Varret me Fasadë Shkëmbore (Selcë)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Varret me Fasadë Shkëmbore (Selcë)

Varret me fasadë shkëmbore përfaqësohen nga shembulli i vetëm në Selcën e Poshtme (Pogradec), buzë magjistrales së Kandavisë të njohur më tej me emrin vija Egnatia. Për periudhën në shqyrtim, ky arter pulsonte nga Maqedonia në italinë e jugut, duke përcjellë krahas mallrave edhe rrymat kulturore.

Varret monumentalë vijojnë përgjatë një brezi shkëmbor 200 m të gjatë dhe 5 m të lartë, në lindje të qytetit, drejt e poshtë tij. Fillimisht, nga gjysma e parë e shek. IV p.e.s. ky brez u shfrytëzua si gurore dhe më tej, në gjysmën e dytë të shekulli u kthye në nekropol.

Varret janë gdhendur në dy grupe, 100 m larg njëri-tjetrit. Prej tyre grupi jugor përbëhet prej një varri, ndërsa veriore nga tre.

Varri janë gdhendur në dy grupe, 100 m larg, njëri tjetrit. Prej tyre grupi rrethohet nga dy anët nga rrafshë shkëmborë të fragmentuar dhe copëtuar nga çarjet. Rrafshet janë shfrytëzuar edhe përgdhendjen 7 nisheve, për mbishrime a urna me hirin, etë vdekruve. Dy prej tyre janë të thjeshta, kuadrike, ndërsa pesë të tjerat në formë naiskosesh (tempujsh të vegjël) jonike in antis. Tej nisheve gjendet një varr i tipit dhomë me qemer, i cili duket se shënjon fillimin e nekropolit të thjeshtë. Po në këtë anë gjenden edhe gjashtë mbishkrime ndërtimore që tregojnë gjatësinë e shkëmbit të rrafshuar.

Grupi verior përbëhet nga tri varre (nr. 2, 3, 4). Meqenëse ndërtuesit kërkonin shkëmbin e fortë, varret nuk ndjekin të njëjtën vijë rrushkulluese. Depozitimi i shtresës kulturore të shek. II/I p.e.s. në platformat para varreve, tregon se ata qëndronin të lirë, të hapur për shikimin.

Varri distyl

Varri nr. 1, përbëhet nga dhoma e varrimit dhe fasada e modeluar si naiskos distil (me dy kolona në ballë).

Elementet arkitektonike: gjysmëkolonat, e tyre, entablementi dhe Selcë: Brezi shkëmbor i varreve monumentale varreve, tregon se ata qëndronin të lirë, të hapur për shikimin.

Varri nr. 1, përbëhet nga dhoma e varrimit dhe tympanoni janë punuar veçmas dhe montuar. Në mes të fasadës është gdhendur hyrja e tipit dorik, me trarë masivë të ngushtuar lehtësisht lart (2.6 %).

Hyrja mbyllej nga dy porta: njëra e brendshme, portë-kulisë njëkanatëshe, dhe tjetra e jashtme, dykanatëshe dhe e palëvizshme. Dhoma relativisht e madhe e varrimit (3.5 x 3.1 x 2.1 m), drejtkëndëshe dhe me qemer të cekët, përmban vetëm një sarkofag, në të majtë të hyrjes asimetrike.

Varri Distyle in Antis

Varri nr. 2, i tipit jonik distyl in antis, me dy kolona mes cungjeve murale anësore, në projektin e parë u konceptua me dy dhoma. Dhoma e parë (3,8 x 3,5 m), e thelluar në shkëmb deri në ballin e dystë të fasadës, qarkohet nga një bankë e ulët për pjesëmarrësit në ceremoninë funebre. Fillimisht ajo u mendua si paradhomë, por më tej u la e lirë si oborr. Dhoma e dytë, e dytë, e varrit, është gdhendut, e tëra në shkëmb. Dhoma me përmasat standade të një trikline/dhomë gostie (3x 2,8 x 2,1 m), mbulohet me qemer cilindrik. Në ballin e saj dhe nga e majta gjenden dy sofate guri 1 m të gjerë, ku mund të vendoseshin dy trupa. Në sofatin e majtë është gdhendur në formë kolltuku një mbajtëse kutie hiri. Si e tillë dhoma ka shërbyer si varr familjar, për varrimin me kallje të dy burrave dhe hirin e një gruaje.

Fasada është modeluar e tëra në gur. Kolonat dhepilastratmurale janë të thjeshta, pa kanelyra dhe xokol, por kapite-let jonike janë krejt të pazakonta.Shëmbëlltyrat e vetme të këtij tipi janë kapitelet e var-rit nr. 3 në Selcë dhe kapitelet e varreve të il-irëve Daunë në Salapia (Apulia). Porta e profiluar dotike, ka një ngushtim mjaft më të fortë se në varrin nr. 1 (6.7%). Mbi kapitelet vijon arkitrau i thjeshtë dhe mbi të frizi me profil S. Gjurmët në shkëmb tregojnë pra-ninë e një tympanoni të montueshëm trekëndësh, me një nishe drejtkëndëshe në mes.

Porta dorike në mes të fasadës, mbyllet nga porta e brendsh-me, portë-kulisë njëkanatëshe, prej së cilës ruhet në dysheme mekanizmi i bllokimit dhe porta e jashtme dykanatëshe, me imitacion të traversave dhe kokëve të gozhdëve.

Varri Propyle

Varri nr. 3 përbëhet nga kenotafi, varri i rremë i trajtuar si propile, hyrje monumentale (7,8 x 4 m), dhe varri i vërtetë që i fshihej shikimit. Balli i kenotafit anash vijon i rrafshët, ndërsa në mes tërhiqet dhe harkohet në formë cilindri. Oborri i krijuar në këtë pjesë ka qenë shtruar me mozaik shumëngjyrësh me zaje lumi pa figura.

Fasada e varrit, lartësohet mbi crepidoman,

bazamentin dyshkallësh. Tetë gjysmëkolona të gdhendura në shkëmb, të mbështetura në pilastra të profiluara lehtë, e gjymtyrizojnë fasadën në 7 panele vertikale të suvatuara me llaç shamot dhe të pikturuar me afreske. Paneli i mesit i pjesës së harkuar zihet nga një portë dorike me ngushtim të fortë (6%).

Në panelin e mesit të anës së rrafshët të djathtë, paraqitet një nishe dorike dhe brenda saj një bukephalion, kokë e demit të sakrificave. Lart nishes, është gdhendur një përkrenare “frygase”, identike me përkrenaren me mbishkrimin “Mbreti Monuri’, gjasisht e ndonjë ushtari të gardës mbretërore. Në panelin e mesit të anës së rrafshët të majtë, paraqitet një mburojë ilire/ maqedone me 8 gjysmë elipse me svastika, kryqe të thyera.

Kolonat kurorëzohen nga kapitele jonike, skematikisht të njëjta me ato të varrit nr. 2 distil in antis, me shtagën e kanalisit poshtë kërmijve të volutave. Por, ndryshe nga varri nr. 2, kapitelet janë punuar të veçantë dhe me mjaft kujdes dhe janë fiksuar me plumb në kolonat. Mbi kapitelet vijon entablatura e përbërë nga arkitrau me tri fasha, cymationi lesbik (korniza me gjethe dhe lule) dhe frizi i lartë, pjesërisht e montuar dhe pjesërisht e gdhendur në shkëmb. Dhoma kuadratike e varrit të vërtetë (2.77 x 2.72 x 1.85 m), ndodhet e fshehur, poshtë nivelit të tokës. Porta që e mbyll atë është thjesht një pllakë guri e punuar ashpër, e cila puthitet me paturat nga shtypja e dheut. Dhoma e gdhendur në shkëmb, mbulohet me qemer të cekët. Në anën e saj të djathtë dhe në ballë gjenden dy sarkofagë të punuar si shtretër.

Simbolika në fasadë: helmeta, mburoja dhe bukrani, inventari i pasur me objekte të çmuara dhe armë dhe kallja në varr e një skllavi të lidhur me pranga, për t’i shërbyer zotëve edhe në jetën e përtejme, e dëshmon varrin propile varr prijësish ushtarakë. Pajisja e dhomës me dy sarkofagë dhe varrimi sinkron i dy personave të ndryshëm në moshë, duket se tregon vdekjen e njëkohshme në betejë të prijësit dhe pasardhësit të tij, mbretit dhe princit.

Materiali arkeologjik, ndër to dhe pafta e rripit me skenën e ngadhënjimit të luftëtarëve ilirë, i përket gjysmës dytë të shek. IV p.e.s.

Forma e lakuar e propileas përjashton mundësinë që mbi frizin të vijonte tympanoni. Ndërkohë gjurmët në shkëmb tregojnë se në mes të pjesës së harkuar gjendej një nishe, si në varrin distyle in antis.

Varri teatër

Varri nr. 4 është projektuar nga një arkitekt që i njihte mjaft mirë gjinitë e tjera të arkitekturës. Varri ka formën e një teatri me “shkallare” treçerek rrethore, me diametër 4.65 m. Shkallarja ka dy rreshta ndenjësesh të punuar me cyma reversa, profil të harkuar për mbledhjen e këmbëve (fig. 76). Prej tyre i poshtmi, më i gjerë, për mbështetjen e këmbëve të spektatorëve të rreshtit të sipërm, dhe i sipërmi me një kanal pas vetes për largimin e ujit. Në shkallare mund të uleshin rreth 30 pjesëmarrës të ceremonisë funebredhe ceremonive përkujtimore.77 Në qendër të “orkestrës” ndodhet gropa kubike e varrimit (1.80 x 1.70 x 1.60 m), e mbuluar me pllaka guri të lidhura me plumb. Tri anët e saj zihen nga sofati, përmasat e vogla të të cilit tregojnë se varrimi kryhej me larnaxe, kuti hiri. Në anën e jashtme të “skenës” gjendet hyrja e miniaturizuar dotike.

Kronologjia

Për nga konceptimi, varret me fasadë shkëmbore ndahen në dy grupe. Grupi i parë (nr. 1,2) ndjek linjat e arkitekturës sepulkrale maqedonase: hyjnizimin e personave të varrosur nëpërmjet trajtimit të varreve si tempuj kushtuar perëndive. Më qartë me këtë ide përputhet varri 1, i cili ndonëse për një person të vetëm, ka vëllim më të madhe se varret e tjera dhe është pikturuar me afreske.

Varri i tipit distyl, me dy gjysmëkolona në ballë, ka një arkitekturë grosolane, të ngurtë dhe primitive. Shikimi në të përplaset në fasadën e sheshtë dhe të ngjeshur (raporti gjerësi/lartësi 1/0.8), ndërkohë që gjysmëkolonat dhe frontoni nuk arrijnë të krijojnë ndjesinë e thellësisë.

Varri nr. 2, shkëputet nga tipi i thjeshtë i naiskosit dykolonësh, për të kaluar në tipin standard me dy kolona mes cungjeve murale (distyle in antis). Fasada e tij, gjasisht me panele anësore me afreske, ndonëse me vështirësi arrin ta krijojë një ndjesi pseudothellësie. Trajtimi më primitiv dhe më i vrazhdët i elementeve arkitektonike, tregon se varri nr. 1 është më i hershëm se varri nr. 2.82 Ndonëse dhoma e varrimit e varrit nr. 1 është më e madhe se tërë dhomat e tjera, ajo ka një sarkofag të vetëm, çka tregon se varri i përkiste vetëm një personi. Si i tillë ai është Heroon, varr i heroit legjendar të fisit, argument ky në të mirë të përparësisë kohore të varrit nr. 1 ndaj varrit nr. 2 dhe tërë varreve të tjera.

Varret e grupit të parë, shëmbëlltyrën më të hershme e gjejnë në nekropolin verior të Cyrenes në Libi në një varr miniaturë të orderit jonik me dy kolona mes cungjeve murale (dystil in antis) Por, format e rënda dhe koha e hershme e ndërtimit (shek. VI/V p.e.s.) eliminojnë mundësinë e influencës së drejtpërdrejtë. Po aq nuk mund të merret në konsideratë si tepër e vonë, rishfaqja e këtij tipi në vitet 159- 138 p.e.s. Koncepti bazë, gdhendja në shkëmb dhe mosfshehja nga shikimi, i afron varret e grupit të parë të Selcës (nr. 1, 2), me varret me fasadë shkëmbore në Lyki (Telmessos, Myra), Kari (Milas, Kaunos) dhe Paflagoni (Donalar). Varri nr. 2 (distyl in antis) ngjason tepër me serinë B të varreve Hecatomnide të Kaunosit: po me dhoma të vogla kuadratike, me qemer të cekët dhe kamare në mes të timpanit, dukuri kjo e fundit e panjohur nga kund tjetër. Sundimi i Hecatomnidëve në vitet 395-334 p.e.s. e daton dhe varrin distyl të Selcës, në këtë hark kohor. Ndërkohë varret e Selcës ndryshojnë në koncept nga ata të Kaunos.

Arkitektura e varreve në Kaunos është volumetrike, e shkëputur nga shkëmbi. Një zgjidhje irracionale kjo, pasi me gjithë mundin e shpenzuar monumenti mbetet i presuar në shkëmb, ndërsa shikimit i ofrohet vetëm balli. Ndryshe prej tyre, arkitektura e varreve të Selcës është iluzore, butaforike (Blendarchitectur). Ndërkohë, megjithë kursimin maksimal të punës, efektet vizuale të Selcës dhe Kaunos janë të njëjta.

Nisur nga koncepti iluzor/butaforik, përmasat, mbulimi me qemer dhe modelimi i portave, grupi i parë i varreve të Selcës (nr. 1, 2) afron me 70 varret me fasadë të Maqedonisë lindore. Më afiër ai qëndron me gjeneratën e varreve me fasadë jonike, të gjysmës dytë. të shek. IV p.e.s. dhe më larg me varret me fasadë dorike. Por sërish varret e Selcës dallojnë në koncept nga varret maqedonase: Nëse fasada e varreve maqedonase e mbuluar nga tuma e dheut i fshihet plotësisht shikimit, varret e Selcës i shpalosen plotësisht shikimit.

Në grupin e dytë të varreve, çlirimi nga raporti i përparshëm formë-përmbajtje, përkatësisht tempull/varr, u shoqërua me kërkitnin dhe gjetjen e formave të reja, të cilat nuk synonin më hyjnizimin, por aspektin human. Më qartë ky raport kapet në varrin-teatër, i cili shkëputet plotësisht nga heroizmi, duke ju kushtuar vetëm përkujtimit dhe meditimit. Shkëputjen konceptuale nga hyjnizimi, e dëshmojnë dhe dhomat e varrimit, në varrin propile: minjone pa fasadë, me një pllakë kabahe guri si portë, dhe në varrin- teatër: asgjë tjetër, veç një grope. Trajtimi i lirë i varreve të grupit të dytë, e shpëtoi arkitekturën sepulkrale nga tradicionalizmi i ftohtë dogmatik. Si i tillë, ky grup ndahet qartë nga i pari, i ankoruar në arkitekturën sepulkrale maqedonase, dy- dimensionale dhe të thatë. Arkitektura e tij kalon në tredimensionalitet dhe zhdërvjelltësi, duke u dhënë monumenteve liri dhe frymëmarrje. Duke i kthyer ata në përfaqësues tipikë të asaj që njihet si dëshirë a gëzim për të eksperimentuar (love of experimentation, experimentier freude), karakteristike për arkitekturën helenistike fare keq të studiuar.

Apexin, pikën kulmore arkitektura sepulkrale e arrin me varrin propile. Ndryshe prej arkitekturës së qetë të varrit-teatër, tërheqja hemiciklike e varrit propile krijon ndjesinë e harkut të tendosur të shigjetës. Syri në të nuk përplaset më sipërfaqeve të thata dhe të sheshta të varreve të grupit të parë, por udhëhiqet butë nga linjamenti i harkuar i kolonave.

Afresket në rrafshet mes këtyre kolonave, i ç’materializonin rrafshet, duke u dhënë atyre tejdukshmërinë e hapësirave të zbrazëta të propileve hyrjeve monumentale. Së fundi, efekti polikromik, shumëngjyrshmëria e afreskeve, pasqyrohej edhe në oborrin e shtruar me mozaik po shumëngjyrësh.

Vice-versa, me gjithë ndarjen e qartë konceptuale, elementet arkitektonike të dy grupeve kanë lidhje të qarta gjenetike: Kapitelet jonike si të grupit të parë (varri nr. 2), ashtu dhe të dytë (varri nr. 3) i përkasin të njëjtit model specifik dhe raportet diametër/lartësi kolonash janë ekzakt po ato. Ajo që ndryshon është cilësia e punimit, mjaft më fine në grupin e dytë: Në varrin propile; arkitrau ndahet më qartë në tri pjesë, frizi përkulet më me elegancë, kapitelet janë më plastike dhe kolonat janë të pajisura me kanelyra.

Shkak i kësaj diference cilësore nuk është fuqia ekonomike, përkatësisht shpenzimi më i madh: Masa e gurit të gërmuar për modelimin e varreve të grupi të parë është deri 180 % më e madhe se masa e gurit të gërmuar për modelimin e varreve të grupi të dytë. Çka do të thotë se me shpenzime më të vogla, u arrit një arkitekturë më e përsosur.

Trajtimi i lirë, i paankoruar më në protomodelet maqedonase, arritja e rezultateve superiore me kosto më të ulët dhe perfeksionimi në latimin e gurit, tregon qartë se varret e grupit të dytë janë të mëvonshme se ata të grupit të parë. Por, lidhja e qartë gjenetike, tregon se diferenca kohore midis dy grupeve nuk është shumë madhe.

Në përfundim, niveli artistik i monumenteve të mësipërme, tregon se ata nuk u modeluan nga arkitektë të rëndomtë, kopjues modelesh standarde, por nga arkitektë novatorë, rrugëhapës (bahnbrechend). Këta arkitektë, zgjidhnin dhe kombinonin lirshëm elementet në dispozicion dhe i zhvillonin vetëdijshëm më tej, duke kërkuar me guxim tipa dhe forma të reja.

Për fat të keq (në të vërtetë jo dhe aq), këto risi formash dhe elementesh (hark, qemer, eksedër) nuk patën vazhdimësi të drejtpërdrejtë. Ato u rishfaqën vetëm pas një hijatusi 4-5 shekullor në arkitekturën romake, e cila i ktheu ata në kuintelemente arkitektonike, të përdorshme gjerë edhe sot. Jo dhe aq keq, pasi këto hijatuse na japin të drejtën e padiskutueshme që këto forma dhe elementë t’i klasifikojmë si forma dhe elemente të arkitekturës ilire. Në të kundërt, nëse ata do të kishin pasur lidhje dhe vazhdimësi, do trajtoheshin si përherë, si kopje provinciale të protomodeleve helene a romake.

info@balkancultureheritage.com