Vdekja e Sulltan Fatihut
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Vdekja e Sulltan Fatihut

Fitoret e lavdishme që arriti Sulltan Fatihu nuk ishin të mjaftueshme për Vi dhënë satisfaksion zellit dhe devotshmërisë fetare të tij. Për këtë arsye, në krye të një ushtrie tjetër, ai marshoi drejt Anadollit pa përcaktuar qëllimin e tij të saktë. Ndoshta ai planifikonte ta kapte armikun në befasi, duke u bazuar në fjalën e urtë: "Ndihmoji punët e tua nëpërmjet fshehtësisë", por ndërkohë që ndodhej në Gebze, Sulltan Fatihu në vitin 886/1481 vdiq në mënyrë të papritur në moshën 51-vjeçare. Stenli Lejn-Pul ka shkruar për këtë ngjarje:

"... Muhammedi po përgatiste një fushatë të madhe, synimin e të cilës asnjeri nuk e di, kur papritur vdiq. Është e vështirë të kuptohet se ç'mund të vinte pas Romës. Sed Dis aliter visium. Vdekja e pushtuesit shpëtoi Evropën."

Gjatë Hilafetit të Sulltan Fatihut, Devleti Osman kishte arritur një nivel të lartë teknologjik në krahasim me nivelin evropian dhe dy topat që ai prodhoi për rrethimin e Kostandinopojës ishin një risi për kohën. Kështjella e Otrantos e ndërtuar nga Gedik Ahmed Pashai në Itali, ishte e fortifikuar aq mirë saqë të krishterëve iu desh një kohë e gjatë për ta pushtuar. Osmanët kishin arritur një nivel të lartë edhe në fushën e industrisë, me prodhimin e mallrave të tilla si porcelani dhe qilimat. Për më tepër, edhe pse në kohëra të hershme, në shekullin e 15-të, ata ishin aq të ndërgjegjshëm për rreziqet natyrore, sa që kishin ndaluar zhvillimin e agrikulturës në zonat kodrinore, pranë Bririt të Artë, për të mos shkaktuar gërryerjen e tokës duke mbjellë në anët e saj bimë të tilla që mbanin dheun fort nga rrëshqitjet. Safranbollu, që ndodhet pranë qytetit Kastamonu në Anadoll është një qytezë tipike osmane, që fatmirësisht ka ruajtur formën dhe strukturën e saj origjinale deri në ditët e sotme.

Kjo qytezë është një shembull i mirë i një qyteti musliman dhe na kujton mënyrën se si njerëzit më parë mund të jetonin si "qenie njerëzore", duke ndërtuar shtëpi në mënyrë të atillë, që të mos pengonin depërtimin e rrezeve të diellit apo ajrosjen, secila e veçuar dhe e projektuar sipas modelit të jetës së përditshme islame.

Në Japoni, ndërtesat e larta i paguajnë dëmshpërblim ndërtesave të tjera, për arsye se ato ndalojnë rrezet e diellit. Ky është një veprim mjaft i civilizuar. Një qëndrim i ngjashëm mbizotëronte edhe në shoqërinë osmane shekuj më parë.

Gjatë Hilafetit të Sulltan Fatihut, Devleti Osman kufizohej nga Irani (Persia) dhe memlukët në Azi, dhe me Venedikun, Hungarinë dhe Poloninë në Evropë. Në pjesën më të madhe të rasteve, këto shtete ishin kaq të dëshpëruara që arrinin ti shkaktonin një humbje Sulltan Fatihut, sa që iu dërgonin osmanëve lajmësit e tyre për të kërkuar falje dhe paqe. Në ato raste, kur sulltani vendoste ti jepte një përgjigje pohuese, ai iu dërgonte atyre një ferman-ë ali (dekret sublim), me anë të të cilit i paralajmëronte ata se do të ishin të sigurt për aq kohë sa do të ishin miqësor ndaj palës së tyre. Dhe osmanët nuk denjonin të pranonin asnjë dokument nga pala tjetër.

 

 

Botëkuptimi i Sulltan Fatihut është shprehur mjaft mirë edhe në vargjet e poezisë së tij:

Imtisal-i "Xhahidu fil-lah" ollubdur nijjetym

Din-i Islamun muxherred gajretydyr gajretym

Fazl-ë Hakk u himmet-i Xhynd-i Rixhalullah ile

Ehl-i Kyfry ser te ser kahr ejlemekdyr nijjetym.

"Qëllimi dhe vendimi im është ti bindem urdhrit të Allahut: të përpiqem dhe të luftoj në rrugën e Allahut (s.v.t). Të gjitha përpjekjet e mia bëhen vetëm për hir të fesë islame. Me hirin e Allahut dhe me ndihmën shpirtërore të një ushtrie të muslimanëve të mëdhenj (shumë shejhë të urdhrave sufite), unë jam i vendosur t i shkatërroj gjithnjë jobesimtarët."

Sulltan Fatih Mehemmedi e ktheu Katedralen e Aja Sofjas (Hagia Sophia), vendin ku zakonisht kurorëzoheshin perando-rët romakë, në një xhami për të dlën ai themeloi shumë vakëfe, siç shpjegon edhe Lord Kinross në pasazhin që vijon: "Si pjesë e dhuratës për Aja Sofjan, xhamisë së parë të madhe të Stam-bollit, Mehmed Pushtuesi urdhëroi ndërtimin e një bedesteni, një pazari ose tregu të madh të mbuluar, me qindra dyqane dhe depo, së bashku me mijëra dyqane të tjera në rrugët dhe tregjet përreth saj. Kjo ishte, në fakt, një qendër tregtie dhe biznesi, ku tregtarët mund të mbanin në mënyrë të sigurt mallrat e tyre dhe të mblidheshin për të bërë biznes. Kur Mehmedi ndërtoi xhaminë e tij të madhe, kishte 8 medrese përreth saj, në të cilat çdo ditë mësonin 600 studentë, një shkollë fillore, një bibliotekë, dy bujtina për udhëtarët, një mensë, vende gatimi, të cilat iu jepnin ushqime të varfërve dhe një spital në të cilin kishte me shërbim pa pagesë, një specialist okulist, një kirurg, një farmacist dhe kuzhinierë që përgatisnin ushqimin për padentët sipas urdhrave të mjekut. Ky ishte shërbimi arsimor dhe shëndetësor pa pagesë i Shtetit Islam të ndihmës sociale në mesjetë." Medreseja ishte në nivelin e universitetit. Sulltan Fatihu tregonte respekt të thellë ndaj studiuesve, shkrimtarëve dhe artistëve, të cilët i tërhiqte në Stamboll. Për shembull, ai mori Ali Kushçun nga Samarkanda, së bashku me familjen e tij dhe i dha atij një sasi të madhe parash. Gjatë Hilafetit të Sulltan Fatihut, rastet e grabitjeve në rrugë dhe prostitucionit ishin pothuajse raste të harruara; nëse një grua largohej me një sasi të madhe floriri për një rrugë dy-ditore, gjithkush ishte i sigurt se ajo do të kthehej pa dëmtime. Sulltani jepte dënime të rënda për shkelësit e ligjit. Me pak fjalë, gjatë mesit të shekullit të 15-të, shoqëria osmane ishte mjaft e mirë dhe e këndshme: gjithsecili, pa dallim race, feje, etj., jetonte në paqe dhe siguri, pa pasur frikë fare. Nga ana tjetër, në shoqërinë romake mbizotëronin veset shoqërore. Xhenkins (Jenkins) është shprehur kështu për këtë situatë të mjeruëshme: "Në të gjitha shtresat e shoqërisë mbizotëronte prostitucioni, që inkurajohej nga izolimi i rreptë i grave në shoqërinë xhentile...

Zakonisht, ky izolim kishte për tendencë promovimin e lidhjeve të një karakteri kriminel midis të dy sekseve. Edhe pse licenca e ushtrimit të prostitucionit, që ishte dhënë nga Kostandini i Madh, ishte hequr, edhe pse pronarët e shtëpive publike ndëshkoheshin rëndë, e keqja nuk kontrollohej asnjëherë. Pronarët e haneve, të tavemave dhe të banjave publike rregullisht i shtonin fitimet e tyre, duke mbajtur prostitutat, varfëria e të cilave dhe premtimet mashtruese që u bëheshin nga protektorët shëtitës, siguronin furnizime të pashterueshme. Pjesa më e madhe e këtyre krijesave zavalle jetonin në kushtet më të ndyra, duke dhënë shërbimin e tyre për disa gjysmë peni dhe duke transmetuar sëmundjet që merrnin për shkak të profesionit të tyre. Ato zakonisht gjendeshin mes grindjeve të të dehurve dhe trazirës. Numri i saktë i tyre nuk mund të përllogaritet saktësisht, por nuk gabohemi nëse themi se ato ishin me mijëra.

Njësoj, krahasuar me pozitën e tyre në shoqërinë romake, skllevërit gëzonin një status prestigjioz në Devletin Osman. Ata mund, dhe në fakt kishin arritur, të bëheshin vezirë, nëpunës të Devletit dhe zyrtarë të rangut të lartë. Jenkins na jep këtë panoramë të errët të pozitës së skllevërve në Perandorinë Romake: "... Kushtet e skllevërve ishin në varësi të rrethanave dhe karakterit të pronarëve të tyre. Njerëzit e dashur të një qytetari të pasur, mund të kishin qenë në gjendje më të mirë dhe mund të kishin qenë të besuar në një autoritet më të lartë në krahasim me një njeri të lirë. Ai mund të jetë një mik i afërt dhe i dashur i fëmijëve të aristokratëve. Ai mund të ishte i parfumuar dhe të vishej me rroba mëndafshi, por ai kishte pak ose asnjë të drejtë ligjore. Ndërsa pimëtori servil në një pronë, si pasuria e patundshme e mjerë e ndonjë tirani çnjerëzor apo imoral, mund të jetonte zhytur në prostitucion dhe degradim, sa që vdekja, edhe kur vinte në vuajtje mizore, siç ndodhte shpesh, nuk mund të shihej si diçka tjetër veçse si çlirim i mëshirshëm. Shpeshtësia dhe vrulli me të cilin kishat në të gjitha kohërat shfryheshin kundër keqtrajtimit të skllevërve e bënë më të vërtetë faktin që ky keqtrajtim të ishte mjaft i zakonshëm.

Nga evidencat e lartpërmendura, është e arsyeshme të besojmë se shoqëria muslimane e shekullit të 15-të, ishte shumë më e mirë se të ashtuquajturat shoqëri të civilizuara të shekulli të 21-të, për të mos përmendur këtu krahasimin me shoqërinë perëndimore të asaj kohe. Me pak fjalë, civilizimi i sotëm perëndimor teknikisht i avancuar, por i rrënuar shpirtërisht dhe moralisht, nuk ka arritur ende standardin që kishin arri-tur muslimanët 5 shekuj më parë. Për më tepër, në kundër-shtim të trajtimit barbar të krishterëve ndaj muslimanëve të mundur në Spanjë dhe Portugali, Sulltan Fatihu u fali robërve jomuslimanë të luftës liri të plotë besimi fetar, si dhe caktoi Genadiosin si Patriarkun e Kishës Ortodokse greke.

Civilizimi është për "qenien njerëzore", për të jetuarit e tij në komoditet dhe larg frikës. Fakti është që civilizimi perëndimor nuk mund të sigurojë këtë, atëherë, ai duhet të shqyrtojë mangësitë dhe në këtë mënyrë, automatikisht, feja islame do të vijë në agjendë. Mendimtarë, studiues, shkrimtarë duhet të mendojnë për këtë çështje pa e paragjykuar atë. Nëse mbështetësit e civilizimit perëndimor do të jenë të guximshëm për t'u përballur me këtë fakt dhe për ta vlerësuar atë, të pajtohen me Islamin dhe të zbatojnë vlerat kryesore të tij, atëherë dhe civilizimi zotërues do të ketë një mundësi për të mbijetuar. Në rast të kundërt, mund të shikojmë se nuk do të ketë të ardhme për të, përderisa në të përfshihen dhe mbështetet gjithçka përveç "qenies njerëzore". Pa dyshim, vetëm zhvillimet shkencore dhe teknike në duart e personave që nuk e vlerësojnë aspektin moral, mund të shërbejnë vetëm për shkatërrim. Dhe besimi zotërues në botën perëndimore, që quhet "Krishterim", ku përfshihen të gjitha sektet dhe organizatat kishtare, është shumë larg "atij" besimit që predikoi Jezu Krishti^dhe nuk është i mjaftueshëm për t'i përmbushur njerëzimit nevojat e tij morale. Nuk është e nevojshme të jesh një fallxhor për të parë këtë fakt. Mjafton që vetëm të çlirohesh nga paragjykimi për Islamin dhe nga shpëlarja e trurit kundër tij.

Superioriteti musliman ishte kaq mbizotërues, sa që të krishterët u detyruan t'i drejtoheshin nga dëshpërimi magjisë dhe supersticioneve, në mënyrë që të gjenin një lloj ngushëllimi për veten. Kështu kishte fjalë se një çlirimtar do të shfaqej për t'i shpëtuar ata nga zotërimi musliman. Sipas Artur Goldshmitit (Arthur Goldschmid): "Në të vërtetë, evropianët besonin se diku, përtej tokave të përvetësuara nga Islami, ata mund të gjenin një sundimtar të plotfuqishëm të krishterë, të cilin ata e quajtën Prester Xhon. Ata shpresonin se ky mitik i fuqishëm, do të sulmonte forcën kërcënuese muslimane, duke shpëtuar kështu krishterimin perëndimor. Nga fundi i shekullit të 13-të, mendohej se Prester Xhoni ishte mongol, dy shekuj më vonë evropianët do ta kërkonin atë në Etiopi. Të ndikuar nga ky kombinim i çuditshëm i frikës dhe shpresës, Papati dërgoi misione për të marrë takime me Perandorinë Mongole dhe, nëse do të ishte e mundur, ti konvertonte ata në të krishterë. Në atë kohë, katolicizmi kishte pak për t'iu ofruar mongolëve, por disa prej tyre përshtatën një formë të krishterimit me emrin, Nestorianizëm, që ekzistonte rëndom në Irak, Iran dhe në Azinë qendrore.

Mbi këtë çështje Abbas Hamdani ka shkruar si më poshtë: "Portugezët dhe spanjollët e mbartën frymën mesjetare të Rekonkuistas në zbulimet e tyre të rrugës së re drejt Indisë dhe Botës së Re. Portugezët kishin si qëllim të mermin Mekën, me shpresën për ta këmbyer atë me Jerusalemin. Ata vendosën, gjithashtu, lidhje me mbretin e Etiopisë, duke e identifikuar atë me Prester Xhonin ... Ditarët e Kolombit tregojnë se empresa de las Indias e tij, përfshinte një plan madhor për të kontaktuar me mongolët dhe Hanin e Madh të Lindjes që ishte pro krishterimit, duke iu rënë rreth e përqark tokave islame në Lindjen e Mesme, duke hapur një rrugë të re tregtie me Lindjen, në mënyrë që të kapërcente territorin e memlukëve, dhe duke kombinuar forcat e krishterimit perëndimor dhe lindor, me anë të një lëvizjeje gjithëpërfshirëse për kthimin e Jerusalemit dhe casa santa të tij. Plani i Kolombit ishte një shembull i vonë që ndiqte traditën e Marko Polos (1295), Liber secretorum të Marino Sanudos (1321), punën jetësore të Papa Piut II (1458-1465), dhe vepra të tilla si ajo e Kampanusit, Oratio (1471).

Sipas mendimit tim, Devleti Osman nuk ishte themeluar fuqishëm deri në kohën që aneksoi Stambollin. Eshtë e vërtetë që ai ishte kthyer në një strukturë të fuqishme shoqëroro-politike, por në fakt ishte i cenueshëm nga vetë qendra e tij me intrigat e krijuara kundër tyre midis Perandorisë Romake dhe fuqive të tjera evropiane dhe bejlikeve të Anadollit. Devleti Osman nuk ishte i sigurt, ishte në një rrezik të vazhdueshëm nga brenda, në qendrën e territorit të tij. Vetëm pas hapjes së Kostandinopojës ndaj Islamit, u bë e mundur që Devleti Osman të kthehej në "Superfuqi". Për këtë arsye, periudha përpara hapjes së Kostandinopojës ndaj Islamit, mund të shihet si "themelimi" i Devletit Sublim Osman.

info@balkancultureheritage.com