Urbanistika
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Urbanistika

Shpëmdaija e ndërtimeve shoqërore tregon për një sistem urbanistik policentrik, ndërsa orientimi i ndërtimeve tregon për një rrjet urbanistik të çrregullt, jo-ortogonal. Sistemi i kanalizimit dhe i rrugëve dëshmon se rrjeti rrugor dhe ai sanitar ishin organizuar mjaft mirë. Nga ndertimet në brendi të qytetit njihen dy stoa dhe një nimfe. Stoa 1, tepër e ngjashme me stoan 2 të Apolonisë të datuar në shek. e 3 p.e.sonë, ndodhet në shpatin jugor të akropolit e ndërfutur brenda sistemit të tij mbrojtës.

Stoa, dy katëshe, ka gjatësi 29,4 m, por për shkak të gërryerjes së terrenit gjerësia e saktë nuk përcaktohet dot. Gjasa më e madhe është që, në ndryshim nga shëtitorja dy nefëshe e Apolonisë, ajo të ketë qenë një nefeshe. Muri i saj i pasmë gjymtyrizohet si në Apoloni në 7 nike gjysmë cilindrike me diametër 2.98 m dhe pilastrat ndërmjet tyre (0,98 m).

Muratura e këtij muri është izodomike me blloqe konglomerati me faqe të rrafshëta, e pajisur në skajet me vija peshimi. Stoa 2 ndodhet në qendër të qytetit në një tarracë të sheshuar për ndërtimin e saj (50 x 7,80 m). Stoa është dy nefeshe, me interkolumn 3 m, dhe një katëshe. Për ndërtimin e saj dheu i nxjerrë nga gërmimi i shpatit nga pas është hedhur para për zgjerimin e platformës së stoas. Elementët përbërës të shëtitores janë antablementi dhe kolonada prej druri me dy radhë kolonash , muri i pasmë që kthehet nga pas me ante dhe çatia. Muratura është me rrasa ranori të latuara ashpër.

Para ballit të stoas terreni bie me pjerrësi, rrjedhimisht hyrja kryhej nga pas, nëpërmjet një rruge- korridor (2,40 m) në mesin e saj, ndërsa balli i hapur shërbente vetëm për soditje. Shtresa kulturore (shek. 2-1 p.K)dhe thesari me monedha Apoloniate i gjysmës së dytë të shek. I p.e.sonë japin si terminus ante quem dhe terminus post quem fillimin e shek 2 p.e.sonë – gjysmën e dytë të shek. 1 p.e.sonë

info@balkancultureheritage.com