Dikur një shembull i mahnitshëm mjeshtërie, por tani një gërmadhë e trishtë, kjo urë kalon mbi Drino, 13 km në jug të Tepelenës dhe shërbente si urë kalimi për në fshatin e Labovës së Zhapës dhe në fshatrat e skajit verilindor të luginës së Dropullit. Sot janë ruajtur vetëm pjesët në hyije e në dalje të urës. Harku i madh qendror, i cili kalonte mbi lumë, ashtu sikurse ai i urës së famshme të Mostarit në Hercegovinë, është shembur shumë kohë më parë. Ky hark ka qenë 27m i gjerë. Ura në bregun lindor ka pesë kampata, dy me harqe me majë mbi shtratin e lumit dhe tri më të vogla, një me harqe rrethorë, të mbivendosur mbi harqet e ulëta. Ato kanë shërbyer si porta shkarkuese në kohëra vërshimesh. Ura kryesore në bregun perëndimor ka gj ithashtu pesë harqe të vegjël, një hark të vogël me majë në zonën e poshtme dhe katër harqe rrethore në pjesën e sipërme. Hobhouse e përmend këtë urë në vitin 1812. Hughes e përshkruan atë me admirim në vitin 1830. Dikur, afer kësaj ure ndodhej një han. Emri tregon që ai ka qenë ndërtuar nga një zyrtar ushtarak osman (subashi).