Urat në luginën e Drinos
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Urat në luginën e Drinos

Nga periudha osmane, në Shqipëri janë ruajtur mbi njëqind ura prej guri. Numri më i madh i tyre ndodhet në luginën e banuar të lumit Drino, i njohur gjithashtu me emrin Dropull, emër në kujtim të qytetit antik të Adrianopolisit. Kjo luginë është afersisht 35km e gjatë, që nga fshatrat e Bodrishtit në jug, në kufirin grek, deri në Hormovo, pak në jug të Tepelenës, dhe ka një gjerësi nga dy deri në katër kilometra. Nga malet burojnë disa përrenj të vegjël, edhe pse ato shterojnë në verë presin rrugën kryesore veri-jug si lugina të thella. Shumë prej urave janë prej druri. Ato mund të jenë ndërtuar gjatë shekullit XVII dhe XVIII; disa shënime nga udhëtarë perëndimorë të shekullit XIX tregojnë se në atë kohë, ato tashmë ekzistonin. Nga ana stilistike, të gjitha urat i përkasin një grupi, duke shfaqur tipare të theksuara të shekullit XVIII, por të gjithave u mungojnë mbishkrimet që japin datën e ndërtimit të tyre. Duket se ato kanë qenë të gjitha punë e mjeshtrave të zonës së Libohovës, përballë me Gjirokastrën: Nakovës, Dhoksatit dhe Këllezit. Ne po japin disa shënime në lidhje me disa ura, duke filluar që nga veriu dhe duke zbritur tek ajo e fundit, afer kufirit grek.

Ura e Subashit

Dikur një shembull i mahnitshëm mjeshtërie, por tani një gërmadhë e trishtë, kjo urë kalon mbi Drino, 13 km në jug të Tepelenës dhe shërbente si urë kalimi për në fshatin e Labovës së Zhapës dhe në fshatrat e skajit verilindor të luginës së Dropullit. Sot janë ruajtur vetëm pjesët në hyije e në dalje të urës. Harku i madh qendror, i cili kalonte mbi lumë, ashtu sikurse ai i urës së famshme të Mostarit në Hercegovinë, është shembur shumë kohë më parë. Ky hark ka qenë 27m i gjerë. Ura në bregun lindor ka pesë kampata, dy me harqe me majë mbi shtratin e lumit dhe tri më të vogla, një me harqe rrethorë, të mbivendosur mbi harqet e ulëta. Ato kanë shërbyer si porta shkarkuese në kohëra vërshimesh. Ura kryesore në bregun perëndimor ka gj ithashtu pesë harqe të vegjël, një hark të vogël me majë në zonën e poshtme dhe katër harqe rrethore në pjesën e sipërme. Hobhouse e përmend këtë urë në vitin 1812. Hughes e përshkruan atë me admirim në vitin 1830. Dikur, afer kësaj ure ndodhej një han. Emri tregon që ai ka qenë ndërtuar nga një zyrtar ushtarak osman (subashi).

Ura e Kollorcës

Që prej shkatërrimit të Urës së Subashit, ura e fshatit të Kollorcës, 4 km në jug të Gjirokastrës, është më madhështorja e urave të Dropullit dhe, pas asaj të Mesit afër Shkodrës dhe ato të Elbasanit e të Beratit, është më e mira në vend. Ajo është 103m e gjatë dhe kalon mbi lumin Drino me pesë harqe. Harqet qëndrojnë mbi katër pila të ngjashme, të cilat përforcohen me një hundë me majë në drejtim të rrjedhës. Mbi secilën prej pilave ndodhet një portë plotësuese, e mbuluar me një hark të lakuar rrethor për të lejuar kalimin e lirë të ujërave në pranverë. Harqet janë të një gjerësie nga 9-11 m dhe ndryshojnë pak për nga forma. Disa harqe janë rrethorë dhe disa të tjerë janë me majë. Ura është 3.70m e gjerë dhe afersisht 7m mbi nivelin e zakonshëm të ujit Ajo i ka akoma parmakët prej guri, por ato duket se i përkasin një riparimi të këtij shekulli. E gjithë ura është e ndërtuar me blloqe të vegjël gurësh gëlqerorë me ngjyrë gri, që kanë një sipërfaqe të ashpër.

Ura e Suhës

Ura e Suhës ndodhet afer fshatit Suhë, 9km në juglindje të Gjirokastrës. Ajo kalon mbi shtratin e lumit Suhë, i cili nuk ka ujë në pjesën më të madhe të vitit, prandaj edhe emri i tij është “suho”, që do të thotë “i thatë” në gjuhën sllave. Fillimisht ajo shërbente si një hallkë lidhëse midis qytetit dhe fshatrave të Libohovës. Ura, ashtu sikurse e shohim sot, është 67m e gjatë dhe ka katër harqe, ku njëri duket se është futur në bregun e lumit. Të gjitha harqet ndryshojnë për nga madhësia, nga 9.50m, 12m, 9m dhe 6m të gjerë. Katër pilat kanë vrimat e zakonshme për ujin, por shtylla e fundit nuk ka harqe rrethorë. Dy pilat që mbajnë harkun kryesor kanë harqe me majë me një stil tipik të arkitekturës osmane të shekullit XVIII, një lloj harku fiind lundre. Harqet janë dopio, të ndërtuar me dy shtresa të mbivendosura blloqesh të vogla. Ura është në një gjendje të shkatërruar dhe i mungon i gjithë muri e pjesa më e madhe e sipërfaqes së saj. Në vitin 1873, Isamberti e ka përmendur këtë urë si të shkatërruar.

Ura e Haskovës

Ura e vogël dhe e hijshme e Haskovës ndodhet afer fshatit me të njëjtin emër dhe kalon mbi lumin Drino. Ajo ka dy harqe, njëri 8m dhe tjetri 6m. Të dyja harqet janë të ndërtuar nga blloqe të vetme. Ura ka vetëm një pilë dhe është e ndërtuar me blloqe të një madhësie të zakonshme guri gëlqeror. Muri fillestar është akoma ekzistues.

Ura e Glinës

Kjo urë, që dikur ishte pjesë e rrugës së vjetër që lidhte Gjirokastrën me fshatin e Glinës me burimet e tij minerale. Ndodhet pranë fshatit të Grapshit, 15 km në jug të qytetit. Ajo lidh brigjet e lumit zakonisht të thatë Kseropotamos (do të thotë “Lumi i Thatë” në gjuhën e fshatrave greqisht-folëse përreth). Ura është 50 m e gjatë dhe 3.70 m e gjerë dhe e kalon mbi shtratin e thatë me katër harqe të rrumbullakosur, të cilët kanë hapësira të ndryshme. Ajo nga bregu perëndimor është më e gjera, 7 metra. Të tjerat zvogëlohen në gjerësi, harku i dytë është 6 metra, i treti pak më shumë se 5 metra dhe ai më në lindje është 4 m. Muri është gur i përhimët gëlqeror tipik, por blloqet janë më të vegjël se ato të urave të përmendura më parë. Ura është në gjendje të lënë pas dore por eride mbetet e padëmtuar në një shkallë të madhe, megjithëse parmakët e gurtë i mungojnë.

Ura e Goricës

Kjo urë, e ruajtur vetëm si një gërmadhë, është e ndërtuar mbi lumin Drino dhe kapërcen pjesën jugore të rrugës kryesore që shkon në drejtim të luginës afer fshatit Jergucat. Ajo, së bashku me rampat prej guri, është 32m e gjatë dhe vetëm 1.90m e gjerë. Dy harqe të mëdhenj në formë rrethore kalojnë mbi shtratin e lumit, ndërsa një i tretë është i futur në bregun e lumit. Harku më i madh, ai në bregun lindor është 7.60m mespërmes. I dyti është 6.50m. Pastaj vjen një rampë masive, me gjatësi afro 4m, e ndjekur nga një hark i tretë me gjerësi 3.80m. Harku qendror dhe ai perëndimor janë ruajtur mirë. Harku lindor është akoma në këmbë, por muri lidhës, që dikur mbante sipërfaqen e rrugës dhe rampën lindore, është zhdukur plotësisht. Në përgjithësi, urat e luginës së Dropullit na japin mundësinë të imagjinojmë se si kanë qënë urat e tjera të Shqipërisë në periudhën osmane, ura të cilat unë nuk munda t’i shoh, për shkak të kohës së shkurtër të udhëtimit tim në këtë vend. Urat e luginës së Dropullit paraqesin tipin karakteristik të urës në Shqipëri. Për urat e shumta që krahasohen me vepra të këtij lloji në Ballkan, ato të Mesit, Elbasanit dhe Beratit janë domethënëse.

info@balkancultureheritage.com