Në pjesën jugore të qytetit ndodhet një urë e bukur mbi lumin Shkumbin, e cila lidh Elbasanin me zonën malore të Shpatit. Ura ka 12 harqe të një madhësie të barabartë. Ajo është ndërtuar në vitin 1780 nga guvematori i mirënjohur Kurt Ahmed Pasha dhe ka zëvendësuar urën e drunjtë, që ekzistonte në kohën e Evlia Çelebiut. Ura ka mbetur e padëmtuar dhe u ka mbijetuar të gjitha luftrave dhe trazirave. Vetëm parmakët e saj janë zëvendësuar me të tjerë më modernë. Meqë kjo vepër konsiderohet sot si një objekt i një rëndësie strategjike, nuk ishte e mundur të bënim asnjë matje të saj.