Vagenetia
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Vagenetia

Përdorimi i termit "Vageneti" (Çamëria e sotme apo Thesprotia e antikitetit), dëshmohet të paktën që nga shek. IX. Me emrin "Vageneti" kuptoheshin territoret nga Gjiri i Prevezës deri në Delvinë. Vagenetia ishte, kështu, vetëm një pjesë e Epirit klasik. Në fakt, despotët e Artës (Epirit), u quajtën "despotë të Vagenetisë", në momentet e rrudhjes së zotërimit të tyre. Nga ana tjetër, edhe ky emër pas mesit të shek. XV nuk u përdor më. Vetë osmanët, me rastin e organizimit të territoreve të pushtuara shqiptare më 1431, në Defterin e Sanxhakut Arvanid, regjistronin nahijen e Vagenetisë. Por në defterët e mëvonshëm, ky emër nuk shfaqet më. Më 1443, në një burim venecian, flitet për herë të fundit për Vagenetinë, kur Simon Zenebishi, djal i Gjon Zenebishit, ndërtoi fortesën e Strovilit, e cila, siç thuhej, ndodhej "mbi kepin e Vagenetisë" (sopra il capo di Vagenetia). Në vitin 1444 Vagenetia konsiderohet pjesë e Shqipërisë, ndërsa vendndodhja e Strovilit nuk caktohet më në Vageneti, por në Shqipëri (castri Villari in Albania). Mbi këtë bazë, edhe ne e kemi përdorur në mënyrë të diferencuar emrin "Vageneti", për të shënuar brezin bregdetar përballë Korfuzit, nga Delvina në Prevezë, në periudhën e parë të pushtimit osman (shek. XV).

Në "Kronikën e Janinës", emri Vageneti shfaqet njëherë, kur flitet për fisnikët e kështjellave të Vagenetisë që gjetën strehë në Janinë.

Nga ana e tij, autori i "Kronikës së Tokove" nuk e përdor asnjëherë termin "Vageneti", por rëndom e zëvendëson atë me fjalën tjetër sterë (aTepea). Termi merr shkas nga kundërvënia gjeografike: ishull i Korfuzit-kontinent. Në një rast, në vitin 1403, shohim se edhe Venecianët e Korfuzit e quajnë atë territor me termin stere të greqishtes (in portibus staree nostre Corfoy). Përndryshe, në burimet veneciane shfaqet termi në italisht terra ferma, që për katër shekuj u përdor prej tyre vazhdimisht për të shënuar territoret bregdetare të Epirit antik, të cilat nga shek. XVIII dëshmohet si Çamëria shqiptare. Përsa i përket burimeve osmane, viset e Vagenetisë përfshiheshin në territoret e tre nahijeve, të Delvinës, Mazrekut e Paramithisë, që bënin pjesë në Sanxhakun e Delvinës.

info@balkancultureheritage.com