Në një largësi prej 12-14m, përtej hyrjes qendrore të hajatit të vjetër të xhamisë së Bajazidit II, në kopshtin e çrregullt të një shtëpie private të ndërtuar mbi një brezare pranë xhamisë, ndodhet akoma një sarkofag i një varri të vjetër. Ai është ndërtimi më i madh dhe më i mirë i llojit të tij, që është ruajtur në Shqipëri dhe i vetmi me cilësi të mirë në varrezat e mëparshme të xhamisë. Për më tepër, ai është një nga të paktët në vend, që qëndron akoma në vendndodhjen e tij origjinale.
Varri përbëhet nga tre elemente: një sarkofag i mermertë i mbuluar krejtësisht me ornamente lulesh, të gdhendura sipas stilit ekstravagant të barokut të vonë osman, një gur tek këmbët, në formën e një pllake cilindrike të mermertë dhe një gur të ngjashëm tek koka, në të cilin ndodhet një mbishkrim i gjatë në osmanisht. Teksti fillon poshtë një shëmbëlltyre të një qelesheje dhe mbulon të gjithë pllakën, deri tek pjesa e fundit e gdhendur. Teksti është i shkruar në poezi, hezec v—/ v—/n— dhe nuk është publikuar më parë:
Kronogrami, në të cilin llogariten vetëm shkronjat me pika, ka paraqitjen e mëposhtme: Feridun Bej shkoi në parajsë.
Në vijim do të japim përkthimin në shqip të këtij teksti, jo se është i rëndësishëm si burim, por sepse ai është një shembull i qartë i poezisë së vonë osmane si dhe një tregues i nivelit, në të cilin familjet sunduese shqiptare, donin ta identifikonin veten me kulturën osmane. Kjo gjë ka ndodhur edhe në kohën kur aspiratat kombëtare shqiptare ishin të përcaktuara mirë dhe të njohura tek të gjitha shtresat:
Ai (: Zoti)
Nuk e di se për çfarë qëllimi e ka ndezur kjo botë qiririn e dëshirës
Disa i ka bërë gazmorë sipas kënaqësisë së tij, disa i ka bërë të lumtur dhe të gëzuar sipas natyrës së tij.
(por) Omer Pashën e familjes së Vrionit e ka bërë të hidhëruar,
I mori djalin e tij të rritur,
Dhe e bëri këtë tokë të errët (të djalit) strehë për të.
A nuk duhet të vajtojë njeri, a nuk duhet të hidhërohet ndokush? Në këtë moshë tfx re e ka dobësuar dhe e ka shkëputur nga trupi këtë djalë të ri!
Por, shumë e madhe është mëshira e Zotit
Me të vërtetë Ai e ka bërë kopshtin me trëndafila (parajsën) vendbanim të tij!
Me një varg I, Tal’gt,< ai bëri këtë kronogramë:
“Feridun Beu e ka bërë parajsën, banesën e tij.”
Viti 1324 (1906-07).
Poeti i përmendur në tekst është Uskiidarly Talat, një nga poetët dhe shkrimtarët më të mirë të periudhës së fundit të letërsisë osmane. Ai ka lindur në lagjen Uskiidar të Stambollit, në vitin 1275 H (1858), por pjesën më të madhe të rinisë së tij e ka kaluar në Van, në Anadollin lindor dhe pastaj në Yeni°ehir (Larissa), në Thesali, ku punonte familja e tij dhe ku mori nje pjesë të edukimit. Më pas, Talati u transferua në Berat, ku vëllai i tij më i madh punonte si kryetar i postës telegrafike. Ai kreu shkollën e mesme në Berat, në medresenë pranë xhamisë së Bajaziditll.Nëvitin 1294H (1877), u kthye në Stamboll dhe në 1926, përfundoi jetën e tij aktive, të mbushur plot me ngjarje. Kontaktet e tij me Beratin dhe me familjen e Vrionit kanë qenë të qëndrueshme, sepse ai ishte pikërisht personi i ftuar për të krijuar një tekst për varrin e të riut, Feridun Beu.