Varri Propyle
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Varri Propyle

Varri nr. 3 përbëhet nga kenotafi, varri i rremë i trajtuar si propile, hyrje monumentale (7,8 x 4 m), dhe varri i vërtetë që i fshihej shikimit. Balli i kenotafit anash vijon i rrafshët, ndërsa në mes tërhiqet dhe harkohet në formë cilindri. Oborri i krijuar në këtë pjesë ka qenë shtruar me mozaik shumëngjyrësh me zaje lumi pa figura.

Fasada e varrit, lartësohet mbi crepidoman,

bazamentin dyshkallësh. Tetë gjysmëkolona të gdhendura në shkëmb, të mbështetura në pilastra të profiluara lehtë, e gjymtyrizojnë fasadën në 7 panele vertikale të suvatuara me llaç shamot dhe të pikturuar me afreske. Paneli i mesit i pjesës së harkuar zihet nga një portë dorike me ngushtim të fortë (6%).

Në panelin e mesit të anës së rrafshët të djathtë, paraqitet një nishe dorike dhe brenda saj një bukephalion, kokë e demit të sakrificave. Lart nishes, është gdhendur një përkrenare “frygase”, identike me përkrenaren me mbishkrimin “Mbreti Monuri’, gjasisht e ndonjë ushtari të gardës mbretërore. Në panelin e mesit të anës së rrafshët të majtë, paraqitet një mburojë ilire/ maqedone me 8 gjysmë elipse me svastika, kryqe të thyera.

Kolonat kurorëzohen nga kapitele jonike, skematikisht të njëjta me ato të varrit nr. 2 distil in antis, me shtagën e kanalisit poshtë kërmijve të volutave. Por, ndryshe nga varri nr. 2, kapitelet janë punuar të veçantë dhe me mjaft kujdes dhe janë fiksuar me plumb në kolonat. Mbi kapitelet vijon entablatura e përbërë nga arkitrau me tri fasha, cymationi lesbik (korniza me gjethe dhe lule) dhe frizi i lartë, pjesërisht e montuar dhe pjesërisht e gdhendur në shkëmb. Dhoma kuadratike e varrit të vërtetë (2.77 x 2.72 x 1.85 m), ndodhet e fshehur, poshtë nivelit të tokës. Porta që e mbyll atë është thjesht një pllakë guri e punuar ashpër, e cila puthitet me paturat nga shtypja e dheut. Dhoma e gdhendur në shkëmb, mbulohet me qemer të cekët. Në anën e saj të djathtë dhe në ballë gjenden dy sarkofagë të punuar si shtretër.

Simbolika në fasadë: helmeta, mburoja dhe bukrani, inventari i pasur me objekte të çmuara dhe armë dhe kallja në varr e një skllavi të lidhur me pranga, për t’i shërbyer zotëve edhe në jetën e përtejme, e dëshmon varrin propile varr prijësish ushtarakë. Pajisja e dhomës me dy sarkofagë dhe varrimi sinkron i dy personave të ndryshëm në moshë, duket se tregon vdekjen e njëkohshme në betejë të prijësit dhe pasardhësit të tij, mbretit dhe princit.

Materiali arkeologjik, ndër to dhe pafta e rripit me skenën e ngadhënjimit të luftëtarëve ilirë, i përket gjysmës dytë të shek. IV p.e.s.

Forma e lakuar e propileas përjashton mundësinë që mbi frizin të vijonte tympanoni. Ndërkohë gjurmët në shkëmb tregojnë se në mes të pjesës së harkuar gjendej një nishe, si në varrin distyle in antis.

info@balkancultureheritage.com