Pas murit të pasmë të xhamisë, aty ku më parë ndodhej varreza e anëtarëve të urdhrit bektashian dhe ku tashmë gjendet një ngastër toke e çrregullt, është ruajtur akoma (1978) varri i mermertë i njërit prej anëtarëve të një prej familjeve më të rëndësishme “feudale” shqiptare, që në të kaluarën kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e urdhrit bektashian, por që, përgjithësisht, kujtohen në këtë shekull për rolin e tyre të keq në përcaktimin e fatit të shtetit të ri pas vitit 1912. Ashtu sikurse e përmendëm më parë, Toptanët e konsideronin veten si pasardhës të princit të shekullit XIV, Karl Topisë, por teksti i epitafit e bën një gjë të tillë si pak të besueshme.
Varri i Adem Agait është një sarkofag i mermertë, i hapur dhe i mbushur me dhe e me lule. Ba§ ta§i-ja (guri i kokës) e tij është i rrethuar me një qeleshe, por guri është më tepër një epigraf. Ajak ta§i-ja (guri i këmbëve) mban një mbishkrim me shkronja të ngjeshura, pjesërisht të brejtura për shkak të kohës. Guri është një strukturë graniti. Rëndësia e tekstit është vlerësuar në historiografinë shqiptare, por vetë teksti ka mbetur i pabotuar. Ai përmban fjalët e mëposhtme:
1) Viti 1198
2) al magfur al- rahim-i
3) huda tarih-i vefat-i
4) cennetmekan toptan
5) zade adem aga ibn
6) ibrahim aga ibn
7) ali beg akçehisaiy
8) Teksti është shumë i mangët për t’u përkthyer.
Kjo është një gjenealogji që i ka fillesat tek anëtari më i hershëm i familjes, Ali Beu i Akçehisarit (= Krujës), i cili duhet të ketë qenë një anëtar i thjeshtë i “fisnikërisë” së sundimit osman. Topia nuk përmendet askund. Adem Baba ka shumë mundësi të ketë lindur në fillimin e shekullit XVIII. Gjyshi i tij, Aliu, ka jetuar në gjysmën e shekullit XVII, 250 vjet pas vdekjes së Topisë.
Mbishkrimet bektashiane
Edhe pse kanë një rëndësi historike të vogël, katër gurët e varreve bektashiane të teqesë së Dolhnës që kanë mbishkrime, e meritojnë të botohen. Njëri prej tyre, i rrethuar me “tak-en elifi” shumë të rrallë, që mban emrin “Deli Hasan”, është i palexueshëm. I dyti me një “tak-e elifi” është më i madh dhe ka mbishkrimin e dëmtuar me fjalët e mëposhtme:
Viti 1277 (1860/61)
Guri i tretë është një gur i madh, i rrethuar me një tak-e dymbëdhjetëshe, simboli tradicional i urdhrit Haxhi Bektash. Teksti i tij, i shkruar si të gjithë të tjerët në mënyrë shumë primitive, është si më poshtë:
Ai! (thuaje) një Fatiha për shpirtin e dervish Abdulbakiut, tyrbedar i të ndjerit, të falurit Haxhi Mustafa (Dollma Baba), viti 1239 (1823/24).
Guri i katërt që ka mbishkrim duket se është ai i djalit dhe pasardhësit të Abdulbaki Tyrbedarit. Po ashtu, ai është i rrethuar nga një tak-e dymbëdhjetëshe, por është më i vogël sesa i mëparshmi.
Zot! Data e vdekjes së Aliut, djalit të Dervishit
Abdulbakiu, tyrbedari i Haxhi Mustafa Babës nga rruga bektashiane...
Këta gurë, të ruajtur në kopshtin e vogël të teqesë së Dollma Babës, bëjnë pjesë në një kategori që është unike për Ballkanin. Vlerësimi i një fakti të tillë përfshihet tek arsyet se pse ky grup është ruajtur i paprekur në kohën kur u restaurua tyrbja dhe më vonë kur një pjesë e varrezës u gërmua për qëllime arkeologjike në themelet e mureve të kështjellës. Nuk është gjetur ndonjë gjurmë faltoreje, të pajisura me tyrbe, ashtu siç e kam përmendur në shënimet e mia historike.Gjithshtu, nuk mund të pëijashtohet mundësia, që disa prej tyrbeve i kanë shpëtuar egërsisë së vitit 1967.. Faltoga e famshme e Sari Salltëkut në majën e malit është e ndaluar për vizitorët. Ka shumë mundësi që ky vend t’i ketë shpëtuar shkatërrimit, sepse ndodhet në një distancë të tillë, ku bën për t’u ngjitur afersisht dy orë dhe aty nuk mund të shkohet me makinë.