Ura e Suhës ndodhet afer fshatit Suhë, 9km në juglindje të Gjirokastrës. Ajo kalon mbi shtratin e lumit Suhë, i cili nuk ka ujë në pjesën më të madhe të vitit, prandaj edhe emri i tij është “suho”, që do të thotë “i thatë” në gjuhën sllave. Fillimisht ajo shërbente si një hallkë lidhëse midis qytetit dhe fshatrave të Libohovës. Ura, ashtu sikurse e shohim sot, është 67m e gjatë dhe ka katër harqe, ku njëri duket se është futur në bregun e lumit. Të gjitha harqet ndryshojnë për nga madhësia, nga 9.50m, 12m, 9m dhe 6m të gjerë. Katër pilat kanë vrimat e zakonshme për ujin, por shtylla e fundit nuk ka harqe rrethorë. Dy pilat që mbajnë harkun kryesor kanë harqe me majë me një stil tipik të arkitekturës osmane të shekullit XVIII, një lloj harku fiind lundre. Harqet janë dopio, të ndërtuar me dy shtresa të mbivendosura blloqesh të vogla. Ura është në një gjendje të shkatërruar dhe i mungon i gjithë muri e pjesa më e madhe e sipërfaqes së saj. Në vitin 1873, Isamberti e ka përmendur këtë urë si të shkatërruar.