Urat e shek. VII - shek. XV
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Urat e shek. VII - shek. XV

Nga periudhat historike të mesjetës së hershme dhe të mesme nuk ka mjaft gjurmë urash, mungesë që mund të shpjegohet me disa tregues. Së pari rrugët mesjetare kanë qenë kryesisht mbi rrugët antike kanë shfrytëzuar urat e periudhave më të hershme të cilat të ndërtuara me qemere solidë guri i kanë rezistuar shekujve, siç dëshmon ruajtja deri vonë e disa urave të periudhës romake dhe antikitetit të vonë si ura e Grabovës, e Poshnjës, etj. Edhe në ato raste kur urat antike të rrugëve të njohura ishin të dëmtuara , mbi këmbët e tyre gjatë mesjetës u rindërtuan ura të reja të nevojshme siç ka ndodhur në urën e Sharovës, në atë të Topçiasit, të Haxhi Beqarit, të Qukësit, të Muço Hysës në Këlcyrë, të Subashit mbi Drino e të Tepelenës mbi Vjosë. Veç përdorimit të këtyre urave antike gjatë mesjetës, fakti që nga mesjeta nuk ruhen ura, të çon në përfundimin se gjatë mesjetës duhen të kenë gjetur përdorim të gjerë urat e drurit, të cilat ndërtohen lehtë por dhe dëmtohen shpejt duke mos arritur kështu deri në ditët tona si dëshmitarë të kohës që i ndërtoi. Megjithëse përmendëm një sërë urash antike, me rindërtime mesjetare, për arsye se në këto ura në periudhën e fundit të tyre u kryen dhe riparime të kohës turke, që mbuluan ato të mesjetës, nuk është mundësia për një gjurmim kohor të saktë të fazave të ndërtimit tek to.

Dallim të një riparimi të mesjetës bizantine mund të vërehet në urën e Sharovës mbi lumin Osum në Çorovodë. Këtu mbi fazën e periudhës romake me blloqe me llaç në bregun e majtë, në bërthamën e murit shihet një muraturë e ndërtuar me gurë lumi me madhësi mesatare deri 20 cm. Ky mur është i ndërtuar me llaç të shumtë sa që mezi duken gurët. Kjo teknikë muri ndryshon nga muret me Ilaç në bërthamat e urave të periudhës romake ku megjithëse është zbatuar teknika e derdhjes me gurë lumi formë butobetoni siç është në urën e Haxhi Beqarit përsëri llaçi nuk është i pranishëm me aq shumicë sa në murin e urës së Sharovës që përshkruajmë. Teknika e ndërtimit të bërthamës së murit në urën e Sharovës ndryshon nga ajo tipike e derdhjes e periudhës romake, kështu që mund të themi se në urën e Sharovës mbi Osum ruhen gjurmë ndërtimi të riparimit të urës antike gjatë periudhës bizantine.

Deri në farën e tanishme të gjurmimeve mund të thuhet se e vetmja urë e ruajtur nga periudha mesjetare paraturke, ende në këmbë dhe në funksion, është ura mbi prroin e Grykës në Blinisht të Zadrimës. Ura e Blinishtit, sipas hartës së Koronelit të vitit 1688 gjatë rrugës së vjetër Lezhë - Shkodër përgjatë Zadrimës, ndodhet në fshatin Blinisht të Zadrimës afër Pirajve mbi prroin e Grykës (në hartë prroi Veraçak i Blinishtit) rreth 300 m para derdhjes së tij në lumin e Drinit. Kjo urë është ndërtuar gjatë mesjetës së mesme dhe pikërisht në fundin e shekullit XIII të në kohën e mbretëreshës së Rashës, Helena. Në atë kohë, krahinat e Shqipërisë Veriore ishin nën sundimin e feudalëve serbë të shtetit të Rashës. Ura e Blinishtit e ndërtuar mbi dy qemerë formë segmenti rrethor, është e gjatë 31 dhe e gjerë 5.35 m, gjë që tregon se rruga fushore nga Lezha në Shkodër është shfrytëzuar nga karro. Hapësirat e harqeve janë 9.5 m i majti dhe 8 m i djathti.

Qemeri i majtë dhe i djathtë kanë pësuar një riparim në vitin 1602, datë e gdhendur por mezi e lexueshme në një gur mbi themrën e djathtë të qemerit të majtë nga ana e bjefit të poshtëm të urës. Në themrat e qemerit të majtë ruhen blloqe të fazës origjinale, ndërsa në pjesën e kyçit është riparuar me gurë plloçë me trashësi 10-15 cm. Blloqet origjinale me gjatësi 50 - 60 - 70 cm e trashësi 30 - 40 cm ruhen 4 rrjeshta mbi tokë në themrën e majtë dhe 12 rrjeshta në themrën e djathtë. Në qemerin e djathtë ruhet më shumë faza origjinale.

Në themrën e majtë mbi nivelin e ujit ka tetë rrjeshta me blloqe të rregullta me gjatësi që lëviz nga 50 - 60 - 70 - 80 - 100 cm e me trashësi 30 - 40 cm. Themra e djathtë ka 10 rrjeshta të dukshm mbi tokë me blloqe të tillë. Blloqet janë kryesisht prej shtufi e më pak të formacionit gëlqeror, kurse riparimi është kryer me gurë pllakë gëlqerorë me trashësi 10-15 cm. Lidhja e blloqeve është realizuar me llaç me shumë gëlqere me ranë të zezë 0-6 mm. Kështu ballët e qemerëve në dukje janë me blloqe shtufi 25 - 35 cm në themrat dhe me gurë të hollë gëlqerorë në pjesët e kyçeve. Riparimi bie në sy dhe në muraturën e faqeve të urës. Pjesa e poshtme e ballit të mureve është punuar me blloqe shtufi me gjatësi 50 - 80 cm e trashësi 25 - 30 cm ndërsa sipër (faza e dytë) si dhe kyçet e qemerëve është prej gurësh më të hollë. Në urën e Blinishtit, ndërmjet dy qemerëve nga ana e bjefit të poshtëm ruhet një hundzë prizmatike me bazë trekëndëshi me pesë shkallëzime e fazës origjinale, ndërtuar me blloqe shtufi, shuarsi i tillë nga ana e sipërme është i dëmtur.

Teknika e punimit të mureve me blloqe guri këndrejtë të gdhendur rrafsh në faqet me fuga me llaç të hollë e mezi të dallueshme është karakteristikë për ndërtimet e periudhës së arkitekturës romanike në Shqipërinë e Veriut gjatë shekujve XI - XIV. Kjo teknikë me gurë të punuar e me fuga të holla të puthitura vërehet në kishën e Vaut të Dejës e shek. XIII , në kishën e Shirgjit në Bunë (para shekullit XIII), në kishën e Shën Stefanit në kalanë e Shkodrës, etj. të gjitha këto përfaqësuese të arkitekturës romane në Shqipërinë e Veriut. Teknika e punimit të urës së Blinishtit me blloqe të rregullta e me përmasa të tilla është e njëjtë me teknikën e punimit të urës së Vuçiternit në Kosovë. Megjithëse ura e Blinishtit dhe ajo e Vuçiternit përfaqësojnë të njëjtin stil arkitektonik e janë pothuaj të së njëjtës periudhë (ura e Vuçiternit e mezit të shekullit të XIV) e kështu ngjasojnë, ato ndërmjet tyre dhe dallojnë. Ndërsa ura e Vuçiternit më afër selisë së sundimtarit serb Stefan Dushani, kur dhe u ndertua, me harqet dhe muret ballorë punuar me gurë të skuadruar e bile me ngjyra të ndryshme të kombinuara (kuq e bardhë) dhe me kornizë muri të theksuar nga jashtë në nivelin e kalldrëmit, është përfaqësuese më tipike e arkitekturës romanike, ku veç arkitekturës vlerësim të veçantë ka dhe elementi estetiko-artistik, ura e Blinishtit veç qemerëve të realizuar me gurë të punuar, në detaje të tjera ndryshon nga ura e Vuçiternit. Faza e parë në muret ballorë të urës së Blinishtit është trajtuar me gurë që vijëzojnë fuga jo të rregullta.

Gjithashtu këto mure janë trajtuar thjeshtë, pa elementë dekorativë, por mjaft solidë, aq sa i kanë rezistuar shtatë shekujve. Ura e Blinishtit nuk e ka atë parapet të rëndë guri të lidhur me kunja'me derdhje plumbi siç shihet në rastin e urës së Vuçiternit. Së fundi në lidhjen e blloqeve ndërmjet tyre në qemerët e harqeve në urën e Vuçiternit janë përdorur kunja hekuri me plumb të derdhur, teknikë e njohur që në antikitet në ndërtimin e urave dhe kalave, kujtojmë urën e Topçiasit mbi Shkumbin në Elbasan. Kështu në urën e Blinishtit dallohet qartë dora e mjeshtrave vendas, pra influenca vendase provinciale është e lexueshme. Tradita kulturale vendase historikisht e pa asimiluar në masë asnjëherë nga kultura e pushtuesit por duke bashkëjetuar me të pa e humbur origjinalitetin e saj, ka ditur kurdoherë të krijojë veprat e saj dhe të ruajë të paprekur profilin e saj origjinal.

Nga gjurmimet e deritanishme rezulton se ura e Blinishtit afër Pirajve, mbi përroin e Grykës, është e vetmja urë e ruajtur në vendin tonë nga periudha e arkitekturës romanike. Gjithashtu si urë e shek. XIII ajo paraqet interes edhe për faktin se është ura më e vjetër e ruajtur në këmbë nga të gjitha urat e vjetra të vendit tonë që ruhen të plota, të padëmtuara.

Ngjashmëri me teknikën e mureve të Blinishtit e të Vuçiternit të shekujve XIII e XIV, paraqet ura e Gjatë në Albengo të Saronës në Itali, e datuar si objekt i periudhës së arkitekturës gotike (shekulli XIII) . Në këtë urë muret dhe harqet janë punuar me blloqe dhe niveli i kalldrëmit theksohet së jashtmi me kornizën e gurtë si në urën e Vuçiternit. Ky fakt ndihmon për përforcimin e mendimit lidhur me datimin e dy urave që studiojmë, të Blinishtit e të Vuçiternit në trevën e Kosovës.

 

Vendndodhjet

1.    Ura e Kasabashit në Skrapar, shekulli XVII Raporti a/b = 0,8

2.    Ura e Subashit - Çarësi i periudhës romake Raporti a/b = 1,1

3.    Ura e Haskovës në Dropull, shek. XVIII Raporti a/b = 1,    Ka dhe shuarës

4.    Ura e madhe e Kaçarellos në Hllomo - Pogon (shek. XVIII) Raporti a/b = 1,1    Ka dhe shuarës

5.    Ura e Golikut në Pogradec, shekulli XVIII Raporti a/b = 1,3

6.    Ura e Tamarës në Kelmend, fundi i shek. XVIII Raporti a/b = 1,5

7.    Ura e Gurit në Prizren, shekulli XVI Raporti a/b = 1,7

8.    Ura e Terziut në Gjakovë, shekulli XVIII Raporti a/b = 1,3

9.    Ura e Tabakut në Gjakovë, shekulli XVIII Raporti a/b = 1,7

Dritare formë katrore. Njihen vetëm dy raste.

- Ura e Goricës në Dropull. Urë me tre qemere e shekujve XVII - XVIII. Ndërmjet qemerit të djathtë dhe atij të mezit ka dy dritare të vogla formë katrore.

- Ura e Kurcajt në Krujë. Ndërtuar në shekullin XVIII me një qemer dhe dy dritare anash formë me majë.

- Ura e Kamares në Librazhd e vitit 1715. Urë me tre qemere. Ndërmjet qemerit të djathtë dhe atij të madh ka një dritare me majë.

- Ura e Mesit, e gjysmës s dytë të shekullit XVIII. Anash qemerit të madh ka dy dritare të formës me majë

- Ura e sipërme e Vezirit mbi Drinin e Bardhë në Kukës, (sot nuk ekziston). Ka pasur dritare formë me majë.

Dritaret formë lundre

- Ura e Suhës në Dropull. Urë simetrike me pesë qemerë e shek. XIX. Ndërmjet qemereve ka katër dritare formë lundre.

- Ura e Subashit në afërsi të Labovës së Zhapës. Urë e shekullit XVII. Në bregun e djathtë ruan dritare formë lundre.

- Ura e Zotos në Vithkuq, mezi i shek. XVIII. Urë me dy qemere, ndërmjet të cilëve është dritarja formë lundre.

- Ura e Tamarës e shek. XVIII. Me dy qemerë dhe dy dritare anash qemerit të madh formë lundre.

- Ura e Gurit në Prizren e shek. XVI me dy dritare formë lundre.

Dritaret gjysëmrrethore

- Ura e Kasabashit në Skrapar, urë e shekullit XVII me tre qemerë (me kurriz) dhe me dy dritare gjysëmrrethore.

- Ura e Velabishtit në Berat (shek. XVIII) me dy dritare shkarkuese.

- Ura e Limarit në Përmet e fillimit të shek. XVIII, me dy dritare gjysëmrrethore anash qemerit të vetëm.

- Ura e Orgockës, gjysma e parë e shekullit XIX. Urë me kurriz me tre qemere. Ka një dritare gjysëmrrethore.

- Ura e Kollorcës në Dropull. Urë e shekullit XVIII me pesë qemerë dhe katër dritare ndërmjet tyre.

- Ura e Tabakut në Tiranë. Ura me dy qemere e shekullit XIX. Ka një dritare shkarkuese.

- Ura e Taliqit në Gjakovë. Urë simetrike me tre qemere e shek. XVIII. Ka dy dritare shkarkuese.

- Ura e Terziut në rrugën Gjakovë - Prizren. Urë e shekullit XVIII me 11 qemerë dhe 10 dritare shkarkuese.

- Ura e Tabakut në Gjakovë e shek. XVIII, me shtatë qemerë dhe shtatë dritare shkarkuese.

- Ura e Golikut në Pogradec, shek. XVIII. Urë me dy qemere dhe një dritare shkarkuese.

- Ura e Vbkopolës në Berat, shek. XVIII me dritare në bregun e majtë.

- Ura e Goricës në Berat. Me dritare shkarkuese kryesisht gjysëmrrethore dhe më pak formë shigjete e çerekrrethore.

- Ura e Vashës në Mat e shek. XVIII. Me një dritare në bregun e djathtë.

Shekulli XVI

1. Ura e Gurit në Prizren mbi lumin Bistrica e Prizrenit. Muret ballorë punuar me gurë lumi mesatarë dhe të vegjël, të kombinuar ratë dhe këlliç, me fugat të mbushura me llaç.

Shekulli XVII

1. Ura e Kasabashit mbi lumin e Çorovodës në Skrapar, vepër e arkitekt Kasemit në mesin e shekullit XVII. Muret ballorë janë ndërtuar me gurë lumi dhe mali të zinj formë pllakorë me trashësi 10-12 cm me gjatësi jo më shumë se 25 cm. Fugat janë shumë të theksuara sa që futet gishti. Fugat horizontale janë të rregullta. Faqet e gurëve të pastruara me daltë.

2. Ura e Navredës mbi lumin e Navredës - Vukpalaj - Shkodër. Muret ballorë me gurë kave gëlqerorë të kombinuara në madhësi të mëdhenj e të vegjël, vendosur shtrirë. Fugat të mbushura mirë me llaç. Madhësia e gurëve si tek faza e dytë e urës së Blinishtit në Zadrimë (1602), megjithëse jo me rregullsinë e kësaj të fundit. Duhet të jetë objekt i fundit të shekullit XVI - fillimi i XVII. Faqet e gurëve të latuara sa janë pastruar. Fugat horizontale kanë një farë rregullsie.

3. Faza e dytë e ndërtimit të urës së Blinishtit në Zadrimë të Lezhës (1602). Objekti në origjinë është i fundit të shek. XIII. Në 1602 janë riparuar pjesërisht qemeret dhe kreu i murit ballor. Ky mur është punuar me gurë gëlqerorë e të zi me trashësi 10-18 cm e gjatësi 20-30 cm vendosur shtrirë. Fugat janë të theksuara aq sa nuk duket fare llaçi. Faqja e gdheridur dobët. Fugat horizontale nuk kanë shumë vijushmëri.

Fillimi i shekullit XVIII

1. Ura e Kamares në Fshatin Mirakë të Librazhdit mbi lumin e Shkumbinit. Ndërtuar në vitin 1715. Muret ballorë janë ndërtuar me gurë gëlqerorë të vegjël formë copash vendosur në mur pa ndonjë farë rregullsie. Kreu i murit ka tre-katër reshta me gurë të trashë të gdhendur disi. Faqja e gurëve e latuar dobët. Fugat të mbushura me Ilaç, por vende-vende ka boshllëqe ndërmjet gurëve. Fugat horizontale jo shumë të rregullta.

2. Ura e Lunjës mbi prroin e Lunjës në Karbunarë të Madhe Lushnjë. Muret ballorë punuar me gurë të zinj me trashësi 15-20 cm e gjatësi 20-30 cm me faqet e latuara jo drejt, teknika e ngjashme me kreun e mureve ballorë të urës së Kamares.

Gjysma e dytë e shekullit XVIII

1. Ura e Velabishtit në Berat. Muret ballorë me gurë plloçakë gëlqerorë të trashë 10-12 cm me faqet të latuara jo drejt. Gurët të vendosur shtrirë vijëzojnë fuga horizontale jo krejtësisht të drejta. Fugat të mbushura me llaç aq sa vende-vende del në faqet e qemerëve.

2. Ura e Vbskopodës mbi lumin e Ujit të Zi në Vbkopolë - Berat. Muret ballorë punuar me gurë plloçakë të zinj e gëlqerorë kave. Trashësia e gurëve 4-10 cm dhe gjatësia 10-30 cm. Fugat horizontale të valëzuara. Llaçi nuk duket fare në fugat. Faqet vetëm të pastruara. Nga gjysma e dytë e shekullit XVIII janë dhe urat e ndërtuara në Shqipërinë e Veriut nga Bushatllinjtë e Shkodrës.

3. Ura e Mesit tnbi lumin e Kirit në Shkodër (1768). Muret ballorë punuar me gurë gëlqerorë me trashësi 10-20 cm e gjatësi 10-30 cm. Fugat horizontale shumë të rregullta (si mur tulle). Faqet e gurëve të gdhendura drejt. Gurët të puthitura mirë njëri me tjetrin aq sa nuk shihet llaçi i fugave.

Ura të tjera nga gjysma e dytë e shekullit XVIII

1. Ura e Grabovës mbi prroin e Vertoqit në Gramsh. Teknikë e ngjashme me urën e Mesit por faqet e gurëve jo të prera aq drejt.

2. Ura e Zotos mbi lumin e Osumit në Vithkuq. Muret ballorë punuar me gurë pllakë gëlqerorë 12-15 cm me fuga pak a shumë të rregullta me faqet të latuara jo fare rrafsh. Llaçi me shumicë saqë vesh dhe faqet e gurëve.

3. Ura e Kurcajt mbi lumin e Zezës në Kurcaj të Krujës. Muret ballorë punuar me gurë pllakë të zinj vendosur shtrirë. Fugat të trajtuara pa rregull, mbushur dhe me copa të vogla. Faqet të punuara dobët dhe llaçi me pakicë, nuk dukej fare në fugat.

4. Ura e Tabakut në Gjakovë mbi lumin Jerenik. Muret ballorë punuar me shumë ku jdes, si teknika e urës së Mesit.

5. Ura e Terziut mbi lumin Jerenik ndërmjet Gjakovës e Prizrenit. Muret ballorë janë riparuar. Fundi i kollonave me teknikën e urës Mesit.

6. Ura e Taliqit në Gjakovë. Si teknika e urës së Mesit.

Urat e fortifikuara

1. Ura e Bunës mbi lumin Bunë në Shkodër. Sipas Barletit tek “Rrethimi i Shkodrës”, në vitin 1478 turqit gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës ndërtuan një urë të gjatë druri mbi Bunë dhe njëkohësisht për mbrojtjen e saj, në të dy brigjet ngritën nga një pirg, të cilët i paisën me të gjitha mjetet dhe municionet e duhura0.

2. Ura e sipërme e Vezirit mbi lumin Drini i Bardhë. Kjo urë e madhë dhe ç rëndësishme e rrugës Shkodër - Prizren ruhej nga të dy brigjet e saj2). Nga njëra anë ruhej nga një han me mure të larta me frëngji dhe nga ana tjetër e mbronte një kullë e lartë po me frëngji. Objekt i Bushatllinjve (gjysma II e shek. XVIII).

3. “Urat e mëdha” me dy palë harqe pranë kalasë, të ujësjellsit të Lazaratit, që furnizonte me ujë kalanë e Gjirokastrës, vepër e Ali Pashë Tepelenës. Në bregun kundruall kalasë mbrohej nga kulla e Qeribashit, ku ishte një ahur me frëngji nga ana e qytetit si dhe një pus kontrolli i ujësjellësit.

4. Ura e Madhe e Kaçarellos në Hllomo - Pogon - Gjirokastër. Nën kyçin e qemerit të madh shihet ende një copë zinxhir me gjatësi rreth 1 m. ku varej kambana e sigurimit. Urë e shek. XVIII - IX.

5. Ura mbi prroin e Vërtopit në fshatin Grabovë e Sipërme - Gramsh. Urë e mezit të shekullit XVIII-të. Nën kyçin e qemerit të vetëm të urës ruhet copa e zinxhirit të kambanës.

6. Ura e Velabishtit në Berat, e rrugës Vlorë - Sinjë - Berat. Urë e gjysmës së dytë të shekullit XVIII. Nën kyçin e qemerit të madh të kësaj ure simetrike me tre qemerë, ruhet zinxhiri i kambanës.

7. Ura e Nivanit - Nderanit - Zagori Gjirokastër. Urë e kohës së Ali Pashës në rrugën Gjirokastër - Çajup - Topovë - Sheper - Qafa Dhëmbelit - Përmet. Në hyrjen e urës nga Nderani, në bregun e majtë e në anën e sipërme të rrjedhës, në kalldrëm është ngulur një bllok guri 0,52x0,52m me lartësi l,20m. Guri nga ana e bregut ka një kamare ku vendosej kandili që piketonte urën gjatë natës.

 

 

 

 

info@balkancultureheritage.com