tregti me malësorët me lesh të papërpunuar e me artikuj të ndryshëm. Ai ftoi tërë mirësjellje Zotërinë Time të kalonte në kthim nga Zagora për fi bërë vizitë, duke më siguruar se do të më shoqëronte deri në Bogë, nëse do gjente njeri për të lajmëruar familjen që të mos e prisnin. Unë i bëra disa pyetje rreth Përroit të Thatë: ai më tha se ky përrua rridhte gati një herë në dhjetë vjet, për një ose dy ditë, kur në Bjeshkët e Namuna kishte reshje të jashtëzakonshme. Thatësira e tanishme e Përroit mund të jetë pasojë vetëm e shpyllëzimit të pjesshëm të maleve, sepse është e pamundur të pranosh që një përroskë e tillë të jetë gërryer nga një përrua i përkohshëm që mezi rrjedh një herë në dhjetë vjet.

Për rreth dy orë, ndoqëm njëri pas tjetrit një shteg të frikshëm, që gjarpëronte pothuaj mbi rrëpirën që ndjek Përroin e Thatë në veri. Grykat më të ashpra të Pirenejve nuk arrijnë të japin një ide për një tokë të tillë ku gëlqerori, i copëtuar nga faktorët atmosferikë, mund të ngrihet nën këmbë në formën e majave apo halave prerëse ku kuajt më të fuqishëm ngecin në çdo dhjetë hapa. Dëshpërimi që po më mbërthente shtohej nga pamja e shiritit të argjenduar të Përroit të Thatë, të cilin e kisha pa pushim para syve dhe pyesja me vete përse nuk zbresim të ecim në rrugën e sheshtë, tërë rërë dhe të butë po aq sa edhe rruginat e pastruara më së miri të një parku mbretëror. U tregova i zgjuar që nuk ua shpreha këtë përsiatje të këndshme njerëzve të mi, që do të më kishin kujtuar thjesht për një idiot. Shumë- shumë ata do të merrnin mundimin të më shpjegonin rregullin fillestar të strategjisë, që, kur ke kapur një lartësi, është kulmi i çmendurisë të zbresësh në një vend të rrezikshëm, sidomos në atë ku e kuqja verbuese e festeve tona, që spikaste në të bardhën e fortë të rërës, do të ishte një pikë shumë e mirë për fu marrë shenjë nga karabina e parë që do të hasnim. Mirëpo, pa sulmuar në mënyrë të padrejtë shqiptarët, do të thosha njëherë e përgjithmonë se është pakujdesi ta paraqesësh virtytin e tyre si tundim për një sulm që do të ekzekutohej me shumë lehtësi.

Po binte nata, kur pamë të hapej para nesh një cirk me një sipërfaqe prej gjysmë lege katrore, formuar nga dy apo tre përroska që hapeshin te Përroi, ku çdo dimër derdheshin përrenjtë e rrëmbyeshëm të shkaktuar nga shtrëngatat dhe shkrirja e dëborës. Ujërat, të thithura lehtësisht nga dheu gëlqeror dhe poroz, kanë grumbulluar në këtë cekëtinë humusin e rrëmbyer nga shpatet e maleve dhe kanë rritur pjellorinë, e cila duket qartë nga bollëku i pazakontë i kulturave bujqësore, i drurëve frutorë, shegëve dhe rrushit të egër. Në fund të cirkut janë shpërndarë shtëpitë e  bardha të fshatit Berzela, kryeqendra e fisit, dhe për këtë arsye e quajtur Shkrel në të gjitha hartat. Nuk ka gjë më të bukur për të parë sesa lugina e Berzelës, sidomos në muajin maj, kur dëbora mbulon ende lartësitë fqinje dhe kur gjethnaja e errët e pyjeve që veshin të gjitha shpatet e thepisura spikat në të njëjtën kohë mes majave të bardha dhe gjelbërimit aq të ëmbël të bimësisë, që zgjohet në luginë.

Teksa unë admiroja këtë peizazh të bukur, njerëzit e mi u dukën më të shqetësuar. Ata shkëmbyen midis tyre disa fjalë, zbritën nga kuajt, dhe unë bëra si ata. Po ecnim mu në buzët e pingulta të humnerës, në një lartësi shumë të madhe. Pesë minuta më pas u shfaq, mbi Përrua, ura e Berzelës, urë e madhe prej guri, pa mbrojtëse anësore, më pak se dy metra e gjerë dhe katër metra e gjatë. Përroska ishte këtu vetëm një hulli, thellësia marramendëse e të cilës ishte e fshehur nga një bimësi mjaft e dendur e akoma më shumë nga hijet e mbrëmjes që po zbrisnin me shpejtësi. Tmerret e bukura të këtij lloji janë kaq të zakonta në Shqipëri, sa as që i zënë në gojë.

Prej këtej deri në Bogë, rruga ndjek bregun e majte të përroskës përmes një toke më të punuar, me gjithë klimën më të ftohtë e cila dëshmohet nga mungesa e disa bimëve, si rrushi i egër, i zakontë në territorin e Berzelës. Pas dy orësh të mira, dhe jo pesë, siç thotë zoti Bue (libri i të cilit është për këtë rrugë si për gjithë të tjerat i një saktësie të admirueshme, me përjashtim të dy apo tre hollësive pak të rëndësishme), arrijmë në fshatin Bogë, që i përket Kelmendit, sipas zotit Bue, Shalës, sipas zotit Jubani54. Ky i fundit ka shkruar për të dhënat zyrtare dhe, nëse dyshimi është i mundshëm, sedra ime prej udhëtari do të ishte më e kënaqur nga pohimi i zotit Bue dhe nga ideja se vizitova një cep të Kelmendit të famshëm, që për dy shekuj ka qenë krenaria e Shqipërisë katolike dhe tmerri i mbarë perëndimit të Perandorisë Osmane, nga Dalmacia deri në pashallëkun e Adrianopojës. Malësorët që u kishin bërë ballë ushtrive prej njëqind mijë njerëz, ranë viktima të përçarjeve të tyre të brendshme: të larguar në masë në Serbi, malli për vendin i pushtoi një ditë dhe ata u kthyen në banesat e tyre të lashta, duke shtypur gjithçka që kërkonte t'i ndalonte. Lodhja e turqve i lejoi ata të qëndronin aty, por më shumë si mbartës të një kujtimi të madh, sesa si fis, sepse kishin mbetur vetëm katër fshatra dhe 4 000 frymë.

Unë gjeta në Bogë, falë rekomandimit konsullor dhe shpirtit mikpritës të gegëve, një pritje të ngrohtë, të cilën nuk e shpërdorova, sepse kalova aty vetëm kohën e nevojshme për punët e mia topografike56. Boga, ashtu si Berzela, është e vendosur në shtratin e një liqeni të lashtë të shterur për shkak kishë e veçuar ngrihet në anën tjetër. Kjo vendosje me kate e tokës diluviale bie më shumë në sy në luginën e Piatrës në Moldavi, një nga temat më interesante të studimit që mund t'i ofrohet një gjeologu. Unë mbërrita pas rreth një orë e gjysmë në krye të Përroit (unë nuk mund ta quaj burim pikën e nisjes së një lumi pa ujë). Do të dëshiroja shumë të depërtoja në grykat e Bjeshkëve të Namuna dhe të shihja, qoftë edhe së largu, fushëgropën shumë të bukur ku fshihej Gucia dhe atë safirin e vogël që e quajnë liqeni i Plavës; por koha më nguste, dhe mora sërish, pa dëshirë, rrugën që kisha përshkuar një ditë më parë.

Pak pas Dedajt, kaluam Përroin mbi një urë druri të ngrënë nga krimbat me një qëndrueshmëri aq shqetësuese, sa ne e kapërcyem në këmbë, njëri pas tjetrit, duke i lënë bujarisht kafshët tona t'ia dilnin mbanë me mëshirën e Zotit. Ura nuk u shemb dhe, pasi u hipëm kuajve, arritëm, përmes të mbjellave që dëshmonin për punën e mundimshme të shqiptarëve, në fshatin Zagorë, ku më priste mikpritja e zellshme e gjigantit tim gegë, Çukut të mirë. Nuk dua ta mërzis lexuesin tim me hollësi të njohura të mikpritjes fshatare në Orient: do të them vetëm, për ta mësuar udhëtarët sibaritë’, se shtrati im u shtrua në pemishte dhe unë fjeta nën qiell të hapur, shprehje që atë natë ishte me të vërtetë e saktë.

Zagora është një fshat shqiptar, por emri, që është sllav dhe do të thotë "në këmbë të malit"[1], duket se tregon një prej atyre vendeve nga gegët kanë dëbuar serbët, në një kohë të papërcaktuar, e cila mund të përkojë me përafërsi me kohën që pasoi menjëherë pushtimin turk60. Ky vend u përkiste në zanafillë tri fiseve serbe, Petroviçëve, Tutoviçëve dhe Pelaive, që formonin një grup prej njëqind shtëpish rreth malit Veleçik61. Një ditë mbërriti në vendin fqinj me ta një shqiptar i ri i quajtur Dedali, që, duke shërbyer si bari te një i pasur i fisit të Kuçit, u dashurua pas Katës, vajzës së tij, kundër dëshirës së të atit. Ky i fundit ia dha vajzën djalit, por duke e dëbuar çiftin e ri nga shtëpia, të cilëve u dha sa për të mbajtur veten disa ushqime dhe një mushkë për t'i mbartur. Ata arritën natën në Veleçik, duke ecur në këmbë, Dedali duke mbajtur gruan e tij të re shtatzënë dhe të rraskapitur nga lodhja. Mushka mori arratinë, dhe Dedali humbi krejt duke u vënë në ndjekje të saj: ai e gjeti në hyrje të një shpelle mjaft të madhe, zbulimi i së cilës i dha krahë haresë së tij, sepse ajo do ta mbronte nga stuhitë e dimrit. Ai u vendos aty së bashku me gruan dhe kjo shpellë, sot e famshme midis gegëve me emrin Shpella e bagëtive, u bë djepi i një prej fiseve të mëdha të Shqipërisë.

Një ditë ndodhi që Petroviçët dhe fqinjët e tyre u alarmuan nga prania mes tyre e një familjeje të madhe dhe të frikshme. Ata shkuan të këshilloheshin me një plak njëqindvjeçar, i cili kishte kohë që nuk merrte pjesë në këshillin e fisit, ku kishte lënë një emër të madh për urtësinë e tij.

Fëmijët e mi, u tha plaku, kjo është prova së cilës do t'i nënshtrohen bijtë e Dedalit për të mësuar se deri në ç'pikë janë për t'u pasur frikë. Ftojini për një drekë në nder të tyre dhe, kur të jenë ulur, vendosuni sofrën përpara, por që duart e tyre të mos e arrijnë. Në qoftë se ata afrohen te sofra, i vrisni menjëherë, sepse janë njerëz paqësore dhe të ndrojtur. Nëse, përkundrazi, çohen dhe kapin sofrën për ta vendosur mes tyre pa e çarë kokën për ju, kjo do të jetë shenja se janë njerëz të dhunshëm dhe ju do të bëni mirë të lini vendin natën tjetër së bashku me tufat dhe plaçkat tuaja të çmueshme, ndryshe do t'ju vrasin ose do t'ju kthejnë në shërbëtorë.

Bënë siç u tha plaku dhe sllavët panë të shtangur bijtë e Dedalit të ngrihen me ngut, të kapin sofrën dhe ta vendosin para babait të tyre. Po atë natë, të gjithë morën rrugët e emigrimit, me përjashtim të një pjese të Petroviçëve, që formon  Gjysma e dytë e shekullit XV.

Maja e Veleçikut (1 726 m) kulmon në veri të Zagorës. sot një grup prej tridhjetë e tetë familjesh. Raca e Dedalit u bë fisi i Kastratit, që llogarit 2 600 frymë. Të sulmuar nga turqit që komandonte Tahir Beu, Kastratasit shpartalluan pushtuesit, që mundën të organizoheshin përsëri vetëm prapa Përroit të Thatë, kufiri i sotëm i fisit.

Katër orë pasi kisha kaluar Përroin mbi një urë guri në gjendje të mirë, hyra në Shkodër, ku u përgatita seriozisht për ekskursionin tim në Malin e Zi. Sigurova pa lodhje letrat e nevojshme, dhe pashai vuri në shërbimin tim një lundër shqiptare me gjashtë rremtarë, që do të më zbrisnin në krye të dhjetë orëve në Rjekë, në vetë zemrën e Malit të Zi. Shtruam në konsullatë çështjen e sigurisë, sepse një statu quo armiqësore mbretëronte ende midis Malit të Zi e Turqisë, dhe në kufi pasionet ishin më se të acaruara. Zoti Jubani më shtyu të merrja në anijen time, si mbrojtje, njëfarë malazezeje, që gjendej atëherë në Shkodër dhe që priste rastin për t'u kthyer në male. Përkujdesja rezultoi e mirë, por aspak e domosdoshme, dhe në fund u refuzua. Mbrojtja ime nga ajo që quhet rëndom seksi i dobët, në ato rrethana, nuk do t'i kushtonte asgjë dinjitetit tim, por nuk kisha kohë për të humbur. Kjo mbrojtje femërore është më e dobishme se çdo ferman i botës, sepse për malazezët, si për gjithë popujl kalorësiakë, respekti për  gruan është detyra më e lartë e burrit të besës dhe luftëtari që do të hapte zjarr mbi një grup në mesin e të cilit është një femër, pushon së qeni kandidat për titullin i'ounak (hero). Duhet t'i tërheqë më mirë mbi vete të gjithë plumbat dhe të mos u përgjigjet të shtënave, dhe ky është një ligj aq i shenjtë në mal, saqë kuçitët, kur janë në luftë me malazezët, fshihen prapa grave të tyre (thonë gjuhët e liga), për të shkrehur armën pa qenë i rrezikuar.

Ka në Shqipëri një proverb në formë dialogu që vizaton me mjaft besnikëri statusin e gruas në Orientin europian. Skena zhvillohet në një kafene poliglote.

Ç'është një grua ?

Një turk- Një robinjë.

Një shqiptar.- Një skllave.

Një serb.- Një shërbëtore.

Një bullgar- Një shoqe.

Një çifut.- Një ortake.

Një grek.- Një mbretëreshë.

Fjala greke është edhe më shprehëse: vassiliki. Unë dëshiroj që ky madrigal i bukur të pajtonte miqtë e mi helenë me lexueset e bukura franceze që duhet fi kenë pranuar si dogmë fetare thumbimet qesharake të zotit Edmond Abu. Por një proverb nuk duhet marrë në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai shpreh veçse sipërfaqen e gjërave. Turku, që përbuz mrekullisht gruan, është edhe bashkëshorti më i butë për ta drejtuar, dhe serbi malazez, që e quan gruan e tij një shërbëtore, madje edhe më keq, ka dashurinë më të thellë për shoqen e devotshme që shkon, në mes të plumbave, për t'i çuar një grusht fishekësh apo për t'i mbushur pushkën.

Udhëtimet e para 1897 - 1905

Pas maturës, në vjeshtën e vitit 1897, për shkak të zbulimit të kockave të dinosaurëve në vitin 1895, u regjistrova në Universitetin e Vjenës, ku asokohe punonte profesori Eduard Suess. Botimet e mia të para shkencore dolën në trajtesat e Institutit Gjeologjik Perandorak në Vjenë, në vitin 1897 dhe trajtonin gjeologjinë e viseve të Hatzegut.

Në hartimin e tyre më ndihmoi së tepërmi profesori Arthaber, asokohe asistent, në mënyrë që t'i sillja ato në një formë të përshtatshme të jashtme. Përmbajtja e tyre nxjerr në pah se shtresat e Szentpëterfalvas, të cilat të çojnë te vertebrorët, nuk janë të epokës terciare siç mendonte G. Halavats, por të asaj kretazike dhe kësisoj botimi im i parë pati karakterin e një polemike. Historia e zbulimit të shtresës së kockave të Szentpëterfalvas është botuar nga Inkey në Fdldtani, Kdzlony, Budapest. Kockat e para i ka gjetur motra ime Ilona dhe këtu duhet treguar një episod tjetër i vogël në lidhje me këto pjesë të gjetura.

Për mbetjet e dinosaurëve Profesori Fuchs dhe Suess kishin dijeni qysh në vitin 1896 për arsye se u kisha dërguar material dhe megjithëse asokohe me të vërtetë kisha interes për gjeologjinë, gjithsesi ende nuk e kisha konceptuar vendimin që të merresha me  gjeologjinë si specialitet shkencor. Por tashmë e kisha ruajtur, natyrisht jo krejt në formë legale, “materialin” në Szëntpëterfalva dhe prandaj asokohe e pranova propozimin e Profesorit Suess që të dërgohej në vendin e zbulimit Dr. Arthaber nga ana e Akademisë së Shkencave, për të mbledhur aty material dhe madje për ta përshkruar, por që materiali të mbetej në pronësinë time. Megjithëse Dr. Arthaber ishte i kamur, Suess tashmë ngurronte me shpresën se ndoshta Arthaber në momentin e fundit do ta paguante ekspeditën me mjetet e tij personale. Me vënien në dispozicion të parave, nga të cilat dështuan në rradhë të parë bisedimet midis Arthaber dhe Suess (respektivisht Akademia) dhe kësisoj e gjithë nisma u bë pluhur e hi. Por mua, më tej, më mbeti jo vetëm materiali por edhe e drejta morale e pronës, çka ishte deri diku e rëndësishme, sepse më vonë unë vendosa që ta përpunoja vetë atë dhe kësisoj u bëra paleontolog. Pa gjetjen e mbetjeve të disonaurit në Szentpëterfalva, unë si gjimnazist, nuk do të kisha hyrë kurrë në kontakt me gjeologët vjenezë Suess dhe Fuchs dhe as që do të isha regjistruar në universitet, në specialitetin mjaft të çuditshëm për shtresën time shoqërore, në ‘gjeologji’, por ja që kjo ngjarje si i thonë një fjale, rrodhi vetë. Nja dy gurë, të cilët m'i dhuroi një mik i vjetër i xhaxhait tim, z. Guyla nga Szentgyërgyi kur ishte në humor të mirë si dhe libri im për mineralet, të cilin e kishte një ithtar gjeologjie, bënë që unë së pari të anoja nga mineralogjia dhe pastaj nga gjeologjia dhe ky ishte shkaku që lexova deri në fund librin e historisë së tokës, të cilin ma kishte dhënë profesori Koller në klasën e gjashtë të gjimnazit. E gjithë kjo bëri që unë të filloja të interesohesha për gjeologjinë e mjedisit të Szacsalit. Siç shihet, rastësitë e vogla patën një rëndësi madhore për të gjithë jetën time. Pas polemikës time të parë kundër Halvatas, mora prej tij një letër që tregonte një injorancë të madhe për temën dhe më pas vijuan shumë artikuj pro dhe kundër, në të cilat unë sulmet i paraqisja mbi baza gjithmonë e më të gjera. Kjo polemikë përfundoi vetëm tri vite më vonë.

Suess dhe Fuchs i kisha dëgjuar në universitet, në vitin 1897. Në vitin 1898 komunikoja me Suess, Hatschek dhe Lieben. Në janar të vitit 1899 Suess më kërkoi të përshkruaja kafkën e Telmatosaurus, të cilën e kisha zbuluar në vitin 1896. Suessi ishte i shkëlqyer si mbajtës referatesh, si dijetar i veçantë, ndërsa si mësues nuk kishte asnjë seminar të rregullt. Prandaj nxënësit, sidomos kur u plak, i jepnin rëndësi që të ushtroheshin vetë në praktikë. Kjo ishte një metodë përgatitore e vështirë, që të hante kohë por e një hulumtuesi të pavarur, por njëkohësisht edhe shkaku që Suess kishte relativisht pak dëgjues. Kur unë e quajta si të pamundur kërkesën e tij për të përshkruar Telmatosaurus sepse nuk e njihja osteologjinë dhe për këtë temë madje asokohe as nuk ishin mbajtur referate në universitet, ai më tha “atëherë mësojeni” dhe me këtë thënie çështja quhej e përfunduar. Natyrisht, vetë Eduard Suess i përmbahej me besnikëri këtij parimi, pasi ai megjithëse ishte 70 vjeç po mësonte në mënyrë të përkryer gjuhën ruse. Referatet e tij të mësojnë, shikojnë në madhësitë dhe veprojnë në mënyrë sintetike. Unë ndoqa kërkesën e tij dhe e përfundova punimin tim në qershor, natyrisht jo pa më nxjerrë shqetësime për shëndetin. Përfundimin e këtij punimi, meqënëse nuk isha auditor universiteti, e përdora në vitin 1897 kundër kryegjeologut hungarez Halvatas për t'i dhënë fund polemikës që kishte hapur në lidhje me moshën e shtresave të Szentpëterfalva. Unë e mora kafkën e Telmatosaurus në Budapest dhe e paraqita në një seminar specialiteti të Shoqatës Gjeologjike Hungareze, ku  mbajta një referat mbi dinosaurët në përgjithësi, rëndësinë e tyre stratigrafike e kështu me rradhë, kësisoj që Halvatas në fund të referatit duhej të ishte i detyruar të pranonte pa e zgjatur moshën e shtresave të Szentpëterfalvas por edhe gjëra të tjera, si mosha e shtresave të dala në Puj dhe Bajesid, në lidhje me të cilat unë kisha polemizuar qysh në vitin 1902. Për shkak të karakterit tim sulmues kjo nuk do të mbetej polemika ime e fundit, por kjo më sillte qetësi, sa që nëse një tjetër dëshmonte drejtësinë e një pikëpamjeje, këtë gjithmonë deri më tani e kam marrë me indiferentizëm, kështu p.sh. kur Gaali vërtetonte oligocenin në luginën e Hatzegerit e të tjera. Përpara referatit tim mbi Telmatosaurus në Akademinë e Shkencave në Vjenë, i cili u zhvillua 24 orë pas referatit të Budapestit, pata një episod të lezeçëm me profesorin Weiss, drejtori i Sternwarte. Duke shoqëruar Suessin për në shtëpi, siç bëja shpesh për shkak të bashkëbisedimit interesant, na takoi profesori dhe anëtari i Akademisë, z. weiss. Suess më prezantoi, duke bërë vërejtjen se unë së shpejti do të mbaja një referat në Akademi. weiss më pa i shastisur, më studioi nga koka te këmbët dhe vetëm më pyeti “Sa vjeç jeni?”. I thashë sa yjeç isha (22). Weiss e pranoi këtë me vërejtjen ”Kështu pra” dhe pastaj vijoi bisedën me Suess. Weiss u shfajësua duke thënë se nga pamja ime e jashtme kishte menduar se isha shumë më i ri.

Më 23 qershor dhashë referatin tim në Akademinë e Shkencave. Pas kësaj shkova në Bosnjë sepse i kisha premtuar një shëtitje në Bosnjë kontit Louis Drashkovic, mikut tim të vetëm të  mëvonshëm, i cili asokohe studionte në degën juridike të Theresianums Jus.

Stacioni hekurudhor në Brodin boshnjak është ruajtur krejt në stilin e bukur oriental. Unë isha disi i përgjumur dhe salla e pritjes e ndriçuar mirë (ndriçim elektrik), stil ngjyrash të forta orientale si dhe disa turq dhe serbë që vërdalloseshin me kostumet e tyre kombëtare, një soditësi të pamësuar i krijonin një përshtypjen e një përralle persiane të “Një mijë e një netëve”. Hekurudha Bosnisch - Brod - Sarajevo është një hekurudhë e kalibrit të vogël, vagonat e vegjël, kanë vetëm një amortizator në mes, vagonët e mallrave nuk janë 10 ooo kg por vetëm 5 000 - 6 000 kg. Lokomotivat janë si lokomotiva manovrimi të ndërtuara në stacione më të mëdha hekurudhore dhe e gjithë kjo të krijon përshtypjen më shumë të një truku për ministrin dhe njerëzit e lartë se sa të lë përshtypjen e një hekurudhe të rregullt.

Në Sarajevë tramvaji elektrik, ndriçimi elektrik dhe të gjitha ‘të modës së fundit’, shtrimi i rrugës shumë i larmishëm, makadam, asfalt, kalldrëm guri, madje pa kalldrëm. Edhe në shtëpitë e stilit europian dallohen arabeskat, harqet në formë patkoi dhe të tilla të ngjashme të ndikimit oriental. Kësisoj është shumë e këndshme përzierja e stilit të shtëpive dhe zbukurimi arab që i ka mbetur shtëpive. Në pjesën turke të Sarajevos duket sikur qëndrojnë përbri njeri-tjetrit panairet e përhershme. Shtëpitë moderne dalin si këpurdha apo si gjigandë midis dyqaneve barraka ndërsa këto nisin e zhduken por nuk modifikohen. Vlen të përmendet për shtëpitë turke, të cilat pa pëijashtim janë të larta, lartësia e katit ku në mes të fasadës gjendet në përgjithësi një kullëz katërkëndore e mbyllur me grilë hekuri.

Në Sarajevo sheh shumë çallma. Çallma bëhet me një copë pëlhurë të gjatë dhe me ngjyrë që vjen rrotull festes. Hapësira midis çallmës dhe festes shërben si një lloj xhepi për sendet e vogla. Në një nga këto pashë një herë një thikë, te një tjetër një palë gjyslykë e të tjera si këto.

Bashkia e Sarajevos është e stilit oriental me arabeska të shkëlqyera, një ndërtim i shkëlqyer i klasit të parë, nga jashtë dhe ngabrenda. Kosto e ndërtimit 720 000 fl. Medreseja është 400 vjeçare. Çdo nxënës konviktor studion këtu turqisht, arabisht dhe gjuhën amtare. Kursi zgjat 8 vjet dhe bëhet hoxhë ose kalon në një shkollë juridike. Çdo dy konviktorë jetojnë në një dhomë, në të cilën gjenden një tavolinë, një sobë dhe dy shtretër. Përveç seminarit vizitova atelienë e artistëve, ku bëhen punime në gdhendje, inkrustime që shkojnë kryesisht në Paris dhe më pak në Vjenë.

Prej Sarajevos doja të shkoja në Pljevlja. Por në pajtonin për në Pljevlja tashmë ishin të katër vendet e zëna. Me një urdhër në një letër të hapur shkova te drejtori i postës, Cimponeriu dhe ky urdhëroi që punonjësi i karrocës së postës të ulej në karrocën e postës në mënyrë që unë të zija vendin përbri karrocierit dhe kështu u bë. Pas Sarajevos pjesa shkëmbore deri në të ashtuquajturën Ura e Dhive ishte e mrekullueshme. Në Gorazde shkova në xhandarmëri dhe kërkova një kalë në mënyrë që po atë ditë të shkoja në Cajnice. Në orën shtatë të mbrëmjes më dhanë një kalë Klepper që nuk shkonte me trokth si dhe një vendas boshnjak me të cilin nuk mund të flisja  dhe bashkë me ta mbërrita në orën dhjetë të mbrëmjes në Cajnica. Aty pata një mëdyshje. Unë nuk mund t'i thoja se doja të shkoja te kryetari i rrethit Barisic. Boshnjaku nuk dinte se ku duhej të më çonte. Ndërkohë ndeshëm xhandarët. Këta më ndihmnuan. Barisic, një njeri pothuajse i huaj dhe i panjohur për mua, të cilin më në fund e gjeta, sapo donte të binte të flinte. Ai më dha për të ngrënë (mish të pjekur, sallatë etj.) dhe hëngra në orën 11 të natës. Barisic ishte njeri miqësor, shumë gazmor dhe me të ia kalova shumë mirë deri në orën 12. Ditën tjetër vijova më tej në kufirin në formë kurrizore Pljevlja Metaljka. Këtu niste një botë krejt e panjohur gjeologjike. Siç doli nga udhëtimi, në Sanxhak ashtu si në Bosnje paraqiten formacione triaskalke dhe rreshpje paleozoike por nuk ka gjurmë gipsi.

Dr. Karl Oesterreich, tashmë profesor i universitetit në Utrecht, më shkruante më vonë (afërsisht 7/VII/1899) për pjesën në vijim, e cila gjendej në jug, “Triaskalket e viseve në Pljevlja gjenden shkëmbinjtë paleozoikë, të cilët unë i kam përshkruar në të gjithë hapësirën e tyre nga Bijelo Polje deri në Mezica. Pastaj vijojnë masivët gëlqerorë prej Berane deri në Pejë. Fosilizime të sigurtë nuk kam. Por në skajin e malësisë në veri të Pejës, hamendësoj në Flysch dhe Rogozna, është një shtresë serpentine si ajo boshnjake. I vetmi vend i sigurtë gipsor është Gjakova. Këtu në brendësi të varmalit të Alpeve shqiptare pashë një mbetje të një malësie në përgjithësi gipsore të kahershme”.

Në Pljevlja, kudo nëpër faqet e maleve, gjenden monograme të perandorit dhe vargu i emrit të sulltanit, të bërë me gurë dhe të lyer me gëlqere të bardhë. Një monogram i tillë, është mbi 100 hapa i gjatë. Ky dallohet shumë nga lartësitë rreth Pljevljas. Ushtarët tanë i bënin të tilla monograme për të kaluar kohën. Megjithëse kjo nuk të jepte asnjë të drejtë mbi tokën, ato sakaq ribëheshin nga turqit që nuk e besonin këtë. Tashmë preheshin në paqë përbri njeri tjetrit këto shenja të shndërritshme turke dhe austriake. Në Pljevljapërveçbrigadierit Goumoens njoha edhe konsullin Jovanovic dhe bashkë me të shkova te Sulejman Pasha, guvernatori i Pljevljas. Sulejman Pashës i thashë se më pëlqente të shkoja në Bijelo Polje. Ai më tha që më mirë të mos shkoja sepse kjo ishte e rrezikshme dhe nuk mund të më jepte garanci dhe përveç të Ijerave nuk ishte në varësinë e tij e të tjera si këto. E kuptova se plani im ishte i pakëndshëm për të dhe prandaj hoqa dorë. Ai është njëkohësisht guvemator civil dhe ushtarak i Pljevljas, një zotëri me tmp mesatar, i madh në moshë, me flokë të thinjur dhe është shumë miqësor. Por Gouemoen më tha se banorët e Pljevljas kanë njëkohësisht frikë dhe respekt për të. Në Pljevlja arrita të përcaktoj shtresë linjiti, por këto ashtu si edhe thesare të tjerë mineralesh të Turqisë nuk mund të shfiytëzohen sepse turku i përmbahet parimit se nëse xeherori dhe minerali do të ishin të përcaktuar për njeriun, atëherë allahu nuk kishte pse t'i fshihte ato nën tokë, por do t'i kishte shpëmdarë mbi të. Nëse dikujt i digjet shtëpia, atëherë këtë natyrisht e ka dëshimar allahu dhe prandaj njeriu nuk e rindërton shtëpinë e djegur por më mirë e ngre nga e para.

Meqë shëtitja për në Bijelo Polje ishte e pamundur, shkova me  kalë nga Pljevlja për në Prijepolje, pasi kisha marrë njëkalë gjoja të mirë me anë të konsullit. Kali patjetër që kishte disa të meta. 1) i fortë dhe frymëshkurtër, 2) nuk mund të shkonte me trokth, 3) rrëshqiste dhe pengohej me këmbët e pasme, 4) hapin e tërhiqte zvarrë si kërmill. Por gjithsesi ishte kalë i mirë. Kishte dy sy dhe katër këmbë, një bisht dhe të gjitha që i duheshin një kali. Kësisoj zgjatishumë deri sa mbërrita në Prijepolje. Prijepolje kishte shumë më tepër pyje se Pljevlja, ku pylli pothuajse mungonte fare. Nëse dikush do të bëjë dru në Turqi, atëherë ai shkon në pyllin më të afërt për të bërë dru. Ligji turk i vitit 1899 për pyjet, i cili sigurisht ng ana teorike ishte shumë i mirë dhe pasojat ishte një shkretim pyjesh.

Gjatë rrugës së kthimit nga Pljevlja për në Prijepolje u ngatërrova nëpër pllajën karstike dhe u gëzova kur në zonën e shkretuar karstike duke parë me dylbi dallova më në fund sërish shtyllat e telegrafit midis Pljevljas dhe Prijepoljes. Në një zonë karstike si kjo rreth Pljevljas, është e vështirë që të orientohesh në hartë, pasi nuk ka një pikë ndalimi në terren dhe gropa të mëdha karstike të cilat janë të shënuara vetëm pjesërisht në hartë, të gjitha në largësi dhe zhvillim të njejtë, më shumë të ngatërrojnë. Njera pranë tjetrës dolinat gjithë bar. Kjo pamje mund të bëhej e mërzitshme për shkak të vijimësisë, por fillimisht të ngërthen fort. Shkurrnajat e dëllinjave janë të vetmet që në zonën e triaskalkut dhe të dolinave të krijojnë idenë e pemës. Një tjetër lloj shkëmbi që parapëlqen më shumë dëllinjën, siç e pashë më vonë, është serpentina. Ky lloj parapëlqimi krijohet meqë shkëmbi i formuar nga të dy humuset e fortë, si rijedhojë e përzgjedhjes nga pothuajse të gjitha dhitë bimëngrënëse, të cilat nuk e pëlqejnë dëllinjën, mbetet të rezistojë vetëm kjo.

Meqë unë doja të shkoja nga Pljevlja për në Rudo, pas kthimit  nga Pripolje, me ndërhyijen e Goumoenit te Sulejman Pasha, më vunë në dispozicion një zaptije, i cili duhej të më shoqëronte deri atje. Në mbrëmje zaptija erdhi që të prezantohej dhe më pyeti se në çfarë ore në mëngjez herët duhej të niseshim. I thashë herët, në orën gjashtë të mëngjezit dhe e mendova ‘alla frënga’. Ora gjashtë ‘alla turka’ në këtë stinë të vitit ishte ora dhjetë paradite ‘alla frënga‘. Prandaj nga kjo kohëllogaritje ‘alla turka’ dhe ‘alla frënga’ na doli një ngatërresë e madhe. Unë nuk e dija se sa ishte ‘alla turka’ ora gjashtë ‘alla frënga’. Ai nuk e dinte të kundërtën dhe vetëm me ndihmën e disa oficerëve, ordonancës, shërbëtorëve dhe njerëzve të tjerë, u rregullua edhe kjo çështje. Më në fund i thamë se duhej të ishte në orën dy të mëngjezit ‘alla turka’.

Pas këtij episodi shkova në kazinon e oficerëve të Pljevlja, në të cilën më çoi gjithashtu Gouemoen dhe ndoqa një lojë shahu, kur erdhi ordonanca ime dhe më njoftoi mbërritjen e një ‘zoti Alban’. Unë nxitova jashtë dhe përpara dhomës së oficerëve gjeta një kalë, ushtarë turq, turq, ushtarët tanë si dhe dikë me një pëlhurë velash apo diçka të tillë dhe me një shkop të trashë siç u duk më pas dhe me një feste lëkure të dalë boje.

Ky ishte konti Louis Draskovic, i cili kishte ardhur nga Shqipëria. Ai kishte marrë vesh në Prijepolje se gjendesha në Pljevlja dhe pyetja e parë që më bëri, kur më në fund më takoi në Pljevlja, ishte nëse kisha kalë. Përgjigja ime ishte ‘jo’. Pastaj unë dhe Draskovic, ashtu siç ishte, shkuam te Goumoens. Vetëm në dhomën e ndriçuar mirë tashmë shihej se Draskoviç dukej si vagabond, por gjithsesi më la një përshtypje të mirë. Pantallona tëhirta me garniturëlëkure dhe me njëfanellë të bardhë, d.m.th. dikur kishte qenë e bardhë, e cila ishte e hapur nga përpara dhe tregonte një gjoks  të nxirë, një qafë të nxirë shumë dhe një fytyrë pothuajse të tillë. Feste lëkure, opinga malazeze, përreth trupit një shullah,4} konstandinopoje mbushur me blloqe shënimesh, kuti duhani, cigare e të tilla si këto. Për më tepër një shkop të fortë në dorë dhe natyrisht i parruar. I sajuar kësisoj Draskovici natyrisht që tërhoqi vëmendjen kur shkuam bashkë me Goumoen nëkazinon e oficerëve, sidomos nga që ishte këmbëhollë dhe ecte i përkulur. Unë isha shumë i kënaqur që e shihja sërish. Draskovic ishte i ngazëllyer për udhëtimin e tij, sidomos që kishte qenë 142 ditë në Rozaj, te Kurtagiç Ethem Ibrahim Efendi, vëllami i tij.

Nga Draskovici mora vesh se zaptija i tij kishte një kalë të mirë, prandaj bashkë me të shkova ditën tjetër te zaptija. Ai na e tregoi kalin e tij. Ai ishte një kalë i mirëfilltë Sanxhaku me një hije shqiptare. I vogël, më saktë i shkurtër,  kokën jo aq të vogël, jo i rrumbullakuar, fillimin e qafës të fortë, qafa e shkurtër në formë trekëndore me një jele të shkëlqyer, me shpatulla të gjera, supe të forta, vithe disi më të dobta, shumë të drejta por disi të shkëputura. Në tërësi një konstrukt me kockë të fortë. Këmbë të forta dhe që s'kanë të sharë. Kali kur u ble ishte në gjendje të keqe. Llojet e ecjeve të pranueshme: hap të mirë, ecje e shtruar dhe trokth të butë, ndërsa galopin siç e dallova më pas, pothuajse të mirë por me lëvizje disi të rënda. Në ecje dhe në trokth ishte elastik. Ky kalë ishte i racës brauner dhe prandaj si çdo Braun u quajt Dorat.

I thashë se e bleja Doratin për 70 fl. Zaptija kërkoi 120. Ramë në ujdi për 106 fl. Blerja u vulos në prani të disa turqve të tjerë duke shtrënguar duart dhe paratë u dhanë menjëherë. Zaptija i pranoi 106 fl. me dëshirë në kartmonedhë austriake. Dorat është 5V2 vjeç, por është kafshë e prapë. Nuk mund të rrihet fare pranë tij. Ai kafshon  këdo që nuk është turk. Nëse i jep sheqer, ai me të vërtetë e përlan, por gjithsesi edhe pas kësaj kafshon. Shpresojmë që të ndryshojë. Patkonjtë ishin si ato të kalit të Louisit, të quajtur Djogat, pra patkonj ‘alla turka’. D.m.th. me një patkua shumë të gjerë, i cili mbyllet edhe nga prapa si një lloj disku dhe që mbulon të gjithë pjesën e poshtme të shputës. Vetëm në mes mbetet një brimë e hapur sa gishti. Ky patkua mbron pjesën e brendshme të thembrës nga gurët e mprehtë, por nga ana tjetër është i keq, pasi kalit me që i mungojnë gozhdët e patkoit nuk mund të kapet dhe kësisoj rrëshqet. Në përgjithësi kuajt turko-boshnjakë janë kuaj shumë më të keq malësie se sa kuajt siebenbiirgezë, por duken shumë më të bukur.

Pas blerjes së kalit shkuam në shtëpi dhe na vizitoi një djalosh shqiptar nga Peja, i cili merrej me tregëti armësh. Ai erdhi për të na shitur sende argjendi. Më parë kishte qenë te ne një tjetër tregëtar me po këto gjëra, por të cilit i kishim treguar derën. E lamë të ulej djaloshin shqiptar dhe Louis bisedoi gjatë me të dhe më në fund bleu diçka të vogël. Ai tha se kishte ardhur vetëm për të nxehur tregëtarin tjetër. Një qerrata i shkathët dhe i mprehtë. Arnautët kishin një mbiprodhim të madh në vend. Shqipëria është një vend i varfër, i cili në raport me varfërinë e tij ka një popullsi tepër të dendur dhe prandaj çdo vit zbresin shumë shqiptarë nga malësitë e tyre në ultësira, ku ata si tregtarë shumë inteligjentë dhe nismëtarë, depërtojnë deri në Karlstadt në Kroaci, madje deri në Agram.

Shkova vetëm me Draskovicin te Pashai. Louisi për tu prezantuar dhe unë për ta falenderuar për zaptijen që nuk e përdora. Këtu na ndodhi një incident i rëndë dhe i pakëndshëm me konsullin tonë, çka ishte diçka e re për mua, por Louisi nuk u befasua pasi Jovanovic e njihte qysh në vitin 1898 në Beograd si një njeri të trashë, mendjemadh dhe të pakëndshëm. Edhe Bornemisza Gyula më tha më vonë se Jovanovic ishte i trashë dhe mendjemadh.

Ditën tjetër mora udhën me kalin Dorat bashkë me Draskovicin për në Cajnice, në Bosnje dhe lashë Sanxhakun, të cilin oficerët austriakë nuk e quanin Sandschak, por për shkak të stacioneve të këqia e quanin ‘Shand-sack’t5). Sanxhaku, i pushtuar nga Austro-Hungaria si rrjedhojë e vendimeve të Kongresit të Berlinit, formon ose të paktën duhet të formojë një pykë midis Serbisë dhe Malit të Zi. Por pushtimi perandorak, që duhet të veprojë është një mashtrim. Së pari popullsia e atyshme nuk ka pikë respekti ndaj ushtarëve tanë. Së dyti, në të vërtetë ne mbajmë të pushtuar vetëm rrugën (Cajnice-Prijepolje). Ushtarët tanë patjetër që në Sanxhak janë bartës të kulturës dhe sjellës të kulturës të shkallës së parë (rrugë, shtëpi, tubacione uji, telefon, varreza, komfort europian, gazeta etj.) por gjithsesi kultura mbetet diçka e huaj për popullsinë dhe kjo kryesisht sepse ne nuk jemi fare në kontakt me popullsinë dhe përveç kësaj as nuk kërkojmë kontakt.

Turqit nuk bëjnë asgjë. Gjithçka këtu është punë e ushtarëve tanë. P.sh. udhëtohet pa kalë 40 km apo më shumë nëpër një shkretinë gjithë gurë, pa ujë dhe pa karrocë. Në çdo tetë kilometra apo më shumë larg nga njera tjetra lartësohen ndërtesa të vetmuara, të vjetra, nganjëherë gjysmë të rrënuara, një han turk, ndërsa në mes të kësaj shkretine gjarpëron një rrugë e gjerë e mrekullueshme me zhavorr, ura të shkëlqyera nëpër serpentinat e mëdha. Sheh se këtu nuk është kursyer as para as kohë për të ndërtuar në këtë vend të egër një rrugë ushtarake të klasit të parë. Buzë rrugës shihet një rradhë e dyfishtë shtyllash telegrafi.

Nëse e di se disa qindrakilometra anashkësaj rruge nuk has as edhenjë rrugë qerresh, atëherëkjo rrugë tëbën shumë përshtypje. Udha duket të bëhet një fill, i cili në këtë vend të shkretë lidh postat tona me pjesën tjetër të botës. Herë pas here sheh një ndërtesë të bardhë. Këto janë stacionet tona ushtarake, të cilat gjithmonë ndërtohen në një pikë të lartë, vrojtojnë rrugën në mënyrë që të mos shkatërrohet apo të ndërpritet qarkullimi. Vetëm kjo udhë dhe këto ndërtesa janë pushtimi ynë në Sanxhak, pasi disa kilometra anash udhës, ajo tashmë bëhet e pasigurtë dhe prandaj nuk kemi se ç'të kërkojmë. Dëshmia më e qartë e kësaj ishte sepse megjithëse zona Sanxhak arrin pothuajse deri në Berane, gjithsesi unë nuk munda të shkoj më tej se Pljevlja, madje edhe oficerët tanë kur në pranverë ndërmarrin stërvitje të mëdha me kalë, këtë mund ta bëjnë vetëm me lejen dhe nën mbrojtjen e Pashait të Pljevljas. Kësisoj po aq mirë mund ta shënoje të gjithë Shqipërinë sikur i përkiste monarkisë, ashtu si edhe Sanxhakun. Është një mashtrim i padëgjuar nëpër harta, që zona midis Limit dhe Taras të shënohet si e pushtuar ushtarakisht nga Austro-Hungaria, ku nuk gjendet as edhe një ushtar i vetëm austriak. Ne, si njerëz jo të rrezikshëm në Sanxhakun verior vetëm do të durojmë, por nuk kemi kurrfarë ndikimi dhe mbetemi vetëm të huaj dhe miq. Prandaj Sanxhaku patjetër në vitin 1908 do të dorëzohet.

Të bien në sy dhe janë shumë të bukur kostumet e Sanxhakut.

Ndonjëherë burrat e mbështjellin të gjithë kokën me një pëlhurë të lehtë në ngjyrë të kuqe të ndezur, të cilën e rrotullojnë edhe rreth qafës, kështu që i duket vetëm një pjesë e dalë e fytyrës.

Nga Sanxhaku shkuam me kalë nëpër Cajnice, Sarajevo dhe Busovaca për në Travnik. Në Sarajevo pas një udhëtimi dy ditor arritëm të laheshim komplet. Në Ilidza shkuam përpara pa e vizituar dhe pastaj më tej në Busovaca. Drejt Busovacas vendi ishte më pak malor se sa më tej në jug dhe merrte një formë kodrinore. Kodrat e ulta dhe luginat e lagështa janë të mbushura me dru verri. Prej ‘Bosna Ravna’ (Rrafshina Boshnjake), siç emërtohet Bosnja në këngët kreshnike, nuk dallon asgjë. Bosna ravna quhet Bosnja vetëm në raport me pjesën malore që gjendet më tej në jug (Shqipëri, Sanxhak, Mali i Zi). Vlen të përmendet se në këngët kreshnike boshnjake nën emrin ‘Sibinjani Janko’ është Hunyady Janosh. Ndër të tjera thuhet “kështjella e këtij është në Sibinin malor”. Për këtë Sibin është dhënë njëkohësisht dëshmia Nagy Szeben (Sibiu, Hermanstadt) që nuk është Hermanstadt por Sibiu është emri i vjetër i këtij qyteti, përkatësisht Szeben.

Në mbrëmje, përpara Busovacas, filloi të errej dhe të binte shi, kështu që 8 kilometra përpara Busovacas u kthyem në një han. Shkuam në një si lloj sofite, tek e cila gjithsesi gjysma ishte e mbuluar me një lloj tavani. Në njerën anë kishte një oxhakku ishte ndezur zjarr, në mes të dhomës kishte një tavolinë të rrumbullakët të ulët, vetëm 20 cm e lartë, mbi të cilën servirej një tas i madh me supë patatesh. Rreth tavolinës u ulën disa boshnjakë, të gjithë katolikë fanatikë. Ata na bënë vend, na dhanë bukë dhe disa lugë. Ne u ulëm këmbëkryq përpara se të hanim dhe hëngrëm nga tasi i përbashkët. Pas supës pati salcë kosi dhe pastaj kafe. Pas të ngrënit shkuam në  dhomën e gjumit të hanxhiut, meqënëse ne si miqtë më të mirë të tij viheshim nën mbrojtje në këtë dhomë dhe kësisoj u shtrimë aty. Porta e kësaj dhome, e cila ishte si një birucë e vogël me dritare edhe më të vogla, të çonte drejt në stallë. Pjesa më e madhe e dhomës zihej nga një si lloj podiumi ku edhe Çetëm. Në njerën anë ishte një shtrat druri ku s' kishte vend as edhe për një njeri, por ku kishin zënë vend hanxhiu me një fëmijë të vogël. Aty përbri gjendeshin stallierët, pastaj unë dhe përbri meje Louis. Ndërkohë në fund të dhomës ishin shala jonë bisagi, çanta ime e shpinës e kështu me rradhë. Kështu u shtrimë gjatë natës, të vendosur në rradhë si sardele të thara. Mbi disa jastëkë, të cilat na i dërgoi hanxhiu, vendosëm palltot tona të lagura, të cilat ishin spërkatur me dhë (uji me këtë lloj dheu, siç e pamë ditën tjetër, formonte një lloj balte të verdhë), u shtrimë dhe bashkë me Louisin u mbuluam me pallton e tij boshnjake. Kur u shtriva u vendosa fillimisht nga e majta, pra kundrejt stallierit, kur ai nëpër gjumë më ngacmonte me dorë në fytyrë. Kështu u ktheva në të djathtë. Pavarësisht faktit se parketi i podiumit ishte tejet i fortë, fjetëm shumë mirë deri në mëngjez. Vetëm se Louisi dhe unë e tërhiqnim pallton nëpër gjumë herë njeri dhe herë tjetri.

Meqë Dorati në Busovaca ishte sërish jo mirë, vendosëm që unë rrugën Travnik-Jajce ta bëja me tren. Morrëm vesh se treni prej Travnik për në Jajce shkonte në orën një dhe prandaj vendosëm që Louisi ditën tjetër duhej të nisej vetëm dhe herët për në Travnik, në mënyrë që të arrinte herët në Travnik dhe të porosiste aty një karrocë për Doratin. Unë duhej që të vijoja duke e mbajtur Doratin për freri. U bë siç e patëm diskutuar, por Louis mësoi se treni i Travnikut do të kalonte në orën 12. Prandaj ai la në një shtëpi një letër në lidhje me këtë, me të cilën më kërkonte që të vijoja sa më shpejt që të ishte e mundur dhe kështu 12 kilometrat e fundit përpara Travnikut i kalova me vrap brenda një ore e gjysmë. Megjithë rrebeshin, në Travnik mbërrita në kohën e duhur por meqenëse nuk kishte asnjë karrocë në dispozicion mu desh të prisja deri ditën tjetër. Ndërkohë Louis shkonte më tej me kalë.

Një boshnjak ortodoks, pra serb, i cili kishte shërbyer dy vjet dhe një muaj në Vjenë si ushtar dhe kësisoj dinte pak gjermanisht më dha shpjegime mbi popullsinë e Travnikut. Katolikët e quanin veten ‘Horvat’ (Kroat), muslimanët ‘turq’ dhe ortodoksët ‘serbë’. Shumë nga ata, të cilët e quanin veten turq, megjithëse ishin muslimanë, ata të shtresave të ulta të popullsisë me të cilët ne komunikonim, nuk dinin ose e dinin shumë keq turqisht. Osmanllinj nuk ka në Bosnje. Ata ishin të paktë dhe shumë muslimanë kanë emigruar qysh nga pushtimi. Kjo vlen për pothuajse gjithë Bosnjen e veriut dhe përsa u përket serbëve dhe turqve kjo vlen edhe për Bosnjen e jugut. Katolikët në Bosnjen e jugut nuk e quanin veten kroatë por boshnjakë dhe ky emër rrjedh qysh nga koha e mbretit boshnjak, përpara pushtimit turk, ndërsa në jug edhe koncepti i përgjithshëm Bosnje nuk mbulon aspak Bosnjen e sotme, por shtrirjen territoriale të mbretërisë së vjetër të Bosnjes. Popullsia në jug, me emrin Bosnje shënon edhe pjesë të Hercegovinas, të Sanxhakut dhe një pjesë të Shqipërisë. Këto të gjitha nuk i dëgjova vetëm nga serbi që njoha në Travnik por i dëgjova të përsëriten nga të tjerë.

Bosnja është një shembull i mirë për të kuptuar se çfarë ndikimi ushtron feja mbi karakterin dhe se si nëpërmjet rrethanash të jashtme mund të ndryshojë një popull dhe se si në traditën e popullit mbeten të ruajtura fakte të vjetra. Në Travnik, ditën tjetër e çova Doratin në stacion dhe në vagon hodha kashtë, sanë dhe tërshërë, në mënyrë që Dorati të kishte çfarë të hante deri në Jajce. Mora një biletë të klasit të tretë dhe shkova në vagonin e kuajve. Në njerin stacion emri i të cilit nuk më kujtohet, hyri faturino për të kontrolluar biletën. Pranë meje ishte Dorati që po bënte diçka jo të hijshme. Unë po dremisja në sanë duke përdorur shalën si jastëk. Faturino më kujtoi si stallierin e “zotit baron” dhe pyeti, “A udhëton edhe baroni me këtë tren?”. Për të thënë të vërtetën unë iu përgjigja “po”, ndërkohë që ai nisi bisedën dhe në mënyrë shoqërore më pyeti se prej nga vinim e të tilla si këto. Megjithatë bisedimi nuk zgjati shumë, meqenëse treni ndalonte vetëm disa çaste në stacion dhe faturino nuk ndjente kurrfarë kënaqësie të udhëtonte në vagonin e kuajve deri sa të vinte stacioni tjetër. Në Jajce mora me qira një vagon, e lidha Doratin te karroca dhe shkova më tej drejt Tetrovo Selo.

Udha prej Jajces deri në Jezero shkonte përgjatë bregut të liqenit, i cili ishte krijuar për shkak të formacioneve gëlqerore vullkanikë. Nepërmjet sedimentit vullkanik gëlqeror bllokohej edhe lugina e Jajcës. Përpara dilnin katarakte, të cilat favorizonin formimin e sedimenteve vullkanikë gëlqerorë dhe kësisoj një pjesë e madhe e luginës ishte nën ujë. Pikërisht pas Jajcës sedimenti sinter formon tarraca të vogla, të cilat janë të lidhura me njera tjetrën me anë ujvarash. Skaji i një tarrace të tillë formohet prej gumës së sedimentit vullkanik gëlqeror. Këto guma kijohen nëpërmjet një depozitimi gëlqerori mbi një lloj myshku dhe lartësohen rreth 20 cm mbi nivelin e ujit. Dhe mbi to rritet myshku i lartpërmendur, i cili nga baza nis e mvesh gjithmonë e më tej në lartësi. Me kalimin e kohës gumat do të bëhen më të gjera, më të larta dhe më të mëdha, derisa dalin nëpër to barëra, gëmusha, madje pemë, pikërisht dru  verri dhe shelgje. Në përgjithësi basenët e ndërtuar nga këto guma, ashtu si në të gjitha tarracat prej sedimenti vullkanik, janë në formë rrethore dhe kanë ujë të kaltër dhe të shkëlqyer. Të tilla guma, të vendosura si shkallë-shkallë mbi njëra tjetrën, ndonjëherë shtrihen tërthor nëpër të gjithë lumin, përkatësisht liqen në trajtë lumi dhe ndërpriten vetëm nga disa vende të tërthorta, në të cilat ujët rijedh si nga një kanal shkarkimi. Në të tilla vende rryma është tepër e shpejtë dhe kësisoj nuk mund të lejojë aspak vendosjen e myshkut. Në vende të tjera të rrymës lartësohen sërish pemë të mëdha ose gëmusha mbi ishuj të vegjël që pjesën e poshtme e kanë të mbuluar krejtësisht dhe duket sikur rriten mbi ujë. Aty ku sipërfaqja e ujit ka pjerrësi të mëdha apo ekzistojnë ekskluzat, në mes të lumit mbi hunj të lartë lartësohen mullinjtë primitivë. Mbi të gjitha duket bukur kur mbi gumat e sedimentit vullkanik rriten pemët dhe mes gjelbërimit të gjetheve shfaqet ndonjë nga mullinjtë primitivë, pellgu i kaltër dhe shkuma e bardhë. Në krijimin e një liqeni të tillë artificial, si ky i Jezeros dallohen tri faza. E para një rijedhë e butë uji. E dyta disa guma të tejshtrira. E treta formimi i tarracave shkallë-shkallë. Nëse ky formim sedimenti vullkanik vepron, atëherë në këtë mënyrë liqeni bëhet gjithmonë edhe më i madh. Por dheu, lluca, kallamat, shkurret dhepemët gjithmonëveprojnëkundër dhe e shtyjnë terrenin që gjendet pas gumës. Këtë veprimtari mund ta vëresh mjaft mirë në udhën nga Jajce deri në Jezero dhe kështu më në fund mund të dallohen në liqen pesë zona të ndara mirë.

  1. Zona e ujëvarave, katarakteve dhe kaskadave.
  2. Zona e liqenit të thellë
  3. Zona e kulmakut
  4. Zona e kulmakut dhe e shelgjeve
  5. Zona e luadheve të lagështa.

Liqeni i Jezeros duhet të jetë mbi 100 metra i thellë.

Githsesi thellësia e tij duhet të jetë diçka më e vogël se sa lartësia e të gjithave kaskadave sëbashku dhe kjo është në fakt shumë më tepër se 50 m. Kësisoj, formimi i liqenit si te Jezero përsëritet në Bihac, Plitvica dhe Slunj si rijedhojë e përmbajtjes gëlqerore të ujit.

Në Jezero ndala rastësisht përpara një ndërtese shumë të këndshme, si tip vile dhe pyeta një europian se çfarë hoteli ishte ky. Përgjigja ishte “Nuk e shihni?” apo diçka e tillë e paqartë, por gjithsesi përgjigje disi vulgare. Unë u nxeha, pashë hotelin pa mbishkrim dhe i thashë, ”Gjithsesi, hotelet në Europë kanë mbishkrime në mënyrë që të njihen. Mendova se edhe këtu sundonin marrëdhëniet e Europës perëndimore dhe jo ato turke.” Burri u nxeh dhe u zhduk në ndërtesë dhe sakaq pashë se ishte vetë hotelieri ai të cilit i kisha thënë këto fjalë.

Një specialitet dhe gatim i famshëm i Jezeros janë të ashtuquajturat ‘trofta të pjekura’. Mendoj se ky as nuk është specialitet dhe as troftat e këtushme janë më të mira se në vendet e tjera. Në liqen u futën disa boshnjakë me një barkë për t'i shtyrë për në shtëpi një tufë patash. Kjo ishte diçka origjinale dhe unë u zbavita shumë prej pazotësisë së tyre për sa i përket barkës. Të njejtën gjë bënë edhe boshnjakët e tjerë që gjendeshin në breg.

Prej Jezeros, duke pushuar vetëm në Vacar Vakuf, shkova nëpër natë në Kljuc, ku kishte nxituar përpara meje Draskovic. Draskovic në një ditë kishte bërë rrugën Bujovaca-Jajce dhe ditën tjetër Jajce-Kljuc. Por kjo kishte qenë e tepërt për Djogatin dhe në Kljuc kafsha i kishte kyçet të enjtura. Edhe Dorati ishte disi i lodhur, por mëse i shëndetshëm. Nga ora dhjetë i pastruam të dy kuajt, pimë kafe dhe në orën dymbëdhjetë hëngrëm. Ndërkohë u nisëm për në Petrovac dhe ditën tjetër shkuam më tej me kalë për në Bihac. Qëndruam në hanin Begovac dhe pimë kafe.

Në këtë vend, një karrocier nga Bihaci na propozoi për të udhëtuar për atje. Kur i thamë se nuk mund të paguanim taksën, ai na çoi falas. Ndërkohë dikush duhej të sillte kuajt tanë më këmbë deri në Bihac. Ne e pranuam gjithë gëzim ftesën e Dervish Haxhi Adiç (kështu më dukej se quhej karrocieri). Bihaci dhe Begovaci ishin tridhjetë kilometra larg njeri tjetrit.

Vumë re se të gjithë njerëzit (fshatarët) këtu në Bihac mbanin percin (gërshet) dhe madje edhe muslimanët edhe katolikët edhe ortodoksët. Nga Bihac na ranë në sy feste të shumta malazeze dhe kur e pyetëm karrocierin në lidhje me këtë ai tha, “Më parë, domethënë para disa vitesh, këtu nuk kishte as edhe një. Tashmë po shtohen si rijedhojë e propagandës serbe, pasi njerëzve këtu i pëlqejnë rusët.” Rusi, serbi, malazezi, siç del nga ato që u thanë, këtu të gjithë një, pra ortodoksë. Vendimtare është vetëm se këto të gjitha janë shtete ortodokse.

Në të gjithë këtë vend, deri në Petrovac, ka njerëz shumë të bukur. Ibro Kaptanovi ishte p.sh. një burrë me një konstrukt të shkëlqyer, me një hundë shkabonjë të bukur, sy të mëdhenj të zinj, flokë të zinj, kryesisht me tipare të këndshme dhe fisnike, të cilat bien në sy dhe një trup të lidhur dhe shumë të bukur.

Në Bihac unë dhe Draskovic gjatë gjithë kohës ishim miq të Barcsay dhe Berks, në hotelin Kaiser. Këta na prisnin vetëm mbrëmjeve dhe donin të udhëtonin drejt nesh me karrocierë dhe karrocë private për të na takuar. Por meqenëse tashmë ne vetë ishim në Bihac në orën pesë pasdite, shëtitja me karrocë nuk u bë. Barcays u gëzua shumë që më pa dhe më përshëndeti si Siebenbiirgezi i parë që po vizitonte në Bosnje. Ai ishte si gjithmonë gazmor, madje edhe Louisit iu duk tërheqës. Draskovici ishte njohur me Barcays në një mënyrë të çuditshme. Barcays priste në Bihac në fund të korrikut disa individë të dyshuar dhe i dha urdhër xhandarmërisë që me mbërritjen e tyre menjëherë t'i njoftonin hyijen e tyre. Ndërkohë u dukën në të vërtetë të tri individët që priteshin. Përveç këtyre mbërriti edhe Draskovic, i cili dukej si vagabond dhe as që e kishte idenë se Barcsay ishte në Bihac dhe për më tepër sipas njoftimeve të mia e besonte se ishte në Cajnice. Pastaj kur unë dhe Louis e diskutuam përfundimnisht udhëtimin tonë në maj të vitit 1899, Barcays, nga i cili isha ftuar në Bosnje, ishte në të vërtetë ende në Cajnice. Ai u tranferua në Bihac vetëm në fund të korrikut, prandaj edhe unë nuk munda ta njoftoj Louisin, i cili e kishte nisur udhëtimin e tij në fund të qershorit. Në Bihac, Draskovic tashmë u njoftua si individi i katërt i dyshuar dhe raporti iu parashtrua Barcsays. Barcsay e dinte nga mua se unë kisha caktuar një takim me kontin Draskovic në Cajnicë. Ai kërkoi ta njoftonin nëse personi i katërt ishte konti Draskovic dhe kur i njoftuan këtë, atëherë ai njohu Louisin.

Nga Hoteli Kaiser, unë dhe Louisi shkuam me Giinter dhe Lothar Berks (një ish Theresianist) në fillim në bashki te Barcsay dhe ndërkohë edhe te Berks. Më vonë me trimat e Berks shkuam te kafexhiu, Hasan Çaushi, një turk plak që nuk dinte as edhe një fjalë sllavisht. Hasani ishte një njeri shpatullgjerë, disi i kërrusur, trup vogël me mjekër dhe mustaqe dhe hundë të shtrembër, i pisët sa s'bëhet, me një çallmë në kokë dhe me rrecka. Aty pimë kafe. Djalin e tij, Aliun, një djalosh inteligjent dhe i mprehtë, Louisi e mori si shërbëtor personal.

Në Bihac kishte disa shtëpi të vjetra që binin në sy. Në përgjithësi qyteti është shumë më europian se sa këta që kaluam deri tani. Krahas Sarajevos, Bihac duhet të jetë qyteti më europian në të gjithë Bosnjen.

Me nëpunës të ndryshëm folëm shumë për Kallay. Nga nëpunësit ai qortohet shumë. Nga të gjithë pretendohet se ai punon vetëm për momentin. Në të vërtetë askush nuk e mohon se ai ka bërë shumë gjëra të mira dhe që kanë vazhdimësi, megjithatë shumë zbatime të reja mallkohen, ato që e verbojnë të huajin por që mbeten pa u kapur nga turqit. Në të vërtetë një pazar turk dhe aty përbri një tramvaj elektrik (Sarajevo), duken paksa komike. Njeri vjen qysh nga shekulli XIV, tjetri nga shekulli XIX dhe pesë shekuj kapërcehen nëpër këtë zhvillim të vrullshëm në Bosnje. Më tej Kallay u qortua sepse ai për realizimin e këtij qëllimi marramendës kishte shpërdoruar shumë para nga arka boshnjake, e cila kishte mbetur bosh si dhe për ekspozime e të tjera si këto, të cilat muned të ishin përdorur shumë më mirë diku tjetër. Por të gjitha këto qortime, nga të cilat një pjesë mund të ishte e vërtetë, gjenden sqarime të lehta dhe të natyrshme. Kallay i ngarkoi zyrtarët e tij deri në kulm dhe e shfrytëzoi këdo ashtu si mundi. Gjatë udhëtimit tim munda të konstatoj një regjim autokratiik, patjetër edhe të shoh, se shumë zbatime mbeten të pakapshme për popullin, pasi ato u fashitën shumë shpejt.

Nga Bihac bëmë disa shëtitje në Ostrozac, Ilidza dhe Brenovo Tjesno. Kur në njërin rast miku ynë i ri, Dervish Haxhi Abdiç, i cili kishte bërë një shëtitje prej Bihac për në Bisag, i duhej të sillte Louisin dhe Barcsay ia tha këtë Dervishit, ky u shpreh se këtë e bënte falas. Por Berks, për të shmangur çdo dokument të një shpërdorimi administrate, nëpërmjet Barcsay tha se kjo nuk shkonte. Por Dervishi tashmë papritur nuk donte të udhëtonte me 10 korona, por kërkonte 14 korona. Nga ato që tha Barcay, Dervishi u shpreh se ose udhëtonte falas, pasi e kishte për zemër kontin Draskovic ose do të udhëtonte kundrejt parave. Mirëpo në këtë rast ai nuk bënte asgjë me më pak se 14 korona. Nëse do të paguhej, donte të paktën të paguhej mirë. Meqë Dervishi nuk do të udhëtonte falas nuk mbeti gjë tjetër veçse të paguhej me 14 korona. Që në këtë situatë në vend të Dervishit nuk ishte marrë me qira një tjetër, shkak ishte se Draskovic në nisjen e tij ishte lutur në veçanti që t'i dërgonin Dervishin sepse nga muhabeti i ishte dukur shumë tërheqës. Barcsay dhe Berks u ndienë të detyruar ndaj kësaj lutjeje. Sjellja e Dervish Haxhiut është tipike për këtëpopullsiboshnjake dhe e shpjegueshme prej karakterit të tyre të pavarur dhe të natyrshëm.

Por ky Dervish i gjorë në një udhëtim tjetër me ne pati një fatkeqësi të madhe sepse iu thye aksi i pasmë i karrocës. Ne ecëm më këmbë, kur unë papritur dëgjova kërkëllitje ritmike apo gërricje të rrotës kundrejt koshit të karrocës dhe nga kjo ndihej një shtytje e rregullt. Qëndrova ulur. Lothar tha “Ej, le të ulemi te rrota”. Ndërkohë u hodh dhe konstatoi thyeijen e aksit kur ne ecnim më këmbë. Dervishi i vuri aksit të tij binarë druri, këto u lidhën dhe kështu udhëtoi ditën tjetër për te Louis.

Në Dremovo Tjesmo pashë disa kuaj të mirë, sidomos një kalë të bardhë të Haxhi Selman Bej Corovic, kryetari i bashkisë së Cazinit. Ky ishte një kalë i bardhë, i fortë dhe i mrekulllueshëm. Ai të dukej në të vërtetë i fortë midis kuajve të vegjël boshnjakë, megjithatë ishte më i madh dhe të kujtonte një kalë arab. Ai ishte më i madh dhe disi më i rëndë se sa kuajt shqiptarë dhe vithet i kishte mjaft të zhvilluara. Nëse të gjithë kuajt boshnjako-arabë do të ishin kaq të bukur, ky do të ishte një 11 oj i mrekullueshëm. Këtë duhej ta provoje edhe me kuajt e fshatarëve rumunë në Siebenburger, në vend që ta kryqëzoje me racën angleze.

Por në Bosnje bëhej diçka dhe shihej një qeverisje gjithë pikësynime, ndërsa në Siebenbiirger shihej qeverisje ‘parlamentare’, d.m.th. ekzistojnë marrëdhënie apatike. Edhe rrugët e tregojnëkëtë. Një përfaqësues rrethi në Bosnje duhej të përpiqej t'i mbante në gjendje të mirë rrugët e tij, siç është pjesa më e madhe e rrugëve në Siebenbiirger. Sa keq! Natyrisht në Bosnje zyrtarët emërohen dhe në Hungari paguhen.

Shëtitja e fundit që ndërmorra me Louis, Barcays dhe të gjithë familjen Berks prej Bihac me kalë dhe me karrocë, ishte nga liqeni Plitwitze, prej nga unë me Louis duhej të shkonim nëpër Karlstadt dhe Agram për në Bisag. Familja Berks, me pëijashtim të Lothar shkoi me karrocë. Lothar dhe Barcsay shoqëruan Louis dhe mua që udhëtonim me kuaj, respektivisht me Djugatin dhe Doratin.

Udha deri në Plitvica dhe pastaj më tej deri në Slunj shtrihej nëpër Lika, ish zonë kufitare. Dalloheshin zona karstike kodrinore dhe e mbuluar me shkurrnaja, pyll dhe lëndina dhe tejet e lënë pas dore (prandaj edhe jo pjellore) dhe me një popullsi të rrallë, nga një lloj fisi i quajtur Likaner.

Tashmë në Bosnje, në rrethin Bihac ka rreth 50 000 Likanerë si të ardhur, me të cilët Barcsay merret shumë. Likanerët janë pasardhës të banorëve të vjetër që banonin në kufi. Në vitin 1899 patën vetëm një tipar të mirë: besnikërinë. Përveç kësaj janë pijanecë  (gjithsesi pinë kryesisht verë), të pagdhendur, të dhunshëm, gënjeshtarë. Në Bosnjë ata erdhën si njerëz shtegtarë deri në Sanxhak dhe si argatë deri në Bihac. Ata dallohen lehtë nga të gjithë banorët e tjerë të atyshëm pasi kanë një kapele të ulët të zezë, nga forma e mjekrës dhe nga një jelek i veçantë prej lëkure deleje apo më shpesh prej dhie. Ky gëzof është i gjatë. Ai arrin pothuajse deri te gjuri, pa mëngë dhe me qime nga jashtë, por që më shpesh mbahen nga brenda. Në përgjithësi ky lloji i fundit është i shëmtuar, pasi kudo në skajet, dalin nga brenda qime të gjata të zeza të lëkurës së dhisë. Për tu shënuar janë edhe çarapet e zeza të Likanerëve, ku shpesh vishen një palë të shkurtra mbi një palë më të gjata, gjë që gjithsesi është e shëmtuar.

Prej vitit 1899 deri në vitin 1912 Lika ka pësuar një ndryshim të madh, pasi gjatë kësaj kohe propoganduesit serbë ia arritën të rrënonin besnikërinë e Likanerëve.

Në Plitvica ka 15 liqene, pjesërisht të mëdhenj por me madhësi të ndryshme, të cilët sëbashku kanë një gjatësi prej rreth tetë kilometra. Liqenet bashkohen vetëm nëpërmjet ujëvarave, të cilat shpesh rrethohen nga drurë dhe shkurrnaja, që të krijojnë përshtypjen e një rruge ujore të improvizuar por jo të natyrshme. Nëpërmjet numrit të madh të këtyre ujëvarave të vogla gabohesh për sasinë e ujit dhe e mbivlerëson lehtë. Mendon se kudo nëpër pemë rijedh uji, por nuk është kështu.

Gëlqerori i tretur në ujë godet si lymë gëlqereje të gjitha sa janë në ujë (trungje druri, myshkun, barin dhe vetë shtratin e liqenit) edhe atëherë kur objektet janë të mbuluara vazhdimisht nga uji. Lymi dalëngadalë merr një strukturë kokrrizore, ndërkohë forcohet dhe mvesh gjithçka si një kore. Liqenet vetë janë në ngjyrë të kaltër në të gjelbër dhe shumë të bukur. Prej Plitvicas shkuam me kalë drejt Slunj.

Përpara Slunj shihej një peizazh ibukur që të ngërthen. Një rrafshinë e dallueshme, në largësi disa pemë të mëdha plepi përpara një rrënoje të bukur, përbri disa ndërtesa të mëdha, në sfond disa kodra, nën diellin që po perëndonte gjithçka shkëlqente magjishëm dhe përqark një qetësi e këndshme, disa fusha me grurë dhe një lumë i qetë, i kaltër dhe e gjitha kjo të krijonte përshtypjen e një peizazhi ideal italian. Kjo ishte kaq e bukur, sa unë mbeta dhe e shijova pamjen e bukur të paktën për pesë minuta derisa Louis, duke ardhur nga pas, më zgjoi nga soditja.

Matanë Slunj, unë dhe Louis hoqëm dorë nga kafeja turke. Ne ishim mësuar në rrugë pothuajse para çdo hani të qëndronim, t'i linim kuajt të qetësoheshin dhe të pinim një ose më shumë filxhanë kafe. Prej Slunj e më tej nuk kishte asnjë han por vetëm lokal ku mund të merrej vetëm verë, ujë me sifon apo ujë mineral dhe ndonjëherë vezë. Gjithmonë ishte biseda e mëposhtme stereotipe, “Çfarë ka për të ngrënë?” “Asgjë”. Po njësoj: “Ka djathë?”, “Jo.” “Proshutë“? ”Jo”. “Çfarë mund të marrim?” “Bukë,verë, Slibowitz.” “Atëherë na jepni bukë dhe ujë”.

Prej Slunj vijuam me kalë për në Karlstadt dhe pamë shinat e hekurudhës Fiume-Agram (Rijeka-Zagreb). Tashmë udhëtimit po i vinte fundi dhe ishim sërish në Europë. Viset e Karlstadt janë një rrafshinë e madhe me kodra të buta, popullsia punëtore dhe e rregullt. Ata banojnë në blloqe shtëpish të larta dhe të bukura, të cilat janë të ndërtuara jo vetëm me trarë katërkëndorë por edhe me shtalka dhe kësisoj të kujtojnë blloqet e shtëpive suedeze. Të gjitha shtëpitë janë të bukura, të rregullta, me dritare me xhama që janë herë pas here shumë të mëdha dhe duken shumë të bukura nga druri në ngjyrë të hirtë dhe i përpunuar.

Në përgjithësi Kroacia më la një përshtypje të mirë, natyrisht duke patur si ciceron Louisin. Louis me tregoi shumë për marrëdhëniet e qeverisë, u ankua për shtypjen nga ana e saj dhe më tej veçanërisht për shkak se familja e tij ishte në opozitë, ajo kërkonte ta rrënonte ekonomikisht e të tjera si këto. Nëse e sheh si i paanshëm edhe vetëm gjysma e këtyre fakteve përputhet, kësisoj qeveria në Kroaci ka rënë në mëkate të mëdha, të cilat do t' i lajë keq. Mendoj se është siç tha Louisi. Industria mungon krejtësisht në Kroaci. Përse? Qeveria kërkon ta pengojnë rritjen e mirëqënies së popullsisë, në mënyrë që ta ketë krejtësisht në duart e saj e kështu me rradhë. Nëse kjo varfëri do të mbetet po kjo apo nëse popullsia megjithë kalimin e kohës, këtë apo atë mbiprodhim nuk e arrin me forcat e saj ekspansive, si p.sh. në Bohemi dhe nëse kjo më vonë sërish nuk bëhet si vlerësohet tashmë në Bohemi, kjo gjë nuk është e lehtë të përcaktohet. Nëse varfëria në Kroaci krijohet artificialisht, atëherë ky ekspansion me kalimin e kohës nuk do të mund të përmbahet. Në zgjedhje duhet të ndodhin mashtrime të pabesueshme. Të gjithë opozitarët në ditën e zgjedhjes duhet të merren në gjendje arresti, ku do të qortohen për lloj-lloj vogëlsirash. Pastaj pas zgjedhjes natyrisht do të lirohen sërish ekështu me rradhë. Tashmë duhet të përhapet kudo një apati e plotë kundër veprimeve politike. E gjithë kjo është burimi i një urrejtje të madhe ndaj hungarezëve, e cila e ka qendrën në Agram dhe në Lika.

Prej Karlstadt mbërrita nëpër Agram dhe Jaska për në Bisag dhe prej Bisagut udhëtova për në Budapest, pastaj për në Szacsal. Prej 6 gushtit deri më 1 shtator lashë prapa rreth 830 km, prej të cilave 70 krn me hekurudhë, pra udhëtim më karrocë, me kalë dhe më këmbë rreth 760 km. Nga kjo del një mesatare shtatëditore prej 29 km apo nëse nuk marrim parasysh pushimin pesë ditor në Bihac del një rezultat ditor prej 34 km. I gjithë udhëtimi im duke përfshirë kalin turk si dhe udhëtimin nga Szacsal për në Budapest dhe kthimin për në Szacsal më kushtoi 280 fl (560 korona).

Nga fillimi i shtatorit deri në fund të vitit isha vullnetar një vjetor në regjimentin 2 të husarëve dhe në të vërtetë së pari në Nagy Disznod (Heltau) dhe pastaj në Nagy Szeben (Hermannstadt). Komunikova me kontin Bethlen Arpad dhe baronin Bornemisza Tiwadar. Komandanti ynë ishte mjeshtri i kalorësisë, konti Reisersperger. Vullnetarë ishin ndër të tjerë konti Tisza Lajos, konti Szechenyi Palli, konti Nyari Ferencz dhe konti Bethlen Adam, biri i Arpadas. Lejen e krishtlindjeve e kalova në Vjenë. Në pranverën e vitit 1900 u transferova në Nagy Diszmond, pastaj erdhën manovrat. Në 8 gusht garnizoni i Nagy Szeben dha një gosti lamtumire të madhe për regjimentin tonë, meqë e linte përfundimisht vendin, ku ishin të pranishëm komandanti i trupave, Probst von Obsdorff dhe të gjithë gjeneralët. Pastaj u bë nisja. Udhëtimi u bë fillimisht përgjatë luginës së Maros për në Radna Lippa dhe pastaj drejt veriut për në Vilagos.

U ngërtheva nga ato vise, ku në shtator të vitit 1849 kishin vendosur fatin e Hungarisë dhe ku ishte krijuar një ushtri hungareze. Vijoja të ecja me kalë, i vetëm dhe në heshtje. Për shumicën e husarëve ishte e njohur ngjaija dhe këta tregonin pjesën tjetër për të cilën nuk dinin asgjë. Mund të dëgjoje shprehje “atkozott Vilagos” dhe shumë të ngjashme me këto. Prej Vilagos shkova në Kisjend.

Mbrëmjen e një dite pushimi e përdora për një shëtitje të vogël në rrafshinë. Ishte një perëndim dielli i mrekullueshëm. Por rrafshina nuk më pëlqeu shumë. Nuk kishte fare pika ku të shplodhje sytë. Në largësi shihje vende me pemë, të ngjashme me një pyll, ku nuk ishin gjë tjetër veç plepa dhe akacie dhe kudo horizonti - patjetër shpesh në një largësi të madhe - kësisoj kufizohej. Një vijë e drejtë ideale pothuajse nuk ekzistonte askund. Në këto pak vende, patjetër që është shumëbukur. Fizikisht dhe nga ana psikike rrafshina duhet të nxjerrë popuj nomadë, skithë, hunë, hungarezë, tartarët e kështu me rradhë. Mbi rrafshinë ndjen një shtytje, një ngacmim për tu endur kot në largësi e më tej, për të udhëtuar më tej me kalë, pa u ndalur, derisa të lodhet kali ose të kthehesh sërish buzë rrafshinës. Kjo është një lloj arratie nga rrafshina dhe gjithsesi për një të lindur aty sërish është e pamundur që të ndahet. Është një dëshirë e përhershme për të nxituar përmes saj pa pushim. Një endje e pafund, ky është rezultati i stepave të pafundme dhe po kështu vepron rrafshina psikikisht mbi njeriun. Edhe nga ana fizike bariu është i detyruar për ndërrimin e vendit dhe për atë është njësoj nëse ai duke u endur ngadalë me qindra kilometra futet në brendësi. Kudo rrafshina mbetet po e njejta. Ai mund të endet derisa të arrijë skajin dhe të kthehet sërish si dhe të endet sërish nga e para. Në këtë mënyrë rrafshina nxjerr pjesën tërheqëse të saj, por është e shkretë për dikë i cili është i mësuar me këto vise ku çdo kodër ka një formë të ndryshme ku çdo luginë ka një kurbaturë të ndryshme dhe çdo përrua rijedh me një gurguliimë krejt të ndryshme. Shkretinë është rrafshina për atë që e njeh nuancën karakteristike vendore dhe është i mësuar me një atdhe individual të vogël dhe me luginën e tij.

Nga Kisjend manovrat më çuan mbi Arad dhe Temeswar deri në Iktar. Nga trupatteknike nukshihej as edhe njëgjurmë dhe megjithatë vepronte një divizion trupash kavalerie kundrejt një divizioni trupash këmbësorie. Për llogore natyrisht ende nuk bëhej fjalë. Në Iktar manovrat u zhvilluan pa përfundim, të cilat ishin të bukura dhe interesante, por patjetër nga koncepti i sotmë ishin krejt jo të kohës dhe pa vlerë, gjë për të cilën më erdhi keq. Unë do ta kisha patur me gjithë qejf nëse do të kishin zgjatur edhe 14 ditë. Sigurisht nëse njeriu është kaq i ngathët si shumica e oficerëve tanë, nëse nuk e kupton që të organizosh sa më këndshëm që është e mundur çdo situatë me vaska, konserva e kështu me rradhë, nëse njeriu është i ndjeshëm ndaj ngatërresave të vogla dhe së fundmi në raste të pashmangshme nuk ka kurrfarë nuhatjeje, atëherë një manovër kthehet në një vuajtje. Përndryshe manovra është shumë e këndshme, pasi kjo ashtu si e gjithë jeta ushtarake e vartësve do të thotë të jetosh pa e vrarë mendjen, duke pëijashtuar edhe çështjen e parave. Si rijedhojë e kësaj nuk ke asnjë hall serioz. Ulesh mbi kalë. Koloneli do të të thotë se çfarë duhet të bësh. Fillon të bësh pushim. Urdhëri sakaq vjen se sa duhet të zgjatet pushimi. Ai anullohet. Manovrat mbarojnë. Për ku do të shkohet tani?

I sigurtë tashmë urdhëri vjen e kështu me radhë e kështu me radhë. Kjo sjellje prej budallai në zhargonin ushtarak quhet “bëjmë shërbimin” dhe në të vërtetë jo vetëm në manovra por edhe në kazermë. E vetmja çfarë ishte e mërzitshme ndër ushtarakët ishte pritja, pasi me shumë se gjysmë dite e kalon kot me pritje. Të pritet mjeshtri i kuajve një orë, atëherë husarët presin të paktën dy orë dhe yjen briadier- koloneli, kështu natyrshëm duhet të pritet përkatësisht edhe koloneli. Sapo të mësohesh me pritjen, atëherë çdo gjë është në rregull. Sorrollatjet e llojeve të ndryshme të rradhitura krahas njera tjetrës që të zgjojnë përshtypjen e veprimtarisë, mund të shënohen edhe si shërbim i mirë ushtarak.

Pas manovrave, pjesën tjetër të verës e kalova në Szacsal dhe vjeshtën e kalova në Vjenë, ku sërish u regjistrova në universitet. Në prill mora tim atë me vete në Venecia. Aty i ramë kryq e tërthor muzeve. Ajo çfarë në Baedeker ka dy yje është e bukur. Por përveç kësaj im atë besonte se do të njihte shumë ‘thesarë të fshehur’, të cilat nuk ishin në Baedecker. Në maj të vitit 1901 pati një stërvitje me armë në eskadronin e mjeshtrit të kalorësisë Bruic, të vdekur në vitin 1814 në Rozsnyo, pranë Brassos (Kronstadt, Brasov). Në qershor studiova sërish në Vjenë. Në përfundim të turneut tim të vitit 1899 doja të bëja një udhëtim për në Shqipëri në vitin 1901 dhe ministri Gobuchowvski më dha lejen, por dy ditë pas marrjes, në fund të qershorit u sëmura rëndë në Vjenë dhe deri në fund të gushtit mbeta në Szacsal. Në shtator gjatë shërimit, shkruajta trajtesën time ‘Shënime mbi dinosaurët kretazikë’, i cili doli në buletinet e  Akademisë së Shkencave në Vjenë, në vitin 1903. Gjatë kohës që isha sëmurë vuajta nga absese të dhimbshme dhe të mëdha, të cilat dilnin pas njeri tjetrit në vende të ndryshme të trupit. Në tetor të vitit 1901 u rregjistrova sërish në Vjenë, pastaj u mora me fotografimet gjeologjike në Szacsal dhe pastaj u mora me gjueti.

Prej të gjitha llojeve të gjuetisë më pëlqen gjuetia e dhive të egra, mbi zonën pyjore nëpër lugjet e Retezatit, meqë mund të vrojtosh kafshët e egra nga lart. Më pak më duket tërheqëse gjuetia e dhive të egra ose kafshëve të tjera të egra nëpër zonat pyjore dhe pikërisht gjuetia me britma është aq më pak tërheqëse sa më i dendur është pylli apo shkurrnaja në të cilën futesh. Prandaj gjuetia e arinjve dhe gjuetia e derrave të egër rradhiten në vendin e fundit, pasi papritur të del kafsha e egër para teje dhe të duhet të qëllosh. Nuk mund t'i gëzohesh pamjes së kafshës së egër dhe kësisoj i gjithë lezeti përqëndrohet në çastin e shkurtër të goditjes. Të parat dhi të egra i kam qëlluar qysh në vitin 1899, kur baroni Josika Samu më mori në Petrile (në malësitë Retezat). Arinjtë e parë i kam qëlluar në vitin 1901 më malësinë Kudzsi, por disa javë më parë pata një gëzim më të madh, pasi ndiqja një ari të plagosur nga zoti Simën në zonën Tomessa të Retezatit për një gjysmë ore nëpër shkurrnajë dbe prandaj në çdo moment prisja sulmin e tij. Për fat të keq nuk pati asnjë sulm pasi kafsha e plagosur rëndë u përpoq të largohej dhe ashtu në ikje e sipër unë e qëllova.

Meqë në luginën e Hatzegut, ka lepuj, dhelpra, ujq dhe kaproj, të gjitha sigurisht në përmasa modeste, kjo zonë përpara 15 vitesh ka qenë një parajsë për të tillë gjahtarë, të cilët parapëqlejnë një gjueti të natyrshme, një gjueti në një rezervat kafshësh të egra.

Meqë edhe nisma gjeologjike më kërkonte shumë punë, u ktheva vetëm në fund të vitit 1901 në Vjenë. Në pranverën e vitit 1902 mora nga Akademia e Shkencave e Vjenës një subvencion prej 200 fl. për të hulumtuar në Milano një fosile reptili (Tribelesodonlongobardicus Bassani). Xhaxha Feri më dha edhe 100 fl. dhe me këto u nisa një mbrëmje me trenin ekspres për në Insbruck.

Në worgl gjithçka ishte e bardhë dhe kishte rënë dëborë e madhe. Shtëpitë e fshatarëve të këtyre viseve janë “Shtëpi tiroleze” të mirëfillta, shpesh me këmbatisje të gurtë. Në lartësinë e katit të parë ka një verandë që vjen përqark tri anëve të shtëpisë. Kornizat e dritareve janë të gjitha të gjelbërta, ndërsa veranda e verdhë në kafe. Çatia e sheshtë është e forcuar me gurë. Një shtëpi e tillë përfundon në anën e pasme me një plevicë pak të bukur të punuar me dërrasa. Të gjitha shtëpi janë në përgjithësi me pjesën e pasme që e rreh era dhe me një pjesë ballore të bukur që i shmanget rrahjes së erës. Kryesisht kanë një konfiguracion katërkëndor, ku ana më e shkurtër është kundrejt erës.

Në Insbruck, në oborrin e kishës, pashë mauzoleumin e perandorit Maximilian I. Përgjatë murit gjenden në çdo anë 12 statuja bronxi më të mëdha se përmasat reale, të cilat të japin një përkonceptim të madh. Ky është një mendim origjinal dhe guximtar, që në një kishë të vogël të krijosh një shetitore me 24 statuja, secila 2 metra e lartë, por ato kombinohen më së miri në brendësi dhe në qetësinë e tyre disi ngurrosëse dhe të madhërishme formojnë një roje të denjë të varrezës perandorake. Këta madhëri të nderuar janë të derdhur aq mirë, sa pothuajse të ze frika kur kalon para tyre dhe druhesh se ato mund të ngjallen, të zbresin nga bazamentet e tyre me një pushtet madhor dhe ta ngërthejnë elementin trazues të qetësisë së tyre. Kjo rradhë statujash të ngurrosura, por vetëm aq e pajetë sa një gardë, është e qetë dhe të le një përshtypje të thellë dhe më pëlqeu shumë. Nga Insbruck udhëtova me trenin ekspres veri-jug nëpër Brenner. Në qafën e Brennerit më zuri gjumi nga dëbora e madhe që më rrethonte dhe u zgjova përpara Bozenit, në një mjedis pranveror. Pastaj me një tren lokal udhëtova për në Meran.

Këtu takova konteshën Bethlen Leopoldine, e cila më prezontoi me një mori zotërinjsh dhe zonjash, ndër të cilët një baron Dornberg, i cili ishte rreth 80 vjeç dhe pastaj të bijat e tij të pamartuara, të dyja së bashku ishin 100-120 vjeç, përveç të tjerave kishte edhe disa zonja emrin e të cilave e kam harruar. Bethlen luante mbrëmjeve me zotin whist dhe unë si i vetmi zotni më duhej të mbaja me bisedë pesë zonja plaka dhe zonjëza. Të pesta viheshin përqark meje dhe tashmë niste muhabeti. Por në një farë mënyre unë i vija punët në vijë. Zonjave plaka asokohe duhej tu shaje vetëm Ibsenin, Klimt dhe Klinger, pastaj të përdoije fraza arti për të lëvduar Valter Skot (nëse përmendje Dikensin dhe MarkTuenin plaste një debat ndër zonjat ku vetë mund të qëndroje në heshtje). Më tej duhej të flisje mbi Pragën dhe Vjenën, Gjermaninë dhe Siebenbiirgerin, Bosnjen dhe Boheminë, pastaj për gjuetinë dhe udhëtimet me kuaj, për turli gjërash, mundësisht për vvagnerin të bëje vërejtje, çka bënte shumë bujë, përveç kësaj duhej të përmendje edhe gjëra të tjera mbinjerëzore (sëmundjet, teoria e dekadencës, feja dhe spiritismi nuk priten mirë) dhe pastaj muhabeti shkon shkëlqyeshëm. Unë i trajtova këto pesë dama sipas kësaj recete dhe edhe unë pata sukses sa që gjatë gjithë kohës u diskutua pa ndërpreije dhe gjithë gjallëri. Madje mbi çështjen e tubacioneve të gazit të Vjenës dhe papastërtitë e Vjenës, më tej për Venecian dhe gjithçka që të shkonte mendja u biseduan deri në orën tetë e tridhjetë, kohë kur edhe zonjat u larguan. Por kjo ndodhi, siç e mësova më vonë në orën nëntë. Në Austri duhet të jesh i kujdesshëm, nëse dëshëron të jesh i këndshëm duhet të shmangësh të folurit mbi Hungarinë si një hungarez. Nuk mund ta dallosh menjëherë pozicionimin politik kundër teje.

Në Meran vrojtova shetitoren Gif, e cila nuk është e madhe. Ashtu si në çdo vend kurativ çdo gur i vetëm është shumë i njohur dhe admirohet tej mase. Bethlen, i cili më kishte dhënë një letër rekomandimi në Milano për një të afërmen e tij, zonjën Friggerio, e cila ishte kushërirë e parë e Bethlenit, më tha se zonjat e një dite më parë kishin mbetur të kënaqura nga mua. Natyrisht për të parë vendasit ndërmora një shëtitje në Meran.

Djemtë dhe burrat mbanin kostume kombëtare: tiranta të gjera, të gjelbërta, me tri komça, të cilat formonin një lloj jeleku pa mëngë dhe pa jakë dhe pantallona të leshta kafe. Përpara mbahej një përparëse e bardhë, e gjatë e mbajtur me kujdes pastër, e cila arrinte deri te qafa dhe kësisoj i mbulon pothuajse krejt tirantat. Ajo është shumë e gjerë sa që mbulon edhe ijet dhe me anë të një shiriti bashkohet te barku. Mbi këtë përparëse është një xhaketë e prerë me cepa, në ngjyrë kafe, ku garnitura e kuqe bie mbi gjoks dhe kësisoj formon përpara një gjysmë plastroni në ngjyrë të verdhë të fortë. Një kapele ngjyrë kafe, e leshtë, shumë e gjerë, jo plotësisht me majë dhe garnitura të leshta në ngjyrë të kuqe plotësojnë kostumin. Granitura e kapeles hollohet para dhe pas, por në anët zgjerohet. Përgjedhja e ngjyrave që të zyri nga larg, e bardhë, kafe dhe e kuqe, është e këndshme.

Përveç kostumit studiova edhe tipat e shtëpive fshatare. Shtëpitë janë interesante. Ato janë ekonomi fshatare të shpërndara, ku shtëpia, ndoshta me kalimin e brezave si pasojë e ndryshimeve të shumëfishta, është e ndërtuar në mënyrë krejt të çrregullt. Të gjithë shtëpitë janë të ngritura prej muresh të trashë guri dhe me dritare me shufra hekuri të forta, të cilat janë të bërë në mënyrë të parregullt dhe të krijojnë përshtypjen e një lloj fortese. Të gjitha këto fortesa, pa pëijashtim, janë shtëpi fshatare me kate të lartë, të mëdha dhe të ndërtuara me gurë, në të cilat shkallët e jashtme prej druri nuk janë të rrallë. Në mure ka vizatime që trajtojnë simbolizma ose tema fetare. Një krahasim i shtëpive fshatare të Meranit me shtëpitë e Europës Qendrore, ashtu siç më duket mua, nuk do të ishte pa pa interes, meqënëse ato mund të dëshmojnë shenja konvergjencash.

Brenda në Meran pashë tendat me hardhi. Këto tenda të vjetra me hardhi janë interesante meqënëse në mes të tyre dallohet njëkullëz e sheshtë dhe që del nga përpara. Dacheli i praruar është si ai që kam parë në disa pjesë të Sarajevos, por vetëm më i madh. Tendat më hardhi të Meranit nuk më kujtojnë aq shumë qytetet e vjetër të Europës Qendrore si Praga apo Eggenburg dhe aspak Vjenën e Vjetër, por më saktë do të më kujtonin Klausenburg dhe akoma më mirë Çarshijan në Sarajevo ose në Pljevlja. Vetëm se harqet nuk gjenden në hapësirat pas arkadave por në rruginat, në fakt të ndara nga njera tjetra me dërrasa. Nëse në ndërtimin e arkadave do të ishte përdorur druri në vend të gurit, nëpërmjet të cilit harku i arkadave do të shndërrohej në traversë, atëherë ngjashmëria do të kishte qenë më e madhe. Një klimë më e ngrohtë mund të ndikonte në këto ndryshime. Pothuajse tridhjetë vjet më vonë pashë arkadat e shkëlqyera të Bolonjas, atdheu i këtyre tendave me hardhi.

Prej Meranit nëpër Ala shkova për Milano dhe si

bashkudhëtar pata një nënpunës gjerman apo mësues gjimnazi nga Posen sëbashku me gruan e tij. Zotëria dinte vetëm gjermanisht dhe shumë keq italishten, ndërsa gruaja vetëm gjermanisht. Të dy shëmbëllenin me familjen Buchholz. Ata ishin qytetarë gjermanë të qetë dhe të çiltër. Gruaja drejtonte. Nuk kishin fëmijë. Si fëmijë të adoptuar kishin një mops, të cilin e kishin lënë në shtëpi, gjë për të cilën u vinte shumë keq. Përveç Mopsit kishin patur edhe një zog kanarinë. Për fat të keq, ky zog që ata e kishin patur shumë për zemër, para disa kohësh kishte ngordhur, gjë për të cilën të dy ishin të trishtuar. Mosha midis burrit dhe gruas ishte pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë dhe ky ishte i pari ‘udhëtim italian’ që ndërmerrte çifti.

Ndërkohë që ishim ende në kupë e pyeta zotin Buchholz mbi çështjen e polakëve në Posen. Ai më tha se nuk kishte as edhe një. Më vonë pa e qenë i shoqi, e pyeta zonjën Buchholz në lidhje me këtë. Kjo më tha se e gjithë popullsia dhe pronat më të mëdha të tokave në rrethin e Posenit janë polake. Polakët janë të pasur, gjermanët janë vetëm burokratë të varfër, që i has vetëm në qytete. Prandaj çështja polake nuk është aspak kaq e parrezikshme siç thuhet. E kuptova se zoti Buchholz si ‘zyrtar’ donte t'i kalonte në heshtje të gjitha, ndërkohë që gruaja e tij llomotiste nga shkollimi.

Në mënyrë të kujdesshme zoti Buchholz kishte shkruar shprehjet më nevojshme si ‘hamalli’ e të tilla të ngjashme në një shënim dhe gjithmonë thuhej ose ‘Do të shoh shënimin tim” ose ajo nga ana e saj “Do të pyes burrin”. Tashmë ai duhej t'i kishte shënuar të gjitha, por natyrisht që shënimi nuk gjendej kurrë. Për këto sjellje unë kisha komunikuar shkëlqyeshëm me disa italianë, sidomos kur ishte puna se si të thërrisje një hamall në Verona. I madh ishte shqetësimi për të dy kur morën vesh se në Verona, ku duhej të ndërronin mjetin e udhëtimit, kishte dy stacione treni, Porto Nuovo dhe Porto Vecchio, pasi druheshin se mos hipnin në stacionin e gabuar. Më pyetën mua por natyrisht as unë nuk e dija. Kjo sepse parimi im në lidhje me këtë është ‘do të gjendet’. Unë pyeta nga ana e tyre një italian që fliste një frëngjishte të keqe, i cili si përgjigje dha stacionin përbri, Porto Nuovon. “Por a ndalon treni ekspres në Porto Nuovo?” ishte sakaq pyetja e tyre gjifhë ankth. Unë i thashë, nuk e di, por që italiani e di mirë se çfarë na këshilloi dhe kjo gjë duket qartë. Sa më shumë i afroheshim Veronës aq më shumë rritej shqetësimi i të dy gjermanëve dhe së fundmi, kur kjo pyetje u përsërit qindra herë plasi e qeshura në të gjithë kupenë. Nisën të dëgjoheshin vërejtje të tilla si “Përse vijnë në Itali njerëz që nuk dinë italisht dhe që kanë frikë nga shëtitjet zbavitëse?”. Më në fund çifti Buchholz mu përgjërua dhe unë duhej tu jepja një këshillë. I thashë se nuk doja të ndërmerrja asnjë garanci absolute, por për vete do të hipja në Porto Nuovo. Unë bëra këtë gjë dhe çifti Buchholz ndoqi shembullin tim. Në një kupë të klasit të dytë udhëtuam për në Milano. Sakaq u err dhe nuk dukej fare. Në Itali kupetë e klasit të dytë janë siç janë ato të klasit të tretë te ne. Çifti Buchholzen ishte i zemëruar. Më vonë i zuri një ankth i madh nëse në stacionin e trenit në Milano kishte pajtonë apo karroca për në hotel. Këtë ia këshilloi bashkëudhëtari i omnibuzit të hotelit. Pastaj doja të zbavitesha për këtë dhe thashë se kishte mundësi që hoteli i rekomanduar të ishte i mbushur. Kjo solli një krizë të re. Çifti Buchholz u nis me omnibuzin e hotelit dhe unë me pajton.

Pajtonët e Milanos janë si arka prej druri, ku vetëm ndenjëset janë me jastëkë. Muret dhe të gjitha të tjerat janë prej druri të bardhë të lyer dhe të llakuar. Kali gjithmonë është për të ardhur keq.

Karrocierët mbajnë një mantel të gjatë në njyrë të hirtë që sikur valëvitet dhe një cilindër prej plepi të lyer me llak të zi. Kuajt për tu mbrojtur nga shiu kanë mbi kokë dhe zverk një skufje prej lëkure që të bën për të qeshur.

Rrugët e Milanos kanë stampën e tyre të veçantë si edhe ato të Francës, kryesisht nga karrocat e tyre. Këto janë si të gjitha karrocat e tjera, por janë karroca vetëm me dy rrota dhe kësisoj me një kalë. Karroca në veçanti të rënda si për transport guri apo karroca për sanë tërhiqen me dy kuaj njeri para tjetrit. Kjo është një humbje e madhe nga ana ekonomike, pasi nëse karroca nuk është e balancuar mirë atëhere kali i pasmë jo vetëm që nuk tërheq, por si në çdo karrocë dyrrotëshe edhe duhet të mbahet pjesërisht. Në veçanti bien në sy karroca me sanë. Të ngarkuara deri lart me sanë ato duken vetëm si një si skelet në formë gjysmë rrethi ku është ngjitur kali.

Ky tip karroce shtrihet nga Londra dhe Parisi, nëpër Francë jugore, Italinë e Veriut dhe deri në Shkodër, ndërsa nga Prizreni deri në Bukuresht, Moskë, Berlin dhe Frankfurt mbisundon kudo karrocca me katër rrota. Është i dallueshëm tipi mekatër rrota siç del nëkolonat trajane dhe monumente të tjera të vjetra, të periudhës së lashtë barbare dhe tipi greko-romak me dy rrota. Kësisoj, monumente kulture të padallueshme i mbijetojnë evolucioneve të mëdha politike.

Në errësirë, për herë të parë pashë malin e madh të mermertë të Milanos, Duomon. Duomo e Milanos është një kryevepër prej mermeri. Është për tu përmendur lehtësia me të cilën mori formë mermeri verbues. Për pak e harron se ai është një material i fortë. Nga ana teknike Duomo është tejet e përkryer, por gjithsesi nuk është vepër arti. Është thjesht një kuriozitet.

Shëtitja e parë ishte te Muzeu Civico, ku drejtori Mariani kishte parapërgatitur objektin e studimit tim dhe qëllimin e udhëtimit tim, pra Tribelesodon. Tribelesodon dukej i llahtarshëm. Në fillim ishta krejt i dëshpëruar pasi në shkëmbin e zi mund të dalloja vetëm një diçka të pazbërthyeshme të përbërë prej copash të thyera kockash. As që e besoja se mund të nxirrja ndonjë gjë nga kjo dhe dija më pak se ndonjëherë, ashtu si pretendonte Bassani, të prashtroja një Pterosaurier apo një dinosaurier.

Këtë Tribelesodon e hulumtova edhe një herë më vonë. Për botimin e përshkrimit të tij vendosa vetëm në vitin 1923, kur një ditë gjeta guximin që dorëshkri