Valer Maksimi

Valer Maksimi

Për jetën e shkrimtarit romak të kohës së Tiberit, Valer Maksimit, dihen pak gjëra, dhe këto nga sa na njofton ai vetë në veprën e tij të titulluar "Factorum et dictorum memorabilium" (Ngjarje dhe thënie të shënuara), kushtuar perandorit Tiber. Nuk dihet se ku dhe kur ka lindur ky shkrimtar dhe data e vdekjes së tij. Siç del nga thëniet e tij një pjesë të jetës duhet ta ketë kaluar në varfëri. Më vonë ai u ndihmua nga Sekst Pompeu, konsull i vitit 14, të cilin e ndoqi edhe në Azi në kohën e prokunsullatës së tij në vitin 27 të e. sonë. Pas kthimit nga Azia u vu të shkruajë veprën e tij të përmendur më sipër, të cilën e përfundoi në vitin 31 të e. sonë. Në këtë vepër me karakter kompilativ ai ka përmbledhur ngjarje dhe thënie të shënuara të nxjerra nga historishkruesit më të përmendur latinë e grekë.

Ngjarje e thënie të shënuara

Apolloniatët nuk u penduan pse në një luftë të vështirë me ilirët kërkuan ndihmën e epidamnasve. Këta të fundit u thanë se po u dërgojnë për ndihmë lumin Aea, që rrjedh pranë mureve të tyre. "Ne pranojmë ç'të na jepni”, u përgjigjën ata, dhe lumit Aea i caktuan radhën e parë në ushtri, si komandantit të tyre. Megjithëse nuk kishin shpresë, ata i mundën armiqtë e tyre, duke ia mveshur këtë triumf besimit të këtij falli; ata i bënë fli lumit Aea, sikurse një Hyu, dhe pas kësaj vendosën ta vënë në krye [të ushtrisëj në të gjithabetejat.

info@balkancultureheritage.com