V

V

Evropa hordhive gete

i është dhënë si plaçkë dhe lojë deri tek kufijtë

e Dalmatisë plot pyje: e gjithë toka, që ndërmjet ujërave të lëvizshëm të Pontit dhe dallgëve të Adriatikut shtrihet

e shkretë ka mbetur, pa bagëti dhe e pabanuar nga asnjë kolon

po ashtu sikurse Libia, që e zhuritur vazhdimisht

nga dielli, të kultivohet nga dora e njeriut s'mundet.

Toka thesale digjet; hesht, meqenëse u braktis nga çobanët,

Pelioni; zjarri, tokat e bukës në Emathi shkretoi;

krahina e Panonisë, fortesat në gjendje të vajtueshme të Thrakisë

dhe fushat e myzëve nuk shkaktojnë më lot tek asnjeri.

Sulmet për çdo vit përsëriten, kurse fushat shkretimit

i qenë nënshtruar, dhe ndjenjën e fatkeqësisë ngjaijet e zakonshme e mbytën.

Eh! sa gjëra të mëdha për një kohë të shkurtër zhduken.

Shteti, me aq shumë pak i ndërtuar

dhe i ruajtur, me përpjekjet e mijëra prijësve i krijuar,

 të cilin dora romake për aq shumë vjet e pat mbrojtur

brenda një kohe të shkurtër, nga një tradhëtar dhe i paditur u shkatërrua...

info@balkancultureheritage.com