Varri nr. 2, i tipit jonik distyl in antis, me dy kolona mes cungjeve murale anësore, në projektin e parë u konceptua me dy dhoma. Dhoma e parë (3,8 x 3,5 m), e thelluar në shkëmb deri në ballin e dystë të fasadës, qarkohet nga një bankë e ulët për pjesëmarrësit në ceremoninë funebre. Fillimisht ajo u mendua si paradhomë, por më tej u la e lirë si oborr. Dhoma e dytë, e dytë, e varrit, është gdhendut, e tëra në shkëmb. Dhoma me përmasat standade të një trikline/dhomë gostie (3x 2,8 x 2,1 m), mbulohet me qemer cilindrik. Në ballin e saj dhe nga e majta gjenden dy sofate guri 1 m të gjerë, ku mund të vendoseshin dy trupa. Në sofatin e majtë është gdhendur në formë kolltuku një mbajtëse kutie hiri. Si e tillë dhoma ka shërbyer si varr familjar, për varrimin me kallje të dy burrave dhe hirin e një gruaje.
Fasada është modeluar e tëra në gur. Kolonat dhepilastratmurale janë të thjeshta, pa kanelyra dhe xokol, por kapite-let jonike janë krejt të pazakonta.Shëmbëlltyrat e vetme të këtij tipi janë kapitelet e var-rit nr. 3 në Selcë dhe kapitelet e varreve të il-irëve Daunë në Salapia (Apulia). Porta e profiluar dotike, ka një ngushtim mjaft më të fortë se në varrin nr. 1 (6.7%). Mbi kapitelet vijon arkitrau i thjeshtë dhe mbi të frizi me profil S. Gjurmët në shkëmb tregojnë pra-ninë e një tympanoni të montueshëm trekëndësh, me një nishe drejtkëndëshe në mes.
Porta dorike në mes të fasadës, mbyllet nga porta e brendsh-me, portë-kulisë njëkanatëshe, prej së cilës ruhet në dysheme mekanizmi i bllokimit dhe porta e jashtme dykanatëshe, me imitacion të traversave dhe kokëve të gozhdëve.