Urat e drurit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Urat e drurit

Urat e drurit janë më të hershme se urat e gurit. Për vetë lehtësinë dhe shpejtësinë e ndërtimi të tyre ato ishin më praktike në zbatim megjithëse nuk e kishin jetëgjatësinë e urave të gurta. Ato janë përdorur që nga antikiteti në vende të ndryshme si në Babiloni, Greqinë e Vjetër dhe në vetë antikitetin e periudhës perandorake romake siç shihen edhe gjurmët e urës së madhe të Trajanit mbi lumin Danub në Klladovë në konstruksion druri mbi 20 këmbë guri. Ura e Trajanit me gjatësi 1070 m ndodhet në kufirin jugosllavo-rumun, dhe ruan nga një këmbë në çdo breg.

Sot tek ne ruhet vetëm një urë druri nga kjo periudhë, ura e Topçiasit, mbi Shkumbin në Elbasan. Ura e Topçiasit lidhte rrugën e Devollit (nga Gopeshi e Grabova - Bulçari) atë të Myzeqesë (nga Gradishta e Belshit) si dhe rrugën e Semanit (nga ura e Kuçit) me rrugën e rëndësishme të luginës së Shkumbinit. Kjo urë e madhe ka pasur mbi 16 hapësira. Ajo fillon në bregun e majtë të lumit dhe vazhdon me 4 pika në drejtimin paralel me shtratin. Më tej aksi i urës kthen me 30° dhe ndërpret shtratin e lumit për t’u lidhur me bregun e djathtë. Pilat, me hapësira 12m njëra nga tjetra janë ndërtuar me mur guri dhe përbëhen nga trungu, shpori i pasëm dhe shuarsi përpara . Trungu formë drejtkëndëshi në drejtim të rrjedhjes ka shporin në formë trekëndëshi që çonte ujin drejt hapësirave. Në muratën e urës vërehen duar të ndryshme. Faza më e hershme është ndërtuar me blloqe të mëdhenj ranor të gdhendur mirë si në faqet duke krijuar fuga të qarta, ashtu dhe në skajet. Blloqet veç llaçit lidhen ndërmjet tyre dhe me anën e pjastrave prej hekuri të hapura në vrimat me plumb të shkrirë. Brëndësia e murit është punuar me gurë lumi me derdhje llaçi të shumtë. Këmbët kanë qenë lidhur ndërmjet tyre me trarë në kreun e tyre, mbi të cilën shtroheshin dërrasat e pjesës kaluese.

Sa i takon datimit, teknika e ndërtimi të urave me blloqe të punuar mirë, me madhësi mesatare, njihet dhe në fundin e periudhës republikane (shek. I p.e.sonë.) ashtu dhe në fillimin e periudhës perandorake të Romës (shek. I p.e.sonë.) si ura Pikiato në Viterbo, tre ura të tjera në Viterbo (shek. I p.e.sonë.), si dhe pesë urat e vogla të Salonës në Dalmaci, ura e Fiumicinetos në Çitanova dhe ura e Kanalit në Çegi (të dyja në Veneçie) këto dy të fundit me blloqe lidhur me plumb, të shtata të ndërtuara në shek. I e.sonë. Për urën e Topçiasit si urë provinciale e perandorisë do të pranojmë për kohë ndërtimi shek. I e.s.aq më tepër që dihet se në shekujt e parë të perandorisë, sidomos në provincë, Roma filloi investimet për ndërtime. Veç kësaj Salona bën pjesë në rrugën bregdetare nga Preveza në Dalmaci nëpërmjet Apollonisë, Dyrdhit dhe Scobrës rrugë e cila gjatë lumenjve tanë nuk njeh ura para erës sonë (mbi Seman apo Shkumbin në Kavajë) kështu që dhe ura e Topçiasit me siguri është e njëkohëshme me urat e Salonës (shek. I e.sonë.). Ura të tjera prej druri nga kjo periudhë në territorin tonë nuk ruhen.

info@balkancultureheritage.com